Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 ... 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Levizja "Vetevendosje"  (E lexuar 8233 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Lefter

Shiko profilin
« Përgjigjja #165 më: 23-02-2007, 00:47:44 »
Citojeni

Kreksi,ne nëse e kerkuam UNMIKU-un nuk kerkuam despotizem ne Kosovë,por ajo qe një lufte për ,,demokraci,, dhe ,,liri,,.
Por fatkeqësisht unë nuk shoh ,,lirine,, ne Kosovë. luj syun
E identifikuar

Don't trouble trouble,until trouble troubles YOU.
Bekimi
Strateg
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #166 më: 23-02-2007, 03:48:56 »
Citojeni

Po pra... iken serbet, erdhen burazerat e tyre.
E identifikuar

Të dua Nene




bekimi@zeriyt.com
PetritKola

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #167 më: 25-02-2007, 04:04:36 »
Citojeni

E takuam armikun dhe ai jemi ne
Nga Seb Bytyci
Feb 16, 2007, 17:18

 Email'o
 Print'o
 

 
Seb Bytyci
Nacionalizmi Institucionalist vs. Nacionalizmit Revolucionar

 

Protestat e 10 shkurtit të lëvizjes “Vetëvendosje”, janë të rëndësishme për Kosovën, por gjithashtu të rëndësishme janë edhe reagimet ndaj tyre. Këta janë tregues të mirë të gjendjes në të cilën është Kosova sot. Shoqëria kosovare po ngulfatet nga ideologji radikale. Jeta publike është thuajse e dominuar nga nacionalizmi.

Për të keqësuar punën edhe më, ekzistojnë dy rryma të nacionalizmit që po konkurrojnë njëra me tjetrën. Lloji i parë është ai të cilin e kisha quajtur  “Nacionalizëm Institucionalist”. Ky lloj nacionalizmi haset thuajse në të gjitha sferat e jetës publike. Gjendet ne institucione dhe sidomos te një grup i intelektualëve. Kjo rrymëë tenton të ngulfatë çfarëdo kritikë ndaj kujtdo që ka të bëjë me këto institucione "kombëtare". Nëse dikush kritikon një zyrtar apo institucion për çfarëdo çështje qoftë fjala, ai person akuzohet se është "anti-institucionalist", që rrjedhimisht do të thotë "anti-kombëtar".

Kjo rrymëë krijon një mburojë rreth zyrtarëve publikë. Pastaj, këta zyrtarë nuk hezitojnë ta përdorin këtë mburojë për t'i mbuluar keqbërjet e tyre. Për më tepër, kjo frymë nacionaliste përdoret nga këta zyrtarë (të zgjedhur dhe të emëruar) për t'i arsyetuar keqbërjet e tyre, duke luajtur me simbolet e kombit. Kështu, keqpërdoruesit e mjeteve publike dhe besimit të qytetarëve bëhen të paprekshëm për shkak të rolit të tyre "kombëtar".

 

 
Pamje nga demonstratat e "Vetevendosje",10 Fror
Lloji i dytë i nacionalizmit në Kosovë është Nacionalizmi Revolucionar. Kjo rrymëë është e përzier me rryma majtiste dhe pretendon se institucionet qeveritare kosovare nuk janë legjitime. Këtu del në pah lëvizja “Vetëvendosje”, me liderin e saj karizmatik Albin Kurti, që qytetarëve kosovarë synon t'ua sjellë "sundimin e popullit". Edhe kjo rrymëë manipulon me simbolet kombëtare, dhe sidomos më pakënaqësinë e qytetarëve. Gjendja e rëndë socio-ekonomike krijon rekrutë të gatshëm dhe kur i shtohet kësaj pasiguria politike fitojmë një grup njerëzish të gatshëm jo vetëm të dalin në rrugë, por edhe të përdorin dhunën.

Këto dy rryma e ushqejnë njëra tjetrën. Prandaj, kur njëra anë sulmon tjetra forcohet edhe më shumë. Kjo çon në një rreth vicioz të garimit të nacionalizmave.

 

Qytetarizmi i shtypur

 

Ky garim mes nacionalizmave shtyp jetën publike dhe vlerat qyterare (civile) në Kosovë. Qytetarizmi gjendet në mes të kurdhës së nacionalizmit institucionalist dhe çekanit të nacionalizmit revolucionar. Edhe ato pak organizata që pretendojnë të jenë bartëset kryesore të shoqërise civile janë te prekura nga nacionalizmi. Albin Kurti, ia doli që një lëvizje me potencial që të bëhet një lëvizje e mirëfilltë qytetare t'a shndërrojë në një grup radikal. Kur qytetarët kosovarë dalin të kërkojnë të drejtën për vetëvendosje që u takon, ata vriten.

Nuk ka një grupim të shoqërisë civile që kanalizon frustrimin qytetar me situatën. Qytetarët kosovarë mund të zgjedhin mes dy opcioneve: të bëhen absorbues sfungjerik të reklamave pa shije të Ekipit të Unitetit, apo të dalin në rrugë dhe të rrezikojnë të vdesin. As grupet e të drejtave të njeriut nuk janë në nivel të duhur. (Edhe pse dhuna e përdorur nga policia më 10 shkurt ishte e tepërt, reagimi i KMDLNJ vazhdon të jetë shumë joprofesional.)




Kosova si tenxhere

 

Me sistemin zgjedhor që kemi Parlamenti kosovar është hiç më shumë se një odë ku mbledhen përfaqësuesit e 'pleqve' kryesorë. Deputetët përfaqësojnë shefat e tyre partiak në vend  të qytetarëve. Kemi një situatë ku qeveria nuk ka kontroll efektiv nga parlamenti dhe qytetarët nuk kanë asnjë shtysë as mundësi të kërkojnë përgjegjësi nga përfaqësuesit e tyre.

Sistemi i gjyqësisë çalon në të tëra aspektet. Asnjë zyrtar i nivelit të lartë nuk është paditur për korrupsion. Nëse përdorim këtë fakt si matësin kryesor të korrupcionit, vijmë në përfundim se Kosova ose nuk ka fare korrupcion ose nuk ka sistem gjyqësor funksional. Gjykoni vetë cili përfundim ka gjasa të jetë korrekt.

Të tëra këto çojnë ujë në mullirin e radikalëve. Dhe Kosova shndërrohet në një tenxhere me ujë që vlon. Duke mos pasur valvula të zbrazjes së avullit (d.m.th. shoqëri civile funksionale), ajo tenton drejt eksplodimit.

Mbi të gjitha këto gjendet UNMIK-u jodemokratik, i cili funksionon si një kapak. Ai jo vetëm që nuk lejon hapësirë të zbrazjes së avullit, por tenton ta shtypë atë. Gjë që pastaj krijon edhe më shumë presion.

 

VETËVENDOSJE a vetëvendosje?

 

Qytetarët e Kosovës nuk duhet të lejojnë që të drejtën e tyre për të kërkuar vetëvendosje t'ua uzurpoje Vetëvendosja. Nuk duhet të lejojnë që aprovimin e tyre liderët t'a përdorin për përfitime personale. Shoqëria civile duhet të futet në lojë për kanalizimin e energjisë urgjentisht. Mediat duhet të bëjnë një punë më të mirë në informimin e qytetarëve sidomos për Pakon e Ahtisaarit. Sistemi zgjedhor duhet të ndërrohet që të garantojë përfaqësim të votuesve. Dhe prezenca ndërkombëtare e re në Kosovë nuk duhet t'i gjasojë aspak UNMIK-ut.

 
Marrë nga Java
E identifikuar

Porosit e serbit dhe grekut për te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarët janë realizuar me fanatizëm nga veglat e tyre shqiptare.

http://vErtEt.blogspot.com/
GencK

Shiko profilin
« Përgjigjja #168 më: 15-03-2007, 01:59:13 »
Citojeni

Lëvizja Vetëvendosje ka shumë të drejtë për protestat e saj dhe aktivitetet tjera. Qe shtatë vite ndërkombëtarët ua qajtën kokën shqiptarëve me "të drejta të njeriut", kurse vetë nuk e respektojnë të drejtën e shqiptarëve për vetëvendosje.
Kjo lëvizje i ka rrënjët në popull, lideri i saj është patrioti, i pakorruptueshmi Albin Kurti. Por lëvizja është e të gjithë qytetarëve.

A është momenti për lëvizje të tilla?

Nëpër mediat tona të cilat kryekëput i kontrollon UNMIK-u (kolonizatorët ndërkombëtarë), mund të shohësh çdo gjë përveq të vërtetës. Programet muzikore, humoristike, dokumentarët që u kushtohen kinse-prosperitetit ekonomik në Kosovë, largojnë vëmendjen e popullit nga problemet kryesore. Edhe me 10, 11, dhe 12 shkurt kur ishin protestat si dhe varrimet e dy dëshmorëve Mon Balaj dhe Arben Xheladini, muzika nuk ka pushuar në TV-të e Kosovës. E tërë kjo me urdhër të kolonizatorëve ndërkombëtarë, dhe me pajtim të politikanëve që thirren në emër të popullit. Pakoja e Ahtisarit e cila ka të bëjë me fatin e çdo shqiptari, nuk i është shfaqur popullit e t'i tregohet qartë se çfarë është dhe çfarë përmban. Paketa ka mbetur diçka e paarritshme për shumë qytetarë, e shumë prej tyre nuk e dinë se çka përmban ajo pako, por falë aktivitetit të lëvizjes "Vetëvendosje" populli po informohet çdo ditë e më shumë. Mediat kanë krijuar një situatë ku njerëzit mendojnë se çdo gjë është në rregull, me qëllim që populli të qetësohet dhe me metodën "qesh e ngjesh" në realitet Kosova po i kthehet sundimit serbo-fashist.

A është dëgjuar ndonjëherë vullneti i popullit?

Asnjëherë qe 8 vite sundim kolonial, nuk është dëgjuar vullneti i popullit. Sikur të ishte dëgjuar vullneti i popullit, ne do ta kishim mbajtur referendumin qysh në '99 menjëherë pas lufte. Por ndërkombëtarët premtuan se do të mbahej referendumi në 2002 dhe politikanët e pranuan këtë e pastaj e çarmatosën edhe UÇK-në, në mënyrë që kur të kthehet Serbia të gjejë të gatshëm therrorin e saj. Në vitin 2002 nuk u mbajt ndonjë referendum, e as në vitin 2003. Në 2004 trazirat e Marsit filluan e mbaruan si një gjenocid kundër shqiptarëve; serbët, të llastuarit e ndërkombëtarëve, ndoqën fëmijët tanë me qenë derisa i hodhën në lumin Ibër sepse këtë e lejonte UNMIK-u. Të nesërmen dhe të pasnesërmen kur populli protestonte, KFOR gjuante në njerëzit tanë pa asnjë dhimbtë. E tregoi se për çka kishte ardhur. Edhepse u vranë dhjetëra shqiptarë, prapë faji i trazirave iu hodh shqiptarëve dhe tash çmimi ishte shtyrja e pavarësisë. Ndërkombëtarët nuk donin të merrnin përgjegjësi për gjendjen që vetë e kishin krijuar, prandaj u hodhën fajin shqiptarëve. Këtë e bënin lehtë sepse klasa politike nuk ishte e interesuar që të kundërshtojë UNMIK-un e t'ia hidhte këtij fajin, sepse UNMIK-u ia lejonte kësaj klase politike lluksin dhe pasurimin në kurriz të popullit. Pastaj filluan përrallat mbi paketën e shumëfolur. Edhe kjo kur erdh u pa se ishte një tallje me gjakun e popullit tonë: statusi përfundimtar i Kosovës së pushtuar nga Serbia dhe nga ndërkombëtarët.

Përse lëvizja "Vetëvendosje!" nuk regjistrohet si parti politike?

Regjistrimi si parti politike bëhet në zyrat e UNMIK-ut famëkeq që po vret vëllezërit tanë. Regjistrimi si parti politike automatikisht nënkupton t'a pranosh pushtetin e UNMIK-ut në Kosovë. Kurse, lëvizja "Vetëvendosje!" ka dalë haptas kundër këtij regjimi shtypës dhe nuk e njeh si pushtet legal. Votat janë demokratike kur krijohet shteti i vërtetë, e ky krijohet me shprehjen e lirë të vullnetit të popullit, me vetëvendosje, me referendum. Votat janë demokratike atëherë kur nuk ekziston pushtet tjetër përveq atij të zgjedhur nga populli. Përderisa votat janë jo-demokratike dhe vetëm një mashtrim për t'u hedhur hi syve popullit tonë pjesëmarrja në zgjedhje në realitet është vetë-mashtrim: tërë pushtetin e ka UNMIK-u dhe ata që zgjedhen si "përfaqësues të votës së popullit" vetëm sa shërbejnë si dekor për diktaturën fashiste të UNMIK-ut.

Përse populli është i detyruar të merret me politikë?

Të paktën në shtetet e Europës politikanët janë me të vërtetë politikanë. Nuk lëshojnë pe kur janë në pyetje interesat madhore të shteteve të tyre. Ata e kryejnë me përgjegjësi të lartë punën e tyre dhe qytetarëve nuk u mbetet tjetër pos të mendojnë për punët e tyre të përditshme, për familjet dhe kënaqësitë e tyre. Ata mund t'i bëjnë hile çdo kujt tjetër përveq shtetit të vet.
Në Kosovë politikanët duket se kanë kryer shkollën e aktrimit. Ata më shumë janë aktorë se sa politikanë. Në "filmat" e tyre  mund të shohësh sharje, gënjeshtëra, shantazhe, e deri te grushtimet. "Filmi" u shfaqet popullit në TV, për t'u treguar se me rëndësi është lufta e tyre për karrika, e jo problemet e qytetarëve. Kur politikanët janë gjithçka tjetër përveq politikanë, populli është i detyruar të merret me politikë.

Përse shtyhet pavarësia?

Pavarësia nuk shtyhet për shkak të trazirave as për shkak të protestave. Nëse dikush thotë se pavarësia shtyhet pse populli doli në rrugë, ky është kërcënim i hapur kundër më shumë se dy milionë njerëzve. T'a kërcënosh një popull të tërë me humbje të pavarësisë me qëllim që t'a largosh nga protesta është tentim për të shkelur të drejtat e njeriut. Pavarësia u shty edhe në vitin 2002 kur ishte paraparë referendumi. E siç e dimë në vitin 2002 nuk ka pasur farë trazirash. Por pavarësia u shty. Aty nga fundi i 2005 të gjithë politikanët pohonin njëzëri se pavarësia do të vijë më 2006 më saktë në mes të 2006. E sot është 15 mars 2007 e ende nuk ka farë pavarësie. Pavarësia shtyhet sepse bashkë me këtë vazhdohet edhe jeta luksoze e politikanëve parazitorë dhe ndërkombëtarëve në kurriz të popullit tonë. Pavarësia po shtyhet përsëri me Pakon e Ahtisarit për të mos ardhur më kurrë. Dhe është fakt se nuk do të vijë sepse pavarësia nuk vijë nga shtete të tjera (nuk është mall importi), por duke e hedhur poshtëë këtë pako, pavarësia do të krijohet këtu në mesin e popullit, nga vetë populli. Me vetëvendosje.
E identifikuar
albnobody
100 % SHQIPTAR=100 % ENVERIST
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #169 më: 15-03-2007, 23:55:00 »
Citojeni

Edhe pse unë vet gjithnjë edhe si femi por dhe si i ri e posaqerisht qe  nga 1990-ta këto fjale i fola dhe i shkrova ,ky postim ia vlene te pershendetet me një ngritje me këmbë dhe një minut heshtje ...për vrasjen e idesë dhe te shpreses për pavaresi nga pakoja e Ahtisarit dhe votimi i PE-se!

ANMIK-u debohet vetëm me VETVENDOSJE!

E keni shkruar te vërtetën.

Nderimet e mia!
E identifikuar

Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historisë,te pavdekshmit,Kryeprofetit ENVER HOXHA
kreksi
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #170 më: 16-03-2007, 00:22:01 »
Citojeni

Ju te dy e keni me vend, së pari pamvarsia e pastaje të drejtat e pakicave.
Ndërsa ata te huajt dojne qe te krijojne një shtete të ri te pakicave e pastaj nëse mbetet diçka do ua lejne shqiptarve.
E kjo qe mbetet, nuk ia vlene fare, as sa kushtetuta e 1974-tes.

Si duhet te veprojmi ne ,

Së pari pamvarsia përndryshe as ata nuk do të kenë te drejta fare mbi trojet tona te okupuara.

Nuk kemi ç'te humbim asgjë me shumë se sa atë autonomi, pra mos u frigohuni....
E identifikuar

- S'pyet asnjëri se ç'bëri atdheu për ty, por ç'ke bër ti për atëdheun!
J.F.K
arbias
Urime pavarsija
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #171 më: 20-03-2007, 18:04:33 »
Citojeni

 Sod asnjë politikan apo parti politike qoft edhe n Opozit Kualicionare nuk i jepet e drejta te zgjedh për popull pa Vet Voten e popullit e cila quhet Vetvendosje!

E identifikuar

Lirin nuk u a solla un atè e gjeta mes jush !
vetevendosje1

Shiko profilin
« Përgjigjja #172 më: 26-04-2007, 00:38:01 »
Citojeni

Përshëndetje te gjithëve forumista
Me vjen mirë shumë, për hapjen e kësaj teme ne këtë forumin tuaj, por po e shoh një tendence për te fajesuar Levizjen VETEVENDOSJE! ("jo nga msuneria, jo nga amerika"), veç diçka ju kisha thënë se me 1968 ne demonstratat e atehershme nëpër rrugët e Prishtinës edhte kërkuar VETEVENDOSJE! me parulla dhe me thirrje kurse ju mund ta merrni me mend se kush e kush ka mundur te merre pjesë ne atë kohe ne ato demonstrata kështu qe pyetni baballarat ose gjysherit dhe ju tregojnë për këtë me mirë. Edhe unë nuk mendoj se cilido levizje ose parti qe e përkrah vullnetin e popullit dhe punon për te, jo për tu thirrur ne vullnet se ashtu kemi sa të duash 30 parti e me shumë.
falemnderit
ditë te mbarë hmmmmm
E identifikuar
vetevendosje1

Shiko profilin
« Përgjigjja #173 më: 26-04-2007, 00:47:51 »
Citojeni

Ju te dy e keni me vend, së pari pamvarsia e pastaje të drejtat e pakicave.
Ndërsa ata te huajt dojne qe te krijojne një shtete të ri te pakicave e pastaj nëse mbetet diçka do ua lejne shqiptarve.
E kjo qe mbetet, nuk ia vlene fare, as sa kushtetuta e 1974-tes.

Si duhet te veprojmi ne ,

Së pari pamvarsia përndryshe as ata nuk do të kenë te drejta fare mbi trojet tona te okupuara.

Nuk kemi ç'te humbim asgjë me shumë se sa atë autonomi, pra mos u frigohuni....
[/quotes
Përshëndetje i nderuar
po e shoh shumë mirë qe e paske kuptuar realitetin e te gjithë këtij procesi Negativ, dhe ju sugjeroj edhe gjithë te tjerëve se kështu është, ishin po disa prej te njejteve politikaj qe me 1989 thojshin qe me ndryshime kushtetuese asgjë nuk  humbim edhe tash hajt se me negociata asgjë nuk humbim a qe  e humbem 1/3 e territorit kurgjo kerkujt.
kujtoni veriu i Mitrovicës i kontrolluar direkt nga Beogradi nuk ke qasje, Shterpca po ashtu, Graqanica, e kjo për mua është pavaresi a jo pavaresi me teresi territoriale komplet e gjithë Kosova edhe + ushtria e elemente tjera te shtetit.
ditë te mbarë
E identifikuar
vetevendosje1

Shiko profilin
« Përgjigjja #174 më: 26-04-2007, 00:57:54 »
Citojeni

Ne e dimë nga përvoja e hidhur se shtypësi kurrë nuk ta ndanë lirinë vullnetarisht.
Ajo duhet të kërkohet nga të shtypurit.
Martin Luther King, Jr.

Lavdi Deshmoreve te Kombit Arben Xheladini, Mon Balaj dhe te gjithë te tjerëve

Edhe njëherë u pergjak rruga e cila pati një histori te pafund te pergjakjeve nga okupatori serb e tash nga UNMIKU, me 10 shkurt 07, ne kohën ku e gjithë bota thirret ne demokraci dhe të drejtat e njeriut këtu ndodhi me e tmerrshmja, edhe Vrasesit enden te lirë por edhe u dekoruan ne vendin e tyre për vrasjen e shqiptareve njëjtë sikur serbet.
Drejt dhe deri ne VETEVENDOSJE!
E identifikuar
vetevendosje1

Shiko profilin
« Përgjigjja #175 më: 26-04-2007, 01:02:22 »
Citojeni

habitem fare

Fakte?!?!

Të lutem mi trego faktet hajde transparent tregomi këtu një nga një lirishte, sepse jam kurioz te dije edhe pse nuk është e vërtetë
ditë te mbarë
E identifikuar
vudi

Shiko profilin
« Përgjigjja #176 më: 26-04-2007, 01:58:10 »
Citojeni

Citojeni
Përshëndetje.
Ne muajt qe po i lemë pas te këtij viti na ndodhen shumë ngjarje.
Ngjarje tragjike dhe tragji-komike.
Ne muajin shkurt te po këtij viti kishim demonstrata qe qen organizuar nga Levizja VETEVENDOSJE! me datën 10 te po të njejtit muaj patem demonstratat paqesore te organizuara nga organizata ne fjale, dhe skenari i se cilës nuk u realizua, pasiqe forcat e dhunshme dhe represive te sistemit politik ne Kosovë qe quhet UNMIK kishin ne plan realizimin e skenarit të tyre.
Levizja VETEVENDOSJE! prej kur ekziston si e tillë, ka proklamuar si sistemi i UNMIK-ut është pushtues dhe si i tillë i dhunshem, një fakt te tillë të parë me sy hapur shumëkush nuk e besonte. por kjo ndodhi me 10 shkurt '07, kur po ky sistem i hapi dhmebet dhe kafshoi shumë te rinje e të reja shqiptare ne rrugët e Prishtinës ende te njoma me gjak e lot te Nenave tona.
Ne këtë demonstrate kishim dy te vrarë 7 te lenduar rëndë për vdkeje, dhe mbi 80 te plagosur, te gjithë ishin Shqiptar, derisa një ngjarje e tillë e tmerrshme po ngjante ne rrugët mu ne mes te Prishtinës, Ekipi i ashtuquajtur i Unitetit, vizitonte 'qytetaret' e tij ne Mitrovicen Veriore, madje me Helikopter luksoz te KFOR-it.
Valle, pse shkuan me Helikopter, ata po thonë se Kosova është e lirë. Pse nuk kaluan me makina mbi lumin Iber?, Ehh po s'kaluan sepse po të kalonin e dini se do të shkonin si qeni ne rrush, dhe askush nuk do të përgjigjej, por mund të kishte ndodhur edhe befasia..!!!!
Mund edhe të mos i kishin vrarë Serbet kriminel te veriut, pasiqe ky far grupi me bazen juridike qe e kanë po i bmorjne me dinjitet ata, me misionin qe e kanë marrur po i forcojne mirë politikisht ne Kosovë ata, kur them ata nenkupton serbine.
Nuk dua te ju lodh me shumë, kam shumë për te thënë e shkruar, sa s'ndalem dot, por një gjë dua te jua them: Aktet kriminale te 10 shkurtit, janë ne perpuethshmeri me karakterin juridiko politik te sistemit neo-kolonialist te UNMIK-ut, i cili ngerthen ne vete kinseinstitucionet e Kosovës, e te cilat janë te mbushura perplot kolaboracioniste dhe tradhetar te kombit Shqiptar.

Sinqerisht!
Vedat Xhymshiti.
E identifikuar
albnobody
100 % SHQIPTAR=100 % ENVERIST
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #177 më: 26-04-2007, 02:41:55 »
Citojeni

Meqenëse kam sjellur mendimin tim  ne këtë teme  edhe me pare,nuk do të zgjerohesha me tepër.Pasi qe VETVENDOSJA  është e vetmja Levizje e sotme qe angazhohet për shpetimin e Kosoves si te pavarur,nuk mund te le pa u bërë me dije se:
Edhe po të ngritet me këmbë e tërë Bota te te zhduke si komb,nuk do t`ia arrijnë asnjëherë.Këtë e arrijnë ata vetëm kur ti vet e pranon një gjë te tillë.Kjo është vërtetuar nga Kampanja Botërore kundër Hebrenjve por edhe nga ajo Kunder shtetit te pavarur Shqiptar,te ENVER HOXHES.Hebrenjte asnjëherë s`u dorezuan,konvertuan as deklaruan për pranimin e feve apo politikave pushtuese te te tjerëve dhe shpetuan.Shqiptarët për 50 vite vepruan poashtu dhe mbijetuan si shtet gjer me 1992.
Me mirë i pushtuar dhe i pabindur me pushtuesin se sa i lirë i asimiluar dhe pa asnjë identitet kombëtar as gjeografik!

VETVENDOSJE gjer ne VETVENDOSJE! 
E identifikuar

Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historisë,te pavdekshmit,Kryeprofetit ENVER HOXHA
vetevendosje1

Shiko profilin
« Përgjigjja #178 më: 25-06-2007, 08:12:37 »
Citojeni

U bënë dy vjet jetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, lëvizjes së vullnetit të popullit drejt lirisë. E filluam më 10 qershor 2005, ditën kur programit politik të regjimit shtypës me numër 1244 automatikisht po i vazhdohej mandati edhe për një vit tjetër. Të gjitha proceset politike në vendin tonë janë po sikur rezoluta: vijnë nga lart, i imponohen popullit, askush nuk i pyet qytetarët e Kosovës për to. Kurse janë po këto projekte që e definojnë jetën e punëtorit, mësuesit e pensionistit, bujkut e biznesmenit. Populli i Kosovës prej vitit 1999 është shndërruar në objekt eksperimentimi e zbatimi projektesh për të cilat ai nuk mund të vendos fare. Por ashtu sikurqë populli i Kosovës gjithmonë nxori nga zemra mekanizmat e rezistencës kundër asaj që është e huaj për vullnetin e tij, njëjtë veproi edhe ndaj UNMIK-ut. Lëvizja VETËVENDOSJE! është këtu për ta mirorganizuar mobilizimin e popullit për vetëvendosje dhe referendum.
Ju te dy e keni me vend, së pari pamvarsia e pastaje të drejtat e pakicave.
Ndërsa ata te huajt dojne qe te krijojne një shtete të ri te pakicave e pastaj nëse mbetet diçka do ua lejne shqiptarve.
E kjo qe mbetet, nuk ia vlene fare, as sa kushtetuta e 1974-tes.

Si duhet te veprojmi ne ,

Së pari pamvarsia përndryshe as ata nuk do të kenë te drejta fare mbi trojet tona te okupuara.

Nuk kemi ç'te humbim asgjë me shumë se sa atë autonomi, pra mos u frigohuni....
E identifikuar
vetevendosje1

Shiko profilin
« Përgjigjja #179 më: 25-06-2007, 08:19:52 »
Citojeni

U bënë dy vjet jetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, lëvizjes së vullnetit të popullit drejt lirisë. E filluam më 10 qershor 2005, ditën kur programit politik të regjimit shtypës me numër 1244 automatikisht po i vazhdohej mandati edhe për një vit tjetër. Të gjitha proceset politike në vendin tonë janë po sikur rezoluta: vijnë nga lart, i imponohen popullit, askush nuk i pyet qytetarët e Kosovës për to. Kurse janë po këto projekte që e definojnë jetën e punëtorit, mësuesit e pensionistit, bujkut e biznesmenit. Populli i Kosovës prej vitit 1999 është shndërruar në objekt eksperimentimi e zbatimi projektesh për të cilat ai nuk mund të vendos fare. Por ashtu sikurqë populli i Kosovës gjithmonë nxori nga zemra mekanizmat e rezistencës kundër asaj që është e huaj për vullnetin e tij, njëjtë veproi edhe ndaj UNMIK-ut. Lëvizja VETËVENDOSJE! është këtu për ta mirorganizuar mobilizimin e popullit për vetëvendosje dhe referendum.
Na trego ti ndonjë programe nëse na pëlqen do të futim ne veprim, lirisht hiq mos nguro
Hajde ne Demonstrate me 30 qershor Referendum për Vetevendosje!
Levizja"Vetevendosje"si duket është vonuar ne manifestimin e saj për te demonstruar.Kjo është dashur te bëhet ne kohën e fillimit te negociatave shqiptaro-serbe,e jo tani kur presim përfundimisht rezultatin e këtyre negociatave.Duket se kësaj levizje i mungon një strategji e qartë ne programin e saj tash dhe me pas.

E identifikuar
Faqe: 1 ... 7 8 9 10 11 [12] 13 14 15   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |