Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor


    







Etiketa



Faqe: 1 2 [3]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Pyetje-Përgjigje me Dijetaret  (E lexuar 2640 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
klevis2000
Musliman Krenar

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #30 më: 26-11-2005, 14:27:58 »
Citojeni

Disa çështje që lidhen me metodën e ehli sunetit në referim

1- Në fillimin e këtij kapitulli kemi përmendur që burimi i tretë është Ixhmai i selefëve.

Ehli sune uel Xhemaah besojnë se njerëzit më të ditur pas profetit janë sahabët, prandaj nuk ka dyshim që pajtimi i tyre në lidhje me një çështje nuk mund të jetë gabim. Kështu që ixhmai (konsesusi) i sahabeve është argument që bazohemi në të. Sipas mendimit më të saktë të dijetarëve, të cilin e ka përmendur dhe e ka zgjedhur Ibn Tejmije në Mexhmuul Fetaua, ixhmaë të vlefshëm nuk ka ekzistuar veçse në kohën e sahabeve, sepse pas tyre kanë lindur shumë mosmarrëveshje dhe umeti është përhapur shumë, gjë e cila e bën të pamundur të merret, e të njihet mendimi i të gjithë muxhtehidëve në lidhje me një çështje fetare. Prej citateve të Ibn Tejmijes lidhur me këtë çështje është fjala e tij: "Ixhmai i selefëve nuk mund të jetë veçse i saktë". Gjithashtu edhe fjala e tij: "Muslimanët në të gjitha çështjet e fesë bazohen në Kur'an, sunet dhe ixhmain e selefëve. Këto tri parime janë të pagabueshme (të mbrojtura nga gabimi)".


2- Është detyrë pranimi i çdo hadithi të saktë që na ka ardhur nga Profeti dhe punimi me të, qoftë ai 'muteuatir' apo 'ahad', qoftë në çështjet e akides apo në çështje të tjera të fesë.


Hadithi muteuatir është; hadithi që e ka transmetuar një grup i madh njerëzish, të cilët zakonisht nuk mund të pajtohen në gënjeshtër. Ky numër i madh trasmetuesish duhet të jetë në të gjitha hallkat e senedit. Lajmi i tyre duhet të jetë i mbështetur në atë që e kanë dëgjuar, shikuar ose prekur dhe të mos jetë konkluzion logjik. Si shembull për hadithin muteuatir kemi fjalën e Profetit: "Kush gënjen ndaj meje me dashje le të përgatisë karrigen e tij në zjarr". Këtë hadith e kanë transmetuar më shumë se 70 prej sahabeve. Vërtetësia e hadithit mutevatir është e padiskutueshme, prej tij përfitohet bindje e sigurtë.

Hadithi ahad është ai që nuk i ka plotësuar kushtet e hadithit muteuatir.

Dijetarët e hadithit e kanë ndarë hadithin ahad përsa i përket numrit të rrugëve të tij në tre lloje:

.   Meshhur. Ky është hadith që e kanë transmetuar tre transmetues ose më shumë në çdo hallkë të senedit, por që nuk e arrin numrin e hadithit muteuatir. Si shembull për këtë kemi fjalën e Profetit: "Allahu nuk e merr dijen duke e hequr nga gjokset e robërve, por duke u marrë jetën dijetarëve, derisa kur të mos mbetet më dijetarë, njerëzit do marrin krerë të paditur do t'i pyesin, kështuqë do të humbasin vetë dhe do t'i humbasin edhe të tjerët". [Buhariu dhe Muslimi]

. Aziz. Ky është hadithi që nuk ka më pak se dy transmetues në të gjitha hallkat e senedit, si p.sh. hadithi i Enes ibn Malikit dhe Ebu Hurejres nga i Dërguari i Allahut: "Nuk beson asnjëri prej jush derisa unë të jem më i dashuri tek ai se babai i tij, fëmija i tij dhe të gjithë njërëzit". [Buhariu dhe Muslimi]]

. Garib. Ky është hadithi që e ka transmetuar vetëm një transmetues, qoftë edhe në një hallkë prej hallkave të senedit, si p.sh; hadithi i nijetit që e trasmeton Umeru bnul Hattab Allahu qoftë i kënaqur prej tij.

Hadithi 'ahad' mund të jetë i saktë, i mirë, i dobët, shumë i dobët dhe i trilluar, prandaj duhet të vërejmë vlerësimin që i kanë bërë dijetarët, në mënyrë që të punojmë me hadithe të sakta në të gjitha çështjet e fesë, qoftë në akide, në rregullat e fikhut apo më gjerë dhe të largohemi nga hadithet e pasakta.

Dijetarët e selefëve të mirë besojnë se çdo gjë që na ka lajmëruar Allahu për të, ose që na ka lëjmëruar i dërguari i Allahut, e cila na ka mbërritur nëpërmjet rrugë të saktë, jemi të obliguar ta besojmë. Ata nuk bëjnë ndryshim mes lajmit 'mutevatir' dhe lajmit 'ehad' përderisa është i saktë. Kështu ata me të dyja llojet i konfirmojnë çështjet e akides pa dallim.

 Një grup i humbur mendojnë se nuk vlen të mbështetesh në hadithe të sakta 'ahad' në çështjet e akides. Pradaj ata nuk bazohen për pohimin e çështjeve të akides veçse në Kura'në e në hadith mutevatir. Argumentimi me Kura'në e hadith mutevatir, sipas tyre, është i vlefshëm vetëm në rastin kur kuptimi i tekstit është i prerë, i padiskutueshëm. Ky mendim e ka prejadhjen nga Ehlul Kelam (teologët), të cilët i japin përparësi logjikës para argumenteve të Kura'nit dhe sunetit.

 Në këtë mendim i pasuan disa dijetarë të usulul fikhut, por në kohën tonë ky mendim u përhap shumë, aq sa  gati sa nuk u harrua besimi i vërtetë, megjithëse dijetarët në të kaluarën dhe në të tashmen e kanë zbuluar dilemën që e u ka lindur përfaqësuesve të këtij mendimi dhe kanë sqaruar pavlefshmërinë e rrezikshmërinë e tij.

- Sqarimi i dilemës se tyre:

Ata kanë thënë se argumentet që mbështesim në to çështjet e akides duhet të jenë të formës së prerë dhe të përfitohet prej tyre bindje e sigurtë 'jekin'. Hadithet ahad dhe tekstet e Kura'nit e të haditheve mutevatire që kanë kuptim të diskutueshëm (jo të prerë), nuk përfitohet prej tyre bindje e sigurtë. Por ato janë argumenta 'dhannije' (që përfitohet prej tyre një mendim, ose mundësi më e madhe, lidhur me diçka, por që nuk arrin nivelin e bindjes së sigurtë,'jekin').

Prandaj nuk vlejnë për argument në akide, sepse janë 'dhannije'. Argumentet që përfitohet prej tyre 'dhann' (mendimi, ose mundësia më e madhe për të qenë diçka siç paraqetet) nuk lejohet të përdoren si dëshmi për çështjet e akides, sepse Allahu i lartesuar ka thënë: "Ata nuk kanë asnjë dije për këtë. Ata ndjekin vetëm se 'edh dhann'  (hamendje) dhe padyshim se hamendja nuk vlen aspak ndaj të vërtetës (që ta zëvendësojë atë)" [En Nexhm;28]. Gjithashtu Allahu i Lartesuar ka thenë: "Ata ndjekin veçse 'edh dhann'(1) (hamendje) dhe çfar ata dëshirojnë" [En Nexhm; 23]. Kanë thënë: në këto ajete e të tjera Allahu i Lartësuar i ka sharë mushrikët për shkak se ata ndjekin 'edh dhann'. Sipas tyre këtu përfshihet edhe mbështetja për çështjet e akides në hadithe ehad dhe në ajete e hadithe muteuatire që nuk janë të prera nga ana e domethënies.

Bazimi në këto ajete e të tjera për të përligjur mendimin e tyre nuk është i saktë sepse 'dhanni' që Allahu ka ndaluar ndjekjen e tij në ajetet  e Kur'anit nuk është 'dhanni' që kanë për qëllim ( d.m.th; argumenti që nuk përfitohet prej tij bindje por që përfitohet mendimi ose mundësia më e madhe), por ai është 'dhanni' që merr kuptimin e dyshimit, hamendjes dhe gënjeshtrës. Këtë lloj 'dhanni' ka ndaluar Allahu në Kur'anë dhe jo punimin me hadithet 'ahad', sepse prej tyre përfitohet bindje e sigurtë ose më e pakta mendimi më i fortë dhe mundësia më e madhe, siç do ta sqarojmë në vijim inshaAllahu.

- Pra 'dhanni' i përmendur në ajet të cilin e ka hedhur poshtëë Allahu i Lartësuar nuk është ai që përfitohet prej tij mendimi më i fortë e mundësia më e madhe rreth diçkaje, por është ndjekja e dyshimeve, hamendjeve dhe gënjeshtrave. Prej gjërave që e përforcojnë këtë është fjala e Allahut të Lartësuar për mushrikët: "Ata nuk ndjekin gjë tjetër veçse edh-dhann (hamendjen dyshimet) dhe ata nuk bëjnë gjë tjetër veçse gënjejnë".[El Enam: 116]. Që do të thotë se me fjalën dhann ka patur për qëllim gënjeshtën, hamendjen.

- Sikur thënia e tyre të ishte e saktë, atëherë nuk do të lejohej punimi me hadithe 'ahad' edhe në çështjet e fikhut, sepse Allahu e ka ndaluar punimin me 'edhdhann' në përgjithësi pa bërë dallim mes çështjeve të akides dhe të fikhut dhe sepse në ajetin e sures Enamë ku Allahu i Lartësuar ka dënuar ndjekjen e 'dhannit', nga ana e mushrikëve, ka përmendur edhe disa rregulla fikhu, gjë e cila tregon se  ky lloj dhanni është i dënuar në të gjitha çështjet si të akides po ashtu edhe të fikhut. Allahu i Lartësuar ka thënë: "Ata që i bënë shok Allahut të Lartësuar do të thonë: "Po të kishte dashur Allahu, ne nuk do t'i kishim bërë shokë atij në adhurim as edhe baballarët tanë (nuk do ta kishin bërë këtë)" -ky fragment bën fjalë për çështje besimi- "dhe se nuk do të kishim ndaluar ndonjë gjë (përkundër dëshirës së Tij)", -ky fragment bën fjalë për gjëra që kanë të bëjnë me rregullat-. "Në të njëjtën mënyrë përgënjeshtruan ata që ishin para tyre (ata kundershtuan padrejtësisht të dërguarin e Allahut), derisa ata shijuan Zemërimin Tonë. Thuaj: A mos keni ju ndonjë dijeni (provë mbrojtëse) që mund ta sillni para nesh? Vërtetë që ju nuk ndiqni gjë tjetër, por vetëm hamendje (dhann) dhe nuk bëni gjë tjetër përveç se gënjeni". [El Enam;148].

Pastaj ne nuk e pranojmë thënien e tyre se prej hadithit 'ahad' nuk përfitohet bindje e sigurtë, sepse një gjë e tillë mund të përfitohet prej tij. Siddik Hasen Khan ka thënë "Mospajtimi i dijetarëvëe lidhur me përfitimin e bindjes së sigurtë nga hadithi 'ehad' është vetëm në rastin kur atij nuk i bashkangjitet diçka që e përforcon, ndërsa nëse do t'i bashkangjitet diçka që e përforcon ose hadithi të jetë 'meshhur' atëherë nuk ka kundërshtim që prej tij përfitohet bindje e sigurtë".

Ajo që rezulton nga studimi i qëndrimive dhe thënieve të selefëve dhe  të shumë dijetarëve të mëvonshëmë si Ibnus Salah ,Ibn Tejmije, Ibn  Kethir e të tjerë është se hadithi 'ahad' jep bindje nëse ekzistojnë gjëra, shenja e tregues që e përforcojnë.

Prej gjërave përforcuese, të cilat nëse hadithi është i pajisur me to, të jep bindje, janë këto që vijojni:

a.   Hadithet që janë trasmetuar në librat e Hadithit, të cilat i kanë vlerësuar të sakta dijetarët dhe nuk e ka hedhur poshtëë saktësinë e tyre asnjëri. Në këtë rast padyshim përfitohet prej tyre jekin (bindje) sepse ymeti është pajtuar për saktësinë e tyre.

     b. Hadithet që i ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi së bashku ose njëri prej tyre dhe nuk ka kundërshtuar asnjë prej dijetarëve të hadithit në saktësinë e tyre.

c.Hadithet që janë 'meshhur' të cilat kanë tre ose, më shumë rrugë.
d. Hadithet që i kanë transmetuar dijetarë të mëdhenj, si Malik nga Nafi' nga Abdullah ibn Umer.

Madje disa dijetarë janë të mendimit se çdo hadith i saktë përfitohet prej tij bindje e plotë (jakinë). Ky është mendimi i disa dijetarëve të medhhebit maliki, shafi', hanbeli, si dhe mendimi i Ibn Hazmit. Në kohën tonë këtë mendim e ka zgjedhur shejh Albani.

Nga kjo që sqaruam dalim në përfundimin se dijetarët e ehli sune uel xhemaah i pranojnë hadithet 'ahad' të sakta, qoftë në besim apo në rregullat e fikhut pa bërë dallim. Tregon për këtë fakti që dijetarët e sunetit si Maliku, Ahmed Buhariu, Muslimi, Ebi Davudi, Termidhiu e të tjerë, i kanë trasmetuar e rregjistruar në librat e tyre hadithet që përmbajnë çështje të akides, megjithëse e dinin që hadithet mutevatire prej tyre janë shumë pak, dhe se shumica e tyre janë 'ahad'. Sikur të mos e pranonin bazimin në to për çështjet e akides nuk do të ishin lodhur me trasmetimin e tyre dhe do t'u kishte shkuar e gjithë kjo punë kot. Kushdo që u mvesh atyre ndonjë mendim tjetër ai ka shpifur ndaj tyre. Pastaj diskutimi se përfitohet prej hadithit ahad bindje apo jo nuk ka arsye që të lidhet me temën e akides, sepse dijetarët që thonë se përfitohet prej tij 'dhann' e pranojnë atë në akide përderisa është i saktë. Ibnu Abdil Berr është i mendimit që hadithi ahad përfitohet prej tij 'dhann' dhe jo 'jekin', megjithatë ai e pranon atë në çështjet e akides dhe thotë se ky është qëndrimi i dijetarëve të ehli sunetit.

Faktet nga Kur'ani dhe suneti që tregojnë se është detyrë të pranohet hadithi ahad në çështjet e akides.

Allahu i Lartësuar ka thënë: "Nuk është e përshtatshme për besimtarët të dalin për luftë të gjithë. Nga çdo grup i tyre vetëm një pjesë duhet të marshojë, me qëllim që të njihen me fenë (Islame) dhe që të mund të këshillojnë njerëzit e tyre kur të kthehen tek ata dhe që të mund të jenë të vetëdijshëm (për të keqen)." [Et Teube:122]

Në këtë ajet Allahu i ka urdhëruar fiset, të dërgojnë një palë prej tyre, për të mësuar çështjet e fesë, me qëllim që kur të kthehen t'u mësojnë njerëzve të fisit fenë. Fjala 'taife' që  është përmendur në ajet nga ana gjuhësore, përdoret për një person e më shumë, që do të thotë se sikur një fis të çojë vetëm një person për të mësuar çështjet e fesë, pasi të kthehet në mesin e tyre, e kanë detyrë  të pranojnë prej tij, çdo gjë të fesë, qoftë në çështje e akides apo të fikhut. Madje çështjet e akides janë më me përparësi për t'i pranuar, sepse janë më të rëndësishme. Ajeti është argument i qartë për pranimin e hadithit ahad që transmetohet nga një ose më shumë persona pa bërë dallim ndërmjet çështjeve të akides dhe të fikhut. Këtë e konfimon edhe hadithi që ka trasmetuar Buhariu në sahihun e tij nga Malik ibnul Huvejrith i cili thotë: "Erdhëm tek Profeti, ndërkohë që ishim të rinj në një moshë të përafërt. Pranë tij qëndruam njëzet ditë. Profeti ishte i mëshirshëm, zemërbutë, i dhembshur, prandaj kur mendoi se na mori malli për familjet tona na kërkoi ta lajmëronim për njerëzit që kishim në familje. Pasi e lajmëruam na tha: "Kthehuni në familjet tuaja, qëndroni mes tyre, mësojuni atyre fenë, urdherojini ata dhe faluni siç më keni vërejtur mua duke u falur". Pra, Profeti  i urdhëroi të kthehen në familje dhe t'u mësojnë çështjet e fesë. Më të rëndësishmet e çështjeve të fesë janë ato të besimit, kështuqë n.q.se do të ishte i saktë mospranimi i hadithit ahad në akide, këta djem nuk do t'u flisnin familjeve për besmin dhe ata nuk do e kishin detyrë të pranonin prej tyre.


Gjithashtu Allahu i Lartësuar ka thënë: "O ju që keni besuar! Nëse një njeri i poshtëër e i lig ju vjen me ndonjë lajm, sqarojeni e bëjeni të qartë,  që të mos dëmtoni njerëzit nga padija e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë". [El Huxhuratë: 9]

Ajeti tregon se kur na vjen një mëkatar me ndonjë lajm, nuk e pranojmë prej tij, por e shqyrtojmë dhe verifikojmë, në të kundërt kur na vjen me çfardolloj lajmi një njeri i drejtë dhe i besueshëm, argumenti nëpërmjet tij konsiderohet i përcjellur dhe është detyrë ta pranojmë prej tij menjëherë pë qenë e nevojshme të shqyrtojmë e të verifikojmë. Padyshim që në lajmet e njerëzve të besueshëm, përfshihen edhe çështjet e besimit.

Gjithashtu Allahu i Lartësuar ka thënë: "O ju që keni besuar! Nëse një njeri i poshtëër e i lig ju vjen me ndonjë lajm, sqarojeni e bëjeni të qartë,  që të mos dëmtoni njerëzit nga padija e pastaj të pendoheni për atë që keni bërë". [El Huxhuratë: 9]

Ajeti tregon se kur na vjen një mëkatar me ndonjë lajm, nuk e pranojmë prej tij, por e shqyrtojmë dhe verifikojmë, në të kundërt kur na vjen me çfardolloj lajmi një njeri i drejtë dhe i besueshëm, argumenti nëpërmjet tij konsiderohet i përcjellur dhe është detyrë ta pranojmë prej tij menjëherë pë qenë e nevojshme të shqyrtojmë e të verifikojmë. Padyshim që në lajmet e njerëzve të besueshëm, përfshihen edhe çështjet e besimit.

c) Ka ardhur në sahihun e Buhariut dhe të Muslimit se banorët e Jemenit erdhën te Profeti dhe i thanë: "O i dërguari i Allahut! Dërgo me ne një burrë që të na mësojë sunetin dhe Islamin!" Profeti e kapi përdore Ebu ubejde ibnul Xherrah dhe tha: "Ky është besniku i këtij umeti."
Gjithashtu Profeti ka dërguar dhe të tjerë prej sahabëve në vende të ndryshme për t'u mësuar njerëzve Islamin, si Ali ibn ebi Talib, Muadh ibn Xhebel dhe ebu Musa el-Eshari. Hadithet e tyre gjendet te Buhariu, Muslimi e të tjerë libra të hadithit. Ata u mësuan njerëzve çështjet e fesë, ku përfshiheshin padyshim edhe ato të akides. Njerëzit ishin të obliguar të pranonin prej tyre. Nëse nuk do të ishte detyrë pranimi i lajmit të përcjellë nga një person apo dy e më shumë që nuk arrin gradën 'mutevatir' (hadithi ahad), Profeti nuk do t'i dërgonte në këtë formë e me këtë numër dhe njerëzit nuk do të ishin të obliguar të pranonin prej tyre.

