Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 ... 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Levizja "Vetevendosje"  (E lexuar 8126 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
walter

Shiko profilin
« Përgjigjja #150 më: 10-12-2006, 11:30:52 »
Citojeni

Të lumte ku je deri me tani. Të përshëndes.
E identifikuar
kreksi
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #151 më: 10-12-2006, 13:26:04 »
Citojeni

Të lumte ku je deri me tani. Të përshëndes.

Unë do i kisha lshu ne penzion qe te gjithë politikajt e vjetër, mjafte me, nuk kan dituri te mjaftushme qe tiu përgjigjen rinise se ketije shekulli.
E identifikuar

- S'pyet asnjëri se ç'bëri atdheu për ty, por ç'ke bër ti për atëdheun!
J.F.K
walter

Shiko profilin
« Përgjigjja #152 më: 12-12-2006, 00:10:53 »
Citojeni

Prapë po të them te lumte kjo është e vërteta  qe mbretron dhe për këtë është formuare levizja vetevendosja. TE lumte me polote gojen .
E identifikuar
kreksi
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #153 më: 12-12-2006, 00:14:08 »
Citojeni

O wallter,po shumë lehtë e kam unë këtu ulur mbi kompjuter, veç syt mu verbuan....
E identifikuar

- S'pyet asnjëri se ç'bëri atdheu për ty, por ç'ke bër ti për atëdheun!
J.F.K
walter

Shiko profilin
« Përgjigjja #154 më: 13-12-2006, 03:48:33 »
Citojeni

Mose u merzite se me vizionet qe ke ti do të shehe shumë ma lerte se qe vete mendone. Këtë po ta theme me plotë kuptim se njeriu vlene te shehe aqe sa ka nevojë e nëse mundem te them ti (ju) po shehe edhe ma lartë kjo te bene te jeshe krenare.pa dilem.       Unë kame besim ne forcate e reja politike ne Kosovë kame besim për shum arsyje. Ne kemi rini shumë te mirë po nuke po e shfrytzojme sa duhet dhe kjo po me mundone shumë. Ende jemi ne fillim ndoshta do të jemi kepi i shpreses se mirë. Përshëndetje dhe komplimente.
E identifikuar
kreksi
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #155 më: 11-01-2007, 23:15:06 »
Citojeni

Data


Datat e tyre shtyhen. Mbi të gjitha, datat e tyre duan ta maskojnë mosndryshimin dhe ta hedhin në plan të tretë rëndësinë e përmbajtjes. Datat e tyre ta kallin datën. 
 


Për gjashtë vjet e gjysmë në Kosovë s’kishte afate pothuajse për asgjë, e lëre më për pavarësinë e Kosovës. Natyrisht, nëse e përjashtojmë atë premtimin për pavarësinë e vitit që vjen. Megjithëkëtë, gjatë vitit 2006, nisi të flitej më intensivisht për afate kohore të pavarësisë, ndonëse ato vetëm sa shënonin momentet kur premtimeve u skadonte afati. Nuk kishim afate për vite me radhë dhe tash së fundi fituam afate mujore që përherë shtyheshin. Megjithëse afatet nuk respektoheshin, kjo e afirmonte afatin si të tillë. Shkelja e afatit të caktuar dhe shpërfillja e tij si kategori nuk janë e njëjta gjë. Kësisoj, edhe politika zyrtare ia bashkangjiti situatës dimensionin kohor. Kjo s’do të thotë që ndodheshim në status quo dhe vetëm tash filluam të lëvizim. Negociatat me Serbinë sigurisht që po e largonin Kosovën nga pavarësia. Dhe, kjo duhej kompensuar disi. Përveç përmendjes së fjalës pavarësi filluan të zënë në gojë edhe data të caktuara në mënyrë që qytetarët të mos zgjoheshin nga gjumi përkundër pasojave në rritje të mungesës së mirëqenies dhe perspektivës. Siç e dimë, në vend të viteve tash flitet për muajt, për muajin e afatit, për afatin që matet me muajin. Mirëpo, pa dyshim se ka edhe një qëllim tjetër këtu. Flitet më shpesh për afate ashtu që rreth përmbajtjes të flitet sa më rrallë. Duan që vëmendja të jetë e përqendruar te datat atëherë kur do të bëhet publike se statusi nuk është pavarësia e shumëpritur. Diskutohet për muajin e pavarëisë për të mos u diskutuar për përmbajtjen e saj, që në fakt i korrespondon varësisë së mëtutjeshme të Kosovës. Pasi që mendohej se statusi është pavarësia, njerëzit në Kosovë u patën zhgënjyer shumë para dy muajve atëherë kur u shty statusi. Po ta dinin se për çfarë statusi bëhet fjalë, po ata njerëz vetë do ta kërkonin shtyerjen e tij. Atëbotë krejt çfarë kishin të thonin negociatorët kosovar ishte që duhet ta ruajmë qetësinë. Kjo vazhdon të jetë edhe sot e kësaj ditë kërkesa kryesore e politikanëve drejtuar qytetarëve të Kosovës ndërkohë që asgjë sikur kjo kërkesë nuk zbulon se ata mendojnë vetëm për veten e tyre. Situata ekzistuese që i avanson dhe pasuron, e në të cilën UNMIK-u dhe IPVQ-të janë shndërruar në paravane të njëra-tjetrës përkundruall popullit, sigurisht se atyre iu konvenon pa masë. Prandaj, nuk është e rastësishme që UNMIK-u assesi të shkojë nga Kosova dhe tash kur thotë se do të shkojë, në fakt, do të pasohet nga një mision tjetër ndërkombëtar pak a shumë i njëjtë.  Për afate flitet mu tash pikërisht meqë asgjë s’do të ndryshojë. Për afatin – i cili shtyhet atëherë kur e japin – flasin jo vetëm me qëllim që ta shmangin vëmendjen nga përmbajtja e ‘statusit të ardhshëm’, por njëkohësisht edhe për të krijuar iluzionin se do të ketë ndryshime. Theksimi i datës nënkupton se pas asaj date do të ketë njëfarë ndryshimi cilësor. Por jo edhe në Kosovë ku vlen e kundërta: data përmendet për të besuar se do të ketë ndryshime të cilat në të vërtetë nuk do të ngjajnë. UNMIK-u po përgatitet të zëvendësohet me Misionin e ardhshëm Civil Ndërkombëtar (ICM) në mënyrë që çdo gjë të vazhdojë kështu siç është tani. Mund të thuhet që UNMIK-u, në fakt, nuk po shkon fare pikërisht meqë po vjen ICM-ja. Zvogëlimi i administratës do të bëhet vetëm dhe vetëm për ta rritur efikasitetin e pushtetit të huaj e kurrësesi për t’ia dhënë atë popullatës vendase. ICM-ja do të ketë 71 udhëheqës administrativ të cilët do ta vazhdojnë sundimin neokolonialist në Kosovë. Policia, gjyqësia, ekonomia dhe mbrojtja do të jenë kompetenca të tyre. Ata do ta kenë fjalën e fundit për gjithçka dhe decentralizimin për prioritet. Që kjo të mos jetë shok për shqiptarët e Kosovës i cili do t’i trondiste e revoltonte ata, duan që dalngadalë ta bëjnë publik kompromisin e ngërthyer te propozimi i Ahtisaarit dhe asisoj ta evitojnë kryengritjen e popullit. Ndërkohë, inkurajohen njerëzit zyrtar e jozyrtar të cilat nëpër mediumet kosovare rrëfehen e rrëfejnë se si neve ndërkombëtarët na u dashkan këtu edhe më tutje. Natyrisht që të sundojnë në vendin tonë, meqë ende s’qenkemi të gatshëm për liri! Politikanët e Kosovës i fillojnë dhe përfundojnë deklaratat e tyre duke pohuar partneritetin me UNMIK-un. Një gjë e tillë është e pamundur. Thjesht, partneriteti i sundimtarit me të sunduarin është i mundur vetëm atëherë kur i sunduari është idiot ose mazohist. Mbase edhe politikanët kosovar do të mund të ndaheshin në këto dy kategori. Sido që të jetë, ata modelohen nga lart pa bërë rezistencë; ata janë në funksion të plotë edhe të manipulimit me datat. E, siç e kemi parë aq shumë herë deri më tani saqë nuk i numërojmë dot më, datat e tyre shtyhen. Mbi të gjitha, datat e tyre duan ta maskojnë mosndryshimin dhe ta hedhin në plan të tretë rëndësinë e përmbajtjes. Datat e tyre ta kallin datën. 
 


Prishtinë, 10 janar 2007

Albin Kurti
E identifikuar

- S'pyet asnjëri se ç'bëri atdheu për ty, por ç'ke bër ti për atëdheun!
J.F.K
arbias
Urime pavarsija
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #156 më: 12-01-2007, 14:39:40 »
Citojeni

Sa po shihet shansa e fundit e politikanve shqiptar dhe atyre te hujve esht ti japin fund  nej her e për gjith mon këtyre shtyrjeve  te pa asnjë arsye se edhe Vetvendosjes po i vjen fundi aq sa po i vjen fundi Shtyrjes se statusit Pavarsi
Ne qofse shtyrja e statusit te Kosovës do të vazhdon edh e tri jav mbas shkurtit ather Vetvendosja Po i ngjet maskat dhe nuk ka me kush qe ta mbron as serbin as unmikun as politikani ne kosov Maskat do ta mbrojn popullin, e ne qofse Shpk unmiku tmk Kfori munden me ndal (maskat)popullin ather do ta shohim ket fil Lajv një popull Kundra 4 ushtrive.
Vetvendosja thrret Pregaditni maskat për shkurt!
E identifikuar

Lirin nuk u a solla un atè e gjeta mes jush !
PetritKola

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #157 më: 17-01-2007, 23:16:26 »
Citojeni

Shiqo elektra; politikanët kosovar gjenden në presion të politikave ndërkombtare. Nëse populli e ndjek politikën do të shkoj në humnerë. Politikanët patjetër që presin një kërkesë të tillë nga populli në mënyrë që të gjejnë mbështetje në interesat kombtare. Pra politikanët kërkojnë dhe duhet të ndjekin kërkesen popullore, duhet të ndegjohet zëri i popullit.
Sepse populli është sovrani i shtetit - pra instanca më e lartë shtetërore.
E identifikuar

Porosit e serbit dhe grekut për te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarët janë realizuar me fanatizëm nga veglat e tyre shqiptare.

http://vErtEt.blogspot.com/
kreksi
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #158 më: 18-01-2007, 00:28:30 »
Citojeni

Neve kemi sa te duesh politikan por mungojnë keshilltaret.
Gjithkund ne vendet tjera kshilltaret e spikatur e luajnë rolin kryesore paar politikanve, pra njerëz prapa skenes, e ne ende jemi mbrapa këtyre shembujve te deomosdoshem për zhvillimin e një jetë politke ne trojet shqiptare.
Pas vetes politikanet tanë duhet se paku te kenë pas vete dy a tre Akademike, sociologe, gjykates, politologë, historiane e diplomat te rgjur qe te ken mundësinë te hecin perpaar sipas keshillave te ktyre personalteteve mirëpo këta politikanet tanë me dukt se nuke i besojnë as këmbës se tyre e lere me një akademiku a keshilltari ...
E identifikuar

- S'pyet asnjëri se ç'bëri atdheu për ty, por ç'ke bër ti për atëdheun!
J.F.K
kreksi
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #159 më: 11-02-2007, 15:22:12 »
Citojeni

Edhe ty ore albnobody te paskemi nxjerrur punë duke na korrigjuar, po a korrigjohet  njeriu i pjekur ore....
Me lehtë do të kishe ti mesosh ata "veteshkatrruesit" se ende janë te njom me tru e me gjakë qe se dijnë fare se ç'është frika, kurse neve disave këtu, na kan shkuar vitet e nuk jemi te zotet e vetvetes e lere me te "vetvendosjes" !

Po pate mundësi te mirresh me këta çuna do ju kisha keshilluar, albnobody, qe tua tërheqesh nganjëherë veshet edhe atyre qe të mos bëjnë gabime e jo kur te bëjnë gabime.

hajt pra naten e mirë

O albnnobodi, ku humbe ore, eja te qesim një parti shah ne  yahoo...
E identifikuar

- S'pyet asnjëri se ç'bëri atdheu për ty, por ç'ke bër ti për atëdheun!
J.F.K
Bekimi
Strateg
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #160 më: 12-02-2007, 02:59:43 »
Citojeni

Pse nuk punon faqja www.vetevendosje.or g Aty me del Account suspended?? A është problemi tek kompjutri im apo faqja me te vërtetë është e suspenduar?
E identifikuar

Të dua Nene




bekimi@zeriyt.com
kreksi
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #161 më: 12-02-2007, 09:27:12 »
Citojeni

Jo Bekim, tani sa e hapa, punon, krejt ne rregull, por ndoshta ke ngarkes te madhe...

Ju përshëndes perzemersishte,

kreksi
E identifikuar

- S'pyet asnjëri se ç'bëri atdheu për ty, por ç'ke bër ti për atëdheun!
J.F.K
PetritKola

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #162 më: 22-02-2007, 06:04:31 »
Citojeni

Unë mendoje se;

1-Pako e Ahtisarit nuk është e pranueshme, nuk është ne dobi te shqiptareve.

2-Ne përgjithësi politikaneve aktual shqiptare nuk duhet ti besojme dhe bindemi. Ata janë ose te deshtuar ose te dyshimte.

3-Qëllimi dhe strategjia e "Vetvendosjes" janë shpëtimi.
Ne këtë te fundit dua te ndalem. Ne, Vetvendosja duhet te gjeje forma qe te rrise pjesamrrjen e popullsise ne protestat paqesore. Numri i shumë madhe i protestuesve duhet te kompesoje agresivitein dhe provokimet e policise. Numri i madh i protestuesve paqesor është fuqi dhe tregon vendosmerine shqiptare dhe është me vështirë te provokohet. Protestat paqesore duhet te jenë edhe shumë te gjata ne kohe, derisa te përcaktohet satusi final. Kujdes qe të mos biem ne provokimet e policise sepse ata atë kërkojnë, diskrtetetimin e levizjes.

4-A i kordinon, keshillohet "Vetvendosja" me organizata dhe figura shqiptare qe kanë te njëjtin qëllim me te vetvendosjes. Me sa di unë Xhozef Diguardi po përpiqet qe te ndikoje qeverine amerikane ne favor te pavarsise se Kosovës. A munde me thotë ndokush se a është keshilluar Vetvendosja me Xhozefin qe është edhe një politikan me kesperience si si te harrihet rezultati maksimal nëpërmjet protestave?

Me respekt,
Petrit Kola

P.S Xhozef Diguardi do të dalë ne CNN qe te denoje dhunen e ushtruar nga UNMIK ku mbeten edhe te vrarë.
E identifikuar

Porosit e serbit dhe grekut për te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarët janë realizuar me fanatizëm nga veglat e tyre shqiptare.

http://vErtEt.blogspot.com/
kreksi
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #163 më: 22-02-2007, 08:01:43 »
Citojeni

Petrit Kola,
Kemi folur edhe me pare për "vetevendosje" ku kemi kritiku disa pika te pa kuptushme, sidomos sjellja e tyre ndaje Unmik-ut.
veçe arsyes politike, unë nuk e kuptoje këtë gjeste te vendosjes qe te sillet ashtu ndaje tyre kur secili e din se sa jemi munduar qe ti sjellim trupat e koalicionit  ne Kosovë kurse  tani iu themi; largohuni !
E identifikuar

- S'pyet asnjëri se ç'bëri atdheu për ty, por ç'ke bër ti për atëdheun!
J.F.K
PetritKola

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #164 më: 22-02-2007, 13:37:03 »
Citojeni

UMNIKU duhet te këtë një fund dhe Pavarsia duhet të vijë, por te gjendet rruga me efikase dhe unë mendoje se protestat masive paqesore janë rruga. Pra duhen terhequr sa me shumë popull ne ato protesta qe edhe bota ta shofi qe politikanet kukulla ka ne ngelur vetëm.
E identifikuar

Porosit e serbit dhe grekut për te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarët janë realizuar me fanatizëm nga veglat e tyre shqiptare.

http://vErtEt.blogspot.com/
Faqe: 1 ... 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |