Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikKosova Sot (Moderator: xhavo)NUK 'ECIN BASHKE'BARTJA E KOMPETENCAVE DHE 'NDERHYRJET E UNMIKUT'


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: NUK 'ECIN BASHKE'BARTJA E KOMPETENCAVE DHE 'NDERHYRJET E UNMIKUT'  (E lexuar 172 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
arbias
Urime pavarsija
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« më: 16-05-2006, 08:20:19 »
Citojeni


   
    NUK 'ECIN BASHKE'BARTJA E KOMPETENCAVE DHE 'NDERHYRJET E UNMIKUT'
   
   
 
 
 
-Një gjë është shumë e dukshme:në Kosovë,  për mungesë statusi, janë të bllokuara shumë procese zhvillimore.   Gjendja e tashmë dhe pozita e tashmë e Kosovës nuk mund të qëndrojë gjatë.   Kjo duhet të jetë  e qartë për të gjithë ata "që mendojnë politikisht", që "kanë vizion"për të ardhmen e saj, po sikurse dhe për mekanizmat ndërkombëtare të zotuara se Kosovën do "t'a shpjenë në Evropë"-
   
 
Shkruan: Esat STAVILECI, profesor i Universitetit të Prishtinës
 
Kosova që, "siç pritej", gjatë këtij viti, do "të hynte në fazën e finalizimit"të statusit të saj, po kalon "çaste të vështira". Ajo, në fakt, është gjendur midis "zotimeve të brendshme"dhe "kërcënimeve të jashtme".   Nga brenda, nga institucionet  e përkohshme vetëqeverisëse të saj, vazhdojnë "të dëgjohen zëra" optimistë se sikur çdo gjë është "pa probleme" dhe se vlerësimet për Kosovën do të jenë "pozitive", ndërkohë që, nga qendrat e vendosjes ndërkombëtare po rritet numri i "kërcënimeve" se pa "ndryshime thelbësore" të gjendjes, pa përmbushje të standardeve, veçanërisht të atyre që i referohen decentralizimit, këthimit, lëvizjes së lirë, sundimit të ligjit, çdo gjë shtyhet…deri në "kohë më të mira".  
 
Kam përshtypjen se gjendja është çfarë është për shkak të qasjes së gabueshme,  qoftë në lidhje "me standardet", qoftë në lidhje "me decentralizimin", qoftë në lidhje "me kthimin", qoftë në lidhje "me lëvizjen e lirë", qoftë në lidhje "me sundimin e ligjit" dhe veçanërisht me këtë të fundit.   Në lidhje me standardet, për shkak të përzgjedhjes selektive të tyre;në lidhje me decentralizimin, për shkak të improvizimeve që po bëhen me të ashtuquajturat pilot-projekte; në lidhje me kthimin, për shkak të "njëanshmërisë"së trajtimit të tij; në lidhje me "lëvizjen e lirë", për shkak të mosqëndrueshmërisë së vlerësimit serb;në lidhje me sundimin e ligjit, për shkak të mungesë së ligjeve themelore në Kosovë.      
 
Për një vlerësim më real dhe më të plotë të gjendjes në Kosovë janë të nevojshme analiza, si në gjerësi, ashtu dhe në thellësi, "në kuptim të saktë të realitetit"që "i kundërshton si iluzionet e dëmshme", ashtu edhe "vlerësimet e gabuara".  
 
Shqyrtimet në këtë shkrim "i kthehen së kaluarës"vetëm për aq sa për "ta vënë atë në shërbim të së tashmes dhe së ardhmes së Kosovës", megjithë "rekomandimet"e paqendrueshme të ndërkombëtarëve që të mos "merremi shumë me histori". Po është "pikërisht historia"ajo që e ka "sajuar"çështjen e Kosovës dhe "e ka shkëputur"nga trungu i saj, çështja shqiptare. Nëse ka një popull në botë që "nuk do të dëshironte"t'i përsëritej historia, atëherë është pikërisht ky populli shqiptar, i cili ka një histori të hidhur. Kthimi historisë "bart një mision"për shqiptarët"që të mos lejojnë që ajo "t'iu përsëritet".  
 
Ata asnjëherë nuk kanë vendosur për fatin e vet në të kaluarën. Për ta kanë vendosur "të tjerët"të cilët edhe historinë e tyre "e kanë vendosur"në historinë e shteteve në të cilat janë copëtuar dhe janë bërë, siç shprehet populli"pikë e pesë". Shpresat e tyre se, "më në fund", do të vendosin vet për ardhmeninë u shpërfaqën me zhbërjen e ish-Jugosllavisë,  kur, ç'është e vërteta, "u krijuan kushte dhe "hapësirë"që çështja e Kosovës, por edhe e shqiptarëve në viset e tjera të shtetit që nuk ekziston më, as si koncept politik dhe as si nocion gjeografik, të shtrohen në një dritë krejtësisht tjetër institucionale, politike dhe ndërkombëtare. Shqiptarët e Kosovës "lëvizen nga vendi"dhe u deklaruan për të ardhmen e tyre, por ai deklarim nuk "u përfill".  
 
Më vonë "lëvizjes pacifiste"për pavarësi iu bashkuar edhe lëvizja e armatosur për "çlirimin përfundimtar"të Kosovës. Epilogu dihet:Kosova "u vendos"nën Administrimin e Përkohshëm Civil Ndërkombëtar dhe tash po ballafaqohet me plotësimin  e kushteve për "të dalë prej tij"si një "shtet i ri"në Ballkan dhe në Evropë.   Rezerva që kisha shprehur me mënyrën e vendosjes së mbikëqyrjes ndërkombëtare, duke shtruar dilemën se ç'domethënie ka në të vërtetë ajo, "mbyllje në rreth"apo "dalje prej tij"sikur u tregua e themeltë:edhe pas gjashtë vitesh prej luftës Kosova vazhdon "të mbahet e pushtetëzuar"prej UNMIK-ut, vazhdon "të sillet në rreth të mbyllur"dhe "bën përpjekjet për të dalë prej tij", me gjasa ende të vogla që këtë, për një periudhë të shkurtër, do ta bëjë një realitet.  
 
Pse është kështu?Për shkak të mungesës së gatishmërisë së bashkësisë ndërkombëtare për "të kafshuar deri në fund"krijesën artificiale shtetërore që, as në pikëpamje logjike dhe as në pikëpamje konstitucionale juridike, nuk mund të jetë "trashëgimtare"e një shteti me tetë konstituentë në të cilin Kosova ndonëse jo me statusin e njohur të republikës, kishte ingjerenca që të paraqitej si subjekt i mëvetësishëm politik dhe juridik në ish-Federatën e ish-Jugosllavisë. Edhe ky status i Kosovës "nuk u përfill", kështu që nga ish-Jugosllavia u pavarësuan në shtete vetëm ish-republikat e  saj. Në këtë mënyrë, nuk u krye i plotë dhe i drejtë procesi i zhbërjes së ish-Jugosllavisë, meqë nuk ndodhi valorizimi  i vullnetit politik të popullit të Kosovës për pavarësi dhe sovranitet.  
 
Në mungesë të një projekti serioz "për t'iu përgjigjur"vullnetit të popullit shumicë të Kosovës, bashkësia ndërkombëtare formuloi disa parime të cilat "i ngriti në shkallë standardesh"që duhet t'i plotësojë Kosova për "të hapur negociatat"për statusin e saj, e vetëdijshme edhe për ndërlikueshmërinë e përmbushjes së tyre, edhe për mendimin plebishitar të shqiptarëve për të qenë "zot të ardhmenisë" së tyre , pra pa pasur nevojë që të negociohet pavarësia në asnjë variant, e me Serbinë në asnjë mënyrë.
 
Kështu, në vend se "të hapej  rrethi" në të cilin "ishte mbërthyer Kosova"ai, në fakt, "u mbyll" edhe më shumë. "Mbylljes së rrethit" përveç ngurrimit të bashkësisë ndërkombëtare "për ta nxjerr"Kosovën prej tij, i ndihmuan agresiviteti i regjimit të Beogradit për "të ndërhyrë"në jetën institucionale në Kosovë, por edhe ngathtësia e vet institucioneve të Kosovës që vazhdojnë të jenë "të tjetërsuara"prej UNMIK-ut dhe nën ndikimin e fuqishëm të tij, sa që nga ajo "varësi e plotë "mund të thurret më, së paku, një varg i një "poezie politike": "C'thotë UNMIK-u, bëjnë institucionet,  ç'thonë institucionet nuk bën UNMIK-u".    
 
Në titull të këtij shkrimi thuhet se nuk "ecin bashkë"bartja e kompetencave prej UNMIK-ut dhe ndërhyrjet  e tij.   UNMIK-u sikur "po blen kohën"që, duke vonuar "bartjen e kompetencave", të vazhdojë me ndërhyrjet e tij dhe gjithë kjo krijon perceptimin sikur "Kosova po bën një hap përpara dhe dy mbrapa".   Bartja shumë selektive e kompetencave sikur flet për dinamikën e "ndërtimit të shtetit të Kosovës".    Sado që qëndron një gjykim se janë institucionet  e Kosovës ato që nuk janë ende të përgatitura për t'i marrë të gjitha kompetencat, edhe më shumë qëndron vlerësimi se është UNMIK-u ai "që dëshiron të zgjasë qëndrimin e vet në Kosovë". Inercionet burokratike në të "dyja anët", veçanërisht mungesa e transparencës së UNMIK-ut, po sikurse edhe rrezistenca e theksuar e regjimit të Beogradit dhe ndërhyrjet e tij në jetën institucionale në Kosovë, për mua përbëjnë boshtin e problemit.  
 
Pavarësisht se qëndrojnë ose jo këto gjykime dhe vlerësime, një gjë është shumë e dukshme:kështu më nuk bën, status quoja është e paqëndrueshme për këdo që "mendon esull". Gjendja e tashmë dhe pozita e tashmë e Kosovës nuk mund të qëndrojë gjatë dhe për këtë duhet të vetëdijësohen të gjitha ata që "mendojnë politikisht", që "kanë vizione"mbi përparimin e "marrëdhënieve ndëretnike"dhe vet mekanizmat ndërkombëtare të angazhuara rreth kompleksit të çështjeve me të cilat po përballet Kosova.  
 
Kosova trashëgon shumë probleme të një shoqërie të postaparteidit, me shumë kundërthënie nga një qeverisje jo shumë efiçiente e UNMIK-ut, prandaj është një kërkesë që nuk mund të përbushet prej saj që "deri në fund"të kryej dhe të përkryej detyrat "që ka marrë përsipër", më mirë me thënë, që "i janë caktuar". Jam shprehur edhe më parë se përmbushja e plotë e tyre ka qenë dashur "të ndërlidhej" me mundësinë e anëtarësimit në strukturat evropiane dhe euro-atlantike si shtet, e jo me "hapjen e bisedimeve"për një status, në të cilin çështja e territorit ka gjasa "të ngelë e hapur", ndërsa sovraniteti "i bartur"nga një ombrellë nën një "ombrellë tjetër".  
 
Kosova duhet të përballojë kufizimet e qeverisjes nëpër të cilën po kalon.   Kosova nuk ka rend kushtetues, sepse nuk ka kushtetutë. Kosova nuk ka rend ekonomik, sepse nuk ka ekonomi të zhvilluar. Kosova nuk ka institucione permanente dhe të patjetërsueshme. Prandaj, Kosovës i duhet vetëqeverisja. I duhet shteti, pa iluzione se ai vetvetiu do t'i përmbush të gjitha hapësirat dhe të çarat e shoqërisë. I duhet për të ndërtuar mekanizmat që do t'i hapnin proceset e bllokuara zhvillimore dhe që do t'i mbronin  ato. I duhet edhe prania ndërkombëtare për "të lehtësuar"rrugën e forcimit dhe të sigurisë së tij, duke pasur parasysh "fqinjësinë e saj".      
 
Ndërkohë, prej institucioneve të Kosovës kërkohet shkallë me e lartë profesionaliteti dhe përgjegjësie për të kuptuar realitetin nëpër të cilin po ecë Kosova dhe për të marrë përsipër detyrat dhe për t'u ballafaquar me sfidat nëpër të cilat po ecin vet ato, po sikurse që kërkohet prej bashkësisë ndërkombëtare që të ecë rrugës së zhbërjes së institucioneve paralele dhe sigurimit të integritetit territorial të Kosovës. Ndryshe,  për derisa institucionet paralele serbe nuk zhbëhen, për derisa nuk krijohen kushtet që institucionet e Kosovës të shtrijnë qeverisjen në gjithë territorin e Kosovës, Kosova do "të mbahet peng", për "të dalë"nga  "rrethi" në "kohë tjera".    
 
Nuk duhet të harrohet, në asnjë moment, se çështja e Kosovës "prek një fushë etnike"shumë me të gjerë sesa territori i saj dhe popullsia e saj, sikurse që nuk duhet të harrohet se si madhësia e territorit, po ashtu dhe madhësia e popullsisë së Kosovës "nuk janë aspak vlera të papërfillshme" në raport me shumë shtete të Evropës dhe jashtë saj.  
 
Këtë shkrim timin do ta mbyll me një aforizëm se "AI QE SHFRYTEZON TE DREJTEN E TIJ NUK I SJELL ASKUJT PADREJTESI".                            
E identifikuar

Lirin nuk u a solla un atè e gjeta mes jush !
Donik

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 10-06-2006, 08:52:42 »
Citojeni

Prof.Dr.Mehdi Hyseni,Hysamedin Ferraj,Abdi Baleta,Esat Stavileci,Regjep Elezaj,Muhamet Pirraku,Sabri Selmani,Regjep Kastrati,Regjep Elezaj,Megjid Yjesi etj ,janë grupi më i spikatur i dijetarëve, intelektualëve dhe nacionalistëve shqiptar mbarkombëtar.

Shkrimet e tyre janë të një karakteri të lartë të vizionaritetit dhe të njohjes së thellë të politikës,diplomacisë,jurispodencës, sociopolitikës , historisë dhe të histografisë shqiptare mbarkombëtare dhe të asaj ndërkombëtare.

Angazhimi i tyre permanent ka qenë ,është dhe mbatet vetëdijësimi i shqiptarëve kudo që janë për pengimin e serbizimit të Kosovës dhe helenizimit të Shqipërisë.Të njejtit njëherit bëjnë luftë të pa kompromis për vetëdijësimin e shqiptarëve për arrijtjen sa më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës dhe krijimin e shqipërisë etnike.

Ky grup i intelektualëve dallohet prej intelektualëve të tjerë abstrakt ( intelektualëve modern)sepse bëjnë pjesë në grupin e intelektualëve demokrat nacionalista.

Këtyre intelektualëve u kanë  inate vetëm ata intelektual dhe qytetar të thjeshtë të cilët favorizojnë politikat sllave e helene në trojet etnike shqiptare.

Sinqerisht:Doniku
E identifikuar
Donik

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 10-06-2006, 09:01:20 »
Citojeni

Shkruan:Esat STAVILECI


(Kumtesë e përgatitur për Konferencën "Procesi i Decentralizimit- Mësimet nga Maqedonia", e mbajtur në Prishtinë me 5 prill 2006)



Vërejtjet hyrëse

Raundi i tretë i bisedimeve në Vienë rreth procesit të decentralizimit në Kosovë "nxori në sipërfaqe"atë për të cilën dihej përpara pretendimin e Serbisë për decentralizimin "në vija etnike"që lidhë "vendbanimet me shumicë serbe"me "qendrën në Beograd"apo dhe ndarjen e Kosovës në dy entitete.Edhe me këtë rast u dëshmua se Serbia "më shumë se për serbët e Kosovës"interesohet për "territoret serbe në Kosovë".

Raundi i ardhshëm i bisedimeve,siç është paralajmëruar,do të ketë për temë çështjen e "ruajtjes së trashëgimisë serbe në Kosovë"dhe,sipas të gjitha gjasave,me këtë rast do të shtrohet kërkesa serbe për "statusin e veçantë për monumentet historike,kulturore e fetare serbe në Kosovë".Ai raund i bisedimeve,po sikurse dhe ky i fundit,do ta përballë Delegacionin e Kosovës me sfida të reja dhe kërkesa të ndërkombëtarëve për "koncesione të reja".

"Emërues i përbashkët"i këtyre dy temave,vetëm në dukje të parë të ndryshme,është burimi i tyre nga projekti serb i decentralizimit.

Përshëndes Shoqatën e Pavarur të Juristëve të Kosovës dhe Fonfacionin gjerman "Friedrich Naumann Stiftung"për organizimin e kësaj konference dhe mundësinë që në të "të kryqëzohen"pikëpamje në lidhje me procesin e decentralizimit në Kosovë i cili,po e shpreh qysh në vrojtimet hyrëse se ka filluar me "parimin etnik dhe territorial"dhe nuk është nisur me parimin joetnik dhe joterritorial.Organ izatorët kanë dëshmuar të vërtetën se nuk është "koha që zgjedh temën",por e kundërta.Eshtë "tema ajo që e zgjedh kohën".



VEREJTJET PARIMORE NE LIDHJE ME PROCESIN E DECENTRALIZIMIT NE KOSOVE

Vërejtja e parë ka të bëjë me "modelin"e sugjeruar ose "të gjetur"për decentralizimin në Kosovë."Mësimet nga Maqedonia"mund të ndihmojnë ndërtimin e procesit,por nuk mund të sherbejnë si bazë për formësimin e modelit,sepse "modeli maqedonas"nuk përkon me realitetin në Kosovë dhe ky është një fakt që nuk bën të injorohet.Modelin e decentralizimit në Kosovë do të duhej ta sugjeronin qytetarët e saj,ata të cilëve "u referohet"ai dhe kjo do të duhej të ishte pikë qendrore e kërkimit të modelit të decentralizimit për Kosovën.Në lidhje me këtë duhet pasur parasysh se Kosova nuk përbën "mozaik nacional",siç pretendohet të paraqitet, se në Kosovë bëhet fjalë për kuantume dhe proporcione hapësinore dhe kombëtare krejtësisht të ndryshme nga ato që ekzistojnë në Maqedoni, se territori i Kosovës nuk është i "karakterit enklav"dhe se në Kosovë të gjitha makrozonat janë "të populluara"me shumicë shqiptare.



DECENTRALIZIMI DUHET TE ZHVISHET NGA "PETKU TERRITORIAL DHE ETNIK"

Në lidhje me vërejtjen e parë buron vërejtja e dytë.Në kushtet dhe rrethanat në Kosovë,decentralizimi duhet të mbrojë karakterin unik të Kosovës.Ky është "çelësi kryesor"dhe parimi themelor nga i cili duhet të ndërtohet procesi i decentralizimit në Kosovë.Mbi këtë parim,do të menjanohej "identifikimi i decentralizimit me ndarjen territoriale",do të parandalohej territorializimi etnik i Kosovës dhe do të pengohej krijimi i komunave ose njësive të komunave mbi "baza etnike".Ky parim,në të vërtetë,do t'i kundërvihej idesë për "territorializimin e çështjes serbe në Kosovë",ide kjo që përshkon "planin serb për decentralizimin në Kosovë"dhe që pretendon "të përvidhet"në një mënyrë ose në një tjetër "në emër të kompromisit".

Porosia është e qartë: decentralizimi duhet të zhvishet nga "petku territorial dhe etnik".

Vërejtja e tretë shtrohet në lidhje me çastin kur diskutohet çështja e decentralizimit.Kjo vërejtje është e natyrës parimore.Në të vërtetë,bëhët pyetja se cili do të ishte çasti më i përshtatshëm para vendosjes së statusit,siç pretendohet,sado që ka "arsyetime"se implementimi,pra zbatimi do të ndodhë pas vendosjes së statusit apo problemi të hapet pas vendosjes së statusit,në mënyrë që decentralizimi të mos jetë paragjykues për modalitetet e vetë statusit.Në lidhje me këtë do të mund të shtroheshin edhe disa pyetje të tjera,si për shembull: meqenëse Kosova dhe institucionet e saj ende nuk kanë pushtet qendror të formësuar,çfarë do të mund "të decentralizohej;si mund të "depushtëzohen" institucionet qendrore përpara se të "pushtëzohen;si mund "të vendosen kornizat e pushtetit vendor"përpara se të vendosen ato të pushtetit qendror,duke pasur parasysh edhe konceptet teorike mbi thelbin e qeverisjes vendore se,në fakt,"përmblidhet në qeverisjen që nuk është e rezervuar për pushtetin qendror".



KOSOVA DHE SERBIA NUK "KUFIZOHEN"TEK LUMI IBER

Vërejtja e ardhshshme i referohet problemit të veriut të Kosovës i cili,siç dihet,mbahet i kontrolluar nga Qeveria e Serbisë dhe që,në fakt,është "i shkëputur nga institucionet e Kosovës".Kjo ndërlidhet me rezervat që kam mbajtur dhe që vazhdoj t'mbaj përkitazi me procesin negociator dhe "trysninë ndërkombëtare"për fillimin e tij,pa siguruar,ndër të tjera,unifikimin e territorit të Kosovës,me vërejtjen se Kosova dhe Serbia nuk "kufizohen" tek lumi Ibër,por tek kufiri Kosovë –Serbi.Ajo pjesë e territorit të Kosovës shtrihet në 18,76% te territorit të gjithmbarshëm të saj.Pasojat mund të jenë të pariparueshme dhe paralajmërimet për këtë veç po arrijnë nga Zyra e Artisarit se në veri do të krijohet komunë e re e Mitrovicës.Se çfarë do të thotë kjo për Kosovën dhe territorin e saj nuk ka nevojë për shumë koment.

Vërejtja e pestë zbret në komentimin e kërkesave serbe për "zgjerimin e kompetencave"të "komunave serbe"apo "me shumicë serbe".Ato kërkesa shpërthejnë kufijtë e kompetencave të komunave të vendosura si standarde për pushtetin vendor.Nëse gjithë kësaj i shtojmë dhe kërkesën për "lidhjen zinxhirore të tyre",orekset serbe bëhen shumë transpararente dhe ato vazhdojnë "të ushqehen"me miratimin e ndërkombëtarëve, drejtpërsëdrejti ose tërthoras,si "çmim që duhet të paguaj Kosova"për "fitimin e pavarësisë".



MUNDESIA QE KOSOVA "TE NDESHET"ME "FUSHA TE MINUARA"

Vërejtja vijuese ndalet te një rol shumë i theksuar i Beogradit në financimin e komunave "që do të lindin nga procesi i negociatave". Dokumenti i decentralizimit,"i popullarizuar"si "letër e Rohanit"jo vetëm që "lejon financimet nga Beogradi",por edhe më shumë:kërkon që "financimet nga Beogradi të kenë një trajtim të privilegjuar",pa siguruar se mjetet "do të kalojnë nëpër Thesarin e Kosoës".Përveç kësaj,gjuha "shumë përgjithësuese e dokumentit"le mundësia të hapura për interpretime të ndërhyrjes së Beogradit në shumë segmente të qeverisjes në "komunat serbe"ose "me shumicë serbe".Mundësia që Kosova "të ndeshet"me "fusha të minuara"është e konsiderueshme,ndërsa pasojat që tash sikur "nuk merren parasysh",mund të prodhojnë pasoja të rënda në periudhën e passtatusit.

Vërejtja e shtatë ngrit një shqetësim të veçantë në kuadër të procesit të decentralizimit.Bëhët fjalë për mundësinë e vendosjes "nën status të posaçëm"të monumenteve kishtare serbe në Kosovë".Edhe pse praktika e exterritorialitetit sikur "ka përenduar nga e drejta ndërkombëtare",ajo sikur pretendon "të rikthehet në Kosovë",pa vra mendjen se "krijimi i zonave exterritoriale"në hapësira prej qindra e qindra hektarësh rreth objekteve kishtare serbe,përveç se "do të cungojë territorin e Kosovës"dhe me këtë dhe "pavarësinë e saj",do të prodhojë "gjendje konfliktesh".Kur e shfaq këtë shqetësim,kam parasysh tendencat që në ato hapësira rreth objekteve kishtare serbe "të ngriten vendbanime për pakicën serbe"të cilat,siç mendohet,do të vendoseshin "jashtë institucioneve të Kosoëvs".Nuk mund të mos e shpreh se këto kërkesa serbe që "territoret e Kosovës të shpallen territore jashtë Kosovës"të përkujtojnë "mbrojtjen e kultit në mesjetë".


SERBISE QE "DO TE DALE NGA KOSOVA NGA NJE DERE E MADHE"NUK DUHET LEJUAR "QE TE HYJE NE TE"NGA NJE "DERE E VOGEL"

Vërejtja e tetë përgjithëson përpjekjet serbe për "ta kthyer lojën"me Kosovën në fillimet e saj,do të thotë për "të krijuar terren"për "ndërhyrjet në proceset e qeverisjes dhe jetën institucionale në Kosovë".Po qe se mendohet se këtë "nuk do ta lejojë bashkësia ndërkombëetare",jemi para rrezikut që të krijojmë një "iluzion të gabueshëm",sepse bashkësia ndërkombëtare,megjithë vendosjen e pransië së saj në Kosovë,kishte lejuar "ndërhyrje të Serbisë në jetën institucionale në Kosovë".

Do të përmend dy a tre shembuj me këtë rast.Para syve të UNMIK-ut dhe me miratimin e tij,qe lejua certifikimi i partive politike serbe "me seli në Serbi,për pjesëmarrje për zgjedhjet në Kosovë".Para syve të UNMIK-ut dhe me miratimin e tij qe lejua që serbët e Kosovës "të marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale në Serbi".Dhe,të përmen edhe një shembull tjetër.me "miratimin e bashkësisë ndërkombëtare qe lejua që në preambulën apo pjesën hyrëse të një dokumenti që mëtonte të ishte një akt kushtetues i përbashkët i Serbisë dhe Malit të Zi,brendapërbrenda tij të përmendet edhe "Kosova e Metohia".Tash sikur,me dokumentin e decentralizimit "ngjallen orekset"e Serbisë për "ndërhyrje në Kosovë"që mund të krijojnë një gjendje paradoksale:që Serbia "të dalë nga një derë e madhe nga Kosova"dhe sërish "të hyjë në te nga një derë e vogël".

Vërejtja e parafundit shtrihet në nevojat reale që ndien Kosova për rritjen e efikasitetit të shërbimeve publike dhe të reformimit të administratës publike për të gjithë qytetarët pa përjashtim dhe në këtë kuadër,nevojat "për dekoncentrim të pushtetit" në territoret të cilat "efektivisht kontrollohen nga serbët".Këto nevoja mund të diskutohen ndaras,me gjithë lidhjen logjike që kanë dhe mund të kenë me procesin e decentralizimit.Nëpërmjet të dekoncentrimit të pushtetit,për aq sa "është i përqëndruar",do të mund të krijoheshin hapësira për shpërndarjen e përgjegjësive në shkallë më të ulta të qeverisjes,afrimin e shërbimeve qytetarëve;shkurtimin e rrugëve të komunikimit të pushtetit me qytetarët;përshtatjes së kushteve dhe rrethanave të caktuara të mjedisit të caktuar;identifikimit më të lehtë të parregullësive, individualizimit të përgjegjësive etj. që në të vërtetë, përbëjnë edhe përparësitë e decentralizimit përgjithësisht.

CDO PROCES TE VENDOSET NE "KUADRIN LIGJOR"TE KOSOVES

Vërejta e dhjetë dhe e fundit që po theksoj me këtë rast në këtë konferencë,është domosdoja që çdo proces që po ndodhë dhe do të ndodhë në të ardhmen në Kosovë të vendoset në "kuadrin ligjor të Kosovës",sepse "poqese nuk do të ndodhë zbatimi unik i ligjeve në Kosovë,nëpër tërë territorin e saj",megjithë përkufizimin e statusit,Kosova do të përballet me sfida të mëdha.


Vërejtjet mbyllëse

Decentralizimin,as si nocion,as si koncept dhe as si kategori kushtetuese,nuk e kundërshtoj.Por,për shkak të konfuzionit që mund të krijojnë dhe po krijojnë "ofertat për decentralizimin në Kosovë", vëmendja duhet të përqëndrohet në reflektimin e tij në proceset e tashmë dhe të ardhshme zhvillimore në Kosovë.

Në këtë kumtesë tërheq vërejtjen se "përfillja pa kriter"e konceptit serb të decentralizimit që synon të afirmojë identë territoriale si "formë të zgjidhjes së konflikteve ndëretnike",në të vërtetë,mund të jetë prodhim i burimit të ri të konflikteve.

Një fakt tjetër që nuk e favorizon përshpejtimin e procesit të decentralizimit në Kosovë,në mënyrë të veçantë të "implementimit të tij para statusit",është se institucionet e Kosovës ende nuk kanë kompetenca të plota,madje dhe ato që i kanë,nuk i shtrijnë në tërë territorin e Kosovës që vetvetiu,shtrojnë nevojën që përpara se të vendoset për decentralizimin,të sigurohet unifikimi i territorit të Kosovës në kufijtë e tij.

Çdo "imponim i modelit të decentralizimit në Kosovë"do të mund të kthehej në efekt të kundërt me qëllimin e tij

Veçanërisht do të ishte i dëmshëm imponimi i projektit të decentralizimit "të mveshur me petkun territorial dhe etnik",me qëllim të krijimit të privilegjeve për pakicën serbe në Kosovë.Sepse,po qe se do të ndodhte krijimi i privilegjeve për pakicën serbe,ajo përpara se "të integrohej",do të "dezintegrohej"dhe për këtë duhet menduar mirë e mirë.

Problemi me "ruajtjen e interesave serbe në Kosovë"është një problem më vete dhe në lidhje me te shqiptaët duhet të ndihmojnë në përpjekjet për të gjetur zgjidhje "për ruajtjen e interesit të popullaës serbe dhe të trashëgimisë së tyre në Kosovë",po sikurse që serbët do të duhej të dëshmoheshin me integrimin e tyre në institucionet e Kosovës dhe të pajtoheshin me realitetet e krijuara në Kosovë dhe me njohjen e statusit të saj në përputhje me vullnetin e popullit shumicë në të.Abstenimi i tashëm i serbëve në institucionet e Kosovës ndodh me porosinë e Beogradit dhe çdo veprim i tyre në Kosovë është "nën kujdestarinë"e tij.Serbia kërkon "krijimin e dy entiteteve në Kosovë"dhe këtë plan nuk e fsheh.Ai plan është një "agjendë për ndarje etnike,e jo për integrim".

Për këtë duhet të jetë e vetëdijshme bashkësia ndërkobëtare dhe në vend të deklarimit verbal se "nuk do të lejojë"duhet të ndërmerr veprime konkrete që "të parandalojë".Çdo veprim i saj i "jashtëkohshëm "nuk do të prodhonte efekte për Kosovën dhe ruajtjen e integritetit territorial të saj,por "pavarësisë së saj"do "t'i jepte shije të hidhur".

Për mediat e shtypit dhe elektronike përgatiti,
Sabri SELMANI
Kiel-Gjermani

Marrë nga faqe tjetër interneti:
miqësisht dhe sinqerisht:
DONIKU
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |