Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikKosova Sot (Moderator: xhavo)Simbolet e Kosovës (?!)


Faqe: 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 ... 33   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Simbolet e Kosovës (?!)  (E lexuar 51484 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
BESIM

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #45 më: 21-02-2005, 07:34:13 »
Citojeni

"Nikaruguai" ka shkrime ne flamur, biles e ka emrin e shtetit... Po s'kam pamje t'tij tani për tani...
E identifikuar

LEXO..DURO..TOLERO. .FAL
Lucent
« Përgjigjja #46 më: 21-02-2005, 07:40:24 »
Citojeni

E identifikuar
kreksi
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #47 më: 21-02-2005, 12:03:57 »
Citojeni

Gezohëm që e keni gjetur një së paku....por a e shef se shkronjat e kan estetiken e tijë dhe domethenjen,s'është e shkruar më ngjyr të zezë.
Në flamur rrespektohen ngjyrat kryesisht...ngjyrat e shtetit...
Aty nga larg derisa flamuri valon asnjëri s'ka mundësi ti lexoje se ç'ka shkruhet në të por shikohen ngjyrat..Prandaj nga larg e shofim një piramid të rrethuar më një ngjyrë të artë apo verdh...
« Ndryshimi i fundit: 21-02-2005, 12:06:34 nga Kreksi » E identifikuar

- S'pyet asnjëri se ç'bëri atdheu për ty, por ç'ke bër ti për atëdheun!
J.F.K
Lucent
« Përgjigjja #48 më: 21-02-2005, 14:39:58 »
Citojeni

Problemi me i vogël është flamuri për mendimin tim. Të vijme njëherë tek pavarsia e pastaj flamuri do jet një çështje shumë e vogël. Ti thua flamuri duhet te perfaqesoje kombin, unë po të isha kosovar do isha i lumtur te me perfaqesonte shqiponja, e nëse deri ne ditën e bashkimit ajo do kishte fjalën Kosovë mbi, atëherë le të jetë ashtu.
E identifikuar
kreksi
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #49 më: 21-02-2005, 15:02:18 »
Citojeni

Këtu pajtohëm me ju se kjo është pika e fundit dhe si e thash edhe unë më lartë, shqiptarët e kosovës do e ngrejn gjithnjë deri në vdekje flamurin e Kastriotit që i perfaqson më së 10 milion shqiptarë në botë dhe jemi krenarë më të.....

Përshëndetje  të gjithëve
E identifikuar

- S'pyet asnjëri se ç'bëri atdheu për ty, por ç'ke bër ti për atëdheun!
J.F.K
Hylli
Saoshyant
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #50 më: 21-02-2005, 15:08:18 »
Citojeni

Ne disa varre te kastriotave ne Itali është gjetur një yll me tetë cepa me duket, a një pikë me 8 rreze por me ngjyra të ndryshme. Vetëm një autor me sa di un ka shkruajtur për te, te tjerët cuditerisht e kanë lënë menjane si detaj. Nuk është deshifruar ende se për çfarë janë këto ngjyra e si qysh tek... megjithatë shkon mbrapa tek flamuri i aleksandrit. Yjet me 5 6 e 8 cepa do kenë një domethënie, qe duhet pare mirë ne matematike besoj, sepse ajo është dhe pika qe tregon zhvillimin e një kulturë. Pellazget nëse kanë berer mure ciklopike qe akoma dhe sot mbas mijëra vjetësh e betejash akoma rrine ne këmbë, e monumente te tjera kjo tregon qe kanë patur një zhvillim te caktuar inxhinjerik. Shumë gjëra nuk diheshin atëherë, prandaj dhe perfeksioni adhuroheshe. Plato pakashume ka vënë ne shkrim, atë çfarë është bërë 2000 vjet me rradhë me adhurimin e perfeksionit. Megjithatë jam dakort qe çështja e pavarsise është kryesorja, flamuri është diçka qe rregullohet.
E identifikuar

E porsi krypa n'Dri E porsi krandja e that n'nji flakada, U shoftë me arë, me farë me mal e vrri Kushdo shqyptar, q| s'brohoritë me za, Kushdo shqyptar, q| s'brohoritë me uzdajë: Oh! Rrnoftë Shqypni
Ardaça

Shiko profilin
« Përgjigjja #51 më: 01-03-2005, 07:35:25 »
Citojeni

Se di përse gjithë ky muhabet për hiq gjë.Flamurin qe e ka paraqite z. Rugova është një flamur privat i tij dhe kjo pune nuk bene te çoj aq shumë peshe tek ne.
E identifikuar
kreksi
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #52 më: 05-03-2005, 08:33:00 »
Citojeni

Poqëse ONU insiston qe ta nrrojm flamurin atëhere ne duhet te dalim me një flamur të njejt si ne Shqipëri por duhet shtuar diçka të leht e jo stema si Ruguva dhe aleatete tij qe e kan qpikur atë flamur pa shije fare...

Shtrohet pytja:
Q'ka e simbolizon kosoven një gjë e madhe perpos shqiponjës dy krenare te zezë mbi kuq?
Herodoti para  2400 vite ka shkruar pere dardanët dhe malet e Sharrit qe njheshin ne antike me emrin SCARDUS (skardus) qe do thot majet e sharres.
Pse jo mos t'ia vejm vargmalet e maleve tona te shenjta poshtëë mbi kuqe me ngjyr te bardh?
Do ishte shkelqyeshem ! Derisa e kuqja simbolizon gjakun dhe e zeza tokën ton ngjyra e bardh e maleve te Sharrit do simbolizoje paqen dhe perjetshmërin sa malet...
Më ka ra rasti te vizitoj një ekspozit te femijve refugjat nga kosova e 1999 dhe ne te fëmijët kishin vizatuar mbrresat nga kosova e dashur e ne shumë raste shifen aty vizatime te maleve te sharrit se ajo i mbetet diçka si e shenjt dhe e pa shlyer nga mendja edhe nga zemra.
Prandaj e qfaqa ket mendim timin këtu ku ndoshta do ket edhe kritika por kjo do ishte ideja me origjinale qe të mos i ikum flamurit tonë kombëtarë mr ngjyra blue pa lidhje e me emra mbi flamur.

[attachment deleted by admin]
« Ndryshimi i fundit: 05-03-2005, 08:45:32 nga Ciceroni » E identifikuar

- S'pyet asnjëri se ç'bëri atdheu për ty, por ç'ke bër ti për atëdheun!
J.F.K
kreksi
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #53 më: 05-03-2005, 08:46:49 »
Citojeni

Kështu i ka par malet tona te Dardanisë edhe Herodoti ne shekullin e  V. para Krishti.

Mbi malet tona te larta qe i ruan shqiponja dy krenare poshtëë ne tokën tonë të lirë populli jeton me mija vite ne paqë dhe  i lirë për mote sa MALET E SHARRIT!
Kjo është simbolika e një flamuri e jo te shkarravitet gjithqka mbi të sikurse s'kemi fare te kaluar.
« Ndryshimi i fundit: 05-03-2005, 08:50:18 nga Ciceroni » E identifikuar

- S'pyet asnjëri se ç'bëri atdheu për ty, por ç'ke bër ti për atëdheun!
J.F.K
BESIM

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #54 më: 05-03-2005, 09:42:28 »
Citojeni

Rrespektoj shumë përpjekjen për t'i dhënë ngjyrim historik flamurit shqiptardardan, por unë do të perkujtoja një gjë:
Ne mosgabofsha, Bashkësia Ndërkombëtare s'besoje se do të pranoje ndonjë ditë qe Kosova te këtë flamurin shqiptare "Kuq e Zi me shqiponje".  S'po derdhi pesimizem, por thjeshtë dua te ve ne theks, se sikur te pranohej një flamur i tillë, atëherë d.t.th. se s'kemi nevojë për flamur me ndryshime.

Të jem me i qartë:
"Pranimi" i flamurit tonë (shqiptare) me disa ndryshime te vogla,  nga "bashkësia ndërkombëtare", për mua d.t.th. të pranohet bashkimi i Kosovës me shqiperine.  Një gjë, te cilën te gjithë e aspirojme!
E identifikuar

LEXO..DURO..TOLERO. .FAL
AT¹
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #55 më: 07-03-2005, 07:46:35 »
Citojeni

Nuk duhet pritur gjithmonë çka bashkësia ndërkombëtare të na servoj ne.Kjo është e drejtë e popullit apo e të "zgjedhurve"të popullit të përcaktoj çfarë flamuri do të përdor.Për flamurin "rugovian"mendoj se më shumë është partiak se sa është pyetur elita e akademikëve apo shkencëtarëve.
Duhet të jetë pa këto "kodra"që i përmend i lartëshenuari!

« Ndryshimi i fundit: 11-03-2005, 16:00:01 nga lorik » E identifikuar

AlbtuX | Portal për Linux
'I love LINUX because the life is too short for reboot'
Kosovari_pz Toni
Toni
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #56 më: 07-03-2005, 08:19:01 »
Citojeni

Rrespektoj shumë përpjekjen për t'i dhënë ngjyrim historik flamurit shqiptardardan, por unë do të perkujtoja një gjë:
Ne mosgabofsha, Bashkësia Ndërkombëtare s'besoje se do të pranoje ndonjë ditë qe Kosova te këtë flamurin shqiptare "Kuq e Zi me shqiponje".  S'po derdhi pesimizem, por thjeshtë dua te ve ne theks, se sikur te pranohej një flamur i tillë, atëherë d.t.th. se s'kemi nevojë për flamur me ndryshime.

Të jem me i qartë:
"Pranimi" i flamurit tonë (shqiptare) me disa ndryshime te vogla,  nga "bashkësia ndërkombëtare", për mua d.t.th. të pranohet bashkimi i Kosovës me shqiperine.  Një gjë, te cilën te gjithë e aspirojme!

te përshëndes eni

edhe unë jam dakord me ty mendoj se duhet me pas ndryshim ne flaurin e Kosovës por për mendimin tim duhet me vendos populli.
E identifikuar

merre numrin e inatqorve dhetfisho me 1000 /
del numri i atyne qe për mu kan dashni /
kreksi
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #57 më: 07-03-2005, 09:42:14 »
Citojeni

Një ndryshim i vogël s'ma merr mendja qe pengon ONU-ne e as vllezerit tan ne Shqipëri e Maqedoni se edhe ata e kan fjalën e fundit, pra me marrveshje duhet vendosi akademia, kurse ne qe po propozojm projekte rreth flmurit , këto jan vetëm mendimet tona....
Por më shumë do isha i ngushtuar te dali pare botë le një flamur te rugoves se sa me ket flamurin ku prezentohen vargmalet e maleve tona te shejta...
« Ndryshimi i fundit: 07-03-2005, 10:36:10 nga Ciceroni » E identifikuar

- S'pyet asnjëri se ç'bëri atdheu për ty, por ç'ke bër ti për atëdheun!
J.F.K
Kosovari_pz Toni
Toni
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #58 më: 07-03-2005, 09:49:37 »
Citojeni

Një ndryshim i vogël s'ma merr mendja qe pengon ONU-ne e as nllezerit tan ne Shqipëri e Maqedoni se edhe ata e kan fjalën e fundit, pra me marrveshje duhet vendosi akademia, kurse ne qe po propozojm projekte rreth flmurit , këto jan vetëm mendimet tona....
Por më shumë do isha i ngushtuar te dali pare botë le një flamur te rugoves se sa me ket flamurin ku prezentohen vargmalet e maleve tona te shejta...

ju përshëndes ciceronoi

ashtu esht jam dakord me mendimin tënd


tung nga Toni
E identifikuar

merre numrin e inatqorve dhetfisho me 1000 /
del numri i atyne qe për mu kan dashni /
kreksi
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #59 më: 07-03-2005, 10:45:07 »
Citojeni

Edhe një gjë që është e rendësishme se të gjithë  këta  flamuj qe ne posedojm sotë ne mbarë kosovën,  kan  mundesin qe të riperdoren përsëri duke i shtuar një shok të bardhe me symbolin e maleve te sharrit kurse flamuri  "rugovian" të detyron qe të nrrojesh totalisht  flamujt të rinje ....ju kujtohet se sa veshtir ka
qen pere t'ia hjekur yllin?
Thuhej se sa njeri është vra ne emër te këtij ylli....por u detyruam qe t'ia hjekim.
Po du me then se po ti shtohet në fund te flamurit një simbol si aj i maleve te SHARRIT, prapë ata flamuj qe i kemi do sherbenin duke e qepur një shokë të bardh dhe e hjeshon flamurin, s'është njësoj si aj tjetri me blue qe s'shkon fare me kuq e zi qe e çorodit fare flamurin kombëtarë.
Me thëne te drejtën ky mendimi imi është punuar me dekada e kurrësesi s'vjen nga një ide e rastit.
Sepse një flamur duhet te simbolizoje diçka e sidomos vargmalet e SHARRIT njihen edhe ne antikitet.
Duke iu falemenderuar këtij emri neve kemi qitur ne dritë tezen e mbrojtur te autoktonise të popullit tonë ne ato vise se Sharra, si emër ka vazhduar te flitet brez pas brezi qe nga ilirët...
Si simbol te vjetër ne s'kemi ende më të fortë qe do e perfaqsoje kosoven ne të ardhmën e saje e ndoshta pse jo edhe pas bashkimit do mbetet ashtu me shoken e bardhe qe simbolizon paqen dhe lirin e popullit ilirë pas mija vitesh...
Duhet^pranuar se vetëm kuq e zi flamuri yn po shkakton vetëm armiqesi dhe dyshime sikur te na kishin friken e një empiri apo një popull agresiv, sulmues e po ti shtojm te bardhen na zdritet fytyra neve sa jemi gjallë por më se shumti duhet mebduar pere gjeneratat e reja te cilat do afrohen me afër flamurit të tyre
KUQ- ZI- BARDH !!!

Krahasone ju vet ket projekt me atë te rugoves...
Cili është me i pëlqyer dhe i saket?
Këtu ka një domethenje kurse ajo bluja fare s'ka lidhje me neve.
« Ndryshimi i fundit: 07-03-2005, 18:33:35 nga Ciceroni » E identifikuar

- S'pyet asnjëri se ç'bëri atdheu për ty, por ç'ke bër ti për atëdheun!
J.F.K
Faqe: 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 ... 33   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |