Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Skënderbeu mes demistifikimit dhe denigrimit  (E lexuar 537 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« më: 14-03-2009, 11:10:04 »

Mark Marku

Dalja në qarkullim e librit “Skënderbeu” me autor historianin dhe albanologun Oliver Schmidt e ka trazuar publikun shqiptar dhe ka shkaktuar debate të shumta në mjediset kulturore. Tema e studimit të Schmidt-it është vërtetë e largët në kohë, por i qaset një çështje mjaft delikate - Skënderbeut dhe rolit të tij në historinë shqiptare dhe atë evropiane. Debati i ndezur nga botim i librit të Schmidt-it të ndërmend fillesat e polemikës historike për Skënderbeun, edhe pse këto fillesa na çojnë shumë larg në histori. Në vitin 1636, ipeshkvi i Sapës, prifti katolik shqiptar Frang Bardhi, botoi një apologji për Skënderbeun të titulluar Georgius Castriotes Epirenses, vulgo Scanderbeg, Epirotarum Princeps, apologji e cila synonte të hidhte poshtë tezat e librit të priftit katolik kroat Tomko Marnaviç, sipas të cilave Skënderbeu kishte origjinë sllave, madje ishte degëzim i të njëjtës pemë gjenaologjike nga rridhte edhe autori. Polemika qe e ashpër, por paralajmëronte një konflikt të gjatë për tjetërsimin e prejardhjes së Skënderbeut.
Debati është ndezur sërish. Pas botimit të librit të Scmidt-it, janë bërë shumë polemika. Pjesë e kësaj polemike, por nga një këndvështrim i panjohur deri tani për këtë debat, është bërë një libër mjaft simpatik i shfaqur këto ditë në libraritë e kryeqytetit.  Libri “Skënderbeu ose misioni i pamundur i Schmidt-it”, i autorit Sandër Lleshi, polemizon me disa prej tezave të hedhura nga historiani zviceran në librin e tij. Autori i librit, një studiues i ri, përfaqësues i elitës së re ushtarake shqiptare, ka bërë një analizë skrupuloze të tezave të Schmidt-it dhe nxjerr që andej një problematikë mjaft të gjerë, që ve në diskutim seriozitetin shkencor të librit të Schmidt-it.
Autori i librit ndalet fillimisht tek një prej “zbulimeve” që libri i Schmid-it kërkon t’i servirë lexuesit: tek motivi bazë i luftës së Skënderbeut, që sipas studiuesit zviceran na qenka hakmarrja e Skënderbeut për vrasjen e të atit nga ana e Sulltanit. Skënderbeu e “merr gjakun” e të atit duke paguar njerëz për të vrarë vëllain e Sulltan Mehmetit. Autori vë re me të drejtë mungesën e mbështetjes dokumentare të një teze të tillë pasi, në të vërtetë, nga ana e Schmidt-it përveç një dokumenti të gjetur në arkivat e Milanos që mban datën 10 janar 1454, nuk sillet ndonjë dokument mbështetës për tezën. Por edhe vetë dokumenti në vetvete nuk sjell ndonjë gjë me vlerë: sipas këtij dokumenti, dy diplomatët “i kishin transmetuar Papës informacionin për përfshirjen e Skënderbeut në vrasjen e një vëllai të Sulltan Mehmetit” (Skënderbeu, f. 57). Më tej, S. Lleshi zbulon edhe kontradiktën logjike të ngrehinës së Schmidt-it, pasi gjithë ajo çfarë Schmidt-i shpjegon si veprime të ndërmarra në kuadrin e gjakmarrjes kanunore, nuk janë as më shumë e as më pak se krejt e kundërta e kodit kanunor. Fakti që Schmidt-i e shpjegon rezistencën e Skënderbeut në një akt të thjeshtë hakmarrje, natyrisht është gabim i rëndë dhe e vë në diskutim intuitën e tij historike.
Ky kontradiksion i parë logjik çon në një tjetër edhe më të madh: Lufta e Skënderbeut shfaqet si objektiv individual i një njeriu, gjë që bie në kundërshtim me përpjekjen e tij për ta demistifikuar heroin kombëtar shqiptar. Dhe duket vërtet e çuditshme se si prijësit shqiptarë të kohës, ushtarët dhe komandantët e tij ta kenë ndjekur Skënderbeun pas në një ambicie vetjake hakmarrëse kundër fuqisë më të madhe ushtarake të kohës. Kjo bëhet edhe më e çuditshme po të kesh parasysh faktin se kjo aventurë e përgjakshme kolektive për tekat hakmarrëse të një personi vazhdoi jo pak, por plot 25 vjet. Rob i kësaj logjike Schmidt-i nuk ngurron të minimizojë edhe rëndësinë e Kuvendit të Lezhës të vitit 1444, edhe rëndësinë që pati epoka e Skënderbeut në krijimin e njëfarë uniteti të brendshëm të princërve arbër.
Kritika e Sandër Lleshit bëhet edhe më e mprehtë kur analizon pjesën që ka të bëjë me luftën e Skënderbeut kundër ushtrive turke. Në këtë rast ka shumë rëndësi fakti që këtë analizë e bën pikërisht një njohës dhe studiues i taktikave ushtarake, pasi Gjergj Kastrioti është para së gjithash një prijës ushtarak. Diku me fakte e diku me një logjikë prej profesionisti, ai i kundërvihet prirjes së Schmidt-it për ta denigruar luftën e Skënderbeut si një luftë për plaçkitje në krahinat kufitare me principatën e vet dhe përpjekjeve të tij për t’i shpjeguar sukseset e Skënderbeut në luftën kundër ushtarëve me kushtet meteorologjike të papërshtatshme në të cilat u ndodhën ushtritë osmane. Autori me të drejtë vëren se kushtet meteorologjike janë asnjanëse në luftë, pasi ato pengojnë ose ndihmojnë njësoj të dy palët.
Një reagim i tillë është një përgjigje intelektuale ndaj të ashtuquajturit “demistifikim” të figurës së heroit kombëtar Gjergj Kastrioti (Skënderbeu). Natyrisht nuk ka asgjë të keqe nëse vepra historike serioze sjellin fakte dhe dokumente që hedhin dritë mbi figurat e rëndësishme të historisë, sado të rëndësishme qofshin ato. Libri Skënderbeu i historianit zviceran Schmidt pretendon pikërisht një gjë të tillë. Madje ai e shpall pa pikë modestie qëllimin e tij dhe të veprës që ai shkruan: demistifikim e figurës “mitike” të heroit kombëtar të shqiptarëve. Pritej që deklarata e tij të shoqërohej me dokumente që do ta tronditnin sado pak përfytyrimin mitik të shqiptarëve për Skënderbeun. Asgjë e tillë nuk ndodh. Ai nuk sjell asnjë dokument që të hedhë poshtë betejat e fituara të tij. Asgjë të re nuk kemi për rrethimin e parë dhe të dytë të Krujës, për fitoret e vit përvitshme të Skënderbeut, apo edhe për humbjet e rënda si ajo e Stefigradit apo rënia e Beratit, të njëjtët janë personazhet historike dhe në përgjithësi konteksti historik. I vetmi zbulim dokumentar është raporti i bisedës së diplomatëve milanezë me Papën, ku bëhet fjalë për një hakmarrje të Skënderbeut ndaj Sulltanit. Autori me këtë dokument të parëndësishëm merr përsipër shpjegimin e një periudhe 25-vjeçare luftërash jo pa rëndësi për fatet e Evropës. Jashtë këtij dokumenti autori nuk sjell ndonjë gjë të re. Atë që s’e bën dot me dokumente, e bën me këndvështrimin e tij. Në fakt, këndvështrimi është risia e këtij libri. Aty ku të tjerët shohin heroin e luftës antiosmane, ai sheh një aventurier, aty ku të tjerët shohin luftëtarin, ai sheh një plaçkitës ordiner, aty ku të tjerët shohin mbrojtësin e krishterimit dhe “atletin e Krishtit”, ai shikon një ortodoks renegat, aty ku të tjerë shohin kryengritës, ai sheh bujq dhe blegtorë e kështu me radhë. Madje, ai nuk nguron ta fajësojë Skënderbeun edhe për rrënimin që bënë 5 shekuj me radhë ushtritë osmane në territoret e banuara nga shqiptarët. Një procedim i tillë nuk mund të quhet demistifikim, por denigrim. Sikur të mos kishim lexuar më parë nga ky autor librin Arbëria Venedike do të dyshonim rëndë në seriozitetin shkencor të tij. Por ja që e kemi lexuar këtë libër, dëshmi e vërtetë serioziteti dhe profesionalizmi. Por pikërisht ky seriozitet dhe profesionalizëm na bën t’i hedhim dyshimet tjetërkund: tek prirja e padeklaruar e këtij libri, apo tek qëllimësia e tij.
     Ai nuk sjell ndonjë gjë të re as për sa i përket çështjes së shumëdiskutuar të prejardhjes së Skënderbeut. Është diskutuar shumë për prejardhjen e tij nga Mati ose nga Dibra. Pjesa më e madhe e historianëve nga Barleti e këtej, e vendosin vendlindjen e tij në Mat, ndërkohë që ka të tjerë që e vendosin atë në Dibër. Schmidt-i si studiues mund të sillte ndonjë të re në lidhje me këtë. Por vetëm sa e mjegullon më shumë këtë dilemë. Ai vë këtu në diskutim origjinën etnike të Gjergj Kastriotit dhe pa sjellë asnjë dëshmi të shkruar nxjerr përfundimin se i ati i tij quhej Ivan, ishte ortodoks, pra logjikisht i takon të jetë sllav. Pikërisht këtu bëhet bashkëpërgjegjës edhe përkthyesi Ardian Klosi, pasi duke i lënë emrat ashtu siç janë ato në burimet sllave të autorëve si Radonic-i apo studiues të tjerë sllavë që u është referuar Schmidt-i, ato dalin me prejardhje sllave (Gjoni bëhet Ivan, edhe pse i ati i tij quhet Pal).
Mungesa e dokumenteve “demistifikuese” bëhet një problem edhe më i madh kur kemi të bëjmë me një personazh historik mjaft të dokumentuar në histori. Të dhënat për Gjergj Kastriotin dhe epokën e tij ndodhen në arkivat e Perandorisë Osmane, në Arkivat e Venecias, të Vatikanit dhe në shumë arkiva të tjera anembanë Evropës. Përveç të tjerave, figura e Skënderbeut është një nga figurat më të trajtuara nga historianët dhe shkrimtarët. Për të kanë shkruar bashkëkohës si Gjin Muzaka e Barleti, autorë si Biemi, Frang Bardhi, Holbergu, Gibboni, Shuflai, Jorga, Baila, Pisko, Jozef fon Hameri e mjaft të tjerë. Figura e tij është fiksuar edhe në portrete, gjë që le shumë pak hapësirë edhe për manipulime vizive.
Ka mundësi që vetë Schmidt-i e ngatërron figurën historike të Skënderbeut me Skënderbeun si mit letrar. Nga ky keqkuptim vetë libri i tij shndërrohet në një antimit letrar të Skënderbeut. Në këtë kuptim, anitimiti i tij qëndron përkarshi mitit si litota përkarshi hiperbolës. Gjithsesi, libri i Sandër Lleshit nuk synon të jetë një antipod i librit të Schmidt-it. Antipodi i tij ndoshta duhet kërkuar në ndonjë nga Historitë e Skënderbeut të Rilindjes sonë Kombëtare.
G.Panorama
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
kreksi
Anetar


Karma: -2
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 2356



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 09-12-2009, 01:06:35 »


Polemika me Shmitin...

Se pari ky zoti Shmiti, qe shkrou nje liber per Skenderbeun, "Shqiperia Venedikase" ka bere një gabim te madh, si me qellim i drejtohet me kete liber autorit francez Daniel Dysolier librit me titull "Shqiperia ne mes Bizances e Venedikut" shkruar para dy dekadave...
mirepo me e keqja eshte se Shmiti ka filluar te mirret me një kolos te te gjitha koherave, nje hero jo vetem shqiptar por ballkanike e europian ku per Skenderbeun jane shkruar e botuar me qindra e qindra libra ne mbare boten e nese Shmit ka tentuar ti veje kapakun vlerave te heroit tone me nje liber aqe te vobekët ku heroin tonë e krahason me nje personazh gjakepires, hakmarres etj..dhe asnje vend nuk le per levdrata.

Autori le qe ka bere gabime me interpretimin e emrit te j'atit te Skenderbeut duke e quajtur slavishtë "IVAN" pa kurrfare turpi e pergjegjesije ketu eshte kulmi dhe qellimi i autorit se ku ka dashur te dali ai.
Shmit po te kishte lexuar më parë historin e Skenderbeut nga autoret e tjere, perpos Barletit, te kishte lexuar se paku Kamij Pazhanel, Laverdanin apo autore tjerë si Lamartine, me siguri se do i kishte ardhur turp te shprehej si eshte prezentuar me kete liber.
Shmiti eshte ende i ri me duket dhe i papjekur, kjo tregon pervoja e tij se po te kishte lexuar keto libra ai do gjente se ne faqet ku permendet Gjon Kastrioti ne keto dokumente e libra te kohes se mesjetes e deri ne fund te shekullit XX gerrma "I" ka patur domethenje te gerrmes "J" poashtu edhe gerrma "V" shqiptohej si gerrma "U" qe sot eshte modernizuar... po a thua a i ka shkuar ndonjehere ndermend Shmitit per ndryshimin e ketyre gerrmave nder shekuj ?
Pra, po i drejtohem atehere Shmitit e jo lexuesve te nderuar;

Ju, i nderuari Shmit, a e keni ditur dini Jezu Krishtin e quajn me iniciale qe hasim ne stelat mbi varre kristiane ku lexojmi keto shkronja; I.N.R.I ?
Po ju tregoj pra, se nuk e besoj qe e keni ditur, ose e dini por nuk doni ta dini shkurtë, i nderuari Shmit. I.N.R.I do thote më gjeresishtë ; "Iesus Nazaretus Rex Ivdeas"
Njashtu nga ky origjanal edhe disa popuj te tjere e kane keq interpretuar emrin e jezusit, si sllavet, kroatet i thojne; ISUS ! ne vend te Jezus, kurse italianet sot; Gezus etj....
Arsyeja eshte se atehere ne kohen e romes dhe ne mesjeten latine shkruhej deri vone keshtu, ne vend te "J" qe kuptojmi "i" për Jezusin pra shkruhej "I" , a thua e keni ditur kete ?
Pastaj, në vend te "U" qe sot njohim dikur shkruhej "V"
Perndryshe ne shqip ne sot duhej ti shkruanim keto iniciale mbi stella per te qene i drejte interpertimi.
"JEZUSI I NAZARETIT MBRETI i JUDES" shkurtimish pra, J.N.M.J ! por qe sigurishte Shmitit i ka interesuar vetem se si tua hedhi miliona shqiptarve, duke menduar se ne qenkemi analfabeta e nuk po e dimi se ku eshte qeshtja e ketij fenomenit "IVAN" ?
Njashtu edhe kopjimit te emrit "IVAN" autori ka patur munesi ti iku sepse edhe se eshtë shkruar ashtu nga origjinali i epokes ne mesjete ku askushi ne ate kohe Gjonin nuk e ka thirrur ne zë, "-hej, o ivan" apo do shkoj tek Ivani, por ka then; "po shkoj tek Gjoni" e qe e vetmj menyre per te shkruar ne leter kete emer ka qene ose "Jovan" ose "Ivan" ne ate kohe, ku per fat tonin te keqin, keto dy gerrma dikur kishin kuptim tjeter qe ne sot kur ti hapim keto flete ne gabimishte i interperetojm nga origjinali, mirepo kete e fsheh Shmit se ky gjoja paska zbuluar ameriken se na ka gjetur dy gerrma "I" dhe "v" per te deshmuar se Gjonit i thonin "Ivan" e qe eshte krejt gabim se edhe per Huniadin qe ishte bashkekohes i Skenderbeut shkruhet ne tekstet latine "JEAN HUNYADI" njashtu edhe JEAN PALEOLOGU shkruhej ashtu me "J" ose me "I" Ian hunyad" po ku eshte problemi ketu se si shkruhej emri i heroit tonë, mjafton te dihet se kush ishte Gjergj Kastrioti dhe se çfarë kombesije kishte, pse i duhej autorit Shmit te beje kete ngatrrim, ne interes te kujt e shkruajti kete emer, me leje te kujt ?
Po te kishte shkruar autori diçka te re per Skenderbeu qe nuk dihej fare nga askushi deri me sot kjo do ishte tjeter, qe per shembull per moshen e Skenderbeut dhe per datlindjen e tij, se paku per vitin e lindjes se tij, kjo do ishte tjeter gjë sepse edhe une mendoj ndryshe; dyshoj ne datat e dhena qe i kemi mesuar deri me tani ngase dalin disa shenime tjera qe flasin krejt ndryshe !
Skenderbeu para se te kthehej në Krujë në vitin 1443, ishte 29 vjeçar !
Pra, kete citim e hasim te shume autor qe del se Gjergj Kastrioti ka lindur ne vitin 1414 e jo ne vitin 1404 siç e kemi mesuar deri me sot sepse ketu mjafton te behen edhe llogari tjera, si per shembull letra e sulltan Mehmetit të II-të qe i dergon Skenderbeut ne vitin 1461 ku i propozon paqen, ne kete rast sulltani, pra, i biri i sulltan Muratit te II-të i drejtohet Skenderbeut me keto fjalë;


Letra e Sulltan Muhametit, derguar Skenderbeut

"Unë, Lartëmadherija, Emiri i Madh, Muhamet-Beg, i biri i
Lartëmadherisë se tij Emirit te Madh Sulltan Murat-Begut"

Skenderbeut, princit te Shqiptarve e pirotve, shendet.

"Unë nuk njoh, shumë i dashtuni Skenderbeg, miqësi më të lidheshme
se ajo qe vjen nga miqësia e ngushtë; mbi te gjithat kur kjo lidhje
është formuar që nga rinija, "si¨në mes neshë, atëhere që ishe pengë
tek i ati imi dhe qe ne te dy jetonim së bashku si vllëzer.

Dhe kur mendoj per ato momente te kendsheme te feminisë sonë, kur më
kujtohen sherbimet e tuaja të shkelqyera, për te gjitha qe ke bër per
te famshmen shtepi te Otomanit, për ngritjen e perandorisë sonë, ju
pergezoj dhe per te ju vertetuar me duket se eshte nje detyr
perandorake.

Asgjë nuk do me ishte më e kendshme per mua, e marr Perendin
deshmitar, vetem qe t'ju shof perseri dhe te knaqem nga prezenca juaj.

"Nese trupat e forcave te mija keto ditë kan guxuar te pushtojnë
Shtet e tuja dhe te shtrojnë dhunim, unë s'jam pergjegjes; ato kane
vepruar pa urdherin tim dhe fitoret tuaja mbi ta nuk me kane
hidheruar fare.

"Mirëpo ta lëmi këtë, për te ardhur ne marredhenjet tona te vjetra;
se një bashkim i shenjtë paqësor do te na pajtonte pergjithëmon.

"Pra, qe se si do te ishin bazat e aliances sonë;
po te thëm, ta dini mirë se cilat jane pikat qe udhezohet paqa me
keto kushte.

"Unë kerkoj qarkullim te lirë neper tokat tuaja "për trupat e mia, qe
shkojne te luftojnë kunder Venedikasve; pastaj te me japish, peng,
Gjonin birin tuaj, per te cilin do kujdesm "si per femiun tim; dhe me
ne fund njerzit te mujne te bejne tregti lirishtë mes tyre.

"Nese ti pranon, eja lirishtë tek une : pritja do jet e rangut
madhor !
"Po, mbi besimin dhe fjalen e suverenit, do te benim marreveshje te
besushme me juve per nje paqe te pathyeshme; asnjhere më vendi yt nuk
do shqetesohet as nga ushtria ime dhe nga tjeter kushi.

"Për te tjerat, nese keni ndonjë pytje per te bërë, apo per
te "kthjellur dyshime, drejtohu me plotë besim, te derguarit tim
Mustafas.

Dhënë në qytetin tonë perandorakë të Konstantinopojes "Më 6 Maj, 1461"

Tani ketu ne;
Po e marrim vetem kete citim;

"Unë nuk njoh, shumë i dashtuni Skenderbeg, miqësi më të lidhëshme
se ajo qe vjen nga miqësia e ngushtë; mbi te gjithat kur kjo lidhje
është formuar që nga rinija, në mes neshë, atëhere që ishe pengë
tek i ati imi dhe qe ne te dy jetonim së bashku si vllëzer."

...ketu pra jep te kuptosh qart se i biri i Muratit te II-të, Muhameti ishte moshatär me Skenderbeun e jo me te jatin e tij Muratin e II-të i cili edhe ai kishte lindur ne vitin 1404, kete date edhe ne sot e marrim si datlindje te Skenderbeut !
A nuk eshte per tu çuditur ?

Pra ketu ka mundesi qe Gjergji dhe Muhameti, i biri i sulltan Muratit II, te jene njoftuar dhe kane jetuar se bashku ne pallatin e sulltanit ku edeh Gjergji duhej te ishte ishte moshtar i Muhametit pernryshe si spjegohet kjo leter ?
Mundesishtë Gjergji ka patur rastin te lozi ne pallatin e sulltanit me Mohametin vetem se kur ky ishte ne moshen 8 vjeçare deri ne 12 vjeçare se pastaj Gjergjin e gjejmi te rritur dhe merr komanden me 5000 ushtar neper Azi posa i mbushi 18 vite. Dallimi qe ndan mes tyre pra eshte edhe ne kete rast teper i madh.
Muhameti lind ne vitin 1430 e deri ne moshen 8 vjeçare se besoj se Muhametit i kujtohet feminija dhe shoqeria me Gjergjin, per ti rikujtuar ne letren e tij, njezet e pes vite me vonë...
Thjeshte, kur lind Muhameti me 1430, Skenderbeu ishte 26 vjeçar, nese marrim daten e lindjes qe ne sot e njohim ne shkolla vitin 1404, dhe kur e lexojmi kete letren shofim diçka qe nuk perputhet as me logjiken e mendjes e as me data... si ka mundesi qe Skenderbeu 26 vjeçar te shoqerohej me te birin e sulltanit qe ka lindur ne vitin 1430 ?
E vetmja mundësi, ata jane shoqeruar qe nga viti 1436 e deri ne vitin 1440, jo me tej qe ne kete rast Skenderbeu duhej te ishte 24 vjeçar, poqese e marrim si te vertete burimin e nje autori te nje libri aty ku thote;" Ne vitin 1443, Skenderbeu ishte 29 vjeçar, i erdhi koha qe te maari ne dor tokat e babait te tij dhe kthehet ne Krujë"

Sipas historis sone, pra, nese Skenderbeu ka lindur ne vitin 1404 ai do ishte moshtar i babait te Mohametit, nuk e di se si ka mundesi qe një princ ti drejtohet Skenderbeut me keto fjalë duke e rikujtuar feminine e tyre ?
Pra ngatrresa është ketu qe ne vete i kemi fajet sepse nuk kemi qene te zotet te mirremi seriozishte me kete qeshtje shtruar pa e kllapa e pa keqekuptime apo inatosje ndaj njerit apo tjetrit historian.
Tani del Shmiti e na gjene shpraztira ne historine tone kombtare, ai mendon se derisa ne shqiptaret nuk kemi qene ne gjendje dhe nuk jemi ende te shkruajmi histrorine tone kombtare si duhej, perse ai te mos nxjerri edhe fenomene tjera si bie fjala e emrit te babait te heroit tone ?
Ketu pra eshte pika jone e dobet, kemi mbetur ne kllapa,te mbyllur, pa kurrefare mundesie qe te dalim apo te kerkojmi shenime tjera per historin e Skenderbeut qe kete histori na e lane trashegim rilindasit apo arbereshet, njesoj, apo epoka e komunizit, te gjithe jemi fajtor vete ne e jo te huajt qe e ndryshojne teresishte jeten dhe vepren e heroit tone kombtar deri sa ta quajn edhe diktator e jo human.
Pse autori Shmit nuk permend betejen e II-të te Kosoves ku arrijti me vones sepse Hunijadi donte te ruaj emrin e tij dhe vlerat e tija, kishte frike nga fitorja e Skenderbeut, la ne fushe betej me se 20 000 ushtare hungarez, disa vlalhë, shumë hungarez, gjermane e polakë dhe iku naten e trete te betejes pa gjurme ku mezi shpetoi koken...kurse Skenderbeu mbeti i tronditun ne vendin e ngjarjes dhe ketu e mallkoi Hunijadin qe i solli ushtrise krishtere humje tragjike !
Pasatj pse Shmit nuk i merrê ne pah vlerat e Skenderbeut i cili u kujdes per keta te rraskapitur qe i gjeti neper malet e drenices dhe i mori me vet, i sheroi, i ushqeu dhe i nisi ne portin e Durresit ku qe andej deri ne Raguz(dubrovnikë) gjeten atedheun e tyre ?
A nuk eshte ketu deshmija se Skenderbeu ishte edhe humanist i madh ?
Mirepo si shifet, autorit Johans Olver Shmit nuk i interesojne vlerat humane te heroit tone kombtar, atij i interesojne vetem keqe interperetimet dhe ngatrrimet ne prononcime te autorve te ndryshem qe ne munges te alfabetit shqipë te huajt e kan cituar heroin tone ne gjuhen e tyre, a mos eshte faji i Skenderbeut edhe ketu ?
E identifikuar

- Nuk pyet asnjëri se ç'ka bërë atdheu për ty, por ç'ke bërë ti për atëdheun!
J.F.K
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • . Cila palë kishte të drejtë dhe cila jo.
  • Dot Balli Kombëtar
  • 6 (40%)
  • -
  • Dot Partizanët
  • 3 (20%)
  • -
  • Dot Asnjëra
  • 3 (20%)
  • -
  • Dot Të dyjat
  • 3 (20%)
  • -
  • Numri total i votave: 15
  • Shiko temen

* Sponsor