Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 [2] 3 4 5 6 7 ... 15   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Levizja "Vetevendosje"  (E lexuar 8229 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Scard
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #15 më: 30-09-2005, 02:44:29 »
Citojeni

Unë nuk e di se çka është kjo qe po thua ti, por unë e di se në çdo shoqëri demokratike populli është instanca më e lartë politike. Rënditja kronologjike sipas rëndesis politike të instancave të shtetit bëhët kështu:
1. Populli - sovrani
2. Parlamenti - legjislativi
3. Qeveria - ekzekutivi
4. Gjykata e lartë - judikativi.

Kërkesa për pavarsi është çështje kombtare e gjith popullit shqiptar, e jo e një elite politike. Kërkesa dhe këmbngulja popullore (jo politike) për Vetvendosje është çështja më më rëndësi dhe më me vler që mund të bëj Kosova sot. Shumë flitet për ngjarjet e marsit, akuza të pabaza kundër shqiptarëve. Por ngjarjet e marsit nuk i kanë bërë kurrfarë dëmi Kosoves. E kundërta është vetëm gënjeshtër mediale dhe politike. Sepse këto trazira kanë qenë nga populli, e jo nga politika. Kjo edhe njëhere ka treguar se:
- në Kosovë kërkohet drejtësi
- në Kosovë s'mund të udhëheq një pakic e politizuar
- në Kosovë s'mund të ndërtohet shoqëri utopike, si askund tjetër në botë
- në Kosovë ka ndrydhje të të drejtave elementare të një populli të tëre, e kjo e drejtë është e drejta e udhëhecjes dhe e vetvendosjes. etj etj.

Dhe mesazhi im i fundit është se Kosovës nuk i duhet luftë për pushtet.

Populli nuk flet sa here te na teket ne apo politikaneve te paaftë qe ka Kosova. Sepse nga paaftesia (jo nga presioni ndërkombëtar) e politikes, lindin këto levizjet, qe me kujtojnë ato levizjet e mëhershme kacake.
Nëse ne Kosovë ka paaftesi politike për te marrë përsipër përgjegjësi (pra për t'ju ik pergjegjesive), athere duhet të flasë populli përmes zgjedhjeve te parakohshme dhe jo për te "mbrojtur" kryet e politikaneve te deshtuar siç bëhej disa vite me pare për te "mbrojtur" kryet e Azem Vllasit!
Çdo mënyrë tjetër e "thirrjes" se popullit "për te dalë ne rrugë" e për t'ju dhënë zemër politikaneve, nuk është gjë tjetër veçse populizem.
Nga levizjet e shumta qe lindin ne Kosovë, si kerpudhat pas shiut, bindem gjithnjë e me shumë se klasa politike e Kosoves është e paaftë, për te qenë ne nivelin qe e kërkon koha.
Klasa politike e Kosoves duhet te marrë pergjegjesine dhe ti pergjigjes sfidave. Politikani duhet te mesoje te jetë sfidues e jo një njeri qe sheh veç sa e ka rrogen e sa vetura ka e sa shoqerues i shkojnë para e prapa.
Populli ka fol shumë qartë me vote, me gjak, me lufte.
Tash është vetëm detyra e politikes qe te perfundoje procesin e nisur!
E identifikuar

Butrina

Shiko profilin
« Përgjigjja #16 më: 30-09-2005, 02:53:10 »
Citojeni

 habitem fare Hej njerëz a shumë te menqur po ju duket vetja veç me kritiku Albin Kurtin a , leni këto muhabete se skeni lidhje me politike aman. Droj se kur te shpallet statusi i Kosoves krejte keni me ju bashkangjit Albin-it edhe keni mu habit çka kanë pregadit për Kosovën, kur te vendosin me te lan ner shka ka me kanë vonë, se Albini kashte s'po han a?!!!

hajt tung e mos ja futni kot...
E identifikuar

Don't drink and drive, take a joint and fly!!!
Scard
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #17 më: 30-09-2005, 02:53:52 »
Citojeni

Levizje e mbeshtetur nga Masonet.
Prapavijat e kësaj levizjeje janë shumë te rrezikshme, pavarësishtë se proklama e tyre është: "VULLNETI I POPULLIT".

Cifutet duanë te marrin pushtetin ne Kosovë!!

Ti motër pa dashje, bie ne te njëjtat gjatesi vale me propaganden e kohëve te fundit te lobit serb ne SHBA!
Kjo është fatkeqësi e infeksionit qe ke marrë nga ideologjia e "vellazerise" panarabe. Dije se ne fjalët e tua janë 100% te ngjashme me akuzat qe bëjnë arabet dhe serbet.
Ne një teme tjetër i kam vënë disa faqe të internetit ku mund te lexosh se përse te kam shkruar unë kështu.
Mos e ngaterroni myslimanizmin shqiptar evropian me integralizmin islamik arab, i cili s'ka asgjë te beje me dëshirat e kombit shqiptar.
Të lutem Kosovare, mos i bëj sherbimin pa pagese, dikujt qe nuk duhet!

E identifikuar

Scard
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #18 më: 30-09-2005, 03:02:22 »
Citojeni

habitem fare Hej njerëz a shumë te menqur po ju duket vetja veç me kritiku Albin Kurtin a , leni këto muhabete se skeni lidhje me politike aman. Droj se kur te shpallet statusi i Kosoves krejte keni me ju bashkangjit Albin-it edhe keni mu habit çka kanë pregadit për Kosovën, kur te vendosin me te lan ner shka ka me kanë vonë, se Albini kashte s'po han a?!!!

hajt tung e mos ja futni kot...

Nëse Albin Kurti krijon levizje te tilla, atëherë ai është mirë qe atyre t'ju jape një status juridik ne nivelin e partive politike.
Kosova mbrohet me politike dhe diplomaci tash, sepse populli e ka kryer detyren e vet!

 
E identifikuar

Scard
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #19 më: 01-10-2005, 06:50:53 »
Citojeni

Ja se sa shumë "levizje" ka sot ne Kosovë, për "Vetevendosje"!
A thua se Kosova është një grupim fisesh afrikane, pa bosht.
Dashje pa dashje këto "levizje" vetëm sa e shperfytyrojne imazhin e Kosoves.


Kosovë: Uniformat e Zeza prapë ne Skene

Kosova nuk ka nevojë për formacione paralaele ushtarake as te Shqiptareve e as te Serbeve, e as për ushtare e Komandante te veteshpallur a partiake te ideologjizuar.

Shkruan: Rrok Berisha

Koheve te fundit individe dhe grupe partish, pa zgjedhur asnjë mjet dhe formë, synojne destabilizimin e Kosoves, me qëllim qe te marrin pushtetin, duke rrezuar qeverine me dhunë. Dhe këtë gjë e deklarojne haptazi.

Këtë e dëshmon edhe fakti se nëpër shumë mjedise, është shtuar numri i njerzeve me maska dhe me kemisha te zeza, qe ne orët e vona te nates, atëherë kur mungojnë SHPK-ja, policia e UNMIK-ut dhe KFOR-i, po i ndalin veturat dhe po i legjitimojne e kontrollojne udhetaret.

Këta njerëz te maskuar me rroba te zeza, e te armatosur me kallashnikove, po prezantohen si "Ushtria e Pavaresise se Kosoves."

Sipas njerzeve qe kishin pasur rastin te bien ne këto postblloqe të tyre, kjo ushtri po dashka ta cliroj Kosovën nga te huajt, nga ata qe na cliruan!

Lufta e komandanteve te veteshpallur, ose komandanteve partiake e te ideoligjizuar është pare e provuar vite me pare. edhe ideja e "Mbrojtjes se pavarësisë" përmes "Ushtrise se Pavaresise" është një aventure e rrezikshme, qe ia hap shtigjet dhunes, frikes, vrasjeve dhe gjakderdhjeve të reja.

Me një fjale, e con vetëm ne rrugë te pafund, duke ia humbur shancin e pavarësisë. Ne momentin e pikerishem, kur e gjithë BE-ja dhe SHBA-te po angazhohen ne rindertimin ekonomik dhe te ngritjes se institucioneve te Kosoves, kur pritet qe te hapen bisedimet rreth statusit final te Kosoves, kjo ka nevojë qe te ruaj miqte e jo t'i luftoj ata, përmes ushtrise se maskave.

Kush janë ata qe Kosovën deshirojne ta barazojne me Irakun, Afganistanin, Palestinen? Kush janë ata qe ne këtë toke martire t'u hap shtigje formacioneve kriminale si te Hamasit dhe te tjerave te ngjajshme me to, e qe ne emër te Allahut, vite te tera po zhvillojne vellavrasjesh sektesh?!

Perpjekja e heqjes se paraleles me veprimet e tyre, qe u paraqiten te Premten, me 23/09/2005, rreth orës 22:30, te vendi i quajtur "Perroi i Gervallave," ne rrugën rajonale te Lugut te Baranit, dhe deklarimi se janë për "Mbrojtjen e Pavaresise se Kosoves" dhe se janë "ne kerkim të atyre qe bashkepunojne me nderkombetaret," dhe se, "do t'i luftojme te gjithë te huajt qe janë ne Kosovë" - është vetevrasje e lirisë dhe ardhmerise se Kosoves.

Por, këto formacione, qe te gjithë e dimë se cili është qëllimi i tyre, nuk janë te interesuara për pavarësinë e Kosoves, por për shkaterrimin e gjithë asaj qe është arritur deri me sot ne Kosovë. Pra, nuk janë te interesuara për pavaresi, por për ta orientuar ne okupim.

Kosova me shumë se kurrë, ka nevojë për unitet, për investime e zhvillim ekonomik, për levizje te lirë te te gjithëve, naten e ditën. Kosova ka nevojë për Sherbim Intelegjent, dhe për Ushtrine e saj, qe do të ndërtohet e ngrihet nën ombrellen e institucioneve te Shtetit te Kosoves, dhe ne harmoni me nevojat e forcave te NATO-s, pjesetare e se cilës do të jetë ne të ardhmën.
E identifikuar

lonidoni

Shiko profilin
« Përgjigjja #20 më: 07-10-2005, 07:59:32 »
Citojeni

Nuk mund ta quash askënd fajtor as për levizje te armatosur e as për levizje paqesore...Nderkomb etaret jan duke vepruar me hapa shumë te ngadalshem vetëm sepse ne nuk dim te refuzuojm prandaj te vetmit fajtor jan ata e pastaj qe para 200 vjetve ne jemi nëpër këmbë te huajve dhe nuk jemi te zotet te bejm diçka...me mirë  te kthehet një revulucion se përndryshe esht shum veshtir te ulesh e te bisedosh me serbet..
fatkeqësisht ata jan dy karrige me lart se ne....
Dhe nuk ma merr mendja qe kjo levizje ka te bëj me masona sepse esht duke bërë pune kombtare ..po të ishte diçka anti kombtare ather pajtohem...
E identifikuar
ideal06

Shiko profilin
« Përgjigjja #21 më: 17-10-2005, 16:27:37 »
Citojeni

Po e teprojne...!Nuk është momenti për levizje te tilla ne kohën kur statusi i Kosoves është gjithnjë e me afër definimit te saj drejt Pavaresise.
Unë e shoh këtë levizje si te rrezikshme shumë,qe të mos them antikombetare...!
Deri sa  fati i 2 milion kosovareve mbetet ne duart e 5  personave te cilët po fillojn bisedimet ,te cilat do të sjellin  vetëm kompromis ,e  kompromisi nëse e dini ju nukeshte asgjë tjetër veqse  përfundim i bisedimeve me te cilat ndahen te kënaqur te dy palet negociuese.A ta merr mendja ty se  serbet ndahen te kënaqur me pavaresin e Kosovës...??????Mendo e pastaj   fol.!!!!!!!!!!!!
E identifikuar
arbias
Urime pavarsija
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #22 më: 19-10-2005, 13:57:57 »
Citojeni

Kur albin kurti ishte kryetar i studentave dhe udhheqs i gjitha protestave para lufte gjat luftës ishte ne burg mbas lufte prap Ai i cili e don Kosovën pa qeveritar  hajna e tredhtar e don ashtu qysh e meriton-- lirija gjakun e derdhur-- për lirin e te gjallve.
« Ndryshimi i fundit: 19-10-2005, 14:01:44 nga BESIM » E identifikuar

Lirin nuk u a solla un atè e gjeta mes jush !
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #23 më: 19-10-2005, 14:22:02 »
Citojeni

Me shumë se 30 persona arrestohen gjatë protestave kundër OKB-se ne Kosovë
Autori i Lajmit:
24 ore
Policia arrestoi më shumë se 30 persona që manifestonin sot në Prishtinë kundër prezencës së OKB-së në krahinë.
Një grup prej afro 50 manifestuesish, që i përkisnin organizatës joqeveritare "Vetëvendosje", protestonin në qendër të Prishtinës kundër prezencës së Misionit të OKB-së (UNMIK) në Kosovë.
Ata shkruanin në targat e makinave të OKB-së gërmën "F" para siglës UN dhe "D" pas saj (FUND). Policia reagoi menjëherë dhe arrestoi pjesën më të madhe të manifestuesve më radikalë, ndër të cilët Albin Kurti, lider i "Vetëvendosjes" dhe ish i busrgosur politik në vitet 1990.
Gjatë ndërhyrjes së policisë, një polic qëlloi me pëllëmbë një fotoreporter të AFP-së.
Zëdhënësi i policisë Refki Morina bëri të ditur se personat e arrestuar do të merren në pyetje me qëllim që të përcaktohet nëse kanë cënuar rendin publik.
OJQ-ja, nga ana e saj, deklaroi "se manifestimi kishte si qëllim t'i jepte fund një regjimi shtypës", në një komunikatë të shpërndarë pas ngjarjes.
"Vetëvendosja është kundër çdo formë bisedimesh mbi statusin e Kosovës dhe kërkon që komuniteti ndërkombëtar të respektojë të drejtën e popullit të Kosovës për të vendosur vetë statusin e tij politik".
 
 
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
arbias
Urime pavarsija
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #24 më: 19-10-2005, 15:04:13 »
Citojeni

 Konfirmohet ekzistimi i grupeve të armatosura në Dukagjin  Kosovë
 
Vetëm një ditë pas KFOR-it edhe zyrtarë të policisë ndërkombëtare dhe të Shërbimit Policor të Kosovës kanë pranuar se në rajonin e Dukagjinit janë shfaqur njerëz të uniformuar dhe të armatosur. Sipas zyrtarëve të policisë, gjendja e sigurisë në Kosovë megjithatë mbetet stabile ndërsa këto grupe nuk e kanë mbështetjen e popullatës shumicë dhe përbëhen nga kriminelë që nuk duan të ndjekin rrugën demokratike nëpër të cilën po kalon Kosova, tha komisioneri i policisë, Kai Vitrup,  
 
 
Polica ndërkombëtare pranoi sot zyrtarisht se grupe të armatosura me uniforma të zeza janë paraqitur në përëndim të Kosovës. Komisioneri i policsë së UNMIK-ut, Kai Vitrup, tha se polica i ka shtuar masat e sigurisë në atë pjesë dhe do të reagojë menjëherë nëse ata rishfaqen. Gjatë një konferencë shtypi në Prishtinë,Vitrup nënvizoi se është përgjegjësi e policisë që të mbajë një situatë stabile, sidomos në këtë fazë kur Kosova po lëviz drejt bisedimeve për statusin. Sipas numrit një të policisë ndërkombëtare, fakti që ata janë të veshur me uniforma të zeza tregon se ata persona janë të organizuar. Vitrup mohoi çdo mundësi që polica të ketë pasur ndonjë kontakt me këto grupe te armatosura. "Ne jemi atje për t'i goditur nëse shfaqen. Ata na kanë bërë një shërbim, pasi janë paraqitur me uniforma të zeza kështu që ne tani e dimë se ku duhet të godasim" porositi Vitrup. Polica tha se janë disa ide se kush mund të jenë këtë persona dhe është duke punuar me intensitet të shtuar për t'i zbuluar në tërësi. I rëndësishëm, sipas policisë, është fakti se bëhet fjalë për një grup kriminel që nuk e ka mbështetjen e popullatës."Është një numër i vogël i kriminelëve që nuk duan të ndjekin rrugën dhe veprimet demokratike në një shoqërisë demokratike" tha Vitrup duke shtuar se armët nuk janë mjet për zgjidhjen e problemeve. Edhe komandanti i Shërbimit Policor të Kosovës, kolonel Sheremt Ahmeti, është zotuar se do të arrestohen të gjithë ata që veprojnë në kundërshtim me ligjin. Ahmeti ka përsëritur edhe një herë se në Kosovë KFOR-i, SHPK-ja dhe polica e UNMIK-ut janë të vetmet forca legale të sigurisë. "Si polici jemi në tërë Kosovën, i kemi patrullat edhe në Dukagjin dhe jemi duke i marrë të gjitha masat e nevojshme që gjendja e sigurisë në Kosovë të jetë stabile dhe e qetë" Shqetësimet për situatën e sigurisë në vend janë shtuar kohëve të fundit pasi shumë qytetarë kanë thënë se janë ndalur dhe legjitimuar nga persona të uniformuar dhe të armatosur në rajonin e Dukagjinit. Kohë më parë një organizatë që vetën e quan "Ushtria për Pavarësinë e Kosovës", përmes një komunikate, ka bërë të qartë se do të angazhohet për arritjen e pavarësisë duke paralajmëruar institucionet që për këtë çështje të mos negociohet.  

HALLALL JU KOFT VETEM KUR TA NJOHIN REPUBLIKEN E KOSOVES ATHER SHPIHUNAT LE TE DALIN E TE FLASIN E TE SHESIN GJAKUN E LUFTES SE LIRIS kUR TA NJEH sERRBIJA SI SHTET  _REPUBLIKEN E KOSOVES_ ATHER DALIM E FOLUM PER TE DRJTA TE PAKICAVE DHE TE MEGJAVE pUSHKA TOP JU BAFT UNMIKUT DHE SHKIVE SE SUN PO RRNOJM PA TA
 
E identifikuar

Lirin nuk u a solla un atè e gjeta mes jush !
Borebardha
~~Sherbet~~
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #25 më: 19-10-2005, 16:45:07 »
Citojeni

Përshëndetje te dashur forumista !

Me besoni qe sot kam qare si fëmijë për te madhin Albin Kurti , vellezerit dhe motrat e levizjes "VETVENDOSJE" ,por njekohsisht jam ndier krenare qe ende ka trima dhe trimeresha Kosova !
Po ti shihnit policet se si i maltretonin ata njerëz  inati ishte tmerr tmerr unë po të isha ne vendin e tyre nuk do ti thoja vetes me SHQIPTAR .
Unë i kam ne videokasete gati të gjitha protestat,demostratat,helmimet dhe të gjitha te keqijat qe "shkijet" ju bene shqiptarve ,dhe sot me besoni se ishte e njëjta pamje ,tre polic me një person  pa arme dhe te pambrojtur i cili nuk kërkonte as gjë me shumë vetëm qe te jetonte i lirë dhe te vendoste për fatin e vete ,e grushtonin e shqelmosnin ,ju fusnin sprej ne sy ,i burgosnin është mëkat kjo qe po bejen policet (shqiptar) e mjer te cilët për 150 - 200 euro mundohen t'i thejn zemren popullit .

Kjo është mëkat  merzitje  dhe një ditë do të pendohen por do të jetë shumë vonë !!!
E identifikuar

^^Nothing Else Matters^^
bert

Shiko profilin
« Përgjigjja #26 më: 19-10-2005, 20:23:58 »
Citojeni

ndërsa unë si person e shoh këtë levizje si diçka pozitive por gjithmonë duhet te kihet kujdes qe të mos kalohet ne akte dhunë.Bashkohem gjithashtu me shkruesit me lart qe e gjithë kosova duhet te bashkohet dhe te kërkoje pavaresi dhe për këtë mënyrë paqesore te te protestuarit s'ka gjë ne botë qe te thotë është anti demokratike.Bota duhet ta degjoje me te madhe vullnetin e popullit te Kosovës,OKB duhet ta degjoje mirë dëshirën e popullit te Kosovës për pavaresi ne trojet e tyre.
E identifikuar
ismeti

Shiko profilin
« Përgjigjja #27 më: 27-10-2005, 09:22:30 »
Citojeni

Ju përshëndes te gjithëve.
Unë e perkrahi plostesisht Levizjen Vetevendosje dhe mendoj se kjo i nevojitet popullist te Kosoves. Unë nuk pres ndonjë gjë te mir prej negociatave mes Serbis dhe Kosoves. Mendoj edhe jam i sigurt 100% se askush nuk mund te vendos me mir për fatin e Kosoves se vet populli i Kosoves.
E identifikuar
Scard
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #28 më: 27-10-2005, 14:55:59 »
Citojeni

Levizja e Albin Kurtit ngjan sikur te ishte levizja e Al-Fatahut palestinez.
Levizje te tilla do të kishin patur vlerë aty nga fillimi i viteve '90, kur Kosoves ju hoq edhe ajo pak autonomi e vitit 1974.
Ndërsa tash bëhet fjale për një situate tjetër dhe një kohe tjetër.
Ne kohe të ndryshme, normalisht qe duhet te ndryshohen mjetet për arritjen e qellimeve. Populli me vetedije civile zgjedh mjetet diplomatike, për arritjen e synimeve te veta!
Këtë e kanë bërë qytetaret e Kosoves duke votuar për qeveri përmes votes se lirë!
Çdo levizje jashtë institucioneve, nuk është gjë tjetër veçse shprehje e një mungese te një shoqeri te organizuar, por njekohesisht dhe tregues i një shoqerie qe nuk di se çfarë do të beje nesër.
Pavaresisht nga emri i levizjes, unë mendoj se ajo nuk i shton asgjë Kosoves!

E identifikuar

M A X
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #29 më: 27-10-2005, 18:27:40 »
Citojeni

Unë besoj se kjo levizje ka vleren e saj. Kjo levizje bën te mundur qe te ushtrohet disi presion mbi te huajt ne mënyrë qe ata te kuptojnë se ne gjirin e intelektualeve dhe politikaneve shqiptare nuk ka vetëm nga ata qe i qendrojne "leqe peqe" te huajve, por dhe nga ata te cilët nuk duan t'ia dinë për asgjë përpara interesave kombëtare. Këtu qëndron vlera e kësaj levizje.
E identifikuar

Faqe: 1 [2] 3 4 5 6 7 ... 15   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |