Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Lutjet e Jetës  (E lexuar 20491 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Edu
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« më: 13-05-2005, 17:16:40 »

Lutjet e Jetes
 Nga Kur'ani dhe hadithi



1. Kur zgjohemi nga gjumi

    " Faleminderit Allahut i cili na ngjalli pasi na beri te vdekur
      dhe te Ai eshte rikthimi "

    po ashtu mund te thuash

    " Falenderim Allahut i cili ma ktheu shpirtin,
      ma ruajti me shendet trupin
      dhe ma beri te mundshme ta perkujtoj Atë"

2. Kur ti veshesh Rrobat
   
   Pejgamberi s.a.v.s ka thene : ai qe veshe nje teshe dhe thote:

    " Falenderim Allahut i cili ma mundesoi
       ta veshe kete teshe dhe me furnizoi me te
       pa ndonje mundim e fuqi nga ana ime"
     
       atij i falen gjynahet e kaluara

3. Kur ti veshesh rrobat e reja

   Permende teshen me emer ( kemishe, pantolla etj) dhe thuaj

  "  O Allahu im, Ty te qofte falenderimi ngase ti ma bere te mundshme ta veshe.
     Te lus per te miren e saj, dhe per te miren qe eshte prodhuar.
     Kerkoj te me ruash nga e keqja e saj dhe nga e keqja per te cilen eshte prodhuar"

4. Kur t'ia shohesh vellait tend nje teshe te re

   "Mbajtsh perhere tesha te reja, jetofsh i falenderuar dhe vdeksh deshmor"

     Nese e vesh teshen ose e mbathe kepucen, veshe/mbathe me te djathten
     dhe zhveshe/dathe me te majten sepse Pejgamberi s.a.v.s ka thene :
      Kur te visheni ose te merrni abdest, filloni me te djathten"

5. Kur te dalesh nga shtepija jote

    "Me emer te Allahut, i jam mbeshtetur Allahut dhe nuk ka ndryshim e as fuqi
     pos me Allahun" aj qe thote keshtu i thuhet :
 
    "Mjafton, u mbrojte dhe u udhezove, dhe shejtani u largua nga ai"

    Nga Ummi Seleme r.a percillet se ajo ka thene :

    Pejgamberi s.a.v.s asnjehere nuk ka dalur nga shtepia ime pa mos e drejtuar
       shikimin kah qielli dhe te thote :
         
       O Allahu im, kerkoj mbrojtje te Ti qe te mos devijoj ose te mos me devijojne te tjeret
       te zhytem ose te me zhysin te tjeret, te futem ne zullum ose te me fusin te tjeret
       te behem xhahil ose t'me bejne xhahil te tjeret"


6. Kur te hysh ne shtepine tende
 
    "O Allahu im, kerkoj te ma mundesosh hyrjen dhe daljen e hajrit.
      Ne emer te Allahut hyme dhe ne emer te Allahut dalim
      dhe ne Allahun ne Zotin tone jemi mbeshtetur"
 
    Pastaj le ta pershendes me selam familjen e tij.

7. Kur te hipesh ne mjetin bartes

  Kur e ve kemben tende ne te thuaj :
    Bismilah ( Me emer te Allahut )
 kur te vendosesh ne te thuaj :
   Elhamdulilah ( Falenderim Allahut )

    I delire eshte Ai qe i nenshtroi keto per ne,
        sepse ne nuk do te kishim mundesi te benim kete.
        Dhe ne me siguri do te kthehemi te Zoti yne             ( Zuhruf 13-14)


      Elhamdulilah ( 3 here )
       
      Allahu ekber ( 3 here )
     
     I Delire je ti o Allahu im, une i kam bere zullum vetes sime.
     Me fal mua, ngase nuk ka kush qe mi fale gjynahet pos Teje

8. Kur te hysh ne nevojtore ( banjo, wc)

    Pejgamberi s.a.v.s ka thene : Ajo qe behet mbulese ndermjet syve te xhinneve
       dhe pjeseve intime te bijve te Ademit a.s, eshte qe kur te hyje ne banjo te thote:

                  Bismilah
       
        e pastaj te thote : "O Allahu im, une kerkoj mbrojtje te Ti nga te ndytit dhe ndytesirat"

        e kur te dale nga nevojtorja te thote : Gufraneke ( kerkoj Faljen Tende )

9. Kur te nisesh ne xhami

    Duhet te thuhet ajo qe thuhet kur del nga shtepia duke ia bashkangjitur kete:

    "O Allahu im, bej qe ne zemren time te kem nur, gjuhen time te kem nur,
     ne degjimin tim te kem nur, ne shikimin tim te kem nur
     mbrapa e para te kem nur, lart e poshte te kem nur.
     O Allahu im, ma jep nurin ( driten )

10. Kur te hysh apo te dalesh nga xhami

        Kur te hyni ne xhami pershendetne me selam Pejgamberin s.a.v.s dhe thuani:

        "O Allahu im, me hap mua dyert e rahmetit Tend"
       
        Kur te dilni thuani

        " O Allahu im une kerkoj te mirat Tua"

 
E identifikuar

Ta ktheva shpinen, e të harrova krejt o Zot
Ti prap më ushqeve e më furnizove mot per mot
Kufi caktove e une i shkela hiq pa ndal
Harrova vdekjen harrova Diten kur kem me u ngjall
Edu
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 14-05-2005, 09:48:02 »

Lutjet e mengjesit dhe te mbremjes

Allahu i lartesuar thote :
"Lutu duke e falenderuar Zotin tend para lindjes se diellit dhe para perendimit te tij"

Kush thote 100 here kur vjen mengjesi dhe 100 here kur vjen mbremja

    " Subhanall-llahi ve bi hamdih "

     " I delire eshte Allahu si dhe i falenderuar "

Diten e Kijametit askush nuk vjen me ndonje lutje me te bukur pos atij qe vjen me te njejten ose shton diq me teper.

Prej lutjeve te mengjesit dhe te mbremjes jane keto

    " U zgjuam dhe i tere sundimi u zgjua per Allahun.
       Allahut i qofte falenderimi.
       Nuk ka hyjni tjeter pos Allahut, Nje i vetem dhe i pashoq.
       Atij i takojne sundimi dhe falenderimi dhe Ai per cdo gje eshte u mundshem.
       O Zoti im, te lus per te mirat e kesaj dite dhe te mirat qe vine pas ksaj,
       kerkoj mbrojtje nta te keqijat e kesaj dite dhe te keqijat qe vine pas saj.
       Zoti im te lus te me ruash nga pertacia dhe e keqja e mendjemadhesise.
       Zoti im me ruaj nga denimi ne zjarr dhe denimi ne varr"

    " U zgjuam ne natyrshmerine e Islamit,
       fjalen e sinqerte, dinin e pejgamberit tone Muhamedit s.a.v.s
       miletin e babait tone Ibrahimit, te paster e musliman
       qe nuk ishte prej idhujtareve"

Kush thote kur te arrije mengjesin apo mrembjen :

 "O Allahu im u zgjova. Deshmoj per ty dhe deshmoj per bartesit e arshit tend,
  per melaqet e tua, te gjitha krijesat e tua,
  se ti je Allahu qe ska hyjni tjeter vec Teje, Nje i vetem dhe i pashoqe
  dhe se Muhamedi eshte robi Yt dhe pejgamberi Yt "

kater ( 4 ) here, Allahu do ta liroje nga zjarri.

Kush thote kete :

  " O Allahu im, Ti je Zoti im, nuk ka hyjni tjeter pos Teje
     me ke krijuar dhe une jam robi Yt.
     Une i permbahem beselidhjes dhe premtimit Tend aq sa mundem.
     Kerkoj mbrojtje te Ti nga e keqja e asaj qe kam vepruar.
     Pranoj para teje per dhuntine Tende ndaj meje
     dhe pranoj gjynahun tim.
     Me fal, sepse nuk ka kush qe i fal gjynahet vec Teje"

kur vjen mbremja, dhe vdes ate nate, hyn ne xhennet, dhe kush e thote ne mengjes dhe vdes ate dite, hyn ne Xhennet.

Kush thote kur ta arrije mengjesin dhe mbremjen :

    Radiju bil-lahi rabben ve bil islami dinen ve bi Muhamedin nebija
    Jam i kenaqur qe Allahun e kam Zot, Islamin fe dhe Muhamedin pejgamber "

Allahu ia ka bere detyre Vetes ta kenaqe ate.

Pejgamberi s.a.v.s ka thene : Kush per cdo dite kur zgjohet dhe kur bie te fleje thote 
  " Hasbijall-llahu, la ilahe il-la huve alejhi tevekeltu ve huve rabbul arshil adhim"
  " Me mjafton Allahu, nuk ka hyjni tjeter pervec Tij, Atij i mbeshtetem dhe ai eshte Zoti i arshite te madh"


shtate (7) here, Allahu do t'i mjaftoje perballe asaj qe e preokuponte prej ceshtjeve te dunjase dhe ahiretit.


E identifikuar

Ta ktheva shpinen, e të harrova krejt o Zot
Ti prap më ushqeve e më furnizove mot per mot
Kufi caktove e une i shkela hiq pa ndal
Harrova vdekjen harrova Diten kur kem me u ngjall
Edu
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 14-05-2005, 09:54:11 »

Lutje te cilat nuk percaktohen me kohe

Dy fjale jane te lehta per gjuhe, te renda ne peshore dhe te dashura te i Gjithemeshirshmi :

    Subhanall-llahi ve bi hamdihi, subhanall-llahi adhim
         
         I Delire dhe i falenderuar eshte Allahu, i delire eshte Allahu i madh


Fjalet  me te dashura te Allahu jane keto kater :

  Subhanall-llahi vel hamdu lil-lahi ve la ilahe il-lall-llahu vall-llahu ekber

      I delire eshte Allahu, i falenderuar eshte Allahu, nuk ka hyjni tjeter pos Allahut dhe Allahu eshte me i madhi

E identifikuar

Ta ktheva shpinen, e të harrova krejt o Zot
Ti prap më ushqeve e më furnizove mot per mot
Kufi caktove e une i shkela hiq pa ndal
Harrova vdekjen harrova Diten kur kem me u ngjall
Edu
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #3 më: 14-05-2005, 12:03:27 »

Ruajtja nga Shejtani

Kush thote :
        La ilahe il-lall-llahu vahdehu la sherike leh,
             lehul mulku ve lehul hamdu ve huve ala kul-li shej'in kadir

             Nuk ka hyjni tjeter, pos Allahut, i vetem e i pashoq, te Tij jane sundimi dhe falenderimi
             dhe Ai per cdo gje eshte i mundshem

cdo dite nga njeqind (100) here, atij do t'i vlersohet sikur te kishte :
- liruar 10 rober
- i shkruhen 100 te mira
- i fshihen 100 te keqija
- dhe eshte i mbrojtur nga shejtani ate dite derisa te bie te fleje
- Askush nuk mund te thote fjale me te mira, pervec atij qe ka vepruar me teper.


Lutja dhe kerkimi i faljes ne fund te nates

Pejgambersi s.a.v.s ka thene : Koha kur Allahu eshte me i afer ndaj robit te vet eshte fundi i thellesise se nates.
Nese mund te behesh prej atyre qe e permendin Allahun ne ato caste, mos ngurro.


Namazi Istihares

Pejgamberi s.a.v.s ka thene :

     Kur dikush nga ju preokupohet me nje problem ( e nuk e di se cka te vendose per te )
     le ti fale dy (2) rekate nafile dhe le te thote :

      O Allahu im, une kerkoj Ti te zgjedhish me dijen Tende dhe Te caktosh me caktimin Tend
           dhe kerkoj te me dhurosh nga dhuntia Yte e madhe.
           Ti je Ai qe cakton e jo une ai qe caktoj.
           Ti je qe di e jo une qe di dhe vetem Ti je njohes i te fshehtave.
           O Allahu im nese e di se kjo ceshtje ( permend ceshtjen e tij ) eshte e mire per mua ne fe
           ne jete dhe pasojat qe vijna prej saj, ma ben te mundshme ate, ma lehteso pastaj edhe me beko ate.
           E nese e di qe kjo ceshtje eshte e keqe per mua ne fe, ne jete dhe ne pasoja qe vijne prej saj,
           ma largo dhe me largo mua prej saj dhe ma mundeso hajrin kudo qe te jete dhe pastaj me ben te jem i kenaqur me te "



Namazi i Pendimit

Pejgamberi s.a.v.s ka thene :
     
      Cdo njeri qe ben nje gjynah e pastaj ngrihet merr abdest,
      fale dy rekate e pastaj kerkon falje te Allahu
      per ate gjynah Allahu e fale ate.


Salavati mbi Pejgamberin s.a.v.s

Pejgamberi s.a.v.s ka thene :

    " Njerezit qe do te jene me afer meje Diten e Kijametit,
       jane ata qe me se shumti me kane derguar salavat"

    " Kush me dergon mua nje (1) salavat ( kerkon bekimin tim nje here )
      Allahu do ti dergoje atije dhjete (10) salavate ( do ta bekoje 10 here )"

    " Koprrac i vertete eshte ai qe kur permendem ne pranine e tij, nuk dergon salavat mbi mua"

    " Prej diteve tua me te mira eshte Dita e xhumase.
      Me dergoni sa me shume salavat ate dite, ngase salavati juaj me arrin mua"

Kush deshiron qe te mbushe peshoren e tij plote kur dergon salavat mbi ne, Ehlu Bejtin, le te thote :

   " O Allahu im, bekoje Muhamedin pejgamber dhe grate e tij qe jane nenat e besimtareve,
      pasardhesit e tij dhe anetaret e familjes se tij, ashtu sic ke bekuar Familjen e Ibrahimit
      se Ti je i falenderuar dhe i madheruar"

Ushqimi

Ne castin e iftarit thuaj :
 
     " Shkoi uria, u freskuat djerset dhe u sigurua shperblimi nese deshiron Allahu i madheruar"

Kur na ofrohet Ushqimi

    " Pejgamberi s.a.v.s kurre nuk ka perbuzur ushqimin. Nese i ka pelqyer e ka ngrene perndryshe e ka lene "

Pejgamberi s.a.v.s ka thene :

    " Thuaj Bismi-lah, ha me te djathten dhe ha para vetes"

    " Shejtani jep rast qe te hahet ushqimi sa me shpejt, vetem e vetem per tu harruar Bismilahi ne te"

Nese harron te thuash Bismil-lah, ne fillim te uljes prane sofres thuaj :

    " Ne emer te Allahut fillim e mbarim "

Pejgamberi s.a.v.s ka thene :

    " Le te haje cdonjeri prej jush me te djathten,
       le te pije me te djathten
       le te marre me te djathten dhe le te jape me te djathten,
       sepse shejtani han me te majten, pi me te majten, jep dhe merr me te majten"

Pas ushqimit

Pejgamberi s.a.v.s ka thene :  

     " Falenderim Allahut i cili na ushqeu, na dha te pijme dhe na beri muslimane"

E identifikuar

Ta ktheva shpinen, e të harrova krejt o Zot
Ti prap më ushqeve e më furnizove mot per mot
Kufi caktove e une i shkela hiq pa ndal
Harrova vdekjen harrova Diten kur kem me u ngjall
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • Kombi apo feja?
  • Dot kombi
  • 34 (61%)
  • -
  • Dot feja
  • 21 (38%)
  • -
  • Numri total i votave: 54
  • Shiko temen