Disa aspekte që hedhin poshtëë mendimin e atyte që nuk bazohen në hadithin 'ehad' për çështjet e akides:

a.   Mospranimi i hadithit ahad në çështjet e akides apo thënia se nuk është detyrë të punohet me të në akide, është diçka e shpikur që se kanë njohur selefët e këtij umeti. çdo gjë e tillë është e refuzuar, sepse Profeti ka thënë në hadithin e trasmetuar nga Aishja në sahihun e Muslimit: "Kush shpik në fenë tonë atë që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar, e papranueshme."

b. Thënia e tyre se hadithi 'ahad' nuk vlen për argument në akide është në vetvete një çështje prej akides që ka nevojë për argument të prerë, i cili të tregojë se hadithi 'ahad' nuk pranohet në akide. Një argument të tillë, kurrë s'mund ta gjejnë. Në këtë mënyrë ata kan kundershtuar vetvetet dhe kanë rënë në kundërthënie.

c. Sikur të kishte ndonjë argument të formës së prerë (jekin) që nuk pranohet hadithi ahad në akide do ta kishin njohur sahabet dhe do ta kishin deklaruar. Po ashtu edhe ata që erdhën pas tyre prej të parëve të këtij umeti. Përderisa ata nuk e kanë njohur një argument të tillë, kjo tregon se nuk ekziston argument për të.

d.    Mospranimi i hadithit 'ahad' në akide bie ndesh me metodën e sahabeve, të cilët e pranonin hadithin e atij që u përcillte fjalët e Profetit duke qenë të bindur në to. Asnjëri prej tyre nuk e refuzonte lajmin e vëllait të tij me preteksin se hadithi i përcjellur prej tij është 'ahad'.

h.   Faktet që dëshmojnë për detyrën e pranimit të argumenteve të Kura'nit dhe sunetit përfshijnë temat e besimit dhe rregullat e ligjet e sheriatit. Përjashtimi i temave të akides kur hadithet janë 'ahad' është një përjashtim pa argument.

      Disa nga çështjet e akides që kanë ardhur në hadithe të sakta.

1)   Profecia e Ademit, si dhe e disa profetëve të tjerë, për të cilët Kura'ni nuk përmend se janë profetë.

2)   Epërsia e Profetit tonë Muhamedit mbi të gjithë të Dërguarit.

3)   Shumë çështje që kanë të bëjnë me fillimin e krijimit të krijesave, cilësinë e melaikeve, xhinëve, xhenetit, zjarrit, se ato janë të krijuara dhe se guri i zi është i ardhur nga xheneti.

4)   Shumë prej shenjave të Kijametit, përveç atyre që kanë ardhur në hadithe muteuatir.

5)   Besimi se dhjetë të përgëzuarit me xhenet janë prej banorëve të xhenetit.

6)   Shumë prej mrekullive dhe veçorive të profetit.

7)   Shumë gjëra që lidhen me jetën e varrit, kijametin, dhe ditën e gjykimit.

8)   Shumë çështje që kanë të bëjnë me kaderin.



Grupet e humbura për shkak se s'kanë dijeni rreth haditheve të profetit, kanë mohuar shumë çështje të akides që kanë ardhur në hadithe muteuatire, me pretendimin se janë trasmetuar në hadithe 'ahad', duke kundershtuar kështu atë që e kanë theksuar ekspertët e kësaj fushe, dijetarët e hadithit. Prej gjërave që i kanë mohuar është dalja e dexhalit, zbritja e Isait, shikimi te Allahu në xhenet dhe shumë prej mrekullive të Profetit tonë Muhamedit.



Shenime  

(1)
 Sipas tyre 'edh dhann' do të thotë: argumenti që nuk përfitohet prej tij bindje por që përfitohet mendimi ose mundësia më e madhe. Ky koment që i kanë bërë fjalës 'edh dhann' nuk është i saktë, siç do ta mësojmë nga kunderpërgjigja, ngaqë kuptimi i saktë i saj është hamendja, gënjeshtra dhe trillimi që e ndiqnin mushrikët.
E identifikuar

klevis2000
Musliman Krenar

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #31 më: 26-11-2005, 14:31:57 »
Citojeni

3- Profeti ynë Muhamedi i ka sqaruar çështjet e fesë, prandaj çdo shpikje në fe është bidat i refuzuar.

Allahu e ka plotësuar fenë e Tij, nuk ka në të asnjë lloj mangësie, prandaj nuk lejohet të pakësohet, të shtohet, apo të ndryshohet ndonjë gjë në të. Allahu thotë në Kur'anë: "Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha për ju islamin fe". [Maide; 3]
Për këtë ka thënë profeti në hadithin e transmetuar nga Irbad ibni Sarije: "Na këshilloi i Dërguari i Allahut me një këshillë, prej së cilës u frikësuan, e u zbutën zemrat dhe lotuan sytë. Atëherë ne i thamë: O i dërguari i Allahut sikur kjo është këshillë lamtumire apo ndarje prej nesh prandaj na porosit (me diçka që t'i përmbahemi pas teje). Profeti u tha: U këshilloj t'i frikësoheni Allahut, të dëgjoni dhe të rrespektoni, edhe sikur prijësi juaj të jetë një rob, sepse kush jeton prej jush do të vërejë shumë përçarje. Prandaj kapuni për sunetin tim (rrugën time) dhe sunnetin e halifëve të drejtë e të udhëzuar. Shtrëngojeni atë me dhëmballët tuaj (d.m.th. kapuni fort për të). Ruhuni shpikjeve në çështjet e fesë sepse çdo bidat është humbje." Trasmeton Ebu Daudi dhe Tirmidhiu i cili thotë hadithi është Hasen sahih.  Në një transmetim të hadithit të Irbad ibn Sarijeh Profeti thotë: "Ju kam lënë në një rrugë të drejtë, nata e së cilës është si dita e saj nuk devijon nga ajo vetëm se një i shkatërruar." Kjo do të thotë që Profeti e ka sqaruar çdo gjë të fesë, kështu që ai që shton, ndryshon e devijon është i shkatërruar.

Transmeton imam Shafiu dhe Taberani se Profeti ka thënë: "Nuk kam lënë ndonjë gjë që ju afron te Allahu i Lartësuar, veçse ju kam urdhëruar për të."
Aishja trasmeton se Profeti ka thënë: "Kush shpik në fenë tonë diçka që nuk është prej saj, ajo është e refuzuar." Trasmeton Buhariu dhe Muslimi. Në sunenin e Nesaiut ka ardhur hadithi i saktë se Profeti ka thënë: Me të vërtetë më e mira fjalë është fjala e Allahut të Lartësuar dhe më i miri udhëzim është udhëzimi i të dërguarit të Tij. çdo shpikje është bidat dhe çdo bidat është humbje dhe çdo humbje, përfundimi i saj është në zjarr." Hadithin e ka trasmetuar edhe muslimi përveç fragmentit të fundit.

Imam Ahmedi transmeton nga Abullah ibn Mes'udi i cili rrëfen: "Bëri Profeti një vijë të drejtë dhe tha: Kjo është rruga e drejtë që ka ligjëruar Allahu i Lartësuar, pastaj bëri vija djathtas e majtas dhe tha: Në krye të secilës prej këtyre rrugëve ka një shejtan që i fton njerëzit të ecin në të. Pastaj lexoi fjalën e Allahut: "Vërtetë, kjo është rruga ime e drejtë, kështu që ndiqeni atë dhe mos ndiqni rrugë të tjera, pasi ato do t'ju ndajnë e do t'ju largojnë nga Udha e Tij. Për këtë ju ka porositur që të mund të bëheni Muttekinë (të përkushtuar në Besimin e pastër Islam)". [El enamë: 153]
Gjithashtu ka trasmetuar Hudhejfetu ibnil Jeman, i cili thotë: Njerëzit e pyesnin Profetin për të mirë, kurse unë e pyesja për të keqen nga frika se mos më prekte, kështuqë thashë; O i Dërguari i Allahut! Ne kemi qenë në xhahilijet dhe në sherr dhe Allahu na solli këtë të mirë. A do të ketë pas kësaj të mirë, të keqe, sherr? Po(1) , -më tha Profeti. I thashë: po pas kësaj të keqeje a ka hajër? Po, dhe ai do të shoqërohet me 'dekhan' (2) (inatë, urrejtje, armiqësi, prishje të zemrave, dhe trazira e turbullira), -u përgjigj Profeti. I thashë: ç'ka është dakhani i asaj periudhe, o i Dërguari i Allahut!? Profeti tha: Një popull që udhëheqin jo me udhëzimin tim, të cilët bëjnë punë që i pranon dhe punë që nuk i pranon. I thashë: po pas këtij hajri a ka sherr? Po, -më tha-, ka ftues për në dyert e xhehenemit, kushdo që u përgjigjet, ata e hedhin në të(3) .  O i dërguri i Allahut! Na i përshkruaj ata, -i thashë. Ata janë nga mesi jonë, flasin gjuhën tonë dhe janë të fesë tonë, -mu përgjigj ai.. I thashë: për çfarë më urdhëron të bëj nëse e arrij atë kohë? Tha: Të kapesh për xhematin e muslimanëve dhe kryetarin, e prijësin e tyre.Thashë: Po në qoftë se muslimanët atë ditë nuk kanë as xhemat dhe as prijës? Tha: Largohu atyre grupeve të gjitha edhe sikur të shtrëngosh rrënjët e një pemë, derisa të të vijë vdekja dhe ti duke qenë në këtë gjendje". Trasmeton: Buhariu dhe Muslimi.
Abdullah ibn Mes'udi ka thënë: "Ndiqni (rrugën e Profetit e të shokeve të tij dhe mos shpikni risi e bidate, sepse u mjafton ajo që ka qënë në të i Dërguari dhe shokët e tij".
Abdullah ibn Umer ka thënë: "çdo bidat është humbje, edhepse e konsiderojnë njerëzit të mirë".



Shenime

(1)Kanë thënë dijetarët bëhet fjalë për fitnet (trazirat) që kanë ndodhur pas Uthmanit.
  (2)Kanë thënë dijetarët bëhet fjalë për, bashkimin dhe rrespektin e njerëzve që ndodhi në kohën e Aliut dhe të Muavijes, ndërsa 'dakhani', janë vëprimet e disa guvernatorëve në kohën e tyre, kjo sipas një varianti në komentin e hadithit.  
  (3) Ftuesit për në dyert e xhehenemit janë havarrixhet e të tjerë prej bidatçijve. Shiko për më gjerë komentin e këtij hadithi në "Fethul Bari".
E identifikuar

klevis2000
Musliman Krenar

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #32 më: 26-11-2005, 14:35:11 »
Citojeni

4- Arsyet logjike të qarta, të prera e të padiskutueshme, janë krejtësisht në përpuethshmëri me argumentet e sakta të sheriatit.

 Kurrësesi nuk mund të bjerë në kundërshtim arsya logjike e qartë, e prerë, e e padiskutueshme me një argument të prerë e të sakta të sheriatit.


Mendja është një dhuratë dhe një nder i madh që Allahu ia ka bërë njeriut. Allahu i lartesuar i ka dhuruar mendjes së njeriut disa aftësi dhe përgatitje për të kryer shumë proçese logjike të cilat janë të dobishme për jetën e njeriut, të cilin Ai e ka nderuar . Allahu i Lartesuar ka thënë: "Vërtetë Ne i kemi nderuar Bijtë e Ademit dhe Ne i kemi mbartur ata në tokë e në detë, dhe i kemi furnizuar ata me gjithë të mirat, si edhe i kemi parapëlqyer ata përmbi shumë prej atyre që Ne i kemi krijuar me miresi të veçantë." [El Isra; 70]

-   Grada dhe vlera e mendjes në Islam.

Vlera dhe rëndësia e mendjes në sheriat vihet në dukje nga aspektet që vijojnë:
a.   Allahu i Lartësuar nuk ia drejton fjalët e Tij veçse të mençurve, sepse ata e kuptojnë fenë e Tij. Allahu në Kur'an ka thënë: "Përkujtim e këshillë për zotëruesit e mendjes". [Sad; 53]

b.   Një ndër gjërat që varet prej tyre obligimi me detyrat fetare është mendja, ai që nuk e posedon nuk është i obliguar. Profeti në hadith ka thënë: "Është ngritur lapsi për tre persona (d.m.th; është hequr obligimi dhe nuk merren në llogari, përderisa janë në atë gjendje), njëri prej tyre është, i çmenduri derisa ti vijë mendja".

c.   Allahu e ka dënuar (sharë) atë që nuk përdor mendjen, siç ka përmendur për banorët e zjarrit, për të cilët ka thënë: "Dhe thonë: "Sikur të kishim dëgjuar dhe pasur mend, ne nuk do të ishim ndër banuesit e zjarrit" [Mulk; 10] .

Gjithashtu ka thënë duke dënuar veprimin e atyre që nuk ndjekin sheriatin dhe udhezimin e Profetit: [ Kur u thuhet atyre : "Ndiqni atë që ka zbritur All-llahu" ata thonë:" Jo ! Më mirë ne dotë ndjekim çfarë gjetëm nga baballarët tanë", ( Adota bëjnë këtë ?) Edhe pse baballarët e tyre nuk kuptonin gjë dhe nuk ishin të drejtuar ?"]   [Bekare; 170]

d.   Kur'ani ka përmendur dhe ka nxitur për shumë proçese logjike që i kryen njeriu p.sh. mendimi, meditimi, vëzhgimi e tjerë. Në ajetet që vijojnë Allahu i Lartësuar ka thënë: "A nuk mendojnë thellë për Kur'anin?", "Në mënyrë që të mendoni", "A nuk kuptoni"

e.   Allahu i ka lavdëruar ata që përdorin logjikën për njohjen e të vërtetës. Allahu në Kur'anë ka thënë: "Ndërkaq, ata që u larguan prej adhurimit të idhujve dhe ju drejtuan All-llahut, ata kanë gëzim të madh, e ti përgëzoj robërit e Mi! Të cilët i dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të mirën prej tyre. Të tillët janë ata që All-llahu i udhëzoi në rrugën e drejtë dhe të tillët janë ata të mençurit" [Ez-Zumer:17-18]


f.   Allahu ka dhënë shumë shembuj në Kur'anë që i shikojmë ose i dëgjojmë, në mënyrë që ne të logjikojmë e të mendojmë, si p.sh. fjala e Tij "Ai na solli Neve një shembull, e harroi krijimin e vet e tha: "Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur?" [Jasin; 78]

g.   Allahu në Kur'anë ka përmendur shumë Fakte që shkojnë sipas standarteve, kritereve dhe arsyeve logjike, si p.sh; "A mos u krjuam prej kurgjësë, apo ata vetë janë krijues? A mos ata i krijuan qiejt e tokën, Jo, por ata nuk janë të bindur" [Et-Tur; 35-36], "Sikur të kishte në to (në qiej e në tokë) të adhuruar të tjerë me të drejtë përveç Allahut, ato të dyja do të shkatërroheshin" [El-Enbija; 22], "A nuk mendojnë thellë për Kur'anin? Sikur të ishte prej dikujt tjetër, përveç All-llahut, do të gjendeshin në të kontradita të shumta". [En-Nisa; 82]

h.   Kur'ani ka përcaktuar fushat e mendimit dhe përdorimit të mendjes, si p.sh:[ A nuk e kanë parë qiellin mbi ta, si Ne e kemi ndërtuar atë dhe e kemi zbukuruar, dhe s'ka asnjë të çarë në të ? ]  [ Edhe tokën ! Ne e kemi shtrirë atë dhe kemi vendosur në të male që qëndrojnë fort, si dhe kemi sjellë në të çdo lloj  bime të mrekullueshme në çift.]   [ Një ndriçim dhe Përkujtues për çdo rob që i kthehet All-llahut me pendim (rob i cili beson në Njësin e All-llahut, i plotson detyrat në nënshtrim ndaj Tij dhe që gjithnjë kërkon faljen e Tij).]     [Kaf; 6-8]

i.   Përdorimi i gjurmës si argument që tregon për lëshuesin (lënësin) e saj. Ky është një proçes logjik që ka nevojë për njohjen e lidhjes midis çdo gjurme dhe lëshuesit të saj. P.sh; Allahu i Lartesuar në Kur'anë ka thënë: [ "I cili ka krijuar shtat qiejt të rënditur një përmbi një :ju nuk mund të shihni asnjëgabim në Krijimin e të Gjithë mëshirshmit. Kthe pra shikimin  përsëri : " A mund të shohish ndonjë të çarë ?]" [El Mulk; 3-4]

j.   Sqarimi i gjërave që mendja nuk arrin ti njohë, si p.sh, fjala e Allahut;[Dhe të pyesin ty (Muhamed a.s.)për ruhin (shpirtin). Thuaj: :Ruhu (shpirti) është prej atyre gjërave, dija për të cilën është vetëm tek All-llahu, ndërsa nga Dija (juve o njerëz)ju është dhënë vetëm fare pak. ]   [El Isra;85], si dhe fjala e tij:[ Ai (All-llahu) e di çfarë u ndodh atyre (krijesave të tij) në këtë botë dhe çfarë dotu ndodhëatyre ( në jetën e Fundit) dhe ata kurrë nuk do të përfshijnë gjë nga Dija e Tij.]  [Taha; 110]. Abdullah ibnu Abbasi ka thënë; "Kaderi është një gjë që Allahu e ka bërë sekret, të fshehtë".  

Qëndrimi i ehli sunetit ndaj arsyes logjike

Do të përmend disa pika, të përmbledhura nga shkrimet e Ibnu Tejmijes në këtë fushë, të cilat sqarojnë qëndrimin e ehli sunetit:

a.   Njeriu me mendjen e tij ka aftësi t'i kuptojë e t'i njohë gjërat, por  bazuar në arsyen logjike ai mund t'i njohë e t'i perceptojë gjërat (që kanë të bëjnë me besimin dhe rregullat e fesë) në mënyrë të përgjithshme dhe jo në mënyrë të shkoqitur.

b.   Argumentet fetare kanë përparësi mbi konkluzionet logjike, për arsye se sheriati është i pagabueshëm, ndërsa konkluzionet logjike mund të jenë gabim. Kjo sepse arsyet logjike janë produkt i mendjes së njeriut, i cili gabimin e ka nga natyra, kurse burimi i argumenteve të sheriatit, është hyjnor.
c.   Gjykimet logjike që janë të sakta, të qarta e të padiskutueshme, nuk mund të bien ndesh me sheriatin.

d.   Arsyet logjike janë të sakta vetëm kur përputhen me sheriatin. Ndërsa kur kundershtojnë sheriatin ato janë të parregullta, të pavlefshme. Prandaj standartet dhe kriteret logjike që përputhen me sheriatin janë të sakta, kurse ato që kundershtojnë sheriatin janë të pavlefshme.

e.   Në rast se nga vështrimi sipërfaqësor i një teksti (citati) do të vërehet se ai bie ndesh me një argument të saktë, të qartë, e të prerë logjik, kjo padyshim ndodh ose për shkak të një dileme që duhet zbuluar e qartësuar, ose për shkak të interpretimit të gabuar të tekstit, si p.sh; kur fjala ka dy ose më shumë variante për tu interpretuar dhe njëri prej tyre bie ndesh me arsyen e qartë e të prerë logjike, gjë e cila tregon se ai variant nuk mund të jetë kuptimi i saj, ose për shkak se hadithi që bie ndesh me arsyen logjike të saktë, është i dobët ose i trilluar si p.sh. hadithi i trilluar; "Allahu i Lartësuar zbret mbrëmjen e ditës së Arafatit mbi një deve dhe përqafon kalorësit e ata që ecin në këmbë". Kjo padyshim është gënjeshtër.

f.   Ligjet dhe rregullat në mënyrë të detajuar mund të njihen vetëm nëpërmjet Sheriatit. Kështuqë ato janë prej veçorive të Tij.

g.   Në mënyrë të përgjithshme njeriu me mendjen e tij e dallon atë që është e shëmtuar dhe e keqe dhe e dallon atë që është e bukur dhe e mirë, qoftë edhe pa i arritur argumenti fetar. Mirëpo njeriu nuk është i obliguar për asgjë derisa t'i arrijë argumenti fetar dhe si rrjedhoje shpërblimi dhe ndëshkimi për veprat e tij varet po nga arritja e argumentit fetar.

h.   Sheriati mund të sjellë gjëra që e hutojnë mendjen, si p.sh; ndëshkimi i shpirtit së bashku me trupin në varr, por jo gjëra që janë të paarsyeshme e të papranueshme logjikisht.

i.   Asgjë s'mund t'i bëhet detyrë Allahut përmes asaj që e gjykon mendja e njeriut, sepse Allahu siç ka lajmeruar për veten e tij është, " veprues i asaj që dëshiron". Por ai mund t'i bëjë detyrë vetes së tij atë që dëshiron dhe mund ta ndalojë veten e tij nga ajo që dëshiron, për t'u bërë mirësi robërve të tij, si p.sh. fjala e profetit se Allahu ka thënë në hadith kudsi: "Unë ia kam ndaluar padrejtësinë vetes time", si dhe fjala e tij: "E drejta e robërve ndaj Allahut është që, të mos e ndëshkojë atë që nuk i bën shok atij asgjë"

j.   Logjika është burim (referencë) dytësore, e varur nga argumenta fetare dhe e nështruar ndaj tyre. Tekstet e kuranit dhe sunetit janë të mjaftueshme si burime fetare dhe e bëjnë të panevojshëm bazimin në konkluzionin  logjik, por nuk e pengojnë pranimin e tij kur është i saktë.    
çdo mendim që bie në kundërshtim me këtë që sqaruam lidhur me logjikën, është i pasaktë dhe në kundërshtim me qëndrimin e ehli sunetit.
E identifikuar

klevis2000
Musliman Krenar

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #33 më: 10-12-2005, 14:33:03 »
Citojeni



Përgjigjja e Shejhul Islam Ibën Tejmije (Allahu e mëshiroftë), duke sqaruar llojet e hexhrit (bojkotit) dhe rregullat e tij.
 
U pyet: Kush është detyrë ose lejohet, të urrehet ose të bojkotohet (t'i bëhet hexhr) për hirë të Allahut?

Cilat janë kushtet që duhet të përmbushë ai që urren dhe bojkoton për hirë të Allahut?
A konsiderohet mosdhënia e selamit bojkotim (hexhr)?
Nëse i bojkotuari i jep selam (fillon me selam) bojkotuesin, a është detyrë që ky i fundit t'ia kthejë selamin apo jo?
A duhet të vazhdojë urretja dhe hexhri për hirë të Allahut derisa të vërtetohet zhdukja e karakterit, cilësisë dhe punës për të cilën e urreu dhe i bëri hexhr, apo ka ndonjë kohë të caktuar?
Nëse ka ndojë kohë të caktuar sa është ajo? Na jepni përgjigje (fetva), u shpërblefshi me të mira!

U përgjigj Shejhu, Allahu e Mëshiroftë:
Hexhri (bojkotimi) i ligjshëm në sheriat është dy llojesh:
1)   Për lënien e mëkateve.
2)   Si ndëshkim.
Lloji i parë (Për lënien e mëkateve) është ai që përmendet në fjalën e Allahut: Nëse i sheh ata që angazhohen me biseda boshe në lidhje me vargjet, ajetet tona të Kur'anit duke i përqeshur,rri larg tyre derisa të kalojnë në çështje tjetër. Nëse prej shejtanit ndonjëherë harron, kur të kujtohesh mos u ul më me njerëzit e padrejtë. (E'nam 68.). [Tashmë të është bërë e ditur në Libër (Kur'an) që kur të dëgjosh të mohohen ajetet e allahut ose të përqeshen, atëherë mos rri me ta derisa të ndërrojnë bisedën. (Sikur të ulesh me ta) në këtë mënyrë padyshim që edhe ti do të jesh si ata. Sigurisht që Allahu do ti bashkojë hipokritët dhe mohuesit në Xhehenem. (Nisa 140).
Në këto ajete Allahu ka për qëllim mosprezantimin në të këqia pa qenë e nevojshme, p.sh kur disa janë duke pirë alkool, të mos ulesh tek ata. Kur të ftojnë në një darkë ku ka pije alkoolike dhe muzikë, të mos u përgjigjesh ftesës së tyre, e të tjerë shembuj si këto. Në këtë gjykim nuk bëhet fjalë për atë që merr pjesë për të ndryshuar të keqen dhe për t'i kritikuar punuesit e saj dhe as për atë që merr pjesë pa vullnetin e tij... Prandaj thuhet se ai që merr pjesë në vendet ku veprohet e keqja është si vepruesi i të keqes. Në një hadith Profeti  ka thënë: "Kush beson në Allahun dhe në botën tjetër të mos ulet në një tavolinë që pihet në të alkool". (Trasmeton Ahmedi, Tirmidhiu dhe e ka saktësuar shejh Albani në Irva).

Ky bojkotim (hexhr) përfshihet në llojin e bojkotit të punëve të këqia, prej të cilave njeriu e distancon veten e tij. Siç ka thënë i Dërguari i Allahut : "Muhaxhir (emigrues, bojkotues) është ai që është larguar nga gjërat që i ka ndaluar Allahu". Trasmeton Buhariu.

Në këtë lloj futet edhe emigrimi (hixhreti), nga vendet e kufrit dhe mëkateve për në vendet e Islamit dhe imanit. Sepse në këtë rast emigruesi është larguar nga qëndrimi ndërmjet qafirave dhe munafikëve, të cilët nuk e lënë ose nuk i japin mundësi të veprojë atë që ka urdhëruar Allahu, për këtë flet dhe ajeti i mëposhtëëm: Larg nga (Er-ruxhz) idhujt qëndro. Mudethir 5.
Lloji i dytë. (Si ndëshkim)

Largimi si masë edukative dhe ndëshkimore nga personi që shfaq mëkatet hapur. Këtij personi i bëjmë hexhr derisa të bëj teube nga mëkati, ashtu siç u bëri hexhër Pejgamberi  dhe muslimanët tre personave të cilët pa ndonjë arsye nuk morën pjesë me të dërguarin e Allahut  në luftën e Tebukut, megjithëse e patën detyrë. I Dërguari i Allahut  i bojkotoi së bashku me muslimanët dhe nuk dha gjykim për veprën e tyre derisa zbriti shpallja për pranimin e teubes së tyre. Ndërsa atë që shfaqi arsye të mirë, të pranueshme në aparencë, nuk e bojkotoi megjithëse mund të ishte munafik. Pra ky bojkotim ndaj tre personave ishte masë ndëshkuese.

 Masa ndëshkimore merret ndaj atij që shfaqet (evidentohet) se ka lënë detyrat dhe ka vepruar haramet. Si p.sh. ai që le namazin, zekatin, ose ai që shfaq mizori dhe gjëra të ndyra (si zinaja etj), ai që fton në bidate, të cilat kundërshtojnë Kur'anin,Sunetin dhe Ixhmain e selefëve të këtij umeti dhe dihet qartë se janë bidate. (Fjalët e harruara të gjuhës arabe si p.sh sunet, umet etj., shkruhen me /u/).

