Forumi ShkencorBlogu ShkencorMjekësia | Trupi dhe ShendetiKur farmacisti mund të bëhet “mjek”
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Kur farmacisti mund të bëhet “mjek”  (E lexuar 269 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« më: 06-09-2011, 13:27:10 »

Eglantina Bardhi

“Lutem, vajza ime 2 vjeçare ka dy javë më diarre dhe të vjella. Mundesh të më japësh ndonjë ilaç për të…” Kjo ishte kërkesa e një zonje e shoqëruar nga një vajzë për dore në një ndër farmacitë e kryeqytetit. Në fakt nuk është e vetmja e cila shpëtimin kërkon ta gjejë te farmacisti pa shkuar tek mjeku.

E ndërsa tashmë është bërë fenomen që njerëzit ta anashkalojnë vizitën tek mjeku për çdo shqetësim dhe vetëm kur thika ka shkuar në palcë i drejtohen këtyre të fundit. E ndërsa mjekët gjykojnë farmacistët për dhënien e barnave pa recetë edhe farmacistët gjykojnë mjekët se shpesh nuk japin barnat e përshtatshme në receta. Ndonëse është lista e miratuar nga Ministria e Shëndetësisë për 313 barna pa recetë kjo listë shpesh nuk zbatohet nga farmacistët.

Por çdo kush mund të pyesë se deri ku është limiti që një farmacist të japë barnat pa recetë..? Në lidhje me këtë problem farmacistët argumentojnë limitet që duhet të kenë me barnat pa recetë, se arsyet se përse pacientët drejtohen tek ata pa shkuar te mjeku dhe përballja e tyre me njerëzit në farmaci.

“Si rregull çdo pacient duhet të drejtohet tek mjeku për problemet shëndetësore por nëse kemi të bëjmë me një problem të vogël dhe të rëndomtë si dhimbje koke, të vjella, heqje barku, gjendje gripale apo virozash edhe ne si farmacist mund të japim ndonjë medikament edhe pa recetën e  mjekut”,- pohon farmacistja Flutura Dega. Megjithatë ajo thekson se për patologji sëmundjesh të rënda, për fëmijët dhe sidomos për foshnjet nuk mund të jepen barna pa recetë.

Ndërkohë farmacistët shpjegojnë arsyet se që njerëzit shkojnë në farmaci duke shmangur mjekun janë të shumta. Sipas tyre njerëzit nuk i durojnë dot burokracitë  dhe sorollatjet që ndeshin nëpër spitale sepse u duhet të zbatojnë sistemin e referimit, të kenë dokumentacione, të paguajnë mjekët dhe shumë gjëra të tjera. “Në fakt këto janë rregulla që duhen ndjekur por njerëzit janë të lodhur dhe gjejnë rrugën më të shkurtër për tek farmacisti. Mendoj se rruga më e drejtë do të ishte të shkosh tek mjeku sepse ky i fundit vendos diagnozën pas vizitave dhe ekzaminimeve që kryen tek pacienti”, pohon farmacistja Flutura Dega.

Por nga ana tjetër farmacistët ndeshin probleme edhe me recetën që jep mjeku sepse ky i fundit jep barna të gabuara dhe të rrezikshme për pacientët. “Më ka ndodhur shpesh të më vinë receta me doza të papërshtatshme sidomos për fëmijët, me barna që nuk kanë lidhje me patologjinë e sëmundjes dhe plot gabime të tjera”,- pohon Flutura Dega duke shtuar se në raste të tilla e kthen pas pacientin dhe nuk pranon t’ia japë atë recetë.

Ndërkohë farmacistët pohojnë se ka edhe disa lloje barnash të cilat mund të përdoren për qëllime keqbërëse nga ata që i blejnë. Në këto raste duhet pasur kujdes, dhe disa lloje barnash nuk mund tu jepen njerëzve të dyshimtë që trokasin në farmaci. “Ka plot raste kur adoleshentët u hedhin valium prindërve në ushqim, për tu vjedhur nga shtëpia e për të ndenjur gjithë natën “të patrazuar” jashtë. Ka raste dhe kjo më ka ndodhur kur djemtë vijnë dhe blejnë valium që të vënë vajzat në gjumë, dhe të abuzojnë me to. Absolutisht asnjë farmacist nuk duhet ti japë medikamente të tilla pa recetë”, pohon farmacistja Flutura Dega.

Barnat pa recetë, gjobe deri në heqje liçence

Sipas urdhrit të nxjerrë nga Qendra e Kontrollit të Barnave asnjë farmacist nuk duhet të japë medikamente pa recetë përveç atyre që lejon lista e miratuar nga Ministria e Shëndetësisë. Po kështu, sipas ligjit shkelësit të cilët tregtojnë barna pa recetë mjeku kanë penalizime të cilat shkojnë nga 50 mijë lekë gjobë deri në rast të heqjes së licencës për përsëritje. Një pjesë e tyre përpiqen të tregohen të kujdesshëm, ndërsa ka edhe nga të tjerët qe nuk e vrasin shumë mendjen që të respektojnë listën e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë. Më se shumti, farmacistet kujdesen të jenë në rregull kur ndërmerret ndonje valë kontrolli nga inspektoret e Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave.

Recetat ruhen për një kohë të gjatë

Inspektoret e Qendrës së Kontrollit të Barnave të cilët do të kontrollojnë recetat dhe gjendjen e farmacisë për medikamentet. Kështu çdo farmacist është i detyruar që për një periudhë kohore prej 2 vjetësh të ruajë në farmaci recetat e zakonshme, për tre vjet recetat për barnat narkotike dhe psikotrope dhe për 5 vjet recetat për barnat helme me veprim të fortë. Në bazë të recetave të ruajtura, fletëhyrjeve të barnave të blera nga grosistet dhe gjendjes së barnave në farmaci do të bëhet kontrolli i çdo farmacisti ku do te rezultojnë dhe verifikohen se sa është numri i medikamenteve të dhëna pa recetë.

 

Shqipëria pi më shumë ilaçe se Europa

Në një studim të fundit të Bankës Botërore për sektorin e shëndetësisë, pas analizave të detajuara të shpenzimeve, anketave të ndryshme familjare për përdorues të barnave dhe importuesve e shpërndarësve, arrihet në përfundimin se ne jemi një vend i hipermedikalizuar, çka do të thotë se ne përdorim pa kriter medikamente, jo gjithmonë të këshilluara nga mjeku, por edhe pa kurrfarë konsulte duke iu drejtuar vetë farmacisë. “Vlerësimet e shpenzimeve farmaceutike përllogariten në 23-32% të shpenzimeve të përgjithshme për kujdesin shëndetësor në Shqipëri”, – thuhet në studimin e Bankës Botërore, ku shtohet se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian për barna është 14% e totalit të fondit për shëndetësinë.
3 faktorët përse marrim barna më shumë se ç’duhet sipas BB

1. Niveli profesional jo i mjaftueshëm i mjekëve të praktikës së përditshme klinike është një tjetër faktor që ndikon në hipermedikalizimin, i cili vjen si pasojë e nevojës për të mbyllur deficitin e tyre me një mbingarkesë të recetës me sa me shumë barna.

2. Mungesa e një organizmi, i cili mbron pacientët nga gabimet e mundshme mjekësore dhe abuzimi me ta. Në këtë kontekst, mjeku asnjëherë nuk përgjigjet për dëmtimet shëndetësore që mund t’i shkaktohen pacientit nga përshkrimi i tepërt i barnave.
3. Mentaliteti i shoqërisë shqiptare, e cila mbetet ende një shoqëri jo dhe aq e ndërgjegjësuar, që kërkon të zgjidhë gjithçka me barna, meqenëse mungojnë mekanizma të tjera që rregullojnë e plotësojnë njëra-tjetrën.

Vitamina D, më tepër se një vitaminë

Nuk ka suplement ushqimi të ketë impaktin që ka vitamina D në organizëm. Ajo është shumë më tepër se një vitaminë, është hormone e cila ka aftësinë të ndërveprojë dhe ndikoje në më shumë se 2000 gene në trupin tonë. Për këtë arsye, mangësia e vitaminës D është lidhur me shumë sëmundje të shoqërisë moderne. Ajo është lidhur me 17 tipe tumoresh, sëmundje të zemrës, tensionin e lartë, diabetin, sëmundje auto-imunitare, dhimbje kronike, osteoporozen, astmën, dhe së fundmi me autizmin! Pikërisht në lidhje me këtë vitaminë të pazëvëndësueshme dietologia klinike, Blerina Bombaj shpjegon të gjitha të mirat që ka vitamina D.

Trupi ynë mund të marrë vitaminë D nëpërmjet disa ushqimeve si dhe ta formojë atë nga ekspozimi në rrezet e diellit. Mendohet se 1miliardë individë kanë mangësi të vitaminës D. Me të riskuarit janë:

Individët që kalojnë shumë orë të ditës në ambjente të mbyllura ose që mbulohen me rroba kur qarkullojnë jashtë, që marrin më pak rreze dielli duke prodhuar shumë pak nga kjo vitaminë.

Popullsitë që jetojnë në vende ku dielli del rralle ose shumë pjerrtazi

Përdorimi i kremërave kundër diellit: natyrisht kremërat rekomandohen nga të gjithë dermatologët pasi ata mbrojnë nga rrezet B ultraviolet duke bllokuar gjithashtu prodhimin e vitaminës D.

Vendndodhja gjeografike dhe stinët: Vendet si Shqipëria nuk privohen nga rrezet e diellit akoma edhe gjatë dimrit të ftohtë. Por, vendet si Anglia, Belgjika nuk e kanë këtë fat. Këto popullsi janë më të prirura për të shfaqur mungesë të vitaminës D.

Ngjyra e lëkurës: Sa më e errët ngjyra e lëkurës tuaj, aq më i lartë risku për të pasur mungesë të vitaminës D. Lëkurat e errëta kanë nivele më të larta melanine. Kjo e fundit vepron si mbrojtje kundër rrezeve të diellit dhe për këtë shkak prodhimi i vitaminës D është më i kufizuar.

Mosha: në moshë të madhe bie aftësia e organizmit për të prodhuar vitaminë D. Mosha e madhe është më e prirur të qëndroje brenda dhe këto janë arsyet kryesore që mosha e tretë ka mungesë vitamine D. Si pasojë  ata janë më të prirur të pësojnë osteoporoze dhe fraktura të kockave.

Mbipesha: mbidhjamosja e trupit e vështirëson mekanizmin e prodhimit të vitaminës D. Në më të shumtën e individëve obez, nivelet e vitaminës D janë më të ulta se niveli i preferuar. Nga ky fakt janë hedhur hipoteza se vitamina D mund të ketë lidhje me shfaqjen si dhe me terapinë e mbipeshës dhe obezitetit!

Këshilla:

1. Merrni rreze dielli, (natyrisht duke respektuar masat e sigurisë)!

Në vendin tonë fatmirësisht dielli shkëlqen edhe në ditë të ftohta të dimrit. Ekspozoni në diell fytyrën dhe duart (gjatë verës në orët e lejueshme), për 30min çdo ditë. Me rroba banjoje ekspozohuni në orët e lejueshme rreth 10-15min pa krem kundër diellit.

Fëmijët mund ti ekspozoni gjatë muajve të ngrohtë rreth 30min në ditë, në orët e mëngjesit ose të pasdites, pa i mbuluar kokën me kapele dhe duke i zbuluar duart dhe këmbët.

Kujdes: në asnjë mënyrë nuk rekomandojmë të anashkalohet përdorimi i kremrave kundër diellit. Përdorimi i tyre është vendimtar në parandalimin e kancerit të lëkurës!

2. Konsumoni ushqime që ju mbrojnë nga rrezet e dëmshme të diellit!

Të tilla janë: salca e domateve e bërë vetë, vaji i ulliri, specat e kuq, farat e lulediellit dhe frutat e pyllit.

3. Konsumoni ushqime të pasura në vitaminë D!

Është shumë e rëndësishme të përfshini ushqime të pasura në vitaminë D sidomos gjatë stinëve pa diell. Të tilla janë:

Salmoni

Sardelet

Veza e zier

Kërpudhat

Produkte ushqimore me shtesë të vitaminës D si qumështi dhe drithërat e mëngjesit

Suplementi i vitaminës D rekomandohet për të gjithë ata që janë të riskuar nga mangësia e saj. /shekulli

 
E identifikuar

Blog: 0lti.com | Twitter: @0ltion | MSN: olti@msn.com
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • si pasoj e kujt ndoshi ky termet?
  • Dot vullkaneve aktive
  • 15 (75%)
  • -
  • Dot vullkaneve te shuara
  • 5 (25%)
  • -
  • Numri total i votave: 20
  • Shiko temen