Zeri IslamIslami - IslamLibraria Islame (Moderatore: M.SHKODRANI, Albislam, Forumi Islam)Nëse Islami është feja më e mirë,pse............?
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Nëse Islami është feja më e mirë,pse............?  (E lexuar 271 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
abdurrahman
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 157


Shiko profilin
« më: 11-12-2008, 16:46:48 »

 
Nëse Islami është feja më e mirë, pse atëherë shumë muslimanë janë të pëndershëm, të pasigurt, dhe të përfshirë në aktivitetet siç janë mashtrimi, mitoja, shitblerja e drogës, etj.?





Përgjigje:



- Pa dyshim se Islami është feja më e mirë, por mediat janë në duart e perëndimorëve të cilët i frikësohen Islamit. Mediat vazhdimisht transmetojnë dhe shtypin informata që janë kundër Islamit, e keqinterpretojnë Islamin apo e paraqesin ndonjë çështje jashtë proporcionit, nëse ka ndonjë.



- Kur ndodh ndonjë shpërthim bombe diku, njerëzit e parë të cilët akuzohen pa dëshmi pandryshueshëm janë muslimanët. Kjo paraqitet si titull ne lajme. Më vonë, kur zbulohet se përgjegjës ishin jomuslimanët, ajo na paraqitet si një temë e parëndësishme në lajme.



- Nëse një musliman 50 vjeç martohet me një vajzë 15 vjeçe pasi e merr lejimin e saj, kjo paraqitet në faqet e para ndërsa kur një jomusliman 50 vjeç dhunon një vajzë 6 vjeçe, kjo mund të paraqitet në lajme në faqet e brendshme si kronikë ditore. Çdo ditë në Amerikë mesatarisht ndodhin 2,713 raste të dhunimit por kjo nuk paraqitet në lajme, meqë kjo është bërë mënyrë e jetës për Amerikanët.



- Ne jemi të vetëdijshëm se disa muslimanë janë të pandershëm, të pasigurt, të cilët mashtrojnë, etj. por mediat e paraqesin këtë thuajse vetëm muslimanët janë të përfshirë në aktivitete të këtilla. Dele të zeza ka në çdo komunitet. Ne njohim muslimanë që konsumojnë alkool dhe të cilët ua tejkalojnë shumicës së jomuslimanëve në sasinë e pirë të alkoolit.



- Përkundër të gjitha deleve të zeza në komunitetin musliman, muslimanët si tërësi janë komuniteti më i mirë në botë. Ne jemi komuniteti më i madh si tërësi që nuk konsumon alkool. Si bashkësi, ne jemi komuniteti që jep sasinë më të madhe të lëmoshës në botë. Nuk ka asnjë person në botë që mund të matet me muslimanët kur kemi të bëjmë me modestinë, vetëpërmbajtjen apo vlerat njerëzore dhe moralin.



- Nëse doni të vlerësoni se sa është i mirë modeli më i ri i ‘Mercedesit’ dhe një person i cili nuk di ta ngasë ulet dhe e përplasë veturën, kë do ta fajësonit? Veturën apo shoferin? Natyrisht, shoferin. Që të analizojmë se sa është e mirë vetura, personi s’duhet të shikojë në shoferin, por duhet t’i sheh mundësitë dhe cilësitë e veturës: sa është e shpejtë, sa është harxhimi mesatar i karburantit, çfarë janë masat e sigurisë, etj. Edhe nëse pajtohemi për hir të argumentimit se muslimanët janë të këqinj, ne s’mund ta vlerësojmë Islamin sipas pasuesve të tij. Nëse ju doni të vlerësoni se sa është i mirë Islami, atëherë vlerësojeni atë sipas burimeve autentike të tij – Kur’anit Fisnik dhe Hadithit autentik.



- Nëse doni të kontrolloni se sa e mirë është vetura, vendoseni një shofer ekspert pas timonit. Ngjashëm, pasuesi më i mirë dhe më shembullor i Islamit është pejgamberi i fundit, Muhamedi (paqja qoftë mbi të). Krahas muslimanëve, janë edhe disa historianë jomuslimanë të ndershëm dhe të paanshëm, të cilët kanë pohuar se pejgamberi Muhamed ishte qenia më e mirë njerëzore. Sipas Majkëll H. Hart (Michael H. Hart) i cili shkroi librin ‘Njëqind Njerëzit më të Rëndësishëm në Histori’, pozita më e lartë, d.m.th. pozita numër një i takoi pejgamberit të Islamit, Muhamedit (paqja qoftë mbi të). Janë edhe disa shembuj të këtillë të jomuslimanëve, të cilët i shprehin respekt pejgamberit, siç është Tomas Karlajl (Thomas Carlyle), La-Martine (La Martini), etj.



 
E identifikuar
Kijameti
الامام علي عليه السلام
Anetar


Karma: 58
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1654



Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 06-08-2009, 01:53:40 »

mendoj se eshte rruga me e shkurt dhe me e lehte per te arritur tek qellimi...per kete arsyje eshte me e persosur
E identifikuar

"Njeriu flet me ate qe i eshte mbushur zemra"
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Kujt besimi i perkisni?
  • Dot Muslimane
  • 39 (72%)
  • -
  • Dot Katolike
  • 5 (9%)
  • -
  • Dot Ortodokse
  • 4 (7%)
  • -
  • Dot Protestante/Ungjillore
  • 1 (1%)
  • -
  • Dot Të Krishtere jashtë sistemit fetar
  • 2 (3%)
  • -
  • Dot Ateiste
  • 3 (5%)
  • -
  • Numri total i votave: 54
  • Shiko temen

* Sponsor