Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Gabriel Garsia Markez!  (E lexuar 3422 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
erlehta
Die Schlumpfine
Moderator


Karma: 23
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 4918



Shiko profilin WWW
« më: 30-08-2006, 13:15:28 »



Makez.

Gabriel Garsia Markez eshte nje nga shkrimtaret me te medhenj te kohes tone.
Mrekullite e pendes se tij jane perkthyer ne gjetra gjuhe te botes dhe eshte vleresuar mjaft nga mendimi kritik boteror.
Ne vitin 1982 eshte vleresuar me cmimin Nobel.
Te veprat e Markezit jane shkrire ne menyre te persosur mitologjite, bestytnite me realitetin e vendeve te Amerikes Latine, duke e bere ate nje nga perfaqsuesit kryesor te Realizmit Magjik.
Vetmia dhe Pasioni njerezor jane dy shtyllat baze te veprave te Markezet.

Markezi u lind me 6 Mars ne 1928 ne nje qyteze te vogel prane brigjeve te Kolumbise. Prinderit e lane jetim dhe per te nje krah i forte ka qene gjyshi i tij. nje kolonel ne lirim qe shpejt do te behej pjese e krijimtarise te tij.
Librin e tij te pare "Gjedhurinat" ai e shkroi ne moshen nentembedhjete dhe punonte si gazetar.Ne vitin 1955 u zhvendos ne France si korrespondent europian i gazetes kolumbiane Spektatori. Ndersa si gazetar ne kete periudhe u be i njohur, sishkrimtar vazhdonte te ishte klandestin.
Fati i gjyshit te tij e detyroj te shkroi romanin "Kolonelit nuk ka kush ti shkruaj" ne 1958.
Me vone ne 1967 ai shkroi vepren e tij me te mire. "Ne qind vjet vetmi".
Ne 1975 shkroi "Vjeshta e Patriarkut" ku trajtonte temen e diktatures dhe diktatorit.
Veprat e tij jane te larmishme e shume te pelqyera.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
erlehta
Die Schlumpfine
Moderator


Karma: 23
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 4918



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 08-03-2007, 22:21:57 »

Enver Robelli
08-03-2007
Në prag të ditëlindjes së 80-të shkrimtari i madh kolumbian Gabriel Garcia Marquez u dorëzua. Ai pranoi se tashmë 30 vjet jeton me një papagall që nuk i flet kurrë. "Me durim të madh përpiqem ta nxis të flasë, por pa asnjë sukses", ka thënë Marquez. Të tjerët, botën e lexuesve dhe kritikët gjithandej botës, ky señor nga Kolumbia i ka bërë të flasin dhe të entusiazmohen. Kritiku i njohur Dieter E. Zimmer i gazetës së përjavshme gjermane "Die Zeit" ka shkruar se veprat e Garcia Marquez-it pëlcasin nga rrëfimet dhe legjendat, realizmi dhe miti, ai është një tregimtar pa iluzione i natyrës së njeriut, tepër ironik për të qenë mizantrop. Garcia Marquez ka arritur të jetë i respektuar dhei adhuruar nga kritikët dhe kolegët shkrimtarë po aq sa edhe nga lexuesit.

U lind më 6 mars 1927 në Aracataca, një vendbanim i vogël në bregdetin kolumbian. Më vonë ky vend u bë i njohur si Macondo në romanin "Njëqind vjet vetmi". Garcia Marquez-i ishte i pari prej 16 fëmijëve. Fëmijërinë dhe rininë i kaloi bashkë me gjyshin dhe gjyshen, që të dy tregimtarë të jashtëzakonshëm të legjendave fantastike. Jeta në rrethana varfërie më vonë gjeti vend në shumë përshkrime në romanet e tij. Ai dëshironte të studionte drejtësi e cila shpejt e neveriti; vendosi të kalojë ditët nëpër kafenetë e qytezës bashkë me miqtë e tij dhe të shkruajë artikuj për gazeta, kryesisht reportazhe, arti më i zorshëm dhe më i bukur i gazetarisë. Dallimi mes gazetarisë dhe letërsisë, ka thënë ky mjeshtër i shkrimit, nuk është aq i madh: "Burimet e informacionit janë të njëjta, hulumtimi dhe trajtimi i informatës po ashtu; dallimi qëndron në përpunimin e lëndës".

Puna si gazetar i mundësoi Gabriel Garcia Marquez-it udhëtime në të katër anët e botës, në Nju Jork e Paris, në Barcelonë e Gjenevë, në Romë dhe në Havanë. Kapërcimi i kufijve ndikoi që ai të mos e shikojë më veten vetëm si kolumbian, por si latinoamerikan, si qytetar i një kontinenti. Suksesi i madh në letërsi e bëri të njohur edhe në qarqe politike. Si miq të tij ai numëron Javier Solanën dhe gjeneralin Ëesley Clark, por edhe Fidel Castron, i cili për kritikët e tij është diktator, për adhuruesit kundërshtar i denjë i kapitalizmit. Miqësia e tij me Castron e shtyri shkrimtarin peruan Mario Vargas Llosa të prishë marrëdhëniet me Garcia Marquez-in.

Romani më i njohur i Gabriel Garcia Marquez-it është "Njëqind vjet vetmi", ku përshkruhet ngritja dhe rënia e familjes Bunedia dhe e fshatit Macondo, të themeluar prej saj. Në këtë fshat zhvillohet gjithë historia e Amerikës Latine: luftëra civile dhe viktima të shumtë, lulëzim ekonomik dhe plaçkitje nga padronët lokalë, katastrofa natyrore dhe shkatërrime nga dora e njeriut. Ngjarjet sillen rreth shtëpisë së Ursula dhe Jose Arcadio Bunedia. Garcia Marquez përshkruan mllefin e përditshëm, ndryshimet e gjeneratave, incestin, fantazitë e papërmbushura, vitalitetin e burrave dhe mençurinë e grave të Macondos. Në fund një "tajfun biblik" e fshin nga faqja e dheut fshatin.

Në romanin "Dashuri në kohërat e kolerës" Gabriel Garcia Marquez arrin të skicojë identitetin e Amerikës Latine përmes dashurisë së dy njerëzve. Mjeku Florentino Arizo pret më shumë se 50 vjet të dashurën e tij të rinisë, Ferminën. Pas një martese me mjekun Juvenal Urbino, i cili vdes në rrethana tragjikomike, Fermina, pas shumë hamendjeve pranon të martohet me Florentino Arizën. Të pashqetësuar nga bota përreth ata vendosen në një anije dhe grisin flamurin e kolerës për t'i penguar njerëzit e tjerë që të afrohen aty. Dy pleq të dashuruar duan të jetojnë të qetë deri në fund të jetës, duke lundruar në lumin Magdalena. Me këto romane Garcia Marquez-i i ka bërë jehonë realizmit magjik të Amerikës Latine. Në veprën e tij shkëlqen magjia e poetikës – pafund e bukur, tmerrësisht pikëlluese.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Capkenja
Vizitor
« Përgjigju #2 më: 09-03-2007, 18:05:38 »

Dashuri ne kohen e koleres eshte vertet shume e bukur,mbaj mend kur e kam lexuar ne shkollen e mesme.Autoret e brezit te humbur kane shkruar kryevepra ja vlen te lexosh libra te kesaj periudhe.
E identifikuar
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 5505



Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 15-04-2007, 11:57:02 »

Gabriel Garsia Markez eshte nje nga autoret e mi me te preferuar qe lexoj. Madje, e adhuroj si autor. Vdes per te. Eshte fantastik dhe ka stil te vecante te te shkruajtur. Gjithashtu, e kush mund t'i harroje kryeveprat e tij?! buzeqeshje "Dashuri ne Kohet e Koleres" per shembull eshte nje kryeveper me permasa gjigande, shume me teper sesa thjesht nje novele apo roman, eshte nje menyre jetese, nje stil ekstraordinet perceptimi dhe shkrimi, nje bote dhe botekuptim me vete!

Shume artikuj te Mire, e Dashura Erlehta qe mua personalisht me ke munguar, sic i ke munguar edhe forumit tone. Mirese te na Vish, e Dashur dhe shpresoj qe ja kalove XHAM FARE andej nga Shqipnia. buzeqeshje
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Belinaa
Cause all I think about you
Anetar


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 3147



Shiko profilin
« Përgjigju #4 më: 04-07-2007, 17:20:54 »

Gabriel Garcia Markez eshte nje autor qe edhe une gjithashtu e adhuroj me pelqen shume romani i tij "Për dashurinë dhe demonë të tjerë" është një roman i mrekullueshëm.
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Riat
Vizitor
« Përgjigju #5 më: 06-11-2007, 23:41:44 »

A mundet dikush te me dergojë material ose analizë të veprës së Markezit "Dashuri në kohërat e kolerës". Me duhet patjetër,jam në shkoll të mesme dhe kërkohet si njësi mësimore. ju faliminderit shum
ju pershendes
E identifikuar
Dalber
Future Diktator
Anetar


Karma: 8
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1027



Shiko profilin
« Përgjigju #6 më: 07-11-2007, 13:52:32 »

edhe librin e fundit ja kame pelqyer "kujtime kurvash te trishtaura" nese nuk gabohem.
E identifikuar

Krenar me injorance time
Jo mendjemadh me hipokrizine e tjetrit

dalber@zeriyt.com
Bimmy
Vizitor
« Përgjigju #7 më: 03-05-2009, 10:40:30 »

A mundet dikush te me dergojë material ose analizë të veprës së Markezit "Dashuri në kohërat e kolerës". Me duhet patjetër,jam në shkoll të mesme dhe kërkohet si njësi mësimore. ju faliminderit shum
ju pershendes
E identifikuar
Misss
Anetar


Karma: 103
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2586



Shiko profilin
« Përgjigju #8 më: 05-05-2009, 13:49:22 »

Gjenial... ne veprat e tij me te zeshme "Dashuria ne kohet e koleres"
si dhe "Njeqind vjet vetmi"
E identifikuar

...When life gives you a hundred reasons to cry,show life that you have thousand reasons to smile...
yllipolar
...
Anetar


Karma: 7
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 338



Shiko profilin
« Përgjigju #9 më: 06-05-2009, 15:47:49 »

 Me  kujtohet stili  i  tij  i  merzitshem. Mund  te  me  keqkuptojne  ketu  kur  them  stil i  merzitshem. Pra  njefar  analogjie  e  asaj  se; kur  nje  artist  perpiqet  ta  pikturoj  mykun  dhe  e  pikturon  aq  bukur  sa  neve  na  duket  qe  po  ia  degjojme  eren  e  tij. Pra  kaq  zotsi  kishte  Gabriel  Garsia  Markezi  kur  e shkruajti  Njeqind  vjet  vetmi.
E identifikuar

Përshëndetje  me  diell...
Felicity Vox
Teneo Vestri Vox
Anetar


Karma: 46
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 595



Shiko profilin
« Përgjigju #10 më: 16-02-2010, 14:19:13 »

NJeqind vjet vetmi eshte shkruar me aq imagjinate dhe realizem magjik dhe permban aq detaje dhe medoj qe jane pak personat kompetent qe mund te bejne nje kritike te mirefillte te vepres se tij e aq me pak dikush nga personat qe postojne ne kete teme.
E identifikuar

Bota eshte e mrekullueshme!
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Salamanda Fan Club

Anketa
  • Si të emërtohet në shqip?
  • Dot Vikipedia
  • 10 (50%)
  • -
  • Dot Uikipedia
  • 5 (25%)
  • -
  • Dot Wikipedia
  • 5 (25%)
  • -
  • Numri total i votave: 20
  • Shiko temen

* Sponsor