Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor


    







Etiketa

Forumi TeologjikForumi TeologjikLibraria Islame (Moderatore: M.SHKODRANİ, Albislam, Forumi Islam)Një shikim.. një buzëqeshje.. dhe një takim..


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Një shikim.. një buzëqeshje.. dhe një takim..  (E lexuar 105 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M.SHKODRANİ
Teolog
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 12-05-2008, 05:40:37 »
Citojeni

Një djalë i ri tregon në mail se çfarë i ka ndodhur.
Djali thotë: një ditë kur po qëndroja në një kafene hyri një femër aq e bukur sa thashë me vete në jetën time nuk kam parë ndonjë herë kaq femër të bukur. E pash një herë në sy dhe ajo me hodhi një shikim me bisht të syrit. Sa doli nga kafeneja ajo unë i shkova nga pas. Ajo e dinte se unë po e ndjek, pas një copë rrugë më thirri pranë dhe më dha numrin e telefonit. Djali thotë ajo ishte nata më e gëzuar për mua sepse femra që  pëlqeu i kishte dhënë numrin e telefonit. Kaluan ditë të tëra duke folur në telefon pasi folëm disa herë e kuptova se ishte më e madhe se unë. Por bukuria që kishte ajo e mbulonte moshën. (Shejh Nebil thotë: Nëse njeriu do diçka për të është çdo gjë e pa mangët).

Pastaj kuptova me kohën se ishte shumë e pasur dhe ishte një grua e ndarë nga burri. (Ishte një grua shumë e lehtë për ta kuptuar dhe çdo herë po kuptoja nga një gjë të re, por përfundimisht u dashurova pas saj). Djaloshi vazhdon: Një herë më kërkoi ta ndihmoja në tregëti. Më tha do shkosh në filan shtet dhe atje do të shkosh në këtë adresë aty do të tregojnë se çfarë duhet të bësh pastaj merr mallin dhe ma sill mua. Mu bë qejfi shumë sepse po shkoja diku jashtë shtetit. U nisa më një herë dhe shkova tek hoteli që më kishte adresuar ajo, u futa në dhomë, pas disa minutash trokiti dera kur hapa derën pashë që para meje ishte ajo. Qëllimi i gruas nuk i shte as tregëti dhe asgjë tjetër veçse mardhënies jashtë martesore (zinasë/haram). All-llahu i Madhëruar në kur`an thotë: “O ju që besoni mos i shkoni pas hapave të djallit” Djaloshi vazhdon, hapat e shejtanit një herë veprova haram pastaj bëra dhe një herë pastaj dhe disa herë të tjera e kështu u bë rrugë. “ Mos iu afroni zinasë sepse ajo është një punë e pa ndershme dhe  e ndyrë”. (isra 12) Zemra më ishte mbushur me atë vajzë. Kjo gjëndje vazdhoj për disa muaj me radhë. Një ditë ishim me makinë me vëllain dhe makina na u kthye mbrapsht ra komplet mbi ne. Unë shpëtova pa dëmtim por vëllai ishte keq e çuam me një herë me ambulancë në spital.Tani nuk kisha asgjë tjetër në mend vetëm vëllain, ai mund të vdiste para syve të mi. Doktorri doli nga urgjenca dhe tha duhet gjak me një herë është shumë urgjent. Më tha kush je ti? Jam vëllai i thash. Më pyeti grupin e gjakut, ia thashë. Më tha shpejt jep gjak sa është pa vdekur vëllai jot. Para se të jepja gjak më bën analizat e gjakut. Pas analizave erdhi doktorri dhe më tha gjakun tënd nuk mund ta transferojmë tek i sëmuri. Me një herë u hodha si nuk  mund ta transferoni? Vëllai po më vdes aty. Më tha flasim pastaj na duhet një njeri tjetër shpejt, u habita. Pastaj gjetën një njeri tjetër dhe transferuan gjakun ku u bë dhe sebeb që të shpëtoj vëllai. Pasi vëllai doli nga rreziku shkova tek doktorri dhe  i thashë përse nuk e pranuat gjkun tim? Më tha ti je i sëmurë prandaj nuk e morëm. Si ka mundësi i thashë, çfarë sëmundje? Të eshtë ndyrë gjaku nga virusi AIDS pra ti je me sida. Nuk dija se çfarë të bëja nuk dija nga tia mbaja. Mora në telefon atë vajzën dhe i thashë që jam i sëmurë. Cfarë sëmundje më pyeti. I thashë me sida. Qeshi me të madhe. Cfarë ke përse qesh i thashë. Më tha ti je njeri nga kurbanët e mi. Por mos ki frikë se nuk je vetëm ti ka dhe të tjerë. Para shumë kohësh një djalë i ri më ka bërë me sida dhe unë i kam dhenë fjalën vetes që do të bëj të sëmurë aq sa të mundem. “Dhe ata të cilët ruajnë nderin e tyre (nga mardhëniet e jashtë ligjshme), përveçse me gratë e tyre ose me shërbëtoret e tyre që kanë nën zotërim dhe për këtë nuk janë fajtor” (Mu`minun 5-6) 
Ky shkrim eshtë marrë nga faqja e Fadilet esh-shejh Nebil el-Avadi www.emanway.com dhe është përkthyer për www.edrejta.com nga Mustafa Shkodrani         
 
 
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |