Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 ... 10 11 12 13 14 [15]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Levizja "Vetevendosje"  (E lexuar 7958 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
biligoa

Shiko profilin
« Përgjigjja #210 më: 18-10-2007, 16:59:43 »
Citojeni

Jo zgjedhje për parti. Referendum për liri
Jo zgjedhje për parti. Referendum për liri
Sunday, 14 October 2007
Nën peshën e rëndë të iluzionit që ta fabrikuan politikanët për Kosovën e lirë, ke dalur dhe votuar në katër palë zgjedhje. Pafajësisht ke shpresuar që më në fund zgjedhjet kanë kuptim dhe se institucionet janë të popullit. Ti, qytetar i Kosovës, në fillim ke qenë i bindur që partitë politike dhe njerëzit që po i zgjedh për t'u pranuar në këto institucione politike, janë ata të duhurit - ata që do të ta përmirësojnë mirëqenien ekonomike të familjes tënde, arsimimin e fëmijëve tu, ata që do ta arrijnë pavarësinë e Kosovës në vitin 2004, 2005, 2006, 2007…


Por shumë shpejt kuptove saktësisht të kundërtën. Ata që nëpër fushata të premtonin mirëqenie, të sollën varfëri, kurse vetes dhe familjeve të tyre luks, pallate shumëkatëshe, e vetura të shtrenjta. Të gjitha këto me paratë tua. Po të njëjtit ta premtuan pavarësinë, por të sollën vetëm negociata me Serbinë. Të mashtruan që do ta bashkojnë Mitrovicën, por e ndanë Kosovën, e copëtuan atë përbrenda nëpërmjet decentralizimit. Prandaj, je gënjyer, je mashtruar, je poshtëëruar, je varfëruar… je zhgënjyer.

Por përfundimisht një gjë të rëndësishme ke kuptuar: që të votosh për institucione pa sovranitet është vdekje. Jeta ka kuptim vetëm si përpjekje e ballafaqim për liri e vetëvendosje. Ke marrë vesh që të votosh për parti politike kur nuk mund ta realizosh vullnetin politik si popull, është humbje. Një mësim të rëndësishëm ke marrë gjatë krejt kësaj farse: ta ndërrosh mashtruesin është ndërmarrje e kotë, ta heqësh hajnin duke e zëvendësuar me një tjetër të tillë, është veprim i pashpresë, vazhdim i vetëdijshëm i rrugëtimin drejt humnerës.

Institucionet për të cilat po të thërrasin që të votosh, nuk mund t'i kontrollosh: ato nuk janë të popullit. Këto institucione i kontrollon UNMIK-u. Prandaj, mandati i tyre mund të jetë gjithfare: pasurimi i udhëheqësive të partive politike në mënyra të pandershme, shpërdorimi i tenderëve, zhvatja e parave të popullit dhe vjedhja e djersës së tij. Por kurrësesi liria e Kosovës, përmirësimi i jetës së qytetarit, arsimimi i duhur i nxënësit, pensioni i dinjitetshëm i plakut apo të drejtat themelore të punëtorit. Në kohën kur politikanët e Kosovës i përgjigjen kryeadministratorit kolonial, por jo popullit, të votosh, do të thotë të kesh votuar për Ruckerin. Çdo votë e dhënë në këto zgjedhje pa liri, është një miratim më shumë i gjendjes së padurueshme politike dhe ekonomike, një mbështetje më tepër për copëtimin e Kosovës, humbjen e identitetit tonë historik dhe kulturor.

Mos voto për UNMIK-un, prandaj mos voto fare. Më 17 nëntor qëndro në shtëpi. Dhe fike televizorin, nëse nuk do të dëgjosh mashtrime të reja për hapjen e vendeve të reja të punës, për ngritjen e mirëqenies ekonomike, për ardhjen e pavarësisë së Kosovës nëpërmjet negociatave, për integrimet evro-atlantike…

Prandaj, përgatitu për ballafaqim me regjimin e padrejtë. Bëhu gati për demonstrata të reja deri në vetëvendosje.
____________
E identifikuar
biligoa

Shiko profilin
« Përgjigjja #211 më: 18-10-2007, 17:00:50 »
Citojeni

Zgjedh përnjëmend! Pra, mos voto
Zgjedh përnjëmend! Pra, mos voto
Shkruar nga Glauk Konjufca
Sunday, 14 October 2007
Kosova qe tetë vjet qeveriset prej Institucioneve të Përkohshme të Vetë-Qeverisjes së UNMIK-ut, që tashmë janë bërë të përhershme. Falë këtyre institucioneve vetëm një gjë ka qenë e sigurt për qytetarin e Kosovës: teposhtëzja e jetës së tij, përkeqësimi i mirëqenies, mashtrimi e poshtëërimi. Meqë këto institucione janë të UNMIK-ut, por jo të popullit, degradimi i jetës së qytetarit nuk është devijim a mosplotësim i funksionit të këtyre institucioneve, por pikërisht realizimi i mandatit të vërtetë që ato kanë. Mandat për t’ia lehtësuar punën UNMIK-ut, mandat për ta legjitimuar praninë e këtij regjimi antidemokratik, por kurrësesi mandat për zhvillimin ekonomik të Kosovës si dhe për realizimin e interesave e qytetarëve. Prej partive politike aktuale këto institucione janë shfrytëzuar për pasurim personal, për interesat e ngushta të udheheqësive partiake, për manipulime tenderësh, për punësimin e familjarëve e kushërinjve dhe për asgjë tjetër. Deri sot janë mbajtur katër palë zgjedhje për kësi lloj institucionesh.


UNMIK-u dhe partitë politike edhe pas gjithë kësaj gjendjeje të padurueshme politike e ekonomike që vetë e kanë krijuar, edhe pas fyerjeve të panumërta që ia kanë bërë qytetarit të Kosovës, paturpësisht po e ftojnë atë që për herë të pestë të votojë për po të njëjtat institucione, që me shumë sukses na kanë çuar drejt humnerës shoqërore, politike dhe ekonomike. Prandaj, ne jemi kundër këtyre zgjedhjeve, sepse këto janë zgjedhje për t’ua zgjatur jetën atyre që qyetarit po ia shkurojnë jetën. Ne jemi kundër këtyre zgjedhjeve sepse nëpërmjet tyre nuk do të përmirësohet jeta e qytetarit, por jeta e një grushti politikanësh mashtrues; ne jemi kundër këtyre zgjedhjeve sepse me to nuk do të rritet pensioni fyes i plakut, por xhepi i servilëve të UNMIK-ut; ne jemi kundër këtyre zgjedhjeve sepse këto zgjedhje me siguri nuk do të ndërtojnë shtëpi për invalidët dhe veteranët e luftës, por sigurisht që do të ngrisin pallatet shumëkatshe të politikanëve. Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk është kundër zgjedhjeve si element i patjetërsueshëm i demokracisë, por jemi kundër KËTYRE zgjedhjeve, sepse, në kohën kur popullit i mohohet liria dhe vetëvendosja, këto janë zgjedhje pa demokraci. Zgjedhjet pa demokraci, e të cilat nuk janë zgjedhje për ta sjellur demokracinë, por për ta vazhduar gjendjen ekzistuese, janë zgjedhje antidemokratike. Ne thërrasim që, si të tilla, ato të bojkotohen. Lëvizja VETËVENDOSJE! nuk është kundër institucioneve si element i domosdoshëm i organizimit shoqëror e politik, por ne jemi kundër KËTYRE institucioneve që po na e mohojnë vullnetin, po na i shkelin interesat , po na e shkatërojnë të tashmen, prandaj po na e rrezikojnë të ardhmen.

Por jo vetëm kaq: të kesh votuar në këto zgjedhje do të thotë të kesh votuar për thellimin e krizës ekzistuese; të jesh pajtuar me përdhosjen e dinjitetit; të mendosh që statusi i Kosovës nuk i takon popullit, por Grupit të Unitetit, UNMIK-u dhe Serbisë; ta kesh miratuar copëtimin e Kosovës nëpërmjet decentralizimit dhe të jesh i një mendjeje që trashëgimia kulturore dhe historike mesjetare e Kosovës të quhet kulturë serbe, ashtu qysh e quan “eksterritorialiteti“ në Pakon e Ahtisaarit. Meqë institucionet politike i ka ndërtuar dhe i kontrollon UNMIK-u e jo populli i Kosovës, të votosh për to do të thotë të kesh votuar për UNMIK-un.

Zgjedhjet e nëntorit do të jenë si të gjitha të mëparshmet. Premtimet do të jenë po të njëjtat sepse ato nuk janë përmbushur. Zgjedhjet në Kosovë janë të reduktueshme në përsëritje premtimesh. Vazhdimësia e jetës politike të mashtruesve e gënjeshtarëve mund të ekzistojë vetëm si premtim. Sërish do të na e premtojnë ata pavarësinë në fund te vitit 2007, ashtu siç na e patën pemtuar atë në qershor të vitit 2006. Në fund të vitit do të na thonë që pavarësia vjen gjatë vitit 2008 dhe do të vazhdojnë kështu deri në zgjedhjet e ardhshme. Natyrisht, do të vazhdojnë po i lejuam që të vazhdojnë.

Ne jemi kundër zgjedhjeve të tilla, pra kundër këtij kori të zymtë të përsëritjes së mashtrimeve, sepse jemi për referendum. Referendum për liri. Referendum në të cilin populli i Kosovës lirshëm do ta përcaktonte statusin politik të vendit dhe drejtimin e tij të zhvillimit. Vetëvendosja e popullit që do të materializohej nëpërmjet referendumit është e vetmja kontratë e drejtë ndërmjet institucioneve politike dhe popullit sovran si garanci fundamentale e demokracisë. Institucionet që do të dilnin prej këtij referendumi e që do ta kishin burimin te sovraniteti i popullit, do të themelonin kushtetutën e Kosovës që do ta mishëronte vullnetin e popullit dhe historinë e tij. Do të krijoheshin institucionet shtetërore të mbrojtjes së këtij vullneti, prej të cilave më e para ushtria e Kosovës që do ta mbronte lirinë dhe sovranitetin e vendit.

Në mënyrë që qytetari i Kosovës të vetëdijësohet për thelbin dhe mashtrimin që po i përgatitet nëpërmjet zgjedhjeve, Lëvizja VETËVENDOSJE! fillon fushatën antizgjedhore
__________
E identifikuar
biligoa

Shiko profilin
« Përgjigjja #212 më: 18-10-2007, 17:01:39 »
Citojeni

 Në mbrojtje të grevës dhe të arsimit
Ballina Lajmet Lajmet sipas kronologjisë Në mbrojtje të grevës dhe të arsimit Nëse duhet zgjedhur mes qyqarllëkut dhe dhunës, unë jam për këtë të dytën!

Mahatma Ghandi

Në mbrojtje të grevës dhe të arsimit
Monday, 15 October 2007
Po hyjmë në ditën e pestë të grevës së urisë të punëtorëve të arsimit. Dhe askush nuk po jep përgjegjësi për këtë. Edhe kërkesat më minimale dhe modeste të punëtorëve të arsimit po hasin në injorim të plotë nga instancat e pushtetit në Kosovë. Thuajse në grevë nuk janë qytetarët e Kosovës.

Punëtorët e arsimit të cilët kanë hyrë në grevë kanë plotësisht të drejtë për ta bërë një gjë të tillë. Ata kanë plotësisht të drejtë edhe në kërkesat e tyre. Krejt çka po kërkojnë ata është të jenë të barabartë me të tjerët dhe të trajtohen njëjtë si të tjerët.A nuk kanë të drejtë edhe këta punëtorë të marrin rritje pagash prej 12%? Edhe kjo rritje minimale e cila është arritur me mund, me protesta dhe greva të njëpasnjëshme përgjatë viteve të pasluftës, atyre po u mohohet. Pagat u janë rritur vetëm atyre punëtorëve të arsimit të cilët janë drejpërsëdrejti të përfshirë në procesin e mësimdhënies. Natyrisht, arsimtarët dhe profesorët kanë më shumë ndikim për shkak se kanë kontakt të drejtpërdrejt me nxënësit dhe studentët. Pjesa tjetër (ana teknike) e sistemit arsimor po vazhdon të mbetet në harresë. Jo që edhe kësaj pjesë së cilës i është dhënë rritja prej 12% u janë zgjidhur problemet. Ky 12% po përdoret për t’i përçarë punëtorët e arsimit. Ky synim duket se nuk është duke u plotësuar, pasi që në grevë janë duke marur pjesë edhe punëtorë paga e të cilëve është shtuar për 12%. Këta nuk po i lënë kolegët e tyre të vetëm.

Sistemi arsimor është shtylla më e rëndësishme e zhvillimit të një shoqërie. Të gjithë teoretët pajtohen se investimi i vetëm afatgjatë ekonomik është investimi në sistemin arsimor. Pa një popullatë të arsimuar nuk do të kemi kurrë mirëqenie. Kjo është dëshmuar edhe në praktikë. Vendet si Irlanda dhe Malejzia kanë bërë bujë të madhe ekonomike për një kohë të shkurtë pikërisht për shkak se kanë investuar seriozisht në sistemet arsimore të vendit. Është pikërisht sistemi arsimor ai që vazhdon të shpërfillet në Kosovë. Asgjë e rastësishme: kolonizatorëve dhe kolaboracionistëve nuk u intereson të kemi sistem të mirë arsimor, për shkak se atyre u intereson të mbesim përherë të pazhvilluar.

Investimi në sistemin arsimor domosdo që nuk sjell përfitime të menjëhershme. Prandaj shikuar nga këndvështrimi skajshmërisht ekonomik, ky lloj investimi mund të duket si i dëmshëm. Porse shoqëritë nuk investojnë përherë vetëm në gjëra profitabile. Ato investojnë edhe në aspekte strategjike të domosdoshme për zhvillimin dhe jetësën normale të shoqërisë. Frytet e këtij zhvillimi dhe normaliteti gëzohen pastaj nga gjeneratat që vijnë. Në sistemin arsimor të Kosovës UNMIK-u me IPVQ-të po mbjellin vetëm farat e së keqes të cilat do t’i korrim ne në të ardhmen dhe gjeneratat pas nesh. Kjo e keqe do të na vijë në formën e mungesës së zhvillimit ekonomik dhe në mungesën e përgatitjes profesionale që do të na shndërrojnë – neve shqiptarëve të Kosovës – në hamallë të përhershëm të Evropës.

Asnjë nga politikanët e vendit nuk i kanë vizituar grevistët dhe as që kanë çarë kokën për kërkesat e tyre. Prandaj, qytetarët e Kosovës duhet t’i hapin sytë: dalja në zgjedhje nënkupton legjitimim të këtyre politikanëve dhe të të gjitha veprimeve të tyre që po na e shkatërrojnë jetën. Këta politikanë (të gjithë së bashku) jetojnë nga tatimet e qytetarëve. Pra, ata paguhen edhe nga tatimet që paguajnë këta punëtorë grevistë të arsimit. Kjo politikë dhe këta politikanë duhet të përmbysen. Përmbysja do t’ua merrte luksin e paligjshëm politikanëve dhe do t’ua shpërndante atë nevojtarëve. Kështu mbase do t’i fusnim politikanët në grevë urie. Le ta dijnë edhe ata se çka do të thotë të jesh i uritur.

Lëvizja VETËVENDOSJE
E identifikuar
vetevendosje1

Shiko profilin
« Përgjigjja #213 më: 19-10-2007, 14:24:53 »
Citojeni

Nën peshën e rëndë të iluzionit që ta fabrikuan politikanët për Kosovën e lirë, ke dalur dhe votuar në katër palë zgjedhje. Pafajësisht ke shpresuar që më në fund zgjedhjet kanë kuptim dhe se institucionet janë të popullit. Ti, qytetar i Kosovës, në fillim ke qenë i bindur që partitë politike dhe njerëzit që po i zgjedh për t'u pranuar në këto institucione politike, janë ata të duhurit - ata që do të ta përmirësojnë mirëqenien ekonomike të familjes tënde, arsimimin e fëmijëve tu, ata që do ta arrijnë pavarësinë e Kosovës në vitin 2004, 2005, 2006, 2007…


Por shumë shpejt kuptove saktësisht të kundërtën. Ata që nëpër fushata të premtonin mirëqenie, të sollën varfëri, kurse vetes dhe familjeve të tyre luks, pallate shumëkatëshe, e vetura të shtrenjta. Të gjitha këto me paratë tua. Po të njëjtit ta premtuan pavarësinë, por të sollën vetëm negociata me Serbinë. Të mashtruan që do ta bashkojnë Mitrovicën, por e ndanë Kosovën, e copëtuan atë përbrenda nëpërmjet decentralizimit. Prandaj, je gënjyer, je mashtruar, je poshtëëruar, je varfëruar… je zhgënjyer.

Por përfundimisht një gjë të rëndësishme ke kuptuar: që të votosh për institucione pa sovranitet është vdekje. Jeta ka kuptim vetëm si përpjekje e ballafaqim për liri e vetëvendosje. Ke marrë vesh që të votosh për parti politike kur nuk mund ta realizosh vullnetin politik si popull, është humbje. Një mësim të rëndësishëm ke marrë gjatë krejt kësaj farse: ta ndërrosh mashtruesin është ndërmarrje e kotë, ta heqësh hajnin duke e zëvendësuar me një tjetër të tillë, është veprim i pashpresë, vazhdim i vetëdijshëm i rrugëtimin drejt humnerës.

Institucionet për të cilat po të thërrasin që të votosh, nuk mund t'i kontrollosh: ato nuk janë të popullit. Këto institucione i kontrollon UNMIK-u. Prandaj, mandati i tyre mund të jetë gjithfare: pasurimi i udhëheqësive të partive politike në mënyra të pandershme, shpërdorimi i tenderëve, zhvatja e parave të popullit dhe vjedhja e djersës së tij. Por kurrësesi liria e Kosovës, përmirësimi i jetës së qytetarit, arsimimi i duhur i nxënësit, pensioni i dinjitetshëm i plakut apo të drejtat themelore të punëtorit. Në kohën kur politikanët e Kosovës i përgjigjen kryeadministratorit kolonial, por jo popullit, të votosh, do të thotë të kesh votuar për Ruckerin. Çdo votë e dhënë në këto zgjedhje pa liri, është një miratim më shumë i gjendjes së padurueshme politike dhe ekonomike, një mbështetje më tepër për copëtimin e Kosovës, humbjen e identitetit tonë historik dhe kulturor.

Mos voto për UNMIK-un, prandaj mos voto fare. Më 17 nëntor qëndro në shtëpi. Dhe fike televizorin, nëse nuk do të dëgjosh mashtrime të reja për hapjen e vendeve të reja të punës, për ngritjen e mirëqenies ekonomike, për ardhjen e pavarësisë së Kosovës nëpërmjet negociatave, për integrimet evro-atlantike…

Prandaj, përgatitu për ballafaqim me regjimin e padrejtë. Bëhu gati për demonstrata të reja deri në vetëvendosje.

Deri dhe drejt VETEVENDOSJES!
E identifikuar
vetevendosje1

Shiko profilin
« Përgjigjja #214 më: 19-10-2007, 14:28:24 »
Citojeni

Në mbrojtje të grevës dhe të arsimit
Ballina Lajmet Lajmet sipas kronologjisë Në mbrojtje të grevës dhe të arsimit Nëse duhet zgjedhur mes qyqarllëkut dhe dhunës, unë jam për këtë të dytën!

Mahatma Ghandi

Në mbrojtje të grevës dhe të arsimit
Monday, 15 October 2007
Po hyjmë në ditën e pestë të grevës së urisë të punëtorëve të arsimit. Dhe askush nuk po jep përgjegjësi për këtë. Edhe kërkesat më minimale dhe modeste të punëtorëve të arsimit po hasin në injorim të plotë nga instancat e pushtetit në Kosovë. Thuajse në grevë nuk janë qytetarët e Kosovës.

Punëtorët e arsimit të cilët kanë hyrë në grevë kanë plotësisht të drejtë për ta bërë një gjë të tillë. Ata kanë plotësisht të drejtë edhe në kërkesat e tyre. Krejt çka po kërkojnë ata është të jenë të barabartë me të tjerët dhe të trajtohen njëjtë si të tjerët.A nuk kanë të drejtë edhe këta punëtorë të marrin rritje pagash prej 12%? Edhe kjo rritje minimale e cila është arritur me mund, me protesta dhe greva të njëpasnjëshme përgjatë viteve të pasluftës, atyre po u mohohet. Pagat u janë rritur vetëm atyre punëtorëve të arsimit të cilët janë drejpërsëdrejti të përfshirë në procesin e mësimdhënies. Natyrisht, arsimtarët dhe profesorët kanë më shumë ndikim për shkak se kanë kontakt të drejtpërdrejt me nxënësit dhe studentët. Pjesa tjetër (ana teknike) e sistemit arsimor po vazhdon të mbetet në harresë. Jo që edhe kësaj pjesë së cilës i është dhënë rritja prej 12% u janë zgjidhur problemet. Ky 12% po përdoret për t’i përçarë punëtorët e arsimit. Ky synim duket se nuk është duke u plotësuar, pasi që në grevë janë duke marur pjesë edhe punëtorë paga e të cilëve është shtuar për 12%. Këta nuk po i lënë kolegët e tyre të vetëm.

Sistemi arsimor është shtylla më e rëndësishme e zhvillimit të një shoqërie. Të gjithë teoretët pajtohen se investimi i vetëm afatgjatë ekonomik është investimi në sistemin arsimor. Pa një popullatë të arsimuar nuk do të kemi kurrë mirëqenie. Kjo është dëshmuar edhe në praktikë. Vendet si Irlanda dhe Malejzia kanë bërë bujë të madhe ekonomike për një kohë të shkurtë pikërisht për shkak se kanë investuar seriozisht në sistemet arsimore të vendit. Është pikërisht sistemi arsimor ai që vazhdon të shpërfillet në Kosovë. Asgjë e rastësishme: kolonizatorëve dhe kolaboracionistëve nuk u intereson të kemi sistem të mirë arsimor, për shkak se atyre u intereson të mbesim përherë të pazhvilluar.

Investimi në sistemin arsimor domosdo që nuk sjell përfitime të menjëhershme. Prandaj shikuar nga këndvështrimi skajshmërisht ekonomik, ky lloj investimi mund të duket si i dëmshëm. Porse shoqëritë nuk investojnë përherë vetëm në gjëra profitabile. Ato investojnë edhe në aspekte strategjike të domosdoshme për zhvillimin dhe jetësën normale të shoqërisë. Frytet e këtij zhvillimi dhe normaliteti gëzohen pastaj nga gjeneratat që vijnë. Në sistemin arsimor të Kosovës UNMIK-u me IPVQ-të po mbjellin vetëm farat e së keqes të cilat do t’i korrim ne në të ardhmen dhe gjeneratat pas nesh. Kjo e keqe do të na vijë në formën e mungesës së zhvillimit ekonomik dhe në mungesën e përgatitjes profesionale që do të na shndërrojnë – neve shqiptarëve të Kosovës – në hamallë të përhershëm të Evropës.

Asnjë nga politikanët e vendit nuk i kanë vizituar grevistët dhe as që kanë çarë kokën për kërkesat e tyre. Prandaj, qytetarët e Kosovës duhet t’i hapin sytë: dalja në zgjedhje nënkupton legjitimim të këtyre politikanëve dhe të të gjitha veprimeve të tyre që po na e shkatërrojnë jetën. Këta politikanë (të gjithë së bashku) jetojnë nga tatimet e qytetarëve. Pra, ata paguhen edhe nga tatimet që paguajnë këta punëtorë grevistë të arsimit. Kjo politikë dhe këta politikanë duhet të përmbysen. Përmbysja do t’ua merrte luksin e paligjshëm politikanëve dhe do t’ua shpërndante atë nevojtarëve. Kështu mbase do t’i fusnim politikanët në grevë urie. Le ta dijnë edhe ata se çka do të thotë të jesh i uritur.

Lëvizja VETËVENDOSJE
Jo zgjedhje për parti. Referendum për liri
Zgjedh përnjëmend! Pra, mos voto
Kosova qe tetë vjet qeveriset prej Institucioneve të Përkohshme të Vetë-Qeverisjes së UNMIK-ut, që tashmë janë bërë të përhershme. Falë këtyre institucioneve vetëm një gjë ka qenë e sigurt për qytetarin e Kosovës: teposhtëzja e jetës së tij, përkeqësimi i mirëqenies, mashtrimi e poshtëërimi. Meqë këto institucione janë të UNMIK-ut, por jo të popullit, degradimi i jetës së qytetarit nuk është devijim a mosplotësim i funksionit të këtyre institucioneve, por pikërisht realizimi i mandatit të vërtetë që ato kanë. Mandat për t’ia lehtësuar punën UNMIK-ut, mandat për ta legjitimuar praninë e këtij regjimi antidemokratik, por kurrësesi mandat për zhvillimin ekonomik të Kosovës si dhe për realizimin e interesave e qytetarëve. Prej partive politike aktuale këto institucione janë shfrytëzuar për pasurim personal, për interesat e ngushta të udheheqësive partiake, për manipulime tenderësh, për punësimin e familjarëve e kushërinjve dhe për asgjë tjetër. Deri sot janë mbajtur katër palë zgjedhje për kësi lloj institucionesh.
E identifikuar
biligoa

Shiko profilin
« Përgjigjja #215 më: 23-10-2007, 17:58:20 »
Citojeni

 (Pa)varësia që (nuk) negociohet

Pavarësia e Kosovës është e panegociueshme. Kështu vazhdojnë të (na) thonë negociatorët kosovar. Sepse, ata vazhdojnë të negociojnë. Më së shpeshti këtë e thonë në aeroportin e Prishtinës. Atëherë kur fluturojnë që të negociojnë ose kur aterojnë pas negocimit. Negocimit me Serbinë, natyrisht. Jo me bashkësinë ndërkombëtare. Bashkësinë ndërkombëtare e kanë në shtëpi. Atje ku ajo i sundon, sigurisht.

Sa më gjatë që negociojnë aq më shpesh thonë se si nuk po negociojnë. Ata po e dinë që ne po e dimë. Ose, së paku, që do të duhej ta dinim tashmë. Fjalët e tyre janë e kundërta e veprave të tyre. Fjalët e tyre rriten sikurse veprat e tyre. Veçse në anën e kundërt. Ato janë e kundërta e realitetit. Dhe, tentativë për përceptim të kundërt tonin. Meqë interpretim të kundërt të tyre.

Ndoshta po negociojnë për çështje teknike?! Oh, jo, kjo nuk pi ujë më. Askund dhe për askë. Ne e dimë që edhe ata po e dinë. Transporti, dokumentet, energjia, të pagjeturit. Jo vetëm që këto nuk janë çështje teknike. As që bëheshin negociata për këto gjëra. Atëbotë përgatiteshin negociatat. Që do të pasojnë e që pasuan. Krijohej ambienti për to. Çdo gjë po bëhej e negociueshme. Fshihej historia (edhe ashtu e suspenduar). Harrohej drejtësia (edhe ashtu e mohuar).

Decentralizmi, trashëgimia kulturore, ekonomia, forcat e sigurisë. Po. Për këto u negociua. Nëse nuk e kemi parasysh rezultatin! Sepse, më parë mund të thuhet që u modifikua 'lehtas' plani i Serbisë. Ajo i kërkonte 21 zona të veçanta rreth manastireve ortodokse. I fitoi 45 sosh. I kërkonte 19 komuna serbe. I mori 11 të tilla. Ama, vetëm deri më tani këto. Decentralizimi është proces i vazhdueshëm. 5000 banorë me 75% minoritarë sajojnë menjëherë komuna të reja.

Nuk pati asnjë fjalë për dëmet e luftës. Në vend të kësaj tash kemi borxhet. Jo borxhet e Serbisë ndaj Kosovës. Borxhet e Kosovës ndaj Serbisë. Kurse TMK-ja do të shpërbëhet. Jo, në fakt, do të shuhet. E patën korrigjuar këtë mandej (siç.). Mirëpo (do të thoshin ata). Parashihet njëfarë FSK-je. Edhe një kinse ushtri tjetër. Si bar qetësues për të pakënaqurit. Me 2.500 pjesëtarë të armatosur lehtë. Sërish më e dobët se policia. Se çfarëdo policie.

Në fund, megjithatë u patën ekzaltuar politikanët 'tonë'. Rekomandimi shtesë i Ahtisaarit fliste për 'pavarësi të mbikëqyrur'. Një letër kjo e cila i ngjante aq shumë atij referendumit pas tri vjetëve. Të premtuar para më shumë se tetë vjetëve (nga Albright në Rambouillet).
Si e dëgjuan fjalën pavarësi nuk dëgjuan më. E neve na shurdhuan. Aq u bënte që 'pavarësia e mbikëqyrur' është pavarësi e mbikëqyrësit. Pavarësi e misionit të BE-së që zëvendëson e trashëgon UNMIK-un. Madje kjo në variantin më të mirë të mundshëm. Në variantin teorik. Realisht, nga pavarësia e mbikëqyrësit duket se do ta kemi vetëm mbikëqyrësin. Pa pavarësi. Po, pra, mbikëqyrës mbi ne pa pavarësi për ne. Pavarësia e mbikëqyrur u bë mbikëqyrje pa pavarësi. Zaten, na u bë ajo që kishte qenë. Asgjë(ja e re).

Përkundër krejt kësaj negociatorët kosovar kanë të drejtë. Pavarësia e Kosovës njëmend është e panegociueshme. Ajo as që është në tavolinën e negociatave ku ndodhen ata. Ajo as që ishte aty ndonjëherë. Po e negociojnë veçse (kon)federatën e ardhshme (asimetrike) me Serbinë. Po e negociojnë autonominë nën Serbi. Përshtatjen në robëri të re, nënshtrimin e ardhshëm. Fundja, Kosova me Serbinë veçse nën Serbi përfundon. Këta politikanë nuk duhet ndjekur. Rruga e tyre është tatëpjetë e faqes së humnerës. Le të rrokullisen atje pa neve.

Prishtinë, 14 tetor 2007
Albin Kurti


E identifikuar
vetevendosje1

Shiko profilin
« Përgjigjja #216 më: 25-10-2007, 13:35:39 »
Citojeni

Ne e dimë nga përvoja e hidhur se shtypësi kurrë nuk ta ndanë lirinë vullnetarisht. Ajo duhet të kërkohet nga të shtypurit.
Martin Luther King, Jr.

Polici i SHPK-së e heq parullën. Poshtërsia e quajtur Shpend Fekaj       
22 tetor 2007 
Dje, me iniciativën e banorëve të ndërtesës ku banon Albin Kurti janë vendosur dy parulla që kërkojnë lirimin e Albinit dhe dënojnë regjimin që po e mban atë të izoluar. Vetëm disa orë më vonë njëra parullë është hequr nga dy policët që me ndërrimë e ‘ruajnë’ Albinin 24 orë në ditë herë lart te dera e apartamentit të tij e herë poshtëë te hyrja e ndërtesës. Njëri polic që e hoqi parullën është parë edhe më herët si roje, duke e luajtur rolin e gardianit, te banesa e Albinit. Ai mbante këmishë anti-plumb pa numër identifikues. Ndërkaq, polici tjetër që ishte edhe më i zellshëm në këtë ndërmarrje, quhej Shpend Fekaj, i lindur në vitin 1962 në Stan Tërg të Mitrovicës, i martuar, tre fëmijë, me numër indentifikues 8080.

Pikërisht ky polic është iniciatori që e largoi parullën, e dogji litarin që ishte i lidhur për shtyllë me cigare duke e thirrur në ndihmë edhe policin tjetër. I pyetur nga Taulanti, vëllau i Albinit, pse po vepron kështu, ai është përgjigjur se këtë detyrë që e bën, e bën pa dëshirë, për shkak se “kjo punë është e vështirë dhe se pagat janë të ulëta për të kryer një punë të tillë”. Ai ka pohuar të ketë qenë i burgosur politik në kohën e demonstratave të paraluftës duke mos treguar se në cilën kohë, në vitin 1981 apo në vitet 1989 e 1990. Polici Shpend Fekaj ka thënë se e ka larguar parullën për arsye se gjoja i pengonte gjatë kalimit të rrugës aty por më pas doli se ajo që e shtyri që ta heq parullën ishte përmbajtja e saj. Këtë gjë e pranoi edhe vetë ai: tha se po të ishte ndonjë parullë pro UNMIK-ut, Grupit Negociator, apo pro ndonjë partie politike për fushatën e zgjedhjeve, nuk do të largonte nga ai vend; se nuk do të brengosej për çkado tjetër që do të vendosej aty apo edhe çkado që do të bëhej aty. Polici Fekaj tha se “çdo gjë që e bëjmë është me urdhër nga lart”, por nuk tha nëse edhe heqja e parullës është me urdhër nga lart.

Kjo sjellje e tij nuk ishte e rastësishme. Ai tha që 70% e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! janë hajna, se ekzistojnë lëndët e tyre në gjykatë për hajni, se i ka këto shënime në bllok, por nuk tregoi për ndonjë aktivist me emër që ka vjedhur. Mbi demonstratën e 10 shkurtit 2007, thoshte që “pak ka ndodhur atë ditë çka është dashur të veprojë policia në atë ditë”. Shpend Fekaj së bashku me policin tjetër me këmishë antiplumb kishin qenë në demonstratën e 10 shkurtit dhe atë 3 marsit 2007, dhe që të dy kanë thënë që çdo gjë që ka vepruar SHPK-ja nëpër demonstrata të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka qenë me urdhër të eprorëve. Këta dy policë kanë pohuar se njohin vetëm urdhërat nga lart duke pranuar që për çdo gjë që kërkohet të ndërmarrin e luajnë rolin e robotit. Ata ishin në dijeni të vjedhjes së kamionit, zërimit dhe pajisjeve të tjera të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nga ana e policisë.

Vendosja e parullave pranë ndërtesës ku mbahet i izoluar Albini Kurti është bërë nga banorët e ndërtesës të cilët gjithashtu janë objekt i këtij terrori psikologjik dhe me iniciativën e ish të burgosurit politik Sami Dërmaku. Ai e kishte vënë edhe para një muaji një parullë ndërmjet dy shtyllave të ndriçimit por edhe ajo ishte hequr atëherë nga policia.

Lëvizja VETËVENDOSJE! 
E identifikuar
POKIMON
« Përgjigjja #217 më: 22-02-2008, 11:41:28 »
Citojeni

nuk do të jet hamendese nëse një ditë do të shpallet tender për privatizimin e pavarsise se Kosovës kjo ngase elita politike do të hamendet kur ta kuptoj se 20% e vleres totale do të shkoj për ata qe nenshkruan pavarsin.
E identifikuar
M.destani

Shiko profilin
« Përgjigjja #218 më: 28-04-2008, 22:05:04 »
Citojeni

 hmmmmm:besoj se kjo levizje ka programin e tyre me një acept te perparuar pe popullin shqiptar kështu është një levizje shum me vend edhe pse ndoshta sado pak zëri i tyre konfrotohen ne vendet politike
E identifikuar
Faqe: 1 ... 10 11 12 13 14 [15]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |