Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor


    







Etiketa



Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Rexhep Qosja dhe Ismail Kadare  (E lexuar 950 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
klevis2000
Musliman Krenar

Shiko profilin WWW
« më: 06-05-2006, 05:35:34 »
Citojeni

REALITETI I SHPERFILLUR


-Sprova e Ismail Kadaresë, Identiteti evropian i shqiptareve, është
mbështetur ne premisa te gabuara
-Ismail Kadare pandeh se i ka ardhur çasti i dëshiruar qe te
dëgjohet për disa oktava me lartë zëri i tij, me pare i peshperitur,
kundër identitetit mysliman
-Është shumë e nevojshme qe këto ide dhe këto përfytyrime te Ismail
Kadaresë te hidhen poshtëë me kohe dhe hamendjesime
-Kritiken e pikëpamjeve te mia mbi ndikimin e mundshëm çintegrues te
vetëdijës se tejshquar fetare ne shoqërinë e sotme shqiptare prandaj
edhe ne identitetin kombëtar,Ismail Kadare e fillon ashtu siç
filloheshin shkrimet politike dhe ideologjike ne kohën e komunizmit.

Shkruan: Rexhep Qosja


Premisa te gabuara

Siç e kam parapare ne parafjalën e saj, trajtesa mbi idetë
çintegruese ne shoqërinë e sotme shqiptare e botuar ne vazhdime ne
gazetën e Prishtinës "Epoka e re" dhe ne gazetën e
Tiranës "Korrieri" e pastaj e botuar edhe si libër me titullin
ideologjia e shpërbërjes nga Shtëpia botuese TOENA , ka shkaktuar
një sërë reagimesh si ne Shqipërinë shtetërore ashtu edhe ne Kosovë.
Nuk e di a është me i madh numri i reagimeve pajtuese a numri i
reagimeve mospajtuese. Si te paret ashtu edhe te dytat dëshmojnë,
ndërkaq se çështjet e ngritura ne atë trajtese ishte e nevojshme te
ngriheshin. Shkrimtari i madh argjentinas., Horhe Luis Borhes, thotë
se "Libri qe nuk e përmban kunderlibrin mund te konsiderohet i
panevojshëm". çdo libër, pavarësisht a është letrar a shkencor, e
përmbarojnë lexuesit,miq kundërshtar te autorit, qoftë duke e
pohuar, qoftë duke e mohuar.

Për t'iu përgjigjur të gjitha reagimeve do të duhej te shkruaja një
libër me të madh se Ideologjia e shpërbërjes, i cili sigurisht do të
shkaktonte reagime të reja te përshkuara edhe prej me shumë
ndjenjash se reagimet e deritashme.

Ne vend se te gjithave, do t'i përgjigjem vetëm reagimit te Ismail
Kadaresë, Identiteti evropian i shqiptareve. Kjo domethënë se mbesin
pa përgjigje te gjithë reaguesit e tjerë ndaj trajtesës Ideologjia e
shpërbërjes:

1.predikuesit e identitetit kombëtar kosovar, si identitet kombëtar
i ri ne Ballkan:

2. predikuesit e gjuhës se dytë standarde për folësit me identitet
kombëtar kosovar:

3. thirrësit për kthimin e shqiptareve mysliman ne "fenë e te
pareve", si gjoja kusht për pranimin me te shpejtuar te Shqipërisë
shtetërore dhe te Kosovës ne Bashkimin Evropian!

Ne reagimin e Ismail Kadaresë Identiteti evropian i shqiptareve do
përgjigjem për këto arsye kryesore: e para , pse e ka shkruar një
shkrimtar dhe publicist i njohur me popullorësi te veçante; e dyta
pse ne ketë reagim është i përmbajtur një shpërdorim i disa
pikëpamjeve te mia, sidomos te pikëpamjeve mbi ndikimin e mundshëm
çintegrues te vetëdijeve te tejshquara fetare ne shoqërinë e sotme
shqiptare; e treta, pse ky reagim ka shkaktuar jehone nder lexuesit
shqiptare si ne Shqipërinë shtetërore ashtu edhe ne Kosovë dhe , e
katërta, dhe , me vendimtarja, pse ne ketë reagim janë shprehur ide
dhe janë krijuar përfytyrime , qe nuk e nderojnë kulturën shqiptare.

Sprova e Ismail Kadaresë, Identiteti evropian i shqiptareve, është e
mbështetur ne premisa te gabuara: ne përpjekje për te dëshmuar, ne
njërën anë kundërshtitë kulturore mes Evropës dhe Lindjes myslimane,
kurse ne anën tjetër sipërinë e identitetit evropian ndaj
identiteteve tjera, para se gjithash ndaj identitetit mysliman! Dhe,
kjo sipëri është –te përdorë një togfjalësh te Zhan-Pol Sartrit-
sipëri raciste.

Gjykimet e këtilla te Ismail Kadaresë, gjithsesi shumë befasuese,
nuk mund të mos shikohen si rrjedhoje e disa dukurive dhe disa
disponimeve te përshtatshme politike dhe fetare ne botë. Nuk mund te
mos mendohet se tani kur , si pasoje e fundamentalizmit islamik, te
tejshkallezuar mbas pushtimit amerikan te Irakut, është rritur
disponimi kundermysliman ne disa vende përëndimore; kur kryetari
Xhorxh Bush bën mobilizimin politik te krishterimit; kur emri i
profetit Muhamed dhe fjalët islam,mysliman, xhami, shkaktojnë
sëndisje ne mjedise të ndryshme përëndimore; kur si thonë studiues,
po kthehet epoka e konflikteve mes krishterimit e islamit dhe e
kryqëzatave; kur disa politikane shqiptare ne Kosovë e quajnë
politike te leverdishme për karrierën e vet te ndërrojnë fenë; kur,
si pasoje e sjelljeve shpërfillëse te disa politikaneve shqiptare
mysliman ne Kosovë e ne Shqipëri ndihen te diskriminuar, ja , tani,
Ismail Kadare pandeh se i ka ardhur çasti i dëshiruar qe te dëgjohet
për disa oktava me lartë zëri i tij, me pare i pëshpëritur, kundër
identitetit mysliman,ne te vërtet kundër perbereseve mysliman ne
identitetin e përbashkët, te përgjithshëm, historik, te shqiptareve!
Për këtë arsye është shumë e nevojshme qe këto ide dhe këto
përfytyrime te Ismail Kadaresë te hidhen poshtëë me koheshe pa
hamendjesime.

Do ta bëj këtë vendosmërisht, edhe pse me shumë keqardhje për shumë
arsye ne këtë përgjigje detyrimisht te gjatë.
Nuk e bëj këtë pse e kam emrin mysliman Rexhep. Jo.
Nuk e bëj këtë pse shkoj ne Xhami a pse i fali pesë vaktet e ditës!
Jo. As nuk shkoj ne xhami për t'u lutur as nuk falem ne asnjë vakt
te ditës. Jo

E bëj këtë për hirë te përëndive te mi : te Vërtetës dhe te Drejtës.
E bëj këtë për te njëjtën arsye për te cilën kam shkruar mijëra faqe
gjatë shumë viteve te kaluara : për te mbrojtur bashkëkombësit,
bashkëqytetaret, prej padrejtësive te pushtetit, prej dhunës se
shtetit serb dje, dhe prej diskriminimit pavarësisht kush e bën këtë
diskriminim sot.
E bëj këtë për te njëjtën arsye për te cilën ne vitin 1994 kam
mbrojtur krishterimin shqiptar prej disa shpjegimesh te disa
bashkëqytetareve tepër te përkushtuar si mysliman, për c'gjë kam
shkruar në librin Tronditja e shekullit.
E bëj këtë për te qenë shpirtërisht i lirë pavarësisht prej çmimit
qe paguaj për këtë liri. E unë jam i lirë sepse kam zgjedhur te
Vërteten dhe te Drejtën.

Sprova e Ismail Kadaresë, Identiteti evropian i shqiptareve, nuk
është reagimi i tij i parë mospajtues ndaj pikëpamjeve te mia
letrare dhe kulturore. Ne shkrimin Rreth ndikimeve te huaja dhe
karakterit kombëtar te letërsisë, te botuar ne gazetën Zëri i
popullit me 8.4.1973, me te cilën i përgjigjke shkrimit tim Letërsia
kombëtare dhe letërsia botërore ose afrimi përmes ndryshimeve, te
botuar ne përmbledhjen Panteoni i rralluar ne vitin 1972, ai me
akuzonte si "tellall i kozmopolitizmit", qe , me gjuhën e atëhershme
politike do të thoshte se po predikoja evropianizimin dhe
amerikanizmin e letërsisë shqipe. Tani, 34 vjet me vonë, ai me
akuzon se kinse po e mohoj atë qe atëherë e predikoja!
Unë, natyrisht, nuk po e akuzoj Ismail Kadarenë tani se, para 34
vitesh, duke predikuar veçimin e Shqipërisë dhe identitetin
Stalinist, ne te vërtet predikonte kunderevropianizimi n! Unë vetëm
po ve ne dukje se përëndia i shndërrimeve Protej, i cili e ka
dhuruar Ismail Kadarenë edhe me dhuntinë e nxitimshndrrimeve për te
qenë politikisht sa me i koniunkturshem, ia ka parathënë edhe këtë
nxitimshndrrim, fryt i te cilit është sprova Identiteti evropian i
shqiptareve.

Po, t'i lemë njëherë për njëherë këto dy shkrime te një kohe te
kaluar dhe të merremi me reagimin e tanishëm te Ismail Kadaresë
Identiteti evropian i shqiptareve ndaj trajtesës sime Ideologjia e
shpërbërjes, ne te vërtet ndaj kreut te kësaj trajtese Identiteti
kombëtar dhe vetëdija fetare, qe sigurisht nuk do të jetë
nxitimshnderrimi i tij i fundit. Dhe te shohim sa te vërteten dhe te
drejtën do t'ia filloj qëllimit te tij: shpërfilljes se identitetit
mysliman si njeri nga perversit fetare te IDENTITET KOMBETAR
SHQIPTAR.

Shprehitë e vjetra

Kritiken e pikëpamjeve te mia mbi ndikimin e mundshëm çintegrues te
vetëdijës se tejshquar fetare ne shoqërinë e sotme shqiptare,
prandaj edhe ne identitetin kombëtar, Ismail Kadare e fillon ashtu
siç filloheshin shkrimet politike dhe ideologjike ne kohën e
komunizmit: duke zbatuar metodologji ideologjike- duke ia vënë
gishtin tregues komplotit te armiqve te brendshëm dhe te jashtëm
politike e klasore dhe duke kërkuar likuidimin e tyre moral! Dy
ngjarje politike i shërbejnë Ismail Kadaresë për te bërë politikisht
dhe ideologjikisht te dyshimta, ne te vërtetë kombetarisht te
dënueshme, pikëpamjet e mia mbi çështjen e trajtuar: e para, ardhja
e kryekomisionarit te Bashkimit Evropian, Baroso, ne Tiranë ne
lidhje me nënshkrimin e afërm te marrëveshjes se Shqipërisë me
Evropën dhe, e dyta fillimi i bisedimeve për statusin e ardhshëm te
Kosovës, qe sapo kishin filluar ne Vjene. Unë isha ai qe , ja me
veprimtari mendore dhe politike po sabotoja fitoret qe sapo dukeshin
ne horizontin shqiptar!
Po,t'ia japim fjalën vete Ismail Kadaresë:
" Sa me shumë qe nënshkrimi i marrëveshjes se Shqipërisë shtetërore
me Evropën afrohej, aq me fort ndiheshin murmurimat. Sa me shumë qe
afrohej caktimi i staturist te Kosovës,me fjalët tjera, besimi i
Evropës e i Amerikës se Kosova mund te hynte si shtet i pavarur ne
familjen kontinentale, aq me shumë kembengulese bëhej krrokama se
shqiptarët ishin si mish i huaj, pra i padashur, për Evropën".
"S ishte mbushur as java e fillimit te bisedimeve te Vjenës për
statusin e Kosovës, e s'kishin kaluar veç disa ore qe avioni i
kryekomisionarit evropian Baroso, ishte ulur ne aeroportin e
Tiranës, kur murmurimat disi kaotike u shtuan. Ato u shfaqen madje
edhe atje ku priteshin më pak, si për shembull, ne ndonjë deklarim
te akademikut nga Kosova, Rexhep Qosja".

Meqenëse presjet i ve edhe ku s'duhet, nuk është e çuditshme pse
Ismail Kadare nuk e ve pikëçuditjen ku duhet: në fund te kësaj
fjalie.

Po të lemë rregullat e pikësimit e te gramatikës e te shohim
logjiken.

Për të parë sa larghedhëse është kjo logjike politike po i kthejmë
dy pasuset e cituara ne trajtën e bashkëbisedimit sepse, kështu, do
te mësojmë me mirë çka ne thelb mendon autori dhe si mund t'i
përgjigjet ndonjë lexues.

çka po ngjante nder shqiptarët ne çastet kur po afrohej nënshkrimi i
marrëveshjes se Shqipërisë shtetërore me Bashkimin Evropian?

Po ndiheshin murmurimat.
( Mungon pikëçuditja).

çka po ngjante ne çastet kur po afrohej caktimi i statusit te
Kosovës, me fjale te tjera besimi i Evropës e i Amerikës se Kosova
mund te hynte si shtet i pavarur ne familjen kontinentale?

Aq me kembengulese bëhej krrokama se shqiptarët ishin si mishi i
huaj, pra i padashur, për Evropën!

Cilit ishin këta krrokates?
S'ka përgjigje!
çka ngjau pak para se te mbushej java e fillimit te bisedimeve te
Vjenës për statusin e Kosovës, e s'kishin kaluar veç disa ore qe
avioni i kryekomisionarit evropian, Baroso, ishte ulur ne aeroportin
e Tiranës?

Murmurimat kaotike u shtuan edhe me shumë.
Prej nga erdhën ato murmurima kaotike?
Prej nga priteshin më pak.
Prej nga priteshin më pak?
Nga ndonjë deklarim i akademikut nga Kosova, Rexhep Qosja.
Akademiku nga Kosova? Pse e quan akademiku nga Kosova? A vetëm nga
Kosova? Ai ne zemër s'e ndan Shqipërinë nga Kosova. Për ta larguar
prej Shqipërisë shtetërore apo për te treguar se nuk njihet ne
Shqipërinë shtetërore?
S'ka përgjigje!
Mos kur thua se priteshin më pak do të thuash se , megjithatë, nuk
është qe nuk priteshin fare murmurima kaotike prej gojës se tij?
Si mund te priteshin murmurima te tilla qe t'i pandeh kaotike prej
tij kur ai ka shkruar mbi 3500 faqe për çështjen e Kosovës dhe
çështjen shqiptare ne përgjithësi dhe të gjitha këto faqe janë
dëshmi e përpjekjeve te tij për t'u çelur dyert e shtëpisë se madhe
evropiane edhe për shqiptarët? Si mund te priteshin murmurima te
tilla kaotike prej tij, qe ti i pandeh kunderevropiane kur aq
përpjekje mendore dhe politike ka bërë dhe bën ai për te sjelle
vlerat dhe standardet evropiane ne jetën e popullit te vet?
S'ka përgjigje.


E identifikuar

klevis2000
Musliman Krenar

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 06-05-2006, 05:43:27 »
Citojeni

IDETE RACISTE TE ISMAIL KADARESE

NGA REXHEP QOSJA

OPINION - POLEMIKE

E MERKURE, 3 MAJ 2006



Përdorimi politik i Nënë Terezës

Po cila është e vërteta për qëndrimin tim ndaj mbajtjes së portretit
të Nënës Tereze në institucionet e Kosovës, në të vërtetë në një
institucion partiak dhe në një institucion administrativ të Kosovës?
Nuk është e vërtetë se jam ngritur me "nervozizëm" kundër mbajtjes
së portretit të Shenjtores Nëna Tereze, në institucionet e Kosovës;
e vërtetë është, vetëm se jam ngritur dhe ngrihem pa nervozizëm
kundër përdorimit politik të emrit, të portretit dhe të veprimtarisë
së misionares dhe humanistes, Nëna Tereze, prej disa
fundamentalistëve fetarë dhe disa koniunkturistëve politikë gjithnjë
për interesat e tyre fetare - në rastin e parë dhe kushtetore - në
rastin e dytë. Të them se menjëherë pas vdekjes së saj, për Nënën
Tereze kam botuar një sprovë dhe kam dhënë dy deklarata: njërën të
kërkuar prej BBC-së e tjetrën prej mediave të Prishtinës. Qëndrimi
im ndaj emrit dhe portretit të Nënës Tereze sot nuk mund të mos jetë
i kushtëzuar nga përdorimi fundamentalist fetar dhe politik i atij
emri dhe atij portreti. Mbas gjithë asaj që është bërë dhe po bëhet
rreth Nënës Tereze, domethënë mbas gjithë këtij përdorimi e
shpërdorimi politik të emrit, të portretit dhe të veprimtarisë së
saj si misionare dhe humaniste, nuk e quaj kombëtarisht të mençur
mbajtjen e portreteve të saj qoftë në institucionet politike e
shtetërore të Kosovës, qoftë në institucione politike e shtetërore
të Shqipërisë shtetërore. Jo. Është tejtheksuar se veprimtaria prej
humanisteje e Nënës Tereze është e pandarë, madje, e kushtëzuar, nga
veprimtaria e saj prej misionareje katolike. Papa Gjon Pali i Dytë
ka shpallur disa qindra të shenjtë, gjithsesi, thonë njohës të tij,
më shumë se të gjithë papët para tij. Ndër shenjtorët dhe shenjtoret
që ka shpallur Ai dhe që kanë shpallur papët para tij, natyrisht se
nuk ka ortodoks, hebre, hindus, mysliman. Të gjithë janë shpallur
shenjtorë dhe shenjtore sepse ishin të jashtëzakonshëm si katolikë.
Është e kuptueshme se prej të gjithë atyre që e shikojnë portretin e
Nënës Tereze, kudo qoftë i vënë ai, që e shikojnë shtatoren e saj
kudo qoftë e ngritur ajo, që e lexojnë emrin e saj kudo qoftë i
shkruar ai, Nëna Tereze perceptohet si shenjtore katolike. Kot
përpiqen të na e mbushin mendjen përdoruesit fetarë dhe politikë të
emrit, të portretit dhe të veprimtarisë së saj humaniste, se Nëna
Tereze meriton të jetë portreti, shtatorja, mbishkrimi mbizotërues
në institucionet politike e shtetërore, në institucionet kulturore
të qyteteve shqiptare, sepse është fituesja e vetme shqiptare e
çmimit Nobel. çmimi Nobel i është dhënë edhe shkencëtarit dhe
humanistit shqiptar, Ferid Murati, zbulimi shkencor i të cilit është
i rëndësishëm për të gjithë njerëzit në të gjitha kontinentet dhe jo
vetëm për të sëmurët, të varfrit e të braktisurit e botës, para së
gjithash, të Indisë. Por, Ferid Muratit nuk i ngrihet kund një
shtatore, nuk stoliset me emrin e tij ndonjë institucion kulturor,
nuk vihet portreti i tij në ndonjë institucion politik e shtetëror.
Pse? Sepse Ferid Murati nuk është i krishterë, prandaj emri dhe
portreti i tij nuk mund të shpërdoren për nevojat e mobilizimit
politik të krishterimit dhe për nevojat karrieriste të
koniunkturistëve tanë politikë dhe kulturorë.
Në fund të shtjellimit të sipërthënë është e kuptueshme të shtrohet
pyetja: ku i çon shqiptarët përdorimi i tillë i tejshtrirë e i
tejmadhëruar fetarisht i emrit, i portretit dhe i veprimtarisë së
Nënës Tereze? çka u sjell shqiptarëve, të cilët u takojnë jo vetëm
dy a tri, po pesë feve (katolike, ortodokse, myslimane, protestante
dhe ateiste) përdorimi aq irracional i emrit, i figurës dhe i
veprimtarisë së një shenjtoreje sa edhe emri i aeroportit të Tiranës
pagëzohet me emrin e saj: NËNA TEREZE, edhe pse çdokush mund ta dijë
se prej atij aeroporti, ashtu si edhe prej çdo aeroporti në këtë
botë, mund të ngrihen nesër edhe aeroplanë luftarakë, që do të
bombardojnë fshatra e qytete e të vrasin burra, gra, fëmijë, të
varfër e të sëmurë, të cilëve ajo ua kishte kushtuar jetën? çka do
të thotë ky mitologjizim në thelb fetar, për arsye fundamentaliste
fetare dhe të koniunkturshme politike, i një shenjtoreje në një vend
shumëfetar? Logjika e jep këtë përgjigje: do të thotë nxitje e
pjesëtarëve të feve të tjera, para së gjithash, të fesë myslimane,
që e njëjta gjë të bëhet me emrat dhe me portretet e figurave të
shquara fetare të fesë së tyre. Për këtë arsye emri, portreti dhe
shtatorja e Nënës Tereze duhet vënë në mjedise fetare, humanitare
dhe shëndetësore e jo edhe në aeroportin e Tiranës, e jo edhe në
institucione politike e shtetërore, e jo edhe në sheshe të qyteteve.
Bashkëjetesa e harmonishme mes feve, të cilave u takojnë shqiptarët,
baraspesha historike midis këtyre feve, interesat historike të
popullit shqiptar e kërkojnë sot si dje, nesër si sot, që emrat,
portretet dhe shtatoret e figurave të njohura, të shquara e të mëdha
kombëtare, historike dhe kulturore, siç janë Gjergj Kastrioti-
Skënderbeu, Gjon Buzuku, Marin Barleti, Pjetër Budi, Frang Bardhi,
Konstandin Kristoforidhi, Vaso Pasha, Abdyl, Sami dhe Naim Frashëri,
çajupi, Fan Noli, Faik Konica, Ismail Qemali, Hasan Prishtina,
Gjergj Fishta, Ndre Mjedja, Eqrem çabej, Aleksandër Moisiu dhe të sa
e sa piktorëve, skulptorëve, kompozitorëve, shkencëtarëve, krijuesve
e artistëve të tjerë të mos zëvendësohen nga emra, portrete,
shtatore klerikësh, shenjtoresh, që perceptohen para së gjithash si
vetje fetare - katolike, myslimane, ortodokse. Të sipërpërmendurit
janë emra vetjesh që mbahen mend për veprat kulturore që kanë lënë a
për bëmat historike që kanë bërë, që kanë pasur, kanë dhe do të kenë
funksion integrues në jetën e popullit shqiptar, sepse vepra e tyre,
krijimtaria e tyre, veprimtaria e tyre kulturore, shoqërore,
politike i shërbente Shqipërisë, u shërbente të gjithë shqiptarëve.
Pavarësisht së cilës fe i takojnë, ata perceptohen ndryshe se
ç'perceptohet Nëna Tereze: perceptohen kryekëput si krijues e
veprimtarë atdhetarë e jo si fetarë.

Identiteti dhe identitetet

Përveç, si e pamë, për nervozizmin që "nuk lë pa prekur mbajtjen e
portretit të Nënës Tereze në institucionet e Kosovës", Ismail Kadare
më fajëson edhe se po e ndaj "identitetin evropian" të shqiptarëve
në "identitet mysliman" dhe në "identitet të krishterë". Dhe, kjo
ndarje, që bëkam unë, i ngjan atij si një muzikë e njohur, që e ka
dëgjuar shumë herë. I shqetësuar prej tingujve të kësaj muzikë të
dëgjuar shumë herë, është e kuptueshme pse ai ua përkujton lexuesve
shumë i sëndisur pasojat e një ndarjeje të tillë, domethënë të një
muzikë të tillë! Në vend të gjithë fjalive, në të cilat numërohen
ato pasoja, po e citoj vetëm fjalinë përmbyllëse: "Përçartje të
tilla, në prag të afrimit të portave të Evropës, përpara se të ishin
komike, janë thellësisht tragjike. Si të tilla, ato kërkojnë një
përgjigje të qartë, serioze dhe pse jo, të prerë. Në raste të tilla
parimi kryesor është se një popull është ai që është dhe s'ka nevojë
as për pudër zbukurimi e as për blozë përçmuese".
Bukur apo jo!
Një popull është ai që është.
S'ka dyshim.
Dhe, s'ka nevojë për pudër zbukurimi.
Pa dyshim.
As për blozë përçmuese.
Pa dyshim.
Kur e zbukurojmë një popull me pudër zbukurimi?
Kur e quajmë evropian dhe të krishterë, pa dyshim.
E kur e shëmtojmë me blozë përçmuese?
Kur e quajmë joevropian dhe mysliman, pa dyshim!
Domethënë: pudra zbukuruese mund të qitet vetëm në fytyrën evropiane
dhe të krishterë, kurse bloza përçmuese vetëm në fytyrën joevropiane
dhe myslimane! Kjo është përgjigjja e qartë, serioze dhe, pse jo e
prerë e Ismail Kadaresë! Bukur apo jo! Muzika ngjan shumë e njohur
apo jo!

Po, t'i kalojmë njëherë për njëherë gjykimet e këtilla "serioze",
serioze në mënyrë raciste,të Ismail Kadaresë dhe të merremi pak me
katekizmin e tij të identitetit.
Prej sprovës së tij Identiteti evropian i shqiptarëve shihet se
Ismail Kadare e trajton identitetin si diçka të dhënë njëherë e
përgjithmonë, që e përcaktojnë gjeografia, lidhja gjinore, ngjyra e
lëkurës dhe... hajde gjeje çka më! "S'duhej ndonjë filozofi për të
kuptuar se fetë mund të ishin të ndryshme, por identiteti, ashtu si
lidhja gjinore, mbetej gjithmonë një"! Kultura materiale dhe
shpirtërore, feja, tradita, zakonet, historia- si të mos ishin fare:
ato nuk lënë kurrfarë shenjash në identitetin e vetjeve, grupeve
etnike dhe popujve! Ku është dëgjuar kjo? Maturanti që do të
gjykonte ashtu për identitetin në Bashkimin Evropian dhe në SHBA-të
do të përsëriste klasën. Ndikimin e fesë në përbërjen e identitetit
Ismail Kadare jo vetëm se e mohon, por edhe e përbuz! Thuajse nuk ka
parë dhe thuajse nuk ka dëgjuar se fetë janë përbërës shumë i
rëndësishëm i identitetit, aq të rëndësishëm sa shumë herë dhe
shumëkund janë bërë përcaktues të tij. Po të mos ishte kështu, nuk
do të flitej, për shembull, për qytetërimin e krishterë dhe për
qytetërimin islamik. Dhe, po të mos ishte kështu, nuk do të
shkruante Semjuel Hantingtoni veprën e tij Konflikti i qytetërimeve,
në të cilën bazë të qytetërimeve që ai, fatkeqësisht, i pandeh në
konflikt, quan fenë myslimane, në njërën anë dhe fenë e krishterë,
në anën tjetër!
Në sprovën e tij Ismail Kadare gjykon dhe bën përgjithësime për
identitetin, duke mos pasur parasysh se kemi identitet të veçantë
dhe identitet të përgjithshëm; identitet vetjak dhe identitet
kolektiv; identitet konvencional dhe identitet të ri; identitet
historik dhe identitet kulturor; identitet politik dhe identitet
mendor; identitet fetar dhe identitet shtetëror. E të tjera. Të
gjitha këto identitete, që janë identitete më pak a më shumë të
veçanta, të një rrafshi më të ngushtë, bashkohen në një përgjithësi,
në një të tërë, që do t'i themi identiteti kombëtar.
Dhe, më konkretisht: kemi shqiptarë me identitet kosovar, shqiptarë
me identitet lab, shqiptarë me identitet gegë, shqiptarë me
identitet toskë, shqiptarë me identitet mirditas, shqiptarë me
identitet malësor, por të gjitha këto identitete të veçanta
bashkohen në atë përgjithësinë, të përgjithshmen, të tërën, që i
themi identiteti kombëtar shqiptar.
Dhe, më tej: kemi shqiptarë me identitet katolik, shqiptarë me
identitet ortodoks, shqiptarë me identitet mysliman, shqiptarë me
identitet protestant dhe shqiptarë me identitet ateist, por të
gjitha këto identitete të veçanta, më të ngushta, më të vogla, në
sajë të përbashkëtave të përmbajtura në secilin prej tyre bashkohen
në atë përgjithësinë, në atë të përgjithshmen, në atë të tërën që i
themi IDENTITETI KOMBËTAR SHQIPTAR.

Ai që i ka të qarta këto, ai që ka kuptim për marrëdhënien e të
veçantave me të përgjithshmen, nuk do të akuzojë kë se po ndan
shqiptarët në të krishterë dhe në myslimanë vetëm pse konstaton se
kemi shqiptarë me identitet të krishterë dhe shqiptarë me identitet
mysliman - se ata si të krishterë (katolikë, ortodoksë, protestantë)
dhe myslimanë janë të gjithë shqiptarë: janë shqiptarë në sajë të
përbashkëtave shqiptare të përmbajtura në secilën prej feve të tyre.
Pse, atëherë, Ismail Kadare çel derën e çelur prej meje para tij?!

Evropa shumëkulturore

Ashtu siç nuk do ta kuptojë drejt marrëdhënien e identiteteve fetare
shqiptare me identitetin kombëtar shqiptar, po ashtu Ismail Kadare
nuk do ta kuptojë drejt as marrëdhënien e identitetit kombëtar
shqiptar me identitetin evropian! Nuk është e vështirë për të parë
se togfjalëshin identitet evropian ai e njëjtëson me projektin
politik evropian, domethënë me Bashkimin Evropian, si bashkësi e
shteteve dhe popujve evropianë, në njërën anë dhe me krishterimin,
në anën tjetër. Nuk ka dyshim se shtetet dhe popujt, që do të
përbëjnë Evropën e Bashkuar, do të kenë një identitet politik-
shtetëror, si një përgjithësi, si një e tërë, si një e përbashkët e
të veçantave politike dhe shtetërore të shteteve që do ta përbëjnë.
Evropës së Bashkuar të gjitha shtetet që do ta përbëjnë do t'ia
dhurojnë, të mos thuhet do t'ia flijojnë, të veçantat e tyre
politiko-shtetërore, por nuk do të mund të thuhet se Evropës së
Bashkuar do t'ia flijojnë, së paku tani për tani, identitetet e tyre
kombëtare, në të cilat janë të përmbajtura veçantitë që nënkuptojnë
historia, gjuha, feja, tradita, kultura, zakonet e të tjera. Nuk e
di si do të jetë sot pesëdhjetë a sot njëqind vjet, por sot për sot
shihet se të gjithë popujt evropianë, që përbëjnë Bashkimin
Evropian, kujdesen të ruajnë përbërësit e identitetit të tyre
kombëtar: historinë, gjuhën, fenë, kulturën, traditën e përbërësit e
tjerë. Bashkimi Evropian bëhet Evropë e kombeve.
Përpos me projektin politik evropian, domethënë me Bashkimin
Evropian, togfjalëshin identitet evropian Ismail Kadare e njëjtëson
edhe me krishterimin. Ky njëjtësim, historikisht i shikuar, nuk
është i saktë. Kontinenti evropian nuk ka prejardhje vetëm të
krishterë. Është i madh numri i intelektualëve dhe i politikanëve
evropianë të cilët vitin e kaluar e kanë kundërshtuar nismën për të
futur në Kushtetutën e Bashkimit Evropian konceptin mbi prejardhjen
e krishterë të kontinentit. Shkrimtari dhe teoriku i njohur italian,
Umberto Eko, e kundërshton atë nismë për dy arsye:
e para, për arsye politike, dhe,
e dyta, për arsye historike.
Arsyeja politike: nuk duhet të futet në Kushtetutën e Bashkimit
Evropian koncepti mbi prejardhjen e krishterë të kontinentit, sepse
Evropa e ardhshme duhet të jetë, thotë ai, projekt politik dhe
vizion antropologjik e kjo, projekt politik dhe vizion
antropologjik, për të e nënkupton Evropën shumëkulturore,
shumëfetare dhe, gjithnjë e më dukshëm, shumëracore, shumëngjyrëshe -
jo vetëm të bardhë.
Arsyeja historike: nuk duhet të futet në Kushtetutën e Bashkimit
Evropian koncepti mbi prejardhjen e krishterë të kontinentit sepse e
kaluara e kontinentit, thotë ai, nuk është plotësisht e krishterë.
Kulturën evropiane e kanë pasuruar: matematika e Indisë, mjekësia
arabe, filozofia dhe shkenca greke, kur e kur e zbuluar në Evropë
përmes arabëve, filozofia dhe shkenca romake, gjuha latine si gjuhë
e ritualeve të shenjta, mitet dhe adetet pagane me trajtat e
politeizmit, monoteizmi i hebrenjve. E të tjera.

Ide raciste


Nuk mund të them a është a s'është Ismail Kadare i një mendjeje me
intelektualët dhe politikanët evropianë, që janë ngritur kundër
futjes në Kushtetutën e Bashkimit Evropian të konceptit mbi
prejardhjen e krishterë të kontinentit, por mund të them se disa ide
dhe disa mendime të tij të përmbajtura në Identitetin evropian të
shqiptarëve do të priteshin mirë prej publicistes së njohur
italiane, Oriana Falaçi dhe prej kult-shkrimtarit francez, Mishel
Uelbek, që në vendet e tyre janë akuzuar për ide raciste!
Pse do të mund të priteshin mirë prej asaj publicisteje dhe prej
atij shkrimtari disa ide dhe mendime të shkrimtarit tonë?
Sepse janë ide raciste.
"Letrat e Shqipërisë - shkruan Ismail Kadare në Identitetin evropian
të shqiptarëve - janë të qarta. Populli shqiptar nuk ka identitet
gjysmak, të shtirë apo të fshehur pas lajlelulesh mashtruese.
Identiteti i tij është gjithashtu i qartë, pavarësisht se dikush nuk
dëshiron ta shohë, e dikujt nuk i intereson ta shohë".
Kush janë ata që nuk dëshirojnë ta shohin këtë identitet të qartë të
shqiptarëve?
S'ka përgjigje!
Kush janë ata të cilëve nuk u intereson ta shohin identitetin
shqiptar, që nuk është i "fshehur pas lajlelulesh mashtruese"?
S'ka përgjigje!
A ka identitete të fshehura pas "lajlelulesh mashtruese"?
S'ka përgjigje!
Pse s'thuhet se edhe letrat e Kosovës janë të qarta?
S'ka përgjigje!
çka thuhet më tutje?
Thuhet: "Gjeografia, gjëja më kokëfortë në botë, dëshmon e para
evropianitetin shqiptar. Zelli i atyre, që me çdo kusht duan ta
zbehin disi edhe këtë fakt kokëfortë, arrin disa herë të krijojë
përshtypjen se Shqipëria është në skaj të Evropës dhe fill pas saj
nis Turqia, ose Azia. Ndërkaq, kur hedh sytë në hartë, vëren se gjer
në atë kufi shtrihen së paku tri shtete të tjera: Maqedonia, Greqia
dhe Bullgaria. Për të mos përmendur atë që quhet "Turqia evropiane".
Popullsia shqiptare, ashtu si e gjithë kontinentit evropian, është e
bardhë. Ashtu si gjuha, ajo quhet, në rastin më të favorshëm,
pasardhëse e ilirëve, në më të pafavorshmet, e trako-ilirëve".
A është e mundshme?
Shkrimtari është bërë mësues i gjeografisë: po na tregon se
Shqipëria është në Evropë. Nxënësit që do të përgjigjeshin saktë do
të merrnin notë dhjetë!
A është e mundshme! Muzika, vërtet, ngjan si e njohur! Tragjikisht e
njohur.
Shqipëria dhe Kosova, kur është fjala për identitetin, i paskan
letrat e ndara! E mësuam prej gojës së Ismail Kadaresë se letrat e
Shqipërisë janë të qarta, por çfarë janë letrat e Kosovës. çfarë
janë letrat e shqiptarëve në Maqedoni? çfarë janë letrat e
shqiptarëve në Mal të Zi? çfarë janë letrat e shqiptarëve në Luginën
e Preshevës?
Të paqarta!
Pse nuk qenkan të qarta letrat e Kosovës? Pse nuk qenkan të qarta
letrat e gjithë shqiptarëve të tjerë kudo qofshin ata? Përgjigjen na
e jep, natyrisht, vetë Ismail Kadare: duke i ndarë letrat e Kosovës
prej letrave të Shqipërisë shtetërore!
Dhe, kjo përgjigje nuk është e bindshme për arsye se
gjeografia, "gjëja më kokëfortë në botë", atë që e dëshmon për
Shqipërinë shtetërore do të duhej ta dëshmonte edhe për Kosovën dhe
shqiptarët e tjerë, së paku në Ballkan.
Gjeografia është një "gjë" shumë e dashur nga shkrimtari ynë. Pse?
Sigurisht për dy arsye: e para, për arsye se e dëshmon
evropianitetin e shqiptarëve të Shqipërisë shtetërore dhe, e dyta,
pse Evropën e ndan, në sajë të Gjirit të Bosforit, të Mesdheut dhe
të Gjirit të Gjibraltarit, prej Azisë dhe prej Afrikës! Ismail
Kadare është i gëzuar pse Shqipëria shtetërore është më larg prej
Azisë se disa shtete të tjera evropiane me identitet evropian. Ai
është i gëzuar pse midis Shqipërisë shtetërore dhe Azisë shtrihen
tri shtete: Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria. "Për të mos përmendur
atë që quhet "Turqia evropiane"! Dhe, këtë çerekshtetin tjetër,
Turqinë evropiane, ai e fut në thonjëza!
Pas këtyre margaritarëve gjeografikë, me të cilët e stolis qafën e
Shqipërisë, shkrimtari ynë na e dhuron kryemargaritarin gjeografik,
me çmimin e të cilit shpreson të na bëjë të lumtur të
gjithëve: "Popullsia shqiptare, ashtu si e gjithë kontinentit
evropian, është e bardhë". Në qoftë se gjeografia u ka caktuar
shqiptarëve dhe evropianëve të tjerë fatin që të jenë të bardhë, mos
gjeografia ua ka caktuar fatkeqësinë aziatikëve dhe afrikanëve që të
jenë të verdhë, të vrugët, të zinj? Mos ngjyra është arsyeja pse
Ismail Kadare dëshiron të na mbajë sa më larg prej tyre?
Nuk është gjeografia e vetmja frymëzuese e idesë raciste të Ismail
Kadaresë: frymëzim të njëjtë mund t'i sjellin atij edhe historia e
arkeologjia. Dëgjojeni: "Ashtu si gjuha, ajo quhet (popullsia
shqiptare- R.Q) në rastin më të favorshëm, pasardhëse e ilirëve, në
më të pafavorshmet, e trako-ilirëve"! Meqenëse, si e thonë
studiuesit e tij, racizmi është "botëkuptim që s'pranon t'i çmojë
dinjitetet të barabarta", atëherë na del se rumunët e shkretë, si
pasardhës të dakëve, fis trakas, nuk mund të kenë dinjitet të
barabartë me pasardhësit e ilirëve, madje, as të iliro-trakasve.
Po, t'i lëmë për pakëz idetë raciste dhe të merremi me frymëzuesen e
tyre kryesore: me gjeografinë.


E identifikuar

klevis2000
Musliman Krenar

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 06-05-2006, 05:48:56 »
Citojeni

Gjeografia lëvizëse



Është e çuditshme pse Ismail Kadare, megjithëse do të ketë
qenë në kontinente të ndryshme, sigurisht, në Amerikë, në
Azi dhe në Afrikë, nuk do të shohë se deri ku arrin roli i
gjeografisë në përcaktimin e identitetit të popujve dhe të
grupeve të ndryshme etnike. Nuk është shumë e vështirë,
edhe në qoftë se nuk kemi pasur fatin që, përpos Evropës,
të shohim edhe kontinente të tjera, të pranojmë se
gjeografia, vërtet, flet shumë për identitetin e popujve e
të grupeve etnike por, megjithatë, nuk i thotë të gjitha
për të. Përpos gjeografisë, edhe një sërë faktorësh të
tjerë marrin pjesë, cili më pak e cili më shumë, në
përcaktimin e identitetit të tyre. Mund të thuhet se dikur,
para, fjala vjen, katër-pesë shekujsh, gjeografia, vërtet,
e përcaktonte plotësisht ose përafërsisht plotësisht,
identitetin e popujve dhe të grupeve të ndryshme, por më
vonë ky ndikim i saj do të vijë duke u pakësuar gjithnjë e
më dukshëm. Zbuluesit e kontinenteve e të vendeve të reja,
Kristofor Kolombo, Ferdinand Magelani, Amerigo Vespuçi dhe
hulumtuesit e kontinenteve të zbuluara, mandej, posaçërisht
të Afrikës, Azisë dhe Amerikës Jugore do të jenë të
merituar – do të thoshin kozmopolitët apo do të jenë
fajtorë - do të thoshin kundërshtarët e tyre - pse
lartmadhëria e saj gjeografia pothuaj ka rënë prej fronit
të lartë të identitetit.

Pse mund të thuhet kështu?

Mund të thuhet kështu sepse janë të shumtë shembujt që e
dëshmojnë shfronësimin e gjeografisë në mbretërinë e
identitetit.

Nuk ka dyshim se dikur, para zbulimit të kontinenteve të
reja, gjeografia e kontinentit të Australisë e përcaktonte
identitetin (fizik, shoqëror dhe kulturor) e aborixhanëve;
gjeografia e Amerikës e përcaktonte identitetin e majëve,
inkëve, shoshonëve, çejenëve, apaçëve, komançëve e të
fiseve të tjera indiane; gjeografia e kontinentit të
Afrikës e përcaktonte identitetin e zezakëve, të arabëve
dhe të popujve a grupeve të tjera që në atë kontinent
jetonin; gjeografia e kontinentit të Azisë e përcaktonte
identitetin e persianëve, tani të quajtur iranas, të
afganëve, të kinezëve, të japonezëve, të vietnamezëve, të
hindusve, të tajlandezëve e të tjerëve. Ajo kohë, ndërkaq,
ka kaluar përgjithmonë dhe nuk do të kthehet më.
Kontinentet e reja, Amerika dhe Australia, janë banuar me
popullsi të kontinenteve të vjetra, para së gjithash, me
popullsi të Evropës, të Afrikës dhe të Azisë. Prej gjysmës
së dytë të shekullit njëzet, lëvizjet e njerëzve prej
shteti në shtet, prej kontinenti në kontinent janë bërë më
të shpeshta. Tani njerëzit sikur e marrin gjeografinë me
vete: në shpinë dhe në shpirt.

çka po shohim tani?

Tani po shohim, natyrisht ata që duan të shohin, se
anglezët, skocezët dhe irlandezët, fjala vjen, të cilëve
dikur ua përcaktonin identitetin ishujt britanikë, e kanë
ruajtur identitetin e tyre historikë edhe në Amerikë, në
Kanada, në Australi dhe në Republikën Jugafrikane,
natyrisht, të pasuruar me përbërës apo me ngjyresa
përbërësish, që ka sjellë koha dhe që ka sjellë
bashkëjetesa me popuj të tjerë në ato kontinente. Apo jo?
Arabët jetojnë në dy kontinente, në kontinentin e Azisë dhe
në kontinentin e Afrikës, prej të cilëve Ismail Kadare,
pikërisht pse arabët jetojnë atje, përpiqet aq shumë ta
largojë Evropën, sidomos, Shqipërinë, por arabët e
kontinentit aziatik pothuajse nuk ndryshojnë prej arabëve
të kontinentit afrikan: kanë të njëjtin identitet - arab,
me prejardhje, me gjuhë, me fe, me kulturë, me qytetërim
pothuaj të njëjtë.

T'i afrohemi edhe më tepër Evropës.

Turqit jetojnë në kontinentin e Azisë dhe në kontinentin e
Evropës, që janë të ndarë nga Bosfori, por turqit e Turqisë
evropiane nuk ndryshojnë me asnjë përbërës të identitetit
prej turqve të Azisë.

Rusët jetojnë edhe në Evropë edhe në Azi, por rusët e
kontinentit evropian kanë të njëjtin identitet që kanë
rusët aziatikë.

Shqiptarët jetojnë në Ballkan, në këtë pjesë të skajshme të
Evropës, e jetojnë edhe në SHBA-të, në Kanada dhe në
Australi, por shqiptarët ballkanikë, që kanë pasur rastin
të vizitojnë bashkëkombësit e tyre në ato kontinente, nuk
thonë se e kanë ndryshuar identitetin, së paku jo ata që
kanë lindur në Ballkan. Përkundrazi. Thonë se shqiptarët që
jetojnë në kontinente të tjera nuk janë më pak shqiptarë se
ne në Ballkan: e kanë tejçuar atje identitetin kombëtar dhe
e ruajnë traditën kulturore me shumë dashuri.

Se sa është bërë I paqëndrueshëm roli I gjeografisë në
përcaktimin e identitetit të popujve e të grupeve të
ndryshme etnike në këtë planet më së miri, ndoshta, e
tregojnë hebrenjtë. Fati tragjik historik i ka shpërndarë
në disa kontinente, në vende të ndryshme të kontinentit
evropian, të kontinentit aziatik dhe të kontinentit
amerikan, por, prapë, edhe nëse përpiqen shumë që t'u
përshtaten kushteve politike, shoqërore, kulturore në
vendet ku jetojnë, prapë e ruajnë identitetin historik të
hebrenjve.

Por, sa i paqëndrueshëm është bërë ndikimi i gjeografisë në
identitetin e popujve e të grupeve të ndryshme na e thotë
edhe deklarata e shkrimtares së njohur amerikane, Emili
Dikinson. I takonte brezit të ashtuquajtur brezi i humbur i
shkrimtarëve amerikanë; kishte vendosur të jetonte një kohë
larg Atdheut të vet - në Evropë, në Paris. Kur, më një
rast, miqtë evropianë e pyesin: a frikësohet se duke jetuar
aq gjatë larg Atdheut, larg SHBA-ve, do të mbetet pa
rrënjë, ajo do të përgjigjet: "çka më duhen rrënjët në
qoftë se nuk janë rrënjë që mund t'i marr me vete". Kjo
shkrimtare, me popullorësi, kryesisht, të paktë, por,
megjithatë, shkrimtare gjeniale, para Luftës së Dytë
Botërore e kishte vërejtur atë që ne as shtatëdhjetë vjet
pas saj nuk po e vërejmë: se gjeografia nuk është më çka
ishte. Kush ju beson të dhënave sendore mund të bindet se
të njëjtën fjali të shkrimtares amerikane do të mund ta
shqiptonin edhe Fani Noli, Faik Konica, Arshi Pipa, që kanë
jetuar dhe kanë vdekur në SHBA-të, Naim Frashëri e Sami
Frashëri, që kanë jetuar dhe kanë vdekur në Azi, në
Stamboll; Vaso Pasha që ka vdekur në Azi, në Liban; Andon
Zako çajupi që ka vdekur në Afrikë, në Egjipt; Filip
Shiroka që ka jetuar dhe ka vdekur në Azi, në Liban, dhe,
sot, Naum Prifti dhe Naim Balidemaj, që jetojnë e krijojnë
në Nju-Jork.

ç'duan të thonë të gjitha këto të dhëna?
Duan të thonë, ndoshta, se gjeografinë mund ta shpallin
edhe më tej faktor vendimtar në përcaktimin e identitetit
të popujve e të grupeve të ndryshme etnike vetëm ata
politikanë e intelektualë, të cilët, kur flasin për
gjeografinë dhe identitetin, në thelb mendojnë për
gjeografinë e kohës së Kristofor Kolombos. Harrojnë se,
përpos lëvizjeve të njerëzve prej kontinenti në kontinent,
edhe teknika e teknologjia, mediat elektronike, interneti
dhe globalizimi i egër, ndikojnë në identitetin e popujve
më shumë se gjeografia e shfronësuar.

ç'duan të thonë të gjitha këto?

Duan të thonë, ndoshta, se që nga zbulimet e Kristofor
Kolombos e këndej e, sidomos, që nga Revolucioni i Madh
Francez, më 1789 e këndej, shumëfish më tepër se gjeografia
është gjeopolitika, pra, politika e të fuqishmëve dhe e të
pasurve, ajo që luan rol të "përëndishëm" në identitetin e
vartësve të të gjitha llojeve.

Identiteti dhe kultura

Përpos gjeografisë, Ismail Kadare do ta vërë edhe kulturën
në shërbimin e përpjekjeve të tij për përgjithmonë me
përbërësit myslimanë të identitetit të shqiptarëve. Është
bindur, më në fund, se vetëm me gjeografinë nuk e ka kryer
punën. Përpos nocioneve, më së shpeshti të pasqaruara a të
keqkuptuara, do të përdorë ai edhe krahasime, metafora e
simbole për t'imohuar e, kur nuk arrin t'i mohojë, për t'I
zhvlerësuar ata përbërës. Si shkrimtar do ta quajë të
arsyeshme apo, ndoshta, edhe të obligueshme që më së pari
të qërojë hesape me letërsinë e bejtexhinjve, e cila, sipas
tij, është fryt i luftës që bënte Perandoria otomane, "për
zbehjen e identitetit shqiptar dhe zëvendësimin me atë
otoman", edhe pse kjo letërsi nuk ka luajtur ndonjë rol të
veçantë në krijimin a mbajtjen e identitetit të shqiptarëve
myslimanë. Në këtë betejë fitoren e pandeh të paracaktuar,
për ç'arsye edhe mund të shkruajë: "Letërsia e
bejtexhinjve, për shembull, njëfarë brumi i përzier
shqiptaro-turk, u thye përfundimisht, si një sajesë prej
qerpiçi prej murit hijerëndë e monumental, ndonëse të
ftohtë, të traditës së letërsisë dygjuhëshe
shqiptaro-latine".

Sa më kujtohet, as Osman Myderrizi, as studiuesit e tjerë
të paktë para tij apo pas tij të letërsisë së bejtexhinjve,
nuk kanë shkruar se autorët e saj ishin të detyruar prej
pushtetit turk që të shkruanin ashtu siç shkruanin,
domethënë se ajo letërsi ishte e tillë çfarë ishte sepse në
Perandorinë Otomane kishte një doktrinë teorike-letrare
dogmatike, së cilës, deshën s'deshën, ishin të detyruar t'i
përmbaheshin shkrimtarët, në radhë të parë shkrimtarët
shqiptarë. Sa dihet, në Perandorinë Otomane nuk kishte një
formacion letrar, që do të quhej "realizmi otoman" apo,
"realizmi despotik". Perandoria Otomane, si e thonë
historianë të saj evropianë, që kanë jetuar në Stamboll si
përfaqësues diplomatikë të vendeve të tyre evropiane, ishte
një shtet kur më pak e kur më shumë despotik, si mbretëritë
e asaj kohe në Evropë. Ka madje historianë evropianë që
thonë se Perandoria Otomane, së paku deri në shekullin XIX,
ishte shtet që e karakterizonte toleranca etnike. Mos të
ishte kështu, thonë ata, nuk do të mbahej aq gjatë. Në këtë
mbretëri ngjante, sigurisht, shpesh, që fatkëqijtë e
shpallur fajtorë të nguleshin në hunj, por edhe në
mbretëritë evropiane ngjante që fatkëqijtë e shpallur
fajtorë të digjeshin në turrë të drurëve!

Mund të besohet se ndonjëri nga të dënuarit më parë do të
zgjidhte djegien në zjarr se nguljen në hu, por mund të
kishte edhe të tillë që më parë do të zgjidhte nguljen në
hu se djegien në zjarr! Barbaria politike ishte ligji i
kohës edhe në Azi edhe në Evropë. Bejtexhinjtë shqiptarë
shkruanin ashtu siç shkruanin jo pse ishin të detyruar t'i
nënshtroheshin luftës së Perandorisë Otomane "për zbehjen e
identitetit shqiptar" dhe për "gjymtimin e trurit të tyre",
por pse vetë, vullnetarisht, kishin vendosur të shkruanin
ashtu: përzieshëm!

Letërsia e bejtexhinjve shkruhej prej vetjeve, që kishin
kryer farë shkolle fetare në gjuhën turke, arabe a
persiane, ashtu siç shkruhej letërsia e krishterë prej
vetjeve që kishin kryer farë shkolle a fakulteti në gjuhën
latine. Ajo shkruhej prej vetjeve, të cilët, si shumëherë
dhe shumëkund gjatë historisë, e kishin pranuar pushtetin,
gjuhën, kulturën, p o l i t i k ë n , ideologjinë,
zakonësinë, rendin shoqëror të pushtuesit: të pushtuesit
despotik, i cili, megjithatë, vëllezërit e tyre të besimit
katolik dhe ortodoks i lejonte të shkruanin qoftë shqip,
qoftë latinisht, qoftë greqisht apo italisht. E tillë çfarë
ishte ajo përfaqësonte për ta dhe lexuesit e tyre shijen e
kohës, besimin dhe iluzionin e kohës. Letërsia e
bejtexhinjve ishte, pra, shprehje e vullnetshme e autorëve
të saj, ashtu siç ishte letërsia katolike apo ortodokse
shprehje e vullnetshme e autorëve të tyre, ashtu siç ishte
letërsia e realizmit socialist shprehje e vullnetshme, edhe
teorikisht e mbështetur, e Ismail Kadaresë në kohën e
komunizmit. Letërsia e bejtexhinjve shkruhej mbi temat
fetare, si edhe letërsia e krishterë. Letërsia e
bejtexhinjve, ndërkaq, më shpesh se letërsia e krishterë,
shkruhej edhe mbi tema laike dhe kjo do të thotë se
tematikisht ishte më e pasur se ajo. Po t'i vlerësojmë
artistikisht, pa paragjykime fetare, letërsinë e
bejtexhinjve dhe letërsinë e krishterë do të mund të themi
se nuk dallojnë shumë njëra prej tjetrës, me përjashtim të
sibilave të Pjetër Bogdanit që shquhen me vlerë estetike:
janë letërsi me vlera kryesisht modeste artistike. Por, aq
sa e ul vlerën e letërsisë së bejtexhinjve leksiku i huaj -
turk, arab dhe persian, po aq e shton vlerën historike
gjuhësore të letërsisë së krishterë, në mënyrë të veçantë
të letërsisë katolike, pikërisht gjuha shqipe e përdorur në
të sado me shumë shtresa të huaja.

Ismail Kadare na bën me dije, i gëzueshëm, se letërsia e
bejtexhinjve na qenka thyer përfundimisht "si një sajesë
prej qerpiçi" prej "murit hijerëndë e monumental, ndonëse
të ftohtë, të traditës së letërsisë dygjuhëshe shqiptaro-
latine". As historia e letërsisë shqipe, as historia
politike e popullit shqiptar nuk e dëshmojnë këtë pohim
poetik. Letërsia dygjuhëshe shqiptaro-latine asnjëherë,
gjatë asnjë shekulli, nuk ia ka vënë përpara letërsisë së
bejtexhinjve murin e saj "hijerëndë e monumental", prandaj
edhe nuk e ka thyer, siç thuhet, "si një sajesë prej
qerpiçi". Letërsitë nuk qërojnë hesape mes vetes as me
mure, as me qerpiçë! Letërsitë dygjuhëshe shqiptarolatine,
shqiptaro-greke dhe shqiptaro- turke, shqiptaro-arabe kanë
bashkëjetuar, duke mos u takuar apo duke u takuar rrallë e
tek, deri në gjysmën e dytë të shekullit nëntëmbëdhjetë. Jo
ato njëra- tjetrën, po vetëm letërsia e Rilindjes
Kombëtare, që në jetën e popullit shqiptar sjell idenë
laike as katolike, as ortodokse, as myslimane, që kryetemë
të saj bën Kombin në vend të Fesë, do t'i tregojë
historikisht jo përkatëse, historikisht të tejkaluara ato
letërsi. Shkrimtarët e Rilindjes do t'i pranojnë ato si
traditë të vetën, pavarësisht prej ideologjive fetare në të
cilat mbështeteshin jo për arsye artistike sa për arsye se,
duke i pranuar që të tria, mund të ndërtohej ideologjia
kombëtare shqiptare mbi sloganin: fe e shqiptarëve është
shqiptaria. Ata I trajtonin ato letërsi të barasvlershme
qoftë edhe pse ishin të vetëdijshëm se nuk kishte arsye as
etnike, as shoqërore, as ideologjike që autorët e njërës
prej tyre të shpalleshin më të aftë, më të talentuar se
autorët e të tjerave.

Mendja e shëndoshë nuk do t'I quante më të pa dhunti
krijuese bejtexhinjtë se krijuesit e letërsisë së krishterë
vetëm pse ishin myslimanë.

Sado letërsia e Rilindjes kombëtare e bënte historikisht të
tejkaluar, letërsia e bejtexhinjve, si edhe letërsia e
krishterë, do të vazhdojë të shkruhet edhe më vonë, në
Kosovë, madje, deri te Lufta e Dytë Botërore.

Qëndrimi tepër subjektiv, nga pikëpamje historiko-letrare I
paarsyeshëm, i Ismail Kadaresë ndaj letërsisë së
bejtexhinjve nuk merr fund me kaq. Ai shkruan se "gjatë
kohës së komunizmit u bënë shumë përpjekje për ta
rehabilituar këtë letërsi, me qëllimin meskin për t'ia
kundërvënë letërsisë tradicionale mesjetare, sidomos asaj
katolike, që regjimit nuk i pëlqente kurrësesi". Dhe, këto
përpjekje për "rehabilitimin" e saj bëheshin pavarësisht
pse studiuesit, që "e morën nëpër duar, e panë se, përveç
që ishte qesharake për nga niveli, ajo ishte thellësisht e
pamoralshme".

E pse ishte qesharake për nga niveli kjo letërsi?

Ishte qesharake për nga niveli pse nuk përshkohej prej
besimit të krishterë si letërsia e krishterë, sidomos ajo
katolike, po prej besimit mysliman!

E pse ishte thellësisht e pamoralshme kjo letërsi?

Ishte thellësisht e pamoralshme jo aq për shkak se pjesa e
saj erotike ishte e "mbushur me motive ashikësh e
dylberësh", që Shqipëria mund t'ia paraqiste Evropës sot"
si dëshmi të habitshme të vizionit të saj të emancipuar për
homoseksualizmin, dy shekuj përpara Evropës së sotme", por
pse "e ashtuquajtura letërsi erotike, në një pjesë të madhe
të saj s'ishte gjë tjetër veçse bejte dhe lavde për
pedofilinë. Ne - vazhdon Ismail Kadare - i dëgjojmë këto
këngë edhe sot, por shtiremi sikur nuk i marrim vesh
ç'thonë. Ato gjëmojnë disa herë nëpër lokalet e natës,
madje, në programet televizive, e ne prapë shtiremi se nuk
i kuptojmë".

Kjo që thotë shkrimtari ynë është e vërtetë: në pjesën
erotike të kësaj letërsie kishte, si të themi, pornografi,
kishte homoseksualizëm, kishte ashikë e dylberë, kishte,
ndoshta, edhe "bejte dhe lavde për pedofilinë"! Kishte
shumë çka nga ato që mund të shihen e mund të dëgjohen edhe
në një pjesë të nënkulturës së sotme masive. Por, lexuesit
e sprovës së Ismail Kadaresë Identiteti evropian i
shqiptarëve, që mund të kenë dëgjuar dhe lexuar se kush
ishte kush në kohën e komunizmit, mund ta pyesin Ismail
Kadarenë: ti që ishe gjatë deputet i Kuvendit të Republikës
Popullore të Shqipërisë, që ishe, njëkohësisht, nënkryetar
i Frontit Popullor të Shqipërisë, që edhe deputet, edhe
nënkryetar i Frontit Popullor ishe përzgjedhur si
përfaqësuesi më i shquar i letërsisë, një, si mund të
thuhet, ideolog i krijimtarisë artistike komuniste, pse nuk
e ngrije zërin kundër rehabilitimit të letërsisë së
bejtexhinjve dhe kundër diskriminimit të letërsisë së
krishterë, sidomos asaj katolike? Do të kishe argumenta të
fuqishme: ruajtjen e masave popullore prej atyre që
këndoheshin në atë letërsi: prej homoseksualizmit, që aq
fort e dënonte komunizmi dhe prej pedofilisë, që aq fort e
dënonte edhe komunizmi dhe e gjithë bota? Pse i lejoje
vetes të shkruaje në sprovën Mbi ndikimet e huaja dhe
karakterin kombëtar të letërsisë, me të cilën i jepje
përgjigje sprovës së Rexhep Qosjes Letërsia kombëtare dhe
letërsia botërore ose afrimi përmes ndryshimeve: "Nuk ishte
pak për letërsinë tonë (të realizmit socialist - R.Q) që në
këta tridhjetë vjet të jetës së saj të ngrihet si një
protestë kundër botës së vjetër, të ndante llogaritë një
herë e përgjithmonë prej letërsisë reaksionare zyrtare,
dekadente dhe klerikale të së kaluarës..."?

Po mirë, të mos kërkojmë mikut kosovar me uar Ismail Kadare
të gjeografisë në ntitetit të popujve ndryshme që ata in e
kulturës në titetit të shqiptarëve shumë prej Ismail
Kadaresë në atë kohë kur nuk ishte e lehtë të thoshe
lirisht çka mendoje, sidomos çka mendoje në kundërshtim me
mendimet zyrtare, sado në Shqipëri edhe në atë kohë kishte
intelektualë dhe qytetarë të zakonshëm që e thoshin
mendimin mospajtues pavarësisht prej pasojave. Por, hajde,
ta kërkojmë të drejtën dhe të vërtetën prej Ismail Kadaresë
sot! Në qoftë se me të drejtë ngre zërin kundër
pornografisë tradicionale në letërsinë e bejtexhinjve e në
këngët popullore, pse nuk ngre zërin edhe kundër
pornografisë në nënkulturën tonë të sotme? Mos pse ajo e
para shprehet në gjirin e ideologjisë fetare myslimane,
kurse kjo e dyta nuk është në lidhje me këtë ideologji
fetare? Në qoftë se Ismail Kadarenë e shqetësojnë lokalet
dhe televizionet, në të cilat, ja, këndohen këngë për
ashikët, dylberët, pedofilët, pse nuk e shqetësojnë po aq
edhe filmat pornografikë, në të cilët vajza të reja
përjetojnë përuljen më të shtazërishme që mund të
imagjinohet e që jepen rregullisht në shumë televizione në
botë, që i shohin të rinjtë dhe qytetarët tanë, që duan t'I
shohin? Në qoftë se sinqerisht e shqetësojnë këngët për
dylberët, ashikët dhe pedofilët, pse nuk e shqetësojnë edhe
këngët e shfrenimet pornografike në klubet e natës, në të
cilat për joshje ashikërie përdoren edhe lloje të ndryshme
të drogës? Pse nuk e ngre zërin edhe kundër këtij
zhgruanimi, "zhburrërimi e zvetënimi moral të pashembullt"?


Mos pse ajo e para na qenka Lindje, kurse kjo e dyta
Përëndim?

Mos pse kjo e dyta është dëshmi e identitetit modern
evropian, kurse ajo e para ishte dëshmi e identitetit
"lëngaraq", si e quan Ismail Kadare identitetin mysliman,
të cilin identiteti shqiptar, "si një luan i zgjidhur nga
zinxhiri", bënte përpjekje ta hidhte "si leckë"! Bukur!
Identiteti, si luan me zinxhirë në qafë! Ku është parë luan
i tillë? Me zinxhirë në qafë!

Betejës së pabarabartë mes identitetit mysliman dhe
identitetit shqiptar pas çlirimit nga Perandoria Otomane i
jep fund vetë Ismail Kadare kur thotë: "Kombet nuk
ndryshohen as nga pushtimet e as nga konvertimet". Për të
dëshmuar sa serioz, sa shkencor, sa i qëndrueshëm është ky
pohim i Kadaresë po e japim një të dhënë. Në Enciklopedinë
linguistike të Kembrixhit, të autorit Dejvid Kristal,
shkruan se deri sot, në botë, janë shuar rreth njëzetmijë
gjuhë, që ishin gjuhë të grupeve të vogla etnike, të fiseve
dhe të popujve. Me to mund të besohet se janë shuar a janë
përvetuar nga popuj të tjerë edhe folësit e tyre. Dhe, mund
të besohet se numri më i madh i këtyre grupeve, fiseve dhe
popujve janë shuar a janë përvetuar nga popuj të tjerë si
pasojë e pushtimeve dhe e kolonializmit.

Edhe historia shqiptare e përgënjeshtron përgjithësimin
"teorik" të Ismail Kadaresë: pushtimi turk ka sjellë
konvertimin e mbi dy të tretave të popullit shqiptar, kurse
ky konvertim ka sjellë një identitet fetar, identitetin
fetar mysliman, si përbërës I identitetit të përgjithshëm,
historik shqiptar: i identitetit kombëtar shqiptar.
Domethënë: kombet mund të ndryshohen shumë edhe nga
pushtimet, edhe, sidomos, nga konvertimet.

Thirrje për kthim në fenë e të parëve
Përpos në Shqipërinë shtetërore, ku, thotë Ismail Kadare,
përkraheshin prej komunizmit, bejteve, muzikës, këngëve,
veshjeve, në përgjithësi, traditës myslimane, shqiptarët do
t'ia shohin sherrin edhe në ish-Jugosllavinë. Dhe, do t'ia
shohin sherrin jo vetëm në Jugosllavinë mbretërore, por
edhe në Jugosllavinë komuniste.

Duke filluar prej viteve të 50-ta të shekullit njëzet,
shkruan ai, shqiptarët po treteshin: " I gjithë ngjyrimi
kombëtar po zbehej me shpejtësi. Muzika po orientalizohej
më fort se më parë, veshjet e famshme tradicionale, ato që
edhe gjatë periudhës së gjatë otomane ishin ruajtur, po
zëvendësoheshin, jo prej veshjeje të kohës si kudo, por me
petka arabe, që nuk ishin njohur kurrë në këtë vend.
Jugosllavia, kjo primadonë e "botës së tretë", po i ofronte
kësaj botë popullsinë më të padëshiruar të saj, shqiptarët.
Ajo përpiqej që këta të ngjanin sa më pak evropianë e aq më
shumë afrikano-veriorë e aziatikë". Megjithëse në fund të
kësaj fjalie do të duhej të vihej, së paku një pikëçuditje,
Ismail Kadare e vë një pikë të zakonshme! Jugosllavia,
"primadona" e botës së tretë, po i afronte asaj botë
popullsinë më të padëshiruar: shqiptarët në ndryshorin
(variantin) afrikano-verior dhe aziatik! Domethënë:
popullsia më e padëshiruar e kësaj botë nuk ishin
shqiptarët, po vetëm shqiptarët që ngjanin "më pak
evropianë e aq më shumë afrikanoveriorë e aziatikë"!
Përfundimi i gjykimit të këtillë të Ismail Kadaresë është
ky: afrikano-veriori dhe aziatiku, për shkak se dallojnë
prej evropianit, nuk kanë dinjitet të barasvlershëm me të.
Ja edhe një shpërthim racist i shkrimtarit tonë - edhe një
qërim hesapesh me turqit dhe me arabët!

Nuk ka dyshim se si në Jugosllavinë mbretërore ashtu edhe
në Jugosllavinë komuniste janë bërë përpjekje të ndryshme
për shkombëzimin e shqiptarëve. Përpjekje për shkombëzimin
e tyre, gjithsesi shumë djallëzore, ishte regjistrimi pa I
pyetur, i një numri shqiptarësh si myslimanë apo si turq!
Por, as në Jugosllavinë mbretërore, as në Jugosllavinë
komuniste shqiptarët as nuk janë kandisur, as nuk janë
detyruar që të orientalizojnë muzikën e tyre, veshjen e
tyre, pamjen e tyre vetëm e vetëm që të ngjajnë sa më pak
evropianë e sa më shumë aziatikë, domethënë turq dhe
afrikano- veriorë, domethënë arabë. Jo. Përkundrazi: ka
ngjarë që detyrueshëm të "çaziatizohen" dhe të
"çafrikanizohen"! Kështu, për shembull; grave, në shumë
raste, me dhunë u është hequr ferexheja. Aziatizim dhe
afrikanizim folklorik i shqiptarëve në Kosovë, "duke
filluar prej viteve të 50-ta të shekullit njëzet", nuk ka
ngjarë. As në Jugosllavinë mbretërore, as në Jugosllavinë
komuniste, turqit nuk janë përbuzur, përkundrazi: janë
çmuar. Kudo ishin në Jugosllavi - në Kosovë, në Maqedoni,
ata ishin një si shtresë e lartë; në Kosovë ata ishin
qytetarët e qytetëruar të Kosovës, fisnikët e Kosovës. Ata
trajtoheshin kështu qoftë edhe për shkak se si Jugosllavia
mbretërore ashtu edhe Jugosllavia komuniste kishte
marrëdhënie politike dhe shtetërore me Turqinë të mira, në
situata të veçanta, jashtëzakonisht të mira, kurse babai i
Turqisë moderne, Ataturku, kishte qenë mik i mbretit
Aleksandër, ashtu siç kishte qenë kryetari i mëvonshëm,
gjeneral Evreni, mik i Josip Broz Titos.

Në Serbi dhe, në përgjithësi, në Jugosllavi nuk përbuzeshin
siç i përbuz Ismail Kadare as veshja, as muzika turke apo
arabe. Si muzika e veshja ashtu edhe veçori të tjera
orientale të kulturës serbe shiheshin si një mbetje
historike, që do të duhej të ruhej në muze, në teatër apo
në festivale të këngës popullore. Të rinjtë shqiptarë, që
kanë studiuar në universitetin e Beogradit, mbajnë mend se
në dekanatin dhe sallat e Fakultetit të Gjuhës dhe të
Letërsisë Serbe mbahej portreti I madh me fes në kokë i
themeluesit të gjuhës letrare serbe, Vuk Stefanoviq
Karaxhiqit, i cili njihet edhe si autor i sloganit ku jeton
qoftë edhe një serb është tokë serbe, që do të bëhet
slogani i nacionalizmit pushtues serb, duke filluar prej
gjysmës së parë të shekullit nëntëmbëdhjetë. Në teatrot
serbe, qoftë edhe në Beograd, më shpesh se asnjë shfaqje
tjetër do të shihej shfaqja e punuar sipas dramës së
shkrimtarit serb, Borisllav Stankoviq, Koshtana, në të
cilën të gjithë personazhet janë të veshur siç ishin veshur
në kohën e Perandorisë Otomane - allaturka dhe argëtoheshin
siç ishin argëtuar atëherë - allaturka!

Ata që urreheshin në Jugosllavi, ata që përbuzeshin në
Jugosllavi, në Jugosllavinë mbretërore dhe në Jugosllavinë
komuniste, mund të ishin vetëm shqiptarët. Ata ishin të
paracaktuar për të bërë punët më të rënda dhe më të pista
në Beograd e në qytete të tjera si më të mëdha në të dy
Jugosllavitë: për të bartur qymyrin dhe për të fshirë
rrugët.

Dhe ata që ishin të paracaktuar për dajakun e policisë dhe
për plumbat e ushtrisë serbe kudo e, sidomos, në kufirin me
nënën Shqipëri, ishin kësulëbardhët - shqiptarët, që mbanin
në kokë qylafin, që i binin fyellit dhe çiftelisë! Vetëm
ata, thuhej në Klubin kulturor serb, ku përpunohej
strategjia e zgjidhjes përfundimtare të çështjes shqiptare
e ku ishte paraqitur edhe projekti i Vasa çubrilloviqit
Shpërngulja e arnautëve - para Luftës së Dytë Botërore dhe
në UDB-në e Rankoviqit – pas Luftës së Dytë Botërore, e
mbajnë kombin sepse vetëm ata nuk e ndërrojnë qykën lehtë!
Në kohën kur Sllobodan Millosheviqi e kishte filluar të
ashtuquajturin jogurt - revolucionin, me qëllim që të
përmbyste autonominë e Kosovës të njohur në vitin 1974 dhe,
ashtu, mandej, t'I ndryshonte marrëdhëniet kushtetutore mes
republikave të ish-Jugosllavisë, serbëve që prej Kosovës
shkonin nëpër Serbi për ta shprehur zëshëm mosdurimin e
tyre ndaj shqiptarëve, në Novi Sad të Vojvodinës, u thuhej:
kthehuni atje prej nga keni ardhur dhe qërojini hesapet me
ato kokat e gjipsuara! Vetëm ata ju vijnë haqesh ju! Jo
shqiptarët që Ismail Kadare i pandeh të veshur në rroba
turke (aziatike -thotë ai) dhe arabe (afrikanoveriore -
thotë ai) po shqiptarët, me kokë "të gjipsuar", ishin ata
që duhej të dëboheshin prej Kosovës, sepse prej tyre, prej
vitalitetit të tyre, prej qykës së tyre, frikësoheshin
serbomëdhenjtë. Do ta provojmë këtë në vitin 1998 dhe në
gjysmën e parë të vitit 1999: fshati shqiptar ishte ai mbi
të cilin u derdh gjithë tërbimi i shtazërishëm i
paramilitarëve, I policive në uniforma të ndryshme dhe i
ushtrisë serbe dhe I cili u "pastrua etnikisht", për fat,
vetëm përkohësisht. E, këta, "primadona e botës së tretë",
Jugosllavia, nuk do të denjonte t'i vishte në veshjet e
miqve të atëhershëm politikë: të turqve dhe arabëve.

Qëllimin e këtyre bredhjeve të tij fetare,
politiko-historike, nëpër Jugosllavinë mbretërore dhe
Jugosllavinë komuniste, Ismail Kadare do ta shpjegojë vetë
kur shkruan: "Një shekull më pas - thotë ai - duke e
zgjatur harkun kohor në një shekull edhe pse rrëfimin për
orientalizimin e shqiptarëve në Jugosllavi e kishte filluar
nga vitet e 50-ta të shekullit njëzet - kundër propagandës
serbe që këmbëngulte t'i jepte shqiptarët si turq apo
aziatikë të ardhur vonë në Ballkan, dhjetëra mijëra të rinj
myslimanë shqiptarë më 1981-shin e 1991- shin, kërkuan
rrënjët e krishterimit të hershëm shqiptar, aspak për arsye
fetare, por thjesht për të treguar se populli I tyre kishte
qenë ngulitur në Kosovë shumë shekuj përpara sllavëve".

Sa shumë do të befasohen "të rinjtë myslimanë shqiptarë"
kur ta lexojnë këtë pohim propagandistik të koniunkturshëm
të Ismail Kadaresë. Rinia studentore dhe shkollore e
Kosovës, as në vitin 1981, as në vitin 1989-1990, nuk është
ngritur në demonstrata "për të kërkuar rrënjët e
krishterimit të hershëm shqiptar". Demonstratat e vitit
1981 dhe të vitit 1989-1990 nuk janë bërë as për të kërkuar
rrënjët e paganizmit ilir, as të krishterimit të hershëm,
as të krishterimit të vonshëm, as të myslimanizmit të
hershëm a të vonshëm. Jo dhe jo. Kërkimi i rrënjëve të
krishterimit të hershëm do të bëhet zbulim I komunistëve të
kthyer shpejt e shpejt në gjoja demokratë pas viteve të
'90-ta, të cilët do ta kuptojnë se duke i kërkuar ato
rrënjë do të mundë të përfitojnë politikisht për karrierat
e tyre! Dhe, disa prej tyre edhe do të përfitojnë: do të
dëgjohet për ta dhe do të jenë të ndihmuar në përparimin e
tyre. Të rinjtë e ngritur në demonstratat e vitit 1981 dhe
1989-1990 nuk do të kërkojnë rrënjë, sepse ata rrënjët i
kishin me vete si në shtëpi, në shkolla e në fakultete
ashtu edhe në demonstrata. Në qoftë se, megjithatë, do të
pranojmë se do farë rrënjësh i kërkonin, atëherë duhet të
thuhet e vërteta: të vetmet rrënjë që disa prej tyre
kërkonin më 1981, fatkeqësisht, ishin rrënjët
marksiste-leniniste!

Ata nuk ishin ngritur në demonstrata as "për të treguar se
populli i tyre kishte qenë ngulitur në Kosovë shumë shekuj
përpara sllavëve". Ata brohorisnin: jemi shqiptarë jo
sllavë, jo për të thënë se shqiptarët janë rrënjës, banorë
më të hershëm të Kosovës se serbët, po për të thënë se
Kosova as etnikisht, as historikisht s'i takon
Jugosllavisë. Ata nuk ishin ngritur në demonstrata as për
arsye fetare, as për arsye arkeologjike, historike a
linguistike. Për këtë as nuk kishin nevojë, as nuk kishin
kohë. Ngulitjen e popullit të tyre në Kosovë përpara
sllavëve e kishin dëshmuar arkeologët, historianët dhe
gjuhëtarët e shquar shqiptarë: Hasan Ceka, Skënder Anamali,
Muzafer Korkuti, Vangjel Toçi, Neritan Ceka, Aleks Buda,
Arben Puto, Kristo Frashëri, Stefanaq Pollo, Kristaq
Prifti, Ali Hadri, Gazmend Shpuza, Eqrem çabej, një varg
shkencëtarësh të huaj - gjermanë, francezë, italianë,
bullgarë, kroatë, boshnjakë, madje, edhe ndonjë serb. Ata
nuk e lodhnin mendjen atëherë të shqiptojnë në demonstrata
parullat fetare që Ismail Kadaresë do t'i duhen dhjetë a
njëzetepesë vjet më vonë për koniunkturën e tij politike
dhe letrare. Ata ishin ngritur në demonstrata për ta bërë
botore një kërkesë shumë më të rëndësishme: kërkesën për
Kosovën republikë e cila, mbasi të bëhej republikë, do të
mundë të bashkohej me, si thuhej atëherë, shtetin amë -
Shqipërinë.

Cili s'është misioni I Shqipërisë

Nxitimi për të qenë politikisht i koniunkturshëm atje ku ai
shumë dëshiron të jetë i koniunkturshëm, do të bëjë që
Ismail Kadare të predikojë një ide politike oh sa të
palejueshme për Shqipërinë dhe një ide politike, oh sa të
palejueshme për të si krijues!

Ta dëgjojmë me ç'vetëbesim e predikon këtë ide ai.

"Klisheja krejtësisht e gabuar e përftimit të Shqipërisë si
vend ndërmjetës, një sanduiç midis Lindjes dhe Përëndimit,
një qytetërim as ashtu, as kështu, thënë ndryshe një "vend
i as-asit", s'na bën kurrfarë nderi. Së pari, sepse nuk
është e vërtetë, së dyti, sepse të lakmosh një cilësim të
tillë, është njëlloj si të vetëshpallesh "gjysmak", që në
shqip midis të tjerash do të thotë "tarrallak". Ideja e
përhapur andejkëndej, dhe fatkeqësisht e përkrahur nga
Qosja, se "fati ynë historik është i paracaktuar për të
sendërtuar zbutjen e kundërshtimeve midis Lindjes dhe
Përëndimit", të kujton një nga njollat (e) historisë
shqiptare, kapardisjen e Shqipërisë komuniste për kinse
misionin e saj planetar për mbrojtjen e
marksizëm-leninizmit.

Ide të tilla delirante, ato me të cilat, Shqipëria, për një
kohë të gjatë, u bë gazi i botës, u kanë ardhur në majë të
hundës shqiptarëve".

çfarë margaritari politik!

çfarë margaritari diplomatik!

çfarë margaritari historik!

çfarë margaritari gjuhësorstilistik!

Për ta kuptuar plotësisht, me të gjitha ngjyresat
politiko-diplomatike, dhe tragjiko-komike këtë katekizëm
politik të Ismail Kadaresë është e nevojshme ta kthejmë në
trajtë të bashkëbisedimit.

çka është pohimi i Rexhep Qosjes se fati historik i
popullit shqiptar është i paracaktuar për të sendërtuar
zbutjen e kundërshtimeve midis Lindjes e Përëndimit?

Është një klishe krejtësisht e gabuar e përftimit të
Shqipërisë si vend ndërmjetës, një sanduiç midis Lindjes e
Përëndimit.

Thënë ndryshe?

Thënë ndryshe do të thotë një vend i as-as- it.

çka s'na bën ky pohim i Rexhep Qosjes?

S'na bën kurrfarë nderi.

Pse s'na bën kurrfarë nderi pohimi për Shqipërinë si vend
ndërmjetës, që mund të zbusë kundërshtitë midis Lindjes dhe
Përëndimit?

Sepse, kjo së pari nuk është e vërtetë.

E së dyti?

Së dyti, sepse të lakmosh një cilësim të tillë, të lakmosh
të bëhesh ndërmjetës është njëlloj si të vetëshpallesh
gjysmak.

çka do të thotë gjysmak në shqip?

Gjysmak në shqip, midis të tjerash, do të thotë
"tarrallak".

A është kjo ide që i pari e paraqet publikisht Rexhep
Qosja?

Kjo është ide e përhapur andej-këndej?

Nuk më kujtohet që për këtë ide të kem lexuar në gazetat
tona a të kem dëgjuar

në mediat tona elektronike.

S'ka përgjigje!

Idetë e përhapura andej këndej kanë një shqiptues të parë.

S'ka përgjigje!

Duket, megjithatë, se shqiptues i parë publik I kësaj ideje
djallëzore, kësaj klisheje, të jetë Rexhep Qosja.

S'ka përgjigje!

çka të kujton kjo ide e Rexhep Qosjes e përftimit të
Shqipërisë si vend ndërmjetës, një sanduiç midis Lindjes
dhe Përëndimit, një qytetërim as

ashtu, as kështu?

Më kujton një nga njollat e historisë shqiptare,
kapardisjen e Shqipërisë komuniste për kinse misionin e saj
planetar për mbrojtjen e marksizëm-leninizmit?

Ëhë! Po cili është kontributi yt në kapardisjen e
Shqipërisë komuniste për kinse misionin e saj planetar për
mbrojtjen e marksizëm-leninizmit?

S'ka përgjigje!

Sa kap numri i vjershave, tregimeve, romaneve, sprovave,
artikujve, referateve, intervistave me të cilat ti i ke
shërbyer posaçërisht shumë asaj kapardisjeje të Shqipërisë
në kohën e komunizmit për kinse misionin e saj planetar për
mbrojtjen e marksizëm- leninizmit?

S'ka përgjigje!

A dëshiron t'i përkujtojmë titujt e tyre dhe të shënojmë
ndonjë citat si më të gjatë? S'ka përgjigje!

Si mund të cilësohet ideja e Rexhep Qosjes për përftimin e
Shqipërisë si vend ndërmjetës, një sanduiç midis Lindjes
dhe Përëndimit, një qytetërim as ashtu, as kështu?

Mund të cilësohet si ide delirante?

Deri ku ju kanë ardhur idetë e tilla delirante shqiptarëve?


Idetë e tilla delirante, me të cilat për një kohë Shqipëria
u bë gazi i botës, u kanë ardhur në majë të hundës
shqiptarëve.

E pse idetë e tilla delirante ju kanë ardhur në majë të
hundës shqiptarëve? A vetëm pse i shqipton Rexhep Qosja?

Sepse idetë e tilla po "shkaktojnë çoroditjen kryesore në
politikën shqiptare. Një pjesë e madhe e politikanëve
flasin gjithë ditën për Evropën dhe Përëndimin, por
mendjen, me sa duket, e kanë nga Lindja. Nga Lindja në të
gjithë gamën që ajo ngërthen: Lindja e Mesme, ish-lindja
sovjetike, e po të mos mjaftojë kjo, edhe ajo kineze
maoiste".

E pabesueshme! Vërtet delirante! Lindjefobi! Myslimanofobi!
Myslimanofobia e Ismail Kadaresë, vërtet, është delirante!
Dhe, është e leverdishme!
E identifikuar

klevis2000
Musliman Krenar

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 07-05-2006, 06:06:24 »
Citojeni

RRESHQITJE POLITIKE DHE INTELEKTUALE

Bëni krahasim! Sa kundërhistorik e sa shkurtpamës është mendimi i Ismail Kadaresë, gabimisht i pandehur si i koniunkturshëm sot, me të cilin ia mohon Shqipërisë, me mbi dy të tretat e popullsisëmyslimane, misionin që ia kanë paracaktuar historia dhe gjeografia

NGA REXHEP QOSJA



Politika e kështjellëzimit

Shkrimtari Ismail Kadare jo vetëm se kundërshton, dënon, zhvlerëson, duke e quajtur, madje, njollë në historinë e Shqipërisë, pohimin tim se "fati ynë historik është i paracaktuar për të sendërtuar zbutjen e kundërshtimeve mes Lindjes e Përëndimit", por njëkohësisht merr në thumb të gacatores së tij edhe atë pjesë të politikanëve shqiptarë, që bëjnë politikën e bashkëpunimit politik, diplomatik, ekonomik dhe, pse jo, kulturor të Shqipërisë me të gjitha vendet pa dallim race, kombësie, feje, ideologjie. Shihet qartë: Ismail Kadare e ngre zërin, zëshëm, vendosmërisht, kundër çdo kontakti të Shqipërisë me vendet e Lindjes së Afërme e të Lindjes së Mesme, domethënë me vendet islamike, duke përfshirë këtu, madje, edhe ish-republikat aziatike sovjetike, si vende me popullsi kryesisht myslimane. A është e mundshme? Dhe, përpos vendeve myslimane, Ismail Kadare e ngre zërin edhe kundër çdo bashkëpunimi të Shqipërisë me Kinën, e cila, për të, vazhdon të jetë maoiste, si në kohën kur e ka shkruar romanin Dasma - jehonën e revolucionit kulturor kinez në letërsinë shqipe! Siç e këshillonte dikur Shqipërinë komuniste që të mbahej larg, sa më larg, prej imperializmit përëndimor dhe sa më larg prej revizionizmit sovjetik, Ismail Kadare e këshillon tani Shqipërinë demokratike që të mbahet larg, sa më larg, prej vendeve islamike! A ka nevojë fare të shpjegohen burimet dhe frymëzimet e kësaj myslimanofobie në të vërtetë të këtij kështjellëzimi të ri në mënyrë të koniunkturshme të Ismail Kadaresë? Jo. Por ka nevojë të thuhen edhe disa fjalë për zhvlerësimin politik dhe historik që i bën ai mendimit tim mbi fatin e paracaktuar historik të Shqipërisë për zbutjen e kundërshtimeve midis Lindjes dhe Përëndimit. Për fatin e popujve të tyre, dhe për fatin e kulturave e të qytetërimeve të tyre është i madh numri i intelektualëve në Përëndim dhe në Lindje, të cilët as në kohën e Luftës së Ftohtë nuk janë pajtuar me kështjellëzimin e popujve e të shteteve të tyre, të cilët kanë predikuar dhe të cilët predikojnë lidhjet, bashkëpunimet, bashkëmarrëveshjet midis Përëndimit dhe Lindjes, midis qytetërimit të krishterë dhe qytetërimit mysliman. Dhe, fatmirësisht, numri i tyre tani është në rritje si pas Luftës së Dytë Botërore. Janë këta intelektualë, të cilët jo vetëm se nuk e kundërshtonin dhe nuk e kundërshtojnë, dhe jo vetëm se e predikonin dhe e predikojnë, por e quanin dhe e quajnë të fisëm misionin historik të vendit të tyre për zbutjen e kundërshtimeve midis Lindjes dhe Përëndimit. Dhe, për më tepër, këtë fat të rëndë, të vendit të tyre e quanin dhe e quajnë të shenjtë. Po e citoj njërin prej tyre: po e citoj shkrimtarin grek, Nikos Kazanxhakis, i cili në romanin e tij të lavdishëm, një kryevepër e letërsisë botërore, Letër El Grekos, përkthyer shqip nga Miço Gubera e të botuar nga Shtëpia Botuese Eugen, në vitin 2001, përpos të tjerash, shkruan: "Pozicioni i Greqisë është me të vërtetë tragjik; përgjegjësia e Greqisë së sotme është dërrmuese; ajo ngarkon mbi supet tona një detyrë të rrezikshme, të vështirë për t'u plotësuar. Forca të reja ngrihen nga Lindja, po ashtu forca të reja ngrihen nga Përëndimi dhe Greqia qëndron gjithmonë midis këtyre dy shtysave që përplasen e bëhet edhe më shumë vendi i vorbullave. Përëndimi ndjek traditën e logjikës e të kërkimit, turret për të pushtuar botën; Lindja, shtyrë nga forca të tmerrshme të subkoshiencës, përpiqet edhe ajo të pushtojë botë. Greqia, ndërmjet tyre, kryqëzimi gjeografik e shpirtëror i botës, ka detyrë sërishmi t'i pajtojë këta dy sulmues të mëdhenj, duke arritur sintezën e tyre. A do të mundet? Fat i shenjtë, tmerrësisht i hidhur". Bëni krahasim! Sa i thjeshtë është mendimi im për fatin e paracaktuar historik të Shqipërisë për të zbutur kundërshtitë midis Lindjes dhe Përëndimit në krahasim me mendimin e autorit grek, i cili nuk ishte njeri pa paragjykime politike dhe ideologjike, por, megjithatë, ishte humanist i vetëdijshëm për misionin që historia ia kishte caktuar vendit të tij: jo vetëm për të zbutur, si them unë për Shqipërinë, kundërshtimet mes Lindjes e Përëndimit, po për të bërë sintezën e tyre. Bëni krahasim! Sa kundërhistorik e sa shkurtpamës është mendimi i Ismail Kadaresë, gabimisht i pandehur si i koniunkturshëm sot, me të cilin ia mohon Shqipërisë, me mbi dy të tretat e popullsisëmyslimane, misionin që ia kanë paracaktuar historia dhe gjeografia, për të luajtur rol, vërtet, ndërmjetësues, për të qenë jo "sanduiç", po subjekt historik, qytetërues, moral në zbutjen e kundërshtimeve mes Lindjes e Përëndimit sot! Sa përjashtues dhe moralisht i mjerë është mendimi i Ismail Kadaresë në krahasim me mendimin e gjeniut grek, Nikos Kazanxhakis, i cili Greqinë, me fare, fare pak popullsi myslimane dhe jo greke, e sheh si ndërmjetësuese, madje si vend pajtimi, ku do të arrijnë sintezën e tyre Lindja e Përëndimi, i cili Greqinë e sheh çka ajo ishte e do të jetë: kryqëzimi gjeografik e shpirtëror i dy botëve. E kush e sheh njëmendësinë shqiptare të tillë çfarë është, kush e sheh njëmendësinë shqiptare pa paragjykime fetare e politike, kush e sheh njëmendësinë shqiptare pa e shpërnjohur për shkak të leverdive të veta të çastshme, do të thotë: më parë se Greqia - me fare pak popullsi myslimane dhe jogreke, është Shqipëria (me Kosovën dhe Maqedoninë Përëndimore)- me mbi dy të tretat popullsi të besimit mysliman, është, pra, Shqipëria ai kryqëzimi gjeografik dhe shpirtëror i dy botëve, i Lindjes dhe i Përëndimit, që ka misionin historikisht të paracaktuar për zbutjen e kundërshtive të tyre. E kuptueshme. Tokat shqiptare janë ato në të cilat, më dukshëm e më krijueshëm se kudo në Ballkan apo në botë, ka ngjarë takimi i Lindjes dhe i Përëndimit, është arritur bashkimi midis qytetërimit të krishterë dhe qytetërimit mysliman. Kultura dhe qytetërimi shqiptar, ashtu si i ka trashëguar brezi ynë - brezi që i afrohet fundit të jetës, është dëshmia e kësaj. Dhe, bashkëjetesa shumëshekullore e harmonishme fetare në tokat shqiptare është dëshmia e mrekullueshme e kësaj. Dhe, ky mision i paracaktuar i Shqipërisë nuk e nxjerr Shqipërinë sot as gjeografikisht, as shpirtërisht, as politikisht prej Evropës. Përkundrazi, pikërisht për shkak të këtij misioni, do të duhej ta bënte më të dëshiruar për Bashkimin Evropian. Mos mendojmë ne se Evropa dhe Amerika do të na çmojnë, vërtet, pse prodhojmë këso mendimesh përjashtuese, si të Ismail Kadaresë, që na kthejnë në kohën e Luftës së Ftohtë? Mos mendojmë ne se Amerika dhe Evropa do të na çmojnë, vërtet, më shumë pse ministrin spanjoll të Punëve të Jashtme e presim gojëkyçur vetëm pse kishte ardhur në Tiranë për të frymëzuar pikërisht rolin zbutës të Shqipërisë, me një pjesë të madhe të popullsisë së besimit mysliman, në marrëdhëniet e sotme midis Lindjes myslimane dhe Përëndimit të krishterë? Mos mendojmë ne se Amerika dhe Evropa duan të na konvertojnë në të krishterë për të na përdorur në "luftën" fetare midis qytetërimit të krishterë dhe qytetërimit islamik? Jo. Kjo nuk është ardhmëria jonë. Dhe, kjo nuk është ardhmëria e qytetërimeve. Dhe, kjo nuk është politika e Përëndimit. Kjo nuk duhet të jetë dhe historikisht nuk do të mund të jetë politika e Shqipërisë. Kjo mund të jetë vetëm rrëshqitje politike dhe intelektuale e Ismail Kadaresë. Identiteti i nënçmuar Prej hidhërimit mospajtues me të cilin reagon ndaj pohimit tim se në identitetin shqiptar janë të përmbajtur përbërës të krishterë dhe përbërës myslimanë, se identiteti kombëtar shqiptar në të vërtetë është një përgjithësi, një e përbashkët, një e tërë e gjerë, e identitetit fetar të krishterë dhe e identitetit fetar mysliman, në të cilët janë bashkuar edhe përbërës historikë, kulturorë, zakonorë, moralë e të tjerë edhe më të përparshëm; prej përzgjedhjes së njëanshme të disa të dhënave apo trillimit të disa të tjerave; prej analizës dhe shpjegimit të njëanshëm të tyre, kur e kur të cekët e të njëanshëm deri në naivitet dhe, më në fund, prej disa përgjithësimeve që bën, del qartë se Ismail Kadare mohon të vërtetën dhe të drejtën për identitetin shqiptar i tillë çfarë është dhe madhëron një identitet evropian shqiptar sot të mbajtur prej tij në shemërim të supozuar me identitetin mysliman të Lindjes. Qëndrimi shpërfillës ndaj identitetit mysliman në identitetin e gjithësishëm shqiptar nuk ka se si të përjetohet ndryshe, përpos si fyerje prej shqiptarëve myslimanë që si përbërës të identitetit të vet kombëtar e çmojnë edhe fenë myslimane me të gjitha të veçantat e saj shpirtërore, morale dhe qytetëruese. Mund të thuhet kështu sepse në gjykimet e tij janë shpërfillur: adetet që shoqërojnë ceremonitë e lindjes, të martesës dhe të varrimit; mënyra të jetës në shtëpi dhe në shoqëri; ceremonitë fetare në ndërtesat dhe në vendet e kultit; veshjet me të cilat shumë gra myslimane vishen në shtëpitë e tyre apo edhe dalin në qytete; muzika popullore me veçori të muzikës orientale; vallet popullore me veçori të valleve orientale; kuzhina popullore me veçori të kuzhinës orientale; arti popullor në të cilin janë të përmbajtura motive dhe veçori të tjera të artit popullor turk dhe arab; krijimtaria letrare, fetare, iluministe, pedagogjike, morale, dokumentare e shkruar me alfabetin arab; monumentet fetare kulturore siç janë xhamitë, teqetë dhe tyrbet, numri i të cilave, posaçërisht i xhamive, është i madh në Shqipëri, në Kosovë dhe në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë në Ballkan; urat dhe kështjellat e ngritura në kohën e Perandorisë Otomane vlera kulturore historike e të cilave është e madhe; objektet e arkitekturës bashkëkohore, në të cilat shihen përbërës të arkitekturës tradicionale orientale; qytetet e njohura shqiptare si Shkodra, Berati, Vlora, Prizreni, Gjakova, Peja, Gjirokastra e të tjera, në të cilat arkitektura evropiane paraqitet vonë, kryesisht, gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe në kohën e komunizmit. Në turrin e tij shpërfillës të përbërësve myslimanë në të vërtetë të identitetit mysliman në identitetin e gjithësishëm shqiptar, Ismail Kadare ka shkuar aq larg sa ka shpërfillur edhe emrat e mbiemrat e disa milionë shqiptarëve e kjo do të thotë se ka shpërfillur qytetërimin që i ka krijuar ata! Dhe, jo vetëm kaq. Në këtë turr shpërfillës Ismail Kadare ka shkuar edhe më larg: ka shpërfillur edhe emrin e vet, Ismail, sigurisht duke mos dashur ta pranojë se edhe emri i tij e nënkupton një qytetërim - se është shprehja e tij dhe një identitet - se është dëshmia e tij. Domethënë: në këtë turr të myslimanofobisë së tij, të supozuar të leverdishme sot, ai ka shpërfillur një qytetërim - një sistem vlerash materiale e shpirtërore, zakonesh, rregullash, shprehish, virtytesh e vesesh, që karakterizojnë identitetin mysliman të shqiptarëve myslimanë e që, bashkë me identitetin e krishterë të shqiptarëve të krishterë, është i përmbajtur në identitetin e përbashkët: në identitetin kombëtar shqiptar. A është e mundshme? Mos ka dashur Ismail Kadare t'i bëjë të verbër dhe t'i bëjë të shurdhër evropianët që kanë qenë ndonjëherë në Shqipërinë shtetërore, në Kosovë dhe në Maqedoni? Dhe, mos ka dashur Ismail Kadare të na bëjë edhe ne të verbër dhe të shurdhër: të mos shohim çka shohim dhe të mos dëgjojmë çka dëgjojmë! Dhe, të mos jemi edhe çka jemi! Po, kjo është e drejta e tij: njeriu mund të bëjë me veten çka të dojë. Nuk mund të bëjë çka të dojë, ndërkaq, me të tjerët: me identitetin e tyre. Mbas përmbysjes së komunizmit kjo quhet shkelje e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
E identifikuar

klevis2000
Musliman Krenar

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 07-05-2006, 11:21:15 »
Citojeni

Kadare, Evropa dhe jeta jonë



Si ta sjellim Evropën në jetën tonë Nuk ka dyshim se rruga që ka ndjekur Ismail Kadare për ta treguar evropian identitetin tonë, është e gabuar dhe është e gabuar për dy arsye: e para, pse prej identitetit tonë është përpjekur të heqë ato që nuk mund të hiqen, dhe e dyta, pse në jetën tonë nuk po i sheh ato që do të duhej të hiqeshin. Duke vrapuar nëpër histori, ai nuk u është afruar pothuaj fare çështjeve kryesore në jetën e sotme shqiptare. Pse Evropa po i afron shqiptarët më ngadalë se popujt e tjerë të Ballkanit? Sigurisht jo për shkak se në identitetin e tyre, në atë përgjithësinë, në atë të tërën, që i themiidentitet kombëtar i shqiptarëve, është i përmbajtur edhe identiteti mysliman i numrit më të madh të tyre. Siç shkruan Rexhep Meidani në artikullin "Eurobarometri dhe barometri shqiptar", të botuar në gazetën "Panorama", më 11 janar 2005, Agjencia e Komisionit Evropian për Hulumtimin e Opinionit dëshmon se vetëm 33 për qind e qytetarëve evropianë e përkrahin pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, kurse Bosnjën e Hercegovinën 40 për qind. Kjo e dhënë dëshmon mjaftueshëm se nuk është feja myslimane e shumicës së shqiptarëve arsyeja pse ata dëshirohen më pak se të tjerët në Bashkimin Evropian, se po të ishte feja arsyeja, atëherë më pak se shqiptarët do të ishin të dëshiruar boshnjakët. Arsyeja e vërtetë pse shqiptarët dëshirohen më pak se të tjerët në Bashkimin Evropian, në të vërtetë është joevropa e sotme në jetën e tyre të sotme politike dhe shtetërore, janë mentalitetet, shprehitë, sjelljet, veprimet, të bërat e palejueshme, jodemokratike, primitive në politikën e tyre të sotme, që po ua vrasin sytë evropianëve që na vizitojnë, a që janë në Kosovë, që u kanë ardhur në majë të hundës edhe shqiptarëve e për të cilat Ismail Kadare nuk e quan të nevojshme të bëjë fjalë në sprovën e tij "Identiteti evropian i shqiptarëve". Dhe, këto mentalitete, shprehi, sjellje, veprime, të bëra të palejueshme, jodemokratike, në thelb cenuese për identitetin tonë në sytë e të tjerëve, aq sa janë orientale janë edhe oksidentale, aq sa janë burimore janë edhe të mësuara prej botës së huaj të djeshme dhe të sotme. Në qoftë se kjo është e vërtetë, atëherë për një intelektual shqiptar, që do të merrej me çështjen e përbërë të identitetit, shumë më e arsyeshme se të shemërojë identitetin kombëtar shqiptar dhe identitetin mysliman, që të shemërojë Lindjen dhe Përëndimin në kulturën dhe në qytetërimin tonë, është të bëjë betejën mendore pikërisht kundër kësaj joevrope të sotme në politikën dhe në jetën tonë të sotme. Është e rëndësishme për të sotmen dhe për të nesërmen tonë evropiane, që të ngremë zërin e të mos lejojmë që në heshtje të bëhen përbërës tw identitetit tonë: kultura e kuptuar vetëm si e drejtë e jo, para së gjithash, si obligim; shteti i privatizuar që po ngjan në Shqipëri e në Kosovë; shteti i kuptuar kryekëput si p