KosovaRepublika e KosovesKosova Sot (Moderator: xhavo)Simbolet e Kosovës (?!)
Faqe: 1 ... 28 29 30 31 32 [33]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Simbolet e Kosovës (?!)  (E lexuar 59496 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Rust
Anetar


Karma: -1
offline offline

Postime: 737



Shiko profilin
« Përgjigju #480 më: 14-07-2008, 14:56:46 »

Ja pra dhe spiunat e Serbise na e foruman kombin kosovar.
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Rust
Anetar


Karma: -1
offline offline

Postime: 737



Shiko profilin
« Përgjigju #481 më: 14-07-2008, 15:02:36 »

Në vitin 1991 Ibrahim Rugova, pas shpalljes se Deklaratës së 2 Korrikut 1990 dhe Kushtetutës së Kaçanikut 7 Shtator 1990, në Beograd ka pasur një takim me diplomatë gjermanë dhe gjatë këtij takimi ai ka deklaruar se: Nuk dëshiron që Kosova të bashkohet me Shqipërinë, por kërkon që ajo të mbetet në kuadër të Serbisë dhe t´i kthehet autonomia, si dhe dëshiron që të respektohen të drejtat e pakicës (shqiptare) në gjuhë, në botimin dhe leximin e gazetave etj. etj.
Nga Bashkimikombetar
 
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Rust
Anetar


Karma: -1
offline offline

Postime: 737



Shiko profilin
« Përgjigju #482 më: 14-07-2008, 15:03:28 »

Në ditarin e saj gazetarja e “Der Spiegelit”z. Renate Flottau, e cila kishte qëndruar shtatë ditë e ngujuar në shtëpinë e z.Rugova, shkruan për takimet që ka pasur Ibrahim Rugova me zyrtarë të Serbisë dhe ata rus.

Më 1 prill 1999 ( e enjte), për herë të parë Rugova shkon në Beograd te Millosheviçi, i ftuar nga ky i fundit. ”Në orën 9.00 bëhet nisja në BMW e policisë serbe.”, ndërsa nga Beogradi ”Rugova kthehet aty rreth orës 18:30”, kështu shkruan znj.Flotau në ditarin e saj të botuar më 17 prill 2000 në gazetën“Der Spiegel“ të Gjermanisë.

Në vijim ajo shprehet se: ”Me zemërgjerësi c**** i serbëve i kishte premtuar Rugovës: "As një qime floku nuk do t'ju preket, për këtë do të kujdesen njerëzit tanë." Rugova nënshkroi një komunikatë të parapërgatitur, sipas së cilës ai gjithashtu përkrahte një zgjidhje me "mjete politike".-thotë znj.Flotau.



Mëtutje në ditar ajo shkruan se, më 3 prill 1999 aty rreth orës 21:00 vjen Zëvendëskryeministri jugosllavë Nikola Shainoviq dhe takohet me Ibrahim Rugovën në shtëpinë e tij. Ndërkaq ditën e diele 4 prill 1999 znj. Flotau e përshkruan si vijon:

“Dita e Pashkëve. Për disa çaste Rugova e ndien veten përsëri si "president" i një populli prej dy milionësh. Me krenari ai rrëfen se si festën katolike të Pashkëve ai e kishte shpallur festë shtetërore në Kosovë. Si në perëndim edhe nxënësit shqiptarë në këtë kohë kishin pushim. E shoqja e Rugovës Fana ngjyros 30 vezë në një lëng me fletë qepësh. Vezët i kishte sjellur një ditë më parë policia serbe, gjithashtu edhe qumështin për fëmijë dhe ujin mineral. Fëmijët ngjyrosnin vezët derisa Rugova shpresonte në një telefonatë shpëtuese nga Beogradi. Dhe kjo telefonatë bëhet rreth mesditës. Mirëpo, vetëm me njoftimin se ai në mbrëmje duhet të takojë ambasadorin rus bashkë me Shainivoqin. Ambasadori rus anulon takimin. Me sa duket këtë ditë ai nga Beogradi nuk kishte marrë garancë për siguri. Vizita e tij është shtyrë për të hënën.
....
Takimi Rugova- Jurij Kotov mbahet më 5 prill në shtëpinë e z.Rugova. Në këtë takim kishin ardhur shumë gazetarë serbë, grekë etj dhe znj.Flottau ka shfrytëzuar këtë situatë, është përzier me gazetarë dhe përfundimisht ka dalë nga ngujimi disa ditorë në shtëpinë e Rugovës.

Renatte Flottau Ibrahim Rugovën e quan autist. Sipas fjalorit të fjalëve të huaja autizmi është „një defekt psikik që shfaqet te personat skizofrenë, i cili manifestohet me egoizëm të sëmurë dhe apati, humbje të kontaktit me rrethin dhe arratisje në botën e fantazisë vetjake. (Burimi ”Der Spiegel” 17 prill 2000)
........
Nga forunmi Bashkimikombetar.co m
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Rust
Anetar


Karma: -1
offline offline

Postime: 737



Shiko profilin
« Përgjigju #483 më: 14-07-2008, 15:04:15 »

disa fakte per rugoviqin
1/ Kushtetuta e Kaçanikut :
Meqenëse, Ibrahim Rugova ishte mësuar të „sundojë“ vetë në Kosovë, pa u konsultuar as edhe me „eksponentët e tij fiktiv institucional“ dhe të bëjë politikë prej autokrati, këtë “autoritet autokratik“ është përpjekur ta ushtrojë edhe gjatë luftës çlirimtare, të drejtuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Dihet mirëfilli se Ibrahim Rugovën si kryetar të Republikës së Kosovës, neni 108 i kushtetutës së Kaçanikut, në rrethana lufte e obligonte ta “shpallë mobilizimin e përgjithshëm“ si dhe “të udhëheq rezistencën popullore“, por ai këtë gjë nuk e bëri. Rugova përveç që nuk kishte guximin të vijë në krye të rezistencës së armatosur, për më keq, ai u bë penges dhe shumë i dëmshëm për mobilizimin e të gjithë shqiptarëve në luftë për çlirimin e Kosovës.

2/ Rugova i marre peng :
Ja po e marrim shembull shkrimtarin tone me te madh I.Kadaren, çfare thote (Ai) per viziten e Rogoves ne Beogrd dhe largimin e tij nga Kosova.Çfarë shkruan Ismail Kadare për Ibrahim Rugovën në ditarin e tij
„Ra ky mort e u pamë“
“Ibrahim Rugova ka lënë Jugosllavinë me lejen e Millosheviçit”
“Ky njeri nuk di të shpreh dhimbje, por di vetëm të qeshë”

3 prill 1999
Dalja e Rugovës në TV, me Milosheviçin, befasim për të gjithë. Ata që nuk e duan nuk e prisnin një vetpërbaltje kaq të shpejtë. Idhtarët e tij kanë rënë në zi.
Merret me mend që telefoni im ka rënë prapë shpesh. Këtë herë nga Shqipëria. Them atë që mendoj: përderisa nuk e dimë në ç’rrethana ndodhet s’mund të ngutemi ta gjykojmë. Askush s’ka të drejtë të kërkojë prej tij të flijohet si hero. Ndërkaq ajo që mund t’i kërkohej ishte të buzëqeshte më pak. Kosova është midis mortit dhe zisë. Lideri i saj, së paku, kaq gjë mund të bënte: të ngrysej. /fragment nga ditari I.Kadare/
...Pastaj edhe kryetari boshnjak Alija Izetbegoviq (sa më kujtohet) ishte zënë peng nga ushtria serbe, por ai nuk buzëqeshte, përkundrazi pat deklaruar: “Unë jam peng. Çdo deklaratë apo nënshkrim imi është i pavlerë. Të gjitha kompetencat i takojnë nënkryetarit“. Dhe duke e parë vendosmërinë e z.Izetbegoviq, pas disa ditësh ushtria serbe u detyrua ta lirojë atë. Gjest ky mbi te gjitha patriotizmi qe fatkeqesisht ishte i pa njohur apo sepaku i pa imituar nga I. Rugova

Forumi Bashkimikombetar.co m
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Rust
Anetar


Karma: -1
offline offline

Postime: 737



Shiko profilin
« Përgjigju #484 më: 14-07-2008, 15:13:12 »

Çfarë historie i tregoi Ibrahim Rugova ambasadorit
Brian Danelly në Velani, derisa po mbahej takimi
në selinë e LDK-së?!


Ish-zëdhënësi i G-4 Blerim Shala, përkujton se pas përfundimit të takimit, me palën serbe, në dhomën e Ibrahim Rugovës në Selinë e LDK-së së bashku me Veton Surroin, kanë pasur një takim me ambasadorët Hill dhe Brian Donelly, të cilët i kanë njoftuar për rrjedhën dhe atmosferën e takimit me delegacionin serb. Ndërkohë, thotë z.Shala “Danelly na informoi se kishte kaluar një kohë të gjatë me dr. Rugovën, në rezidencën e tij private, në lagjen e Velanisë, duke pirë verë të zezë dhe duke ngrënë djath Sharri. “Unë e pyeta (Ibrahim Rugovën-vërejtja ime Sh.B) se cila është platforma negociatore e delegacionit tuaj dhe çka pritet të arrihet në takimin e sotëm…”, na tha Danelly. Dr. Rugova iu kishte përgjigjur se nuk ka dyshim që negociatorët kosovarë do të mbrojnë si duhet interesat e Kosovës dhe pastaj ia kishte shpjeguar, hollë-hollë, cilësinë e verës së Kosovës. (!!!) (Lexo: B.Shala: Vitet e Kosovës 1998-1999, Prishtinë 2000, faqe. 68-71.) Çdo koment për këtë veprim të Ibrahim Rugovës(në kohën kur Kosova po digjet flak) është i tepërt.

Zhvillimet dramatike në zonat e luftës, përveç që zhvlerësuan procesin e nisur negociues me takimin Millosheviq-Rugova në Beograd më 15 maj, treguan qartë se, këto bisedime nuk do t´i sillnin asgjë të mirë Kosovës. Për më tepër, vrasjet, ekzekutimet dhe masakrimet në mënyrë barbare të shqiptarëve në fshatrat e Dukagjinit dhe të Drenicës nga forcat policore-ushtarake të Millosheviqit, e mbuluan me padenjësi mundësinë e vazhdimit të negociatave me Beogradin, në formën që nisi në Prishtinë, më 22


Marre nga forumi Bashkimikombetar.co m
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke per 48 ore rresht.
Nocturne
Vizitor
« Përgjigju #485 më: 02-04-2009, 10:34:35 »

Dihet se ne jemi Shqipëtar dhe jetojmë në teritorin e Kosovës, por laboratorët keqëdashës bashkë me Kuislingët tonë, Tentojnë të na konvertojnë në Komb Kosovar, ne si Rinia Shqipëtare e BALLIT KOMBËTAR në Teritorin e Kosovës I themi Jo dhe Jo laboratorëve intrigant politik, ne jemi pjestarë të kombit Shqipëtar. Dhe këtë nuk e konvertojmë.
Nëse mendohet: Populli Kosovar, atëherë mund të mendohët: Shqipëtarët, Romët, Ashkalinjët Shkijet, Kroatët, Malazezët, Turqit etj (dhe ndërkombëtarët.) Ku dihet se në këtë Teritor të Kosovës janë mbi 95% Komb Shqipëtar, dhe asnjëherë jo 95% kombi Kosovar.
Mendoni registrimet Statistikore që janë në “prag” ju lutëm paramendoni kusilingët të parashtrojnë pyetjën a jeni Kosovar, Turq, Boshnjak, Serb, etj, e të mos ekzistoi pyetja a jeni Shqipëtar.

E identifikuar
Nocturne
Zërist


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 3



Shiko profilin
« Përgjigju #486 më: 02-04-2009, 10:53:14 »

Citojeni
Dihet se ne jemi Shqipëtar dhe jetojmë në teritorin e Kosovës, por laboratorët keqëdashës bashkë me Kuislingët tonë, Tentojnë të na konvertojnë në Komb Kosovar, ne si Rinia Shqipëtare e BALLIT KOMBËTAR në Teritorin e Kosovës I themi Jo dhe Jo laboratorëve intrigant politik, ne jemi pjestarë të kombit Shqipëtar. Dhe këtë nuk e konvertojmë.
Nëse mendohet: Populli Kosovar, atëherë mund të mendohët: Shqipëtarët, Romët, Ashkalinjët Shkijet, Kroatët, Malazezët, Turqit etj (dhe ndërkombëtarët.) Ku dihet se në këtë Teritor të Kosovës janë mbi 95% Komb Shqipëtar, dhe asnjëherë jo 95% kombi Kosovar.
Mendoni registrimet Statistikore që janë në “prag” ju lutëm paramendoni kusilingët të parashtrojnë pyetjën a jeni Kosovar, Turq, Boshnjak, Serb, etj, e të mos ekzistoi pyetja a jeni Shqipëtar.

E perseritur nga autori pas regjistrimit te tij
E identifikuar

"Ne roberi puna Jone eshte Lufta
Ne liri Lufta jone eshte Puna"
Faqe: 1 ... 28 29 30 31 32 [33]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Kush ka gisht, nër burgosjet e fundit politike në Kosovë?
  • Dot Ekipi i Unitetit?
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot UNMIK-u ?
  • 2 (66%)
  • -
  • Dot zv. PSSP Stiven Schook?
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot UNMIK v.s Ekipi i Unitetit?
  • 1 (33%)
  • -
  • Dot Serbija v.s Ekipi i Unitetit?
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 3
  • Shiko temen

* Sponsor