Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 ... 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Levizja "Vetevendosje"  (E lexuar 8101 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Dafina.S

Shiko profilin
« Përgjigjja #135 më: 02-12-2006, 21:39:40 »
Citojeni

nëse largohen unmiku dhe nato atëherë ne do ta formojm ushtrin ton dhe do të vet mbrohemi kjo nuk është aspak problem,,, un miku me domos duhet te ik një her e pergjithmonnnnnnn
E identifikuar
albnobody
100 % SHQIPTAR=100 % ENVERIST
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #136 më: 03-12-2006, 00:27:31 »
Citojeni

Nëse tërhiqet UNMIK-u, sipas kerkeses se "vetvendosjes" atëherë edhe ushtria e NATO-os do të tërhiqet !

Shtrohet pyetja prapë si para 8 vitesh;

Kush do ne mbroje neve ?
Para tetë vitesh ne s`kishim mundësi te mbrohemi se kishim tërë botën kundër vehtes.E tërë bota qe nga 1878-ta kishte armatosur dhe financuar serbosllavine qe t`e zhdukte të gjitha kombet e ish Jugosllavise duke i serbizuar apo debuar me dhunë... Tani pas tetë vitesh do mbrohemi vet.Tani kemi vetëm serbin kundër nëse ia mba te na sulmoje!Diaspora Kosovare  ka para me thase djem  dhe vasha te pushkes se paku 200 mijë...Armatim klasik dhe modern ka Shqipëria e sotme e etshme për dollare sa s`kanë 5 shtete ballkanike se bashku...Nuk dij se ç` do i mungoje Kosovës te vetmbrohet kur dihet qe paraja është ajo e cila e kethen ujin përpjetë!!!!!!!!!Unë e dij qe frika e mbjellur ne palce ne shumicen e shqiptareve qe nga femijeria nga propaganda evroserbe për serbine e pathyeshme dhe fuqi ushtarake botërore është ende aktuale edhe këtu në forum,por kjo s`ndikon aspak ne vendimet e sterstudjuara te AKSH-se zedhenes i se cilës është LEVIZJA...Ka kaluar koha e miteve si fetare si atyre ushtarake...sot te vret foshnja nga djepi...se këtë e bën  paraja ...dhe para kanë Kosovaret me shumë se çdo popull ballkanik!Të huajt s`erdhen t`à mbrojne kosoven por ta shkaterrojne nga brenda,ta asimilojne dhe ndajne siç janë duke bërë...Mashtrimet pacifiste te te zgjedhurve te evroserbise ne udheheqje te Kosoves ende janë duke e bërë punën e tyre ne dem te Kosoves por tash VETVENDOSJA ka dalë mbi tera partite...atë te Beogradit(LDK), te Tiranës(PDK),gruan e tre burrave AAK(LDK+PDK+Tribunali i Hages) partine franceze-greke ORA... etj...
Shkjaun ne Kosovë e ka futur evropa.Nga aty e nxori UçK-ja dhe Amerika.Sot shqiptareve s`u duhet askush tu vie ne ndihmë vetëm t`mos i pengoje...qe te çlirojne tera trojet e tyre etnike te roberuara.jemi populli me i ri dhe gjenetikisht me i shendetshmi e i forti ne evrope!Hekura dhe hekurishte ka ne botë sa të duash...nëse ke njerëz qe ato i përdorin...dhe pas 1999-tes Kosovaret e kanë hequr friken e miteve evropiane për sllavet e pathyeshem,edhe pacifistet e Rugovës tani e kanë flakur tutje këtë pelerine te turpshme...dhe janë bërë trima te mbrojne atedheun e tyre me pushke e jo më me fjale si Llomi i tyre!Potencialin ushtarak dhe njerezor qe ka Kosova sot vetëm mashtrimet e politikajve janë duke e demtuar dhe asgjesuar përditë...se është me i madhi ne ballkan pas turqise!
E identifikuar

Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historisë,te pavdekshmit,Kryeprofetit ENVER HOXHA
kreksi
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #137 më: 03-12-2006, 01:00:28 »
Citojeni

Para tetë vitesh ne s`kishim mundësi te mbrohemi se kishim tërë botën kundër vehtes.E tërë bota qe nga 1878-ta kishte armatosur dhe financuar serbosllavine qe t`e zhdukte të gjitha kombet e ish Jugosllavise duke i serbizuar apo debuar me dhunë... Tani pas tetë vitesh do mbrohemi vet.Tani kemi vetëm serbin kundër nëse ia mba te na sulmoje!Diaspora Kosovare  ka para me thase djem  dhe vasha te pushkes se paku 200 mijë...Armatim klasik dhe modern ka Shqipëria e sotme e etshme për dollare sa s`kanë 5 shtete ballkanike se bashku...Nuk dij se ç` do i mungoje Kosovës te vetmbrohet kur dihet qe paraja është ajo e cila e kethen ujin përpjetë!!!!!!!!!Unë e dij qe frika e mbjellur ne palce ne shumicen e shqiptareve qe nga femijeria nga propaganda evroserbe për serbine e pathyeshme dhe fuqi ushtarake botërore është ende aktuale edhe këtu në forum,por kjo s`ndikon aspak ne vendimet e sterstudjuara te AKSH-se zedhenes i se cilës është LEVIZJA...Ka kaluar koha e miteve si fetare si atyre ushtarake...sot te vret foshnja nga djepi...se këtë e bën  paraja ...dhe para kanë Kosovaret me shumë se çdo popull ballkanik!Të huajt s`erdhen t`à mbrojne kosoven por ta shkaterrojne nga brenda,ta asimilojne dhe ndajne siç janë duke bërë...Mashtrimet pacifiste te te zgjedhurve te evroserbise ne udheheqje te Kosovës ende janë duke e bërë punën e tyre ne dem te Kosovës por tash VETVENDOSJA ka dalë mbi tera partite...atë te Beogradit(LDK), te Tiranës(PDK),gruan e tre burrave AAK(LDK+PDK+Tribunali i Hages) partine franceze-greke ORA... etj...
Shkjaun ne Kosovë e ka futur evropa.Nga aty e nxori UçK-ja dhe Amerika.Sot shqiptareve s`u duhet askush tu vie ne ndihmë vetëm t`mos i pengoje...qe te çlirojne tera trojet e tyre etnike te roberuara.jemi populli me i ri dhe gjenetikisht me i shendetshmi e i forti ne evrope!Hekura dhe hekurishte ka ne botë sa të duash...nëse ke njerëz qe ato i përdorin...dhe pas 1999-tes Kosovaret e kanë hequr friken e miteve evropiane për sllavet e pathyeshem,edhe pacifistet e Rugovës tani e kanë flakur tutje këtë pelerine te turpshme...dhe janë bërë trima te mbrojne atedheun e tyre me pushke e jo më me fjale si Llomi i tyre!Potencialin ushtarak dhe njerezor qe ka Kosova sot vetëm mashtrimet e politikajve janë duke e demtuar dhe asgjesuar përditë...se është me i madhi ne ballkan pas turqise!

1.Diaspora Kosovare  ka para me thase djem  dhe vasha te pushkes se paku 200 mijë...Armatim klasik ...se këtë e bën  paraja ...dhe para kanë Kosovaret me shumë se çdo popull ballkanik !!!!

2. Hekura dhe hekurishte ka ne botë sa të duash...nëse ke njerëz qe ato i përdorin...

3. Potencialin ushtarak dhe njerezor qe ka Kosova sot vetëm mashtrimet e politikajve janë duke e demtuar dhe asgjesuar përditë...se është me i madhi ne ballkan pas turqise!

Unë vetëm këto tri pika i mora dhe i analizova me vëmendje, duke e lënë friken për te tjerët....apo me së miri do ishte qe të mos e përmendësh ashtu shpesh here si ashtu edhe tradhtin etj negativizma por shko drejtë e mos perserit fjale qe me dekada i kemi ndegjuar e jemi shurdhuar me këta paradoksa....
Fillo të ndërtosh diçka nga baza.

Ti thua se,  "ne diaspora kosovare" paskemi para ?
Po ai uji nuk kalon dy here mbi te njejtet gur ore albnobody !
A nuk e percjel fare situaten kendej ne perëndim se çfare krize e ka mbuluar tërë europen ?
Unë vete i kam pare françezët, kur ishte lufta e Kosovës me 1999, ku ata mbushnin karrosat me mallera ushqimore për ti nduhmuar te deportuarit, ishte e pamujtun dhe se kisha pritur këtë miresi nga françezet, te gjithë u çuan ne këmbë ne favor tanin...
Mirëpo sot more albnobody, jemi ne vitin 2006 dhe zoti mos e dhashtë e me pelcite edhe njëherë lufta.
A e din sa kushtojn 8 metra dru për te dalur nga dimri ?
A e din ti se ne qe jemi jashtë mezi qe ia arrijm te paguajm qiran, plus telefonin plus shpenzimet tjera, te holla me nuk ka askushi dhe këtë ide SHLYJE nga mendja.
As me ik me nga kosova askush s'ka me ik, mjafte më, populli është lodhur, ose do luftojn fyt em fyt me shkiet dhe do vdesin çati tan ne prag te shpise se me nuk kan ku me shku se jan mërzitur....

Iluzionet e hekurishtave harroji, merru me ndonjë arme fatale, ndonjë LASER  apo ndonjë misil te vlefshem e jo si te atyne hezbollave me kalasha !
Mbasi qenke mjeshter lufte ju duhet me pare të lexoni vepra e vepra qe nga e kaluara mbi komandantet e mdhenje e pastaje te hartoni edh planin tuaje e pa iu trguar fare forumistave por te mbylleni dikun ne ndonjë bunker ku askushi nuk do ti dije planet e tuaja se kështu ti të gjitha po i çet ne shesh e pastaj mos te vjen çudi se askush nuk do vijë pas teje, ke mendet djalo !

hajt shnet

 
 





E identifikuar

- S'pyet asnjëri se ç'bëri atdheu për ty, por ç'ke bër ti për atëdheun!
J.F.K
PetritKola

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #138 më: 03-12-2006, 03:32:13 »
Citojeni

Po ja "Vetvendosja" i ka disa plane por te tjerët po përpiqen ta pengojne popullin qe ti bashkohet...
E identifikuar

Porosit e serbit dhe grekut për te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarët janë realizuar me fanatizëm nga veglat e tyre shqiptare.

http://vErtEt.blogspot.com/
albnobody
100 % SHQIPTAR=100 % ENVERIST
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #139 më: 03-12-2006, 05:52:02 »
Citojeni

1.Diaspora Kosovare  ka para me thase djem  dhe vasha te pushkes se paku 200 mijë...Armatim klasik ...se këtë e bën  paraja ...dhe para kanë Kosovaret me shumë se çdo popull ballkanik !!!!
Këtu  ne këtë fjali me mungon një fjale...qe s`e them enkas...

Citojeni
2. Hekura dhe hekurishte ka ne botë sa të duash...nëse ke njerëz qe ato i përdorin...
Edhe këtu njësoj!

Citojeni
3. Potencialin ushtarak dhe njerezor qe ka Kosova sot vetëm mashtrimet e politikajve janë duke e demtuar dhe asgjesuar përditë...se është me i madhi ne ballkan pas turqise!
Këtë edhe po të dua ta meshehi,kjo s`meshihet dot...se e tërë bota e di sa te rinj shqiptare ka brenda dhe jashtë Kosovës qe për Lufte kundër shkjaut luten përditë.

Citojeni
Unë vetëm këto tri pika i mora dhe i analizova me vëmendje, duke e lënë friken për te tjerët....apo me së miri do ishte qe të mos e përmendësh ashtu shpesh herë si ashtu edhe tradhtin etj negativizma por shko drejtë e mos perserit fjale qe me dekada i kemi ndegjuar e jemi shurdhuar me këta paradoksa....
Fillo të ndërtosh diçka nga baza.
Mos e merr mundimin ti fare t`me paralajmerosh...se unë edhe te dija diç sekrete nga këto pune s`dij ta them ne opinion... Me mungon shprehja dhe guximi siç shihet edhe ne shkrimet e mia?????????

Citojeni
Ti thua se,  "ne diaspora kosovare" paskemi para ?
Po kjo është e vërtetë...Ju Kosovaret keni para ,ne mos më thase siç e kam thënë,me strajca(trasta) pa asnjë dyshim.kam jetuar unë jasht ca kohe sa te njoh Kosovaret!
Citojeni
Po ai uji nuk kalon dy herë mbi te njejtet gur ore albnobody !
Edhe unë e dij këtë bile lutem qe asnjëherë t`mos kaloje andej nga kaloi gjatë viteve te paraluftes dhe gjatë luftës se Kosoves! N`at kohe vet isha ne këto rrjedha dhe i dij mirë...Por tashi janë fjale tjera...s`ka me parti,ka vetëm Kosovë!
Citojeni
A nuk e percjel fare situaten kendej ne përëndim se çfare krize e ka mbuluar tërë europen ?
Se paku 3 muaj ne vit i bëj ne evrope dhe amerike ne vit...i dij të gjitha...krizat,papunesine,invalidet,ndihmatsociale...rrezikun e mosvazhdimit te vendqendrimit...e tërë te zezat tjera qe me siguri si di me mirë as ti vet...
Citojeni
Unë vete i kam pare françezët, kur ishte lufta e Kosovës me 1999, ku ata mbushnin karrosat me mallera ushqimore për ti nduhmuar te deportuarit, ishte e pamujtun dhe se kisha pritur këtë miresi nga françezet, te gjithë u çuan ne këmbë ne favor tanin...
Ne vitin 1997-8-9 unë vet kam mbledhur para nga gjermanet për UçK-ne.I kam edhe sot kopjet e deshmive nga kush kam marrur parate,me emër,adresa etj...
Citojeni
Mirëpo sot more albnobody, jemi ne vitin 2006 dhe zoti mos e dhashtë e me pelcite edhe njëherë lufta.
Atëherë ishte shumë me vështirë se sot.Atëherë kishim përkrahjen humanitare dhe ushtarake te(disa) te huajve por s`e kishim popullin tonë...tani i kemi te dyja se sot ne Kosovë  dhe trojet tjera te okupuara shqiptare përveç Shqipërisë sone qe e ka perpire Greku(edhe pse nga këtu ka sot me mija qe do të gjendeshin ne ballë te luftës nëse sërish do të kercet diku nder ne)te gjithë janë bindur se pacifizmi s`qenka zgjidhje...Tërë shqiptarët e sotëm qe janë te robëruar brenda Kosoves nga te huajt janë bërë një...janë ngire me demokracine e ANMIK-ut dhe s`u bën syri verr hiq te hidhen para Tanksit i kujtdoqofte ai...Këtë shkalle gadishmerie ta kishte patur Kosova me 1992-ten,KOsova sot do ishte Slloveni!Por edhe sot s`është keq...Ajo qe është kryesore është arrijtur.Askush sot s`identifikohet më me Parti por me Pavaresi dhe gadishmeri për te vdekur për te...Këtë gjendje te tillë e ka bërë ANMIK-u dhe duhet "falenderuar".As një i ri shqiptar,qe nga mëngjesi e gjer ne mesnate nuk lutet te jetoje me ne këtë "liri dhe demokraci" te ANMIK-ut...Pra fitorja morale është arrijtur,mbetet vetëm ajo Natyrale.Dhuna prodhon dhunë...këtë duhet ta dijsh ti mirë...Pa dhunen dhe shkaterrimin total te ANMIK-ut qe i bëri Kosoves qe 7 vite popullsia e Kosoves asnjëherë s`do bashkohej ne një pikë te perbashket...Tani askush ne Kosovë s`po i ngrite gishterinjte për te therritur demokraci,demokraci se kjo për 7 vite u doli,jo për hundesh por edhe për bira te vesheve dhe syve!Tani edhe ata lidere qe me pare ishin ne gjendje te fusnin duart ne zjarr për demokracine dhe demokratet e huaj,janë kethyer krejtësisht prapa dhe janë bashkuar me antidemokratet!Edhe kjo është një fitore e madhe qe nuk duhet te fshehet as ne shkrimet e mia nëpër forume...
Citojeni
A e din sa kushtojn 8 metra dru për te dalur nga dimri ?
Po e dij qe dru te mjaftueshme për te kaluar dimrin e ashper siç bën gjithnjë ne Kosovë(se këtu ne Shqipëri,përveç veriut jo) kushtojne diku nga 300 gjer ne 500 £...Por unë dij edhe një fjale tjetër...qe asnjë cent edhe po të kisha miliarda dollare sikur Bill Gejt-i s`do u dergoja për dru dhe nxemje...NMxemja i duhet femiut dhe plakut gjersa ne Kosovë te gjithë janë te rinj...le të ngrohen...ka shumë mënyra për të mos ngrire...levizje,pune,ushtrime,kalitje...MIc Sokoli ne dimer,thyente akullin dhe futej ne Valbone...nxirrte akuj nga uji dhe me ta ferkonte trupin e tij...njësoj sikurse ne sot i shohim japanet dhe kinezet qe ne akull dhe ne temperatura gjer 25 grade minus lahen ne lumenj dhe bazene te ngrira...
Citojeni
A e din ti se ne qe jemi jashtë mezi qe ia arrijm te paguajm qiran, plus telefonin plus shpenzimet tjera, te holla me nuk ka askushi dhe këtë ide SHLYJE nga mendja
.Këto i dij.I dij të thash se përçdo vit vizitoj Gjermanine,Austrine,zvicren,italine,belgjiken (dhe Ameriken)
Citojeni
As me ik me nga kosova askush s'ka me ik, mjafte më, populli është lodhur, ose do luftojn fyt em fyt me shkiet dhe do vdesin çati tan ne prag te shpise se me nuk kan ku me shku se jan mërzitur....
Kjo është ajo qe e ceka me pare...ANMIKU me kriminalitetin e tij demokratik i bëri te gjithë Kosovaret një me ata qe me pare s`e deshen...Tash s`ka me LDK-PDK-AAK-LPK-LKçK...etj...tani popullit i ka rënë ne mendje se vetëm vdekja ke pragu i deres siç e bëri ADEM jashari paska qenë zgjidhja e vërtetë...
Citojeni
Iluzionet e hekurishtave harroji, merru me ndonjë arme fatale, ndonjë LASER  apo ndonjë misil te vlefshem e jo si te atyne hezbollave me kalasha !
Unë jam njeri nga ata qe hekurishtet i kam profesion qe nga lindja!Ok?
Citojeni
Mbasi qenke mjeshter lufte ju duhet me pare të lexoni vepra e vepra qe nga e kaluara mbi komandantet e mdhenje e pastaje te hartoni edh planin tuaje e pa iu trguar fare forumistave por te mbylleni dikun ne ndonjë bunker ku askushi nuk do ti dije planet e tuaja se kështu ti të gjitha po i çet ne shesh e pastaj mos te vjen çudi se askush nuk do vijë pas teje, ke mendet djalo !
NJe gjë duhet te ta them:
Hajnia me e madhe bëhet ditën për diell (fjale e pleqve tanë shqiptare)

Mos u bëj merak...i dijmë (ne) hallet dhe hallexhinjte...Poli tika  edhe pse abstrakte është shkenca me ekzakte!

 
 






[/quote]
E identifikuar

Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historisë,te pavdekshmit,Kryeprofetit ENVER HOXHA
PrishtinaGirl

Shiko profilin
« Përgjigjja #140 më: 03-12-2006, 15:47:15 »
Citojeni

kan te drejtë sepse nuk është duke shkuar puna mirë. vetëm pse serbija ka zgjedhje e shtyan vendosjen për status ndërsa Kosova i shtyjti zgjedhjet për vitin tjetër pershkak te statusit,,,,hmmmm atëherë kon po e ndegjojn nderkombetaret....q far po thojn serbet po bëhet,,,

kam frikë se sdo te bëhet Kosova e pamvarur kështu siç është duke shku puna, andaj levizja Vetevendosja mirë bëjnë qe tregoin se edhe ne shqiptarët duhet me u pyet se nuk akseptojm gjithqka,,,BRAVO
 Perqafim
E identifikuar
kreksi
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #141 më: 03-12-2006, 19:33:00 »
Citojeni

Ka edhe vleren e vete kjo levizje sepse ne te janë te kyçur me se shumti te rinjet mirëpo edhe një gabim ua gjeta, jo qe te revoltoje albnobody-n por kështu mendoj unë se do ishte edhe më e for¨kjo levizje nëse do rekrutonte ne gjirin e saje edhe vajza te shkolluara sepse kur i shofim ato imazhe përplotë me çuna ne syt e tjerve bie se këtu është fjala për "huliganizem" kurse po të kishte edhe femra ne këtë levizje besoje se do ishte me e perkrahur kjo levizje...
Nuk e di se sa më ka kuptuar albnobodi dhe dafina ne këtë ndërhyrjen time prej se largti....

vetëm për albnobody ...

shëndet,
kreksi

E identifikuar

- S'pyet asnjëri se ç'bëri atdheu për ty, por ç'ke bër ti për atëdheun!
J.F.K
kreksi
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #142 më: 03-12-2006, 20:43:43 »
Citojeni



Përpëlitja


Sigurisht që Flaka Surroi është në panik. Dhjetëra mijëra njerëz brohorisnin ‘Poshtë Grupi Negociator i Kosovës’. E, vëllau i saj, Veton Surroi, është pjesë e spikatur e atij grupi që po e tregton vullnetin e popullit të Kosovës me armikun e Kosovës, Serbinë. Kjo s’do të thotë se Veton Surroi nuk është konsistent. Përkundrazi.
 


Demonstrata e 28 nëntorit 2006 nuk i ka tronditur vetëm negociatorët kosovar. As vetëm ’institucionet’ e Kosovës e zyrtarët e UNMIK-ut. Pra, jo vetëm ata, luksi i të cilëve mbahet në kurriz të mirëqenies së qytetarëve që mungon dhe të cilët bëjnë pazare me Serbinë duke ngushtuar perspektivën e popullit. Ajo i ka tronditur edhe redaktorët e gazetave dhe televizioneve. Shumë prej tyre u hodhën në sulm që ta paraqesin sa më negativisht demonstratën tonë, ta stigmatizojnë e satanizojnë atë. Janë së paku dy shkaqe kryesore për këtë. 


E para, ata redaktojnë si gazetarë të pakurriz që janë. Edhe nëse ndonjëri ka pasur ndonjëherë kurriz, ia kanë thyer atë pas ngjarjeve të 17 e 18 marsit të vitit 2004. Mediat u sulmuan atëbotë sepse kishin transmetuar drejtëpërdrejt të vërtetën. Në vend që të kërkohej përgjegjësia e policisë dhe KFOR-it për njëzet të vrarë dhe qindra të lënduar e plagosur, mu këto fajësonin mediat të cilat të ndrojtura kërkonin shpëtimin duke i falur pushteti e jo fitoren duke u ballafaquar me pushtetin. Dhe tash, nuk ka më nevojë që dikush t’ua tërheq vërejtjen ose t’i dënojë. Ato këtë ia bëjnë vetes së tyre. Modelohen paraprakisht konform sfidës që u vie. Sfida tretet sepse ato tretën para saj. Censura e dikurshme, meqë pati sukses, tashmë u bë autocensurë. Por jo vetëm kaq. Këta gazetarë që gazeta bëjnë dhe veçse gazeta lexojnë, para çdo demonstrate me redakturat e tyre ringjallin imazhet e 17 e 18 marsit të vitit 2004 dhe retorikën diferencuese të asaj kohe. Përhapin frikë dhe flasin gjepura të tilla si ‘stabiliteti i proceseve’ paçka që këto procese s’kanë të bëjnë me demokracinë dhe kurrësesi s’janë pozitive. Pra, autocensura e tyre nuk është e heshtur, dhe, për këtë arsye, mbetet disi e pavërejtshme. Ata janë shndërruar në altoparlantë të regjimit të cilët kritikojnë rezistencën qytetare dhe jo sistemin shtypës politik. Ata fokusohen në definimin e demonstratës kundër institucioneve antipopullore e jo në servilitetin e paskrupullt të këtyre ‘institucioneve’ që janë shkaku i demonstratës. Jo secili prej këtyre redaktorëve është i vetëdijshëm për tërë këtë, mirëpo kjo pa dyshim që tashmë është gjithnjë e më e parëndësishme.   


E dyta, ata redaktorë janë të afërt me vetë negociatorët kosovar dhe brenda gravitetit fatal të negociatave që po zhvillohen me Serbinë. Përmes partive politike ose drejtpërdrejt me negociatorët, ata i kanë lidhjet e tyre të interesit dhe ato farefisnore. Ja një shembull sa tipik aq qesharak. Sigurisht që Flaka Surroi është në panik. Dhjetëra mijëra njerëz brohorisnin ‘Poshtë Grupi Negociator i Kosovës’. E, vëllau i saj, Veton Surroi, është pjesë e spikatur e atij grupi që po e tregton vullnetin e popullit të Kosovës me armikun e Kosovës, Serbinë. Kjo s’do të thotë se Veton Surroi nuk është konsistent. Përkundrazi. Pikërisht Veton Surroi mundohej ta shpëtonte Jugosllavinë në fund të 80-tave e fillim të 90-tave me UJDI-n; në vitin 1993 ai i ftoi shqiptarët që të dalin në zgjedhje të Serbisë; më 15 maj 1998 u takua me Milosheviqin për t’ia mundësuar atij që shqiptarët t’i ndajë në terroristë (siç i quante ai luftëtarët e UÇK-së) dhe të tjerë para se t’ia fillonte ofensivës në fshatrat e Kosovës kundër UÇK-së; ndërkaq, në verën e vitit 1999 shkruante për fashizmin shqiptar për të fituar edhe më shumë donacione nga inxhinierët e multietnicitetit. Tash, në Riga të Letonisë, ku Serbia u pranua pa kushte në Partneritetin për Paqe, u zgjodh që nga Kosova të jetë i ftuar Veton Surroi, pikërisht ai i cili s’do ta ngriste fare zërin kundër kësaj meqë si zakonisht është tepër i preokupuar me veten e tij. Më 28 nëntor 2006, Grupi Negociator i Kosovës definitivisht pësoi shuplakë. Mirëpo, po del se Veton Surroit ajo i ka dhembur më së shumti. Andaj, Flaka Surroi e mobilizoi gazetën Koha Ditore dhe KTV-në kundër Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kundër zgjimit popullor të së martës. Këta punëtorë të devotshëm të sistemit janë si ata nëpunësit titistë që bënin përpjekje titanike vetëm dhe vetëm që asgjë të mos ndryshojë. Ata ia përkdhelin qimen kryetarit dhe janë të egër me vartësit poshtëë tyre. Ata duan të vazhdojnë t’i kenë nga dy pushime vjetore, profite e paga shumë të larta, konferenca e seminare në hotele luksoze, dhe, ndonjë pikturë të shtrenjtë në mur që ndodhet aty për t’ua interpretuar atë me graciozitet mysafirëve të rrallë. Se këta nuk duan të ndryshohet gjë e dëshmon edhe fakti se përkundër shkrimeve nëpër gazetat dhe përkundër transmetimeve nëpër televizionet e tyre që madje edhe kundërshtojnë negociatat me Serbinë dhe sidomos të tilla që denoncojnë keqpërdorimet e ministrave e deputetëve, këta esencialisht nuk duan që të ndërmerret asgjë serioze lidhur me këto. Pra, ata lejojnë që të bëhen kritika dhe demaskime në mediumet e tyre, por në thelb nuk duan ndryshime. Posaçërisht nuk i duan ata që problematizojnë fundamentalisht siç bën Lëvizja VETËVENDOSJE!, pra nuk i duan ata që duke gërmuar themelet e shtëpisë e cila assesi të ndërtohet kanë zbuluar se ato themele janë tërësisht të mbrapshta dhe se ‘shtëpia’ do të na zërë brenda. Më herët, po këta njerëz e kanë përqeshur Lëvizjen tonë atëherë kur nuk e kanë injoruar atë. Mirëpo, tanimë është e qartë se atyre kjo s’do t’iu mjaftojë. Tash, iu duhet të na luftojnë. Nëse dikur e kanë publikuar me njëfarë indiference të shtirur aktivitetin tonë në faqet dyshifrore të gazetës ose kah fundi i edicionit të lajmeve, tash e botojnë në faqen e parë me gjykimin i cili ka për synim dekurajimin e masës. Nuk e kuptojnë që janë ca gjëra, si puna e vullnetit të popullit, që s’ndalen dot. Ata janë në siklet dhe kanë zënë të përpëliten. Populli po zgjohet por edhe po ngritet. Të tjerë do të bien. Shpurdhja e tyre është tregues i fillimit të rënies së tyre. Siç ka thënë edhe Gandhi me një rast: ’Në fillim të shpërfillin, më pas të përqeshin, mandej të luftojnë, pastaj ti fiton.’ Kanë shumë arsye, ndonëse të pështira, që të na luftojnë. Para se të humbin, natyrisht. 
 


Prishtinë, 29 nëntor 2006

Albin Kurti
E identifikuar

- S'pyet asnjëri se ç'bëri atdheu për ty, por ç'ke bër ti për atëdheun!
J.F.K
arbias
Urime pavarsija
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #143 më: 03-12-2006, 21:18:11 »
Citojeni


KUR POPULLI NIS TË VETËVENDOS 
     
Wednesday, 29 November 2006 

Theksime nga konferenca e sotme për shtyp

Një ditë para demonstratës sonë të 28 nëntorit 2006, UNMIK-u sajonte kërcënime ndaj vetes. Thoshte se burimet e kërcënimeve janë të besueshme por i linte ato të jenë anonime. Mbase, njëmend ishin të besueshme pasi që këto kërcënime ia bënin vetvetes. Qëllimi i tyre sigurisht që ishte përhapja e frikës dhe panikut te qytetarët, rrjedhimisht terrorizimi i tyre. Në vendet normale dhe demokratike, qytetarët ankohen te pushteti për kërcënime ndërkaq në Kosovë pushteti absolut ankohet te qytetarët se kinse na qenka kërcënuar!

Zëdhënësi i SHPK-së bëri disa shpifje. Së pari, tha se në demonstratë ishin vetëm 2.000 veta, ndonëse bëhet fjalë për disa dhjetëra mijëra. Së dyti, tha se policia intervenoi tek UNMIK-u meqë aty u rrezikua jeta e njerëzve, pasi që blloku i betonit u rrëzua dhe u krijua hapja për hyrje. Asnjë njeri nuk u lëndua ose rrezikua në demonstratën tonë. Po të ishim të interesuar që të hynim në ndërtesat e pushtetit kjo s'do të ishte kurrfarë sfide e problemi për masën protestuese. Ky nuk ishte synimi ynë. Bile aktivistët e VETËVENDOSJE!-s veprimi i parë që bënë me të mbërrijtur para selisë qendrore të UNMIK-ut ishte vendosja e zinxhirëve dhe mbyllja me dry e hyrjes së këtij regjimi antidemokratik. Ne veçsa sulmuam murin e UNMIK-un që paraqet demonstrim të pastër të fuqisë despotike. Dhe, po të donim të hynim në ndërtesën e UNMIK-ut këtë s'do ta bënim duke i larguar blloqet e rënda të betonit por duke kapërcyer grilat vetëm pak metra më tej. Këso akuze, çfarë ishte kjo e SHPK-së, ose vjen nga dikush që është idiot ose nga dikush që të tillë i konsideron teleshikuesit, pra publikun kosovar. Me këtë qëndrim të saj, SHPK-ja hapur u doli në mbrojtje hajnave dhe kolaboracionistëve. Ajo nuk po i mbron qytetarët prej vjedhjeve, por po e mbron pushtetarët vjedhës. SHPK-ja nuk po i akuzon e sulmon 'Rojet e Urës' dhe strukturat e Serbisë në Kosovë, por neve që po kërkojmë vetëvendosje për popullin e Kosovës! Kulmi i mjerimit të tyre është se ata fare nuk morën pjesë në intervenimin kundër nesh! Ishin policët ndërkombëtar ata që përdorën sprej dhe gaz lotsjellës kundër demonstruesve. Pra, SHPK-ja u doli në mbrojtje policëve ndërkombëtar të cilët vepruan dhunshëm kundër demonstruesve, duke gënjyer edhe që policia i shpërndau demonstruesit. Për më shumë se 20 minuta pas gazit lotsjellës ne ende ishim aty. Demonstruesit u shpërnanë vetëm atëherë kur u realizua plotësisht skenari i demonstratës. Gjuajtja me shishe me bojë ishte plani ynë. Populli i mllefosur gjuajti edhe me gurë. Ne plotësisht e kuptojmë këtë zemërim të popullit dhe marrim përgjegjësi për veprimet e tij. Ne jemi pjesë e këtij populli që mbijetoi nëpër shekuj dhe nuk u nënshtrua asnjëherë. Nëse SHPK-ja mendon se në të ardhmen mund ta keqinformojë popullin apo ta sulmojë e dëmtojë Lëvizjen VETËVENDOSJE!, ajo gabohet shumë rëndë. Populli po vetëdijësohet dhe ne po forcohemi. Do të ballafaqohemi gjithnjë e më ashpër. Deri në fund. E fundi është fund i këtij pushteti dhe mekanizmave të tij.

Zyrtar partish e 'institucionesh' folën për pronën e dëmtuar dhe shfaqën brengat e tyre për djersën e popullit! Ata të cilët e keqpërdorën këtë djersë për vite të tëra dhe vazhdojnë të zhyten pandalshëm në korrupsion gjithnjë e më të thellë kanë fytyrë që tash të flasin për atë popull dhe kontributin e tij. Ata që vodhën e po vjedhin ankohen për të vjedhurin dhe në emër të tij! Çfarë pafytyrësie! Ngjyra e kuqe dhe xhamat e thyer ishin dënimi minimal dhe vërejtja e fundit për këto 'institucione' që i bëjnë vendase projektet e huaja kundër popullit të Kosovës.

Shumë media elektronike dhe të shkruara nuk paraqitën faktet e demonstratës por qëllimet e tyre për ruajtjen e status quo-së në Kosovë. Sigurisht se rasti më eklatant ishin mediat e Veton Surroit: gazeta Koha Ditore dhe KTV-ja. Redaktorët e tyre pa dyshim se duan ta përgatisin terrenin për sulmin e pushtetit kundër Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Mbase, asgjë e çuditshme: Veton Surroi, në konsistencë me veprimet e tij në vitet e 90-ta negocion me Serbinë, duke ia dhuruar asaj trashëgiminë kulturore ortodokse të Kosovës dhe gjithnjë e më shumë komuna të tjera të reja serbe.

Pa marrë parasysh shpifjet dhe presionet, VETËVENDOSJE!-a dhe vetëvendosja nuk ndalen. Ato janë vetë populli. Ne i falenderojmë të gjithë demonstruesit për guximin dhe vetëdijen e lartë. Ishte kjo demonstrata më e organizuar dhe e fuqishme. Mirupafshim, në demonstratën e ardhshme.

Lëvizja VETËVENDOSJE!



Më poshtëë i keni 5 arsyet ku tregohen shkaqet e sulmit të IPVQ-ve dhe UNMIK-ut prej popullit të Kosovës. Këto 5 arsye u vendosën nëpër objektet e këtyre institucioneve pas dënimit të ekzekutuar.

Për IPVQ-të:

5 ARSYET

Ju i pranuat, dhe kështu legalizuat të gjitha dokumentet më të dëmshme që e cenojnë seriozisht të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e këtij vendi dhe popullit të tij (Marrëveshjen e Rambujesë, Rezolutën 1244, Kornizën Kushtetuese, Raportin e Kai Eides, etj.).

Ju e pranuat pa kusht negocimin e vullnetit të popullit të Kosovës.

Ju e tjetërsuat kulturën dhe historinë tonë, duke ia falur atë Serbisë, agresorit më të egër që e kemi provuar ndonjëherë.

Ju ia falët armikut shekullor 1/3 e territorit të Kosovës, për t'ia trasuar rrugën dhe forcuar pozitën strategjike Serbisë në luftën e ardhshme për riokupimin e Kosovës.

Ju i pranuat të gjitha kërkesat e Serbisë në mënyrë që ajo të vendos se ku dëshiron t'i kthejë serbët në Kosovë, për t'ia mundësuar kështu rikolonozimin e Kosovës për të pestën herë.

Prandaj Ne ju sulmuam
Ju sulmuam për t'u çliruar

POPULLI I KOSOVËS



Për UNMIK-un:

5 ARSYET

Ju e mbrojtët institucionalisht Serbinë në Kosovë.

Ju e uzurpuat dhe monopolizuat tërë hapësirën politike, ekonomike e sociale të Kosovës, për t'ia mohuar kështu popullit të Kosovës vullnetin për liri dhe interesat për zhvillim.

Ju ua mohuat të drejtën qytetarëve të Kosovës për të qenë qytetarë duke i shndërruar ata, pa i pyetur fare, në banorë.

Ju i korruptuat gjykatat dhe policinë duke i detyruar ata të punojnë për ju e jo për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve.

Ju ia mohuat popullit të Kosovës që ta ketë qeverinë e vet, e drejtë kjo minimale që e kanë edhe territoret autonome, duke i uzurpuar dhe shantazhuar IPVQ-të e krijuara nga vetë ju.

Prandaj Ne ju sulmuam
Ju sulmuam për t'u çliruar

POPULLI I KOSOVËS 


E identifikuar

Lirin nuk u a solla un atè e gjeta mes jush !
arbias
Urime pavarsija
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #144 më: 03-12-2006, 21:21:44 »
Citojeni


Tortura ndaj aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! brenda stacionit të policisë       
Sunday, 03 December 2006 
Gjatë pasditës së djeshme vazhdoi fushata për arrestimin e aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në shtëpitë e tyre u kërkuan aktivistët Atdhe Buja dhe Avni Sylejmani. Shtëpia e këtij të fundit është vizituar përsëri mbrëmë një orë para mesnate.Gjithashtu sot paradite policia kishte qenë dy herë në shtëpinë e aktivistit Vedat Xhymshiti. Në anën tjetër, vazhdon presioni psikologjik ndaj familjes së aktivistit Xhelal Sveçla. Vetëm gjatë ditës së djeshme tri herë policia ishin në shtëpinë e tij për ta kërkuar. Policia vazhdon avazin e vjetër të torturimit të aktivistëve edhe brenda stacionit të policisë. Polici Naser Sopjani me numër identifikues 4815 e ka goditur me grusht në syrin e majtë aktivistin Salih Zyba brenda stacionit të policisë. Aktivisti Salih Zyba mori pjesë në tri luftëra të shqiptarëve për çlirim. Ai ishte pjesëtar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në Ushtrinë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc si dhe në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare. Sulmin brutal ndaj Salihut në stacionin e policisë e ka konfirmuar edhe KMDLNJ-ja. Sipas Behxhet Shalës, drejtor në këtë Këshill, i cili dy herë i ka vizituar aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëri nga të arrestuarit, saktësisht Salih Zyba, është grushtuar pa ndonjë arsye në stacionin e policisë në lagjen e Muhaxherëve, me ç’rast i është mavijosur syri i majtë. Gjithashtu sipas KMDLNJ-së asnjërit prej të arrestuarve nuk i është dhënë ndonjë vendim as për bastisje të shtëpive e as për arrestim. Mbrëmë aktivistët e kanë refuzuar ushqimin ngase atyre u janë servuar produkte me barkodin e Serbisë 860.
E identifikuar

Lirin nuk u a solla un atè e gjeta mes jush !
Elektra
*Engjëllushë*
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #145 më: 04-12-2006, 20:31:26 »
Citojeni

Levizja"Vetevendosje"si duket është vonuar ne manifestimin e saj për te demonstruar.Kjo është dashur te bëhet ne kohën e fillimit te negociatave shqiptaro-serbe,e jo tani kur presim përfundimisht rezultatin e këtyre negociatave.Duket se kësaj levizje i mungon një strategji e qartë ne programin e saj tash dhe me pas.
E identifikuar

Qiellin nuk di si ta pikturoj më,
tek shijoj puthjen e përëndimit në horizont
Buzën e sipërme të nxjerë mbi Jon
e tjetrën që më pëshpërit duke më dërguar valëzat në breg
kreksi
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #146 më: 04-12-2006, 20:48:26 »
Citojeni

Ke plotesishte te drejtë Elektra !
E identifikuar

- S'pyet asnjëri se ç'bëri atdheu për ty, por ç'ke bër ti për atëdheun!
J.F.K
walter

Shiko profilin
« Përgjigjja #147 më: 08-12-2006, 14:21:48 »
Citojeni

Me vjene mirë qe ma në fund pashë se sa i përket vetevendosjes nuke keni njohuri te duhura, nuke e dini fare pse është formua kushe e formoj nga erdhe ideja ,pse perkrahet e pse jo ,kushe e bane barren kryesore ku dhe pse këto janë berthama. Dafina te na tregon kushe e udheheqe vetevendosjen ne mitrovice e secili për komunat e veta. Cilate parti janë te afërta me vetevendosjen. Qfare është plani për mitrovicen i po kësaj levizje, kushe foli nga ju me Liburnin apo Albinin apo vlene edhe për Dafinen ne mitrovice me Gani Baliun. Jo veqe po shkruajmë se po dojme te shkruajm për levizjen duhete te folet me ata kopetente apo te qatoni me ta dhe ju imformojne sikure se mua  qe me kanë imformuare . Nji here ju pershendese.
E identifikuar
albnobody
100 % SHQIPTAR=100 % ENVERIST
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #148 më: 08-12-2006, 23:50:28 »
Citojeni

Me vjene mirë qe ma në fund pashë se sa i përket vetevendosjes nuke keni njohuri te duhura, nuke e dini fare pse është formua kushe e formoj nga erdhe ideja ,pse perkrahet e pse jo ,kushe e bane barren kryesore ku dhe pse këto janë berthama.
Hajt bre...mos u lodh të tregosh...
Ata qe dijnë  me shumë nga ajo  qe dijnë ta  kritikojnë VETVENDOSJEN ata shkojnë ke ajo...apo i shkruajnë asaj direkt se si te sillet...e jo ...
E identifikuar

Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historisë,te pavdekshmit,Kryeprofetit ENVER HOXHA
kreksi
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #149 më: 09-12-2006, 19:32:49 »
Citojeni

Padrejtësia


Mosndëshkimi i Serbisë është shkaku kryesor pse në popullin, shoqërinë dhe shtetin e Serbisë nuk ka keqardhje, pendesë dhe as kërkim falje për krimet nga e kaluara e të cilat u kryen në emër të tyre. Mungesa e drejtësisë për viktimat kosovare dhe mohimi i vullnetit të popullit për liri e pavarësi është shkaku kryesor pse nuk është restauruar dinjiteti i shqiptarëve të Kosovës dhe ata kurrësesi s’po arrijnë të përparojnë. Mosndëshkimi po e inkurajon Serbinë që ta përsërisë krimin e saj.
 


Serbia, pa plotësuar kurrfarë standardesh e parakushtesh, u njoh si trashëgimtare e Jugosllavisë. Pas rrëzimit të Milosheviqit ajo u rehabilitua plotësisht ndonëse vetë ajo ishte shkaktare e luftërave më të tmerrshme në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore. Origjina e Jugosllavisë ishte shprehje e hegjemonizmit serbomadh. Origjina e prishjes së Jugosllavisë ishte sërish shprehje e hegjemonizmit serbomadh. Diskursi nacional-shovinist i Milosheviqit mobilizonte për një Serbi të Madhe që ngërthen përbrenda të gjithë serbët dhe varret e tyre kudo që ato ndodheshin. Popujt e tjerë që nuk nënshtroheshin e rezistonin duheshin vrarë ose dëbuar. Kështu ai nisi me fushatat militariste të agresionit gjithandej Jugosllavisë për ta ringjallur Serbinë nga fillimshekulli i kaluar, Serbinë e Nikolla Pashiqit. 250.000 joserbë u vranë e masakruan në Slloveni, Kroaci, Bosnje e Kosovë nga forcat ushtarake dhe policore serbe. Nëse pesë veta janë vrarë nga një pjesëtar i këtyre forcave atëherë kjo do të thotë se sot janë 50.000 kriminelë lufte e vrasës serikë që shëtisin të lirë në Serbi. Pa përfshirë këtu edhe dhjetëra mijëra femra të dhunuara dhe po aq joserbë të tjerë të zhdukur, eshtrat e të cilëve zbulohen kohëpaskohe nëpër varreza masive apo edhe nuk gjenden e s’do të gjenden asnjëherë meqë janë bërë shkrumb e hi nëpër shkritoret e metalurgjisë në Serbi. Përderisa në fillim të të 90-tave Kroacia e Bosnja ballafaqoheshin me një ushtri që po kriminalizohej sepse të tillë e kishte projektin politik që i rrinte sipër, në fund të viteve të 90-ta Kosova u detyrua të përballej me kriminelë të rryer që vrasjen dhe plaçkitjen tashmë e kishin bërë profesion. Përkundër kësaj, pas qershorit të vitit 1999, ushtria jugosllave mbeti plotësisht e pacenuar. Në vend se ajo të demilitarizohej dhe çmontohej, u bë më shumë se e kundërta. Jo vetëm që ajo mbeti tërësisht e pareformuar dhe e paprekur, por, për më keq se kaq, u bë çarmatosja e UÇK-së, e asaj force që e kishte luftuar një ushtri të tillë vrastare! U morën pushkët e çlirimtarëve dhe u asgjësuan ato, ndërsa kriminelët serbë u lanë të lirë të tërhiqen në Serbi me gjithë armatimin e tyre të lehtë e të rëndë. Pikërisht me atë armatim me të cilin kishin granatuar fshatrat e qytetet shqiptare duke shkatërruar ose dëmtuar 119.855 shtëpi dhe me të cilin kishin vrarë e pushkatuar rreth 14.000 shqiptarë, 90% të të cilëve civilë të paarmatosur e të pambrojtur. Pas mbarimit të luftës, Kosova u vendos nën administrim ndërkombëtar dhe asaj iu vunë standarde për të plotësuar. Në vend se të çarmatosej ushtria serbe dhe Serbia të vendosej nën administrim ndërkombëtar për t’iu nënshtruar një procesi të ngjajshëm me denazifikimin e Gjermanisë, Kosova u vendos nën tutelën e regjimit jodemokratik të UNMIK-ut dhe popullit të saj të shumëvuajtur iu imponuan standarde e kushtëzime arbitrare. Nuk iu nënshtrua mbikëqyrjes agresori dhe nuk iu pranua liria viktimës por u la i lirë agresori dhe u fut nën kontroll viktima. Serbia mbeti e pandëshkuar kurse Kosova mbeti pa drejtësinë e shumëpritur. Mosndëshkimi i Serbisë është shkaku kryesor pse në popullin, shoqërinë dhe shtetin e Serbisë nuk ka keqardhje, pendesë dhe as kërkim falje për krimet nga e kaluara e të cilat u kryen në emër të tyre. Mungesa e drejtësisë për viktimat kosovare dhe mohimi i vullnetit të popullit për liri e pavarësi është shkaku kryesor pse nuk është restauruar dinjiteti i shqiptarëve të Kosovës dhe ata kurrësesi s’po arrijnë të përparojnë. Mosndëshkimi po e inkurajon Serbinë që ta përsërisë krimin e saj. Andaj, jemi dëshmitarë se si Serbia nuk e ka kriminale vetëm të kaluarën e saj në Kosovë por të tilla janë edhe planet e saj për të ardhmen e Kosovës. Nëpërmjet ‘eksterritorialitetit’ të kishave e manastireve ortodokse ajo do që t’i përvetësojë ato, për t’i delegjitimuar shqiptarët e Kosovës si popull autokton, ndërkaq përmes decentralizimit, në një situatë ku Kosovës i mungon sovraniteti, do që të sajojë një entitet autonom serb i cili do të paraqiste veglën e përhershme të shantazhimit të pavarësisë së Kosovës me ndarje të saj. Serbizimi i trashëgimisë kulturore e historike të Kosovës e thellon Serbinë në Kosovë duke ringjallur mitin serb për Kosovën i cili më tutje përgatit motivin për agresionin e ri serb ndaj saj. Decentralizmi e forcon dhe zgjeron Serbinë përbrenda Kosovës e cila asisoj pret rastin e volitshëm për ta sulmuar e gllabëruar përsëri Kosovën. Dhe, që të dyja këto sendërtojnë kornizën dhe plaformën për kthimin masiv dhe të organizuar të serbëve në Kosovë gjatë dy-tre vjetëve të ardhshme. 


Mirëpo, shtrohet pyetja, pse ngjan e gjithë kjo; dhe, si bëhet që një mbrapshtësi e këtillë është e mundur? Për pyetjen e parë, sigurisht që politikanët aktualë që ka Kosova janë kontribut i drejtpërdrejtë. Mirëpo, ata njëkohësisht janë edhe investim politik gjë që na shpie te pyetja e dytë. Duhet të gërmojmë për të parë themelet e gabuara të godinës e cila shumë lehtë mund të shembet e të na zërë brenda. Ajo është e shumëpërfolura rezolutë me numrin 1244 e që paraqet bazën e sistemit politik në Kosovë. UNMIK-u është themeluar nga kjo rezolutë dhe funksionimi i tij i referohet po kësaj rezolute. Përveçqë kjo rezolutë nuk merr parasysh vullnetin e popullit të Kosovës ajo riafirmon detyrimin ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Jugosllavisë, tash Serbisë. Në konsistencë me këtë, ajo parasheh vetëm autonomi substanciale për Kosovën. Që të gjitha këto janë derivate të drejtpërdrejta të dokumentit të Rambujesë. Institucionet e sotme të Kosovës, duke qenë të krijuara e dirigjuara nga UNMIK-u, vetëm këso politikanësh servilë e sharlatanë siç i kemi tani durojnë. E vetmja zgjidhje në Kosovë ka mbetur që populli të mos i durojë më ata. Që qytetarët të shfaqen dhe ta ngrisin zërin e tyre për një tjetër Kosovë, për një Kosovë që nuk e ka UNMIK-un mbi kokë e Serbinë në qafë, për një Kosovë të lirë që ofron shansin për progres dhe mirëqenie, për drejtësi dhe barazi. Vetëm atëherë paqja do të jetë e vërtetë dhe e qëndrueshme. Vetëm atëherë edhe faktorët ndërkombëtar do të zënë të na shikojnë e trajtojnë ndryshe: seriozisht dhe me respekt.   


Prishtinë, 6 dhjetor 2006

Albin Kurti         
E identifikuar

- S'pyet asnjëri se ç'bëri atdheu për ty, por ç'ke bër ti për atëdheun!
J.F.K
Faqe: 1 ... 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |