|
arbias
|
 |
« më: 17-01-2007, 15:41:56 » |
|
Eksterritorialiteti në funksion të rikolonizimit të Kosovës Dy procese nëpërmjet të cilave shteti serb po synon legalizimin e pranisë së strukturave të tij brenda vendit tonë janë decentralizimi dhe ekterritorialiteti i kishave dhe manastireve ortodokse. Në rajonet e enklavizuara të Kosovës, shtrirja e kontrollit territorial të Serbisë po realizohet nëpërmjet decentralizimit. Kurse, aty ku serbët janë një pakicë e thjeshtë, Serbia po synon ta arrijë rikolonizimin e Kosovës nëpërmjet planifikimit demografik, duke i keqpërdorur institucionet fetare.Decentralizi mi do t’ia mundësojë Serbisë ushtrimin e kontrollit në më shumë se 15% të territorit të Kosovës (prej rajonit të Anamoravës e deri në Graçanicë), pa llogaritur këtu edhe 17% të territorit që shteti serb ka në veriun e Kosovës, ku funksionon çdo strukturë institucionale e këtij shteti. Por, apetitet e Serbisë për shtënien në dorë të më shumë territoreve nuk po përfundojnë me kaq, ashtu siç nuk kanë rreshtur asnjëherë përgjatë historisë. Procesi tjetër plotësues me atë të decentralizimit është eksterritorialiteti i objekteve fetare ortodokse. Sipas planeve të qeverisë serbe, statusin eksterritorial do ta fitojnë dhjetëra kisha dhe manastire ortodokse, të cilat Serbia i quan të një ‘rëndësie strategjike’, hapësirë kjo që përfshin rreth 1.000 km2, apo mbi 9% të territorit të Kosovës.
Procesi i eksterritorialiteti t filloi me Manastirin e Deçanit. Më 1997, qeveria e Slobodan Milosheviqit i dha këtij Manastiri status eksterritorial në 23 hektarë të hapësirës ku ai ndodhet. Kurse, në vitin 2000, ish Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Bernard Kushneri, me vendimin ekzekutiv nr. 2000/3 e liroi Manastirin e Deçanit nga juridiksioni, autoriteti komunal, regjional dhe ai qendror. Me këtë vendim UNMIK-u rilegalizoi vendimin e qeverisë së Milosheviqit të vitit 1997. Ky është edhe një tjetër fakt i qartë qysh UNMIK-u, duke e njohur zyrtarisht sovranitetin nominal të Serbisë mbi Kosovën, i lejon asaj ndërhyrjen në çështje të ndryshme brenda vendit tonë prej rregullimit të pushtetit lokal e deri te krijimi i minishteteve. Në janar të vitit 2003, qeveria e Unionit Serbi dhe Mal i Zi ia paraqiti Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Organizim Kulturor (UNESCO) planin e saj për Manastirin e Deçanit. Projekti i Serbisë u pranua. Ndërkaq, vjet, PSSP-ja aktual, Soren Jessen-Petersen me vendimin ekzekutiv nr. 2005/5, i cili hyri në fuqi më 25 prill të vitit 2005, i jep status eksterritorial 800 hektarëve përreth vendit ku ndodhet Manastiri. Territori që i është dhënë Manastirit në bazë të vendimit të lartë cekur është si vijon: përfshin një gjerësi në të dy anët e kreshtave, që është mbi 7 km (1 km përtej ‘Urës së Gjashtëshit’), e që i bjen diku te Rruga për Bjeshkët e Bellesë. Trafiku komercial me kamion të rëndë nuk do të lejohet pa lejen e KFOR-it, ose të UNMIK-ut. Po ashtu, të gjitha rrugët komunale, regjionale dhe autostradat duhen që të përshtaten më plotësimin e kërkesës të dalur nga statusi i veçantë i rajonit në fjalë.
75% të tokave brenda kësaj hapësire janë prona private të fshatarëve shqiptarë. 200 hektarë janë pronë e ndërmarrjeve publike e shoqërore si ajo e prodhimit të ujit mineral ‘GUSHAVCI’ dhe ajo e gurit të mermerit, pastaj ndërmarrja bletare ‘APIKO’, ajo hoteliere ‘ILIRIA’, pushimorja e fëmijëve, pushimorja e punëtorëve të ndërmarrjes ‘EMIN DURAKU’, autoriteti pyjor ‘GJERAVICA’ dhe hidrosistemi ‘BISTRICA’. Vendimit ekzekutiv nr. 2005/5 i paraprin edhe një letër e ish zëvendëskryeadministratorit, Charles Bryshaw në vitin 2003, të cilën e mori për bazë Agjencia Kosovare e Mirëbesimit (AKM) për të mos privatizuar asnjë nga ndërmarrjet publike që gjenden në tokën që i është dhënë Manastirit. Kjo është një goditje serioze për ekonominë e kësaj komune. Edhe ashtu komuna e Deçanit është njëra prej pjesëve më të pazhvilluara ekonomikisht dhe me shkallën më të lartë të papunësisë në Kosovë. Fshatarëve u është mohuar kategorikisht mundësia e shfrytëzimit të pronave të tyre, qoftë edhe për nevojat më elemenare. Deri tash dy fshatarë janë arrestuar nga KFOR-i italian – njëri duke prerë drunj në pyllin e tij, e tjetri duke marrë zhavor nga toka që është pronë e vetja. Në këtë zonë është bllokuar çdo aktivitet. Bile është ndërprerë edhe ndërtimi i rrugës që e lidh këtë pjesë me rajonin e Plavës, arterie e rëndësishme qarkullimi për dy vendet. Në pikat që paraqesin kufijtë e tokës që i është dhënë Manastirit, KFOR-i ka vendosur postblloqe. Aty ndalohen qytetarët që qarkullojnë.
Politika ekspansioniste e shtetit serb përgjatë historisë ka qenë ndërtuar mbi tri shtylla – kisha, ushtria dhe akademia. Kisha ka bekuar, ushtria ka pushtuar, politika akademike ka planifikuar kolonizimin. Sot, shteti serb po synon që objektet fetare ortodokse në vendin tonë t’i shndërrojë në mjete për rikolonizimin e Kosovës. Në ato hapësira ku këtyre kishave dhe manastireve do t’u sigurohet statusi eksterritorial, qeveria serbe po synon realizimin e të ashtuquajturit ‘kthim i qëndrueshëm’ i serbëve në Kosovë. Beogradi nuk po dëshiron t’i kthejnë serbët aty ku ata kanë qenë, sepse kështu ata do të mbesnin një pakicë e thjeshtë e shpërndarë në pjesë të ndryshme të Kosovës, pa ndikim fundamental në të ardhmen e Kosovës. Në mënyrë që ata ta kenë ndikimin e tyre aq sa ta mbajnë Kosovën peng, po duan që të vendosen ose aty ku veç janë shumicë në krahasim me shqiptarët, ose të krijojnë vendbanime serbe të përqendruara dhe etnikisht të pastra. Kjo e fundit po synohet të realizohet pikërisht në Manastirin e Deçanit. Në hapësirën e tokës përreth Manastirit Serbia ka plan të ndërtojë një fshat serb. Sipas zyrtarëve nga Ujësjellësi i Deçanit, 1/3 e ujit që kalon nëpër këtë ujësjellës është paraparë për këtë Manastir. Kurse në këtë Manastir aktualisht jetojnë vetëm 40 klerikë! Harta e kufijve të Manastirit të Deçanit është dhënë në vijim. Po ashtu, është dhënë edhe një hartë e kishave dhe manastireve të cilat Serbia i konsideron si përmendore të kulturës së Serbisë në Kosovë e që janë me rëndësi strategjike. Pra, për Serbinë ka kulturë strategjike dhe jostrategjike! Natyrisht, varësisht se sa vendndodhja e këtyre objekteve përputhet me planet e saja politike. Rreziku që përfaqëson ky projekt rritet shumëfish kur dihet se vetëm 15 km. në veri të Manastirit gjendet Patrikana e Pejës, objekte këto të cilat Serbia synon t’i lidh. Prandaj, nëse procesi i decentralizimit luftohet dhe ndalet në Cernicë, eksterritorialiteti duhet të ndalet pikërisht në Manastirin e Deçanit.
Gjithçka e qartë: nëpërmjet eksterritorialiteti t dhe decentralizimit Serbia po synon copëtimin e Kosovës. Këto dy projekte të rrezikut kapital po i japin Beogradit forcën e kushtëzimit absolut për të ardhmen e Kosovës. Decentralizimi dhe eksterritorialiteti e bëjnë Kosovën hapësirë politike jofunksionale. Nëpërmjet këtyre planeve Beogradi fuqizohet aq sa të bëhet arbitër i pengimit të këtij funksionimi. Ato janë investim i qëndrueshëm në kushtet që çmimi i çfarëdo shkëputjeje nga Serbia të jetë humbja e afër 40% të territorit të vendit.
Këto dy projekte duhet të ndalen me çfarëdo çmimi që ato kërkojnë. Kosovës i duhet vetëvendosja. Ajo e parandalon copëtimin dhe rikolonizimin e vendit.
|