Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Foto per te marre linket  (E lexuar 1477 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
klevis2000
Musliman Krenar
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 532


Shiko profilin WWW
« më: 22-08-2005, 14:33:14 »

Kjo teme sherben per te vendos foto te cilat na duhen gjate shkrimeve ne kete faqe dhe me ane te marrjes se linkut e lehteson me shume vendosjes e fotos ndermjet shkrimit.



[attachment deleted by admin]
E identifikuar

klevis2000
Musliman Krenar
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 532


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 22-08-2005, 14:36:37 »

SKËNDERBEU LUFTOI PËR MBROJTJEN E ATDHEUT APO TË KRISHTERIMIT?
Ali M. BASHA

"Kangët e poetve e legjendat e rapsoditë e popullit e çfaqin Skanderbegun vetëm si nji fatos fejet, por para synit t'historikut e t'vrojtarit t'paanshëm Skanderbegu asht fatos i liris e i pavarsis s'kombeve, tuj kenë qi dishiri i liris qe aj qi ma s'parit e shtyni at burrë t'përmendun me rrokë armët për Shqypni. Skanderbegu me at trimni e rreptsi me t'cillën luftoj kundra turqve, qi ishin musliman, luftoj edhe kundra venedikasve, qi ishin t'kshtenë..."

Patër Gjegj Fishta[1]



Një miku im, historian i shquar, më pat thanë dikur se bashkësia muslimane shqiptare, në raste të veçanta, duhet të organizojë ndonjë ceremoni fetare për Skënderbeun, i cili ka qenë "Prodhimi ma hyjnuer i racës shqyptare"[2] dhe këtë mund ta realizojë p.sh. me ndonjë rast përvjetori në kujtim të tij, mund të zbresë ndonjë hatme e nuk e di se çfarë. Me kartën e tij nuk duhen lënë të tjerët të luajnë si të duan. Ai ka qenë sa musliman, aq edhe i krishterë, por mbi të gjitha ai ka qenë atdhetar – përfundoi miku sugjerimin e vet.

Gjendja e krijuar pas një periudhe gati gjysëmshekullore të ateizmit në pushtet, po shfrytëzohet nga forca të interesuara për një trajtim të shtrembër të dukurive dhe të historisë fetare në vendin tonë. Në këto ujëra bëjnë pjesë edhe qëndrimet që mbahen ndaj Heroit Kombëtar të mbarë popullit shqiptar, pa dallim besimi, Gjergj Kastriotit, Skënderbeut. Këtu duhet evidentuar se kemi të bëjmë me qëndrime intolerante, që lidhen me trajtimin sektar, fetar të figurës së tij, në kundërshtim me të vërtetat historike. Pozicionet e kundërta që mbahen, duke e reduktuar trajtimin dhe paraqitjen e tij në atë të heroit fetar, thjesht si "atlet të Krishtit" nga njëra anë, dhe mohimi i atdhetarizmit të tij, nga ana tjetër, bashkohen në një pikë: në zhvlerësimin e figurës së tij madhore, jo vetëm në rrafsh kombëtar, por edhe më gjerë.

Duke u analizuar në këtë prizëm, janë të pavend, të paragjykuara dhe keqdashëse për vendin tonë pretendimet për ta paraqitur Skënderbeun, në radhë të parë, si "mbrojtës të krishtërimit", duke mënjanuar e lënë në hije atë që është kryesorja – mbrojtjen që ai i bëri atdheut të tij.

Heronjtë kombëtarë shqiptarë shpeshherë janë përdorur nga ato fuqi të mëdha, që kanë influencuar politikat shqiptare, sikur t'i kishin heronj të dalë nga populli i vet. E parë në këtë prizëm edhe në kohët që po kalojmë, propagandistë të ndryshëm, që nuk përfaqësojnë interesat e vendit tonë, përpiqen ta identifikojnë, propagandojnë dhe "privatizojnë" Skënderbeun si "shenjtin" e tyre.

Dihet se figura e Skënderbeut u përdor nga propaganda e regjimit komunist si simbol "progresi" kundër "regresit oriental"; por miti i Skënderbeut u përdor edhe nga fuqitë perëndimore për qëllime të paragjykuara që në themelimin e shtetit të ri shqiptar. Kështu, kur fuqitë europiane vendosën që të krijonin Shqipërinë e vitit 1913, pasi kishin bërë ndarjen e tokave shqiptare mes fqinjëve grabitqarë, ata e patën parë me vend që këtij populli me shumicë muslimane, mund t'i caktonin për ta sunduar edhe mbretër të krishterë.[3] Madje pati nga kandidatët në fjalë, që i ripagëzuan fëmijët e vet me emrat Skënder dhe Donika.[4] Të tjerë europianë, pretendentë për fronin shqiptar si spanjolli Don Juan de Alandro Perez e emëroi veten Gjon Kastrioti (si i ati i Skënderbeut).[5] Kështu, për të mos u zgjatur me këtë çështje, të gjithë kandidatët në një formë a në një tjetër përpiqeshin të "argumentonin" lidhjet e tyre me vendin tonë nëpërmjet "afërsisë" që kishin me Heroin tonë Kombëtar. Veprime që në ato kohë kishin regjisorët dhe prapavijën e tyre. Por pranimi apo mospranimi nga ana e popullit shqiptar i një mbreti të huaj, nuk duhet trajtuar në asnjë mënyrë si çështje ksenofobie apo ksenomanie. Kandidatët e shumtë për fronin e Shqipërisë, me kombësi nga më të ndryshmet si: turke, arabe, spanjolle, italiane, gjermane, rumune etj., me fe katolike, ortodokse, muslimane e protestante nuk bënin gjë tjetër, veçse përfaqësonin interesa e synime të ndryshme të shteteve të huaja apo, pse jo, edhe të blloqeve ushtarake në prag të Luftës së Parë Botërore.

Por për ne shqiptarët, Skënderbeu nuk duhet dhe logjikisht nuk mund të prezantojë, modelet e të tjerëve, qofshin grekë, italianë, sllavë (katolikë apo ortodoksë). Pak rëndësi ka nëse ai ishte musliman apo i krishterë si individ, apo se si janë interpretuar apo manipuluar faktet, por ai në asnjë mënyrë nuk mund të pranohet si "mbrojtës i krishterimit kundër islamit"[6], apo si "simbol i vëllazërisë shqiptaro-serbe", sepse "Shqyptari nuk e dijti vedin kurr për ma shqyptàr se në kohën e këtij kreshniku, megjithëse përherë ndër lufta" [7]. Prandaj, nëse Skënderbeu do të pranohej si i tillë, ai nuk do të ngelej më hero i shqiptarëve, por thjesht një kukull historike në duar të Serbisë, Kishës së Romës apo Athinës, venecianëve, Napolit etj., gjë që së paku do të thotë jo vetëm falsifikim i të vërtetave historike, por edhe shkatërrim i historisë së kombit tonë.

Patriotët shqiptarë, që e prezantuan Skënderbeun mes shqiptarësh gjatë fillimeve të shekullit 20-të, panë tek ai Heroin Kombëtar të shqiptarëve dhe jo heroin kryqtar, apo heroin shqiptar me origjinë serbe. Kështu, Skënderbeu naimian është Hero Kombëtar që lufton kundër pushtuesit turk dhe në të njëjtën kohë është vigjilent në mbrojtje të Shqipërisë ndaj intrigave të Europës së krishterë. Naimi me pendën e vet u ritregoi shqiptarëve një Skënderbe "të harruar" nga historia e shkruar me paragjykime, Skënderbe që do të ishte kampion i shqiptarizmit. Në poemën naimiane, Skënderbeu nuk portretizohet si bir i Papës, "as atlet i krishterimit", as si serb. Ai në idealin naimian na shfaqet si pëllumb lirie, shpresë për kombin. Skënderbeu i Naimit, si me thënë, është një version i ringjallur shqiptar i Imam Hysejnit që lufton të mallkuarin 'Jezid'(në rastin tonë: turqit), në Qerbelanë e shenjtë, në rastin tonë –Kruja.

Edhe Sami Frashëri, dijetar i madh dhe ideolog nga më të shquarit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare – vëlla i Naimit, e ka paraqitur Skënderbeun mes shqiptarësh si viktimë e konspiracioneve dhe intrigave të Papës e mbretërve të krishterë të Evropës së asaj kohe, të cilët nga njëra anë e inkurajonin në luftën e tij mbrojtëse ndaj turqve dhe, nga ana tjetër, nuk i dhanë asnjë ndihmë.[8]

Skënderbeu jetoi në shekullin e 15-të, ne jetojmë në shekullin e 21-të. ç'përfaqëson Skënderbeu për ne pas kaq shekujsh? Ai ka jetuar e jeton në vazhdimësi midis nesh. Problemi për të cilin ai luftoi shekuj më parë, ka qenë ai që patëm ne gjatë Rilindjes sonë, por edhe në vazhdim: Davidi i reckosur me një hobe në dorë që luftoi kundër Goliathit – sipas shprehjes së F. Nolit – të armatosur deri në dhëmbë dhe të tillë pas turqve kanë ardhur tek ne edhe të tjerë. Ai fitoi dhe ne fituam.

Më 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin e Skënderbeut[9] në Vlorë dhe e shpalli Pavarësinë e vendit. Skënderbeu ka qenë frymëzuesi i shqiptarëve brenda e jashtë kufinjve kudo që ndodheshin gjatë viteve të para të mundimshme, që kanë shoqëruar vendin tonë në vazhdimësi.

Shpeshherë në masmedian e shkruar, natyrisht, për propagandë, shtrohet pyetja: Cila ka qenë feja e Skënderbeut? A ka qenë ai një i krishterë i muslimanizuar, apo një musliman i krishterizuar (gazeta "Dita" dt. 1 korrik 2001) dhe më tepër anohet se ai gjatë gjithë jetës paska mbajtur marrëdhënie të ngushta me kishën dhe me papën. Kështu, Papa Piu II dhe Papa Pali II e kanë cilësuar luftëtarin me dashuri si "Shpata e krishterimit", "Shtylla e Kishës së shenjtë"etj. etj. Megjithë këtë ka edhe studiues të njohur të periudhës së Skënderbeut, siç janë p.sh. "Foigti dhe Falmerajeri, të cilët na thonë se papët i ndihmuan Skënderbeut vetëm me bekime apostolike dhe me ligjërata panegjirike" [10]– gjë për të cilën ka pasur diskutime. Nuk është qëllimi ynë të merremi me këto kontestime apo konfirmime. Ka, gjithashtu, edhe historianë të njohur që në vlerësimin për të zënë në gojë vetëm kontributin që ka dhënë për lirinë e kombit të vet: "Gjergj Kastrioti është një nga kryeluftëtarët më të mbaruar, më faqebardhë dhe më të mëdhenj të botës. Sa ishte i gjallë, e ruajti lirinë e kombit. Këtë nuk mundi t'ua linte si trashëgim stërnipërve, ashtu si nuk muntnë as të dy bashkatdhetarët e tij të dëgjuar, Pirrua dhe Ali Pasha. Po këta i kapërceu jo vetëm në madhështinë morale, por edhe në fatmirësinë që u hoq nga fusha e veprimeve midis famës dhe shkëlqimit, si mundës i kurorëzuar me dafina, i cili u thye vetëm prej vdekjes".[11]

Por duhet evidentuar edhe fakti se në rrethet e historianëve tanë njihen njëkohësisht edhe pohimet e tij kur ka qenë tek Papa dhe ka dalë prej andej i pezmatuar dhe i zhgënjyer, të paktën për tri aspekte dhe konkretisht se: a) Ata nuk e besonin, sepse ai ishte shqiptar; b) Qëllimi përfundimtar i Venedikut ishte pushtimi i Krujës[12], por "ai do t'ia japë atë më parë me gjithë çka sulltanit"; dhe ç) "Më parë do të kishte dashur të bënte luftë me Kishën se sa me turkun".[13]

Madje Edwin E. Jacques, në librin e tij me titull "Shqiptarët" ka edhe një nëntitull të tillë: "Tradhtia e aleatëve të krishterë ndaj Skënderbeut"[14]



Diskutimet për ta zgjidhur këtë rebus janë nga më të ndryshmet. Sillen citime nga studiues të njohur nga më të dëgjuarit në lëmin e historisë. Kështu, pyetjes së mësipërme ja se si i përgjigjet historiani amerikan, Edwin Jacques: "Në kuadrin e thënieve dhe të kundërthënieve mbi të, është e dobishme që të shqyrtojmë nëse Skënderbeu ishte vërtet i shtyrë nga bindjet fetare apo, siç pretendojnë disa, ai e përdori besimin thjesht si një mjet për arritjen e pavarësisë së Shqipërisë. Fetih Pasha, një ish-ministër i Turqisë në Beograd, pohoi se në kohën kur Skënderbeu komandonte një forcë ushtarake në Anadoll (Azi e Vogël), "arkivat dëshmojnë se ai ishte një musliman i mirë. Mirëpo, pas vdekjes së të atit, në 1432-in, sulltani ia dha principatën e Krujës një tjetri, në vend që t'ia ofronte atij vendin e të jatit. Që prej asaj kohe, ai u bashkua fshehurazi me kishën romane, me shpresë që të gjente një mjet për realizimin e qëllimeve të veta"[15]. Një mendim të tillë e kanë shprehur edhe shumë muslimanë të tjerë, madje njëri prej tyre e ka quajtur Skënderbeun me tallje "Gjenerali i Kryqit" duke deklaruar se Skënderbeu nuk luftoi kurrë për kryqin, por për atdheun e tij; ai nuk luftoi kundër fesë islame, por kundër turqve".[16]

Për masat e krishterizuara të Europës, islami dhe krishterimi, ashtu si ortodoksia dhe katolicizmi, apo më vonë katolicizmi dhe protestanizmi, ishin më shumë dy sisteme të ndryshme të riteve religjioze. Prandaj në Europën e krishterë mesjetare, ndërrimi i fesë nuk ishte ndonjë problem i madh teologjik për shumicën e njerëzve të thjeshtë, të cilët nuk i kujtonin dhe nuk trajtonin islamin dhe krishterimin si dy religjione të kundërta në doktrina[17]. Duke u nisur nga kjo, Fan Noli ka shkruar për babain e Skënderbeut se "në çështjen e fesë, Gjon Kastrioti ishte shqiptar i kulluar. Ai nuk ishte ithtar fanatik i ndonjë feje, por e ndërronte këtë sipas politikës si ditës. Ai ishte katolik roman, si aleat i Venedikut, më 1407, ortodoks grek, si aleat i Stefan Llazareviqit të Serbisë; prej 1419 deri më 1426 musliman, si aleat i Muratit II, prej 1430 deri më 1438, përsëri katolik roman si aleat e qytetar nderi i Venedikut dhe i Raguzës..."[18].

Dhe më vonë, në një ribotim të ripunuar të "Historia e Skënderbeut" – Kryzotit të Arbërisë (1405-1468), mendimin e sipërm Noli e riparaqit duke shfaqur të njëjtin mendim edhe për të bijtë e Gjon Kastriotit: "Që të gjithë, si Gjon Kastrioti ashtu dhe të bijtë, për të shpëtuar nga katastrofa e motit 1430, u konvertuan muhamedanë për sy e faqe. Sipas dëshmimeve të papës Pius II dhe të kronikanit raguzan, Lukari, Gjon Kastrioti vetë mori një emër musliman dhe u quajt Hamza (A thua është rastësi që edhe i nipi i tij nga djali është thirrur Hamza?! –shënimi im A. B.). Nga kjo merret vesh që ishte shqiptar i kulluar dhe e ndërronte fenë sipas politikës së ditës ... Gjerq Kastrioti, si edhe të vëllezërit, merrte pjesë në shpeditat turke afër kufirit të Shqipërisë me trumba shqiptare bashibozuke brenda në ushtrinë feudale turke, dhe jo në ushtrinë e rregullt të jeniçerëve. Ndryshimi është këtu: Jeniçerët me oficerët e tyre shërbenin në ushtri gjer sa mplakeshin dhe pastaj lëshoheshin në pension. Bashibozukët, feudalët, edhe aliatët shërbenin sa kohë kishte luftë. Dhe pastaj këtheheshin në shtëpi ku qëndronin gjersa të thirreshin për ndonjë shpeditë tjetër. Midis turqve në periudhat e shpeditave, Gjergj Kastrioti, si muhamedan, mori mbiemrin Skënderbe, po kur kthehej në shtëpi, për vakancat në periudhën e armisticave (armëpushimeve), bëhej prapë i krishterë. Kështu venecianët e pranuan si aleat edhe qytetar honorar më 1438, duke ditur që ishte i krishterë, por raguzanët e refuzuan më 1438, se e kujtonin muhamedan",[19] dhe, "Në qoftë se i biri që është bërë turk e musulman merr urdhra nga sulltani për të plaçkitur tokat e Republikës, Kastrioti kërkon që të mos mbajë përgjegjësi ai vetë për këtë gjë"[20] dhe si përfundim mund të paraqesim konkluzionin e Fan Nolit se "Tani nuk është e nevojshme të supozohet se Skënderbeu u bë musliman me pahir në pallatin e sulltanit. Ka më tepër të ngjarë që ai ta ketë bërë një gjë të tillë nën fuqinë e butë bindëse të t'et, që u bë "turk dhe musliman", ashtu siç na thotë Piu II – në një vend të harruar të librit të tij..."[21]. Po kështu edhe studiuesi i njohur për shkrimet e rëndësishme që ka bërë në lidhje me historinë e Shqipërisë, veçanërisht për historikun e katolicizmit në Shqipëri si dhe të formimit të fiseve e të dinastive shqiptare etj., Dr. Milan Shuflaj, nuk e zë në gojë fare "rikthimin e Skënderbeut në katolicizëm", por thotë: "...ndërkaq i biri i tij, Gjergji, i cili, duke qenë peng i turqve (para vitit 1428), kaloi në fenë islame dhe mori emrin Skënderbeg, bëhet dinasti më i fuqishëm i Shqipërisë"[22]

Siç dihet, para kohës së Skënderbeut kishte filluar procesi i islamizimit, të paktën, siç e konfirmon Fan Noli, që nga koha e Balshajve[23], dhe vazhdoi më vonë me intensitet. Kështu, p.sh. edhe vetë Skënderbeu në rrethin e tij, përveç të nipit – djalit të vëllait, Hamzait, ka pasur edhe njerëz të tjerë të ndryshuar, madje disa prej të cilëve sapo kishte vdekur Skënderbeu, qoftë nga gjaku i tij, apo nga njerëzit e së shoqes, se "Pjesat e Shqipërisë të zaptuara prej turqve, u vunë nën qeverimin e një të nipi prej motre të Skënderbeut, i cili ishte kthyer muhamedan e rronte pranë sulltanit"[24], "Arianiti – vjehrri i Skënderbeut – (Arajniti ose Araniti) i Kaninës kish tre bij dhe nëntë bija; një nga të bijat, Vojsava, u martua me Gjon çernoviçin e Malit të Zi dhe i biri i saj, i kthyer muhamedan dhe i emëruar Skënderbe çernoviç, zaptoi Malin e Zi me ndihmën e sulltanit; një tjatër bijë, Helena, u martua me Gjergj Dukagjinin dhe bijtë e saj të gjithë u kthyen në muhamedanë..."[25]

Duhet evidentuar se shpresa e vetme për të, ishte mbështetja tek Perëndia, pavarësisht nga besimi që kishte: "Më 1450, Skënderbeu u neverit prej papës, prej fuqive europiane, prej shokëve të tij, me një ushtri të demoralizuar nga paniku dhe s'i mbetej tjatër shpresë veç Perëndisë".[26]

Për ta përfunduar çështjen e vlerësimit të atdhedashurisë së Skënderbeut, të cilin duhet ta vlerësojmë për çka realizoi dhe jo ta përdorim për dëshirat e disa misionarëve apo institucioneve, që e cilësojnë atë si "Mburojë të krishterimit"etj., po sjellim vlerësimin e bërë nga At Gjergj Fishta, më 19 kallnuer 1917 në shkrimin "Skënderbegu dhe shqiptarët", ku theksohet se "Mbas katërqind e pesëdhjetë vjetësh u kremtue për t'parën herë n'Shqypni dita e dekës s'Skanderbegut. Kjo e kremte asht nji shej i mirë: asht shej se shpirti ase ndiesit e Skanderbegut kan fillue me u ngjallë ndër zemra t'shqyptarëve. Kangët e poetve e legjendat e rapsoditë e popullit e çfaqin Skanderbegun vetëm si nji fatos fejet, por para synit t'historikut e t'vrojtarit t'paanshëm Skanderbegu asht fatos i liris e i pavarsis s'kombeve, tuj kenë qi dishiri i liris qe aj qi ma s'parit e shtyni at burrë t'përmendun me rrokë armët për Shqypni. Skanderbegu me at trimni e rreptsi me t'cillën luftoj kundra turqve, qi ishin musliman, luftoj edhe kundra venedikasve, qi ishin t'kshtenë. Prandaj t'gjithë shqyptarët e vërtetë pa ndërlikim partiet e besimit, do ta nderojnë Skanderbegun si nji fatos t'komit, e do t'u bahet nam me kremtue emnin e punën e tij. Skënderbegu asht ideali i liris e i pavarsis s'Shqypnis".[27] Më qartë dhe më troç nuk ka se si thuhet e vërteta dhe jo nga një njeri sidokudo, por nga goja e Gjergj Fishtës, të cilit, për shkak të pozitës, profesionit që i kushtoi jetën, nuk do t'ia merrnim për të madhe, nëse do të bashkohej me korin e Kishës për këtë çështje, por ai ban dallimin e "kangëve të poetëve dhe legjendat e rapsoditë nga analiza e historianit dhe e vrojtarit t'paanshëm", pra prej tij nuk kemi asnjë përpjekje për t'iu shmangur të vërtetës, përkundrazi e thotë atë troç.

Barleti lavdëron bukurinë trupore të Kastriotëve, Topiajve e Arianitëve, duke evidentuar se prej kësaj race shumë të bukur, me gjak të nxehtë dinarik, dolën kalorës të përmendur në luftërat e kufinjve e pastaj kundra turqve. Prodhimi më hyjnor i këtij seleksioni, luftëtari më i tmerrshëm që krijoi përgjithësisht përleshja e Europës me turqit është Gjergj Kastrioti, Skënderbeu.

Skënderbeu, figura më e përkryer e popullit tonë, mbetet i pavdekshëm në toponime, në këngë, në tregime legjendare e në ligje (Kanuni i Skënderbeut), si hero jo vetëm i matjanëve, i dibranëve e i krutanëve, por i tërë shqiptarëve, pa dallim krahinor, fetar e shoqëror. Emri i tij jeton në Mat (fusha e Skënderbeut), në disa shkëmbinj, njëri prej të cilëve mban emrin "Gjurma e atit të Skanderbegut"[28] etj. Gjatë shekujve të zotërimit fetar islam nuk u krijua në vendin tonë një antiskënderbe. Siç e ka vënë re dom Nikollë Mazrreku, Skënderbeu dhe Lekë Dukagjini nuk u konsideruan kaurra[29], ndërsa Karamahmut Bushatlliu krenohej duke e quajtur veten pasardhës i Skënderbeut dhe kërkonte ta ndiqte at32]

Në këto 500 e sa vjet figura e Skënderbeut dhe vepra e tij, siç dihet dhe siç pranohet, janë gjendur, jo rrallë, në pikën e kryqëzimit të vlerësimeve të ndryshme, shpesh kontradiktore, sa glorifikuese, po aq dhe reduktuese, minizuese e, madje, deri edhe nënvleftësuese e mohuese. Në rastin më të mirë, Skënderbeu është parë, përgjithësisht, nga historiografia e huaj, si "kordhëtar" i madh, si luftëtar për "lirinë", për "krishtërimin", kundër "Islamit dhe Lindjes". Në të gjitha këto raste ai nuk është marrë sa dhe si duhet i lidhur me mjedisin shqiptar dhe me sfondin konkret historiko-shoqëror të tij. Këtyre vlerësimeve, gjithësesi, të cunguara (pa bërë fjalë për pikëpamjet e gabuara e të shtrembëruara dhe, madje, edhe tendencioze, që nuk kanë munguar), historiografia shqiptare u ka vënë përballë, në mënyrë të argumentuar, jo vetëm figurën e një strategu të madh ushtarak dhe atë të luftëtarit për liri, por edhe atë të një burrë shteti të përmasave europiane. Ndryshe nga qëndrimet e përmendura më parë, ajo ka provuar dhe ka nxjerrë në pah karakterin shqiptar, çlirimtar të luftës së Skënderbeut, ndihmesën madhore të luftës së popullit shqiptar, nën udhëheqjen e tij, në mbrojtje të qytetërimit perëndimor, të Rilindjes europiane.[33]

Pesha dhe roli i motiveve fetare të luftës së shqiptarëve në shekullin e 15-të ose janë minimizuar, ose edhe janë injoruar (për motive, në pamje të parë, të pashpjegueshme, po të kihet parasysh një autor si Athanas Gegaj, prift).[34] Edhe atëherë kur janë mbivlerësuar këto motive të dorës së dytë, qoftë edhe nga një personalitet si peshkop Noli, në rrafsh të parë, në fund të fundit, është vënë në pah karakteri kombëtar i kësaj epoke.[35] Kjo vlen edhe për humanistin Marin Barleti, prift dhe për Frang Bardhin, peshkop, i cili u ngrit me forcë në mbrojtje të kombësisë, të shqiptarësisë së Skënderbeut.[36] Historiografia e sotme shqiptare ka zbërthyer e dokumentuar në rrugë shkencore karakterin kombëtar të personalitetit të Gjergj Kastrioti-Skënderbeut dhe të mbarë luftës së udhëhequr prej tij.

Vetë Heroi ynë Kombëtar na shfaqet krenar dhe i nderuar për preardhjen e tij. Në letrën që i dërgoi Princit të Tarantit më 31 tetor 1460 do të shkruante: "Në qoftë se kronikat tona nuk gënjejnë, ta dini se ne quhemi epirotë (Skënderbeu i konsideronte shqiptarët pasardhës të Pirros e të Lekës së Madh, kështu edhe Merkurr Bua)[37], dhe, në kohëra të ndryshme, stërgjyshërit tanë kanë kaluar në vendin që ju mbani sot dhe kanë bërë me romakët luftime të mëdha, nga të cilat, siç e gjejmë (të shkruar), më të shumtën e herës kanë dalë me nder se sa me turp".[38] Në Commentarii Skënderbeu shton: "Të parët tanë qenë epirotë: Prej tyre doli Pirroja, hovin e të cilit Romakët mezi mundën ta përballonin dhe i cili pushtoi me armë Taranton dhe shumë vende të tjera të Italisë. S'ke sesi u vë përballë burrave të fortë epirotë tarantinët, racë e ndyrë dhe e lindur për të lidhur vistra cironkash"[39]

Pikëpamjet që i reduktojnë përmasat e figurës së Skënderbeut në atë të një heroi fetar, nuk kanë zënë vend tek autorët shqiptarë. Një vlerësim i tillë kaq i ngushtë dhe sektar i bie ndesh faktit tjetër që shumica mbizotëruese e popullsisë shqiptare u islamizua pas vendosjes së sundimit osman.

Përfytyrimin e Skënderbeut si hero kombëtar, të zhveshur, përgjithësisht, nga veshja fetare, e kishin mbarë Rilindasit, qofshin ata arbëreshë, me De Radën në krye (ndonjë përjashtim midis tyre në këtë pikë mund të bëhet për Bilotën), si dhe të gjithë të tjerët në Shqipëri. Edhe autorët e besimit të krishterë tek ne, qofshin edhe klerikë, që nga Fishta, siç e cituam, dhe Mjeda, panë te Skënderbeu një Hero Kombëtar. Fishta u drejtohet shpeshherë nipave të Gjergj Kastriotit, pa dallim besimi. Vënia në pah, nga ana e ndonjërit, në ndonjë rast e përkatësisë fetare që Skënderbeu pati kur lindi dhe kur vdiq, nuk e ndryshon fare këndin e vështrimit dhe të vlerësimit të tij, kryekëput, si Hero Kombëtar.

Përkundrejt përpjekjeve për ta reduktuar personalitetin e tij në një kuadër tepër të ngushtë për të, të një luftëtari fetar, të një kryqtari, të një "kondotieri" këto vite të fundit, në kundërshtim me të vërtetën historike dhe me mendimin më të përgjithshëm shkencor vendës dhe të huaj, vërehen si prirje për të mohuar karakterin kombëtar të jetës dhe të veprimtarisë së heroit të Krujës, pretendohet se ai me luftën e tij, na paska sakrifikuar, siç dëgjojmë të thuhet, edhe kombin.

Këto vështrime të quajtura "të reja", por që nuk janë gjë tjetër veçse një kthim në "teza" të kahershme, faktikisht, të vjetëruara, janë në kundërshtim të hapur me përfytyrimin e rilindasve për historinë skënderbeiane dhe, për më tepër, ato nuk përputhen me realitetin historik. Kjo epokë nuk duhet marrë e shkëputur, por duhet parë si dukuri ligjësore e historisë shqiptare, si hallkë ndërlidhëse me historinë e vendeve të Ballkanit, të Lindjes së Afërme dhe të Europës Perëndimore.

Karakteri kombëtar i epokës skënderbeiane, i argumentuar nga historiografia shqiptare, mbetet aktual, pavarësisht përpjekjeve, të cilat vështirë se mund të merren në konsideratë për të mohuar rëndësinë e luftërave të Skënderbeut apo për t'i vlerësuar ato negativisht. Ky karakterizim u kundërvihet edhe përpjekjeve që bëhen sot e kësaj dite për ta minimizuar dhe reduktuar rëndësinë dhe madhështinë e figurës legjendare të Skënderbeut në rrafsh kombëtar dhe ndërkombëtar. Trajtimi tërësisht në rrafsh fetar dhe, për rrjedhim, mohimi i karakterit kombëtar dhe humanist i luftërave të Skënderbeut, nuk ka të bëjë vetëm me debatin shkencor.

Theksimi i motiveve fetare të luftës së shqiptarëve në shekullin e 15-të, cilësimi i Skënderbeut thjesht si një "kampion i krishtërimit", për hir të nevojave të politikës dhe të diplomacisë, të ashtuquajtura të ditës, nuk e përligjin veten. Po ashtu, nuk e përligj veten asnjë përpjekje që bëhet për ta parcelizuar fetarisht Skënderbeun me pretendimin se gjithë kjo do të lehtësonte integrimin e Shqipërisë në Europë. Të gjitha këto mendime që qarkullojnë sot tek ne poshtë e përpjetë, nuk bëjnë gjë tjetër veçse dëshmojnë katërcipërisht se platforma e Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe qëndrimi i saj ndaj epokës së Skënderbeut, mbeten në rend të ditës dhe sot e kësaj dite. Skënderbeu, i rritur midis feve, u bë për rilindasit simbol i karakterit mbifetar që duhej të kishte kultura shqiptare, ndryshe kombi nuk bashkohej. Ky patriotizëm fetar që po shfaqet sot, nuk është gjë tjetër, siç është pranuar me të drejtë, veçse një rikthim te një mendësi parakombëtare.

Pra, trajtimi i trashëgimisë historike kombëtare kryekëput mbi kritere fetare është tepër i ngushtë dhe i njëanshëm dhe tejet i dëmshëm, për të mos thënë më shumë, për gjykimin dhe vlerësimin e realitetit shqiptar qysh nga shekulli 15-të e më tej. Në trajtimin e epokës skënderbeiane qysh nga koha e saj e deri sot, duhen pasur mirë parasysh ndryshimet që kanë ndodhur në përbërjen fetare të popullsisë. Përndryshe, një shtrim i tillë i cunguar në rrafsh fetar i këtij problemi historik, nuk i ndihmon sot zgjidhjes së çështjes kombëtare mbarëshqiptare.[40]

Së fundi duam të evidentojmë se nga një këndvështrim objektiv, është për të ardhur keq që pothuajse të gjithë kronikanët e hershëm të kësaj epoke heroike kanë qenë klerikë të flaktë e të dëgjuar dhe kjo është një nga shkaqet që ka sjellë ngjyrime e propagandë këmbëngulëse kristiane rreth figurës e bëmave të tij. Përshkrimet e tyre në mënyrë të pashmangshme, kanë ngjyrime të forta për shkak të bindjeve të tyre fetare. Historianët Giovio, Lavardin, Duponcet e të tjerë mbushin faqe të tëra me fjalime e letra të devotshme të Skënderbeut. Sikur këto të ishin autentike, do të mund të depërtonim, përmes historianit, tek vetë luftëtari. Një studiues gjerman mbështet pohimin se ato fjalime të devotshme kanë më shumë tingëllim prej historianësh priftërinj, sesa prej Skënderbeu luftëtar.[41] Prandaj ne me të drejtë, duke e mbyllur këtë shkrim për figurën madhore të Heroit tonë Kombëtar, duke marrë në konsideratë mbishtresat e vëna rreth figurës së tij, na shkon mendja te një diferencim që bën njëri nga ideologët tanë të mëdhenj të Rilindjes sonë Kombëtare, Sami Frashëri, ndërmjet gjeografisë e historisë: "Historia është më e gjërë se gjeografia, sepse në histori kundërthëniet janë të shumta. Një pjesë e historisë është rrenë e thjeshtë, e cila, me kalimin e kohës dhe me përsëritjen e përhershme, merret si e vërtetë... Sa më shumë që të ndryshojnë burimet e saj, po aq ndryshon edhe interpretimi. Ngjarjet i ndryshojnë herë me qëllim e herë duke gabuar, ashtu që vështirë është që në mesin e tyre të gjendet ajo që është e vërtetë... Është detyrë e atyre që merren me histori që të mos marrin gjithnjë si të vërtetë atë që shkruhet në libër, pa i analizuar ngjarjet, pa i verifikuar burimet..." [42]



Bibliografia e përdorur:



I.Periodikë dhe konferenca shkencore:

1)Studime historike. Viti 1967, nr. 4.

2)Zani i Naltë, prill, 1936.

3)Universi. Nr. 1, 2000

4)Konferenca e dytë e Studimeve Albanologjike. Vëll. I, Tiranë, 1969.

5)Simpozium për Skënderbeun, Prishtinë, 1969.



II.Vëllime:

1) Edwin E. Jacques. Shqiptarët.I. Kartë e pendë. 1995.

2)Eqrem bej Vlora. Kujtime. Vëllimi i parë. 1885-1912.

3)Fan Noli. Histori e Skënderbeut (Gjerq Kastrioti (Skënderbeu), mbreti i shqiptarëve 1412 – 1468. Botim i vitit 1921. Në F. S. Noli. Vepra 4.

4)Gazmend Shpuza. Kuvendime për historinë kombëtare. Dituria, Tiranë, 2000.

5)Gjerq Kastrioti (Skënderbeu) prej peshkop Fan Stilian Nolit – doktor i shkencave filozofike. Në F. S. Noli. Vepra 4.

8)Histori e Skënderbeut, kryezotit të Arbërisë (1405-1468). E shkroi peshkopi Fan S. Noli. E botoi Federata pan-shqiptare Vatra. Boston, Massachusetts. 1950. Në F. S. Noli; Vepra 4.

9)Kahreman Ulqini. Faktorë kulturorë e fetarë – Shkodër, 1999.

10)P. Marin Sirdani O.F.M. Shqypnija e Shqyptarët (Botim i dytë). Shkodër –shtypshkronja "A.Gj. Fishta" – 1941.

11)Milan Shuflaj. Serbët dhe shqiptarët. Bargjini. Tiranë, 2002.

12)Përndritje. Lajmëtari, 2000.

13)Sami Frashëri. Vepra. Vëll. 9-të. Logos – A. Personalitetet Shqiptare në "Kamusu Al 'Alam" të Sami Frashërit. Logos – A. Shkup, 1994.

14)Tajar Zavalani. Histori e Shqipërisë.



--------------------------------------------------------------------------------

[1] Shih librin "Përndritje", Lajmëtari, 2000, fq. 60.

[2] Milan Shuflaj. Cituar sipas P. Marin Sirdani O.F.M. Shqypnija e Shqyptarët (Botim i dytë). Shkodër –shtypshkronja "A.Gj. Fishta" – 1941. Fq. 18.

[3] Numri i kandidatëve për fronin e Shqipërisë, sipas shtypit të kohës arrinte në rreth 17. Ndërmjet tyre kishte muslimanë e të krishterë. Përsa u përket të krishterëve që ishin kandidatë për fronin e Shqipërisë në ato kohë, mund të përmendim: Alandro Kastrioti, si pasardhës i Skënderbeut; Alber Gjika, i mbështetur nga Italia dhe nga një pjesë e klerit katolik shqiptar; duka Monpansie, francezët; italianët, duka i Abrucos dhe markezi i Auletas, princi danez Aksel, princi gjerman fon Vyrtenberg, madje dhe përfaqësuesi i Britanisë së Madhe në Egjipt, Kitçener dhe princi gjerman Vilhelm fon Vid, nip i mbretëreshës së Gjermanisë dhe kushëri i mbretit të Greqisë, etj. (Për më tepër për këtë çështje shiko: Gazmend Shpuza. Kuvendime për historinë kombëtare. Dituria, 2000, fq. 156.)

[4] Është fjala për Princ Vidin. Ai kishte dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë. Për nder të atdheut të tyre të ri, fëmijët u ripagëzuan me emra shqiptarë: Skënder dhe Donika. Shiko: Tajar Zavalani. Histori e Shqipnisë – mendimi shqiptar. Phoenix & Shtëpia e Librit, 1998.fq. 237. Ndërsa kapiteni Heaton Armstrong – sekretar i Princ Vidit, çështjen e ndërrimit të emrit të djalit kërthi të Princ Vidit, Viktorit, e shtron sikur gjoja u quajt njëzëri Skënderbe nga shqiptarët, sipas mbretit dhe Heroit të tyre Kombëtar, Gjergj Katriotit (!?). Shiko: Kapiten Heaton Armstrong. Gjashtë muaj mbretëri, 1914. Onufri, 2001. fq.46.

[5] Eqrem bej Vlora që e ka takuar personalisht don Alandron, ka shkruar për të:

Ne e njihnim Parisin dhe qëndrimi në "Ville lumiere" nuk na dha asgjë të re. Vetëm një takim këtu ka lënë mbresa të thella në kujtesën time, sepse ai ka një lidhje të çuditshme me ngritjen për herë të parë të flamurit kombëtar në Shqipëri. Ne deomos që i bëmë një vizitë në Paris don Alandro Kastriotit në shtëpinë e tij, një vilë e bukur në Jugendstil. Mua më interesonte veçanërisht biblioteka e mbushur me libra shumë të bukur dhe të rrallë albanologjikë, si dhe koleksioni i tij i madh i gravurave. Por, për fat të keq, pas vdekjes së don Alandros, kjo bibliotekë humbi. Një pjesë u shpërnda nga sekretari i tij shqiptar, Leka, një pjesë u shit apo u vodh. Me rëndësi të madhe ka qenë sidomos një listë me dokumente të ndryshme të Arkivit Shtetëror të Barcelonës, ku bëhej fjalë për Shqipërinë.

