Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikKosova Sot (Moderator: xhavo)Simbolet e Kosovës (?!)


Faqe: 1 ... 27 28 29 30 31 [32] 33   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Simbolet e Kosovës (?!)  (E lexuar 51470 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
alfeko sukaraku
« Përgjigjja #465 më: 27-02-2008, 15:30:44 »
Citojeni

Rust

mos u mërzit se dardha e ka bishtin mbase...simbolet e një shteti ndryshohen me vendim te parlamentit te tij,ndërsa njohja e pamvarsis kishte rëndësi me te madhe për momentin,ne mënyrë qe Dardania te tregonte se ishte demokrate edhe tolorante.Adem Jasharit edhe Ismail Qemalit ,vërtetë nuk do i vinte mirë për flamurin e sotëm,sepse ata ishin BURRA  qe te digjnin me fjale-bese e barut,ndërsa sote kohët kanë ndryshuar...duhet me shumë dipllomaci ne mënyrë qe era e miresis shqipfolse te fryje ne miresi te mullirit shqipfoles.
Të vendoset qetsija ne radhe të parë,pastaj PARLAMENTI NGA POPULLI VOTOHET.NDAJ LER TI JAPIM PAK KOHE THACIT,PASI E TREGOJ VETEN SI BURRE TE PUSHKES EDHE DIPLLOMACIS...TE TJERAT ME VONE.
E identifikuar
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #466 më: 29-02-2008, 14:12:51 »
Citojeni

Jashte teme

P.s Shkrimi qe kishe vendos nuk kishte te bënte fare me simbolet e Kosovës.Mund ta vendosesh me ndonjë teme tjetër ose te hapesh teme te re.
« Ndryshimi i fundit: 29-02-2008, 15:27:44 nga Berni » E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
alfeko sukaraku
« Përgjigjja #467 më: 02-03-2008, 15:37:07 »
Citojeni

greqia plasi sepse nuk po dalin planet e saj te cilët e donin Dardanin edhe Dardanët si "njerëz me probleme",te cilat shkaktoj vetëm trazira.Tanime qe simbolet e Dardanis nuk ju lane vende te lehin për tmerrin e tyre"shqiptarët e bashkuar",po mundohen te helmojne popullin e vet duke ju folur me keq ardhje për serbet ortodoks te cilët sipas kanalit tv NET "disa qindra mijra serbe udhetuan drejt varrezave ortodokse te cilat ishin vandalizuar nga shqiptarët".Kësaj politike edhe këtij helmi ju shmang mençuria Dardane ,duke mos ju lënë vende zagarve te lehin....por shqipfolsi nuk e harron simbolet e veta te ruajtura brez pas brezi edhe nga Gjergj Kastrioti ,gjithçka e te cilit na tregon simbolete trashgimtarve te vetëm te popullit me te lashtë te ballkanit....vula e tij sekret=Divi mjelem me Leden ,kokorja e tij-shqiponja -ylli diell...janë simbole te sterlashteve tanë..ndaj duhet të mos ti harrojmë edhe ti trashegojm brez pas brezi.......pasi na duhet tju kujtojmë brezave qe do vijnë faktin qe : TE ARDHURIT E RINJE, SIC DUKET RUAJTEN TRADITAT -GJUHEN EDHE ZAKONET E TYRE,PER TU SHENDRRUAR NE NJE KOMBE ME VETE"..KESHTU NA THOT HERODOTI-THUKIDIDI-STRABONI,,, për ardhjen e grekeve ne Athinen pellazge edhe grekezimin e saj......ndaj simbolet tona nuk duhet ti harrojmë,përkundrazi ti ruajme sepse ato permbajne atë çka ne kjemi..SHQIPTARIN.
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #468 më: 14-03-2008, 08:00:21 »
Citojeni

Pasaportat e reja, blu me stemën në mes

Pasaportat e reja të Republikës së Kosovës do të jenë me ngjyrë të kaltër të mbyllët, me stemën e Republikës në mes - ky është dizajni që prezantoi kryeministri Hashim Thaçi, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës. "Kam kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme të bëjë përgatitjet e nevojshme, si për pasaportat e letërnjoftimet, patentat e shoferëve dhe gjithë dokumentet e tjera të lëshuara nga institucionet e Kosovës, që duhet të jenë të reja dhe të jenë lëshuar nga shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës. Ato do t'iu shpërndahen dhe qytetarëve tanë që jetojnë në diasporë", sqaroi Thaçi. Ligji për "Dokumentet e Udhëtimit" është ndër 9 ligjet e para të Paketës Ahtisaari, që u miratuan nga Kuvendi i Kosovës gjatë një seance dyditëshe në ditët e para pas shpalljes së pavarësisë. Në një njoftim të shpërndarë pas mbledhjes së sotme të Qeverisë bëhet e ditur se, Kabineti qeveritar ka miratuar kërkesën për nxjerrjen e dokumenteve civile dhe lejimin e procedurës së negociiuar për këto dokumente. Me miratimin e kësaj kërkese mbyllen përgatitjet formale për të filluar pjesa praktike e këtij procesi, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