Ky është realiteti i fjalës së selefëve dhe imamëve që kanë thënë: "Vërtet atyre që ftojnë në bidat nuk u pranohet dëshmia, nuk falet namazi pas tyre, nuk merret dije prej tyre dhe as nuk u jepet vajza për martesë. Ky është ndëshkim për ta, derisa të ndalohen. Për këtë arsye ata bëjnë dallim midis atij që fton në bidat dhe atij që nuk fton, sepse ftuesi shfaq të keqen haptazi prandaj meriton ndëshkimin. Ndryshe është puna e atij që e fsheh bidatin, sepse ai nuk është më i keq se munafikët të cilët i Dërguari  ï² megjithëse e dinte gjendjen e shumë prej tyre, ua pranonte atë që shfaqnin dhe i linte të fshehtat e tyre për t'i gjykuar Allahu. Për këtë ka ardhur në hadith: "E keqja kur nuk shfaqet dëmton vetëm atë që e bën, ndërsa kur shfaqet dhe nuk ndryshohet e nuk kundërshtohet dëmton masën e njerëzve". Gjithashtu në një hadith tjetër i Dërguari  ka thënë: "Kur njerëzit të shohin të keqen dhe të mos e ndryshojnë, është afruar koha për t'i përfshirë Allahu të tërë me ndëshkim". Transmeton: Ahmedi, Ebu Daudi, Tirmidhiu, Ibn Maxhe (dhe e ka saktësuar shejh Albani).

Të këqijat e dukshme është detyrë që të ndryshohen dhe të ndalohen, ndryshe nga të padukshmet, sepse ndëshkimi i tyre prek vetëm vepruesin dhe jo të tjerët. Ky lloj hexhri ndryshon sipas fuqisë ose dobësisë së bojkotuesve, si dhe pakicës ose shumicës së tyre, sepse qëllimi është të pengohet i bojkotuari, të edukohet dhe të parandalohet masa e njerëzve që të mos ndjekin punën e tij.

Nëse dobia e bojkotimit është më e madhe, në kuptimin që ndikon në dobësimin, minimizimin dhe fshehjen e së keqes, atëherë ai është i ligjshëm. Ndërsa, nëse bojkotimi nuk e parandalon as të bojkotuarin dhe as të tjerët por përkundrazi ua shton të keqen, që do të thotë se dëmi i tij është më i madh se dobia e tij për arsye se bojkotuesi është i dobët, në këtë rast ai nuk është i ligjshëm.

Madje për disa njerëz afrimi është më i dobishëm se sa bojkotimi dhe largimi. Ndërsa për disa të tjerë bojkotimi dhe largimi është më i dobishëm sesa afrimi. Për këtë arsye i Dërguari  i afronte disa njerëz dhe përpiqej t'u zbuste zemrat ndërsa disa të tjerë i bojkotonte. Kështu p.sh. tre personat që i bojkotoi i Dërguari  ishin më të mirë se shumica e njerëzve që Profeti përpiqej t'ua zbuste zemrat. Duke qenë se ata ishin kryetarë të respektuar nga fiset e tyre, Profeti përpiqej t'ua fitonte zemrat. Kurse tre personat ishin besimtarë të thjeshtë, besimtarë si puna e tyre kishte shumë, prandaj bojkotimi i tyre ishte krenari për fenë dhe pastrim për mëkatet e tyre, ashtu siç është e ligjshme lufta kundrejt armikut ndonjëherë, marrëveshja ose marrja e xhizjes ndonjëherë tjetër. Të gjitha këto sipas gjendjes dhe dobive.
Përgjigjja e imamëve si Ahmedi e të tjerë në lidhje me këtë temë është bazuar mbi këtë parim. Për këtë arsye ai bënte dallim ndërmjet vendeve që kishte shumë bidate, siç ishte me shumicë bidati në çështjet e kaderit në Basra, tenxhimi (astrologjia, horoskopi) në Horasan, shiizmi në Kufe, dhe vendeve që nuk ishin ashtu. Po kështu bënte dallim mes prijësve që u binden njerëzit dhe të tjerëve që nuk janë ashtu. Ai kur e njihte synimin e sheriatit në lidhje me diçka ndërmerrte rrugën më të arrirë për ta realizuar.

Bojkotimi fetar është prej punëve që ka urdhëruar Allahu dhe i Dërguari i Tij, d.m.th. që është ibadet, dhe ibadetet patjetër duhet të bëhen për hirë të Allahut dhe në përputhshmëri me urdhërin e Tij . Me fjalë të tjera duhet të jenë të sinqerta dhe të sakta.

Kushdo që bojkoton dikë për hirë të epshit të tij ose në një mënyrë që bie në kundërshtim me atë që është urdhëruar, ai është jashtë parimeve që i përmendëm.. Sa shumë veprojnë njerëzit sipas tekave, dëshirave dhe epsheve, me preteksin se po e bëjnë si bindje ndaj Allahut!
Bojkotimi për shkak të ngatërresave dhe çështjeve personale nuk lejohet më tepër se tre ditë, siç ka ardhur në dy librat e saktë të hadithit se i Dërguari i Allahut  ka thënë: "Nuk i lejohet muslimanit ta bojkotojë vëllain e tij musliman më tepër se tre ditë. Ndoshta takohen ose përballen me njëri-tjetrin dhe nëse njëri kthen shpinën po ashtu edhe tjetri e kthen shpinën. Më i miri i tyre është ai që fillon me selam". Pra nuk ka toleruar që ky bojkotim të zgjasë më shumë se tre ditë, ashtu siç nuk ka lejuar të mbahet zi për të vdekurin më shumë se tre ditë, përveç gruas për burrin e saj. Gjithashtu është trasmetuar tek Buhariu dhe Muslimi se i Dërguari i Allahut  ka thënë: "Hapen dyert e xhenetit çdo të hënë dhe të enjte dhe i falen gjynahet çdo robi që nuk i bën shok Allahut, me përjashtim të një personi që ka patur ndërmjet tij dhe vëllait të tij zënie (armiqësi), për ata thuhet: Vonojini këta të dy deri sa të pajtohen". Mëria dhe bojkotimi për hirë të së drejtës vetjake është e ndaluar (haram), me përjashtim të disa rasteve. Si p.sh. tolerimi që burri ta bojkotojë, ta largojë bashkëshorten e tij nga shtrati kur ajo bëhet e pabindur, si dhe tolerimi për të bojkotuar tre ditë dhe jo më shumë (siç u bë sqarimi më lart).

Duhet të bëhet dallim ndërmjet bojkotit, që bëhet për të drejtën e Allahut dhe bojkotit që bëhet për të drejtën vetjake, personale. I pari është i urdhëruar kurse i dyti është i ndaluar sepse besimtarët janë vëllezër. I Dërguari i Allahut , në një hadith të saktë të cilin e trasmeton Muslimi, ka thënë: "Mos i pritni lidhjet me njëri-tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit, mos e urreni njëri-tjetrin dhe mos e kini zili njëri-tjetrin. Bëhuni, o robërit e Allahut, vëllezër. Muslimani është vëlla i muslimanit". Kurse në një hadith tjetër i Dërguari  thotë: "A t'ju lajmëroj juve për atë që është më e vlefshme se grada e namazit, e agjërimit, e sadakasë (nafile) dhe e urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja?" Thanë: "Posi jo, o i Dërguari i Allahut" , tha : "Rregullimi i lidhjeve mes veti, sepse përçarja mes veti është rruajtëse, nuk them rruajtëse e flokëve, por e rruan (gërryen) fenë e njeriut ". Transmeton Ahmedi, Ebu Daudi, Tirmidhiu. (E ka saktësuar shejh Albani.)
Gjithashtu në hadithin që e trasmeton Buhariu dhe Muslimi, i Dërguari  thotë: "Shembulli i besimtarëve në dashurinë e tyre, në mëshirën e tyre, në butësinë dhe ndjenjat e tyre mes njëri-tjetrit është si shembulli i një trupi të vetëm, kur një gjymtyrë ankohet nga dhimbja, temperatura dhe pagjumësia përfshin të gjithë trupin". (1)

Hexhri (bojkoti) konsiderohet prej ndëshkimeve penale që i përmban sheriat. Ai përfshihet në tërësinë e përpjekjeve dhe xhihadit që bëhet në rrugë të Allahut . Xhihadit që bëhet me qëllim që të jetë Fjala e Allahut më e Larta dhe të jetë feja e gjithë për Allahun.
Besimtari e ka për detyrë të urrejë e të armiqësojë për hirë të Allahut, dhe të miqësojë e të dojë për hirë të Allahut. Përderisa njeriu është besimtar e kemi për detyrë ta duam edhe sikur të na ketë bërë padrejtësi. Padrejtësia nuk është arsye për ndërprerjen e dashurisë dhe miqësisë që na e obligon besimi. Allahu ka thënë: Në qoftë se dy palë prej muslimanëve bien në luftë, bëni marrveshje (paqe) ndërmjet tyre, në qoftë se ndonjëra prej tyre ngre krye kundra tjetrës, atëherë të gjithë ju bashkarisht luftoni ndaj atyre që ngritën krye të parët derisa të veprojnë në përputhje me urdhërin e Allahut. Pas kësaj, në qoftë se pajtohet, vendosni paqe ndërmjet tyre me drejtësi dhe bëhuni të paanshëm në gjykim. Vërtet Allahu i do ata që janë të paanshëm. Pa dyshim besimtarët janë vëllezër. (Huxhuratë 8-9). Allahu i ka konsideruar dy palët vëllezër dhe urdhëroi për t'i pajtuar megjithëse ndërmjet tyre ekzistoi lufta, padrejtësia.

Le të meditojë thellë besimtari mbi ndryshimin ndërmjet dy llojeve të bojkotit, sa të shumtë janë ata që u përzihet njëri lloj me tjetrin.
Le ta dijë se është detyrë ta dojë besimtarin, ta afrojë dhe të miqësohet me të, edhe nëse i bën padrejtësi e mizori. Kurse qafirin është detyrë ta urrejë dhe ta armiqësojë edhe nëse i jep e i bën mirësi. Allahu i lartësuar i ka dërguar të Dërguarit, dhe i ka zbritur Librat që të adhurohet i vetëm, të jetë dashuria për të dashurit e Tij dhe urrejtja për armiqtë e Tij, nderimi të jetë për të dashurit e Tij dhe poshtëërimi për armiqtë e Tij, shpërblimi të jetë për miqtë e Tij dhe ndëshkimi për armiqtë e Tij.

Kur bashkohet në një person të vetëm e mirë dhe e keqe, shthurje dhe bindje mdaj Allahut, mëkate dhe vepra të mira, sunet dhe bidat, meriton miqësi dhe shpërblim sipas të mirës që ka dhe meriton armiqësi e ndëshkim sipas sherrit (të keqes) që ka. Pra, mund të bashkohen në një person të vetëm gjërat që bëjnë të nderohet dhe gjërat që bëjnë të poshtëërohet, si puna e hajdutit të varfër, të cilit i pritet dora për vjedhjen e pasurisë dhe i jepet nga shtëpia e pasurisë aq sa i mjafton për nevojën e tij.

 Kjo është baza që kanë rënë dakord në lidhje me të Ehli suneti dhe xhemati dhe e kanë kundërshtuar Hauarixhët, Muëtezilët dhe fraksionet e tyre që janë pajtuar me ta. Hauarixhet thonë që njerëzit meritojnë vetëm shpërblim, ose meritojnë vetëm dënim. Kurse Ehli suneti thotë: Allahu do të ndëshkojë me zjarr atë që dëshiron, prej njerëzve që kanë punuar mëkate të mëdha, pastaj me shefatin (ndërmjetësimin) e atyre që Ai u lejon të ndërmjetësojnë do t'i nxjerrë me Mirësinë e Tij, siç ka ardhur në hadithe të shumta nga i Dërguari .
Allahu i Lartësuar është më i Dituri. Paqja, mëshira, begatitë e lavdërimi i Tij qofshin mbi Muhamedin  (salallahu alejhi ve selem ) ndjekësit e tij dhe shokët e tij përgjithësisht.




Mexhmu el Fetaua vëllimi 28 faqe 203-210 (Bot i Min së Fesë, Prop. e çështjeve Islame në K.S.A. Medinë 1416h—1995k). Po kështu ka folur në V24 faqe 174-175 dhe V29 faqe 231-232.


Shenime

  (1)
Përmendja e haditheve që nxisin për forcimin e lidhjeve ndërmjet muslimanëve në mesin e kësaj teme është shumë domethënëse, sepse ato i tërheqin vëmendjen diskutuesve rreth kësaj teme se forcimi i lidhjeve ndërmjet muslimanëve është origjina , ndërsa bojkotimi është përjashtim. Këtë realitet duhet ta kenë parasysh ata që motivohen nga epshet për brutalitet, ashpërsi dhe bojkot, si dhe ata që nuk i njohin bazat që kanë të bëjnë me bidatin në përgjithësi dhe bojkotin në veçanti. Ata duhet të kenë parasyshë se gabimi në këtë drejtim do të thotë të zhvishesh nga vlerat e sjelljes Islame dhe të jesh në kundërshtim me hadithet e lartpërmendura.



E identifikuar

pejonka
« Përgjigjja #34 më: 17-02-2008, 05:46:10 »
Citojeni

e kam ni pytje qe mundeni mem ndihmu kur je muslimon a është gjina te mbash engjuj figura te engjujve ne shpi
E identifikuar
M.SHKODRANİ
Teolog
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #35 më: 21-02-2008, 16:09:37 »
Citojeni

e kam ni pytje qe mundeni mem ndihmu kur je muslimon a është gjina te mbash engjuj figura te engjujve ne shpi


VENDIMI I ISLAMIT MBI FIGURAT

   Falenderimi i takon All-llahut xh.sh Krijuesit të gjithësisë. Paqja dhe mëshira e All-llahut xh.sh qoftë mbi të Dërguarinö familjen e tij të pastërö mbi shokët e tij dhe mbi gjithë ata që e pasojnë deri në ditën e gjykimit.

   Islami pa marr parasyshë moshën e njerëzve ka vendosur ligje për çdo gjë. Pejgamberi a.s para se të ndërronte jetë ua theksuar të gjithëve se kjo fe është plotësur me çdo gjë duke filluar nga bazat e besimit e deri tek mënyra e hyrjes e daljes nga veceja. Njëra nga këto ligje është dhe të bërit e  figurave ose të mbartjes së tyre. Fatkeqsia më e madhe e myslimanëve është që në shekullin e fundit kanë ngelur shumë nën ndikimin e të pa feve. Kanë ngelur aq shumë nën ndikimin e përëndimorëve sa që nuk pyesin më për ligjet e fesë së tyre pra Islamin. Disa jo vetëm që nuk pyesin por dhe kanë filluar të thonë ç’lidhje ka Islami me fotografinë (figurën), teatrin apo diçka tjetër artistike.
   Sigurisht që kjo sjellje vjen nga pa dituria e fesë Islame dhe dëshira e madhe për ndjekjen e përëndimit. Shkaku kryesor i mbetjes mbrapa të vendeve Islame si nga ana ekonomike ashtu dhe nga ana strategjiko-qeverisëse është mos zbatimi i ligjeve Islame dhe mos përfillja e rregullave të sajë. Gjithashtu një nga shkaqet kryesore është prishja e traditës së fesë Islame. Këtë sqarim që do bëjmë këtu mbi fotografinë shpresojmë që të gjithë besimtarët/ besimtaret të përfitojnë diçka. Ndihma është nga All-llahu xh.sh.


Piktor (që jep formën) është All-llahu xh.sh.
   All-llahu xh.sh thotë: “Ai është All-llahu, Krijuesi, Zanafillësi, Ai që çdo gjëje i jep
 trajtë...” (Hashr/24)
   “Ai ju formon në mitërr ashtu siç dëshiron Vetë..” (Al-Imran/6)
   “Ne ju krijuam e pastaj ju dhamë formën; e u thamë melekëve: Përuljuni në sexhde Ademit!...” (El-A’raf/11)

   Pra siç e shohim dhe në ajetet e përmendura formën e jep vetëm All-llahu xh.sh.

Hadithet që janë transmetur në lidhje me figurat:

1-   Pejgamberi a.s thotë:”Në ditën e gjykimit ata të cilët kanë për të vuajtur dënimin më të rëndë janë piktorët (ata që bëjnë piktuar)”. (Muslim)
“ Ata të cilët bëjnë piktura ditën e gjykimit do të dënohen në një dënim të tmerrshëm. Do tu thuhet jepuni shpirt atyre që pikturuat.” (Buhari, Muslim)
“Çdo njeri që do bëjnë piktura do dënohen në zjarr. Piturave që ka pikturuar do tu jepet shpirt dhe në xhehennem ata piktura do ta mundojnë më tepër në vuajtjen e dënimit”. (Muslim)
“Në ditën e gjykimit do dalë një krijesë me dy sy e me dy veshë dhe do thojë: Unë jam urdhëruar të dënoj tre grupe njerëzish; Dhunuesit inatçor, mohuesit e All-llahut xh.sh dhe ata të cilët bëjnë piktura”. (Buhari, Muslim)

Nëse i shohim me kujdes ajetet dhe hadithet e kuptojmë shumë mirë se sa mëkat i madh është të bësh piktura. Imam Neveviu thotë: “ Të pikturuarit e ndo një krijese që ka shpirtë është haram”. Shkaku i ndalimit të pikturës është: Ngjasimi i një diçkaje asaj që krijoi All-llahu xh.sh, mundimi për tia përngjasuar një gjë asja që ka bërë All-llahu xh.sh. all-llahu xh.sh të drejtën e dhënjes së trajtës së diçkaje ia ka dhënë vetëm Vetes ku këtë e pamë shumë mirë në ajete e sipër përmendur, kështu që nëse një njeri mundohet të bëjë një pikturë atëherë do të thotë që po mundohet të ndërhyjë në cilësinë e All-llahut xh.sh. nga kjo gjë i kërkojmë All-llahut xh.sh mbështetje. Një shkak tjetër është se bustet ose pikturat që bëhen shfaqet mundësia për madhërim e adhurim prandaj kjo gjë është shumë e rrezikshme.

2-   Janë mallkuar ata që bëjnë piktura:

“Pejgamberi a.s e ndaloi paranë që fitohet nga gjaku dhe rruga e pa ndershme (kurvëria). Mallkoi ata që marrin, japin kamatë dhe ata që bëjnë ose prosisin që tu bëjnë piktura”. (Buhari)
Pejgamberi a.s thotë: “Nëse All-llahu xh.sh një populli i ka ndaluar diçka për të ngrënë, do të thotë që dhe tregëtia pra paraja që fitohet nga ajo gjë është haram (e ndaluar)”. (Sahih. Ebu Davud)

3-   Në atë banesë ku ka qen ose pikturë melekët nuk hyn brenda:

Pejgamberi a.s thotë: “ Në atë shtëpi që ka qen brenda melekët nuk hyjnë” (Buhari, Muslim)
“Në atë shtëpi që brenda ndodhet qen apo bust melekët nuk hyjnë brenda”. (Muslim)
“ Xhebraili a.s tha: Ne nuk hyjmë aty ku ka piktura dhe buste”. (Sahih, Tirmidhi)

Në atë shtëpi që ka piktura, buste apo qen melekët e mëshirës dhe ato të cilët luten për mbrojtjen e njeriut nuk hyjnë dot brenda. Kjo gjë për atë shtëpi është gjëja më e rëndë sepse melekët të cilët All-llahu xh.sh i ka urdhëruar që ti bëjnë këto detyra e ne i pengojmë. Nëse një njeri fal namaz ose bën dhikr në njëren nga këto shtëpi melekët nuk i afrohen dot që ti bashkohen në lutjen e tij për ti thënë “amin” e kjo është e rëndë dhe e rrezikshme për namaz falësin.

4-   Zhdukja e pikturave është vaxhib (e detyruar):

Nga Aishja r.a transmetohet: “Pejgamberi a.s e zhdukte me një herë çdo gjë që i ngjante krijesave. Aliu r.a transmeton: “A të urdhëroj me atë që më ka urdhëruar Pejgamberi a.s mua? Mos lër asnjë pikturë dhe asnjë varr e ngritur lart mbi tokë”. (Muslim) Usame r.a transmeton: “ Në momentin kur shkova tek Qabja gjeta të dërguarin a.s aty, kur më pa mua më tha: Më sill një kovë me ujë. Pasi ja solla kovën filloi të fshinte figurën që kishte parë në Qabe. Duke fshirë figurën tha: All-llahu xh.sh i shkatërroftë ata të cilët bëjnë figurat e atyre që All-llahu xh.sh nuk i ka krijuar”. (Sahih, Tajalisi)
Pejgamberi a.s tha: “Më erdhi Xhebraili a.s dhe më tha: Dje erdha për tek ti por nuk hyra brenda, arsyeja e mos hyrjes time brenda ishte perdja që kishte figura në të. Në atë dhomë kishte dhe një qen gjithashtu dhe mbi derë kishte figura njerëzish. Urdhëroi ata që ti heqin këto figura e të nxjerrin qenin jashtë. Këto gjëra që tha Xhebraili a.s u bënë me një herë”. (Muslim)

E kuptojmë shumë mirë se mos mbajtja e figurave ose qenit në shtëpi është vaxhib e detyrueshme.
   

ARDIT HOXHLLAKU
E identifikuar

uthmani7


Shiko profilin
« Përgjigjja #36 më: 30-06-2008, 17:56:43 »
Citojeni

Pyetje dhe përgjigje nga shejhul Islam Ibn Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë ___________________ ___________________ __
Pyetje dhe përgjigje nga shejhul Islam Ibn Tejmijeh, Allahu e mëshiroftë

Pyetja 1: Cili është qëndrimi i Ehlu Sunetit në lidhje me sahabet?



Përgjigje: Prej bazave të besimit të Ehlu Sunetit uel xhemeah është pastërtia dhe çiltërsia e zemrave ndaj shokëve të Profetit, salallahu alejhi ue selem, dhe ruajtja e gjuhës në lidhje me ta, ashtu siç e përmend Allahu i Lartësuar në suren Hashr, ajeti 10: "Edhe ata që erdhën pas tyre thonë: Zoti ynë, na fal neve dhe vëllezërit tanë të cilët u pajisën para nesh me besim dhe mos lejo në zemrat tona asnjë grimcë urrejtje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë, me të vërtetë Ti je Dashamirës, Mëshirues." {Shpjegimi i Akides Uasitije, shejhul Islam Ibn Tejmije, fq 184}




Pyetja 2: Cili është qëndrimi i Ehlu Sunetit në lidhje me Ehli Bejtin {familjen dhe pasardhësit e Profetit, salallahu alejhi ue selem}?



Përgjigje: Ehlu Suneh i duan familjen dhe pasardhësit e Profetit, salallahu alejhi ue selem, kanë dashuri për ta, dhe kanë parasysh në lidhje me ta porosinë e Profetit, salallahu alejhi ue selem, ku thotë: "Ju përkujtoj me Allahun {u tërheq vëmendjen që të keni kujdes} në lidhje me Ehli Bejtin {familjen dhe pasardhësit e mi}". Gjithashtu kur erdhi Abasi, xhaxhai Profetit, salallahu alejhi ue selem, dhe u ankua tek ai se disa kurejshitë nuk i respektonin fisin Beni Hashim, Profeti, salallahu alejhi ue selem, tha: "Pasha Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, nuk besojnë {nuk ju plotësohet besimi i tyre} derisa t'ju duan ju {Ehli Bejtin} për hirë të Allahut dhe për shkak të afërsisë tuaj me mua." {Shpjegimi i Akides Uasitije, fq 195}




Pyetja 3: Cili është qëndrimi i Ehlu Sunetit në lidhje me gratë e Profetit, salallahu alejhi ue selem?



Përgjigje: Ehlu Suneh i duan dhe i respektojnë gratë e Profetit, salallahu alejhi ue selem, të cilat janë njëkohësisht nënat e besimtarëve. Ata besojnë se gratë e tij në dunja do jenë dhë gratë e tij në Ahiret, në veçanti Hadixheja e cila ishte e para që i besoi Profetit, salallahu alejhi ue selem, e ndihmoi dhe përkrahu me gjithë çfarë zotëronte, ishte nëna e shumicës së fëmijëve të Profetit, salallahu alejhi ue selem, dhe gëzonte një pozitë të lartë tek ai. Si dhe Aishja, e sinqerta bija e të Sinqertit, për të cilën tha Profeti, salallahu alejhi ue selem: "Mirësia e Aishes ndaj grave të tjera është si mirësia e theridit ndaj ushqimeve të tjera." {Shpjegimi i Akides Uasitije, fq. 198}




Pyetja 4: Cili është qëndrimi i Ehlu Sunetit në lidhje me Rafidat {shiat} dhe Neuasibet?



Përgjigje: Ehlu Suneh janë larg prej rrugës së shiave {rafidijve} të cilët i urrejnë dhe i shajnë sahabet, si dhe janë larg prej rrugës së grupit Neuasib, të cilët i ofendojnë Ehli Bejtin dhe i lëndojnë ata, qoftë me fjalë apo me vepra. {Shpjegimi i Akides Uasitije, fq 201}




Pyetja 5: Cili është qëndrimi i Ehlu Sunetit në lidhje me çfarë ka ndodhur mes sahabëve?





Përgjigje: Ehlu Suneh nuk flasin rreth asaj që ka ndodhur mes sahabeve dhe thonë: Transmetimet dhe lajmet që transmetohen në të cilat përmenden gabimet e sahabëve, një pjesë prej tyre janë gënjeshtra, në një pjesë tjetër ka shtesa ose mangësira, një pjesë tjetër i është ndryshuar kuptimi i vërtetë. E vërteta në këtë mes është se të gjithë sahabët janë të justifikuar {nuk ka qortim për ta}, ata ose u përpoqën dhe ia qëlluan të vërtetës, ose u përpoqën por nuk ia arritën t'ia qëllonin të vërtetës.



Ehlu Suneh nuk besojnë se çdo person prej sahabëve është i ruajtur prej gabimeve qofshin të mëdha apo të vogla, pra në përgjithësi themi se sahabët mund të bien në gabime por ata kanë mirësi që ishin muslimanët e parë dhe kanë vepra të mira të shumta të cilat i fshijnë gabimet në të cilat ata mund të bien, biles atyre ju falet ndonjë gabim që nuk ju falet të tjerëve pas tyre, pasi sahabët kanë vepra të mira të cilat nuk i kanë ata që vijnë pas tyre .



Është saktësuar nga Profeti, salallahu alejhi ue selem, që ka thënë për sahabët se ata janë brezi më i mirë, dhe se një masë grushti sadaka e dhënë prej tyre është më e vlefshme sesa mali i Uhudit me flori, po të jepej sadaka nga dikush tjetër që vjen pas tyre. Pastaj edhe sikur ndonjëri prej tyre të bënte ndonjë mëkat, pendohej menjëherë ose bënte vepra të mira që ia shlyenin atë mëkat ose i falej për shkak të Islamit të tij të hershëm, ose nëpërmjet ndërmjetësimit të Profetit, salallahu alejhi ue selem, sepse sahabët janë të parët që e meritojnë ndërmjetësimin e tij, ose sprovohej me ndonjë sprovë në dunja dhe i shlyhej gabimi.



Pra, duke qenë se kjo është gjëndja e tyre kur me të vërtetë bëjnë mëkat, çfarë mund të themi në ato raste në të cilat ishin muxhtehida , që nëqoftëse ia qëllonin të vërtetës kishin dy shpërblime, ndërsa kur nuk ia qëllonin kishin vetëm një shpërblim dhe gabimi i tyre ishte i falur.


Pastaj duhet të kemi parasysh se gabimet në të cilat kanë rënë disa prej sahabëve janë të pakta dhe të papërfillshme në krahasim me mirësitë dhe veprat e tyre të mira, duke filluar që nga besimi në Allahun, në Profetin e Tij, hixhreti i tyre, lufta në rrugë të Allahut, ndihmesa që i dhanë Profetit, salallahu alejhi ue selem, dija e dobishme që morën, puna e tyre e mirë, etj.



Kush shikon në histori me mendje të kthjellët dhe dije, si dhe duke pasur parasysh mirësitë që ua dhuroi atyre Allahu i Lartësuar, e kupton dhe bindet plotësisht se sahabët janë njerëzit më të mirë që kanë ekzistuar pas profetëve, as nuk ka pasur si ata e as nuk do të ketë. Ata janë ajka e zgjedhur nga brezat e këtij umeti, umet i zgjedhur mes popujve të tjerë dhe njëkohësisht umeti më i nderuar tek Allahu i Lartësuar.{Shpjegimi i Akides Uasitije, fq. 201-202}
E identifikuar
Faqe: 1 2 [3]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |