Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikKosova Sot (Moderator: xhavo)Simbolet e Kosovës (?!)


Faqe: 1 ... 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Simbolet e Kosovës (?!)  (E lexuar 51493 herë)
0 anëtarë dhe 3 Vizitore po shikojnë këtë temë.
dardan1
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #420 më: 17-06-2007, 09:21:35 »
Citojeni

Shkruar nga Bexhet Sh. SHALA, Prishtinë   
16 qershor 2007


Një propozim, i pranuar për të gjithë, për Faktorin ndërkombëtar, popullin heroik shqiptar, për pakicat numerike me fuqi të vendimmarrjes politike, për politikanët e Kosovës, për carllazaristat e Takovës, për Rusinë dhe Serbinë dhe për gjithë ata që për toke na shtrinë, propozoj, që si faqezi i barabartë me të tjerët, një flamur të bardhë, me një bisht të thanës sepse, brezat pas nesh do të na shilojnë, nanen e nanes!

“ Unë dua të futem në histori, për poshtëëërsi që në këtë rast është atdhedashuri!
Shpërblimin e parë, menjëherë kam për ta ndarë, për qëllime humanitare, ashiqare!
3000 do t’i jap Skendë Kaprollit, 2000 Ylberit, 2000 Fatmirit, 3000 Blerimit dhe 0 Hashimit!

Në fund të javës : Flamuri i bardhë, pavarësia në dardhë, Dejtësia ndërkombëtare = 0. 2 pare, Ahtisari – Artemia, Tina dhe Alia etj.

***

Flamuri i bardhë , pavarësia në dardhë

Më në fund, Ekipi i Tinës, i emëruar për simbole “ shtetërore “ dhe punët e tjera që kanë të bëjnë me pushtet, në një vend ku nuk i vie era shtet dhe me gjasë as që do të bëhet shtet, i bëri publike kriteret në të gjitha mediat e shkruara dhe sinkronizuara, do kritere që nuk i han as qeni i Fazlisë dhe as kishku i Ruzhdisë por njëzëri u pranuan nga Ekipi i Unitetit i Kosovës – dega e Koza Nostras së Gjenovës! Kjo është si puna e oktapodit, kreu i Mafias gjendet në Sicili ( Itali ) ndërsa bishti në Kosovë dhe Metohi. Mafia në Itali është homogjene sa i përket përkatësisë etnike ndërsa në Kosovë është multietnike sepse, pikë së pari, kështu e parasheh edhe Paketa Ahtisari! Baza e kësaj Mafie është 100% vendore ndërsa në maje të piramdës ka pak halle sepse ndërkombëtarët hedhin valle! Megjithatë, është një bashkëpunim fantastik, ndërkombëtarët e lëshojnë kushtrimin-vendorët, si të disiplinuar që janë e zbatojnë nënshtrimin . Jo për shkak të përulësisë por për hirëë të pavarësisë ose më mirë me thënë, xhirollogarisë! Këto janë do çikërrima që për mrekulli i shfrytëzoi Tina! Andaj edhe po të kërkohej që në vend të flamurit kombëtar të bëhet një flamur me gomarë askush nuk do të kundërshtonte por vullnetin e Tinës do ta zbatonte. Edhe unë më parë kam qenë aktiv në disejnimin e flamurit dhe pata dalë me propozime konkrete, në dy raste, së pari me flamurin e Kosovës me Ahtisarin dhe Rohanin në sfond. Ishte ky një kalkulim imi taktik për përfitim strategjik. Thjesht llogarisja si anëtar i Ekipit të Unitetit, Ahtisari dhe Rohani po bëjnë me gisht pse mos t’iu futem edhe unë nën bisht! Kur e vërejta se këtyre të dyve po iu bie lija, u rreshtova kah MAJKA ROSIJA DHE SERBIJA, e thirra Millojkën dhe ia kërkova trobojkën! E mashtrova Millojkën sepse nuk i tregova se do ta keqpërdori trobojkën. Thash, kur mundet një profesor fakulteti librat e huaja, si të tija t’i përdorë, pse unë me trobojkën mos t’i fus do lekë në dorë?! Për fillim nja 10 mijë ndonëse kishin premtuar 30 mijë. Dhe, më besoni krejt ato pare, i kisha dhënë për aktivitete humanitare! Isha i sigurt se do të fitojë sepse multietnicitetin e Pakos në vepër po e zbatoj. Po , isha në lule dhe shihja ëndërr se si me trobojkën po bëhem dhëndërr. Me krushq, Ekipin e Unitetit dhe publicitetin e shtypit të Sikletit. Më duhej një tupanxhi dhe i luta do miq, hajt nëse mund të ma gjeni, dhe papritmas m’u kujtua, Shuk C Stiveni! Po, nejse, i lexova kriteret për flamur të Kosmetit dhe rashë në pikë të sikletit! Nuk bën flamuri kombëtar, nuk bën ai me gomar, nuk bën trobojka e Millojkës, nuk bën portreti i Ahtisarit, nuk bën dashi i Hajdarit, nuk bën profili i Rinës por bën diktati i Tinës! As unë nuk bëj përjashtim, prandaj iu rreka punës me përkushtim. E dija dëshirën e ndërkombëtarëve andaj luaja rolin e zagarëve! Ma bënin me gisht dhe unë paloja bisht. E shleva kujtesën historike, patriotike dhe folklorike, mbajta qëndrim si burrë ( emri im mos u përmendtë kurrë ), thash kush ishte ky Skenderbeu, Isa Boletini, Azem Bejta, Bajram Curri, Fehmi Lladrofci e Adem Jashari, nëse në konkurs për flamur nuk dal i pari! Një propozim, i pranuar për të gjithë, për Faktorin ndërkombëtar, popullin heroik shqiptar, për pakicat numerike me fuqi të vendimmarrjes politike, për politikanët e Kosovës, për carllazaristat e Takovës, për Rusinë dhe Serbinë dhe për gjithë ata që për toke na shtrinë, propozoj, që si faqezi i barabartë me të tjerët, një flamur të bardhë, me një bisht të thanës sepse, brezat pas nesh do të na shilojnë, nanen e nanes! Ky është flamur i nënshtrimit, flamur i kapitullimit, flamur i nderit, flamur i beterit, flamur kombëtar dhe ai ndërkombëtar, flamur i poshtëëërsisë për hirëë të xhirollogarisë. Pra, të gjithë do ta pranojnë dhe do të na urojnë, për punë të mirë në Kosmetin e lirë! Të gjithë ata që kapitullojnë, me flamur të bardhë, ligjet ndërkombëtare i mbrojnë! Ky është fitimi i parë biologjik-gjenetik sepse ruhet një shembull për të tjerët, në radhë të parë për të mjerët! Ndërkaq, në planin personal mendoj vetëm për përfitim material! Dhe, për herë të parë e lus Ekipin e Unitetit: propozimin tim seriozisht ta trajtoni dhe mos e refuzoni. Unë dua të futem në histori, për poshtëëërsi që në këtë rast është atdhedashuri! Shpërblimin e parë, menjëherë kam për ta ndarë, për qëllime humanitare, ashiqare! 3000 do t’i jap Skendë Kaprollit, 2000 Ylberit, 2000 Fatmirit, 3000 Blerimit dhe 0 Hashimit! Jam pak lokalist por aspak materialist!Flamuri i bardhë është simbol i pastërtisë, në mungesë të burrërisë!

Drejtësia ndërkombëtare = 0.2 pare

Dejtsia ndërkombëtare, ka vendosur rregull në gjyqësi, dy hajna të pulave në burg i ka shti! Pas një hetimi intensiv dhe gjykimi efektiv u vërtetua fajësia, hajnat e pulave përfunduan në burg ndërkaq u nderua mafia, me një fjalë u respektua hierarkia! Siç e dini në Kosovë nuk ka krim të organizuar por ka asi të legalizuar e së paku mish të bardhë të kontrabanduar! Në Kosovë nuk ka vrasje politike e as dhunë ndëretnike. Nuk ka prostitucion klasik por asi politik. Nuk ka krim ekonomik por hajni ligjore, me disa miliona për dorë. Përkrahen protestat paqësore, me plumba gome! Vrasja e rezidentëve të Kosovës llogaritet si safari i Gjakovës. Bashkëdyzimi mafioz, vendor-ndërkombëtar, në Kosovë nuk ka të ngjarë sepse drejtësia ndërkombëtare nuk bën hajgare, me kohë i ka trajnuar se si lekët me djersë duhet fituar! Kriminelët e luftës të gjithë janë arrestuar, e në disa raste në kriminel paqe janë konvertuar. Në aspektin e sigurisë Kosova është vend steril, për kriminelët peshkaqen është ideal për azil! Për këtë idilë bukolike nuk është meritë e drejtësisë vendore por ekskluzivisht e asaj ndërkombëtare prandaj e meritojnë çmimin , me vlerë 0.2 pare! Nuk jam duke bërë hajgare sepse bart përgjegjësi penale ngase pas disejnimit të flamurit jam i liruar nga përgjegjësia morale! Kur të merret parasysh ky fakt, kërkesa për lirimin e Albinit është krejt pa takt. Prandaj, në emër të demokracisë dhe shizofrenisë, në emër të proceseve politike dhe imponimeve klasike, në emër të Sheshelit, Nikoliqit dhe Tadiqit, në emër të Stivenit, Dejvidit, Tinës dhe përkundër dëshirës së Rinës, në emër të Ekipit të Unitetit dhe një pjesë të pis miletit, në emër të lirisë së shtypit dhe fjalës së lirë, Drejtësia ndërkombëtare autorizohet ta mbajë Albinin në birë, birucën e qelisë, për hirëë të pavarësisë dhe, nëse ka nevojë botërisht të ekzekutohet, para teatrit kombëtar, me një plumb kauquku me afat të skaduar në ballë! Nuk duhen policët e Rumanisë, mjaftojnë vullnetarët e Kosova dhe Metohisë!

Ahtisari – Artemia, Tina dhe Alia: I çojë fjalë Ahtisari- Artemisë se mund të thurr gardh në oborrin e Alisë nëse e ka një fotokopje të tapisë me vulë të Serbisë me lejen speciale të Zeusit të Arbërisë duke e shpërfillur vulën e Alisë, të cilin për konkursin e flamurit e kam kundërshtar të parë sepse në derën e komunës ka vendosur harrnin e bardhë, jo si dorëzim hipotetik por si dëshmi për pajtim ndëretnik! Derisa po e shikoj harrnin e Alisë, vetëm sa po zgjatet muri i Artemisë!

Behxhet Sh. SHALA, ndërmjetësues midis Artemisë dhe Alisë për ta shmangur veton e Kinës dhe Rusisë
E identifikuar

arbias
Urime pavarsija
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #421 më: 18-06-2007, 10:34:56 »
Citojeni

Mos vendosni për simbolin kombëtar shkoni tek varezat e dëshmorëve dhe degjoni zërin e tyre

GRUPIT TË UNITETIT TE KOMBIT KOSOVAR PER SHPALLJEN E KONKURSIT PËR SIMBOLET KOMBTARE KOSOVARE.

Ore grupi i unitetit kosovar mos haroni para se ti shpallni simbolet kombtare dhe hymnin kombtar KOSOVAR.Pa kaluar te Varezat e Deshmorve eta ndigjoni Zërin e tyre çka jan tu folur ato nato vende kujan tu pushuar dhe tu e ruejtur Kombinë dhe nderin dhe Vlerat eluftes. ato pju thon juve more
Zotri pushtetar neve nuk kemi Vdekur jemi të gjall. edham jetën për
çlirimin e Trojeve Etnike të SHQIPRIS Natyrore si i kafalur zoti edhe apet
jemi këtu për ti mbrojtur këto toka shqipëtare.

Ju pushtetar si nuk ishit te
gjith luftetar së në ato koha të tri luftrave u larguan medhunë nga trojet
eveta afër 1.000000.shqiptarë e umasakruan pleq gra e fmi eju umshefet ne
beograt.edhe Të papa Venediku ne itali .
Ozotri Agim Qek e Hashim thaç ju bëjm ni vrejtje temos gaboni ti largohi
Betimit meshoket eidealit Si Epatet bamun ne Shqiprinë Londineze. E jo të
bani pazare me serbin met tokatShqiptare. ju grupi i unitetit leni rahat
shqiptarët let vendosin vet për Shqiprinë ETNIKE eju shkoni ne Beograd.

Neve jukemi thanun juve për ALBIN KURTIN se ta lironi poju her elironi eher
eburgosni po mos Mendoni se doti burgosni 10.000000.Shqiptar ne Ballkan,jo
zotri se ni dit ju vjen koha si ju vet dote Zhdukeni nga kjo planet.

LAVDI DËSHMORËVE PREJ TË GJITHA KOHËRAVE E TROJEVE TË SHQIPËRISË ETNIKE!
RROFTË FRONTI PËR BASHKIM KOMBTARË SHQIPTARË.

Antarë i frontit për Bashkim Kombëtarë Shqiptar nga trojet shqiptare.

13/06/07

Sit doni ta publikoni ne façen liriakombetare. Përshëndetje Atdhetare./17 Jun 2007/F.F.
E identifikuar

Lirin nuk u a solla un atè e gjeta mes jush !
Zeri Im

Shiko profilin
« Përgjigjja #422 më: 22-06-2007, 00:10:53 »
Citojeni

Për neve Shqiptarët, ky ka qenë, është dhe do të jetë Flamuri ynë:



E për ata që dëshirojnë 10.000 € këto propozime:

................... ................... ..........

Provojeni hmmmmm Ndoshta e fitoni Konkursin  perqeshje
"Grupi i Unitetit" dhe Ahtisari dëshirojnë Flamur Multietnik (93% Shqiptar dhe 7% pakica etnike REA (rom, egjyptas, ashkali),serb turq, boshnjak))!


Pse jo,10.000 e sjan pak..edhe ashtu një flamur do të del ne shesh...na pëlqej neve apo jo
E identifikuar
Baliu Sabedin

Shiko profilin
« Përgjigjja #423 më: 22-06-2007, 10:54:52 »
Citojeni

Baliu Sabedin ju Përshëndes
E identifikuar
Baliu Sabedin

Shiko profilin
« Përgjigjja #424 më: 22-06-2007, 11:07:04 »
Citojeni

i Kisha disa Simbole për Kosovën qe e Shkruan Kosovën si një Shtet te Fort Një Shtet i Pasur dhe një Shtet
E identifikuar
diamant
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #425 më: 06-07-2007, 11:27:44 »
Citojeni

ha ha ha thana, po pse thana?! simbol me te mirë se hithra(cukunidha si themi ne sarandiotet)nuk ka , është një me një ilac për kruarjet e prapanices .
 po kruhu me serbet, kruhu me ruset, kruhu me kinezet, kruhu adej e kruhu kendej ... u duhet ilaci këtyre tanve .
E identifikuar

Hasan Tahsini, (1811-1881). Atdhetar i madh i Rilindjes sonë kombëtare, filozof dhe mendimtar i shquar në fusha të ndryshme të diturisë, si astronomi, matematikë, psikologji etj.
Bir i një fshatari ng
PetritKola

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #426 më: 28-07-2007, 23:44:20 »
Citojeni

ne e humebm dhe atë ne Shqipëri, këta flasin për Kosovën.

E pate kllounin Bemir Topi se për cilin flamur u betua? Nuk kishte flamur shqiptar.
E identifikuar

Porosit e serbit dhe grekut për te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarët janë realizuar me fanatizëm nga veglat e tyre shqiptare.

http://vErtEt.blogspot.com/
anonimus
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #427 më: 29-07-2007, 14:30:48 »
Citojeni

Të paktën KOSOVA  të mos i humbe  se i ruajti me shekuj.
  Mjere ai qe s'di te çmoje vlerat qe i ka!
E identifikuar

"Kurrë s'do të heq dorë vetëm pse njerëzit thonë Jo"
dardan1
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #428 më: 29-07-2007, 15:41:40 »
Citojeni

ha ha ha thana, po pse thana?! simbol me te mirë se hithra(cukunidha si themi ne sarandiotet)nuk ka , është një me një ilac për kruarjet e prapanices .
 po kruhu me serbet, kruhu me ruset, kruhu me kinezet, kruhu adej e kruhu kendej ... u duhet ilaci këtyre tanve .
Para shumë kohësh e patë futur një shka(s'rb)-Martinovic,një Shishe të birrës në b*thë (me siguri për kënaqësinë e vet seksuale). Shishja iu kishte pas thyer mbrenda... Regjimi i athershëm komunist i patë akuzuar shqiptarët për kinse dhunim perqeshje
E tash ai le të merrë një Thanë në vend të shishes se nuk thehet. buzeqeshje Ky Flamur i "grupit të unitetit" do të jetë multi-kulti perqeshje
Citojeni
“Një propozim, i pranuar për të gjithë, për Faktorin ndërkombëtar, popullin heroik shqiptar, për pakicat numerike me fuqi të vendimmarrjes politike, për politikanët e Kosovës, për carllazaristat e Takovës, për Rusinë dhe Serbinë dhe për gjithë ata që për toke na shtrinë, propozoj, që si faqezi i barabartë me të tjerët, një flamur të bardhë, me një bisht të thanës sepse, brezat pas nesh do të na shilojnë, nanen e nanes!
 Unë dua të futem në histori, për poshtëëërsi që në këtë rast është atdhedashuri!
Shpërblimin e parë, menjëherë kam për ta ndarë, për qëllime humanitare, ashiqare!
3000 do t’i jap Skendë Kaprollit, 2000 Ylberit, 2000 Fatmirit, 3000 Blerimit dhe 0 Hashimit!

Në fund të javës : Flamuri i bardhë, pavarësia në dardhë, Dejtësia ndërkombëtare = 0. 2 pare, Ahtisari – Artemia, Tina dhe Alia etj.

Për neve Shqiptarët që jetojmë në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare jashtë R.së Shqipërisë, ky ka qenë, është dhe do të jetë Flamuri ynë!

E identifikuar

kreksi
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #429 më: 05-08-2007, 11:47:45 »
Citojeni

Shqiponja Shqiptaro Bizantine ne Venedikë.


* DSC02819-1.JPG (64.03 KB, 291x381 - E shikuar 10 Herë.)
E identifikuar

- S'pyet asnjëri se ç'bëri atdheu për ty, por ç'ke bër ti për atëdheun!
J.F.K
PetritKola

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #430 më: 05-08-2007, 18:06:14 »
Citojeni

Një fuci nafte nga ato qe furnizoi Sali Berisha Milloshevicin do ishte një simbol shumë domethenes qe tregon miqesine e lashtë midis dy popujve, serb dhe shqiptar.
E identifikuar

Porosit e serbit dhe grekut për te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarët janë realizuar me fanatizëm nga veglat e tyre shqiptare.

http://vErtEt.blogspot.com/
AT¹
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #431 më: 10-08-2007, 11:36:06 »
Citojeni

Flamuri Shteteror i Kosoves | Flag of Kosova

E identifikuar

AlbtuX | Portal për Linux
'I love LINUX because the life is too short for reboot'
diamant
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #432 më: 21-08-2007, 13:07:06 »
Citojeni

Para shumë kohësh e patë futur një shka(s'rb)-Martinovic,një Shishe të birrës në b*thë (me siguri për kënaqësinë e vet seksuale). Shishja iu kishte pas thyer mbrenda... Regjimi i athershëm komunist i patë akuzuar shqiptarët për kinse dhunim perqeshje
E tash ai le të merrë një Thanë në vend të shishes se nuk thehet. buzeqeshje Ky Flamur i "grupit të unitetit" do të jetë multi-kulti perqeshje
Për neve Shqiptarët që jetojmë në Kosovë dhe trojet tjera shqiptare jashtë R.së Shqipërisë, ky ka qenë, është dhe do të jetë Flamuri ynë!








KOSOVA
Kjo poshtëë shqiponjës po me shkronja te mëdha ari ky është flamuri i Kosoves si shtet ne vete duan s`duan evropa do ta pranojnë siç kan pranuar gabimin trashanik qe kan bre arvanitasit ne greqi duke adoptuar një flliqesire me kryq te bare duke ikur orgjines se vet.
E identifikuar

Hasan Tahsini, (1811-1881). Atdhetar i madh i Rilindjes sonë kombëtare, filozof dhe mendimtar i shquar në fusha të ndryshme të diturisë, si astronomi, matematikë, psikologji etj.
Bir i një fshatari ng
notorious

Shiko profilin
« Përgjigjja #433 më: 23-09-2007, 10:15:53 »
Citojeni

më hiqni 1 kuriozitet...

ç'kuptim ka ai Ylli i David (Izrael) tek flamuri i Skënderbeut...?
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #434 më: 28-09-2007, 16:21:52 »
Citojeni

Kosova miraton simbolet e shtetit të ardhshëm

PRISHTINË - Qeveria kosovare po përpiqet që themelimin e shtetit të ri ta shoqërojë edhe me simbolet origjinale shqiptare. Këto janë simbole që do të shoqërojnë institucionet e një shteti të ri pas pavarësisë që pritet të shpallet. Që prej dy ditësh Kosova miratoi projektligjin për simbolet e tij. Ky projektligj, pjesë e obligimeve që dalin nga pakoja e Ahtisarit, rregullon mënyrën e përdorimit të flamurit, stemës dhe himnit të Kosovës, simbole këto të cilat ende nuk janë përzgjedhur nga institucionet e Kosovës. Ato kanë munguar në historinë e këtij populli duke u përdorur simbolet shqiptare. Ky projektligj po ashtu sanksionon me dispozita ndëshkuese të gjithë ata që keqpërdorin simbolet shtetërore të Kosovës me gjoba që shkojnë nga 150 deri në një mijë euro. Kostoja e përgjithshme e zbatimit të projektligjit për simbolet është 70 mijë euro, shpenzime këto që pritet të planifikohen nga Ministria e Financave.

G.Albania
E identifikuar

Faqe: 1 ... 24 25 26 27 28 [29] 30 31 32 33   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |