Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: KOSOVA  (E lexuar 1489 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
dioni1111
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« më: 04-05-2008, 23:12:21 »

 


    Sip. – 10,887 km2                                                                                         
Popullsia – 2,175,000
Kryeqytet – Prishtina (250,000 banorë)

        KOSOVA shtrihet ne pjesen qendrore te Gadishullit Ballkanik ne udhëkryqin midis Adriatikut, Fushes se Panonise dhe Egjeut. Shtrirja veri – jug 147 km ndersa lindje – perëndim 152 km. Kufizohet ne veri dhe lindje me Serbin (ne lindje me territoret shqiptare ne Serbi Preshev, Bujanovc, Medvegj), ne juglindje me territoret shqiptare ne Maqedoni, ne perendim me territoret shqiptare ne Malin e zi dhe ne jug-perendim me Shqiperinë.
 
   
  Kosova (shkurt: KS, KOS, turqisht: Kosova), zyrtarisht Republika e Kosovës. Ishte një krahinë e Republikës së Serbisë me okupim (1946-1968), pastaj një krahinë autonome e Republikës Socialiste Federale të Jugosllavisë (1968-1989), krahinë e okupuar e Republikës së Serbisë (1989-1999), ndërsa tani është e vendosur nën administrim të Kombeve të Bashkuara, përgjegjësisht nën Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) që nga qershorit 1999. Qytetet e mëdha janë Prishtina (kryeqyteti), Prizereni, Mitrovica dhe Peja, kjo e fundit është edhe selia e kishes ortodokse (1557-1766). Shumicë e popullsisë janë shiptarët me 90 %, dhe pakicat serbët me 8 %, pakicat tjera 2 % . Me 1 Janar 2002, valuta europiane euro është valutë zyrtare në Kosovë. Më 17 shkurt 2008 Kosova u shpall e pamvarur Nga Prizereni deri ne detin Adriatik janë 208 km. Ndonëse e rrethuar nga male  deri 2000 m lartesi, Kosova ka dalje rrugore për në gjithë Ballkanin.

 
          Ndarja gjeografike: Dy rajonet janë Rajoni Lindor dhe Perendimor, kufi ndares midis tyre sherbejn malet e Drenices. Kosova është e krijuar nëpër fushë malore të Fushës së Kosovës dhe nga grupe malesh molare që e rrethojnë: rrethimi Bjeshkët e Nëmuna dhe të maleve të Sharrit, që lartësohen deri në 2 640 m. Shumica e pjesëve te saj është në më shumë se 500 m lartësi mbidetare; ka 3 lumenj: Llapi, Ibri dhe Drini i Bardhë. Edhe pse ka gjithë këtë pasurin në minerale (shtresë e rëndësishme me plumb, zink, linjit, nikel dhe magnezit), në një kohë të gjatë Kosova ishte një ndër rajonet më të varfëra të Evropës.
   
       Prodhimet kryesore bujqësore janë misri, gruri dhe elbi, patatet, kumbullat dhe duhani; druri është prodhim me shumicë.
Në Kosovë gjithashtu vërehet prania e hortikulturës dhe të vitikultures së ndryshme. Blegtoria, si ajo e kaut dhe ovinit është aktivitet madhështor në bjeshkët e Kosovës.
      1- Rrafshi i Kosoves (Rajoni Lindor 6567 km2). Ky rajon dallohet per perberje gjeologjike te larmishme dhe per mbizoterim te relievit kodrinor 60% e sip. se rajonit, ndersa ai malor zen 7%. Klima eshte mesatare kontinentale, me ndryshime te medha temperaturash dhe me reshje te pakta gjate vitit. Ne ket rajon eshte e perqendruar 60% e popullsise se kosoves me dendesi 200 banorë/km2. Krahas Bujqesise jane zhvilluar disa dege te industrise te lidhura me pasurite minerare (qymyrgur, plumb, zing etj.). Ky rajon perbehet nga:
          Nenrajonet e Fushe Kosoves (nenrajoni kryesor ne kosove, me pasuri te medha minerare dhe prodhim te larte agrar, nenrajoni medendesin dhe numrin me te madhe te popullsise ne kososve.  80 km gjatesi dhe  7-19 km gjeresi, shtrirja Mitrovice-Kaçanik).
         Nenrajoni i Drenica –shtrihet midis Rrafshit te Kosoves dhe te Dukagjinit (Zonat kryesore Urbane jane Skenderaj, Drenice dhe Glllogovci, mbizoteron relieve kodrinoro-malor, perveç bujqesis deg e rendesishme eshte dhe industria, mbi 98% e popullsise jane shqiptare).                   
          Nenrajoni  Anamorava (njesi e vogel,shtrihet ne lindje te rrafshit te Kosoves, Zone Urbane kryesore Gjilani dhe Kamenica, perveç bujqesis hasim dhe dege te industrise se qeramikes,tekstilet,radiatoreve,duhanit,baterive etj).
           Nenrajoni Kallashinin I Ibrit (Dy anet e lumit Iber qender kryesore Zubin Patoku).
           Nenrajoni Siriniqi (dy anet e lumit lepenc, qender kryesore Shterpca, mbizoteron relieve malor.
        2- Rrafshi i Dukagjinit (Rajoni Perëndimor 4320 km2). Eshte e perqendruar 40% e popullsise se Kosoves. Qendrat kryesore Urbane jane Peja (industria e perhapur si ajo e lekure-kepuceve, ushqimore, drurit, baterive dhe materialeve te ndertimit.Gjakova (Industria e perhapur si ajo metalore, tekstile, elektromatoreve dhe e ndertimit. Prizreni (Qytet turistik dhe industrial dallohet per industrine e lekure-kepuceve, tekstile, ushqimore, dhe farmaceutike). Lumenj kryesor Drini I Bardhe, Bistrica. Tokat ne pergjithesi jane pjellore dhe eshte e perhapur bujqesia.

          Pasurite Ujore ne Kosove. Lumenjt jane: Drini i Bardhe, Ibri, Sitnica, Llapi, Bistrica e Pejes, Ereniku, Bistrica e Prizrenit, Mirusha, Toplluha, Klina, Istogu, Pllava, Morava e Bincit, Lepenci dhe Nerodimja. Liqenet natyrore jane: Livadices, Janxhikut, Gornjeselles, Hidrit, Opojes, Gjeravices etj.

           Bimesia dhe Fauna: Ndeshen 2500 lloje bimesh nga te cilat 200 endemike (pra ne nje sip. 2.3% te ballkanit ndodhen 11% e bimesise). Pyjet zen 43% te territorit

    
Komunat e Kosovës
           Në bazë Nenit 1, të rregullores së UNMIK-ut 2000/43 të nxjerrur më 27 korrik 2000, Kosova ka tridhjetë komuna ashtu siç figurojnë në Tabelën. Sipas kësaj rregullore komunikimi zyrtar përdorë emrat në gjuhën shqipe dhe serbre, përveç që në ato komuna ku komunitetet etnike a gjuhësore joshqiptare dhe joserbe përbëjnë një pjesë substanciale, emrat e komunave jepen edhe në gjuhët e atyre komuniteteve.
                Tab. Nr. 1
Komunat e Kosovës
01.Deçan   11.Leposaviq   21.Prizren
02.Dragash   12.Lipjan   22.Skenderaj
03.Gjakovë   13.Malishevë   23.Shtërpcë
04.Gllogovc   14.Mitrovicë   24.Shtime
05.Gjilan   15.Novobërdë   25.Suharekë
06.Istog   16.Obiliq   26.Ferizaj
07.Kaçanik   17.Rahovec   27.Viti
08.Kamenicë   18.Pejë   28.Vushtrri
09.Klinë   19.Podujevë   29.Zubin Potok
10.Fushë Kosovë   20.Prishtinë   30.Zveqan
         
        Kjo rregullore është nxjerrur nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm në pajtim me rezolutën 12:44 (1999) të datës 10 qershor 1999. Po ashtu në këtë rregullore është parashikuar edhe disa të dhëna tjera në lidhje me numrin dhe kufinjët e komunave. Kështu në Nenin 2 të kësaj rrgullore thuhet: Shtrirja e çdo komune dhe kufinjtë e tyre skicohen nga zonat e tyre përbërëse kadastrale Në tabelen e parë janë prezantuar gjitha vendbanimet e Kosovës.
Hyrja në fuqi e rregullores është bërë më 27 korrik 2000.


H I S T O R I A
E kaluara e tashmja dhe e ardhmja. (Pse Kosova duhet të jet shtet  pamvarur?)
 
        ILIRIA: Sipas burimeve historike, nocioni ilir - Iliri, ka pasur gjatë historisë së vet një kuptim disi të ndryshëm gjeografiko-historik. Me emrin ilir në fillim njiheshin vetëm krahinat jugore të ilirëve. Këtu banonin sipas burimeve më të vona letrare edhe ilirët e mirëfilltë, siç i quan ata historiani romak, Plini Plak. Ky emër u shtri gradualisht prej grekëve edhe në vise të tjera të njohura më vonë prej tyre, popullsitë e të cilave, pavarësisht nga veçoritë e zhvillimit të tyre lokal, paraqitnin elemente të një trungu të përbashkët etno-kulturor. Në kohën e historianit grek Herodotit (shek. V p.e.sonë), emri ilir shtrihej mbi një territor mjaft të gjerë, i cili arrinte në lindje deri tek rrjedhja e lumit Moravë. Një shekull më vonë, sipas Pseudo-Skylaksit, ky emërtim do të përfshinte territore akoma më të gjera në veriperëndim të Ballkanit. Sipas tij ilirët shtriheshin përgjatë Adriatikut duke filluar që nga liburnët në veri e deri tek kufijtë e Kaonisë në jug. Përhapjen më të madhe dhe përfundimtare të emrit dhe të territorit ilir, na e jep Apiani i Aleksandrisë, i cili duke përmbledhur gjithë sa ishte thënë përpara tij mbi topografinë e ilirëve, shkruante: “grekërit quanin ilirë ata që banonin mbi Maqedoninë dhe Trakinë, që nga kaonët dhe thesprotët deri tek lumi Istër.  Dhe kjo është gjatësia e vendit, ndërsa gjerësia prej maqedonëve dhe thrakëve malorë tek paionët deri në Jon dhe në rrëzë të Alpeve”. Nga studimet më të reja të mbështetura jo vetëm në burimet e shkruara historike, por edhe në të dhënat arkeologjike si dhe në ato gjuhësore, rezulton se trualli historik i ilirëve përfshinte tërë pjesën perëndimore të Gadishullit Ballkanik, që nga rrjedhja e lumenjve Morava e Vardari në lindje, e deri në brigjet e Adriatikut e detit Jon në perëndim, që nga lumi Sava në veri, e deri tek gjiri i Ambrakisë në jug, pra deri në kufijtë e Helladës së vjetër. Burimet historike dhe ato arkeologjike e gjuhësore dëshmojnë për praninë e ilirëve edhe jashtë trevës historike të tyre. Grupe të tëra ilirësh, midis tyre mesapët dhe japigët u vendosën në Itali përgjatë bregdetit të Adriatikut dhe në krahinat jugore të Italisë. Prania e elementit etnik ilir të fiseve Dardane dhe Paione është vërtetuar arkeologjikisht nga burimet e shkruara edhe në rajonet veriore të Maqedonisë e të Greqisë, si në Akarnani e në Etoli.
DARDANET
Territorë i dardanëve (sipas pemës dardhë) i njohur qysh nga antika e hershme si pjesë përbërëse e Ilirisë, e që pastaj ky regjion ra nën pushtimin romakë si tërë Iliria. Më vonë, në shekullin e I-rë p.e.s i bashkangjitet Mezisë së eperme (Malvensis). Në Shekullin e III-të (297[1]) nën sundimin e Dioklecianit si provincë në vete i ngjitet Ilirisë. Qytetet më të njohura ishin Ulpiana, Skupi, Therranda, Naisus, Vicianum, Municipium Dardanorum, kurse më vonë pas termetit të vitit 527 ku Ulpiana (Prishtina) ishte shkatërrua tërsishtë, Justiniani u emërua perandor i Bizancës dhe themeloi edhe qytete të reja Justiniana Prima, Mediana, Anausaro etj.

Ekonomia e Provincës Dardania
Gjatë kohës së sundimit romakë duket që provinca romake e dardanisë të ketë pasur statut dhe territor të ngjajshëm me Dardanin para romake. Minierat dardane duket se kanë qenë të njohura dhe kanë shtypur disa monedhe. Ndër monedhat më të njohura ishte Metaliulpiana dhe Dardanici.  Gjatë fundit të shekullit IV territori i Dardanisë gjendej si njësi e Diosçes VII. Gjatë kësaj kohe vije deri te ndarjen e perandoris romake në vitet 395. Në vitin 407, perandoria perendimorë tërhiqet, me këtë rastë edhe teritori i Dardanies bie nën ndikimin lindorë si njësi e Diosçesë VII.
Metodat e hershme të politikës serbe për zhdukjen e popullit shqiptar

           Janë të shumta metodat e politikës ekspansioniste serbe për uzurpimin e trojeve shqiptare, dhe të gjitha kanë për qëllim pastrimin etnik të Dardanisë nga shqiptarët dhe kolonizimin e saj me serbë e malazezë. Qyshë në Kodin e ‘’car Dushanit’’ të shek. XIV, shqiptarët trajtohen shpesh edhe si barinj, bashkë me vllahët, madje, iu mohohet edhe përkatësia fetare si të krishterë të atëhershëm, por quhen si “heretikë”, ose ‘’gjysëmfetarë’’ (‘’polluverci’’).
              Serbët kanë sajuar edhe ‘’mitin e Kosovës’’ në ciklin e posaçëm në poezinë popullore, duke madhëruar ‘’heroizmin e trimave legjendarë serbë’’, të cilëve u vinë ndihmë edhe zanat e malit, luanët e shpellave dhe engjëjt e qiellit. Historiani rus, Aleksandër Gilferding, i cili ka qenë konsull në Bosnje e Hercegovinë në shekullin XIX, shkruan: ‘Serbët e vjetër nuk kanë pasur mjaft talent dhe kanë pasur pak aftësi për ta kuptuar e shkruar historinë... Beteja e Kosovës (1389) për njerëzit e arsimuar ka shërbyer si temë pallavrash gjoja shkencore’. 
Dragolub Todoroviq në veprën e tij ‘’Libri mbi Qosiqin’’ – ‘’Në mitin e Kosovës asgjë nuk është e vërtetë... Pas disfatës në Kosovë (më 1389) serbët nuk bien në robërinë turke, sepse u bënë vasalë më besnikë të turqve’’.... ‘’Serbët bashkëkohorë nuk e njohin historinë e vërtetë, ata janë vetëm nën ndikimin e historisë mitologjike, e cila ndër serbët është jashtëzakonisht e zhvilluar... Serbët, më në fund, pas 20 shekujve duhet t’i pranojnë parimet themelore të krishterimit... Ata që kanë proklamuar se Kosova është tokë e shenjtë serbe, kanë harruar se kështu ua kanë dërguar një porosi direkte të kobshme atyre që jetojnë në atë tokë, të cilët atje janë ‘’pakicë e parëndësishme’’

SHPERNGULJET E DHUNSHME TË SHQIPTARËVE NGA TERRITORET E TYRE ETNIKE

           Shpërngulja është një temë biblike e vjetër sa edhe vet Ilirët, Arbërit, Shqiptarët. Valët dhe dallgët e pamëshirshme historike e bënë këtë popull, nga më të lashtit të Europës jug-lindore, me “traditë” shpërnguljeje. Nëpër vite, dekada herë në mënyrë të qetë thuajse të padiktueshme, herë si një lumë i rrëmbyeshëm që herë pas here vërshon, shpesh për ta ndërruar shtratin, shpërngulja shqiptare rrjedh në vazhdimësi. Ndër shekuj që rëndonin, kur ndërroheshin, sunduesit, perandoritë, në përpjekjet mbinjerzore për ta përballuar asimilimin, shqiptarët detyroheshin që edhe përkohësisht të shpërnguleshin për t’u rikthyer e riatdhesuar e për t’i dhënë grusht vendimtar agresorit dhe kolonizatorit … Shpërnguljet gjithnjë ndryshonin përberjen dhe pamjen etnike, duke ngushtuar gjithnjë arealin Ilir, Arbër e Shqiptar.
             
     
        Duhej të shpërnguleshin të parët nga invazioni romak. Në ruajtje të trojeve gjatë luftërave të përgjakshme, mërguan edhe nga bizanti. Ç’farë e sa ishin shpërnguljet e pesë shekujve nën Perandorinë Osmane…Por, depërtimi sllav do të ushtrojë ndikim të madh në ndryshimin e hartës e në dëm të shqiptarëve.  Platforma e politikës së jashtme shoviniste sërbe, që u përpunua pas konsolidimit të pozitave të saj politike në shtetin serbë, nga I. Garashanin, në fillim ministër i punëve të brendshme e më pas ministër i punëve të jashtme e kryeministër i Sërbisë.  Në fillim ishte hartuar si plan i politikës së jashtme të Sërbisë, të cilin Garashanini e ndryshoi, duke vënë koncepte gjeopolitike e në funksion të idesë së Sërbisë së madhe. Në Naçertanie në vend të parimit të kombësisë, propagandohej ideja e shtetit të madh sërb, e ashtuquajtura “e drejtë shtetërore historike” sipas së cilës, shteti i ri sërb duhej të ishte trashëgimtar i drejtpërdrejtë i perandorisë mesjetare të Stafan Dushanit.  Krahas synimeve për të bashkuar rreth shtetit sërb, territoret e banuara nga sllavët e jugut (por edhe Bosnja e Hercegovina llogaritej si tokë sërbe), në Naçertanie parashikohej gjithashtu, aneksimi i trojeve shqiptare të vilajetit të Kosovës dhe të gjithë Shqipërisë së veriut dhe të mesmes. Sërbomëdhenjtë këtë do ta vlerësojnë si “njërën nga dokumentet më të rëndësishme për historinë sërbe të shek. XIX”. Regjimet e dinastisë së Obrenoviqëve (1870-1903) filluan politikën e terrorit shtetëror ndaj shqiptarëve gjatë viteve ’30 te shek. XIX, me qëllimin e spastrimit etnik. Në frymën e kësaj politike qeveria e Principatës së Sërbisë, urdhëroi më 1832 që çdo shqiptar që kapet në territorin e Sërbisë, t’i mëshohen nga 25 të rëna me shkop, ndërsa më 1834, urdhëroi që të përdoret ushtria për t’u djegur fshatrat. Madje, për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e veta, kanë shkruar autorë të ndryshëm serbë.
        Veprat çnjerëzore të qeverisë së Principatës së Sërbisë, janë intensifikuar sidomos gjatë viteve ‘70-’80 të shek. XIX, pas Kongresit të Berlinit (1878), kur me vendimet e tij të padrejta iu “dhuruan” Sërbisë tokat shqiptare të Sanxhakut dhe të Nishit. Në atë kohë, paralel me okupimin e viseve shqiptare, duke filluar prej Nishit, Toplicës e Leskovcit e deri në kufirin e ri të vilajetit të Kosovës, është bërë një dëbim masiv i shqiptarëve nga trojet e veta shekullore. Të dhënat dëshmojnë se në këtë periudhë u shpërngulën me dhunë dhjetra-mijëra shqiptarë, të cilët në kushte jashtëzakonisht të vështira, u detyruan të vendosen kryesisht në brendësi të krahinave shqiptare. Vetë burimet zyrtare të qeverisë sërbe, dëshmonin se në Prokuple, Korshumli, Pusta-Rekë, Nishë, Leskovc e Vranjë, kishte patur dhjetra-mijë shtëpi shqiptare, banorët e të cilave u shpërngulën thuajse tërësisht, ndërsa “shpërngulja e tyre ka qenë masive dhe e përcjellë me panik të tmerrshëm”. Përveç kësaj, Kongresit të Berlinit, në intervalin kohor prej 21 qershorit e deri më 11 korik 1878, i janë dërguar 145 peticione të përfaqësuesve të popullsisë së rrezikuar muslimane (shqiptarët, turqit, boshnjakët, çerkezët), nga Janina, Manastiri, Shpuza, Gruda, Hoti, etj. Proceset e kolonizimit dhe të sllavizimit që u ndërmorën në këto rajone pas shpërnguljes me dhunë të shumicës dërmuese të popullsisë së deriatëhershme shqiptare, plotësonin kuadrin e përpjekjes së parë të shovinizmit serb për realizimin e planit ekspansionist të “Naçertanies”. Rezultatet që u arritën nga qeveria sërbe e asaj kohe mbetën edhe në shekullin që pasoi një frymëzim udhërrëfyes se si duhej vepruar e ç’farë mjetesh duheshin përdorur që të realizoheshin ëndrrat e sërbomëdhenjve.
       Dëbime masive të qindra-mijëra shqiptarëve të Kosovës për në vendet e banuara shqiptare etnike, pati edhe në vitet ’40 të shekullit XIX. Në vitin 1878 serbosllavët ndërmorën një nga fushatat e tyre më të egra për dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre etnike në verilindje si në trevat e Toplicës, Nishit, Vranjës, Leskovcit, Prokupit, Kurshumlisë, etj. Kjo shpërngulje e dhunshme, përfshiu më se 300 000 shqiptarë, me motivacionin e spastrimit të madh etnik.     
         
         Qeveria serbe shkoi aq larg sa, kishte urdhëruar që “sa më pak shqiptarë që të mbeten te ne, aq më tepër shërbim i bëjmë atdheut, dhe ai që do të shpërngulë më tepër shqiptarë, aq më të mëdha do të jenë meritat e tij për atdhe”. Me këto masa gjenocidi, Serbia i largoi nga vatrat e tyre dhe bëri më të vërtetë spastrimin etnik të këtyre trevave.
           Duhet thënë se vrasjet, masakrimet, djeg’jet, dhunimet, grabitjet dhe plaçkitjet massive, nuk ishin të rastit në luftën e 1876 e të 1877. Ky gjenocid nuk ra mbi pakicën turke, muslimane, por mbi popullsinë autoktone shqiptare. Operacionet shfarosëse sërbe e malazeze mbi popullsinë vendase, në vitet 1876-1878, e dërmuan kompaktësinë shqiptare. Më tej pasuan operacionet shfarosëse sërbe në përmasa e forma nga më të ndryshme, ku popullsia shqiptare shpërngulej dhunshëm për në thellësi të perandorisë. Kështu, shmangej mundësia e rikthimit të saj në trojet e veta.
          Autoritetet sërbe bënë atë që, as lufta civile dhe as ushtritë ruse nuk e kishin bërë, duke konfiskuar kafshët e ngarkesës, kafshët e punës, veglat bujqësore, farën, prodhimet në arë ose në depo, duke pushtuar tokat, shtëpitë dhe depot. Për këtë gjendje tragjike protestonin Pashko Vasa dhe Omer Vrioni nga shoqëria patriotike e Stambollit, kur i drejtoheshin Europës dhe Bismarkut se “një popull i vjetër me tradita dhe dëshira që të jetojë në paqe me fqinjët e vet, befas u gjend para problemeve të ekzistencës së vet kombëtare. Pas copëtimit të ri, atij i kërcënohet masakra më e paparë”. Por populli shqiptar me prijësit e tij largpamës e kishte të qartë se strategjia sërbomadhe synonte rikthimin dhe ringjalljen e kohës së Car Dushanit, me të cilën ushqehen edhe sot e kësaj dite.    Josif H. Kostiq, mësues në Leskovc, shkruante se: “zdeshur e zbathur në dimnin më të madh të dhjetorit kishin ikur në këmbë nëpër borë, të cilët kanë lënë shtëpitë e tyre plot mall. Në atë natë, shumë fëmijë, në qerre, në krahët e nënave, në djep kanë vdekur, nga të ftohtit e madh…pranë rrugës nëpër grykën e Gudelicës deri te Vranja e Kumanova, shiheshin fëmijë të hedhur dhe të vdekur dhe pleq të ngrirë”.
           Abdyl Frashëri,  deklaronte:  “Në rast se fuqitë e mëdha do ta dënojnë këtë popull trim dhe liridashës të mbetet në robëri dhe ca më keq të copëtohet midis shteteve fqinje,  gadishulli Ballkanik nuk do të ketë kurrë qetësi, sepse shqiptarët nuk do të pushojnë asnjëherë së luftuari për të fituar pavarësinë e tyre kombëtare.  Përkundrazi, në rast se shqiptarëve do t’u njihen të drejtat e tyre kombëtare, Shqipëria do  të  bëhet faktor i paqes dhe do  të  kthehet në  një  digë kundër ekspansionit carist, i cili rrezikon jo vetëm gadishullin Ballkanik, por edhe kontinentin Europian”. Dhe koha, me ditë, me javë e me muaj do të niste ta provonte këtë, për të vazhduar me dhjetra e dhjetra vite më pas.
           Sipas pjesës së fshehtë suplementare të Traktatit të Aleancës midis Bullgarisë e Serbisë të 29 shkurtit të vitit 1912, Serbisë iu njoh e drejta e marrjes së territorit turk të deriatëhershëm në veri dhe në perëndim të malit të Sharrit. Në lidhje me këtë dispozitë, e duke u përpjekur që shtetit të vet t’i sigurojnë daljen në det, trupat serbe, më 15 nëntor të vitit 1912, hynë në Lezhë dhe, shkallë-shkallë, e pushtuan tërë Shqipërinë e Veriut deri në Tiranë e Durrës.
          Në gazeten  “Tajms”  të  Londrës,  më 25 nëntor, u botua deklarata e Pashiqit se Serbia e kërkon Durrësin.



       Lidhja Shqiptare e Prizrenit zyrtarisht fillon me tubimin e 300 përfaqëseve të të gjitha krahinave shqiptare në kuvendin shqiptarë të mbajtur në Prizren më 10 qershor 1878. Në takim kishte edhe boshnjakë nga Bosnja dhe Sanxhaku. Qëllimi i takimit ishte formimi i një shteti autonom shqiptar që do të mbulonte vilajetet otoman të Prizrenit, Shkodrës, Manastirit, dhe Janinës. Lidhja ishte përpjeka e a parë e madhe për të krijuar një regjion të bashkuar shqiptar qysh nga dështimi i forcave të Skënderbeut në Mesjetë.
Lidhja u formua pas Traktatit të Shën Stefanit, i cili iu kishte dhënë tokat shqiptare Bullgarisë, Malit të Zi dhe Serbisë pas Luftës Ruso-Turke të vitevete ashtuquajtur Kriza Lindore        1877-1888. Prijësit shqiptarë nga Peja, Gjakova, Gucia, Luma, Dibra dhe Tetova u takuan në një qendër të Vilajetit të Kosovës që sot gjendet në Maqedoni, për të diskutuar rezistencën. Italia përkrahu një komitet italo-shqiptar për të zgjeruar nacionalizmin shqiptarë dhe fituar aleatë në Ballkan, kurse Porta e Lartë bëri të njëjtën me Komitetin Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave Shqiptare në Stamboll më 1877. Anëtarët e Komitetit ishin Zija Prishtina,            Sami Frashëri, Jani Vreto, Pashko Vasa, dhe Abdyl Frashëri.Manifesti i këtij komiteti u bë statusi i Lidhjes. Lidhja Shqiptare e Prizrenit u mendua si një organizatë politiko-ushtarake që do ti ndihmonte shqiptarët për të fituar përkrahje ndërkombëtare, megjithëse së pari si regjion autonom. Traktati i Shën Stefanit u zëvendësua nga Traktati i Berlinit pas ndërhyrjes së Austro-Hungarisë dhe Britanisë. Edhe Traktati i Berlinit iu ndau tokat shqiptare fqinjëve Ballkanikë. Në korrik 1878, bordi 60 anëtarësh i Lidhjes, i udhëhequr nga Abdyl Frashëri, iu dërgoj një letër Fuqive të Mëdha në Kongresin e Berlinit, duke kërkuar zgjidhjen e çështjeve shqiptare pas luftës Ruso-Turke.
        Memorandumi u injorua nga Kongresi, i cili iu japi tokat shqiptare Serbisë dhe Malit të Zi. Lidhja brengosej se shqiptarët do të humbnin edhe Epirin ndaj Greqisë, prandaj edhe organizuan rezistencë të armatosur në Janinë, Guci, Shkodër dhe Prizren. Rezistenca ishte e fuqishme sa për të ndryshuar kufijtë e vendosur nga Forcat e Mëdha dhe për të kthyer disa prej tokave të humbura, megjithëse disa toka iu dorëzuan përsëri Greqisë më 1881. Lidhja e Prizreni kishte 16,000 anëtarë të armatosur nën kontroll të cilat ia kthyen armët forcave të Sulltanit të Perandorisë Osmane pas nënshtrimit të saj në Kongresin e Berlinit dhe urdhrit të saj për shpërbërjen e Lidhjes nga frika se shqiptarët do të kërkoni pavarësi të plot.  Sipas vendimeve të kuvendit Forcat e Armatosura të Lidhjes së Prizrent duhej të ishin diku 190.000 trupa të organizuar në 380 batalione. Pasi u kthyen në krahinat e tyre delegatët që kishin marrë pjesë në Kuvendin e Prizrenit, besëlidhjet lokale ose komisionet e vetëmbrojtjes, që ishin krijuar më parë, u kthyen menjëherë në degë të Lidhjes Shqiptare. Në ato krahina, ku ato mungonin, u organizuan mbledhje të posaçme, të cilat formuan degët lokale të Lidhjes. Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte një nga organizimet më të mëdha politiko-ushtarake në mbrojtje të trevave shqiptare, por ishte e pamundur që lidhja njëkohësisht të përballonte pushtuesit Serbo-Malazez, Osmanët dhe forcat e fuqive të mëdha.
KONFERENCA E BUJANIT 

         Konferenca e Bujanit, 31 dhjetor 1943 – 2 janar 1944. Zhvilloi punimet e sajë në fshatin Bujan të Malsis së Gjakovës. Kjo konferenc hynë në histori si një ndër evenimentet më të rëndësishme për bashkimin e kombit shqipëtar. Ishte Konferenca e pare Nacionalçlirimtare për Kosoven, objektivi i sajë ishte dhënia e një hovi të ri Luftës Nacionalçlirimtare në          Kosovë e në viset e tjera. Ajo zgjodhi Këshillin Nacionalçlirimtarë për Kosoven dhe                                    Rrafshin e Dukagjinit, në të cilin bënin pjesë figura të rëndësishme  të  luftës, si, Fadil Hoxha, Mehmet Hoxha, Rifat Berisha, Zekeria Rexha, Xheladin Hana, Hajdar Dushi dhe luftëtar  nga  Malësia e Gjakovës si, Beqir Ndou, Veli Nimani, Jah Salih Mulosmani, Mehmet Mulosmani,
Din Bajraktari, Rrustem Avdyli etj. Një role të rëndësishem luajten dhe patriotët perfaqësues të Malsisë Gjakovës, si, Maxhun Nimani, Sali Nimani, Shaban Paci, etj.   
          Në rezolutën e miratuar  unanimisht nga delegatët shprehej vendosmëria e popullit shqiptarë të Kosovës për të vazhduar deri në fundë luften kundër pushtuesve nazifashist, me besimin se në këtë rrugë do të zgjidhej dhe çeshtja kombëtare, në bazë të parimit të njohur të vetëvendosjes. Delegatët, duke shprehur dëshirat e popullit shqiptar të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare, kërkuan që pas mbarimit të luftës Kosova ti bashkohej Shqipërisë. (Pjesë nga rezoluta e Konferencës së bujanit: “…Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit asht nji krahinëe banueme në shumic nga populli shqiptarë, i cili si gjithmonë ashtu edhe sot dëshiron me u bashkue me Shqipninë. Prandaj e ndiejm për detyrë me i tregue rrugen e drejtë që duhet të ndjekë populli shqiptar i Kosovës për me realizue aspiratat e veta. Rruga e vetme, pra, që populli shqiptarë i Kosovës dhe i Rrafshit të Dukagjinit të bashkohet me Shqipninë, asht lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë kundër okupatorit nazist gjaksuer e rrogtarve të tij, sepse kjo asht e vetmja rrugë për me fitue lirinë, në të cilën të  gjithë popujt, pra edhe populli shqiptar, do të kenë mundësi me vetëvendosë mbi fatin me të drejten e vetëvendosjes deri në shkëputje. Garancia për këtë asht ushtria Nacionalçlirimtare e Jugosllavisë dhe ushtria Nacionalçlirimtare e Shqipnisë, me të cilën ngushtësisht asht e lidhun. Përveç këtyne për këtë garantojn aleatët tanë të mëdhenj, Bashkimi Sovjetik, Anglia e Amerika. – Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskës dhe e Teheranit…”

       Me gjithë efektet positive që solli Konferenca në zhvillimin e situatës dhe në forcimin e pozitave të lëvizjes Nacionalçlirimtare, udhëheqja Jugosllave reagoi menjëher, duke kundërshtuar vendimet që u moren aty. Me letren e 28 Marsit 1944 të KQ të PKJ drejtuar KK të PKJ për Kosoven e Metohinë, udhëheqja jugosllave kontestonte dy nga vendimet më të rëndësishme të Konferencës: vendimin për krijimin e Këshillit Nacionalçlirimtar për Kosovëdh e Rrafshine Dukagjinit, me arsytimin se krahina nuk përfaqëson një territory kompakt; si dhe deklarimin e delegatëve se populli i Kosovës dhe i Rrafshit të Dukagjinit dëshironte bashkim me Shqipërinë.

KOSOVA NE JUGOSLLAVI
       Krahina Socialiste Autonome e Kosovës, e njohur edhe me shkurtesën KSA e Kosovës, ishe zgjedhja administrative e një pjese të territorit të Kosovës që nga viti 1968 deri në shpërbërjen e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (RSFJ) në vitin 1989. Ky lloj i administrimit të territorit të trashëguar nga zgjedhja e administrimit të më përparshëm, Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë (1963-1968), kishte një shkallë më të lartë të vetëqeverisjes më kushtetutën e vitit 1974.Zgjedhja e një lloj administrimi të tillë bëhej pas disa ngjarjeve të nivelit botëror që ndodhën në ato vite, pastaj nivelit të federatës jugosllave dhe ndër të tjera, si pasojë e kryengritjes shqiptare që filloi në Prishtinë më 28 nëntor 1968.
      Gjatë kësaj periudhe kjo pjesë e territorit të Kosovës pësoi ndryshime të mëdha në të gjitha lëmitë e jetës. Me këtë edhe fillon të dallohet nga pjesë tjera të territorit të Kosovës që gjendeshin nën administrimin e drejtpërdrejtë të republikave tjera federative. Gjatë këtij administrimi, kësaj pjese të Kosovës i njihet edhe elementi konstituiv i federatës jugosllave.
UÇK
         Lufta e Kosovës filloi ´´zyrtarisht´´ më 5 mars të vitit 1998 në luften legjendare të familjes Jasharaj kundër forcave paramilitare serbe.Ushtria Çlirimtare e Kosovës për të parën herë u shfaq në varrimin e mësuesit Geci në Drenicë më 28 nëntor 1997.Çlirimi i Kosovës filloi më 24 mars 1999 dhe zgjati deri më 10 qershor 1999, ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës së bashku me Aleancën Veriatlantike NATO detyruan forcat serbe dhe Kasapin e Ballkanit Sllobodan Millosheviqin të nënshkruaj kapitullimin në Kumanovë. Në këtë luftë u dëbuan 600,000 mijë shqiptarë u vrane 15,000 njerëz dhe janë zhdukur 5,000 njerëz.
       Krimi gjatë luftës. Vlerësohet, se gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), forcat militare dhe paramilitare serbe kanë vrarë, ekzekutuar apo masakruar në forma më mizore, rreth 15 mijë shqiptarë, ku 90% prej tyre qenë civilë të pa armatosur. Në këtë periudhë kohore janë përdhunuar afër 10 mijë femra shqiptare. Gjithashtu, mësohet për rrëmbimin e mbi 3 mijë shqiptarëve, ku pas luftës një pjesë e tyre u gjetën nëpër varrezat masive në Serbi, ndërsa akoma nuk dihet për fatin e 2087 të tjerëve. Sipas një përllogaritje, gjatë periudhës kohore mars 1998 - qershor 1999, njësitë kriminale dhe artileria e rendë serbe kanë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1.100 vendbanime Shqiptar, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj




Përmbledhje
            Shqiptarët, ndër shekuj kanë qenë të detyruar, me përpjekje mbinjerëzore, t’i qëndrojnë shpërnguljeve  dhe  asimilimit  të  ushtruar vazhdimisht  nga  pushtues të ndryshëm.   
            Kjo histori e dhimbshme, fillon me invazionin romak dhe vazhdon me atë bizantin, sllav e Osman por, depërtimi sllav dhe grek, do të jetë më i rëndi në ndryshimin e hartës, në dëm të shqiptarëve.
            Politika shfarosëse e sllavëve ndaj shqiptarëve, është e hershme. Ajo zë fill që në fillimet e depërtimit të hordhive të egra sllave në Ballkan, bëhet politikë kishtare në kohën e Stefan Dushanit, për t’u kthyer në politikë shtetërore në shekullin XIX, që kulmon me hartimin e planit famëkeq të Naçertanies së Garashaninit, për krijimin e Serbisë së Madhe, në dëm të popujve të tjerë të Ballkanit dhe veçanërisht në dëm të shqiptarëve.
            Përkundër pretendimeve bajate të sllavo-grekëve kundrejt trojeve iliro-shqiptare, është vërtetuar shkencërisht se shqiptarët janë banorët më të hershëm të pjesës më të madhe të gadishullit ballkanik. Këtë e dëshmojnë gjeografët e lashtësisë si, Herodoti, Hekateu, Tukididi, Straboni, etj.
            Rrudhjet e hapësirës jetike të shqiptarëve, të shaktuara nga ky ekspansion konstant i sllavëve dhe grekëve, kanë bërë që nga rreth 80 000 km2 të territorit në kohën e Lidhjes së Prizrenit, sot kjo hapësirë të reduktohet ndjeshëm në një shtet shqiptar të cunguar 28 748 km2.
            Fatkeqësisht, politika antishqiptare e fqinjëve tanë, me forma nga më të ndryshmet, vazhdon edhe sot. Mjafton të përmendim fushatën e spasrimit etnik të viteve 1998-99 në Kosovë dhe persekutimin e shqiptarëve në Maqedoni, prandaj kërkohet një ndërgjegjësim më i madh i shqiptarëve për situatat që po kalojmë, sepse kohët e reja nuk janë aq të favorshme për armiqtë tanë, dhe nëse ne do të dimë të shfrytëzojmë situatën duke vepruar të gjithë faktorët shqiptarë në bllok, me një strategji dhe taktikë kombëtare të studiuar mirë, do të mundemi ta ndalim furinë antishqiptare,  madje të korigjojmë edhe shumë nga padrejtësitë që na janë bërë.
KOSOVA NË SHEK. XXI
 

   Vëmendja e diplomacisë botërore gjithnjë e më shumë po përqëndrohet në çështjen e Kosovës. Tashmë është një propozim i adresuar nga ish kryetari finlandez, Martti Ahtisaari, që i është bashkëngjitur dokumentit më të cilin ai ka vënë kornizat e një statusi të ardhshëm të Kosovës,ka përmbledhur garancitë për pozitën e pakicave, veçanërisht atë serbe në Kosovë dhe ka përshkruar modalitetet për praninë relativisht të theksuar ndërkombëtare në Kosovë, me fuqi ekzekutive dhe të interpretimit të mandatit të vet, edhe pas vendimit eventual për statusin e ri të saj që, edhe ashtu, pavarësinë dhe sovranitetin eventual të Kosovës do t'i bënin me shume formale se sa faktike.Tash është në përgjegjësinë e shteteve anëtare të OKB-së që të marrin një vendim rreth të ardhmes së Kosovës dhe njohjes së sajë si shtet i pamvarur. Jemi në dijeni se Serbia ka ndërmarrë një ofensivë diplomatike për të ndikuar te anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB së që të pamundësohet nxjerrja e një rezolute të re të tij, me arsyetimin se, me propozimin e Ahtisaarit, Serbisë "po i merret një pjesë e territorit të shtetit" dhe se "po i hiqet sovraniteti mbi Kosovën" dhe se e tërë kjo, sipas zyrëtarëve të Beogradit, "është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar". Ne do japim dhe argumentet se janë plotësisht të papranueshme përsiatjet dhe projektet serbe për krijimin e dy entiteteve në Kosovë ose për ndarjen e sajë.       
        Së pari, meqë Kosova është aneksuar nga Serbia në udhë jolegjitime, pavarësia e Kosovës në asnjë mënyrë nuk është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Ç'është e vërteta, pavarësia e Kosovës përpara se të kualifikohej si "një rast klasik i një pjese të një shteti sovran", siç shprehen serbët, do të duhej të shikohej si një "anullim aneksimi ilegjitim". Në të vërtetë, në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar kishte rënë vetë Serbia, e cila me 1912 e aneksoi Kosovën nëpërmjet pushtimit ushtarak,pas një agresioni të saj në Perandorinë Osmane, "edhe pse që prej kohësh Kosova kishte identitetin e vet historik dhe etnik,të shoqëruar me legjitimitetin e çlirimit të vet, qoftë nga pushtimi osman (1912), qoftë nga pushtimi fashist (1944), edhe pse kishte integritet gjeografik, demografik dhe kulturor të saj". Kështu që në vend se të pranojë veprimin e saj ilegal që ka bërë duke shkelur  ligjin ndërkombëtar, me aneksimin e Kosovës, Serbia tash përdor një argument të paqëndrueshëm shkencërisht, historikisht dhe aktualisht, për të "ruajtur sovranitetin mbi Kosovën" të cilin, si dëshmojnë faktet, e mbajti në mënyrë jolegjitime për një periudhë shumë të gjatë, pa pyetur asnjëherë popullin shumicë të Kosovës dhe pa i marrë atij pëlqimin. Kosova është pushtuar gjatë luftërave ballkanike( 1912-13’), "në kundërshtim me aspiratat e shqiptarëve që kishin shprehur në Lëvizjen Nacionalçlirimtare 1878-1912". Shqiptarët ishin kundër përfshirjes së tyre në shtetin serb, përkatësisht jugosllav. Kështu, Serbia, edhe pse "mori legalitetin ndërkombëtar" për pushtimin e Kosovës, në asnjë mënyrë nuk mundi ta arsyetojë legjitimitetin e veprimit të saj. Përveç kësaj, qëndrimet posesive serbe ndaj Kosovës që i referohen historisë janë dyfish të pathemelta. Së pari, "janë të pathemelta në aspektin metodologjik të cilësimit të karakterit kombëtar të territorit, meqë po të merrej historia si kriter, me gjithë realitetet nacionale territoriale bashkëkohore, Hungaria do të kishte të drejtë të vinte dorë mbi pjesën jugosllave të Panonisë, Bullgaria dhe Hungaria do të rivalizonin rreth Beogradit, Greqia do të vinte dorë mbi Stambollin,Shqipëria mbi Janinën, Meksiko mbi Floridën dhe Kaliforninë, Suedia mbi Norvegjinë dhe Finlandën, Gjermania mbi pjesët e rajoneve të Shlezisë dhe të Sudeteve, Danimarka mbi Shlezvikun, Iraku mbi Kuvajtin, etj? Së dyti, qëndrimet posesive serbe ndaj Kosovës" janë të pabaza edhe në aspektin e së vërtetës materiale, meqë Kosova, përkundër pohimeve me karakter të tillë, "nuk është as djep i popullit serb, as djep i shtetit serb".
         Më në fund, ambiciet imperialiste me "të drejta historike" nuk kanë mundur t'i mbrojnë Anglia, Franca, Spanja, Portugalia, Holanda që, siç është e njohur, "me shekuj kanë mbajtur vende e popuj të shumtë". Prandaj, "me shkatërrimin e perandorive koloniale, janë krijuar mbi 120 shtete të reja". Serbia ka qenë "nën sundimin e Perandorisë Osmane për afro pesë shekuj (1389-1878)", Spanja "kishte pushtuar tërë Amerikën Latine në fillim të shekullit XVI. Edhe "Rusët nuk kanë përmendur ndonjëherë "të drejtat historike" mbi Ukrainën". Argumentet historike flasin bindshëm se serbët "janë vendosur në Kosovë me rastin e zgjerimit të shtetit serb në këtë drejtim nga Nemanjiqët". Në territorin etnik shqiptar, për pasojë pushtimesh, në Mesjetë dhe në kohën e Perandorisë Osmane, janë vendosur pakica sllave, turke dhe rome. Pakica sllave është shtuar ndjeshëm me "kolonizimin e dhunshëm në mes të dy luftërave botërore, megjithatë, kurrë nuk ka arritur të jetë mbi 10% të popullatës në tërësi". Mbi bazë të këtyre fakteve, konkluzioni është shumë i qartë: ishin pikërisht agresioni, pushtimi dhe aneksimi serb i Kosovës që shkelën ligjin ndërkombëtar, e jo e kundërta, që pavarësia e Kosovës "dhunon të drejtën ndërkombëtare". Historia "është dëshmitare për politikën shkombëtarizuese"; për "krimet e mëdha ndaj shqiptarëve gjatë viteve 1912 1918?; për "planet gjenocidale serbe për shfarosjen e shqiptarëve"; për "shpërnguljen e shqiptarëve në Turq" dhe për "shpronësimin e fshatarësisë dhe për kolonizimin serbo malazias" e tjera. Periudha 28 shkurt 1998 deri me 10 qershor 1999 vetëm sa "i ka tejkaluar rastet e veçanta dhe ka marrë përmasat më të përgjithshme të gjenocidit të pushtetit serb ndaj shqiptarëve".
          Së dyti, vendimi mbi të ardhmen e Kosovës nuk mund të injorojë pozitën kushtetuese të Kosovës në ish Jugosllavi, megjithë faktin se ajo nuk gëzonte statusin e republikës por,ç'është e vërteta, ishte pjesë përbërëse e ish Jugosllavisë, me territor dhe kufijtë e vet, të cilët nuk mund të ndryshoheshin pa pëlqimin e saj. Kosova ishte drejtpërsëdrejti e përfaqësuar në Federatën e ish Jugosllavisë, po sikurse republikat e saj, e jo nëpërmjet Serbisë, sepse ashtu do të kishim një situatë paradoksale "të inkuadrimit të Serbisë në Serbi dhe të tri Serbive me tri vota në Federatë", ndërsa njësitë tjera "do të kishin nga një votë". Me identitet politiko territorial të vetëvetes, me kushtetutë të vetën, Kosova ishte njësi konstitutive federale e Federatës multinacionale të Jugosllavisë. Mosnjohja e statusit të republikës për Kosovën nuk mund të anashkalojë faktin e "origjinës josllave të popullatës të saj shumicë shqiptare". Se Kosova nuk ishte pjesë e Serbisë dëshmojnë edhe këto fakte historike dhe juridike: "Kosova nuk ishte në përbërjen e shtetit sovran dhe të pavarur të Serbisë me subjektivitet juridik ndërkombëtar të pranuar në Kongresin e Berlinit (1878)"; "Kosova nuk ishte në përbërjen e Serbisë në Kuvendin e Dytë të AVNOJ-it (1943); "Kosova nuk ishtë në përbërjen e Serbisë gjatë konstituimit të saj si njësi federale në Këshillin Antifashist të Çlirimit Popullor (1944); "Kosova nuk ishte pjesë përbërëse e Serbisë në strukturën e Asamblesë Kushtetutëdhënëse të Jugosllavisë me rastin e shpalljes së Republikës Federative të Jugosllavisë (1945)"; "Kosova nuk u inkuadrua në Serbinë sovrane", veçse në përbërje të "Serbisë Federale në kuadër të Jugosllavisë Federative", gjatë pushtimit ushtarak në Kosovë (1945). Më në fund, vlen të përmendet se edhe rrënimi i autonomisë së Kosovës me Amendamentet në Kushtetutën e Serbisë, akt ky që ndodhi me 28 mars 1989, u bë në udhë jolegjitime.
        Edhe po të mos ekzistonin mangësitë esenciale rreth deklarimit në Kuvendin e Kosovës, mangësi këto që janë dëshmuar, "mosekzistimi i vullnetit të lirë", si pasojë e presioneve të jashtëzakonshme politike, "e bën edhe deklarimin mbi ndërrimin kushtetues jokushtetues".
       

          Së treti, e ardhmja e Kosovës nuk mund të shikohet e krahasueshme me secesionizmin në disa nga vendet e botës. Këtë duhet ta kenë parasysh ato shtete që ende mbahen të rezervuara ndaj pavarësisë së Kosovës. Ato do të duhej që t'i kërkojnë dhe t'i gjejnë "pikat e përbashkëta" të Kosovës me disa vende të botës që janë pajtuar me heqjen e sovranitetit mbi territore të tjera.
Kështu, raportet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës janë, për shembull, të krahasueshme me ato ndërmjet Indonezisë dhe Timorit Lindor. Siç dihet, Timori Lindor ka qenë i pushtuar dhe aneksuar nga Indonezia në vitin 1975 dhe atë "kundër vullnetit të Portugalisë si sovran i jashtëm", fakt ky që e ka bërë aneksimin e Indonezisë të jetë ilegal. Me 1988, qeveria indoneziane ia njohi të drejtën e vetëvendosjes popullit të Timorit Lindor. Singapori është një shembull tjetër që duhet marrë parasysh. Ky vend u nda nga Malejzia me 1965. Edhe shembulli me Eritren është domethënës për rastin e Kosovës. Ishte qeveria etiopiane ajo që në vitin 1991 ia njohu të drejtën e vetëvendosjes Eritresë. Rasti i Kosovës ka ngjashmëri edhe me atë të Namibisë. Ndarja nga Afrika e Jugut dhe pavarësia e Namibisë ndodhën më 1991. Prandaj, pavarësinë e Kosovës nuk duhet krahasuar me secesionizmin në disa anë të tjera të botës, ku lëvizjet secesioniste "nuk janë duke vepruar në territore të aneksuara që në mënyrë të njëanshme (kundër vullnetit të popullit dhe të sovranëve të mëhershëm) u janë bashkuar shteteve aktualisht ekzistuese, por ato janë duke operuar në territore që kanë qenë pjesë e këtyre shteteve në kohën kur këto shtete kanë filluar së ekzistuari". Kështu është edhe me lëvizjet separatiste në Transdnjestrovle (Moldavi), në Osetinë Jugore dhe në Abkhazi (Gjeorgji) që nuk kanë bazë etnike çfarë ka Kosova dhe që nuk kanë pasur status autonom ose federal kur u shpërbë ish Bashkimi Sovjetik, siç ka pasur Kosova kur u shpërbë ish Jugosllavia. Më në fund, shqiptarët e Kosovës nuk janë të krahasueshëm as me katalonët, uelsianët, baskët, skocezët, korsikanët", sepse ata nuk u përballën, sikur shqiptarët e Kosovës, me dëbim masiv, nga shtetet që i kontrollojnë.
          Së katërti, ekzistimi i Shqipërisë si shtet shqiptar, nuk mund të qëndrojë si pengesë për statusin shtet i pavarur dhe sovran të Kosovës, po sikurse që, të sjellim shembuj nga historia e krijimit të shteteve, "as ekzistimi i Rumanisë nuk qe pengesë për krijimin e shtetit të Moldavisë ose që ekzistimi i Francës nuk paraqiste pengesë për kantonet shtete në Zvicër". Më në fund, edhe sikur Kosova të konstituohej si shtet i shqiptarëve, "ekzistimi i dy shteteve shqiptare në Ballkan - do të ishte më parë hendikep, se sa përparësi gjeopolitike e popullit shqiptar në Ballkan". Prandaj, Kosova i përmbush të gjitha kriteret e qenies shtet i pavarur dhe sovran. Nëse bëhet fjalë për territorin, në OKB janë të anëtarësuara 34 shtete me territor më të vogël se sa Kosova. Nëse bëhet fjalë për popullatën, në OKB janë të anëtarësuara 58 shtete me popullatë më të vogël se sa Kosova. Nëse bëhet fjalë për pranimin ose jo të shteteve të reja në OKB, në periudhën prej 1990-2002, në OKB janë pranuar 34 shtete të reja.                           
         Nuk thuhet kot se "aty ku janë të pranishme faktet, fjalët bëhen të panevojshme.
Mbi bazën e argumenteve dhe fakteve që u theksuan,në vija të përgjithshme, statusi i ri politik, juridik dhe ndërkombëtar i Kosovës duhet të jetë ekuivalent, pa asnjë mëdyshje, me pavarësinë dhe sovranitetin, me subjektivitet të njohur ndërkombëtar, në gjithë territorin e saj, pra të sigurojë zbatimin unik të ligjit, përfshirë pjesën veriore të Kosovës dhe të ashtuquajturat komuna me shumicë serbe që në propozimin e ambasadorit Martti Ahtisaari kanë fituar shumë kompetenca shtesë, në emër të një projekti të decentralizimit asimetrik, territorial dhe etnik, që përkundër qëllimit me të mirë që mund të jetë menduar, kërcënon me rrezikun që të jetë i dëmshëm për të ardhmen e Kosovës dhe integritetin territorial te saj.
         Për Kosovën janë të papranueshme persiatjet dhe kërkesat serbe për krijimin e dy etntiteteve ose për ndarjen e Kosovës. Ato ideologji injorojnë faktin "për kuantome dhe proporcione relative demografike dhe kombëtare, shprehimisht të ndryshme" në Kosovë. Më në fund,theksojmë edhe faktin tjetër se Kosova nuk paraqet "territor diversifikativ etnik të karakterit enklav". Prandaj, "coptimi i dhunshëm politik" i një pjese të territorit të Kosovës", përkundër kompromiseve shumë të dhëmbshme që ka bërë Delegacioni i Kosovës me decentralizimin, zonat e mbrojtura për rreth trashëgimisë serbe dhe procedurat favorizuese legjislative për minoritetet, do t"i kundërvihej drejtpërsëdrejti entitetit burimor politik të atij territori dhe do të ishte në diskordancë të drejtpërdrejtë me të.
 Është kohë e fundit që Kosova të dalë nga një "rreth i mbyllur" në të cilin ndodhet për më shumë vjet. Kosova është në pritje të një rezolute të re të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të cilën do të duhej ta karakterizonin:   
   a- qartësia politike,  juridike  dhe  ndërkombëtare e statusit të Kosovës që do të menjanonte ambiguitetet (mundesit abuzuese) në lidhje me të.
   b- subjektiviteti i plotë ndërkombëtar i cili Kosovës do t'i hapte mundësinë e anëtarësimit në mekanizmat ndërkombëtare, përfshirë aty edhe OKB në.
   c-  integriteti territorial i vendit që  do  të  siguronte shtrirjen e qeverisjes së institucioneve të Kosovës dhe zbatimin unik të ligjit në gjithë hapësirën e saj.
   d-  shteti funksional i Kosovës që do të mund të pengonte invalidimin e mundshëm të tij.
          Në mungesë të kësaj rezulute apo të një veprimi europian, mundesia e zgjidhjes së problemeve ne ballkan do ulej dhe  situata ne Kosove s’do kishte kushte te favorshme per stabilitet gje e cila do sillte probleme jo vetem per Kosoven por dhe Ballkanin e më gjër. Forcat ushtarake të EULEX kërkojn pervoj dhe kohë dhe nëse këto nuk shoqërohen me investime materiale, rezultatet do vonojnë te vijnë.

SITUATA E SOTME DHE PERSPEKTIVA.
    Duke u gjetur perballe mundesis se perdorimit te vetos nga Rusia gje e cila do bente te pamundur njohjen si shtet nepermjet Keshillit të Sigurimit të OKB-së. Klasa politike Kosovare duke bashkërenduar me vendet mike të Kososvës ndoqen rrugen e dytë të vetme të njohjes si shtet i pamvaruar, kjo ishte shpallja e pamvaresise. Me 17/02/2008 parlamenti i Kosovës miratoi deklaraten e pamvarësisë (Kosoven Republike), kjo lëvizje u bashkërendua me vendet mike të Kosovës dhe institucionet nderkombetare të instaluara ne Kosove qe në vitin 1999 në bazë të rezolutes 1244.
Kosova mori angazhimin e rrespektimit dhe vënjës në bazë ligjore veprimi paketen Ahtisari e cila permbante nje sër kushtesh, garancish dhe normash ligjore që duhet të plotësonte Kosova në rrugen drejt pamvarësisë.                               
Sfidat:
      1-Njohja. Kosova duhet të njihet nga minimumi 2/3 e OKB-së që të krijohet mundësia për tu finalizuar me antarësimin në këtë organizatë (OKB sotë ka 198 shtete antare). Sotë 3 javë pas pamvaresise e kanë njohur 27 shtete, nje numer i konsiderueshem mundë të themi duke pasur parasysh se pothujse të gjitha janë shtete me influence ne politiken boterore, por mos te harrojme se keto shtete kane qenë të deklaruara që para shpalljes se pamvaresis dhe futen në grupin  e shteteve mike te Kosoves. Duhen edhe 100 shtete të tjera që Kosova të arrij aspiratat e sajë dhe Europa më së fundi të korrigjoj një gabim të së kaluarës së sajë.
     
        2-Ekonomia. Kosova ka qën krahina më e varfër e ish-Jugosllavisë, dhe sotë është një ndër shtetet më të varfëra të europës në lidhje me të ardhurat per banorë. Ka vakum ligjor
( kushtetuta etj) munges të institucioneve të rëndësishme (MPJ, M. e Mbrojtjes, Ushtri etj)
         3-Irridentizmi. Kosova ka në përbërje të sajë 5 minoritete. Minoriteti kryesor në vend është ai Serb (me afro 7% të popullsisë së Kosovës). Minoriteti Serb së pari nuk është i interesuar të shkëputet nga Serbia (per arsye patriotike,ekonomike,shoqërore, politike etj) dhe së dyti është I vendosur në pika të rëndësishme për ekonomin e Kosovës dhe integritetin e Kosovës si shtet. Mos mbajtja në kontroll e këtyre zonave ku është e perqendruar popullsia serbe e Kosoves do sillte probleme per Kosove si shtet dhe rajonin. Megjithëse në ato rajone ku kemi minoritete serbe kemi të instaluara forcat nderkombetare dhe ato te NATO-së. Most ë harrojm se këto forca vijnë nga vende kryesishte demokratike dhe nuk e njofim dhe aq mire ‘Mentalitetin Ballkanas’.
       4-Institucionet. Nje pjes e madhe e klases politike te kosoves nuk kane pervojen e duhur ne qeverisjen dhe drejtimin e nje shteti, ne politikat ekonomike dhe diplomacine, pamvaresishte mbeshtetjes se padiskutueshme te shqiperise apo dhe SHBA-se ne disa element jane te detyruar te marrin ‘rriskun’ vetë për siper.
          E Ardhmja:  Siç e kemi cituar më sipër Kosova ka një pozitë strategjike të favorshme, ka resurse të shumta mbi dhe nën tokësore ka mbështetje të një numri të madh vendesh dhe superfuqive boterore, ka poppullsi vitale dhe perspektiven e nje zone tërheqese per investim. Politikat stabile, reformat ekonomike, siguria dhe aftësia për të thith biznesin e jashtem do jenë kushte për zhvillimin e Kosoves.
                                           

10 MARS 2008                 BENI
E identifikuar
FATBARDH dOCI
« Përgjigju #1 më: 28-05-2008, 00:36:50 »

I Nderuar Z.Beni!
Ju pershendes qe merreni me studimin e hitorise.
Pergjithsisht qendron si studim
Ka te meta ne interpretim
Origjina e fjales Kosove sipas lingustike ka shume shpjegime jo nga Kosi por Kosa Kosare,kosit livadhet

Per Gjenezen e Ilirve nuk mund te flasin Greket qe kane ardhur ne Iliri ne shekullin e VII para krishtit.
Te gjith albanologet,historinet thone qe kur erdhen greket aty ishte nje Popull qe fliste nje gjuhe tjeter.Pra Ilit me gjuhe Iliro- pellazgjishten.Gjuh emn me te vjeter gjuhemn e nenes Gjuhen e Zotit,
Polifeni u martua me Galatean dhe kishin tre djem Galin Ilirin Keltin.
Iliri kishta 6 djem e tri vajza.Nder 6 djemet njeri ishte DARDANI e topi nuk e luan.Qe Dardanet kane qene mbretni Drdani para shekullit IV paea eres re.
Historia hulumtimet,zbulimet arkeologjike e linguistia do te vertetojn Jo vetem Kulture,Mbretrit,Princat por dhe fillozofet Ilire.
Kufit e Ilirise jane Brigjet Danubjane.Mesdheu,adeiatiku.kur nuk ekzistonte greqia,lene fjala sllav ose serbi nuk degjohet ase nuk shifet deri shekullin e VII pas krishtit.
Te gjitha Albumete atllaset historik mbi periardhjen ,ne fillim Shenojn Ilirin dhe vetem ne shekullin e VII thone begin filluan te vine Greket.
Per kete nuk duhet trembemi sepse dokumentat jane Kokforte.

