Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Kryeministri dhe analistet  (E lexuar 535 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« më: 05-10-2008, 13:50:13 »

Rrallë më tërheqin bisedat boshe që bëhen nëpër studiot shqiptare, ku përgjithësisht qarkullojnë të njëjtat fytyra, të njëjtat tema dhe të njëjtat broçkulla.

“Opinioni” i te enjtes ishte ndryshe.

Kryeministri Berisha përballë katër “kolosëve” të editorializmit shqiptar (Rakipllari, Nazarko, Peza dhe Haxhia), në studion e mbushur më së shumti me përfaqësues nga UT-të private, nën moderimin e kujdesshëm dhe dashamirës së të zakonshmit Fevziu ( i zakonshëm katër herë në javë).

Analistët ishin kapardisur shtrëmbra-gëmbra në karriget e tyre luksoze, me gishta nëpër fytyrë, ngërdheshje nëpër fjalë, ndërprerje nëpër mendime dhe shtriqje të këmbëve, kokës, veshëve e diskutimeve bashkë. Gjestikulacioni yll!

Audienca ishte shumë më e qartë, më e informuar, më e drejtpërdrejtë dhe më e saktë në pyetjet që formuloi. Fevziu një herë në gjysmë ore kujtohej të bëhej i gjallë…kurse kryeministri dhe analistët përballë tij dhanë një shfaqje që nuk ka regjisor ta përsërisë.

Nazarko pyeste për ca ambasadorë, Haxhiu për një vlerësim universitetesh bërë në Kosovë, Rakipllari u kap me burimin e ca të dhënave shifrore, Peza flinte gjumë; kurse kryeministri e pati një përgjigje gati për të gjitha pyetjet fodulle, të çakorduara, të pamenduara, të pa-strukturuara që vinin nga “kolosët” e gazetarisë përpara tij.

Ne shume momente, kryeministri vuri pikat mbi “i”. 1.- Më e lehtë është të gjesh një eskimez në fshatrat shqiptare, sesa një gazetar.2.- Unë kam kohë t’i lexoj mesazhet në celularin tim, se e kam ditën të gjatë. Dhe dita ime nuk harxhohet në kafene si e jotja, mor zotëri.3.- Vajza ime është përzier me kompani që marrin pjesë në tendera? Më emërtoni një!4.- Po humba zgjedhjet, fajin e ka vetëm një njeri; Sali Berisha. Por humbja e tij është e largët :D5.- A takohem me Fatos Nanon?…Ku është ai?!

Nga të gjashtë njerëzit në panel, Sali Berisha ishte ai që e analizoi me kujdes dhe e mbajti situatën nën kontroll. Romuzet dhe të qeshurat gjoja ironike të “analistëve” të pranishëm vetëm sa nxorën në pah interesin dhe familjaritetin e madh që kishte kryeministri për çdo pyetje që i bëhej. Veçanërisht në krahasim me fodullëkun, boshësinë, mungesën e informacionit  dhe pa-përgatitjen e analistëve që kishte përballë, Sali Berisha ia doli shumë mirë mbanë ta përqendronte gjithë emisionin tek fjala e tij.

Sa të jetë përballë një fodullëku e amatorizmi të tillë egoist, kryeministri duket me të vërtetë fatlum në parashikimin e tij për një humbje të largët. Vërtet të largët.

http://www.peshkupauje.com/analistet-v-analizuesit/2008/10/04/
E identifikuar

Blog: 0lti.com | Twitter: @0ltion | MSN: olti@msn.com
moçali
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 05-10-2008, 14:43:09 »

Po ku ka burre nene qe e kap me fjale Berishen! Ai eshte orator dhe strateg i madh. Lum si ne qe e kemi! Rrofsh o Berishe dhe kurre mos vdeksh, per te miren e Shqiperise.
E identifikuar
miku
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 05-10-2008, 22:49:29 »

Sa të jetë përballë një fodullëku e amatorizmi të tillë egoist, kryeministri duket me të vërtetë fatlum në parashikimin e tij për një humbje të largët. Vërtet të largët.



  Po marr vetem kete paragraf per te filluar mendimin tim.

  Eshte me te vertete i goditur ky perfundim! "Cdo popull eshte i denje per qeverine qe zgjedh" (Dicka e tille me duket se ka thene Curcilli) E pra, me te tille "opinion publik" c'te presesh tjeter?

   Nga ana tjeter, si mendoni ju? Do te lejonte Berisha t'i benin pyetje, per te cilat nuk do te ishte pergatitur qe me pare?
E identifikuar

Rron shqiponja ne maj te malit, rron edhe miza nen bisht te kalit.

www.Albanians.gr
M A X
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #3 më: 06-10-2008, 08:32:14 »

Nëse është ashtu atëherë turp për ata qe e quajne veten analiste. Një analist qe i thotë vetes vërtetë i analist duhet ta beje cope-cope kryeministrin apo kedo qoftë dhe jo t'i ofroje pyetjet për parapergatitje.
Por Berisha e ka thënë një gjë qe i verteton të gjitha kur pohon me ironi se "Më e lehtë është të gjesh një eskimez në fshatrat shqiptare, sesa një gazetar".
Sot nuk ka gazetare ne Shqipëri, por thjeshtë punonjes mediash qe bëjnë sikur janë gazetare. Media është ne gjendje te mjerueshme e zhytur ne një balte te perbere nga modiokriteti, fodulleku, paaftesia dhe militantizmi.
E identifikuar

Blog: 0lti.com | Twitter: @0ltion | MSN: olti@msn.com
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • A duhet Shqipetaret te njihen ne baza fetare
  • Dot Po
  • 11 (33%)
  • -
  • Dot JO
  • 21 (63%)
  • -
  • Dot Ndoshta
  • 1 (3%)
  • -
  • Numri total i votave: 32
  • Shiko temen