Faqe: 1 [2]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Te jetosh ne ishull  (E lexuar 1154 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
miri14
Anetar


Karma: 1
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 181



Shiko profilin
« Përgjigju #15 më: 19-07-2008, 21:20:11 »

Nuk e kam lexuar librin por dua te them diçka për komentin e Aides.
Lexova disa fragmente qe ka postuar Anesti e mu duk ne një nivel te ulet artistik.Nuk mund te futesh ne një roman faqe te tera ku s'ka fare art por mendime si ne një shkrim gazete.

Nder te tjera ai thotë: "Greket kishin c'ti jepnin perandorise osmane (aludon trurin) ndërsa ne nuk mund t'i jepnim asgjë" dhe ai e bën këtë duke e ditur se perandoria osmane ka qenë e influencuar maksimalisht nga shqiptarët.
-komenton Aida.
-Pse mendon qe e ka gabim kur është fakt qe greket kanë mbi supe një tradite te pasur kulturore e ne vërtetë nuk kemi asgjë për tu rivalizuar.Eskili,Omeri,Herodoti....Me përmend këta shqiptare qe kanë "influencuar maksimalisht" ne Turqi.Populli jonë pa shkolle,pa shkrim,pa qytete te medhenj,me popullsi fshatare,një shtepi ne një koder e tjetra gjysëm ore larg,pa libra-a ka popull te zhvilluar pa libra?- pa një fe te stabilizuar,çfarë do i dhuronim ne Turqise kur nuk kishim asgjë.
ku duke cituar Blushin, "prifterinjte ishin truri" (ergo greket).
Është normale qe ne një popull te pashkolle prifterinjte janë me te diturit,pse ti paragjykosh.

Unë romanin e kam përceptuar si shumë fyes, sepse ne trurin tim është një imazh krejtësisht tjetër i shqiptareve te Shqipërisë. Imazh me te cilin më ka ushqyer nga femijieria im atë, se shqiptarët e Shqipërisë janë popull i varfur, mikeprites dhe shumë te dashur për cdokend, qoftë të huaj e njeashtu edhe për vellezerit dhe motrat e tyre nga trojet tjera. Ai me endje me përshkruante udhetimet e tij nëpër Shqipëri, situatat kur mbeteshte ne rrugë dhe pas trokitjes ne ndonjë dere haste zemerngrohtesi te papershkruar, qoftë ajo shtepi e një shqiptari musliman, apo krishteri. Me mburje fliste për tolerancen fetare dhe dashurinë ndaj atdheut, shembull qe duhet gjith ta ndjekin, dhe me lot ne sy enderronte bashkimin kombëtar me shtetin ame.

Janë mendime te rrenjosura vërtetë këto te tuat por nuk i gjej te drejta aspak.Ishin mikprites për te huajin e vrisnin te vetin.Nuk është tolerance fetare kjo e popullit tonë por jemi popull pa fe.Vetëm 50 vjet me pare celi universitetin e pare,ka ndonjë popull tjetër ne europe qe e ka universitetin kaq vonë,nuk besoj.Ky popull qe dërgonte ne ministrin e jashtme anglese ne 1912-13 një si Boletini qe s'dinte një fjale të huaj,qe ne 2007 kishte ministër te jashtem një qe nuk dinte anglishten(ka ndonjë vend ne botë qe ka ministër te jashtem qe nuk njeh anglishten?-s'e besoj).Një popull deri 50 vjet me pare analfabet,thjesht injorant.Duhet te njohim veten qe të ecim përpara.Të fshime nga truri genjeshtrat e regjimeve,te vërtetën nuk ta japin te gatshme te tjerët por do e krijojmë me mendjen tonë,me fakte historike e llogjike matematike,derisa kush na drejton tallet me ne.
Dhe e fundit-nuk kam degjuar deri tani te thone-eshte injorant por i mire.Nuk ka miresi tek injoranti por tek i civilizuari.
E identifikuar

Lumturia nuk eshte te kesh ate qe deshiron,por te deshirosh ate qe ke. O.Wilde
Anesti
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 692


Shiko profilin
« Përgjigju #16 më: 28-07-2008, 16:39:21 »

