abdurrahman
Anetar
Karma: 0
offline
Postime: 157
|
 |
« më: 11-12-2008, 16:15:52 » |
|
Si ta kuptojmë domethënien e shprehjes “La ilahe il-lAllah” Shejh Salih b.Feuzan b. Abdullah el-Fevzan, hafidhahullah Shkëputur nga "Silsiletu Sherhil-Resa'il", fq.146-148 Përktheu: Ebu Unejs
Kur është në pyetje kuptimi i drejtë i shprehjes “La ilahe il-lAllah”, duhet vënë në dukje se lidhur më këtë çështje janë shfaqur një sërë kuptimesh dhe gjykime të gabuara, që shkurtimisht do t’i përmendim:
- Si e kuptojnë ithtarët e panteizmit “La ilahe il-lAll-llah”
Ithtarët e panteizmit [ehlul vahdetil vuxhud], si Ibn Arabi dhe ithtarët e tij, thonë “La ilahe il-lAll-llah” dmth: nuk ka të adhuruar përpos All-llahut [la ma’abude il-lAllah], çka do të thotë se nuk ka hyjni përpos All-llahut. Në kuptimin praktik kjo do të nënkuptonte këtë: Çdo gjë që adhurohet, është All-llah, pasi që, sipas tyre, gjithçka që ekziston nuk ndahet në krijesë dhe Krijues. Por, çdo gjë që ekziston është All-llah.[!?]
Për shkak të kësaj forme të të kuptuarit, janë quajtur ithtarë të panteizmit, duke konsideruar se çdo gjë që ekziston është një, dhe e gjithë ajo nuk është e ndarë, dhe ajo e gjitha është All-llah! Çfarëdo që njeriu adhuron, apo nga çfarëdo gjëje që robërohet, ai i është robëruar All-llahut! Kush i robërohet varrit, kush i falet idhullit, kush adhuron gurin, kush adhuron njerëz dhe kush adhuron melekët - sipas tyre -, të gjithë ata adhurojnë All-llahun, pasi All-llahu është Ai, që i vetmi ekziston absolutisht.
Lidhur me këtë, shumë njerëz gabojnë, kur thonë për All-llahun, subhanehu ve teala:“Vetëm Ti adhurohesh”, çka pjesërisht përputhet me besimin panteist. Nëse njeriu do të thoshte: “Vetëm Ti ke të drejtë të jesh i adhuruar” (La ma'abude bihakkin sivake), kjo frazë do të ishte e saktë, pasi çdo gjë që adhurohet pos Tij, nuk ka të drejtë të jetë e adhuruar. All-llahu, subhnahu ve teala, thotë:
“Kjo është kështu, sepse Allahu është e Vërteta (i vetmi që meriton të adhurohet), kurse gjithçka që adhurohet përveç Tij, është e pavërteta. Dhe, pa dyshim, Allahu është më i Lartësuari dhe i Madhërishmi.” [el-Haxhxh, 62]
- Si e kuptojnë apologjetët shprehjen “La ilahe il-lAll-llah”?
Apologjetët [ithtarët e retorikës fetare], thonë: “La ilahe il-lAllah” dmth: Askush nuk është në gjendje të krijojë, të shpikë e të planifikojë, përpos All-llahut. Reduktimi i kuptimit të “La ilahe il-lAllah” në kuptimet paraprake të lartpërmendura është ajo në çka besonin dhe në çka qenë të bindur idhujtarët para Islamit, pasi edhe ata deklaronin:
Askush, përpos All-llahut, nuk është në gjendje të krijojë; askush, përpos All-llahut, nuk është në gjendje të japë jetë; askush, përpos All-llahut, nuk është në gjendje që t’ua marrë jetën; askush, përpos All-llahut, nuk është në gjendje të furnizojë, gjë që e gjitha është kuptimi i shkallës së parë të teuhidin - “teuhidur-rububije”. All-llahu, subhnahu ve teala, thotë:
“Nëse ti (Muhamed) i pyet ata se kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën dhe kush i ka nënshtruar (të rrotullohen) Diellin e Hënën, me siguri që ata do të të thonë “Allahu!” Atëherë, si po largohen (nga rruga e drejtë)?” [Ankebut, 61]
- Si e kuptojnë xhehmitë dhe mu’tezilet fjalën “La ilahe il-lAll-llah”
Xhehmitë dhe mu’tezilet, dhe ata të cilët i pasojnë këta, cilësohen me mohimin e emrave dhe cilësive të All-llahut, pasi, sipas tyre, individi që vërteton emrat dhe cilësitë e All-llahut, është idhujtar, ndërsa teuhidi, sipas tyre, është në mohimin e emrave dhe cilësive të All-llahut, jo në vërtetimin e tyre! (Dmth, sipas tyre, dy shkallët e para te teuhidit merren parasysh:”teuhidi rububije” dhe “teuhidi uluhije”, ndërsa “teuhidi esmau sifat” mohohet].
- Si e kuptojnë hizbitë dhe ihvanët “La ilahe il-lAll-llah”
Ata gjykojnë se fjala “La ilahe il-lAllah” do të thotë "La Hakimijjeh Il-lAllah", dmth se gjykimi i takon vetëm All-llahut. Të gjithë e dimë se “hakimija”, siç ata e quajnë, është një nga pjesët e kuptimit të “La ilahe il-lAllah”, dhe “La ilahe il-lAllah” përfshin të gjitha ibadetet. Mirëpo, ne pyesim: Ku janë ibadetet tjera? A është vetëm “hakimijeti” ibadet? Ku është përpjekja/lufta kundër llojeve të tjera të shirkut?
“La ilahe il-lAllah” duhet kuptuar nga të gjitha aspektet. “La ilahe il-lAllah” është një shprehje shumë e rëndë, që do ta shpëtojë nga zjarri atë që e pranon në mënyrë të saktë. Të gjitha fetë, prej fillimit deri në fund, janë ndërtuar mbi “La ilahe il-lAllah”, dhe e tërë thirja e të Dërguarve dhe e tërë përmbajtja e Librave të shpallura është përshkohet me këtë shprehje!
- Si e kupton Ehli Sunneti “La ilahe il-lAllah”
Ithtarët e Sunnetit [Ehli Sunneti], përgjegjësisht e vërtetojnë se “La ilahe il-lAllah” do të thotë: “Askush nuk ka te drejtë të adhurohet, përpos All-llahut”, edhe pse njerëzit adhurojnë diç tjetër përpos All-llahut. Ai është i cili me të vërtetë meriton t’i robërohet dhe t’i bëhet ibadet, është All-llahu, Një, i Vetmi, ndërsa gjithçka veç Tij nuk ka të drejtë dhe nuk meriton të adhurohet! All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
“Kjo është kështu, sepse Allahu është e Vërteta (i vetmi që meriton të adhurohet), kurse gjithçka që adhurohet përveç Tij, është e pavërteta. Dhe, pa dyshim, Allahu është më i Lartësuari dhe i Madhërishmi.” [el-Haxhxh, 62]
|