Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1] 2   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Andon Zako çajupi  (E lexuar 1379 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
anonimus
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« më: 07-08-2007, 16:14:55 »
Citojeni

Andon Zako Çajupi
 

   
     Asdreni 
 

Emri i tij i vërtetë është Andon Çako, nuk dihet për ç'arsye ai përdori edhe formën Zako. Emri letrar Çajupi është emri i një mali të vendlindjes, mallin dhe kujtimin e së cilës e nguliti dhe e përjetësoi në pseudonimin e tij. Lindi në Sheper të Zagorisë më 27 mars 1866. Mësimet e para i mori në vendlindje ku kreu dhe një shkollë gjysëm të mesme greke. Po shkolla më e madhe e vendlindjes ishte shkolla e fshatarit, e njohjes së jetës dhe të shpirtit të popullit, të gëzimeve dhe të brengave të bashkëfshatarëve të tij. Rol të madh në formimin e tij ka luajtur sidomos gjyshi nga e ëma, i cili e futi në botën magjepëse të përrallave, të legjendave e të këngëve popullore, prej së cilës poeti i ardhshëm nuk do të ndahej më kurrë. I ati i Çajupit, Harito Çakua, ishte gurbetçi në Misir, ku qe aktivizuar në lëvizjen atdhetare. Ai e tërhoqi të birin nga fshati për të vazhduar studimet. Andoni ishte vetëm 15 vjeç, kur la shoqërinë për të ndjekurnjë kolegj francez në Aleksandri, duke marrë me vete mallin e së ëmës Zoicës, dhe të gurëve e maleve të Zagorisë. Në kolegj mori një kulturë të mirë dhe u dallua ndër të parët midis shumë nxënësve të kësaj shkolle që vinin nga vende të ndryshme të Mesdheut. Me këtë kulturë ai i kishte të hapura dyert e universitetit, të cilin e ndoqi në vitet 1887-1893 në Gjenevë, ku studjoi për drejtësi. Këtu u njoh me një vajzë vendase Evgjeninë, e cila e bëri të lumtur po dhe fatkeq, sepse i vdiq pas një vit martese, duke lënë jetim të birin e porsalindur, Stefanin. Kjo humbje e tronidi thellë poetin dhe i la vragë të thellë.
Ajo u bë shkak që, pas dhjetë vjetësh, të shkruante elegjinë "Vaje", një nga elegjitë më të bukura dhe më prekëse të poezisë sonë.
Më 1883 me dokumentin e drejtësisë në xhep dhe me djalin në krahë u kthye në Misir dhe u vendos në Kajro, ku nisi të ushtronte profesionin e avokatit. Po prej këtij profesioni hoqi dorë shpejt. Shkak u bë një konflikt me autoritetet e vendit gjatë një proçesi gjyqësor ku avokati i ri mbrojti të drejtën dhe nuk u lëshoi pe pushtetmbajtësve. Jetoi me pasurinë që i kishte lënë i ati, dhe iu kushtua tërësisht çështjes atdhetare dhe krijimtarisë letrare.
Çajupi gjeti në Misir një lëvizje patriotike të zhvilluar. Shqiptarët e ngulimeve të Egjiptit kishin organizuar një shoqëri atdhetare e kulturore dhe mbanin lidhje sidomos me "Shoqërinë e Stambollit". Por këtë lëvizje u munduan ta kthenin në anën e tyre disa rrethe grekomanësh, të cilët intrigoni kundër patriotëve të vërtetë dhe kundër Çajupit. Ai u bë shpirti dhe figura më e njohur e kolonisë patriotike të Misirit, Çajupi mbrojti interesat e shqipërisë dhe të popullit shqiptar, demaskoi synimet e xhonturqve, të grekomanëve dhe të gjithë armiqve të tjerë të çështjes së kombëtare.
Emri i tij nisi të njihej në rrethet e atdhetarëve që në fund të shekullit, kur botoi më 1898 artikullin e gjatë "Duke kërkuar një alfabet", në të cilin spikat shqetësimi i tij për unitetin e lëvizjes kombëtare dhe kulturore, për shkrimin dhe lëvrimin e gjuhës amtare përmes një alfabeti të njësuar. Por vepra që e bëri të njohur në mbarë botën shqiptare ishte përmbledhja poetike "Baba Tomorri" (1902) ku përfshiu komedinë "katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr". Me këtë vepër ai u bë poeti më i njohur pas Naimit, figura që zuri vendin që mbeti bosh pas humbjes së poetit kombëtar më 1900.
Vjershat patriotike dhe luftarake të "Baba Tomorrit" frymëzuan çetat e lirisë dhe kryengritjet e mëdha që i sollën pavarësinë Shqipërisë më 1912. Këtë ngjarje poeti e priti me gëzim, u duk se iu hap udha për t'u kthyer në mëmëdhè, por, Lufta e Parë Botërore dhe trazirat e mëvonshme e shtynë larg këtë shpresë. Megjithatë ai i ndiqte nga afër ngjarjet në Shqipëri, duke mbetur gjithmonë në krah të forcave përparimtare e demokratike. Më 1919 Çajupi ishte në ballë të përpjekjeve të shqiptarëve të Misirit, për të mbrojtur të drejtat e popullit shqiptar në Konferencën e Paqes që mblidhej në Paris. Ai dënoi qeverinë e Durrësit, që ishte vegël e fuqive imperialiste, ashtu siç dënoi përpjekjet e feudalëve tradhëtarë për ta bërë Shqipërinë çiflik të tyre e për ta nxjerrë në ankand sipas interesit. Me këto qëndrime ai thelloi demokratizimin në lëvizjen mendore dhe në letërsinë shqiptare. Kjo u shpreh në frymën antifeudale të veprës së tijdhe në vendin që ai u dha problemeve shoqërore në krijimtarinë e tij letrare e publiçistike. Në këto vite Çajupi , si shumë atdhetarë të tjerë, përjetoi krizën e idealeve të bukura të Rilindjes. Në krye të punëve në Shqipërinë e pavarur, në vend të atdhetarëve të ndershëm po vinin njerëz që i binin pas interesit të tyre, pa menduar për fatet e kombit. "Në Shqipëri, -shkruan ai më 1922- një turkoman, një grekoman, një sllavoman, një intrigant, një tradhëtar, takon të bëhet … regjent, ministër, prefekt, faqe me nder dhe mbret".
Çajupi ishte për demokracinë dhe qytetërimin, prandaj e përshëndeti Revolucionin Demokratiko-Borgjez të Qershorit të vitit 1924, frytet e të cilit nuk arriti t'i gëzonte populli shqiptar. Demokracia e pati jetën e shkurtër dhe, në vend të saj, u rikthye pushteti i feudalëve me ardhjen e A.Zogut në fuqi. Kur u mor vesh se ky do ta shpallte veten mbret, Çajupi që ishte në krye të "Shoqërisë së miqve", të themeluar në Kajro, i drejtoi Qeverisë së Tiranës një protestë, midis të tjerave thuhej se koha e mbretërve shkoi, "kurse edhe ata që i kanë, po vështrojnë t'i përzënë", Ky qëndrim i vendosur antimonarkist ia mbylli përfundimisht poetit rrugën për t'u kthyer në Shqipëri, që të tretej në "baltën më të ëmbël se mjalta" të mëmëdheut. Vdiq në Kajro më 11 korrik 1930. Shtypi zyrtar në Shqipëri e kaloi vdekjen e tij pothuajse në heshtje.
La në dorëshkrim pjesën më të madhe të veprave të tij, poemën "Baba Musa lakuriq", një parodi e biblës, tragjedinë "Burri i dheut", që u botua pas vdekjes më 1935, komedinë "Pas vdekjes" që u botua më 1937, përmbledhjen poetike "Këngë e vome", fati i së cilës nuk dihet. Me gjallje, përveç "Baba Tomorrit" botoi Përrallat e La Fontenit (1921) përshtatur prej tij nga frengjishtja dhe "Lulet e Hindit" (1922), një tufë vjershash të letërsisë sanskrishte, nga artikujt e paktë që botoi në shtypin e kohës duhet përmendur pamfleti "Klubi i Selanikut" (1909), një nga kulmet e publiçistikës së Rilindjes. Në këtë pamflet Çajupi demaskoi demagogët e xhonturqve dhe të veglave të tyre, që kishin hyrë në lëvizjen kombëtare për interesat e ngushta të kastës së bejlerëve turkoshakë e fanatikë, të zellshëm për t'i zgjatur jetën të "sëmurit të Bosforit", perandorisë së kalbur të sulltanëve osmanë.