Fragmente na rromani-Te jetosh ne ishull
Ju jetoni ne nje ishull pa e ditutur filloi te fliste Isaku .Ishulltaret jane njerez te vetmuar dhe  vetmija i ka bere te nendojne.Ato kane vetem nje qellim qe te shpetojne ishullin e tyre  nga stuhite dhe  pushtuesit..Per tja arritur kesaj ato perdornin c’do dredhie dhe kur derdhite nuk pinin uje ato perdornin luften.Por lufta eshte arma e fundit qe perdornin  pasi i kne afruar  te huajve paqen,qetesine,strehim dhe menyren e tyre te jeteses.Ka shume udhetare qe thone se njerzit e ishujve jane mikprites.Ne fakt kjo eshte nje dredhi qe ato e kane persosur me mijra vjet,per te shpetuar ate pak toke qe kane nga piratet dhe deti..Ishulltaret kane nje rregull.Ato ti pranojne  te huajt  dhe njerezit qe vijne nga deti ,vetem nese keto mesojne notin.Pas notit ato u mesojne te huajve peshkimin,pastaj u mesojne site ndertojne varka me vela dhe anije,pastaj si te  gatuajne peshkun,pastaj site ngrene nje dige per te zbutur egrsine e detit qe kafshon ishullin dhe pastaj se si te ushqehen ne dimer me durim dhe pastaj sesi  gjete veres te ruajne  ushqim per dimrin tjeter..kur ihuaji i ka mesuar tegjitha keto ai e pa e kuptuar eshte bere nje ishulltar iri qe si te tjeret dhe ky mendon si te ruaj  ishullin e vet duke perdorur mjeshterine  qe i mesuan te parete vet..Voskopoja eshte nje ishull i krishtere,i cili i  ka shpetura  deri sot  pushtimit duke perdorur keto dredhi.Muslimanet ketu jane si te huajt .Ne qoftese i sulmon ,ato do te sulmojne  sepse deti i ka hedhur ne kete ishull dhe ato skane se si te kthehen me prapa.Luften e fiton me kollaj  ai qe don te shkaterroje sesa ai qe do te mbroje..Te shkaterrosh eshte me lehte dhe prandaj Turqit kane pase vetem fitore ne tokat tona. Njeriu  qe mbron eshte i kujdesshem si ne ,sepse ai nuk do qe duke luftuar kalldermet te prishen,te digjen shtepite,kishat te zbrazen,te vishen pasurite.Ai qe shkaterron nuk mendon keto pasi ai ska asnje ndjenje per  token qe ka vendosur te pushtoje.E do me cdo kusht ate toke me shtepi pa shtepi me kisha e pa kisha me njerez dhe pa to.Ne qofte se do te vazdojme luften dashurija  qe kmi per qytetin ,per c’do gure e sokak,ku jemirritur dhe jemi bere burra,do te na beje me te dobet. Muslimanet nuk kane akoma dashuri per Voskopojen  dhe jane gati te shkaterrojne c’do gje  vetem te mbeten ketu .Ata e dine se nje qytet i djegur  dhe i shkaterruar ehte me mimire se nje mal apo fushe nga kane ardhur,e qe i duhet te kthehen nese humbasin luften.Per te shpetuar ishullin duhet timesojme te huajve  te sillen si ne..duht ti bindim ato se do tindajme pasurite dhe artin tone me to.Ne ket menyre femijet e tyre do te rriten duke shkuar neshkolla ,do te mesojne se toka eshte  ushqim i trupit,dhe perendija burim i shpirtit,do te mesojne zanatet tona... E kur ti kene mesuar te gjitha  keto ,ato nuk dote kene me interes te shkaterrojne qytetin e tyre ,perkundrazi do luftojne bashke me ne per ta mbrojte  se keshtu do te ruajne shtepite e pasurite e tyr.E shoh qe do tju dukete pa denje por une i shofqe tani diten kur muslimanet do te mbrojne kishat tona.. Femijet  e tyre qe do te jene ngrohur si zogjte nen levozhgen e vezes se pashkes dhene vere kryqet e kishave dotu bejne hije ,pleqeve te perveluar nga vapa.
Muslimanet e voskopojes jane akoma si te huaj ne ishull.Jane te eger te  hutuar dhe te uritur.Vetem nje gje nuk  mund te pranojne ata te kthehen mbrapa duke  rrezikuar te zhyten ne thellesine e detit.Ne qoftese i japim per te ngrene ,i jep nje strehe,dhe i meson notin,ato do te zbuten dhe  dote punojne per te pasur ato qe i kemi dhe ato nuk i kane, sepse nuk mund ti sillnin nga deti. nuk mund ti sillnin nga deti.
Por ka dhe dicka tjeter .Muslimanet e voskopojes jane shqipetare sic jemi dhe ne.Gjysherit e tyre kane qene te krishtere,por fashatrat e tyre ku kane jetuar nuk kane pasur pasurine e Voskopojes dhe prandaj u bene musklimane  duke besuar se islamido tu sillte at qeu mungonte..Sot jane me  te varfer por nuk mund te kthehen me mbrapa  sepse islami esht shteti dhe shteti eshte ushtria dhe ushtria eshte forca dhe forca eshte trupi dhetrupi eshte shpirti dhe shpirti eshte islami.Ata jane muslimane porakoma nuk jane turq.Ne qoftese ishulltaret do ti zbonin  te huajt ,ata e dininse piratet do ti merrnin ata dhe bashke me to do te vinin te pushtonin ishullin..........K eshtu kane gabuar  shume burra te mencur para nesh,pa e kuptuar se duke i quajtur turq  shqipetaret muslimane ,ne fakt i kane hedhur ato si arme ne duart e turqeve.Me keto duar turqit kane  pushtuar fshatrat dhe qytetet tona..Ne te vertete shqipetaret luftuan kunder shqipetareve,dhe  njera pale besontese lufteontekunder turqeve dhe pala tjeter ngushellohej se luftonte kunder grekeve.Kesisoj nuk ka mbetur asnje pellembe shqiperi ,kujdo qe fitonte i thohej se fitoi si turk dhe kujdo qe humbete i thohej qe humbi ngaqe ishte grek.
E identifikuar
Anesti
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 692


