Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikKosova Sot (Moderator: xhavo)Simbolet e Kosovës (?!)


Faqe: 1 ... 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Simbolet e Kosovës (?!)  (E lexuar 50795 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #390 më: 01-02-2007, 16:18:04 »
Citojeni

Nga Blendi Fevziu

Cili është flamuri që do të ngrihet mbi çatinë e parlamentit të Kosovës, ditën që ajo do të shpallë pavarësinë; flamuri që do të shenjojë shtetin e ri në OKB; simboli bazë i tij, por dhe simbolet e tjera që dallojnë qartas një shtet? Një shtet të vërtetë, që pritet të fitojë pavarësinë pas më shumë se 100 vitesh përpjekje! Është e vështirë të thuash, ka shumë projekte, ka shumë skica që duket se kanë marrë formë, por nuk ka ende asnjë simbol të qartë dhe të pranuar nga të gjithë. Problemi komplikohet akoma më tepër për arsye të kushtit bazik të minoriteteve, përfaqësimit të tyre, respektimit të simboleve që ata kanë dhe padyshim, pranimit të simbolit të ri nga të gjithë për të dhënë shenjën, por edhe besimin e një Kosovë multietnike, ashtu siç partnerët tanë, ndërkombëtarë e kanë menduar gjithnjë. Deri këtu nuk ka asnjë problem thelbësor. Gjithçka është normale dhe brenda normave të një shoqërie që tenton të skicojë profilin e saj multietnik.

Çështja fillon pas kësaj dhe problemi i simboleve të shtetit të ri, befas, me apo pa dashje, ngatërrohet me një identitet të ndryshëm të kosovarëve dhe Kosovës, nga ai i gjithë shqiptarëve të tjerë. Thënë ndryshe, duke ndjekur debatin mbi simbolet e reja të Kosovës, duke dëgjuar në një emision televiziv shpjegimet e shumë personazheve të Prishtinës për flamurin dhe simbolet që Rugova përdori në vitet e fundit të jetës së tij, të krijohet bindja se Kosova nuk po kërkon një simbol të thjeshtë, shtetëror, por po tenton të krijojë një simbol të ri, kombëtar, një simbol që do të shenjojë identitetin e saj, të ndryshëm nga ai i shqiptarëve të tjerë. Kjo është padyshim një gafë, madje një gafë nga ato që në vend ta bashkojnë, e përçajnë edhe më shumë shoqërinë.

Dihet dhe nuk ka asnjë dilemë se shqiptarët e Shqipërisë dhe shqiptarët e Kosovës janë një komb, kanë një histori të shkuar, por një histori të ndryshme, moderne. Pavarësisht kësaj, pavarësisht shkëputjes me dhunë nga trungu amë më 1913-tën, e gjithë historia e Kosovës në thuajse një shekull ka qenë histori qëndrese dhe jo bashkëpunimi me Serbinë; ka qenë histori përpjekjeje për një bashkim me Shqipërinë dhe kjo ka qenë ëndrra e çdo shqiptari të Kosovës dhe të Shqipërisë që nga viti 1912 e këtej. Shqiptarët e Kosovës patën histori dhe rrethana të ndryshme, por jo një identitet të ndryshëm nga ai i shqiptarëve të Shqipërisë. Pavarësisht kushteve të vështira, simbolet kanë qenë gjithnjë të njëjta dhe të padiskutueshme. Madje, në atë shkallë, sa e drejta e flamurit, simbolit bazë, iu njoh shqiptarëve të Kosovës nga Tito që në vitin 1968-të, ndërsa pas autonomisë më 1974-trën, ai ishte edhe një simbol thuajse zyrtar.

Ai qe dhe mbetet edhe simboli i shqiptarëve, jo vetëm të Kosovës, por edhe të Maqedonisë dhe të Malit të Zi, të cilët kanë simbolet e tyre, zyrtare dhe shtetërore.

Në këtë kuptim, Kosova mund të përcaktojë një simbol të ri, shtetëror. Një simbol çfarëdo që të përmbledhë dhe të identifikojë edhe minoritetet që do të jetojnë në shtetitn e ri, me të drejta të barabarta dhe si shtetas të lirë. Kjo ka pak rëndësi. Ky është një simbol shtetëror dhe vetëm kaq. Por Kosova nuk mund të krijojë një simbol që synon një identitet të ndryshëm dhe të ri. Ideja për të sajuar dhe ngjizur në një flamur, Dardaninë e vjetër, Perandorinë e Justinianit, apo simbolet ilire, që ne i konsiderojmë mite dhe vetëm kaq, ngjan një tentativë lokaliste, provinciale, për të mos thënë një tentativë që i përçan shqiptarët dhe i ndan ata të Kosovës nga shqiptarët e Shqipërisë, Maqedonisë, apo Malit të Zi. Ne kemi një simbol kombëtar dhe ky ka rëndësi. Simbolet shtetërore nuk vlejnë aq shumë dhe as janë ato që duhet të përbëjnë thelbin e debatit në këtë moment.
E identifikuar

AT¹
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #391 më: 03-02-2007, 17:27:04 »
Citojeni

Para një kohe në emisionet Informative të Kosovës ishte lajmi se edhe Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Kosovës do të dalë me propozimin e saj për Flamurin e ardhshëm të Republikës së Kosovës. Se si do të duket ai nuk u tregua!
A di dikush më shumë rreth kësaj enigme?
E identifikuar

AlbtuX | Portal Shqiptar për Linux
'I love LINUX because the life is too short for reboot'
kreksi
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #392 më: 03-02-2007, 19:53:58 »
Citojeni

Ore, këta Akademiket(me gerrmen e madhe "A" janë plakur, truri iu ka ikur, institucionet i kan kaluar si ne mjerim, te pa rehatuar kurrë, te pa dalur, pothuaja te izoluar nga bota.
A mendoni se vetëm qe iu kan dalur disa thinja te bardha këtyre kokave mund të themi se me te vërtetë dijnë diçka ?

Edhe kjo puna e simboleve e flamurit është njesoje si ajo e gjuetarit  apo peshkatarit apo pyelltarit se së pari duhet marrur me veti mjetin qe e bene punene. Ne me dekada e kemi filluar këtë proces për pamvarsi, jo sot.
Si nuk doli një Akademik pra a një intelo qe te propozoje një shenjë, një simbol, një baz qe do i sherbeje një dit pamvarsise se Kosovës, apo mos kan menduar se gjithemon do rrijmi nene tutellen serbe ?
Këta gjoja te diplomuarit e atije regjimi serbo sllav te cilët kan marrur bursa nga ai regjim çka mendoni se janë te aftë qe menjehere ta ndrrojne astarin e xhaketes pernjehere ?
E kam then disa herese, e vetmja mënyrë qe do na shpetoje në lidhje me simbolet e Kosovës, ne duhet te vendosim mbi flamur apo nder shqiponjen reliefin e maleve te Sharrit ku çdo banorë apo tërë shtetasit e rinje te ketije shteti do ta gjenje vehten aty, sepse kundër MAleve te Sharrit besoje se askush nuke do të revoltohet se ato male i perkasin tërë njerzve, pra ky është një simbol gati se universal për një Kosovë multi etnike(mbasi kështu na e rekomanduan te huajt, dasht e pa dasht, kopilin e kemi ne der) e ky propozim imi nuk është koti por është i elaboruar me vëmendje e me urtesi e me diplomaci dije dhe plotë gjykim te drejtë.

Ama kujt ti thuash, murit apo....


* DRENASI2006.jpg (47.52 KB, 632x422 - E shikuar 18 Herë.)
E identifikuar

- S'pyet asnjëri se ç'bëri atdheu për ty, por ç'ke bër ti për atëdheun!
J.F.K
AT¹
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #393 më: 03-02-2007, 22:03:38 »
Citojeni

Prapë ti me ato Kodra perqeshje
A mos duhet edhe rrotat ndoshta luj syun Dihet mirë se kush i kërkon ato.
O "i nderuar" mos hidhë baltë mbi Akademikët tanë të nderuar!
Ata kanë dalur shumë qartë: Flamuri i ardhshëm i Kosovës duhet të përmbajë vetëm ngjyrat Kuq e Zi dhe pikë.
E ti mos ja fut kot...
Se ato Kodra Flamuri Shqiptar nuk do ti ketë kurrë... e as rrotat e magj....!
Sot munden të na imponojnë një Flamur! Por ta dishë se Flamuri Kombëtar
ka qenë dhe do të mbetet Flamuri ynë për neve shqiptarëve që sot jetojmë padrejtësisht të ndarë nga Shteti amë Shqipëria.

P.S Bota Virtuale e Internetit duron gjithçka perqeshje
E identifikuar

AlbtuX | Portal Shqiptar për Linux
'I love LINUX because the life is too short for reboot'
kreksi
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #394 më: 04-02-2007, 00:17:01 »
Citojeni

Nëse i hapni mirë syt, tema është; simbolet e Kosovës, e jo flamuri i Kosovës !
Lexoje edhe një herer pra ose ngjiti syzat i nderuar....

Për mua me rëndësi ka Pamvarsija se flamin kombtar si e dini edhe ju, ne e kemi gezuar edhe ne kohën e tites, por këtu më duket tema është tek simbolet e Kosovës, çfare simbole do të këtë ne një te ardhme kosova ?
Mbasi nuk dini dhe s'keni njohuri te jepni tjetër pergjigjeje me mirë te kishit heshtur se sa te perseritni gjëra qe dihen, pra flitni se koti...

Po mirë, një njeri po i urrejka ato kodrat apo malet e vendit te vete...
Këtu unë s'po shoh rrota si thua dhe shifet fare mirë mendje madhsija e juaj
 e një akademiku, gjoja pa diplom apo me diplom te tites...
Mirë, kur nuk keni as një ide për te dhënë, përse hyni ne këtë tem ?
E identifikuar

- S'pyet asnjëri se ç'bëri atdheu për ty, por ç'ke bër ti për atëdheun!
J.F.K
AT¹
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #395 më: 04-02-2007, 10:08:33 »
Citojeni

Idetë e tua janë të pshurrafta o "i nderuar". Ti se di çka flet!
Sipas teje Kosova ka 200.000 shkije, që kurrë si ka pasë!
Shihen pikëpamjet tuaja të m....!
Më bënë të dyshojë për përkatësinë tande "kombëtare"!
Polemnika me ty ka mbaruar "selak" i "nderuar"  perqeshje
E identifikuar

AlbtuX | Portal Shqiptar për Linux
'I love LINUX because the life is too short for reboot'
kreksi
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #396 më: 04-02-2007, 19:43:13 »
Citojeni

Edhe unë jam dakort qe ti nderprejm bisedimet e medhaja !!!
Ka gjëra tjera më me rëndësi qe te bisedohet, simbolet ua lejmi Akademikve pra se un jam selak...

shëndet


E identifikuar

- S'pyet asnjëri se ç'bëri atdheu për ty, por ç'ke bër ti për atëdheun!
J.F.K
Bekimi
Strateg
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #397 më: 07-02-2007, 01:40:37 »
Citojeni

Idetë e tua janë të pshurrafta o "i nderuar". Ti se di çka flet!
Sipas teje Kosova ka 200.000 shkije, që kurrë si ka pasë!
Shihen pikëpamjet tuaja të m....!
Më bënë të dyshojë për përkatësinë tande "kombëtare"!
Polemnika me ty ka mbaruar "selak" i "nderuar"  perqeshje

Përse ofendon "i nderuar"??? Sepse dikush ka mendim te kundërt nga i yti??? Sikur te njihje Kreksin pak me tepër, jam i sigurt se atë ofendimin ne serbisht nuk do e permendje kurrë me.


Me te mira.
E identifikuar

Të dua Nene




bekimi@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #398 më: 08-02-2007, 14:24:38 »
Citojeni

Simbolet vijnë nga historia

Aleksandër Meksi

Qysh me titullin mendojmë se shprehemi qartë për dallimin Shqipëri-Republikë e Shqipërisë-Republikë e Kosovës. E kemi theksuar dhe herë tjetër këtë dallim shpesh herë, por pa u kuptuar ndonjëherë nga redaksitë (duke na e zëvendësuar RSH me Shqipëri). Nuk besoj se ia vlen të zgjatemi për këtë përcaktim prej të cilit rrjedh dhe nocioni çështja shqiptare apo çështja kombëtare, të cilën sot e përdorin vetëm të huajt në librat e tyre si qytetarë të lirë, ndërsa tanët e shmangin me vetëdije për të pasur secila palë bejllëk më vete dhe që të mos na mërziten qeveritë e huaja (sidomos ato fqinje) ose duke i zëvendësuar problemet kombëtare me probleme teknike.
Nocioni Shqipëri si vend i shqiptarëve, vend i banuar nga shqiptarët, vjen nga historia dhe është pranuar qysh në mesjetë nga të gjithë. Atë e gjen në burime historike, në dokumente, në harta e përshkrime udhëtarësh, madje aq shpesh e aq shumë sa nuk duhet të vihet në dyshim nga askush apo të lejohet të mohohet.
Atë nuk e vendosin qeveritë apo partitë. Shqipëria duhet kuptuar si territori i banuar në mënyrë të vazhdueshme historikisht e masivisht nga shqiptarët, pavarësisht strukturave politike shtetërore që i sundonin ato territore.
Nga fundi i mesjetës së mesme me ndryshimet shtetërore në organizimin e territoreve shqiptare si largimi shkallë-shkallë i Perandorisë Bizantine, krijimi i Principatave të pavarura shqiptare, i sundimeve veneciane, pushtime nga Mbretëria Serbe (territoret në veri e verilindje) e së fundi me shtetin e Skënderbeut, dolën në skenë një numër i madh familjesh feudale vendase, të cilat përdorin stema e flamuj të tyre, shumë prej të cilave njihen sot sepse janë ruajtur në dokumentacionin historik dhe janë të paraqitura në botime dhe studime të kohëve të fundit.
Përzgjedhja e tyre nga familjet feudale ka pasur për qëllim që simboli të parafytyronte diçka të veçantë, por jo të parëndësishme. Kështu përzgjidhen kafshë, shpendë apo lule mbretërore (luani, shqiponja dhe lule zambaku) apo të tjera të faunës vendase (por në asnjë rast të themi minj apo milingona) apo diçka tjetër vendase, simbol force apo besimi ose që do të tregojë diçka specifike për kombin apo forcën e tij. Ngjyrat janë gjithashtu fisnike apo mbretërore ku mbizotëron e kuqja e purpurt, bluja e qiellit, e bardha etj, etj.
Simbolet e një shteti vijnë për nga historia dhe kjo do të ishte zgjidhja më e mirë. Nuk mund t’i imagjinojmë, nuk duhen për to konkurse krijuese apo grumbullim elementësh të përdorura nga feudalë të ndryshëm vendas apo shenja dalluese të trupave krahinore të një detashmenti ushtarak të një perandorie të huaj.
Sigurisht, kur e kemi fjalën për rastin konkret të Republikës së Kosovës, flamuri duhet të theksonte, sipas meje, diçka tonën shqiptare, d.m.th. përkatësinë në kombin shqiptar si pjesë e Shqipërisë. Thamë që simbolet vijnë nga historia, por sigurisht gjithnjë ka një çast të parë, kur stema e flamuri zgjidhet për t’u dalluar nga të tjerët, për të treguar rrënjë të vjetra apo lidhje të reja, përkatësi të rëndësishme, karakteristika treguese për vendin ose edhe një bashkim të tyren.
Shqiptarët zgjodhën me të drejtë flamurin e heroit të tyre kombëtar, të mitit të pavarësisë nga turqit pushtues, të unitetit të të gjithë shqiptarëve. Atë rilindasit dhe shpallësit e pavarësisë e njihnin nga burimet historike - flamur i kuq me zhgabën dykrenore - flamur mbretëror. Por, për hirë të së vërtetës, duhet thënë se nuk u përdor shqiponja që njihet nga vulat autentike të kohës së Kastriotit apo nga stemat e pasardhësve të tij, por disa shqiponja të ndryshme.
Flamuri i Republikës së Shqipërisë përdor sot shqiponjën e stilizuar pas Luftës së Dytë Botërore.
Kur në prill të vitit 1992 u hoq ylli i komunistëve, propozuam shqiponjën e Kastriotëve (një vit më parë ajo ishte vendosur në kapelet e forcave të armatosura), si një shqiponjë në vizatimin e së cilës shihet qartë vjetërsia e saj dhe e kombit, por ajo nuk u pranua duke iu lënë një studimi për ta paraqitur më vonë, i cili u shpreh në favor të asaj që kemi sot. Më vonë, në vitin 1998, stemës iu shtua (pa kuptim për mua) përkrenarja mbi shqiponjë.
Duke u kthyer tek qëllimi i këtij shkrimi bashkohem me Mehmet Krajën që kriteri i krijimit të këtij flamuri shtetëror nuk duhet të jetë politik (frut i një momenti historik të afërm), as detyrim ndaj ndonjë propozuesi. Do të ishte mirë për mua që ky flamur të ishte sa më afër simboleve kombëtare.
Unë do të propozoja dy zgjidhje: a) flamuri i kuq me shqipen e zezë dykrenare të stemës autentike të Kastriotëve, b) flamuri i kuq me shqipen e zezë me një krye të stemës të Principatës së Arbërit dhe më vonë të Dukagjinasve, qoftë dhe me vijëzime të bardha në trupin e saj për të dhënë relievin. Ky propozim i dytë përdor për flamurin shtetëror të Kosovës një simbol (stemë) më të vjetër, madje me të vjetrin që njohim (nga relievet dhe mbishkrimi i Kishës së Shën Mërisë së Ndërfandës në Gëziq të Mirditës), atë të Princërve të Arbërit, të gjysmës së dytë të shekullit XII, kur shqiptarët-arbërit kanë dalë tashmë në histori (atë të shkruar), i cili mund të ishte dhe ai në të ardhmen (ëndërrojmë e shpresojmë) flamuri i të gjithë shqiptarëve. Shënojmë gjithashtu se shqyti, pra dhe stema e shtetit, do të jetë më e gjatë dhe më e mprehtë poshtëë, sipas modeleve të kohës (shek.XI-XII).
Nënvizojmë edhe një here, duke e mbyllur shkrimin, se kjo stemë ishte edhe flamuri e stema e Dukagjinasve, të cilët pasuan princat e Arbërit dhe që në shekujt e mëvonshëm u shtrinë në Rrafshin e Dukagjinit, toponim i kohës kur trevën shqiptare e sundonin shqiptarët dhe i lidhur pra me ta.
E identifikuar

dardan1
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #399 më: 17-02-2007, 19:30:06 »
Citojeni

Nuk ka çka ti shtohet shkrimit të Aleksandër Meksit.
Por çka të bëshë kur te ne Shqiptarët shumicën e rasteve vendosin analfabetët politikë apo demagogët e Kombit.
Neve na duhen njerëz të rangut të Abdyl Frashërit,Ismail Qemailit, Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Mithat Frashërit ,Ukshin Hotit e disa të tjerëve që për fat Kombi ynë nuk i ka në këto momente apo nuk i lënë "komunistët" që prej Luftës së dytë Botërore e deri më tash, të dalin në skenë!
Por fajtor është edhe populli ynë që le të manipulohet nga këta "komunistë" të kuq e të kaltër. Duhet njëherë e përgjithmonë që Shqipëria Londineze të lirohet nga këta këta "komunistë" të kuq e të kaltër, e me këtë edhe shqiptarët në Kosovë e trojet tjera Shqiptare.
E identifikuar

diamant
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #400 më: 20-02-2007, 00:39:22 »
Citojeni

Tek flamuri kombëtar po ti shtohet shqiponjës mbi krye vetëm një yll blu si tek amerikonet sikur nuk prish pune pa i ndryshuar elemtet e tjera. Një gjë e vogël është po do bënte pune te madhe.
E identifikuar

Hasan Tahsini, (1811-1881). Atdhetar i madh i Rilindjes sonë kombëtare, filozof dhe mendimtar i shquar në fusha të ndryshme të diturisë, si astronomi, matematikë, psikologji etj.
Bir i një fshatari ng
dardan1
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #401 më: 21-02-2007, 15:00:13 »
Citojeni

Tek flamuri kombëtar po ti shtohet shqiponjës mbi krye vetëm një yll blu si tek amerikonet sikur nuk prish pune pa i ndryshuar elemtet e tjera. Një gjë e vogël është po do bënte pune te madhe.
Cili është për ty Flamuri Kombëtar?
E identifikuar

dardan1
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #402 më: 12-03-2007, 09:19:53 »
Citojeni

Propozimet e bëra publike nga Galeria e Arteve të Kosovës para disa ditësh.
... Çka mendoni Ju; cila nga këto propozime do të ishte më e përshtatshme për Shtetin në formim e sipër të Kosovës?
E identifikuar

dardan1
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #403 më: 20-03-2007, 10:55:08 »
Citojeni



Propozime:  http://www.kosova-flag.de.vu/
E identifikuar

kreksi
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #404 më: 20-03-2007, 17:21:49 »
Citojeni

këtu keni vlersimin e vizitorve, klikoni ne te majte tek; coment
http://www.flamurtari.com/
E identifikuar

- S'pyet asnjëri se ç'bëri atdheu për ty, por ç'ke bër ti për atëdheun!
J.F.K
Faqe: 1 ... 22 23 24 25 26 [27] 28 29 30 31 32 33   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |