Faqe: [1] 2 3   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Poezi per nenen.  (E lexuar 85848 herë)
0 anëtarë dhe 2 Vizitore po shikojnë këtë temë.
INDRITI
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« më: 03-07-2004, 13:47:46 »

Letra e Nenes"


Biri im, kjo eshte nje leter,
nga nena jote, nje plake e gjore.
Mbas kohes qe na largoi, si askend tjeter,
me ne fund lapsin mora ne dore!

2.
Sa here loti rrugen ma preu,
mjegull e syve shikimin vodhi.
Diell i zjarrte acarin theu,
zemer e nenes tutje s'te hodhi!

O biri im, shoh qe je rritur,
je bere i madh, ne trup e mendjeÅ 
Vec mos harro, gjykim i ndritur,
t'keqen flak nga shpirti, pa fjale, me endje!

4.
Si te gjithe nenat, ashtu dhe une,
shikimin tres tutje, larg, tek e ardhmjaÅ 
Kurre mos harro, te dua shume,
e drejta e nenes eshte me e madhja!

5.
Te pakten kete leter, ti bir, lexoje,
aty, vec dhembjes, ka plot urime.
Me pas, ne do, grise, coptoje,
sic ke coptuar dhe zemren time!

6.
Para 40 vitesh, kur nje doktoreshe,
per shtatzenine me lajmeroi,
mes shoqesh u ndjeva si luaneshe,
krah'i gezimit boten pushtoi!

7.
Te gjitha nenat e dine se e mira,
merr tjeter vlere kur pret nje femije.
Bashke me agimet me te bukura, me te dlira
dhe det i trazuar i shqetesimeve do te vije!
8
Ne trup te mbajta jo pak, nente muaj,
flija e ngrihesha me veshtiresi.
Si mund te mendoja qe do t'behesha e huaj,
kur vuajtjet me shtonin vec dashuri!?

9.
Asgje s'ma zvogelonte dashurine per ty,
dita-dites mezi prisja te te shihja.
E ku kish me te lumtur se ne te dy,
per te varrosur djallin rremihja, rremihja!Å 

10.
Gezohesha tek ndjeja t'emblat levizje,
per peshen tende, qe shtohej cdo dite.
Te ndjeja tek rriteshe dhembje pas dhembjeje,
mes momentesh te mbushura plot shpresa e frike!

11.
Me ne fund erdh'casti kur ankthi larg humbi,
mes dhembjesh qe as lapsi, as gjuha s'mund t'i shprehe.
Mbas shume mundimesh jeta vdekjen mundi,
dhuraten qe ta jep Zoti askush s'mund ta bjerre!Å 

12.
E qara jote u perzie me lotet e mi,
te shihja e s'ngopesha nga gezimi, mrekulliaÅ 
Per vite te tera te mbajta ne gji,
te lava, te shplava me duart e mia!

Prehrin e bera shtrat per ty, o bir,
qumeshtin tim ushqimin me te preferuar.
Ne netet e gjata t'i ndrisje si xhevahir,
une vigjeloja e qete, e lumturuar!Å 

14.
Lodhesha aq shume, qe ti te gezoje,
miresite e mesimit prisja te shijoja.
Prisja me padurim dic te me kerkoje
e me gjithe shpirt, bir, te ta dhuroja!

15.
Kaluan mjaft vite e une me kete gjendje,
mendeshe e gezuar, durimtare e mire.
Per ty s'ndjeja lodhje, medyshje e hamendje,
sherbetore e papertuar, pa sqime, pa smire!Å 

16.
Dhe nuk te vonuan shenjat e burrerise,
kish ardhur koha per te te martuar.
Me ne fund po ndaheshe nga krahet e djalerise,
nje agim i ri te ishte afruar!

17.
Martesa s'vonoi, ky ligj i bekuar,
por, oh, qe n'diten e dasmes zemra m'u thermua.
Lote gezimi me dhembje rridhnin ngaterruar,
nje re e cuditshme prane m'u afrua!Å 

Dhe sot, sa keq qe s'je me ai qe njoh,
me braktise dhe e harrove, ti bir, hakun tim.
Kalojne vite te tera e une nuk te shoh,
zerin s'ta degjoj e kridhem ne trishtim!Å 

19.
O bir i dashur, s'te kerkoj shume, vec pak,
kete sjellje nenemira kurre nuk e priti.
Tashme jam e lodhur, e dobesuar, plake,
si e mohove ate qe te rriti!?

20.
Nese nje e huaj dic do te dhuronte,
do t'i ishit mirenjohes, si ti dhe femija.
Valle, si mundi djali kaq shpejt te harronte,
miresite e nenes, nga zemerligesia!?

21.
Sa here qe zemra ime per ty mire degjon,
sa shume qe gezohet, aq shtang e hutuar.
اfare gjynahu kam bere qe nuk me viziton,
mos valle hakun tend s'e kam plotesuar?!Å 

22.
O biri im i shtrenjte, dua te te shoh,
ne mes besimtaresh e jo me qafiret.
Me jep shperblimin e mos me moho,
meshira e All-llahut eshte per te miret!
23.
A s'ka ardhur koha qe zemra te te zbutet,
per nje plake te pervuajtur qe e coptoi malli?
Zemra e njeriut si aspak nuk tutet,
kur nenen e ka flakur porsi nje gur zalli!?Å 

24.
Jo bir, jo, s'do ankohem e lutem kunder teje,
s'do e shfaq zemerimin, do e bluaj ne vetvete.
Asgje s'ka fuqi te te ndaje prej meje,
packa se pikellimi po me tret nder vete!

25.
Dyert e qiellit do te hapeshin shpejt,
s'do te kish pengese per lutjet e mia.
All-llahu do t'i pergjigjej kesaj nene te shkrete,
mbi ty e familjen tende do zbriste fatkeqesia!

26.
Oh, jo, nuk do ta bej, se ti je im bir,
ke qene dhe do te mbetesh pranvere e jetes sime.
Ke ndritur e me ndrit porsi xhevahir,
packa se me ke lene mes detit plot gulcime!

27.
Kthe rruge, biri im, thinjat po te dalin,
vitet kalojne shpejt e do te behesh plak.
Me lot te merzise ke per ta lutur dhe ti djalin,
e verteta eshte e vertete dhe haku eshte hak!

Ki frike te madhin Zot ndaj nenes qe te pret,
besimi i vertete di t'i mposhte pengesat.
Pendohu tek Krijuesi, si rob i sinqerte,
e dije se tek All-llahu grumbullohen ankesat!

29.
Kushdo qe ben mire, qofte sa nje therrmije,
do ta shohe ate, pa me te voglin dyshim.
Por dhe denimi shpejt do ta arrije,
ate qe ben keq e s'ngutet ne pendim!Å 

Marre nga libri me titull "Letra e Nenes" te autorit "Behauddin Gashi"
« Ndryshimi i fundit: 19-12-2004, 05:06:52 nga Gjumashi »
E identifikuar

Ngeja eshte e zene me pune.
ilir elb
Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 04-07-2004, 00:15:30 »

o INDRIT kete e ke postuar edhe tek forumi i top-channelit.......
E identifikuar

Ndoshta Zoti do që ti te njohësh shumë njerëz te gabuar përpara se te me njohësh mua,ne mënyrë që.....kur te me njohësh mua te thuash ..... FALEMINDERIT
INDRITI
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 04-07-2004, 10:46:53 »

Po pastaj qe e kam postuar edhe atje?
Mos valle do te thuash qe eshte ekskluzivitet i top channelit?
Ekskluziviteti i mbetet autorit dhe Ai qeshe Behauddin Gashi sa per te tjerat skane asnje rendesi.

Nderkohe qe po ju pershendes edhe me nje tjeter por kesaj here nga une.
E identifikuar

Ngeja eshte e zene me pune.
INDRITI
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 04-07-2004, 10:49:05 »

Te dua nene te dua shume.
1.
Shpirti im eshte permalluar
ثshte tretur bere shkume
Ka shume kohe s'te kam takuar
Te dua nene te dua shume.

2.
Syri im eshte duke qare
Po rrjedh lot tamam si shi,
ka shume kohe qe s'te kam pare
ka kohe nene qe s'rri me ty.

3.
Veshi im eshte shurdhuar
eshte bere porsi bori,
zerin tend me s'ka degjuar
sherohet nene po t'degjoi ty.

4.
Goja ime rri e heshtur
ska deshire te nxjerr me fjale
shpirti im eshte shume i etur
e dogji malli per ty o nene.

5.
Zemra ime digjet flake
nga malli u be hi e shkrumb,
te kujtoj une dite e nate
te dua nene te dua shume.

6.
Dora ime me nuk shkruan
rri e ngrire porsi nje shkemb,
zemra ime per ty vuan
shpirti nene per ty me dhemb.

7.
Kemba ime s'do te ece
si nje lis qendron ne vend,
s'di c'te beje kemba e shkrete
do te vij ne drejtimin tend.

8.
Ti je yll qe shume ndricon
meshira e Zotit mbi toke,
ti je ajo qe me gezon
pa ty s'ka kuptim kjo bote.

9.
Ti je hena qe drite ben
me kete drite gjej rrugen une
ti cdo dhembje ma sheron
te dua nene te dua shume.

10.
Me pergjerim zemra ime
te lutet cdo dite o Zot
meshiro Ti nenen time
dhe te gjitha nenat ne bote.

« Ndryshimi i fundit: 19-12-2004, 05:07:48 nga Gjumashi »
E identifikuar

Ngeja eshte e zene me pune.
ilir elb
Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 04-07-2004, 12:54:28 »

po pse nxehesh une vetem te pyta me duket...........
bravo per te 2-ten ishte e bukur..........
E identifikuar

Ndoshta Zoti do që ti te njohësh shumë njerëz te gabuar përpara se te me njohësh mua,ne mënyrë që.....kur te me njohësh mua te thuash ..... FALEMINDERIT
INDRITI
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 06-07-2004, 11:45:39 »

Po jo more jo nuk u nxeva po keshtu dukem se jam i cik si me provime.

Flm qe ju perqeu poezia.
E identifikuar

Ngeja eshte e zene me pune.
milanisti
« Përgjigju #6 më: 06-07-2004, 12:26:37 »

Po jo more jo nuk u nxeva po keshtu dukem se jam i cik si me provime.

Flm qe ju peleu poezia.

E identifikuar
INDRITI
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #7 më: 07-03-2005, 11:48:58 »

Kam mall.

Sapo dielli lind
zogu nis shtegton
fjalet e mia nenes
me cicerima ai ja con

Ne ballkon del nena
e me lot ajo qan
per te birin ne mergim
ka mall ta kete prane

shume here mendoja
kur prane nenes rrija
sado larg te jem
ne zemren e saj te flija

ah moj nene e embla nene
ne zemren time je gjithmone prane
je per mua me te vertete
me e shtrenjta ne kete jete
 
« Ndryshimi i fundit: 07-03-2005, 11:59:44 nga INDRITI »
E identifikuar

Ngeja eshte e zene me pune.
INDRITI
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #8 më: 07-03-2005, 11:54:04 »

Më prit , Nene. !

1.
Ti më prit,  mos u mërzit
Sepse unë do  të vij një ditë
Do të  vij, po të premtoj ,
Fort në qafë do të t`shtrëngoj.

2.
Ti më  prit, mos u dëshpëro
Nuk kam për tu vonuar,jo
Do vë krahë porsi një shpend
Dhe drejt teje do të rend

3.
Ti  më prit duro dhe pak
se takimi s`do t`jetë  larg
do të shtegtoj natë e ditë
se të dua me gjithë shpirt.

4.
Ti më prit, mos u dorëzo
Brengës,dhimbjes thuaji jo
Shumë duro, bëhu e fortë
Se kështu e ka kjo botë

5.
Ti më prit,më prit dhe pak
s`vij dot  shpejt,ndodhem shumë larg
unë po rendem ditë e natë
por është rruga shumë e gjatë

6.
Ti më  prit edhe ca  muaj
mos e lër  zemrën të vuaj  
fshiji lotët që mban në sy
kam dëshirë unë, të qaj për ty

7.
Ti më prit lart në ballkon  
të të shoh që në avion
dhe kur lart ti hedhësh sytë
të më gëzojë shikimi yt.



8.
Më prit NËNË  dhe pak duro
birin tënd mos e mallko
sepse mjaft jam i mallkuar
që kur ika  larg  mërguar.

9.
Nuk di Nene ç`të të them më shumë
për ty lotët  me shkojnë lumë
dhe s`kam ndërmend  të ndaloj
derisa me sy të të shikoj

10.
Ti më prit e përmalluar
e di, malli të ka copëtuar
dhe unë i përmalluar jam
se  më t`shtrenjtë se ty nuk kam.

E identifikuar

Ngeja eshte e zene me pune.
Marko
Shiko profilin
« Përgjigju #9 më: 07-03-2005, 17:23:43 »

Poezis s'po muje me ja fillua
Per Nenen Syte po me
Lotojne Mua merzitje

8 Marsi U Afru Nenes Time
Sisha parne Saje Nje
Tufe Lule Me Ja Dhuru.

Nen O  Nena ime large
Nga ti paskam Qellu
Por Me zemer Ne afer
Me ke mu.

Loti Loti po pikon se
8 Marsin e mendojne
Se Nenes vete se s'mund
Te ja Uroje.

Loti tuj me Rrjelle mu
Zemra ime Rrine ti Vajtu
Larg Nenes paskam Qellu
Per keto festa s'po muje
Me Perqafu Perqafim

 
E identifikuar

~~~~~~~~~~~~~~~~~~
S'jam I Bukur S'jam Tradhtar
Jam Besnik E Djal Shqiptar!
Gjumashi
« Përgjigju #10 më: 09-03-2005, 22:07:14 »

Nënës sime

Kur të mendoni se kam vdekur
Nga varri do të ngritem pa u tretur
Kam mall njëherë me të pa
Jam gjallë nuk jam vrarë.

A e di ti nanëse kemi një amanet
për të cilin është hak me vdek
a e di ti nanë se tokat tona në robëri janë
a ashtu nuk mundem me i lanë

A të kujtohet nanë, kur unë isha fëmijë
kur më thoshe se nuk jetohet pa liri
po unë për atë liri nanë po luftoj
e mos mendo që unë ty s'të kujtoj

A e di nanë, se s'ka bër shkina shka
mua që del për me më vra
prandaj të premtoj edhe njëherë
se do të vij te ti bashkë me të madhën
PRANVERË
E identifikuar
*Ena*
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #11 më: 09-03-2005, 22:19:52 »

 <> <>Poezi shume prekese  <> <>
Komplementat e mija cuna me te vertet te mrekullueshme buzeqeshje
E identifikuar
Zambak
Shiko profilin
« Përgjigju #12 më: 10-03-2005, 09:26:28 »

shume te bukura poezite, ndersa te shkruash per nenen eshte perhere terheqese.
Mjaft mire vazhdoni keshtu. buzeqeshje
E identifikuar
kaperthuras
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #13 më: 28-11-2005, 20:11:14 »

bukur shume
E identifikuar

Rregullat jane per t'i thyer!
Djaloshi
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #14 më: 13-12-2005, 14:09:38 »

   Nene te dua,
S'ka njeri ,qe  mallin per ty ,me  shuan,
andaj therras,bertas,
malli, gojen me mbyll
s'me  ler te flas

Nga larg,z'gjat doren te  prek edhe nje her
ta shuaj  ate zjarr mallii,
................... ................... .
................... ................... ................... ................... .......... merzitje
 

E identifikuar

Te  lutemi,qe Â  buzqeshja  ta pushtoj lotin.
Faqe: [1] 2 3   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • Cila proze eshte me e bukura sipas mendimit tuaj?
  • Dot Minihartimi (syrgjyn)
  • 10 (21%)
  • -
  • Dot Dallimet jane pasuri(Mr.Deti)
  • 2 (4%)
  • -
  • Dot Me fal(Capkenja)
  • 19 (40%)
  • -
  • Dot Pa titull(Nargaroth)
  • 3 (6%)
  • -
  • Dot Neser (Felice)
  • 2 (4%)
  • -
  • Dot Ditet e korrikut.(Qumka)
  • 3 (6%)
  • -
  • Dot Vjeshte dhe lot!(Indriti)
  • 8 (17%)
  • -
  • Numri total i votave: 45
  • Shiko temen