 
 
 
E identifikuar

"Kurrë s'do të heq dorë vetëm pse njerëzit thonë Jo"
anonimus
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 07-08-2007, 17:18:28 »
Citojeni

Dashuria

         A
Do të lëvdoj  dashurinë
barabar me përëndinë,
se dashuri e vërtetë,
na mban të gjallë në jetë.

S'e kam parë përëndinë,
shoh ngaherë dashunnë;
dashuria mbretëron,
se njeriu pa të s'rron.
Cinë të besoj taninë,
përëndin' a dashurinë?
Përëndi në këte jetë
është dashuria vetë.
 

                    C

Kur jeshmë të vegjël, si moll' e pabërë,
putheshim ngaherë, ditënë të tërë;
vij e të kërkojë, vij e të thërresë,
losnim të dy bashkë, rronim me një shpresë.
Mba mend sa të desha, mba mend sa më deshe?
Mba mend si më thoshe e vogël kur jeshe?
Tani që jam burrë, tani q'u madhove,
dashurin' e parë pse vall' e harrove?
Tani q'u poq molla, e hanë të tjerë,
mikn' e djalërisë s'e qas as në derë!
Po, si dallëndyshja vete në vend tjetër
dhe kthehctf.' prapë në fole të vjetër,
Ashtu zëmra jote mundet të kujtojë
mikn' e djaleris dhe prapë ta dojë.
 

         D

Digjem, përvëlohem
se të dua shumë,
ditënë mendohem,
natën rri pa gjume

Lulete të dilnin,
mike, sa të dua,
këtu do të vinin
të qajnë me mua.

Zogjtë të dëgjonin,
do t'më rrinin pranë
dhe do të këndonin,
të harroj sevdanë.

Asnjeri ne jetë
plagën s'ma shëron,
përveç mikja vetë,
qe vjen e lëndon!
 

                E

Bukuria jote, leshërat e tua
posi pëndë korbi, të gjata mbi thua,
ballëtë si diell, faqetë si mollë,
qafa jot' e gjatë, mesi yt i hollë,
sisëtë  si  shegë,  dhëmbët si thëlpënjë,
buzët si burbuqe, sytë si gështënjë,
dora si dëborë, fjala jote mjaltë,
kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltë;
gjithë më kënaqin, të tëra t'i dua,
po zëmëra jote u bë gur për mua!
 

         F

E mban mënd, moj Marë,
dashurin' e parë?
Njeri nuk e gjegji,
se jeshmë te vegji.

Unë pa ty s'rrojë,
vij' e të kërkojë;
tl pa mua s'rroje,
vij' e me kërkoje.

Në lule me erë
putheshim ngahere,
dhe si burr' e grua
losnim nënë ftua.

Një ditë, të dyza
losnim mbylla-syza:
U fshyem pa dukur
Cinë të besoj taninë,
përëndin' a dashurinë?
Përëndi në këte jetë
është dashuria vetë.


                C

Kur jeshmë të vegjël, si moll' e pabërë,
putheshim ngaherë, ditënë të tërë;
vij e të kërkojë, vij e të thërresë,
losnim të dy bashkë, rronim me një shpresë.
Mba mend sa të desha, mba mend sa më deshe?
Mba mend si më thoshe e vogël kur jeshe?
Tani që jam burrë, tani q'u madhove,
dashurin' e parë pse vall' e harrove?
Tani q'u poq molla, e hanë të tjerë,
mikn' e djalërisë s'e qas as në derë!
Po, si dallëndyshja vete në vend tjetër
dhe kthehctf.' prapë në fole të vjetër,
Ashtu zëmra jote mundet të kujtojë
mikn' e djaleris dhe prapë ta dojë.
 

         D

Digjem, përvëlohem
se të dua shumë,
ditënë mendohem,
natën rri pa gjume

Lulete të dilnin,
mike, sa të dua,
këtu do të vinin
të qajnë me mua.

Zogjtë të dëgjonin,
do t'më rrinin pranë
dhe do të këndonin,
të harroj sevdanë.

Asnjeri ne jetë
plagën s'ma shëron,
përveç mikja vetë,
qe vjen e lëndon!

                   E

Bukuria jote, leshërat e tua
posi pëndë korbi, të gjata
mbi thua,ballëtë si diell,
faqetë si mollë,qafa jot' e gjatë,
mesi yt i hollë,sisëtë  si  shegë,
dhëmbët si thëlpënjë,buzët si
burbuqe, sytë si gështënjë,
dora si dëborë, fjala jote mjaltë,
kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltë;
gjithë më kënaqin, të tëra t'i dua,
po zëmëra jote u bë gur për mua!

            F

E mban mënd, moj Marë,
dashurin' e parë?
Njeri nuk e gjegji,
se jeshmë te vegji.

Unë pa ty s'rrojë,
vij' e të kërkojë;
tl pa mua s'rroje,
vij' e me kërkoje.

Në lule me erë
putheshim ngahere,
dhe si burr' e grua
losnim nënë ftua.

Një ditë, të dyza
losnim mbylla-syza:
U fshyem pa dukur
në ferra,  në gurë,
u fshehm' kaqë bukur,
Sa s'ugjendm'dot kurrë...

             G

0 moj lulja manushaqe,
ndëgjo dashurinë ç'thotë:
Të lozëm faqe për faqe,
Të na përzienë lotë.

  I

Pika-pika bie shiu
dhe dëbora flokë-flokë,
vetëtin e fryn veriu,
breshëri kërcet mi tokë!

Le të fryjë er' e ftohtë,
s'ka ç'më bën dimëri mua:
Dashuria më mban ngrohtë,
se pushtoj atë që dua.

Kur fryn era me tallas,
kur bie dëbor' e shi,
sa flë njeriu me gas,
kur ka mikenë në gji!


 
E identifikuar

"Kurrë s'do të heq dorë vetëm pse njerëzit thonë Jo"
anonimus
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 07-08-2007, 17:19:15 »
Citojeni

Fyell' i bariut

Bariu, shokë, bariu,
kur gjëmon e fryn veriu,
është përjashta fatziu,
e rreh breshëri dhe shiu!
Barinë, shokë, barinë,
mos e harroni fatzine,
se lë gruan e shtëpinë
t'u kullosë bagëtinë.
kullotni, moj bagëti,
                      ti, ti, ti. . .
Kullotni, biro, kullotni,
kur të vdes te me kujtoni,
Ndjesë pastë! — të më thoni.

Shikoni barin' e gjore:
në diell a në dëborë,
bariu me shkop në dorë
ruan deshtë me këmborë.
Vështronje barinë mirë,
me të ngrën' e me të pirë,
t'u marrë dhëntë pa gdhirë,
t'i kullosë me dëshirë,
të rrijë bashkë me to,
                    to, to, to.
Hani, moj bagëti, hani,
kur të vdes do të më qani,
për mua zi do të mbani!

 

 
E identifikuar

"Kurrë s'do të heq dorë vetëm pse njerëzit thonë Jo"
anonimus
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 07-08-2007, 17:19:43 »
Citojeni

Besa-besë

Gjithë vendetë gëzojnë,
ti, Shqipëri, pse pushon?
Gjithë njerëzit këndojnë,
ti, shqiptar, pse rënkon?
Gjithë duanë lirinë
dhe pa të njeriu s'rron;

ti, shqiptar, Shqipërinë
në zgjedhë si e duron?

Zgjohuni, o shqiptarë,
erdhi dita për liri!
Zini luftë me barbarë,
përpiqi për Shqipëri!

Të krishter' e myslimanë,
të tërë një sua kemi;
gegë, toskë, dibranë,
gjithë shqiptarë jemi.

Mblidhuni te bëjmë bënë,
të gjithë dorë për dorë:
Të duamë mëmëdhenë,
edhe malet me dëborë.

Që ditën që u shkeli
robëria dhe gjer sot
nukë bën më bar Dhëmbeli
dhe Tomori qan me lot.

Male me krye në qieli,
si duroni robërinë?
Ju që shihni drit' e diell,
pse s'ndrini dhe Shqipërinë?

Ku janë vaftet e parë,
që kini dhënë yrnek?
Ku jini, o shqiptarë,
pse s'dëgjohet një dyfek?

Apo humbi trimëria,
apo s'doni mëmëdhenë?
A u shua Shqipëria,
që ka pjellë Skënderbenë?

Pse rrini lidhur me lak?
Pse shpëtoni vënd' tuaj?
apo s'u mbeti më gjak,
se e derdhtë për të huaj?

Mirri pushkëtë në duar
edhe bëni besa-besë:

Shqipëria do shpëtuar,
kokë turku të mos mbese!

 
E identifikuar

"Kurrë s'do të heq dorë vetëm pse njerëzit thonë Jo"
anonimus
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 07-08-2007, 17:20:08 »
Citojeni

 DHEU

Dheu i gjat' e i gjerë,
na jep buk' e na jep verë
për të ngrën' e për të pirë,
kush di ta punojë mirë.

Si njeri i shtrënguar,
dheu nukë fal gjë kurrë,
pa munduar, pa punuar'
S'na jep as misër, as grurë.

Do ta punojë njeriu
dhe ta vadisë me djersë
që të hajë buk' i ziu,
nga uria të mos vdesë!

Punoni, more të mjerë,
se dhe gjëri në na mbetë,
pas neve vinë të tjerë,
nukë sosetë kjo jetë.

 
E identifikuar

"Kurrë s'do të heq dorë vetëm pse njerëzit thonë Jo"
anonimus
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 07-08-2007, 17:20:34 »
Citojeni

 Fshati im

Maletë me gurë,
fushat me bar shumë,
aratë me grurë,
më tutje një lumë.

Fshati për karshi
me kish' e me varre,
rrotull ca shtëpi
të vogëla fare.

Ujëtë të ftohtë,
era pun' e madhe,
bilbili ia thotë,
gratë si sorrkadhe.

Burrat nën hie,
lozin, kuvendojnë,
pika që s'u bie,
se nga gratë rrojnë!

Gratë venë nd'arë,
dhe në vreshta gratë,
gruaja korr barë,
punon dit' e natë.

Gratë në të shirë,
në të vjela gratë,
ikinë pa gdhirë,
kthenenë me natë.

Gruaja për burrë
digjetë në diell,
punon es'rri kurrë
as ditën e diel.

0 moj shqipëtarkë,
që vet' e nget qetë,
edhe drek' e darkë
kthehesh e bën vetë;

Moj e mjera grua,
C'e do burrë zinë
që ftohet në krua
dhe ti mban shtëpinë!.

 
E identifikuar

"Kurrë s'do të heq dorë vetëm pse njerëzit thonë Jo"
anonimus
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 07-08-2007, 17:21:06 »
Citojeni

Memedheu

Memedhe quhete toka
ku më ka renure koka,
ku më ka dashur mem' e atë,
ku me njeh dhe gur' i thate,
ku kam pasure shtepine,
ku kam njohur perendine,
stergjyshet ku kanë qenë
dhe varret qe kanë vënë,
ku jam rritur me therrime,
ku kam folur gjuhën time,
ku kam fis e ku kam fare,
ku kam qeshur ku kam qare,
ku rroj me gaz e me shprese,
ku kam dëshirë te vdese
E identifikuar

"Kurrë s'do të heq dorë vetëm pse njerëzit thonë Jo"
anonimus
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 07-08-2007, 17:22:44 »
Citojeni

ATDHEU DHE DASHURIA

Vitua një pun' e madhe,
e bukur si sorkadhe,
nga gjithë shoqet shquan
dhe gjithë trimat e duan.
Për te tillë bukuri
kush nuke ka dashuri?

Një ditë qe vij ne krua,
duke ecure mbi thua,
poqi njè turk, trim te marrë
tjetër herë s’e kish pare.
Rrobate qe kish, i ndrinin
dhe armet i vetetinin!
Kur shtiu syt’ e e pa:
«Vito, te dua! i tha.
Vito, do të te marr grua!»
Uitua u turperua,
po me shum’ u hidherua
dhe iu pergjegj: «S’je për mua,
se u’një tjetere dua,
jemi një bes’ e një sua;
po merre fjalene prapë
dhe shko këtej me vrape!»
– Kush është me trim se mua,
qe do të te marrë grua?
– Ai qe jam vluare (fejuar)
dhe për te martuare;
është trim’ sa s’gjendete,
i mirë sa s’benete;
ish vet’ i tretë vëlla,
kush ka qenë si ata?
Trima sa s’i zinte plumbi,
njeri vdiq, i dyti humbi.
Jorgjin e la perendia
shprese për memen e tia;
është i vetëm e jetim,
i dashur’ i shpirtit tim,
dhe nga te tërë me trim,
perdor pallen e hanxhare,
është i zoti te me marrë!
Ndaj, té lutem, mos më nga,
të mos biesh ne hata,
se shejtani pune s’ka!»

Turku me te tilla fjale,
qiti te shkretene [përmirësoje fjalorin!],
nga inati u verdhua
dhe thirri posi dragua:
«N’është m’i zoti nga unë,
le të me dalë ketune,
ne me munte, besa-bese.
Burri yt po le të jetë,
n’e dergofsha n’atë jetë,
dije, do të te marr vete!»
Vitua shum’u frikua,
lot i vinine si krua,
dhe me shtepi, duke qare,
rrefeu q’i kishte ngjave.
Po Jorgji, kur e degjoi,
veshi armete dhe shkoi,
u ngjit malite përpjetë
ashtu si ngjitene rete,
dhe me zi të madh si shkembi
po thërret, sa tundet vendi:
«Kush esht’ ai q’u levdua,
qe do të mundet me mua?»
Me ze te math, si gjemimi,
iu pergjegj ahere trimi.”)
«Unë jam ai qe shtie
dhe plumbi dem nuk bie.
U’ jam ai qe kam vrarë
bejlere dhe pashallare,
dhe kaure, mijë vete,
kam dërguar n’atë jetë!
Dhe do të trembem tani
nga një fusharak si ti?
Tani do ta shoq dhe vete
kush është trim i vërtetë...
Këto thosh turku dhe vinte,
po dhe Jorgua e printe;
hodhi armété perdheze
dhe zuri te sgjeshe brezè,
qe kish qepur Vitua vete,
Si fustan e fermelete.
Kur e kujtoi, u shemb,
mos pandehni se u tremb,
bëri kryqn’ e fshiu lote:
«Jam azer!» hidhet e thotë,
edhe me dorë një thike
ju vcrsul turkut pa frikë.
Trimi rrembeu hanxhare
dhe po hidhej si i marrë,
Fryjti era, nga rrembimi
lëshon flokatene trimi,
Atje ku qe afèruar,
me gjoks hapet leshetuar,
ju duk, ne gryke te tij,
varture një hajmali.
Jorgji, kur pa najmaline,
sytë permbi te i ngrine.
Dale, tha, ashtu me rruash,
pa leftojme kur tè duash,
po, ne beson perendine,
kush ta fali hajmaline?
– Nenia ne foshnjeri
ma vari për mbaresi,
po c’të duhet kjo pune?
– Një te tillë kam dhe unë!
Shiko! Nëna ma ka fale
dhe mua, kur jesha djalë!
Të dy trimat hapne gjite
dhe shikonin hajmalite
qepur me pe te florinjte,
si njera, si tjetera,
te dya te vjetera;
pérbrenda, pshelur') me karte, (mbeshtjelle)
gjetén nga një kryq te arte!
Mbeten te mahniture
dhe si te goditure!
te tillë pune, kur pane,
u pushtuan dhe rane,
Dhe te dy një fjale thanë:
«Të kam vëlla, mor i mjerë,
nga njè bark paskemi lere!
Jemi një fis e n,je fare,
jemi te dy shqipetare,
po besa na paska ndaré,
Sa na bëri pér tè vrarë!
Sot qii dimë vetèhënë,
duhet te bëjmë bene
te duam memedhene.
Tani te marreme male,
te leftojme për lirine,
të mos kthehemi te gjallë
pa shpetuar Shqipërinë!
Tani Viton ta harrojmë,
me Turqine te leftojme,
ta dergojme nga ka ardhë,
te shome ditë te bardhe.»


 
E identifikuar

"Kurrë s'do të heq dorë vetëm pse njerëzit thonë Jo"
anonimus
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 07-08-2007, 17:30:08 »
Citojeni


KURBETI

Mitrua, kur u martua
ndënji një muaj me grua!
Erdhi dita për të ndare
dhe u ndanë duke qarë!
Gruaja qënkej me barrë
dhe kur polli, bëri djalë.
Po Mitrua ku ish vallë?
Motëmot që qe larguar,
një kartë s'i kish dërguar!
Ku t'i shkruaj mëm' e mjerë
për djalënë që kish lerë?
Tri vjet, katër, dhjetë shkuan!
Mitrua harroi gruan!
E varfëra se ç'pësoi,
të ritë vetëm e shkoi.
Ç'e deshi të tillë burrë,
që s'e pati pranë kurrë!
Gjith' bota ven' e vinë,
Mitrua harroi shtëpinë,
nuk e di që ka dhe djalë!
Rron a ka vdekur vallë?
Këto thosh grua e mjerë,
po burrit i mbajti nderë.
E zeza grua se ç'hoqi!
Humbi shpresën tek i shoqi:

kur pa ngrën' e kur pa pirë,
punoi e rriti të birë.
Gurbeti, shokë, gurbeti,
kush vate e nukë mbeti?
Mitrua zuri Misirë,
po puna s'i vinte mirë.
Qysh të vejë puna mbarë
për të zeztë shqiptarë?
Shkretojënë mëmëdhenë,
tek perndon dielli venë!
Ku vini, more të mjerë,
se sot s'ësht' si njëherë, —
qysh vini në vend të huaj,
kur s'dini as gjuhnë tuaj?
Lum kush rron në vend të tij
me qe, me dhën e me dhi.
Mos u ndani nga shtëpia,
të mos mpshojë1) përëndia,
se përëndia, kur mpshon,
gjynaqarët i mundon.
Puna nukë ka të sharë,
po punoi vetë n'arë,
zini çapën e hostenë
dhe parmëndën që çan dhenë.
Nga fëmia mos u ndani,
po punoni që të hani;

Grurëtë që bëni vetë,
u harrin për këtë jetë.
Me zakonetë që kini,
kurbenë duhet ta lini,
të nderçim jini, të zotë,
po nderi sot s'ka te shkuar,
e drejta në këtë botë
është fare shtrëmbëruar...

Në gurbet venë të tjerë,
ata që s'duanë nderë,
se zakonet u ndërruan;
burri që fiton, shet gruan,
burratë rrojnë nga gra!...
Po për Mitro shqipctare
këto zakone të ra
nuk i dukeshin mbarë.
Ndaj hoqi e voi shumë,
kur pa buk' e kur pa gjumë,
rrahu Misirë të tërë,
nukë la punë pa bërë,
gjithë jetën nën' urdhër,
qeseja si kokë hudhër,
E shoqja e kish qarë,
njëzet vjet që s'e kish parë!
Dhe në mos e paftë kurrë,
djali u rrit, u bë burrë,
mëmën do ta mbajë mirë
me të ngrën' e me të pirë.
Pas njëzet vjet, nga kursimi,
Mitros iu shtua fitimi,
solli ndër mënd Shqipërinë
gruan e tij dhe shtëpinë;
psherëtiti zëmër' e tij
dhe qau si çilimi;
Dhe te nesërmet, ndaj të gdhirë,
Mitrua e la Misirë.
Ta kish ditur, kur ish ndarë
që la gruan me barrë,
mbase kish ikur më parë.
Shtatë dit' e shtatë net
bëri Mitrua në det;
mbaroi udhën e gjatë
dhe vate në fshat me natë.
Ne shtëpi u afërua,
Ndënji pak e u mendua,
dhe me vete të tij thosh:
«Në gjëça shtëpinë bosh?
Në mos e gjëça të gjallë
Gruanë!» Me këto fjalë
Shikon shtëpinë me dritë
edhe vate në fëngjitë1)
të shojë kush është brënda,
t'i përgjojë ja ka ënda.
Djali kuvëndon me mëmë;

«Pse qan, i thosh, kur ke mua?
Ç'kanë shkuarë t'i lëmë
dhe duajmë si të dua.
— Të dua, thosh mëm' e mjerë,
me shpresë tënde kam rruar,
nga ti harrova qederë,
dhe gjith'ato që kam vuar,
dhe sot rroj me shpresë tënde"

Kur gjegji këto kuvënde,
Mitrua ngriu në fëngjitë.
Fatziu, ç'vuri nër mënde!
Vuri syn' e pa në dritë,
pa një trim të ri me gruan!
Mëndja ju turbullua!
Mitrua kujton Misirë,
sheh vetëhenë me brirë!?...
0 Mitro, mendoju mirë,
mëma përkëdhel të birë,
nukë të ka turpëruar,
se me nder të madh ka rruar!
Ç'mendohesh, more fatzi!
Hyrë brënda në shtëpi
dhe merr djalënë në gji.
«0bobo! sytë ç'më panë!
Tha Mitrua si i marrë.
Pashë gruan me jaranë,
po tani do t'ju bëj varrë!
Do t'u bie me kobure,
t'i lëshoj në shesh shondure.1)
Mua të më vënë brirë!»
Tha, dhe goditi te bire!
Meme e zeze ulëriti,
pushtoi djalën dhe briti,
po Mitrua nuk priti,
pushka krisi dhe një herë,
ra përmbys dhe mëm' e mjerë!2)

 
1) pa shpirt, pa jetë
2) Është ndër baladat më prokëse, jo vetëm të Çajupit, por të gjithë letërsisë sonë
të traditës. Motivi i fatkeqësive që sillte gurbeti në jetën shqiptare endej në krijimtarinë popullore, sidomos të krahinës së Zagorisë. Poeti, mbi bazën e këtij motivi, krijon një poemë të bukur, me tonë të theksuara dramatike. Toni rrëfimtar i saj krijon një përfytyrim të gjallë për heronjtë dhe mentalitetin e kohës. Fundi tragjik i personazheve vjen si një pikë kulmore me një ngjyrim emocional drithërues.Poeti e përjeton thellë tragjedinë që do të ndodhë,prandaj në një çast të mprehtë ndërhyn, kërkon t'i hapë sytë personazhit të tronditur, por është i pafuqishëm të parandalojë veprimin fatal. Mitroja do të shkojë drejt këtij veprimi, sepse nuk mund të përfytyrohet kjo figurë jashtë gjithë mentalitetit të kohës dhe tragjedisë që sillte për njeriun largimi jashtë atdheut. Prandaj  fryma realiste vjen në këtë poemë më e fuqishme se në gjithë krijimet e tjera poetike të Çajupit.
 
E identifikuar

"Kurrë s'do të heq dorë vetëm pse njerëzit thonë Jo"
anonimus
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 07-08-2007, 17:32:21 »
Citojeni

Vaje

Që ditën që vdiqe, që kur s'të kam parë,
lotet që kam derdhur s'më janë dhe tharë!
Shumë vjet u bënë, sot u mbushën dhjetë,
që kur më ke lënë dhe s'të shoh në jetë!
Në ç'kopshte me lule ke qëndruar vallë?
S'të vjen keq për mua? S'te vjen mall për djalë?
0 ëngjëll i bukur, mos mëno në botë,
kthehu të të shomë, të na mbeten lotë.
S'rrojmë dot pa tynë, ti si rron pa neve?
Motemot që rrojtëm bashkë, s'më urreve.
Atje. tek rri janë qipariz' e varre. ..
Kthehu të të shomë, mos na le për fare!
Mos na le të gjorë, me zemër të ngrirë,
kthehu të gëzohesh kur të shoç tët birë;
E ke lenë foshnje, tani u bë burrë,
s'arrite ta rritje, s'të ka parë kurrë!
Për ty shumë herë çoç do të më thotë.
po s'mund t'i përgjigjem, se më mbytin lotë:
Kthej kokën mënjanë dhe vështroj përpjetë,
duke psherëtitur te zot' i vërtetë.
0 zot i vërtetë, s't'erdhi keq për djalë,
kur i more mëmën dhe më le të gjallë?
Të më keshe marrë, do të qe më mirë
dhe të rronte mëma, të rriste të birë.
Me se rrojnë foshnjat? Ç'i rrit çilimitë?
Dashuria e mëmës dhe përkëdhelitë.
0 zot, të jam falë, mos më le të mjerë,
dërgom' Evgjeninë ta shoh dhe një herë!
«Pse s'kuvëndon mirë, more punëbardhë,
cili vdiq njëherë dhe prapë ka ardhë?
Gjith' humbasën gruan, mëmën e babanë,
po ata që mbetën si ti nukë qanë:
të vdekurin lotët s'e bien në jetë,
po lutu dhe falu të rriç djalën vetë.
Doje drit, o qiell, more dritën time
dhe më mbushe jetën plot me hidhërime!
Tani rroj pa shpresë, ndaj s'dua të rroj,
se dhe perendine tani s'e besoj!

          I I

Ditën c vitit të parë
U be qiameti i math:
nga dëbora që ka rarë
faqez e dheut u zbarth.
Cingërim'  errësirë,
jashtë veriu pëllet,
bie bor' e breshërirë
dheu duketë, si. det!
Është natë, nat' e zisë,
Vetëtit edhe gjëmon,
një ëngjëll i përëndisë
dergjet sëmur'  e rënkon!

Ka tri dit' që po mundohet
dhe me vdekjpn qërton,
po vdekja s'do të mërgonet
se shpirtin e saj kërkon!
Përëndi, lëmë të gjallë,
po lutetë mëm' e mjerë,
të mund të rrit këtë djalë,
s'ka një javë që ka lerë.
Kush do ta marrë ta rrisë?
Jetim qysh do të rrojë?
Kush do t'i japë të pijë,
si unë kush do ta dojë?
Kush do ta dojë Stefanë?
Më ndje, o zot i vërtetë.
se Stefani ka babanë
dhe do ta rritijë vetë.

 
E identifikuar

"Kurrë s'do të heq dorë vetëm pse njerëzit thonë Jo"
anonimus
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 07-08-2007, 17:33:45 »
Citojeni

  Zolejka

Nga gjithë vëndet, Misiri,
ka qen' e është m'i miri:
gjithmonë jeshil bari;
s'ka të sosurë behari. ..
Pem' e lule gjithë moti,
e ka bekuarë zoti.
Piramidhetë me diell,
kanë kokënë në qiell.
Buçit Nili nat' e ditë,
bie ujë të floritë. ..
vadit fushënë të tëre
nukë ka vënd të mos zërë,
Ujiten dhe hurmadhjetë
dhe venë, venë përpjetë.
Veriu s'reshtet kurrë,
kur ze e lot me pelhurë,
mbanë Nilit punëmbarë
ka qenë Tani; më parë,
ka qënë kryqyteti
se këtu kish fronë mbreti.
Tani ka qenë një herë
qytet i madh e i gjcrë;
në mes të këtij qyteti
ka qenë pallat i mbretit,
se në këtë qytet rroi
Apofi, kur mbretëroi.
Pranë mbretit, nga veriu,
rrinte zoti Petefriu,
i nderuar në Misir,
se mbreti e kish vezir.
Mendjemadh e zemërmirë
kishte në dorë Misirë:
Petefriu mbretëronte
se Apofi shum' e donte;
Apofi me Petefrinë
bashkë rrinë, han' c pinë. ..
Petefriu u martua
mori Xolejkën për grua.
Moj Zolejke, nga ke dalë
që ke diellin në ballë?
Zolejkë, kush të ka bërë
që manitenë të tërë?
Të ka bërë zoti vetë,
nukë ke shoqe ne jetë!
Kush pa bukurinë tënde
dhe nuk lojti nga mëntë?
Kur do Zolejka të dalë
me karrocë ja me kalë,
vetëm a me Petefrinë,
ysmeqarkat pas i vinë.
Kur del Zolejka merr erë
dalin dhe shumë të tjerë,
nukë rri njeri pa dalë,
kush ta shojë më në ballë!
Zolejka rri e mentuar
dhc ve kokënë në duar. ..
ysmeqarkatc s'guxojnc
te lozin e të kendojnë.
Ç'ka Zolejka që s'gëzon?
zonjë si ajo kush rron?
Kush ka të tilla të mira?
Kush ka gjëra të pavdira?
Kush ka burrë më të mirë?
Burr' i saj urdhron Misirë'. . .
Dashuri moj dashuri!
S'peshon ergjënt e flori'. . .
Sa para bën madhëria?
Nukë blihet dashuria.
Duro, Petefri, duro!
Zolejka nukë të do'. . .
Apofi, mbret' i Misirit
i tha një ditë vezirit:
për gjah sivjet s'kemi vatë,
po të vemi këtë natë,
se ditën bën shumë vapë;
në mëngjes ktheheml prapë,
Mbreti këtë fjalë foli,
Petefriu jashtë doli
ysmeçin e tij kërkoi
te Zolejka e dërgoi
t'i thotë të mos e presë.
Në pezul të penxheresë
rrij Zolejka, si ngaherë,
kur pa Josifnë më derë.
Nukë qe njëzet vjeç djalë.
mustaqja s'i kish dhe dalë,
ish i bukurë si çupë.
dhe për të pirë në kupë.
Arapinka të këndonin,
Zoiejkënc pergëzonin.

— Zonjë, më dërgoi zoti
Petefriu fuqiploti,
këtë natë mos e pritni
vetëm të hani, të pini:
për gjah sonte do të venë
që të dy bashkë me mbrenë. —
Këto tha djali dhe priti,
po Zolejka psherëtiti,

— Pse mban kokënë mënjanë?
Qasu të rrish këtu pranë,
dhe Petefriu me mbrenë
ku të duan le të venë.
Ti të rrish sonte me mua,
Josif, die që të dua!
Të dua, të dua shumë
dhe gdhij natënë pa gjumë...
Që ditënë që të pashë,
zemërnë time ta dhashë.
Dale të të puth një herë!
Këtë natë mos më lerë
vetëmë me ysmeqarë,
Josif, bëhu djal' i mbarë!...
Eja të rrish këtu pranë,
kuvendojmë për babanë,
për mëmën që të ka bërë
dhe për njerzt' e tu të tërë.
Pse ke lënë mëmëdhenë?
Kush të shiti, ku të gjenë?
Pse erdhe zure Misirë?

— Jeshë, foshnjë, s'mba mënt mirë. ..
Po vëllezrit që kam pasur
si vëlla s'më kanë dashur,
dhe më shitnë për të holla!. ..

— Faqja jote posi molla,
goja jote si qershia,
s'të çmonetë bukuria!...

Të dua, Josif, të dua'
Sonte do të rrish me mua;
do të ham' e do të pimë,
të dy vetëm do të rrimë!. ..
Se është jona kjo natë,
zoti e bëftë të gjatë!
zoq e bilbilë, këndoni,
kur të gdhiet të na zgjoni...
Mos ki turp, mos u bën djalë.

— Zonjë, zonjë, të jam falë!
Jam rob' i zotrisë suaj;
këto fjalë mos m'i thuaj!...
Jetim i shkretë, fatziu,
më ka Merë Petefriu,
si baba më është sjellë,
më ka rriturë si pjellë,
më ka mbajturë me shpresë,
s'guxoj t'i da! i pabesë'...

— Nga burri im mos ki frikë:
mbaj me vete këtë thikë,
prapa derësë të fshihesh
dhe kur të vijë, t'i biesh!...
Vraje Petefrinë vetë!
Pastaj të më kesh për jetë. ..
0 Josif, mos u largo!
Josif, Zolejka të do'
Rri me mua këtë natë.. .
Nukë jam si gjithë gratë:
Gjithë trimatë më duan,
mbreti për mua le gruan,
po si ty s'dua të tjerë.
lemë të te puth një herë! —
Edhe e puthi sa deshi.
Josifi u ngre nga sheshi
i mjeri kërkon të dalë. . .
Zolejka ju ngjit si ngjalë,
U zëmërua sa qau'
Dhe zu Josifnë nga krau!
Ky e shtyti me të fortë
dhe dolli jashtë më portë.
Zolejka mbet turpëruar
me sakon e tij në duar:
(Josifi, që ta lëshojë,
Qiti sakon të shpëtojë.)
Dita s'qe dhe gdhirë mirë,
Zolejka si egërsirë
nga inati. që kish marrë
priti burrën duke qarë!
Ç'ke që qan, o shpirt, i thotë
dhe vate t'i fshijë lotë,
po Zolejka qa më shumë.
— Ku më le vetëm, o lumë?
Ike më le me të tjerë. ..
Josifi më prishi nderë?
Erdhi natën të më zërë
Dhe ra me mua të flërë!
Do të më kish turpëruar
sikur të mos jeshe zgjuar!
Të mos keshe këtë thikë. . .
kur e pa, i erdhi frikë
dhe hapi derën e shkoi
po sakon këtu harroi!
Kur dëgjoi Petefriu
gjithë këto fjalë, .ngriu;
kur pa dhe sakon e tia,
i erdhi rrotull shtëpia:
Zolejkën të turpërojë
Josifi?. .. Tani të shojë. ..
Dhe urdhëroi ta zënë,
brënda në bodrum ta venë!

 
 
E identifikuar

"Kurrë s'do të heq dorë vetëm pse njerëzit thonë Jo"
anonimus
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 07-08-2007, 17:35:37 »
Citojeni

 Naim Frasheri

Vdiq Naimi, vdiq Naimi,
moj e mjera Shqipëri!
Mendjelarti, zemertrimi,
vjershetori si ai!

Vdiq Naimi, po vajtoni
shqipetarka, shqipetare!
Naimne kur ta kujtoni,
mos pushoni duke qare!
................... ...............

Vdiq Naimi, gjithè thonë,
qani turq, qani kaure!
Bilbil’ i gjuhese tonë
s’do të dëgjohet me kurrë!

Vdiq Naimi, qe kendoi
trimerine, Skenderbene,
vdiq Naimi, qe levdoi
dhe nderoi memedhene!

Vdiq Naimi, po c’te gjeti,
o moj Shqipëri e mjerë!
Vdiq Naimi, po kush mbeti?
Si Naimi s’ka te tjeve.

Vdiq Naimi! Vdekj’ e shkrete,
pse more te tillë burrë?
I ndrite shpirti për jetë,
mos i vdekte nami kurrë!

 
E identifikuar

"Kurrë s'do të heq dorë vetëm pse njerëzit thonë Jo"
anonimus
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 07-08-2007, 17:35:58 »
Citojeni

  Shqipetar!

Shqiperin' e mori turku,
                        i vu zjarr!

Shqipetar, mos rri, po duku,
                        shqiptar!

Mjaft punove për te tjerë,
                        o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lere
                    dhe tek heq.

Të ka bërë perendia
                    luftetar,
si s'te lodhi roberia,
                shqiptar!

Erdhi dita te ngresh kokë,
                        të kërkosh
lirine, bashke me shokë
                    te leftosh!

Mos bëni si keni bërë
                gjer me dje,
por te leftoni te tërë
                për Atdhe.

Peseqind vjet kemi rruar
                        me pahir,
Lidhure me kemn' e duar
                    me zinxhir!...

Myslyman' e te krishtere
                        jemi keq!
Të ngrihemi qe te tërë,
                    djem e pleq!

Të ngrihemi te deftojme
                       trimëri;
ja te vdesim ja te rrojme
                       për liri!

O moj Shqiperiz' e dashur,
                      memedhe,
Të shoh me buzë te plasur,
                      si me sheh.

U shkretove anembane,
                     Shqipëri,
se shqiptarët s'kanë
                    dashuri.

Gjithë djemtë qe ke qare
                    dhe mban zi,
për Morene janë vrarë,
                    për Turqi!

Zhvish rrobat e roberise,
                    memedhe,
vish armet e trimerise
                    se ke ne!

 
E identifikuar

"Kurrë s'do të heq dorë vetëm pse njerëzit thonë Jo"
Emira

Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 10-08-2007, 15:23:00 »
Citojeni

Shumë faleminderit anonimus për tekstin mbi biografine e Cajupit!!!
Jam duke bërë kerkime mbi jetën private te poeteve me te medhenj Shqiptare, pasi pretendohet qe martesa me një të huaj e çshqiptarizoka shqiptarin. E pra Cajupi është një shembull tepër i mirë për te kundërtën.

Ich danke Dir!!!!!!!!!!
Emira
E identifikuar
anonimus
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 11-08-2007, 16:32:27 »
Citojeni

asgjë
 E pra e sheh qe çajupi nuk u çshqiptarizua kurrë,nuk besoj se çshqiptarizohemi nëse martohemi me të huaj .
E identifikuar

"Kurrë s'do të heq dorë vetëm pse njerëzit thonë Jo"
Faqe: [1] 2   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |