Zeri IslamIslami - IslamLibraria Islame (Moderatore: M.SHKODRANI, Albislam, Forumi Islam)Pyetjet që shpesh bëhen lidhur me Islamin dhe muslimanët: pjesa 1
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Pyetjet që shpesh bëhen lidhur me Islamin dhe muslimanët: pjesa 1  (E lexuar 147 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
abdurrahman
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 157


Shiko profilin
« më: 11-12-2008, 16:40:47 »




Pyetjet që shpesh bëhen lidhur me Islamin dhe muslimanët: pjesa 1





Ky material synon të formojë një të kuptuar tërësor të mësimeve Islame, kryesisht për jomuslimanët, shkurtimisht, por në një mënyrë të ngjeshur.



1. A mund të shpjegoni termet Allah, Islam, musliman, ibadet, teuhid, shirk?



Të kuptuarit e këtyre termave në të vërtetë ndihmojnë vlerësimin e duhur të esencës së Islamit.



Fjala Allah përbëhet nga dy pjesë, 'el' që është nyjë përcaktuese në Arabisht, dhe 'ilah' që ka për qëllim një objekt të cilit i shfaqet nënshtrim, dashuri, nder, dhe bindje. Duke qenë një kombinim i dy nyjeve, 'Allah' tregon atë të cilit duhet shfaqur dashuri, nder, dhe bindje absolute – në kundërshtim më tjerët, qofshin ata njerëz, xhinnë, engjëj, gurë, drunj, apo çkado – të gjitha nga të cilat janë marrë si objekt adhurimi nga njerëzit gjatë shekujve. 'Allah' është perëndia e njëjtë supreme në të cilën besohet nga fetë kryesore sot, dhe nuk është ndonjë perëndi e veçantë Arabe. Çfarëdoqoftë që adhurohet apo që i ofrohet bindje e pakushtëzuar, apo që është në qendër të ndjenjave siç është dashuria, frika, shpresa, mbështetja dhe të tjera vepra të zemrës, emërtohet si 'ilah'. Me fjalët tjera, mund të ekzistojnë shumë perëndi, si abstrakte, ashtu edhe konkrete. Shembuj të perëndive të tilla përfshijnë idhuj, drunj, gurë, hajmali, fuqi, grua personale, fëmijë apo prindër, dhe kështu me radhë.



Islami vjen nga rrënja 'esleme' që do të thotë të nënshtrohesh, dhe kjo tregon 'istislam' e cila është gjendja e nënshtrimit dhe pajtimit të vullnetshëm.



Islami është një term që paraqet rrugën e përgjithshme të jetës të mishëruar në nënshtrim ndaj vullnetit të Allahut siç predikohet nga pejgamberët, të bartura në Shkrimet e shpallura atyre, duke qenë i fundit ndër ta Muhamedi [paqja qoftë mbi të], për ardhjen e të cilit Çifutët dhe të Krishterët mësuan në Teurat [prej këtu migrimi i tyre aso kohe në Jethrib, tash e njohur si Medine]. Baza e Islamit është veçimi i Allahut me të gjitha format e adhurimit, qofshin ato të zemrës, gjuhës, apo gjymtyrëve. Kjo njihet si Teuhid apo monoteizëm. E ndërtuar mbi këtë është një mënyrë jetese që është mishërim i drejtësisë, barazisë, vëllazërisë universale, dhe paqes.



Musliman është ai që i nënshtrohet Allahut dhe u bindet urdhërave dhe ndalesave të Tij, gjendja e të cilit përshkruhet me Islam.



Ibadet është term që përkthehet si 'adhurim'. Është me rëndësi të theksohet se adhurimi në Islam s'është i kufizuar vetëm me rituale të jashtme. Baza e tij është në zemër dhe shfaqet me ndjekjen e gjendjeve esenciale të zemrës: mehebeh [dashuri], khauf [frikë], dhe rexha [shpresë].



Këto tre vepra të zemrës formojnë bazën për çdo veprim njerëzor. Çdo vepër e njeriut gjurmohet prapa deri në njërën nga këto apo një kombinim i këtyre dhe gjendjeve tjera të zemrës. Kështu që në Islam, bërthama e adhurimit gjendet në veprat e zemrës. Të ndërtuara mbi këtë janë thëniet e gjuhës dhe veprat e gjymtyrëve. Veprat e gjymtyrëve përfshijnë rituale adhurimi siç është namazi, agjërimi, pelegrinazhi, si dhe aspektet shoqërore, siç është lëmosha e detyrueshme e njohur si zekat, sjellja e përgjithshme dhe veprat e bazuara në moral, siç është largimi i gjërave të dëmshme nga dyshemeja, apo të dëshirosh për të tjerët atë që e dëshiron për vete, dhe të tilla çështje tjera, të cilat lehtësojnë jetën e përditshme në shoqëri dhe e cila ndihmon ruajtjen e aspektit të përbashkët jetësor. Veç kësaj, janë edhe bashkëveprimet shoqërore mes njerëzve dhe vendimet e ndryshme përsa u përket atyre, siç është martesa, vdekja, trashëgimia, konfliktet shoqërore dhe kështu me radhë – dhe veprimi në pajtim me këto vendime dhe të referuarit atyre poashtu është aspekt adhurimi. Me pak fjalë, 'ibadet' është term që paraqet veprat e jashtme dhe të brendshme, dhe përfshin konceptet e bindjes, nderit, devocionit, falënderimit dhe shumë gjendje tjera të lavdërueshme.



Teuhid në të vërtetë është porosia e të gjithë pejgamberëve, përfshirë Noan, Abrahamin, Moisiun, Jezusin, dhe Muhamedin. Teuhidi përbëhet nga tre aspekte:



a) të besosh se Allahu është krijuesi, pronari dhe rregulluesi i vetëm i universit dhe i gjithçkaje që ekziston veç Tij


b) të besosh në Emrat dhe Cilësitë e Allahut dhe


c) ta veçosh Atë në ibadet [dmth me domethënien gjithpërshirëse që u përvijua më lart]



Esenca e teuhidit është të çlirojë njerëzimin nga adhurimi i njeriut [dhe objekteve tjera të krijuara] nga njerëzit dhe t'i drejtojë ata për tek adhurimi i perëndisë së gjithë njerëzimit – duke qenë kjo bazë për unitetin e gjithë njerëzimit. Ai thërret për liri nga robërimi ndaj gjërave të krijuara për tek robërimi ndaj krijuesit të gjithçkaje.



Shirk [shoqërim] është e kundërta e teuhidit dhe përfaqëson vendosjen e të barabartëve, rivalëve, apo ortakëve me Allahun, qoftë në krijimtarinë e Tij, pronësinë apo rregulimin e universit, apo në emrat dhe Cilësitë e Tij, apo në të adhuruarit e Tij, me fjalët tjera, në cilëndo nga këto tre aspekte të teuhidit të shpjeguara më lart. Shembuj të kësaj do të përfshinin adhurim të varreve apo shenjtëve, apo adhurim të drunjëve, gurëve, apo elementeve natyrore, apo të pohosh se ndokush nga krijimi e di të padukshmen pavarësisht, apo se mund të krijojë, apo të japë jetë, apo të marrë jetë, apo të furnizojë dhe mbajë, mu sikur Krijuesi, Allahu.



E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • a te pelqeu
  • Dot a keni me shtu ndonje gje
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot dhe qka do te shtojshit
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 0
  • Shiko temen

* Sponsor