Don Alandro ka qenë një burrë i kultivuar dhe i arsimuar dhe e vetmja gjë që e bënte disi qesharak, ishte mania e tij, thuajse fëminore, për t'u quajtur shqiptar (Ai këtë e shpjegonte kështu: Një stërgjysh i don Alandros kishte qenë nënmbret spanjoll i Napolit në vitin 1600 dhe ishte martuar me një vajzë të shtëpisë së Kastriotëve, markezën Auleta. Prej andej rridhte don Alandro. Po përse ai befas i ndjente veten më tepër shqiptar sesa spanjoll, këtë nuk e di. Mua më tregoi se kjo stërgjyshe i qenka shfaqur njëherë në ëndërr dhe e paska urdhëruar: "Lufto për pavarësinë e Shqipërisë dhe do të bëhesh mbret". Dhe atëherë ai filloi të luftojë) dhe për të bërë diçka të madhe për Shqipërinë që të kishte, kështu, të drejtë mbi fronin shqiptar... Don Alandro na ftoi për darkë në vilën e madhe, si pallat, te një kushëriri i tij, ku na njohu me shoqërinë "e lartë", të pranishme. Pasi përfundoi darka, një shërbëtor solli një kuti kadifeje të kuqe mbi një tabaka argjendi dhe e vendosi para don Alandros, i cili u ngrit dhe me ca lëvizje teatrale (fundja ishte spanjoll dhe nuk mund të bënte pa luajtur pakëz komedi) na mbajti një fjalë të bukur për ndjenjat e tij atdhetare për Shqipërinë që i kishte trashëguar prej të parëve dhe, duke përfunduar, tha: "Unë jam plak njeri dhe nuk e di nëse do të jetoj deri në ditën që Shqipëria do të shpallet e pavarur. Vetëm që jam i bindur që ajo ditë po afrohet me hapa vigane". Pastaj ai hapi kutinë e kadifenjtë, nxorri prej andej një flamur shqiptar – një shqiponjë e zezë dykrenore në fushë të kuqe dhe ma dha mua: "Ditën që do të plotësohet ëndrra ime, po ju ngarkoj ta ngrini këtë flamur dhe të mendoni për mua". Unë e mora flamurin shumë serioz, duke e mposhtur me vështirësi gazin dhe me pak fjalë e falënderova atë për besimin dhe interesin që tregonte për Shqipërinë. Pesë vjet rresht e ruajta unë këtë flamur në dhomën time të gjumit, varur në një gozhdë anash krevatit, derisa erdhi vërtet dita që kishte profetizuar don Alandroja i gjorë dhe, krejt papritur e krejt rastësisht, ky flamur u ngrit vërtet si simbol i pavarësisë së Shqipërisë. Për më tepër shiko: Bota shqiptare. Eqrem bej Vlora. Kujtime. Vëllimi i parë 1885-1912.





[6] Në një artikull të gazetës "Rilindja", më 21 mars 1936 shtroheshin disa çështje që binin në kundërshtim me relitetin islam në vendin tonë. Aty shqyrtohej shtrembët edhe kjo çështje. Në përgjigje për këtë çështje "Zani i Naltë", shkruante: "Skënderbeu nuk ka luftue për kryq, por për atdhe; nuk ka luftue kundër fesë islame, por kundër turqve. Duhet të dihet se vetë Skënderbeu ka qenë muhamedan (musliman – shënimi im: A. B.), e nuk ka themel ajo që thuhet se ai u ba i krishtenë, sepse, po të bahesh i krishtenë, shqiptarët s'kishin me e dijtë emnin "Skënderbej" (ndoshta koha do të kishte bërë punën e vet duke e fshirë nga kujtesa e njerzve – shënimi im: A.B.). Më anë tjetër, krah për krah me Skënderbeun, ka qenë edhe nipi i tij, Hamza bej Kastrioti, për të cilin askush nuk ka pretendue se e la fenë islame..." Për më tepër shiko: Zani i Naltë. Prill, 1936, fq. 107-108.

[7] P. Marin Sirdani O.F.M. Vepër e cituar. Fq. 18.

[8] Skënderbeu "Duke qenë një njeri jashtzakonisht trim, i aftë dhe me përvojë luftarake, Papa dhe mbretërit e tjerë të krishterë të Europës, me qëllim që ta përdorin si mbrojtës, e trimëronin dhe e stimulonin atë për të luftuar kundër turqve osmanllinj. Ndonëse i premtonin se do t'i shkonin mbrapa dhe se do t'i ndihmonin, këtë nuk e bënë kurrë...". Shih: Sami Frashëri. Vepra, vëll. 9 – Personalitetet shqiptare në "Kamus Al-Alam" të Sami Frashërit. Zëri "Shqiptarët". Logos Shkup – 1994 fq. 30. Ndërsa kur përshkruan Skënderbeun, thotë: "Mbretërit e krishterë të Europës, e, sidomos, Papa dhe mbreti i Hungarisë, duke konsideruar se Skënderbeu do të jetë një digë hekuri kundër Perandorisë Osmane dhe pasi që e futën në zjarr Skënderbeun, bënin sehir (vështronin) nga larg...". Po aty fq. 126.



[9] "Si erdhi, pastaj, Skënderbeu në qytetin e Krujës urdhëroi që të hiqnin flamurin e turkut dhe të vinin të tijin, me shqiponjën e zezë me dy krerë në fushë të kuqe". F. Noli, Vepra 4. fq. 345.

[10] Johan Filip Falmerajeri (1790-1860). Vëll. IX, fq. 88; Voigt. Vëll. III, fq. 54. Cituar sipas: Fan Noli, Vepra vëll. 4, fq. 227.

[11] Po aty. Fq. 596.

[12] Dokumentet veneciane vërtetojnë se Republika e Venedikut u përpoq të gjente një njeri që të vriste Skënderbeun duke e shpërblyer me një pension të përjetshëm. (Shih: Ljubich Listine, vëll. IX, fq. 268-269. Dokumenti i datës 4 maj 1448. Sipas F. Noli. Vepra 4, fq. 612).

[13] "...Atmosfera e mosbesimit nuk do të zhduket në marrëdhëniet shqiptaro-venedikase as në periudhën e fundit të veprimtarisë së Skënderbeut, kur edhe vetë Venediku ishte i preokupuar për shpëtimin e zotërimeve të veta përballë invazionit otoman, që po bëhej gjithnjë e më kanosës. Të dy palët e njihnin plotësisht gjendjen e nderë që ekzistonte në marrëdhëniet e tyre. Kjo pasqyrohet shumë mirë nga letra e 31 korrikut 1464 që ambasadori milanez në Venedik i shkruante dukës së Milanos në të cilën tregonte se nga ana e Anton Venierit, këshilltar i Dukës së Venedikut, kishte marrë këtë përgjigje: "Ne nuk i besojmë atij (Skënderbeut) për asgjë, sepse është shqiptar dhe është tradhëtar dhe i lig" (J. Radonic. Gjuragj Kastrioti Skanderbeg i Arbanija, u XV vjeku. Beograd, 1942; nr. 274). Nga ana tjetër, nga një letër e 24 janarit 1467 e ambasadorëve milanezë në Romë, Lorezo Da Pesaro dhe Agostini de Rossi informohemi se "edhe ai, Skënderbeu, shumë qartë e kuptoi se qëllimi i asaj Sinjorie (Venedikut) priret ta pushtojë atë qytet (Krujën) dhe thotë se më parë do t'ia jap atë me gjithë çka mbetet sulltanit" (F. Pall. I rapporti italo-albanesi intorno alla metà del secolo XV; në arch. Stor. Prov. Napol. IV, 1965; Napoli, 1966; nr. LXXII).

Skënderbeu shkoi në Itali në çastet më të vështira për Shqipërinë, i shoqëruar nga pak njerëz me pamjen e "një njeriu shumë të thjeshtë". Qëndrimi i tij formonte një kontrast shumë të fortë me atë që mbante ndaj rrezikut turk klasa sunduese europiane, qëndrimin e së cilës aq mirë e ka shprehur në pranverë të vitit 1465 vëzhguesi i vëmendshëm i këtyre ngjarjeve, Gerardo de Collis: "Zotërinjtë e të krishterëve, të cilët kanë nxjerrë të holla nga popujt e tyre, sipas pretekstit të kësaj ndërmarrjeje (luftës antiturke) dhe pastaj i kanë futur në xhep për dobinë e tyre" (J. Radomir. Gjuragj... vepër e cituar; nr. 293). Papa Pali II, u përpoq me anë të justifikimeve boshe dhe, pas ceremonive zyrtare, të fshihte qëndrimin e tij të vërtetë dhe të largonte sa më parë Skënderbeun nga Roma. Bile bëri që të largohej në një mënyrë që e ofendonte Heroin Shqiptar në dinjitetin e tij njerëzor. Pas një qëndrimi prej dy muajsh, Skënderbeu më në fund u nis duke e kuptuar në mënyrë të plotë e përfundimtare qëndrimin e vërtetë që mbahej ndaj tij, duke marrë me vete ndjenja të thella përbuzjeje dhe urrejtjeje, ndjenja që ai i shprehu në çastin e largimit nga Roma duke thënë: "Më parë do të donte të bënte luftë me Kishën se sa me turqit" (P. Fall. I rapporti...vepër e cituar; nr. LXXVII) dhe se "nuk besonte se mund të gjendej mizori më e madhe në botë se sa në këta priftërinj" (Po aty; nr. LXXIII). Për më gjërë për këtë çështje shih: Kasëm Biçoku. Mbi disa aspekte të marrëdhënieve të Skënderbeut me shtetet kryesore italiane në fitet e fundit të eprimtarisë së tij. Studime Historike. Viti 1967; nr. 4, fq. 51; 57; 60.

[14] Shih: Edwin E. Jacques. Shqiptarët vëll. I. Kartë e pendë. 1995. fq. 266-269.

[15] Dukagjin – Zadeh 1920, 5,6. Sipas: Edwin E. Jacques. Vepër e cituar Fq.278.

[16] Për më gjërë shiko: Po aty.

[17] Shih: A.K. Bogdan; Historia e shqiptarëve nga ilirët e lashtë në erën e Islamit; në revistën "Univers", nr. 1, 2001; fq.57

[18] F. S. Noli, Gjergj Kastrioti Skënderbeu 1405-1468, Tiranë, 1967, fq. 64. Vepra 4; fq. 244-245. Tiranë, 1989.

[19] Po aty. Fq. 500, 506.

[20] Po aty, fq. 246. Shif edhe fq. 257.

[21] Pius II, Asia and Europa, kap. XV, fq. 337; sht. Nr. 28. Po aty fq. 256.

[22] Milan Shuflaj. Serbët dhe shqiptarët. Bargjini. Tiranë. 2002. Fq. 27.

[23] F. S. Noli, Gjergj Kastrioti Skënderbeu 1405-1468, Tiranë, 1967, Vepra 4; fq. 201-201

[24] Po aty; fq. 199.

[25] Po aty, fq. 147.

[26]Po aty, fq. 137.

[27] Përndritje; Lajmëtari, 2000, fq. 60.

[28] Shiko: Milan Shuflaj. Vepër e cituar. Bargjini. Tiranë. 2002. Fq.245-246.

[29] Shih: N. Barcolla, Skandali "Cordignano" dhe mbrojtja e kombit shqiptar; Tiranë, 1941. fq. 242.

[30] Shih: S.N. Naçi, Pashallëku i Shkodrës nën sundimin e Bushatllinjve (1757-1796 ), Tiranë, 1964, fq. 166, 242.

[31] Shih: .N. Burileanu, I romeni di Albania, Bologna, 1912, fq. 250. Sipas Kahreman Ulqini. Faktorë kulturorë e fetarë. Shkodër, 1999, fq. 51.

[32] Sipas: Edwin E. Jacques. Vepër e cituar. Fq. 278.

[33] Shih: Konferenca e Dytë e Studimeve Albanologjike, vëll. I, Tiranë, 1969. Simpozium për Skënderbeun, Prishtinë, 1969.

[34] A. Gegaj, L'Albanie et l'Invasion turque au XV siecle; Louvian, 1937; po ai, Arbëria dhe Gjergj Kastrioti 1405-1468, "Eurorilindja", Tiranë, 1995. Sipas G. Shpuza. Kuvendime për historinë kombëtare, "Dituria", 2000, fq. 69.

[35] F. S. Noli, Histori e Skënderbeut", Boston, 1921; Dj. Kortcha, "Tri pyetje nga jeta e Skënderbeut", Tiranë, 1923.

[36] Shih: Gazmend Shpuza, Përfytyrimi naimian për Skënderbeun si hero kombëtar. Në Seminarin XVII ndërkombëtar për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, përmbledhje e ligjëratave, referimeve, kumtesave dhe diskutimeve. Tiranë, 16 – 31 gusht 1995. Eurorilindja, Tiranë, 1995, fq. 685-698.

[37] C.N. Sathas, Documents inedits relatifs a l'histoire de la Grece au Moyen Age. Tome I, Paris, 1880, fq. XXVII. Sipas K. Ulqini. Faktorë kulturorë e fetarë, Shkodër, 1999. Fq. 38.

[38] Skënderbeu Princit të Tarantos, te Makushevi; Monumenta Slavorum, vëll. II fq. 123, sht. 31. Fan Noli. Vepra; vëll. 4. Shkrime historike.Tiranë, 1989, fq. 308.

[39] Fan Noli; vepra e përmendur, fq. 321.

[40] Për më tepër për këtë çështje shiko: Gazmend Shpuza. Kuvendime për historinë kombëtare. Dituria, Tiranë, 2000, fq. 62-78.

[41] Hammer-Purgstall 1835, 2:346. Sipas: Edwin E. Jacques. Vepër e cituar. Fq. 279.



[42] Sami Frashëri. Vepra. Vëll. 9-të. Logos – A. Personalitetet Shqiptare në Kamusu Al Alam të Sami Frashërit. Logos – A. Shkup, 1994. Fq.12-13.


[attachment deleted by admin]

[attachment deleted by admin]
« Ndryshimi i fundit: 26-10-2005, 05:18:21 nga Albislam » E identifikuar

klevis2000
Musliman Krenar
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 532


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 22-08-2005, 14:37:56 »


Dëshmi tjetër e vetëdijës mbifetare etnike të Skënderbeut

Gjergj Kastrioti, jo vetëm i të krishterëve, edhe i myslimanëve


Gazmend SHPUZA

Skënderbeu, në kushtet e hapjes së Shqipërisë, i përditësuar si emblemë, si garanci e përfshirjes sonë në Evropë, përfaqëson një dukuri historike madhore të përmasave jo vetëm kombëtare, por dhe në shkallë evropiane dhe më gjerë. Ai ndihmon fuqishëm për krijimin e hapësirave të mëdha të komunikimit të bartësve të tij me botën moderne. Politizimi dhe ideologjizimi i kësaj figure madhore në të kaluarën dhe, jo më pak, sot nuk ka arritur dhe nuk do të arrijë dhe në të ardhmen ta zhveshë atë nga tiparet e tij, sa reale po aq dhe universale.
Epoka e Skënderbeut përfaqëson një nga elementët kyç që përbën boshtin e vetidentifikimit kolektiv të shqiptarëve, që i kanë bërë ata të ndjehen një komb i vetëm. Fakti që kujtimi i Skënderbeut si hero kombëtar u ruajt prej më se pesë shekujsh në kujtesën kolektive të shqiptarëve, në shumicë mbizotëruese myslimanë, është tepër domethënës. Si të tillë, ata, përfshi dhe të krishterët, e zhveshën nga aureola fetare me të cilën u përpoqën dhe përpiqen ta paraqesin klerikët si ata të krishterë dhe ata myslimanë. Prandaj jeta dhe vepra e Skënderbeut ruan një rëndësi të madhe aktuale
Nëse në mendjet e shqiptarëve nuk do të kishte zënë vend përfytyrimi si hero kombëtar, i vënë në diskutim nga shumë anë, miti i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut do të ishte krejtësisht jashtë funksionit të vet të pretenduar dhe teorikisht. Ai nuk do të kishte mbijetuar po të mos qëndronte mbi ndarjet fetare të bartësve të këtij miti pa dallim besimi.
Vlerësimin e Skënderbeut si hero kombëtar dhe jo si hero fetar në mënyrë lapidare dhe bindëse e ka dhënë një prift si Patër Gjergj Fishta. Me rastin e 450-vjetorit ai shkruante: "Kangët e poetëve e legjendat e rapsoditë e populllit e shfaqin Skënderbeun vetëm si një fatos feje; por para synit të historiakut e të vrojtarit të paanshëm Skëndebeu është fatosi i lirisë dhe i pavarësisë së kombeve, tue qenë që dëshira e lirisë qe ajo që ma së pari e shtyni atë burrë të përmendun me rrokë armët për Shqipninë. Skënderbeu me atë trimni e rreptësi, me të cilën luftoi kundër turqve, që ishin myslimanë, luftoi edhe kundër venedikasve që ishin të krishtenë. Prandaj të gjithë shqiptarët e vërtetë, pa ndërlikim partie a besimi, do ta nderojnë Skënderbeun si një fatos të kombit e do t'u bahet nam me kremtue emnin e punën e tij. Skënderbeu është ideali i lirisë e i pavarësisë së Shqipërisë."
Karakterizimi fishtian u kundërvihet përpjekjeve që bëhen dhe sot e kësaj ditë për ta minimizuar dhe reduktuar rëndësinë, madhështinë e figurës legjendare të Skënderbeut në rrafsh kombëtar dhe ndërkombëtar. Trajtimi tërësisht në rrafsh fetar dhe, për rrjedhim, mohimi i karakterit kombëtar dhe humanist i luftrave të Skënderbeut nuk ka të bëjë vetëm me debatin shkencor. Nuk mund të përligjen përpjekjet që bëhen për ta parcelizuar fetarisht Skënderbeun me pretendimin se gjithë kjo do të lehtësonte integrimin e Shqipërisë në Europë. Të gjitha këto mendime që qarkullojnë sot tek ne, poshtëë e përpjetë edhe në rrethe akademike, nuk bëjnë gjë tjetër veçse të dëshmojnë katërcipërisht, se platforma e Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe qëndrimi jo vetëm atdhetar, por dhe shkencor i saj ndaj epokës së Skënderbeut mbeten aktuale dhe sot e kësaj ditë. I rritur midis feve, u bë për rilindasit simbol i karkaterit mbifetar e afetar që duhej të kishte kultura shqiptare. "Patriotizmi fetar" që po shfaqet sot, nuk është gjë tjetër, veçse rikthim te një mendësi parakombëtare, e papërshtatshme e, madje e dëmshme për njësimin kombëtar të shqiptarëve. Ai kontraston haptazi me vlerësimet objektive të një pater Gjergj Fishte.
"Fetarizimi", "krishterizimi", "antiislamizimi" i luftës kundërosmane të popullit shqiptar në shek. XV nën udhëheqjen e Skënderbeut, përbën, pavarësisht nga përdorimi i fesë në të dy kampet ndërluftuese të kohës, një shtrembërim të së vërtetës historike. Për të vënë në pah këtë të vërtetë kemi dhe dëshmi të cilat në të kaluarën u amplifikuan për arsyet politike dhe ideologjike që dihen. Porse, gjithësesi, sot ato nuk mund të lihen më një anë.
Nga përvoja e gjatë e përpjekjeve për të siguruar ndihmat e domosdoshme nga shtetet italiane dhe sidomos nga Papati për luftën e përbashkët, heroi ynë kombëtar, duke qenë vetë i ritit ortodoks, që njihte për të parë feje Papën (sepse Patriku i Stambollit qe vënë në shërbim të sulltan Memetit të Dytë) dhe i rritur pranë oborrit të sulltanit, në një mjedis mysliman, (ai u kthye dhe në bektashi), kishte arritur, sipas dokumenteve të kohës, në disa përfundime që dëshmonin se ai nuk ishte një i krishterë dhe aq i devotshëm sa ta justifikonte titullin "atlet i Krishtit".
Më 14 shkurt 1467, dokumenton studiuesi i përkushtuar i biografit të Skënderbeut, Marin Barlecit, historiani rumun Francisk Pall, çka kumtohet për herë të parë në shqip më 1967, Heroi i Krujës "i dëshpëruar" i deklaronte një kardinali, se "s'ka marrë nga Papa asnjë grosh". Nga ana tjetër, Ambasadori i Milanos në Vatikan raportonte se Skënderbeu me përqeshje deklaronte se "tani e tutje ai donte të bënte luftë kundër kishës e jo kundër turkut". Në përfundim të vizitës së tij te Papa, Skënderbeu do të deklaronte se "nuk besonte që mund të gjendej mizori më e madhe në botë sesa te këta priftërinj". Pohime si ato, që u rreshtuan më sipër, sado që të merren me rezervë, dëshmojnë bindshëm që motivet fetare në luftën e Skënderbeut qenë në rrafsh të fundit. Edhe aq sa mund të vijnë në shprehje, ato qenë diktuar jo nga karakteri i luftës që ai udhëhoqi, por nga besmi që kishin armiqtë kryesor të vendit tonë dhe nga nevoja e sigurimit të aleatëve. Këta, pas rënies së Stambollit në duart e turqve nuk mund të kërkoheshin te krerët e Kishës Lindore e cila i qe nënshtruar sulltanëve.
Dëshmi tjetër e vetëdijës mbifetare etnike të Skënderbeut dhe të bashkëluftëtarëve të tij është dhe historicizmi të cilit i drejtohej ai, epirotizmi i tij. Skënderbeu, nga sa na dëshmon Papa Piu II në kujtimet e tij, dhe, siç dihet tashmë nga të gjithë, në një letër drejtuar princit të Tarantos, Jan Antonit, pranon me shumë krenari prejardhjen epirote të popullit të vet. Me këtë deklaratë ai, me sa dimë, është i pari që shpreh pa mëdyshje dhe përkatësinë e tij etnike, duke lënë më një anë etnonimin arbëresh. Asokohe ky emërtim kishte marrë karakter sektar sepse me të identifikoheshin vetëm arbëreshët katolikë. Skënderbeu dhe të tjerë më pas e patën të qartë se ky përcaktim si i tillë, tashmë përjashtonte prej tij jo vetëm arbëreshët ortodoksë por dhe arbëreshët që kishin nisur të islamizoheshin, prandaj duhej braktisur. Megjithëse fama që kishte fituar në ballë të luftës së popullit të vet për liri ishte shumë më e madhe se sa ajo që kishte fituar në radhët e ushtrisë së sulltanit, Gjergj Kastrioti e ruajti emrin e turqizuar Skënder. Ai ishte i vetëdijshëm për ndryshimet në pikëpamje fetare që kishin filluar dhe po thelloheshin në gjirin e popullit të tij. Prandaj, megjithë vlerësimin e lartë që i bënte Evropa e krishterë, duke e shpallur si "atlet të Krishtit", ai nuk mendoi dhe as nuk mori mundimin deri sa vdiq ta kristianizonte apo ta evropianizonte emrin që kishte marrë në mesin e turqve e të nënshkruante Aleksandër. Neoarbëreshët nën shembullin e Skënderbeut, me vetpërcaktimin epirot u ngritën mbi konceptet fetare të përcaktimeve etnike të Mesjetës dhe përqafuan koncepte moderne mbifetare. Kjo ishte shprehje e një vetëdije të lartë etnike, e një ndërgjegjeje të spikatur historike. Ishte vetë realiteti pasarbëresh, me larminë e tij fetare, i cili kërkonte në kushtet e mbizotërimit të politikave teokratike një zgjidhje pozitive në përputhje me të. Kishat ortodokse dhe perandoritë ballkanike, duke vënë shenjën e barazimit midis besimit dhe kombësisë i konsideronin paraardhësit tanë turq, grek, latinë dhe sllavë. Në këto rrethana, të cilat i vunë neoarbëreshët përballë rrezikut që të humbisnin njësinë e tyre etnike, iu drejtuan trashëgimisë historike që nga kohët e lashta. Ajo ofronte mundësi zgjidhjeje të larmishme dhe zgjidhjen më të përshtatshme e bëri Skënderbeu.
Roli i traditës skënderbeiane në përballimin e politikave kishtare dhe shtetërore teokratike ballkanike për kapërcimin e një krize plotësisht të mundshme të identitetit etnik kombëtar nga paraardhësit tanë shprehet qartë dhe bindshëm në të gjithë këtë proces.
Paraardhësit tanë, që nga Skënderbeu dhe humanistët më pas, duke u ngritur mbi kritere teokratike i kapërcyen me sukses të plotë rrjedhimet që sillte mungesa e një kishe nacionale. Shqiptarët u bashkuan për rreth Skënderbeut pa dallim besimi, e përsërisim, në se ishin të krishterë latinë, të krishterë bizantinë, pravosllavë dhe unitë apo edhe të sapokthyer në islamë. Konsekuent në qëndrimet e veta Gjergj Kastrioti qe i gatshëm që për hirë të interesave të atdheut të luftonte dhe luftoi kundër vëllezërve të një feje. Prandaj, për të gjitha sa u tha më sipër dhe përkundrejt epitetit "atlet i Krishtit", të dhënë nga autoritetet më të larta të kishës katolike, për motive të caktuara, Princi i Epirit, Kryezoti i Shqipërisë është përjetësuar, si Hero Kombëtar në një popullsi me shumicë mbizotëruese myslimane dhe ndryshe nuk mund të ndodhte.
Përballë këtij realiteti historik madhor para kryesive të bashkësive fetare të shqiptarëve në shtetin amë, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Diasporë del detyra që të reflektojnë thellë dhe të bëhen interpretë autentikë të ndërgjegjes kombëtare të besimtarëve që udhëheqin në lutjet e tyre përpara Zotit.
Më së parit, qëndrimi i deritanishëm i krerëve të bashkësive islame, i cili pranon, pa diskutim Gjergj Kastriotin si Hero Kombëtar është i pamjaftueshëm. Ai duhet të pajtohet plotësisht me ndjenjat e besimtarëve myslimanë ndaj Heroit të vet Kombëtar, çka vlen të shprehet qartë dhe hapur. Edhe përpjekjet për "privatizimin" e Skënderbeut, fetarisht, nga përfaqësues të bashkësive të krishtera, katolike dhe ortodokse, kudo që ndodhen, duke iu kundërvënë hapur karakterizimit të Patër Gjergjit, e vënë në pikëpyetje figurën e tij si hero kombëtar, e cënojnë rendë imazhin e vërtetë të tij si të tillë.
I pakuptueshëm në këtë drejtim mbetet, për mendimin tonë, qëndrimi i heshtur i komunitetit bektashian ndaj Skënderbeut. Ai është shumë larg mësimeve të shenjtorit të bektashizmit shqiptar, Naim Frashërit. Qerbelaja e Naimit nuk mund të kuptohet pa Historinë e tij të Skënderbeut.
Memoriali i ngritur me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit, pikërisht sepse qëndron mbi themelet e një kishe të kthyer në xhami dhe, nuk e teprojmë të themi, se qëndron edhe mbi themelet e një tempulli pagan pranë mureve të lashtë të Lisit të ilirëve, zotave të të cilëve u ka kënduar aq bukur Dom Ndre Mjeda, është dhe do të mbetet një faltore e shenjtë kombëtare për të gjithë shqiptarët pa dallim besimi. Ai memorial mbetet faltore e fesë së shqiptarëve, shqiptarisë, të cilën e hyjnizoi dhe e hymnizoi Pashko Vasa në vitet e lavdishme të Lidhjes së Prizrenit. Ceremonitë fetare të kryera deri më tani te ky monument i atdhetarizmit të mbarë shqiptarëve kërkojnë ta privatizojnë tempullin e përbashkët të të gjithë shqiptarëve dhe të tëhuajsojnë prej tij shumicën e tyre. Veprime të këtij lloji për parcelizimin fetar të heroit kombëtar i shërbejnë përçarjes kombëtare të shqiptarëve.
Ceremonitë fetare, lutje, mesha, dua, mevlude dhe të tjera në nderim të heroit kombëtar të shqiptarëve, epirotit Gjergj Kastrioti Skënderbeut, e kanë vendin e vet në të gjitha faltoret e shqiptarëve, në të gjitha tempujt fetar, në xhami, kisha e teqe, pa dallim, dhe pse jo dhe në të gjitha tempujt e kulturëës.
Vendimi i ministrit të Kulturës të disa viteve më parë, zotit Teodor Laço për të ndaluar ceremoni të tilla separatiste në vendvarrimin e heroit të Krujës në Lezhë nuk kishte pse të anullohej. Ai mbetet një vendim plotësisht i drejtë, në radhë të pare, për të gjitha arsyet që u përpoqëm të parashtronim më sipër dhe jo sepse u bë nën trysninë e rivaliteteve midis krerëve të kishave për të kryer ceremonitë e tyre në të, për ta privatizuar këtë pronë të përbashkët të kombit shqiptar.
Krerët e bashkësive fetare shqiptare mund të vijnë të gjithë në këtë faltore të përbashkët përkrah njëri-tjetrit dhe të hyjnizojnë në gjuhën shqipe Atin e kombit shqiptar, shenjtin e shqiptarisë, jo vetëm të të krishterëve, por dhe të myslimanëve. Ata mund t'i drejtohen për këtë qëllim jo vetëm Naimit, jo vetëm pater Gjergjit, por të gjithë poetëve tanë rilindas dhe pasrilindas. Si thirrjet për ta konsideruar Skënderbeun thjesht si një "atlet të Krishtit", si trajtesat "shkencore" të nivelit pasuniversitar për shkurorëzimin e vijës politike të "skënderbegasve" përballë vijës, të pretenduar, "nacionaliste" të "vasalistëve", apo dhe kërkesat për destruktimin e mitit të tij, çojnë në një pikë. Ata, pa dashur e ndoshta më shumë me dashje, mëtojnë, në fund të fundit, ta privojnë popullin shqiptar nga heroi i vet kombëtar. Ne e kemi realisht një hero të tillë të përmasave evropiane, pa pasur nevojë ta mitologjizojmë atë, dhe nuk mund të lejohet t'i bihet mohit apo edhe të përbaltet me një mënyrë apo me një tjetër. Sulmet ndaj mitit të Skënderbeut për destruktimin e tij, me pretendimin për një të ashtuquajtur rishikim kritik të thelbit të tij nuk mund të shërbejnë tjetër veçse për mohimin e tij, për përçarjen e shqiptarëve. Skënderbeu mbetet mishërim i idealit patriotik, i idealit të unitetit kombëtar, i virtyteve të popullit të vet. Prandaj në vitin jubilar të lindjes së tij, siç na mëson dhe Fishta i madh, është në nderin e të gjithë "shqiptarëvet të vërtetë", "pa ndërlikim partie a besimi" ta nderojnë Skënderbeun "si një fatos të kombit" si "ideali i lirisë e i pavarësisë së Shqipërisë." Thirrja e Fishtës u drejtohet më së pari krerëve fetarë të të gjitha besimeve. Skënderbeu objektivisht, i shërben fuqimisht përfshirjes së popullit tonë në rrjedhat demokratizuese moderne evropiane, të cilave ai u përkiste tërësisht qysh në fillimet e tyre, që para afro 600 vjetëve, jo vetëm me luftën e tij por dhe me pikëpamjet moderne për kombin. Përvoja skënderbegiane na mëson që përfshirja, integrimi i shqiptarëve si komb në Europë nuk mund të arrihet mbi baza fetare.









http://www.revistaklan.com/material.php?id=260

Një Skënderbe "turk"


Me sytë e një historiani turk, heroi kombëtar shqiptar krejtësisht i çmitizuar. Jo më prijësi i kryengritjeve dhe burri i shtetit. Por një luftatar idhnak, hakmarrës dhe dredharak që e luftonte Turqinë vetëm për shkak të interesave të veta

nga Iva Tiço

Që Skënderbeu nuk ka qenë ai kalorësi i çartur i rrëfenjave të moçme, që me një të ngritur të shpatës këpuste dhjetëra koka turqish, kjo është një gjë që e dinë të gjithë. Edhe që ai nuk u morr peng i vogël për të jetuar 29 vjet në oborrin e sulltanit, ashtu siç e duan legjendat, por që përkundrazi me përjashtim të disa periudhave të shkurtra ka jetuar në Shqipëri, edhe kjo tashmë është e shkruar në tekstet historike. Po sikur në vend të një heroi që përveç luftrave mbrojtëse ka edhe meritën e krijimit të të parit shtet të mirëfilltë shqiptar të lexonim se bëhej fjalë vetëm për një luftëtar idhnak, që luftonte për çështje fetare po aq sa për hakmarrje dhe plaçkitje? Atëherë do të duhej të shfletonin historinë e perandorisë turke. Ku një figurë si ajo e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu do të zinte një vend të vogël, një vend fare periferik. Të njëjtin vend që zinin edhe zotërimet e tij në krahasim me përpasat e perandorisë osmane. Por përveç vendit të vogël që do të zinte historia e Skënderbeut brenda historisë osmane, ajo që do të na habiste më tepër do të ishin vetë faktet historike, do të zbulonim një Skenderbej kaq të ndryshëm jo vetëm nga historia e Barletit por edhe nga historia pa mitizime e teksteve të shkollës. Do të zbulonim një Skenderbej si ai që përshkruan historiani turk Sulejman Kulçe, një pjesë e veprës së të cilit tashmë është e botuar edhe në shqip në librin "Shqipëria në historinë osmane". Në një frymë krejt tjetër nga ajo që ka shoqëruar çdo tekst shqiptar, aty mund të lexosh të gjitha bëmat luftarake të Skenderbeut tashmë jo si një hero kombëtar që luftonte për një shtet por për luftrat e një njeriu, vërtet trim, që e nisi luftën për një inat thjesht personal ndaj sulltanit, që lidhi aleanca të dyshimta me katolikët e Venedikut dhe që vdiq pasi forca e tij ishte dobësuar. Një portret pra i një të vdekshmi të thjeshtë që mbart gjithë veset e virtytet e rracës njerëzore dhe jo i një mbinjeriu. Dhe për ta bërë ndoshta më njerëzor, apo thjesht për t'i ulur vlerat, siç nuk e ka bërë asnjë historian, gjatë gjithë kohës Sulejman Kylçe e quan Gjergj Kastriot Skenderbeun thjesht Iskander. Si të ishte një ushtar i thjeshtë.

Përpara se Skënderbeu të bëhej luftëtari i madh që do ta njihnin të gjithë, ai do të kalonte njëfarë kohe si pjesë e ushtrisë turke, do të stërvitej aty dhe do të njihte taktikat e saj, gjë e cila në të ardhmen do ta ndihmonte të kishte më tepër sukses në ekspeditat e tij ushtarake. Për historianin turk Sulejman Kylçe, historia është pak a shumë e ngjashme me atë letrare të Barletit, sipas të cilës Skënderbeu së bashku me të vëllezërit iu dorëzuan sulltanit. Kurse historiani turk shkruan se dorëzimi i djemve të Gjon Kastriotit, princit të Mirditës (në të vërtetë të Matit, me qendër Krujën), ndodhi kur ai u nënshtrua pa kundërshtim përpara ngadhënjimeve të Muratit II në Shqipëri. Prandaj, sipas rregullit të asaj saj kohe atij iu morrën peng katër djemtë e tij dhe u dërguan në kryeqytetin e Turqisë osmane, Edrene, në vitin 1422.

Gjergj Kastrioti që ishte më i vogël dhe më i zjarrtë se vëllezërit e tij kishte lindur më 1414. Kylçe shkruan se sulltani e mbajti në një vend me djemtë e tij dhe u kujdes në mënyrë të veçantë për edukimin dhe arsimin e tij: dhe emrin ia ngjiti Iskander, sipas emrit turqisht të Lekës së Madh. Në saraje ai qëndroi deri në moshën madhore ku thuhet të ketë rënë në sy si njeri mjaft i zgjuar dhe i zoti, gjë që do ta bënte t'i besoheshin detyra të ndryshme shtetërore. Ende 18 vjeç, iu dha posti i sanxhakbeut. Në emër të ushtrisë së sulltani, ai mori pjesë në disa luftra, ku në mënyrë të veçantë si luftëtar spikati në betejat e zhvilluara në Turqi dhe në Siri.

Sulejman Kylçe e përshkruan Skënderbeun e tij si njeri mjaft ambicioz, idhnak e hakmarrës. Dhe ishin pikërisht këto arsyet që do ta shtynin të prishej me Turqinë, më pak fjalë sipas historianit turk të "tradhtonte" sulltanin. Si "mollë sherri" në këtë rast kishte shërbyer Kruja: pas vdekjes së Gjon Kastriotit, që ishte sanxhakbej i Krujës dhe që me anë të influencës së qeverisë osmane kishte fituar një famë të madhe, vendi i tij kishte mbetur vakant. Skënderi, pasi të tre vëllezërit që ishin pranë sulltanit i kishin vdekur kohë më parë (historianë të ndryshëm japin variantin e helmimit) tanimë e llogariste veten kandidat për vendin e të atit, e quante veten trashëgimtarin e ligjshëm të Krujës. Për shkak se deri në atë kohë ai i kishte shërbyer sulltanit në disa detyra civile dhe ushtarake, duke fituar kështu simpatinë e tij, as që i shkonte ndër mend se mund të mos e emëronin në vend të të atit. Në atë kohë ai ishte 25 - 26 vjeç.

Historiani turk shkruan se sulltani, duke e njohur karakterin e Iskanderit nuk e gjeti me vend këtë emërim: ndoshta edhe për arsye se kishte të tjera plane për të, në dobi të shtetit turk. Dërgoi në Krujë një tjetër sanxhakbej dhe kur Iskanderi e mori vesh këtë punë, u zemërua së tepërmi duke e quajtur si një poshtërim që po i bëhej. Dhe që nga ky moment nisi të përgjonte rastin për të kundërvepruar. Historiani turk Kylçe nuk flet fare për betejën e Nishit prej nga ku Skënderbeu u largua së bashku me treqind kalorësit shqiptarë. Në vend të kësaj ai shkruan se rasti erdhi kur armata turke ndodhej në More dhe Skënderi që ndodhej aty zhvilloi bisedime e u mor vesh me parësinë shqiptare, që kishte ardhur për t'u bashkuar me armatën e sulltanit dhe përgatiti planin e kryengritjes. Një natë hyri në çadrën e nishanxhiut (shkruesi i fermaneve të sulltanit) dhe i kërkoi të shkruante një ferman në emër të tij për sanxhakun e të atit. I kërcënuar ai shkroi ç'iu kërkua dhe ia dorëzoi Skënderit, i cili menjëherë sapo mori fermanin vrau nishanxhiun dhe iku bashkë me shqiptarët që ishin në armatën turke.

Historiani turk shkruan se, kur Skënderi arriti në Dibër, u bashkua me parësinë shqiptare që e priste dhe shkoi në Krujë. La njerëzit e tij jashtë kalasë dhe vetë vajti e i tregoi fermanin sanxhakbeut duke i marrë kështu çelësat e kalasë. Puna e parë e tij ishte të fuste në kala njerëzit e tij dhe në një moment të caktuar të vriste rojen turke të kalasë si dhe sanxhakbeun. "Ja!", - shkruan historiani turk Kylçe, -"Flamuri i kryengritjes që u shpalos në këtë mënyrë u valëvit për shumë vjet me radhë. Kjo ngjarje që ndodhi në kohën e përhapjes dhe të vendosjes së turqve në Ballkan, dalëngadalë doli në plan të parë: sepse princat e Toskërisë dhe Gegërisë, vojvoda i Malit të Zi, qeveria e Venedikut dhe Papa u morën vesh dhe u bashkuan me Skënderin".

Pastaj e gjithë ajo që nga historianët trajtohet si një kryengritje e madhe e përgjithshme kundër Turqisë, në librin e historianit turk Sulejman Kulçe është thjesht një varg luftrash dhe betejash të Skendërbeut me ushtritë e sulltanit. Në libër rrëfehet se herën e parë kundër Skënderbeut u dërgua Evrenoz Aglu Isa beu, i cili mori dhe sasi plaçke dhe skllevër dhe rrugës për kthim zbuloi se grykat ishin zënë: mezi shpëtoi pas një lufte të rreptë dhe u kthye në Edrene në vitin 1437. Dhjetë vjet më vonë, sulltani u shtrëngua vetë të nisej në luftë kundër Skënderit ndërsa me vete kishte marrë edhe trashëgimtarin Mehmetin. Kur arriti në Krujë dhe e rrethoi, prishi kanalet e ujit të kalasë. Historiani turk shkruan se pas kësaj shtrëngese Kruja u pushtua, por Skënnderi nuk u kap pasi qe tërhequr në male. Me afrimin e stinës së dimrit sulltanit iu desh të largohej dhe në kthim ai i propozoi Skënderbeut paqen, por propozimi i tij u rrëzua. "Gjatë rrugës armata e tij u bastis nga Skënderi", shkruan historiani turk teksa rrëfen se një marrëveshje mes dy palëve u arrit në vitin 1451, kur me vdekjen e sulltan Muratit në fron hipi i biri, Mehmeti II i cili morri emrin Fatih, (ngjadhënjimtar) i cili bashkë me gjithë delegacionet që erdhën ta uronin për postin, pranoi edhe të dërguarin e Skënderbeut me të cilin bëri një armëpushim trevjeçar, kohë gjatë të cilës do të merrej me pushtimin e Stambollit. Vitet e mëvonshme sulltani do të merrej me të tjera luftra: në Serbi, Bosnjë Hercegovinë, Serbi, Kosovë, Greqi. "Kaluan dhjetë vjet", shkruan Kylçe, "që kur Fatihu u kurorëzua mbret dhe Skënderi i përballonte gjithnjë me fitore ushtritë e tij ndërsa në botën e krishterë numërohej i vetmi hero". Por jo gjithçka do vazhdonte kaq mirë: pas një beteje në Berat ku Skënderi sipas historianit turk kishte humbur pesë mijë luftëtarë dhe komandantët e tij më të zotë, ai nisi dredhitë: bëri sikur nga ushtria e tij ishte larguar një Moze nga Dibra (bëhet fjalë për Moisi Golemin) dhe e dërgoi në Stamboll ku ai i kërkoi sulltanit t'i jepej një ushtri prej 15 mijë vetësh për të sjellë kokën e Skënderit. Sulltani u bind dhe i besoi armatën, por kur u gjend në Dibrën e poshtme Moisi Golemi kaloi në anën e Skënderbeut dhe ushtrinë osmane e shpartalluan.

Në të njëjtën mënyrë me Moisi Golemin, historiani Kylçe trajton edhe atë që njihet si tradhtia e Hamza Kastriotit, ku ky i fundit nuk paska tradhtuar të ungjin por besimin e sulltanit i cili e kishte dërguar në krye të një ekspedite me 11 mijë këmbësorë dhe 6 mijë kalorës për pushtimin e Shqipërisë. "Edhe kjo tradhti e Hamzait", shkruan ai, -"I kushtoi shumë shtetit turk...". Pas kësaj beteje, ku Skënderbeu kishte marrë peng një sanxhakbej, Sulltani u detyrua që për lirimin e robit t'i ofronte atij një tjetër paqe, së bashku me 15 mijë dukatë florinj. Historiani turk shkruan se kohën e kësaj paqeje Skënderbeu e shfrytëzoi për ekspeditat ushtarake në Itali ku luftoi kundër Karlit VII të Francës në përkrahje të mbretit Ferdinand të Napolit kurse Sulltani Mehmeti pushtoi Morenë dhe Durrësin duke i dhënë një gusht Venedikut që ishte i lidhur me Skënderin. Kjo paqe nuk zgjati më shumë se tre vjet dhe sipas Kylçes u prish për shkak të aleancave të Skënderbeut me Papa Piun II, i cili po bënte planet e një kryqëzate antiosmane. Pas kësaj rifilluan betejat. Pas dështimeve të para turke, sulltani dërgoi kundër Skënderbeut Ballaban beun, që kishte ndihmuar në pushtimin e Stambollit. Historiani turk shkruan se luftrat e Skënderbeut me Ballabanin nuk ishin të thjeshta për t'u fituar. Në përpjekje me të Skënderbeu humbi tetë nga komandantët e tij më të mirë kurse në një betejë të dytë u plagos edhe vetë, por ushtria e tij nuk u mund. Pas kësaj, sulltan Fatihu u nis vetë në luftë kundër Skënderbeut i cili sipas historianit Kylçe kur dëgjoi për këtë inkursion të ushtrisë otomane u largua nga qendra e tij, Kruja. Kishte filluar fushata që në historinë skënderbegiane njihet me emrin "Rrethimi i dytë i Krujës".

Faktin që ushtria e Skënderbeut po dobësohej nga ky "rrethim" nuk përmendet vetëm nga historiani turk Kylçe, por edhe nga dëshmitë e mbledhura të Itali. Por ndryshe nga historiani turk, dëshmitë italiane tregojnë se lajmet për disfatat shqiptare kishin mbizotëruar vetëm në fillim: shumë shpejt në Romë erdhën lajme të kundërta që tregonin se ushtria shqiptare nuk ishte dërrmuar, se Kruja nuk ishte pushtuar nga sulltani. Kylçe flet për shpartallime të ushtrisë turke nga ana e Skënderbeut me anë të sulmeve që ai i quan "bastisje", por vetëm sa i përmend. Pasi në stilin e gjithë kronikanëve apo dhe historianëve turq, nuk merret me dështimet. Përkundrazi, përshkruan se si sulltan Fatihu ndaj Krujës ndoqi taktikën e izolimit: ndërtoi një kala të re në Elbasan në anë të së cilës i preu rrugën Skënderbeut pastaj dogji një qytet që ky i fundit e kishte ndërtuar pranë Durrësit. Pa përmendur fare udhëtimin e dështuar të Skënderbeut në Itali në kërkim të aleatëve, pa folur më pas as për atë që quhet "rrethimi i tretë i Krujës", Kylçe shkruan se "Skënderi i cili pa përgatitjet turke, e kuptoi se nuk do të ketë sukses; la çdo gjë të tij dhe u tërhoq në drejtim të Lezhës. Qendrën e tij, Krujën që e mbrojti për 25 vjet, ia la venedikasve... Skënderi tanimë i kishte mbushur 63 vjetët". Sipas historianit turk, për shtatë vite me radhë, Skënderbeu duhet të ketë jetuar në Lezhë ndërsa ka vdekur rreth moshës 70 vjeçare. Krejt ndryshe nga ç'e ka dëshmuar Gjon Muzaka i cili në kujtimet e tij ka shkruar se "Zotin Skënderbe e kapën ethet në Lezhë dhe aty vdiq, më 1466, në moshën 63 vjeçare". Dhe ç'është më e rëndësishmja nuk ishte aspak i tërhequr nga pafuqia për t'u bërë ballë dyndjeve turke, përkundrazi, ishte duke bërë planet për sulmin ndaj kalasë së Elbasanit ku gjendej garnizoni turk.

Detajet që kanë të bëjnë me betejat nuk janë të vetmet ndryshime mes historisë "turke" të Skënderbeut dhe asaj "shqiptare. Ajo që është më thelbësorja është vetë fryma. "Skënderi në Shqipëri e varte çdo turk që i binte në dorë. Megjithatë gjaku i derdhur nuk qe për asnjë qëllim të shenjtë", shkruan historiani turk ndërsa pohon që në këtë rast bëhet fjalë për një komandant me vlerë: "Por jo aq sa thuhet... Tek ai mungoi zgjuarsia, dituria, pikëpamjet e Fatihut dhe zotësia për të mëkëmbur një shtet të ri". Në fakt në asnjë rresht historiani turk nuk flet për Besëlidhjen e Lezhës, nuk flet as për marrëdhëniet me shtetet evropiane... E megjithatë në fund detyrohet të pranojë së paku se "Iskanderi ka qenë një hero, një komandant me vlerë". Vetëm kaq. Sepse Skënderbeu i tij ishte thjesht një njeri, aspak i mbinatyrshëm.



Një histori brenda perandorisë

"Shqipëria në historinë osmane" është botuar në Izmrir në vitin 1944. Autori i tij Sulejman Kylçe me origjinë shqiptare nga Luma, ka qenë adjutant i Shemsi Pashës, boshnjak shqiptar, besnik i sulltan Hamitit II dhe i emërruar prej tij komandant divizioni me detyrë për të ruajtur qetësinë në Kosovë. Vetë autori, i cili ka mbaruar Akademinë Ushtarake të Stambollit dhe ka qëndruar në Shqipëri me detyra të rëndësishme që nga viti 1905 deri në ikjen përfundimtare të turqve nga Shqipëria në vitin 1913. Dhe megjithëse librin e ka botuar në vitin '44, Kylçe nuk është aspak i zhveshur nga koncepti perandorak në të shikuarin e gjërave.

Përmbajtja e librit është kontrolluar edhe nga mareshall Fevzi çakmak Pasha, kryetar i Shtatmadhërisë së Republikës Turke, i cili gjithashtu ka qëndruar në Shqipëri deri në fund të luftës ballkanike. Në shqip libri është përgatitur për botim dhe është pajisur me shënime nga Zyber Hasan Bakiu.









NE VEND TE PERGJIGJES ANTIISLAMISTËVE SHQIPTARE
I SLAMIZMI E KA PASURUAR VETEDIJEN KOMBETARE TEK SHQIPTARET..!

Shkruan: Rexhep Elezaj

Koha e para islamizmit në historinë e njerëzimit njihet si periudha e Injorancës dhe territ të plotë të cilën e karakterizonte hipokrizia e rëndë në të gjitha aspektet e jetës, ishte koha kur politeizmi, analfabetizmi, mbrapambeturia shoqërore dhe ekonomike, primitivizmi dhe padituria kishin arritur kulmin dhe kjo gjendje dominonte jo vetëm në botën arabe, ku më vonë do të shfaqej islamizmi, por as në pjesët tjera të botës gjendja nuk ishte asgjë më e mirë. Ishte periudha e shekullit të -VI-të pas e.r. kur shumë civilizime të mëparshme kishin vdekur ose zhdukur si vetëdije dhe si kulturëë për shkaqe të ndryshme, kryesisht për shkak të stagnimit të zhvillimeve njerëzore dhe mbrapambeturive të cilat i kishin kapluar popujt dhe shoqëritë e asaj kohe.

Hebraizmi me "Dhjatën e Vjetër" (Tevratin) dhe Krishterizmi me "Dhjatën e Re" (Ingjilin) si dhe fetë tjera monoteiste të mëparshme nuk kishin arritur që ti ushtrojnë ndikimet e tyre sa duhet tek shoqëritë dhe popujt e asaj kohe, pastaj kundërshtimet e mëdha fetare, paganizmi dhe besimet tjera të kota si dhe luftërat për dominim midis tyre ishin, poashtu ndër shkaktarët kryesorë të cilët kishin ndikuar që koha e Injorancës të zgjasë me shekuj. Vlerat e njeriut në atë kohë rrespektoheshin fare pakë dhe kishin rënë në shkallën më të ultë të civilizimit, njeriu shfrytzohej dhe keqpërdorej në mënyrat më skllavëruese, të drejtat e tij shkileshin brutalisht, sidomos fëmra nuk gëzonte kurrfarë të drejtash dhe shfrytzohej në mënyra shtazarake, ndërsa për përparime shkencore nuk mund të flitej fare, etj.

Prandaj, shfaqja dhe ardhja e Islamizmi përmes profetit Muhamed a.s. në Mekke (Arabia Saudike) për herë të parë në vitin 610 pas K. për botën arabe dhe gjithë njerëzimin do të paraqes padyshim një hap të ri dhe koncept më të përparuar mbi jetën dhe vetë njeriun i cili (Islamizmi) filozofinë tij do e mbeshtes mbi parime logjike dhe shkencore në të gjitha kuptimet e jetës politike, ekonomike, kulturore dhe fetare si për kohën e atëhershme ashtu dhe për shekujt që do vijnë më pas, sepse si Fe e re me premisa evolutive dhe progresive për universin që dallonin mjaftë nga ato të feve të mëparshme, sidomos rreth njërës ndër pikat më kryesore për njeriun; për mënyrën e besimit në Zotin dhe zbatimin e urdhërave të tij, por edhe me shumë specifika tjera siç ishte çështja e shpirtit dhe e materjes, mund të thuhet se Islamizmi ia ka dalë që në dimenzionet konstitutive si fe-religjion i fundit i shpallur nga Përendia t'i realizoj gjithherë dhe në nivel të lartë porositë, predikimet dhe misionin e tij civilizues dhe përparimtar gjithandej ku është përhapur, qoftë si ideologji, qoftë si formë e jetës së përditëshme për muslimanët.

Kjo posaçërisht është verejtur në rrafshin e ndikimit të tij në proceset e civilizimit botëror si dhe në ndërrimin e gjendjes se mjerueshme tek popuj të shumtë aziatik, afrikan, etj., të cilët para ardhjes se Islamizmit ishin zhytur thellë në idhujtari dhe besime të kota, tek të cilët më vonë Islamizmi përpos që e merrë trajtën e fesë kryesore ai njëkohësisht bëhët model i sjelljeve të reja mbrenda këtyre shoqërive si në pikëpamje shpirtërore, po ashtu edhe mbrenda raporteve të tyre ndaj Krijuesit të gjithësisë, d.m.th.. ndaj Zotit xh.sh.dhe krijesave të tij.

Në kohën e sundimit të Dinastisë se Emevitëve (661-750 pas Kr.) kur Islamizmi kishte arritur kulmin e përparimit dhe dominimit të tij ideologjik, fetar dhe politik ai në këtë periudhë gjendej në ekspanzion të plotë dhe e kishte kaluar me sukses fazën e konsolidimit të gjithanshëm shpirtëror dhe shoqëror, por edhe si bërthamë e shtetit të ri islam ishte konstituuar plotësisht edhe në aspektin juridik duke u begatuar me mësime dhe rregulla të e reja të filisofisë dhe kulturëës islame.

Mirëpo, derisa Islamizmi në periudhën e sipër përmendur kishte arritur të shtrihet si fe dhe si kulturëë gjithandej botës arabe deri në Persi, Indi, Egjipt, në periudhën e shekujve -X- deri -XII-të, siç pohojnë shumë historianë islamë politikisht fillon të dobësoshet për shkak të ndikimit gjithnjë e më të madh të traditave dhe kulturave të popujve tjerë të cilët me kalimin e tyre në Islam kishin filluar të krijonin rryma dhe drejtime të reja të sektarizmit fetar (Alevitët në Iran të njohur me emrin arab "El-Shij'ah" , etj.) që binin ndesh me disa parime të Kur'anit dhe veprën e Muhamedit a.s. duke i përkthyer dhe komentuar citatet e Kur'anit në mënyra jokompetente, laike dhe shpesh duke ia përshtatur interesave të tyre sunduese me qellime të këqija etj., që megjithëatë nuk ia dolën që ta pengonin përhapjen e tij të mëtejshme në drejtim të Azisë; Iran, Turqi, Avganistan, Indi, Samarkand, Tashkend e deri në Kinë, në drejtim të Afrikës veriore; Egjipt, Libi, Tunis, Maroko deri në Spanjë, drejt jugut të saj; Sudan, Etiopi, Somali, pastaj në drejtim të Europës; Shqipëri, Bullgari, Bosnjë e deri në Austri. Gjithashtu, gjatë periudhës së përhapjes së tij.

Islamizmi do të ballafaqohet me kultura dhe tradita të popujve të ndryshëm të cilat duke u bashkëdyzuar njëra me tjetrën shpesh ia kanë bastarduar kuptimin fesë islame, posaçërisht me komentimet dhe analizat sipërfaqësore dhe tendencioze të cilat i kanë bërë rreth Islamit shumë studjues të huaj, laikë fetarë, orijentalist dhe kundërshtarë të tij duke e degraduar në masë të madhe misionin e tij të shënjët dhe esencën e universalitetit të thirrjes për të mirën e gjithë njerëzimit si dhe duke i shtrembruar dhe keqinterpretuar shumë parime dhe dispozita të sheriatit dhe ligjeve islame, gjithnjë në llogari të interesave të tyre politike të kohës dhe të vendit që i takonin.

Kur është fjala për përhapjen e Islamizmit në Europë janë të paqendrueshme thënjët e atyre të cilët këmbëngulin në qendrimet e tyre se feja islame tek shqiptarët ka arritur dhe është përhapur vetëm gjatë sundimit të Perandorisë osmane dhe me dhunë, siç kanë deklaruar shpeshherë shumë "intelektualë" shqiptarë të indoktrinuar nga ideologjitë antishqiptare sllavokomuniste me qëllim që ta kompromitojnë sa më shumë aktin e pranimit të fesë islame nga ana e shumicës së shqiptarëve, mbase historikisht dihet se depërtimi islam në Europë ashtu dhe drejtë kontinenteve tjera është bërë kryesisht në mënyrë paqësore dhe me deshirë të vetë popujve që e kanë pranuar atë si dhe në ato përmasa për aq sa u ka konvenuar politikisht, ideologjikisht apo edhe praktikisht si rit fetar.

Historianë të shumtë islamë si dhe të tjerë kanë pohuar se Islamizmi hapat e parë të depërtimit të tij në Europë i ka bërë qysh në fillim të shek. të -X-të përmes tregtarëve të Lindjes të cilët e kanë bartur atë në drejtim të saj, pastaj përmes kontakteve dhe formave tjera siç kanë qenë këmbimet në fushën e shkollimit, kulturëës dhe të shkencës, kur mirëfilli dihet se zhvillimi i lëmive të ndryshme shkencore në botëne arabo- islame në periudhën në mes shek. të -VIII- dhe të -X-të kishte arritur shkallë të lartë siç ishin shkencat e fizikës, të matematikës, kimisë, medicinës, të astrologjisë, të gjeografisë, etj. të cilat u kanë prirë zhvillimeve të mëvonshme shkencore tek popujt e Europës dhe më gjërë.

Ishin inzhinjerët, astrologët, arqitektët dhe skulptorët islamë ndër të parët që bënë projektet e para shkencore në këto lëmi, ishin shpikës të shumë proceseve dhe autorë të shumë novatorive (punimi i orës, teleskopit, instrumenteve marinare), ishin mjekët e parë arabë ata të cilët shëronin me barna të prodhuara në botën arabe, ishin astrologët (Ez-zerkaliu) dhe filosofët islamë (Ibn Sijna, Ibn Ruzhdi, Farabi, Ibn Halduun, etj.) ata të cilët në bazë të mësimeve kur'anore vertetuan se toka është e rrumbullakët, (e jo siç do na mashtronin pas 10 shekujve antiislamistët primitivë shqiptarë; "se tokën e mbanë Kau i cili kur ta levizë veshin ndodhin termetet.."), se toka sillet rreth diellit e hëna rreth tokës, se të gjitha planetët levizin në mënyrën më precize nëpër kanalet e veta dhe mbi bazën e forcës së gravitacionit centripetal dhe centrifugal dhe ç'është më kryesorja ishte Feja islame (feja e fundit e shpallur nga Zoti xh.sh. për gjithë njerzimin) ajo e cila në mënyrë të prerë tha se ekziston vetëm një Zot i Gjithfuqishëm, vetëm një Krijues i gjithësisë dhe i gjithë krijesave në tokë dhe në qiellëra (lexo: në planete tjera), e cila në formë eksplicite tha se nuk ekzistojnë shumë zota siç besohej deri atëherë, por edhe më vonë në idhuj dhe ikonografi të ndryshme, që tha në Kur'an në mënyrë decidive se ; Zoti xh.sh. nuk ka lindur nga askush, se Ai nuk vdes kurrë dhe se askush nuk ka lindur prej Tij (shiko: veresti Kur'anor nr. 1 deri 4 në Kaptinën "El-Ihlas").

Derisa në Europë dhe pjesë tjera të botës mbretronte terri dhe injoranca në përmasa të pa përshkruara, derisa dogmatizmi dhe fanatizmi fetar, primitivizmi, inkvizicioni e shumë dogma e besime tjera të kota që e ngadalsonin ritmin e zhvillimit njerëzor, nën mësimet dhe udhëzimet e Kur'anit bota arabe dhe ajo islame me të madhe kishin ngritur shkolla, univerzitete (Bagdad, Damask, Kairo, Aleksandri, Kajrevan, Kordovë, etj.),biblioteka, tempuj fetar, banjo publike, objekte me arqitekturë dhe stil të lartë artistik, etj, prandaj, nuk mund të pranohen në asnjë mënyrë as akuzat tejet tendencioze që na vijnë sot nga antiislamistët shqiptarë se të gjitha të këqijat Europës dhe sidomos shqiptarëve, gjoja u paskan ardhur nga Islamizmi dhe bota arabe..!?

Kjo kastë e "intelektualëve" shqiptarë e dalë nga rryma dhe ideologjitë e shumta antiislame bashkë me pikëpamjet e tyre mohuese ndaj Islamizmit, në veçanti ndaj kalimit të shqiptarëve nga krishterizmi në Islam, nuk janë tjetër veçse ide dhe "produkt" i drejtpërdrejt i propagandës sistematike serbosllavo-ortodokse e cila përmes ideologjisë komuniste dhe luftës kundër fesë islame arriti të rekrutojë shumë antiislamistë në rradhët e shqiptarëve të cilët duke bërë luftë kundër fesë islame janë vënëë në shërbim të plotë të politikave të egra antiislame e me këtë edhe antishqiptare, siç thotë me të drejt z. Abdi Baleta; antiislamizmi në rastin tonë është antishqiptarizëm.

Faktet historike flasin se shqiptarët e pranuan fenë islame për shumë arsye, por më kryesorja ishte ajo se duke e kryer aktin e pranimit të Islamizmit ata po i shmangeshin një rreziku të madh siç ishte mundësia e asimilimit të tyre në popull dhe fe sllave, gjë që me këtë veprim shqiptarët treguan nivel të lartë të përkushtimit dhe të vetëdijës së tyre kombëtare. Perandoria osmane gjatë sundimit të saj 500 vjeçar në Ballkan nësë i ftonte shqiptarët që ta pranojnë fenë Islame, ajo kurrë nuk i ka ftuar ose detyruar ata që ta ndërrojnë përkatësinë kombëtare shqiptare që të bëhën turq, siç po vepron me të madhe viteve të fundit politika shoviniste e Athinës zyrtare ndaj shqiptarëve në Shqipërinë e jugut duke iau ndërruar emrat musliman në ata ortodoks me qëllim për ti konvertuar pastaj në greko- ortodoks..!?

Për njohësit e mirë të ideologjisë islame është e qartë se suksesi dhe e gjithë enigma e shpirtit islam qëndron në faktin se islamizmi e ruan dhe forcon identitetin kombëtar të popujve që e përqafuan atë siç i forcon ata shpirtërisht dhe moralisht për ta ruajtur deri në maksimum kombin që i takojnë duke e marrë si shembull konkret vetë jetën dhe vepren e profetit Muhamed a.s. i cili me vetëdije dhe sakrifica të mëdha luftoj për lirinë e individit dhe popupjve ku secili njeri do të mund ta gëzoj të drejtën për shprehje të lirë të mendimit, të veprimit dhe zhvillimit shoqëror duke e ngritur çështjen e kombit dhe të atdheut gjithnjë në nivelin më të lartë të sakrificës njerëzore pa të cilin nuk mund të ekzistoj asnjë komb apo shoqëri në botë.

Gjermani-Ravensburg, me 09.06.2001





© Copyright Qendra Islame Stuttgart-Feuerbach 2002
__________________


[attachment deleted by admin]
« Ndryshimi i fundit: 28-01-2006, 13:20:25 nga Albislam » E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Sa kohë namaz faleni..?
  • Dot Fali pesë kohë namaz.
  • 9 (60%)
  • -
  • Dot Fali tri-kater kohë namaz.
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Fali dyë kohë namaz.
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Fali vetem namazin e Xhumas.
  • 1 (6%)
  • -
  • Dot Nuk falem fare.
  • 5 (33%)
  • -
  • Numri total i votave: 15
  • Shiko temen

* Sponsor