Shiko profilin
« Përgjigju #17 më: 31-07-2008, 14:54:51 »


Katroret magkike u meorrn nga greket dhe u perpunuan nga cifutet qe kane shkencen e tyre te numrave.e cila quhet Kabbala.Kabbala mendohet  se eshtenje liber qe Abrakamit ju dha nga perendia.Kabbala e ndane dijen e njerezve ne 50 shkalle intelegjencedhe thuhetse vetem Moisiu arriti tek49 pasi nukmundete me teper se nuk ishte profetiifundit.Shka lla 50 e dijes eshte vete Zoti .Jezu krishti ka arrite deri aty.
Cifutet kane nje katror te dashur me 36 numra duke filluar nga njeshi.Shuma e c’do rreshti ishte 111,dhe shuma e gjithe rreshtave 666.Shume njerez kane menduar se ky eshte numrii djallit por  per cifutet ai ka nje kuptim mistik dhe hyjnore qe lidhet me ardhjen e Mesias.Sabatai Zefi ishte kabbaliatdhe nje nga arsyet qe u besua ishin tre gjashtat evitit1666.kur aiu shpall siMesia.
Edhe muslimanet kane nje katror magjik me tre rreshta ,numrat e ketij katrori jane nente dhe fillojne nga trembedhjeta dhe mbarojne ne 26 shuma e tyre eshte 66 dhe perben vleren numerike te fjales Zot ne Arabisht
Me vone lojen e katroreve magjike e moren Masonet tecilet ushfaqen ne kohen e kryqezatave dhe ne fillim sherbyen si mbrojteste jeruzalemit.dhe besohet se atje kane gjetur sekrete te medha nenrrenoja..Kodet e tyre te fshehta ata i kaluan dore me dore me
E identifikuar
notorious
Anetar


Karma: 7
offline offline

Postime: 881


Shiko profilin
« Përgjigju #18 më: 12-03-2009, 00:20:21 »


kur e kapa ne dore kte liber...

i thash tim vellai qe skam nerva ta lexoj sepse jam per tjera gjojna ktu,

e di me tha, por lexo vetem kto 3 faqet...

thjesht ne kto 3 faqet flite qe gjyshi po i tregonte mbeses per Voskopojen...

ne Voskopoje moj zemer... kishte femra te bukura, kishte flori, kishte muzike, kishte gjalleri, kishte mjalte, kishte kisha, kishte bageti, kishte tregeti, kishte kuaj, kishte lumturi

e kshu me radh se spo i mbaj mend... pra 3 faqe me kte fjalen KISHTE

ne fund... e pyet mbesa gjyshin, por çfar s kishte atje o gjyshi...?

Myslimane s kishte... pergjigja e gjyshit.

p.s. s esht se dua te trash muhabetin ne kte teme, por thjeshte dhash kontributin tim ktu, per aq sa lexova tek ky libri...
E identifikuar



.
Faqe: 1 [2]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Cili ështëvlersimi juaj?
  • Dot Shumë
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Jo Shumë
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Duhet të punoj edhe më shumë
  • 2 (100%)
  • -
  • Numri total i votave: 2
  • Shiko temen

* Sponsor