Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Kronologji e ngjarjeve në Kosovë 1389 - 2008  (E lexuar 2353 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
BESIM
Shiko profilin WWW
« më: 21-02-2008, 17:46:40 »

Në qoftë se keni ndonjë të dhënë të rëndësishme për Historinë e Kosovës gjatë periudhës kohore të përmendur, ju lutemi ta sillni këtu. Faleminderit!


Historia e Kosovës
Kronologji e ngjarjeve më të rëndësishme
1389 – 2008

Në shekullin e IV  p.e.s., u krijua Mbretëria Dardane, e cila shtrihej në territorin e Kosovës së sotme dhe të krahinave të tjera përreth. Kufijtë verior të saj shkonin deri në Nish, në jug deri në Kukës dhe Vardar.

Më 15 Qershor, 1389, u zhvillua beteja e parë e Kosovës.

Më 28 Qershor, 1389, Perandoria Osmane, në betejën e Fushë Kosovës, shpëtoi popullin shqiptarë nga hegjemonizmi serb në Ballkan. Në këtë betejë Perandoria Osmane fitoi, ndërsa hegjemoninë serbe e përzuri prej tokave shqiptare.

Më 1445, Kosova gjendet nën Perandorinë Osmane.

Më 1448,  u zhvillua beteja e dytë e Kosovës.

Më 1785,  Karamahmut Bushatliu pushton një pjesë të madhe të Kosovës.

Më 3 Mars, 1878, mbahet marrëveshja e Shën Stefanit, ku një pjesë e madhe e territoreve shqiptare iu aneksua Serbisë dhe Bullgarisë.

Më 10 Qershor 1878, në kundërpërgjigje të traktatit të Shën Stefanit, u mbajt Lidhja e Prizrenit, qëllimi kryesor ishte ruajtja e tokave shqiptare dhe ngritja e një shteti sovran shqiptarë.

Më 17 Qershor, 1878, u miratuan dy peticione, një iu drejtua Kongresit të Berlinit dhe një Kuvendit të Vendimeve dhe të Urdhëresave të Portës Turke; kërkohej që, të mos u jepnin shteteve të huaja asnjë pëllëmbë toke nga atdheu i shqiptarëve.

Më 2 Korrik, 1878, Lidhja e Prizrenit fitoi bazë ligjore për të ngritur një shtet shqiptarë brenda Perandorisë Osmane.

Më 1878 themelohet Vilajeti i Kosovës.

Më 1881 shuhet thuajse fare aktiviteti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Vetëm disa prej udhëheqësve të Lidhjes së Prizrenit vazhdojnë aktivitetin e tyre deri në vitin 1885.

Më 23 Janar, 1899, në Pejë, u mbajt një kuvend me 500 pjesëmarrës nga vilajetet e Kosovës, qëllimi i këtij kuvendi ishte mbrojtja e territorit të Vilajeteve të Kosovës në Maqedoni. Kryetar i këtij kuvendi u zgjodh Haxhi Zeka.

Më 1908 ndodh Revolucioni i Xhonturqve (Turqve të Rinj).

Më 1909 - 1911 fillojnë kryengritjet e armatosura shqiptare të Kosovës të udhëhequr nga Isa Boletini, Idriz Seferi, Bajram Curri, Hasan Prishtina kundër Turqve të Rinj.

Më 18 Tetor 1911, Serbia, Bullgaria dhe Greqia i shpallin luftë Turqisë dhe fillon kështu lufta e parë ballkanike.

Në tetor dhe nëntor të vitit 1911, Kosova okupohet nga forcat ushtarake serbe dhe masakrohen më shumë se 50.000 civil shqiptarë.

Më 28 Nëntor 1912, në krye me Ismail Qemalin, në Vlorë shpallet pavarësia e Shqipërisë.

Më 1912: Shqiptarët çliruan Kosovën, por Serbia pasi humbi luftën kundër austriakëve më 1915, ushtria serbe iu kthye popullit shqiptarë dhe kreu gjenocid ndaj popullsisë civile.

Më 13 Mars, 1912, me ndërmjetësimin Bourchier-it, gazetar anglez i "Times in Balkan", u arrit një aleancë mes Serbisë dhe Bullgarisë. Kjo aleancë kishte për synim për copëtimin e tokave shqiptare në rast se, Perandoria Osmane do të humbiste. Kjo aleancë parashihte që, Serbia të merrte viset shqiptare në veri dhe perëndim të Vargmalit Sharr, ndërkaq, Bullgaria të merrte tokat në lindje të Maleve Rodop.

1913 – 1920: Konferenca e Ambasadorëve në Londër dhe Konferenca e paqes në Paris, copëtoi viset e Kosovës dhe trojet tjera shqiptare, duke ia dhuruar grekërve dhe sllavëve më se 2/3 e truallit shqiptarë – 60 mijë km. katrorë.

Në qershor - korrik, 1913, nis lufta e dytë ballkanike.

Në Dhjetor, 1918, Kosova pushtohet nga serbët.

1918: Serbia përsëri e okupoi Kosovën, me ndihmën e ushtrisë franceze. Kosova mbeti nën okupimin serb deri në prill më 1941, kur ushtria gjermane e dëboi ushtrinë jugosllave nga Kosova për vetëm 7 ditë.  Dhe kështu, Kosova përsëri i bashkohet Shqipërisë.

1918: Faktori ndërkombëtar e njeh Jugosllavinë si shtet sovran, ku Kosova përfshihet si pjesë e saj.

1918 – 1941: Serbia gjatë sundimit të Jugosllavisë së Versajit, ndërmori masa të ndryshme të dhunshme për t'i shpërngulur shqiptarët nga Kosova (dhe trojet tjera shqiptare) dhe për t'i kolonizuar në to kolonët serbë e malazezë.

Më 1919 – 1920:  Konferenca e Paqes në Paris cakton përfundimisht që territori i Kosovës do të mbetet në sundimin e mbretërisë të sapokrijuar serbo-kroate-sllovene.

Më 1920, qeveria jugosllave zhvillon Planin për Kolonizimin e Kosovës, për të realizuar këtë plan, në tokat shqiptare vendosen mbi 70.000 kolon serb dhe malazez.

Më 1933, qeveria jugosllave zhvillon negociata me Qeverinë Turke për shpërnguljen masive të shqiptarëve muslimanë në Turqi.

Më 1937:  Akademiku monstrum, Vasa Çubrilloviq, i paraqet qeverisë serbe një referat gjenocidial për zhdukjen e shqiptarëve nga Jugosllavia, këtë referat e ka zbatuar serbia me dhunë të përhershme, me taksa të rënda, burgim të njerëzve të pafajshëm, tortura e vrasje. Kështu që, detyrohen 250 mijë shqiptarë t'i braktisin shtëpitë e tyre e të vendosen në shkretëtirat e Anadollit në Turqi.

Më 7 Prill, 1939, Shqipëria pushtohet nga Italia.

Më 21 Prill, 1941, Kosova i bashkohet Shqipërisë nën kontrollin e Italisë, ndërsa Trepça mbetet nën kontrollin e Gjermanisë.

Më 1943, formohet Lidhja e dytë e Prizrenit, me qëllim mbrojtjen e Kosovës nga serbët.

Më 8 Shkurt, 1945, arrihet okupimi ushtarak i Kosovës nga forcat ushtarake jugosllave.

Më 1957, nën mbikqyrjen e Titos dhe të Rankoviqit, bëhet shpërngulja e shumë shqiptarëve të Kosovës për në Turqi.

Më 1968, Kosova ngrihet në demonstrata për statusin "Republikë".

Më 1969, shqiptarët e Kosovës e fitojnë të drejtën për përdorimin e flamurit kombëtar.

Më 1970, themelohet Universiteti i Prishtinës.

Më 1981, nënshkruhet marrëveshja për marrëdhënie kulturore dypalëshe Shqipëri – Jugosllavi.

Më 1981, nisin demonstratat e studentëve shqiptarë të Kosovës, gjatë këtyre demonstrave vriten një numër i konsiderueshëm shqiptarësh dhe burgosen me mijëra të tjerë.

Më 1984,  Kosovës i ipet autonomi.

Më 1986, Akademia e Serbisë voton memorandumin që do të bëhet program fundamental për politikën diskriminuese të qeverisë serbe për një periudhë 10 vjeçare.

Më 1987, Millosheviqi viziton Kosovën.

Më 1989,  greva e urisë e 1300 minatorëve të Trepçës, të cilët protestojnë kundër politikës së Millosheviqit.

Më 28 Mars, 1989,  Parlamenti Serb suspendon autonominë e Kosovës.

Më 28 Qershor, 1989,  serbët në Gazimestan organizuan një pelegrinazh panserb nga të gjitha trevat e ish-Jugosllavisë, duke shfryrë parrulla kërcënuese dhe, me luftë kundër shqiptarëve.

Më 2 Korrik, 1990, deputetët e Kuvendit të Kosovës, jashtë Sallës së Kuvendit, lexuan Deklaratën Kushtetuese të Kosovës.

Më 7 Shtator, 1990, në Kaçanik, deputetët e Kuvendit të Kosovës, e shpallën Kosovën republikë, dhe kushtetuta e Kosovës u njoh si «Kushtetuta e Kaçanikut».

Në Gusht, 1997, UÇK-ja merr mbi vete përgjegjësinë kundër sulmeve serbe dhe bashkëpunëtorve të tyre.

Në Mars, 1997, fillon ofenziva e forcave serbe në Drenicë.

1998 – 1999:  Kosova okupohet nga ushtria serbe, kreu gjenocid të tmerrshëm, duke vrarë dhe masakruar rreth 15 mijë civilë shqiptarë, shumë gra e fëmijë, duke dëbuar me dhunë rreth 1 milion civilë.

Gjatë viteve 1997, 1998 dhe 1999, filloi rezistenca e armatosur shqiptare kundër dhunës dhe ushtrisë serbe në Kosovë, të udhëhequr nga Adem Jashari.

Më 18 Mars, 1999, firmoset marrëveshja e Rambujesë nga pala shqiptare, por refuzohet nga serbët.  Në këtë kohë fillojnë shpërnguljet masive me dhunë të shqiptarëve nga Kosova.

Më 24 Mars, 1999, Aleanca e Natos fillon bombardimin kundër serbëve.

Qershor, 1999:  Në saje të rezistencës shqiptare dhe intervenimit luftarak të NATO-së, dhe me angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dëbohet okupatori i egër serb nga Kosova.

1999 – 2008, Kosova nën protektoratin ndërkombëtarë; UNMIK – Misioni i Përkohshëm i Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Pas dështimit të negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit:

Më 17 Shkurt, 2008, Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës e shpallë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Rilind shteti i Kosovës sërish, pas 130 vjetëve, por me 1/3 të territorit të saj, që kur u themelua për herë të parë Shteti (Vilajeti) i Kosovës, gjatë Perandorisë Osmane në vitin 1878.
E identifikuar

LEXO..DURO..TOLERO. .FAL
CentauR.
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 21-02-2008, 22:53:58 »

Citim
Më 28 Qershor, 1389, Perandoria Osmane, në betejën e Fushë Kosovës, shpëtoi popullin shqiptarë nga hegjemonizmi serb në Ballkan. Në këtë betejë Perandoria Osmane fitoi, ndërsa hegjemoninë serbe e përzuri prej tokave shqiptare.

Megjithse nuk kuptoj dashurinë dhe simpatinë që keni për perandorinë osmane, nuk duhet të shtremberoni historinë ...

Osmanët nuk u erdhën në ballkan për të shpëtuar Shqipërinë nga hegjemonia sllavo-serbe, kjo është logjike sepse osmanët nuk kanë patur asnjë interes të përbashkët me shqiptarët ose nuk i lidhte asgjë.

Beteja e Fushë-Kosovës nuk ishte luftë turq vs serbë, ishte ushtria e perandorise osmane kundër koalicionit ndërkomëtar ku merrnin pjese boshnjake, rumunë, bullgarë, hungarezë, serbë, polakë, Gjergji II Balsha, Teodor Muzaka thuhet që ka qenë Gjergj Kastrioti (gjyshi i heroit) por nuk është vërtetuar.

Vërtet kjo luftë u humb nga forcat e koalicionit ku mbeti i vrarë dhe Llazari cari i Serbisë por dhe nga ana tjetër pati humbje të mëdha ku mbeti i vrarë dhe Sulltan Murati I (thuhet nga shqiptari Millosh Kopiliqi)
E identifikuar

"kush s'rron në shoqni ësht' o bishë, o hyjni"
redon
Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 22-03-2008, 14:54:20 »

Vetëm serbët dhe turqit e fillojnë historinë e Dardanisë (të cilën e qujnë Kosovë në shkinisht) me vitin 1389...
E identifikuar
kreksi
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #3 më: 23-06-2008, 23:58:22 »

Kroologjia e Kosoves nuke mund te prezentohet ne kete menyre si me siper ku nga shekulli IV Para krishti kalohet tek Beteja e Kosoves e vitit 1389 ....

Duhet ndare edhe epokat; Paar Krishti dhe pas krishti.
Qka dijmi per Kosoven para krishti ?
Pastaj duhet permendur lufterat Maqedono-dardane te kohes se Filipit II -të...
Duhetcekur ne disa pika edhe pushtimin romakë te ilirve ku bie edhe Dardania pas betejes se Pindes(168) pas krishti...
Me von njohim kryengritjet ilire n pergjithesi pas krishti...
ne kohen e Diklecianit dardania mbetet nene administraten e lindjs ku pason me 295 ndarja e perandorise romake, lindje perendim.
Konstantini i Madh nga Dardania ilindur ne Nisius njihet si ndaresi i empirit romakeku edhe dardania e pesonsepse gradualishte barbaret fillojne te kalojne danubin per te sulmur Ballkanin.
Mirepo koha e Justinianit qe nga viti 525 Pas krishti njihet si periudha me famkeqe per Dardanine ku fillojne sulme te njepasnjeishme avare e sllave....
Kishin kaluar me se 600 vite qe kur daradnia si dhe tere iliria gjendej e pushtuar nga romaket dhe se fundi nga bizantinet...
Epidemit dhe gjendja ekonomike e kishin demtuar shume dardanine ne kete periudh...popullsia kishte filluar te zvoglohej, se paku ti leje fushat pjellore dhe te gjeje strehi drejte maleve te larta te Shqiperisë...
Heraklioni, perandori bizantine kishte vendosur t'u japi disa toka serbeve ne veri te Rrases, po keshtjelles mbi Rrasë=Rascie...
Deri ne vitin 1217 Dardania ishte e administruar nga bizanti mirepo Paleologu me nuke ia arriti te mbroje kete territor dhe kaloi per here te pare nen pushtimin e nemanjiçve serbe...
Qe nga viti 1217 date me fatidike e deri tek beteja e Kosoves serbet mbajten nene administraten e tyre  daradnine qe, per bizantin quhej Misija.
Ne kete kohe osmanlijet kishin sulmuar disa here konstantinopojen por nuke ia kishin arritur ta pushtonin, ata pushtojne bullgarine dhe qendrohen ne Andrianoojë.
Pas Betejes se Marices me 1371 serbia bie nen vasalatin e Sulltan Muratit te cilit edhe i sherben me trupa ushtaresh ne ushtrine turke...
Situata ndryshon kur hordhit mongole ne krye me taerlanin nisen drejte  Konstantinopojes qe  rrezikojne edhe sulltan Muratin...
Ne vitin 1387 princi serbe Lazari zgjedh momentinper tu rrebeluar kunder Muratit pra deri sa ky ishte i zene ne azie kunder mongolve...mirepo sulltani nuke beri ze fare, pasi i mund mongolet pushton bullgarin e Shishmanit dhe niset ne krye te ushtrise ne kosovë.
Me 28 Qerrshor 1389 zhvillohet beteja e famshme e kosoves, e njohur tek shkrmet e huaja, Cassovo...
Para betejes princi shqiptar Gjon kastrioti kundershton qe te sulmohen turqit naten keshtu qe u vendos te zhvillohet beteja diten.
Trupat e koalicionit ishin me shume se sa turqit(krejte e kunderta qe thojne serbet)...
Ne kete betej moren pjese koalicioni i krishtere kunder turqve i perbere nga; boshnjaket, hercegovaset, Serbet dhe shqiparet.
Komandant i ketij koalicioni ishte zgjedhur Llazari, princi serbë.

Me ne fund si e dini koalicioni humbi kete betej...
Pas 153 vite pushtimi serbë, pra vetem 15 dekada, serbet u detyruan te kthehen ne kufinjt e meparshem te Nemanjes, ne Rrasë, ne kufijt e vitit 1217 mbi veri te kosoves.
ironia keshtu e deshi qe edeh NATO nje force tjeter e koalicionit e shtyri serbine po ne keta kufi, mu ne Rrasë, aty ku filloi shteti serbë qe nga ardhja e tyre nga brigjet e detit Azof e deri ne trojet ilire t ballkanit.
Pas 500 vitesh pushtimi ottoman, serbet te perkrahur nga ruset dhe tjeret rifillon pushtimin e dyte te kosoves me 1912;
Ky pushtimi i dyet serbe zgjati edhe me pake se i pari, as qe kaloi 30 vjethin...

krejtesisht serbet qe prej ardhjes se tyre ne ballkan, kosoven e kane pushtuar vetem se 150+30=180 vite !
TOTAL; 180 vte pushtim serbe
500 vite ottoman(turkë)
800 vite pushtim Bizantinë
450 Pushtimë romakë !

Me duhet nje dite e lire qe te perpiloj si duhet tere kete kronologji, sot e dhash shkurtimishte me pika kyçe.

shendet

E identifikuar

- Nuk pyet asnjëri se ç'ka bërë atdheu për ty, por ç'ke bërë ti për atëdheun!
J.F.K
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • Cili ështëvlersimi juaj?
  • Dot Shumë
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Jo Shumë
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Duhet të punoj edhe më shumë
  • 2 (100%)
  • -
  • Numri total i votave: 2
  • Shiko temen