RD
E identifikuar

Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #469 më: 14-03-2008, 12:08:50 »
Citojeni

Edhe Sali Berisha e bëri shqiponjen e Shqipërisë si shqiponjat e kishes sllave.
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
kreksi
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #470 më: 15-03-2008, 22:53:54 »
Citojeni

Perpos flamurit edhe stema ka rëndësi për një shtet.
Flamurii taniehem i Kosovës kalon disi, asjush nuke e nenqmon as qe e perbuz e as qe e injoron i huaji sepse është si një fllash
për botën globale dhe përputhet plotesishte me poziten gjeografike qe posedon sot kosova ne realitet e rrethekuar me male te larta për rrethe, me një formë gati katrore qe perngjane  gati si aji harta e famshme e  frances me një lekur qengji... por qe kosova ka një cep mengut por nejse, konfuzioni nuke vrehet fare...
Ngjyrat nuke janë edhe aqe te kqija perpos asaj te verdhes apo te lulces qe me në fund mësohet njeriu dhe vren se këto dy ngjyra shkojnë njera me tjetrën duke iu shtuar edhe yjete  baradh gjithesejt te gjashtë kombeve ne këtë shtete por qe është edhe si e tepert por nejse...
kurse sa i perkete Stemes, unë do kisha propozuar qe stema e Kosovës te mbetet vetëm ai flamuri kuq e  zi pa te kalterten  qe ka dizajnuar presidenti i ndjer i Kosovës Rugova ku ne si shtetas te Kosovës te cilët nuke ia arritem t'ia ndrrojm emrin këtë here shtetit tonë nga kosova ne dardani, se paku ne paseporta emri dardania do të kishte rastin qe te figuronte dhe te na shendriste gjenealogjine tonë te vjetër ne këto troje.

Pra flamuri te mbetet ky i Ahtisarit por STEMA te jetë e Rugovës !
E identifikuar

- S'pyet asnjëri se ç'bëri atdheu për ty, por ç'ke bër ti për atëdheun!
J.F.K
paqsor
« Përgjigjja #471 më: 25-03-2008, 20:34:54 »
Citojeni

unë parasegjthash ju përshëndes me eselam alejkum
mirdita, sa i përket temës mendoj se flamuri ne asnjë figurim nuk i paraqet shqiptarët pra shumicen ky flamur esht i ngjajshum me atë te bosnjes ... por praseprap mendoj se për një flamur nuk duhet me dhan edhe aq shum kritika se kemigjera te tjera te cilat jan ne dem te shqiptarve
E identifikuar
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #472 më: 25-03-2008, 20:59:10 »
Citojeni

Flamuri i Kosoves është i mirë për rroba noti.
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #473 më: 15-04-2008, 15:18:03 »
Citojeni

Kosovë, bëhen gati pasaportat për shtetasit e republikës

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka filluar përgatitjet teknike për nxjerrjen e dokumenteve, që sipas sugjerimeve të mekanizmave ndërkombëtarë, duhet të jenë të cilësisë së lartë, ndërsa dokumentet e UNMIK-ut do të mbeten të vlefshme deri në skadimin e fazës së tranzicionit. Ministri i Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti ka bërë të ditur se procesi është në fazën e negocimit dhe mund të thuhet se ka pengesa edhe pse mekanizmat ndërkombëtarë dhe Komisioni Europian kanë sugjerime që kërkojnë kualitetin e dokumenteve personale. Pajaziti po ashtu ka bërë të ditur se prodhimi i pasaportave do të bëhet jashtë Kosovës. “Procesi i prodhimit të pasaportave do të zgjasë, meqenëse nuk i prodhojmë këtu. Është një afat 4-mujor ne do të përkujdesemi që kjo periudhë të jetë përgatitore, që qytetarët të mos kenë probleme më, pas udhëtimit jashtë vendit”, ka thënë Pajaziti. Vlera e prodhimit të dokumenteve të identifikimit dhe udhëtimit, sipas ministrit Pajaziti, do të jetë rreth 4 milionë euro, ndërsa pasaportat e Republikës së Kosovës do të jenë me ngjyrë të kaltër të mbyllur me stemën e Republikës në mes. Për fëmijët nën moshën 3-vjeçare, afati i pasaportës do të jetë tri vjet, për qytetarët e moshës pesë deri në 27-vjeç, afati do të jetë pesë vjet, ndërkaq pasaporta me validitet 10-vjeçar do të lëshohet për personat më të vjetër se 27 vjet.
 
G.Albania
E identifikuar

arbias
Urime pavarsija
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #474 më: 21-04-2008, 21:44:22 »
Citojeni

Ja qfar me shkrun mua ne dukument qe asnjë her se baj dhe e kam dorzu ne komunsepse kush nuk e din i kahit je,total falls del Emri Mbiemri falls  shteti serbi montenegro naconaliteti jugosllavi
dhe esht keq se nëse nuk pranon qe je jugosllav apo serbi monte negro nuk te njoeh askush dhe asnjë kredit bankar as nuk mundesh me hap,as nuk mundesh me marr,notaristi më tha se duhesh ta pranosh se je serbi e montenegro me nacionalitet jugosllav ahah as vet nuk e din cfar thojn as cfar pytin,tjetra nëse i thua se je kosovar thot se askund nuk te shkrun,te njeh si albanez de apo van kosovo ... po udhtoj vetëm me kart pune  kart shendeti dhe kart bankare jemi te humbur dhe te zhdukur vet nga kjo far e keqe politike,sepse asnjë her nuk u muren mepopull por me interesat e lekut vaj vatani qaj mileti me këso shteti:
E identifikuar

Lirin nuk u a solla un atè e gjeta mes jush !
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #475 më: 29-04-2008, 12:59:00 »
Citojeni

Ky flamur si gjethe fiku,

Sikur e ka pjerdh UMNIK-u
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
alfeko sukaraku
« Përgjigjja #476 më: 04-05-2008, 10:41:21 »
Citojeni

rust

para disa kohësh vrejta një emision tek sateliti i Prishtinës i cili fliste për simbolet e shtetit  te Kosovës.u degjuan shumë bydalleqe ata por u degjuan edhe shumë mendime te pjekura...si p sh a i trimi i uçk edhe disa me te vjetër.me terhoqi vemendjen një gazetare qesharak qe u intervistua për këtë emision.....unë e vendosa ne grupin e atyre qe besojnë se liria vjen duke pire çaj me miloshekurven ,edhe jo me sakrifica.
me ke share salen ..edhe jame bërë shumë merak për këtë çeshtje..te lutem shumë mos e shaj mesin e shqiptarve sepse ai i ka dajet e se shoqes (sllopodankes) ne beograd.
ishte po ky ai qe ndihmonte serbin te therte boshnjakun.
ishte po ky ai i cili risolli shpresen serbe për skllaverim te Kosovës kur vuri ministrin e jashtem te kërkonte TURPERISHTE kushte për pamvarsin e Kosovës..flasë për atë ministrin qe u lodhe.
simbolet na bashkojne.na bashkon gjergj kastrioti-lidhja e prizrenit-kongresi manastirit-edhe Vlora e BURRIT TE FUNDIT TE SHQIPTARVE,ISMAIL QEMALIT,I CILI PRITI ÇAMERIN-KOSOVEN-MAQEDON DHE PASTAJ E NGRITI FLAMURIN.
NA BASHKON ADEM JASHARI EDHE IDEALI I TIJE.NA BASHKON UÇK EDHE JO PORDHET E MEDU THAÇIT.
PERÇARSIT EDHE MIQET E ARMIQEVE TANE NUK KANE VENDE MES NESH,SEPSE PIKERISHTE KETO HOLLESIRA NA COPTUAN.AJO QE I BASHKON SHQIPTARET PERRETH NESH ESHTE FLAMURI KUQ E ZI-TRADITAT EDHE ZAKONET TONA.
 
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #477 më: 06-06-2008, 09:46:57 »
Citojeni

Himni i Kosovës quhet "Evropë"

Parlamenti i Kosovës ka vendosur se, cili do të jetë himni që do të identifikojë Republikën e re.


Lajmi është njoftuar nga mediat kosovare, por nuk është bërë publik ende, pasi pritet që ky himn të zyrtarizohet më 15 qershor, në ditën kur në Kosovë do të hyjë në fuqi Kushtetuta e Republikës së re, e cila do t'i kalojë kompetencat e plota institucioneve të vendit. Lajmi është bërë i ditur nga mediat kosovare. Me sa duket, tashmë ky himn është aprovuar nga grupet parlamentare dhe Kryesia e Kuvendit të Kosovës. Himni i përzgjedhur mes shumë propozimeve nuk do të përmbajë tekst. Ai do të jetë një kompozim i kompozitorit Mehdi Menxhiqi. Himni do të quhet "Evropë" dhe nuk ka asgjë të përbashkët me himnet e vendeve të tjera të rajonit. Në ditën që do të zyrtarizohet himni dhe Kushtetuta në Kosovë do të ketë një festë të madhe. 

Panorama
E identifikuar

Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #478 më: 06-06-2008, 20:06:19 »
Citojeni

Kosova është një krahine shqiptare.
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #479 më: 14-07-2008, 12:32:47 »
Citojeni

Bëhen gati pasaportat e shtetit të Kosovës

Dokumentet e udhëtimit, që do të shpërndahen më 21 korrik, po përgatiten në Gjermani


Qytetarët e Kosovës do të kenë së shpejti në duart e tyre dokumentin kryesor të udhëtimit, pasaportat e reja. Pasaporta do të jetë në 3 gjuhë, ndërsa dizajni dhe të dhënat personale janë bërë me teknologjinë më të përsosur. Pritet që dokumenti i identifikimit për kosovarët të përfundojë deri më 21 korrik.

Pasaportat e Republikës së Kosovës janë duke u prodhuar në Lajpcig të Gjermanisë dhe i plotësojnë të gjitha standardet evropiane. Dizajni dhe të dhënat personale janë bërë me teknologjinë më të përsosur dhe është e pamundur të falsifikohen. Kjo pasaportë i plotëson të gjitha rekomandimet e organizatës ndërkombëtare të aviacionit civil dhe të Bashkimit Evropian, pasi teknika e prodhimit të pasaportave ka shkuar sipas propozimeve të dhëna nga BE-ja. Siguria e pasaportave është e nivelit mjaft të lartë, sepse të dhënat personale të shënuara në pasaportë janë të dukshme vetëm përmes rrezeve ultravioletë. Pasaportat e shtetit të Kosovës vlerësohen lart edhe nga zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Gjermani. Ata theksojnë se nuk duhet të ekzistojë asnjë lloj dyshimi dhe frikë për sa i përket cilësisë së pasaportave. Pasaportat e reja do t‘u shpërndahen të gjitha shteteve anëtare të OKB-së. Kjo do të bëhet nga Ministria e Punëve të Brendshme, me qëllim që ato të shohin nga afër pasaportat e reja të Republikës së Kosovës. Miratimi i pasaportave të reja është një hap i radhës i rëndësishëm për Kosovën, pas shpalljes së pavarësisë. Deri tani qytetarët e Kosovës kanë udhëtuar me dokumentin e UNMIK-ut, i cili nuk është njohur nga shumë shtete. Shumë vende të botës që e kanë njohur Kosovën si shtet sovran kanë bëtë të ditur se do të njohin edhe pasaportat e reja, por procesi ka hasur në disa vështirësi.

Sllovakia zyrtare është shprehur kundër njohjes së pasaportave të reja të Republikës së Kosovës. Shteti sllovak deklaroi se në territorin sllovak nuk do lejohen të hyjnë as edhe ata kosovarë të cilët disponojnë pasaporta të Republikës së Kosovës me viza Shengen në to. Kështu, duke filluar nga data 18 korrik e këtij viti, kur do të nisë shpërndarja në të gjithë shtetasit kosovarë e pasaportës me mbishkrimin Republika e Kosovës, Sllovakia nuk do të japë pranimin e saj të këtyre dokumenteve. Një lajm i tillë është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme e Sllovakisë gjatë ditës së sotme. "Ne nuk e njohim Kosovën e pavarur, pra as dokumentet e tyre", ka thënë zëdhënësi i diplomacisë sllovake. Gjithashtu, duke shprehur edhe një herë qëndrimin e saj kundër pavarësisë së Kosovës, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme sllovake, Jan Skoda, ka thënë se "edhe më tutje do të njohim pasaportat që lëshon UNMIK-u dhe ato të Serbisë". Në këtë mënyrë, njoftimi i kësaj ministrie ka bërë të qartë qëndrimin se në territorin sllovak nuk do lejohen të hyjnë as edhe ata kosovarë të cilët disponojnë pasaporta të Republikës së Kosovës me viza Shengen në to.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Kosovës pasaportat e shtetasve kosovarë do të zëvendësojnë ato të UNMIK-ut dhe do të kenë standardin më të lartë të sigurisë në rajon të rekomanduara edhe nga ekspertë të Komisionit Evropian.

Gazeta Shqip
E identifikuar

Faqe: 1 ... 27 28 29 30 31 [32] 33   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |