Zeri IslamIslami - IslamLibraria Islame (Moderatore: M.SHKODRANI, Albislam, Forumi Islam)Keqkuptim: Islami e degradon femrën
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Keqkuptim: Islami e degradon femrën  (E lexuar 138 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
abdurrahman
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 157


Shiko profilin
« më: 11-12-2008, 16:44:17 »

 
Keqkuptim: Islami e degradon femrën
Burimi: Vigjilenca Islame





Edhepse shumë aspekte të Islamit janë të keqkuptuara nga jomuslimanët, injoranca, keqinformimi dhe supozimi i gabuar që bëhen në lidhje me trajtimin që i bën Islami gruas, me gjasë janë më të rëndat. Vargje të shumta të Kur’anit e bëjnë të qartë se burrat dhe gratë janë të barabartë në shikimin e Zotit. Sipas mësimeve Islame, gjëja e vetme që i dallon njerëzit në shikim të Zotit është niveli i tyre i të qenit të vetëdijshëm për Zotin. Për këtë shkak, shumë njerëz befasohen kur shohin se Ligji Islamik u garantonte femrave qysh para 1400 viteve ato të drejta të cilat gratë në Evropë dhe Amerikë i kanë fituar kohëve të fundit. Për shembull, Islami qartë na mëson se femra është person i plotë nën ligj, dhe është e barabarta shpirtërore e mashkullit. Po ashtu, sipas Ligjit Islamik, femra ka të drejtë që të posedojë pronë, të operojë në biznes dhe të pranojë pagë të barabartë për punën e barabartë. Femrave u lejohet kontroll i plotë e pasurisë së tyre, ato s’mund të martohen kundër dëshirës së tyre dhe atyre u lejohet që të mbajnë emrin e vet kur të martohen.



Për më tepër, ato kanë të drejtë që të trashëgojnë pronë dhe mund ta prishin martesën në rast se keqtrajtohen apo neglizhohen. Po ashtu, Islami nuk e konsideron femrën si me “natyrë të keqe”, dhe nuk e fajëson femrën për “mëkatin e parë”. Femrat në Islam marrin pjesë në të gjitha format e adhurimit, në të cilat marrin pjesë mashkujt. Në të vërtetë, të drejtat të cilat Islami i dha femrës para 1400 viteve, ishin thuajse të padëgjuara në perëndim deri më vitin 1900.



Para më pak se pesëdhjetë vite më parë në Angli dhe Amerikë, femra s’mund të blente shtëpi apo veturë pa nënshkrimin e babait ose burrit të saj! Për më tepër, Islami i jep respekt të madh femrës dhe rolit të saj në shoqëri – ai u jep të drejtë pronësie, martohen më kë të duan dhe shumë të drejta të tjera. Po ashtu, duhet të përmendet ajo se misioni i pejgamberit Muhamed, i ndaloi shumë zakone të tmerrshme në lidhje me gruan që ishin të pranishme në shoqërinë e asaj kohe. Për shembull, Kur’ani i dha fund praktikës së Arabëve paganë të mbytjes së vajzave-bebe të tyre kur ato lindnin.



Islami e kufizoi poligaminë e pakufizuar të Arabëve dhe vendosi shumë ligje në praktikë, të cilat e mbrojnë mirëqenien e gruas. Sot, shumica e të ashtuquajturve reformistë për statusin e gruas, u paraqiten pasi që Perëndimi la fenë për sekularizëm. Madje, edhe ata në perëndim, të cilët pohojnë se pasojnë të ashtuquajturen “traditë Judeo-Krishtere”, në të vërtetë pasojnë vlerat e liberalizmit Perëndimor – por në një nivel më të vogël se atdhetarët liberalë të tyre. Për më shumë në lidhje me këtë temë, mund të lexoni: "Femrat në Islam kundër Femrave në Traditën Judeo-Krishtere – Miti dhe Realiteti". Nëse femrat në Botën Islame sot nuk i kanë të drejtat e tyre, kjo s’është për atë se Islami nuk ua jep ato. Problemi është se në shumë vende traditat e huaja i kanë errësuar mësimet e Islamit, ose përmes injorancës ose përmes ndikimit të Kolonizimit.



 
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Çfarë besimi fetar keni?
  • Dot Musliman
  • 76 (69%)
  • -
  • Dot Katolik
  • 12 (10%)
  • -
  • Dot Ortodoks
  • 5 (4%)
  • -
  • Dot Protestan
  • 3 (2%)
  • -
  • Dot Agnostik
  • 5 (4%)
  • -
  • Dot Ateist
  • 6 (5%)
  • -
  • Dot Budist
  • 3 (2%)
  • -
  • Numri total i votave: 103
  • Shiko temen

* Sponsor