Lidhja shqiptare e Prizrenit edhet epoke Historike qe tregoj se Shqiptaret duan te jetojn te lire dhe te bashkaur ne vilajte qw me vone u cunguen KOSOV <SHKODER SHKUP<JANIN
Epoka e Gjergj Kastriotit esht mendimi i jote dhe nuk  do te ndery.???
Gjithashtu per Trajtimin qe i bene Konferences se BUJANIT sepse ka  ndonje qe e mohon per arsye te ndryshme.Vertet ate e ka sulmuar Titua e Gjllasi por nuk e kan anaullura.Bile ajo eshe  edh sote  pik argumentuese historike diplomatik,politik.me rendesi Kombetare e Nderkombetare sepse esht MIRATUAR REZOLUTA E NENSHKRUAR.
Pak sqarim sa per ndihme jo per nenvlerfim por per vlersim shume te mire qe i bene asaj konference e delegatve.
Jam shume dakord per sa nenvizova
Konferenca u be ne Malsin e Gjkoves sepse atje ku u mendua ne Drenice u keqesue gjendja.
Dihet historikisht Malsia e Gjakove ka qene cerdhja me e ngrofte e KOSOVES DARDAN ku kenga  nga Kosovaret thote"

Ndiefsha mir mori Malsi
Mire i mbajte kete mahagjeri
Trembdhjet vete me vogla shtepi
Kshilli e shtabi i kosoves takuan Kryetarin e Kshillit Malsise  Gjakoves per te biseduar mundesin e mbaktjes Konference-Kuvenin e madh te Kshillit te Pare te Pergjithshem Clirimtar te Kosoves e te Rrafshit Dukagjinit.Veliu ju tha ne KRASNIQE si zakonisht te rrethuem nga fisete e forta Gash Bytyc Nika Mertur.
Po e pyten pasi dikutuen ju tha ne Deg e Tpla jane Lugina qe nuk kan rrug kryqezime dhe drini esht i pa kalueshem ne rast sulmi.Dhe ju tha tamam ne shtepin e Patriotit Sali Mani qe ju e citon.Esht e vertete kan marr pjes Fadil hoxha,mehmet hoxha Rifat Latif berish oficer karrjere,Prof Zekeria rexha,Xheladin hana e hajdar dushi'Por aty ka qene dhe perfaqsuesi i shqiptarve te Maqedonise Komandati i Brigads Par sic quhet Shqiptaro-Maqedone kosovare Xhevdet Doda i cili dhe pershendeti e ka deklaruar KONFERENCEN te hapur me nje fjalim pershendetes.Ka qene Pavllo Jovicevi perfaqsuse i Minoriteti dhe esht zgjedhu Nenkryetar.Historia duhet shkruhet sic ka ndodhur.Aty jan parfaqsuar te gjith minoritet serbe,malazes,boshnjake turke.Dhe ska me mire se ta e kane kuptur me mire Pluralizmin athere se sa ne sote.Nuk duhet harruar ase xhavit nimani,Sabria vokshi Perfaqsuse e frontit te Gruase,e xhaferr Vokshi i riniset,Tefik canca  etj.
Sa per Tropojen qe edhe mua me pelqen me quajm MALSIA E GJAKOVEs jo se ka kuptim sllav sic e quajn disa nga periaedhje TRI-Polje
Po TROPOJES i thuhet TROPOJ nuk ka I ase Polja.po te ishte ashtu do ti thonim edhe Konstattinopolit e Trioplit,Voskopojs,Velipojes me periardhje Sllave kur keto emra nuk kan asgje te prbashket.Bile per Tropojen thuhet ne Vitin 1040 ne Kostantinopoj esht gjetu emri i regjistruar qysh ateher kur sundonte bizant.Ky emer vjen nga emri i kreyplkut fshatit Trifon qe shkon ne tropoje,nuk esht koha e vendi te sqarojm me gjate.
Ne konferenc nga Malsia e Gjkovs kane marre pjes.Veli Nimni ishe oficer i Karrjeres me cilsin e Kryetari kshillit Nacional clirimte te Malsise,i cili ka pershendet Konference ne emet te popullit Malsise,ka kerkuar qe ne rezolut me domosdo te shenohet e DREJTA E VETVENDOSJES,ka nenshkruat rezolute,
Jah salihi,Dr.Mashiun Nimani,Mehmet Mulosmani perfaqsuse te batalioneve Rina e Krasniqes,Beqir Ndou perfaqsuse i Nikaj merturi,Din Zeneli perfaqsuse i Gashit,Shaban paci perfaqsusr e batalinit B.Curri dhe i Bytycit,
Kam shume respekt dhe e admiroj Rrustem Avdylin,ka qene oficer karrje dhe ka patur detyra ne kshillin e Malsise gjakoves bile me kujtohet si tani e ka patur te shkruar emrin Rrustem Vojvoda (Avdyli) biri i Avdyl Qerimit njeri me influen te madhe ne malsin e gjakoves por te dy ishin per ceshtjen kombetare por ne rruge te ndryshme.Rrustem mund te hyjen nder ata patriot qe luajte rol pozitiv,
Kuptohet ase Avdyl Qerimi as Ram Muja nuk kan qene kunder konferences se Bujanit,nuk kane luajtur asnje rol negativ ose kundershtue,Bile ase Gani Begu me CETEN e tij.Majori Anglez ka marr ojes dhe e ka pershendet dhe ka garantuar se kjo Konferenc esht e drejt dhe do gezojn perkrahjen e aALEATVE

Kshtu Dr, Maxhun Nimani,e Shaban Paci kane qene pjesmarres
Rol ka luajtur Sali Mani qe liroj shtepi,Prof Rexhep Shpendi qe siguroj gjith paimet e mjetet  e nevojshme,Rrustam Vojvoda,Ali Nimni,Dervish Luzha me Hoxhallare eje, gjith populli i malsise qe ishte mbldhu rreth atij KUVENDI te Madh qe po percaktonte fatet e Kombit.
Keto i kisha si parathenje kur te shkruani heret e tjera ti theksoni dhe per tju uruar sukese qe te mos ndaleni ne studimet FHISTORIKE.
Me urimet me te Mira
Fatbardh Doci
 Scientific Colloborator-Bashkpuntor Shkencor
New York,Manhattan 27 maj 08
E identifikuar
FATBARDH DOCI
« Përgjigju #2 më: 31-05-2008, 22:17:52 »

Shtojc
Emri Dardanise besoj esht i kuptueshem nga 6 djemt e Ilirit njeri esht DARDANI.
Pasardhe i dretperdrejt esht Kosova jo vetem e sotme por me gjith trojet nden malte zi,Mqaqedoni e pjesrisht ne serbi.
Mbretria Dardani percaktohet perpare shekullit  te katert para eres se re.
Ketu nuk kan asnje te drejt serbet te thone Zemra e tyre ,as kurrnje pjes e trungut Serbe sepse ata erdhen ne shekullin e 7 te eres sone.
Konferenca e Kshillit Par te pergjithshen Clirimtar te kosoves e te rrafshit Dukagjinit mbajtur ne Bujan KRAHINEN(JO LAGJE ase katund sepse lagja quhet Fang e Mulosmanaj.Bujani permbledh disa fshatra.) te Malsise gjakoves.
rENDSIA ME E MADHE ESHT SE ATE rezolut E NENSHKRYAN TE GJITH DELAGATET E PAKICAVE DUKE FILLUARNGA pAVLOO JOVICEVICI QE ISHTE ME ATRIBUTET E sEKRETARI POLITIK TE pkj PER kOSVEN E RRAFSHIN E DUKAGJINIT.

aTE REZOLUT E KA NENSHKRUAR DHE QAMIL bROVINE DHE 11 NGA NENSHKRUSIN KANE DHENE JETEN PER ATE FIRM QE VUNE NE MBROTJE TE tROJEVE aRBERORE.VESHTIRE E KA SOT UDHHEQJA E kOOSVE TE BINdin NJE GRUSHT NJERZISH TE PAKICAVE BILE ATA SERB KAN ARRITUR TE BEJN NDRJEN PAS 64 VJETVE.pRA merita E DELEGATVE TE kONFERENCES bUJANIT ESHT SHUME E MADHE DHE E RENDSISHME,SEPSE ISHIN POLITIKAn DHE TE VENDOSUR NE RRUGEBN E TYRE DRETJ PAVARSISE.
aNLIZOJeNi QE TE BEJSH TE NENSHKRUAJN rezoluten ATHER 8 dELEGAT TE pakicave>
aUTORI NDOFTA NGA ShPEJTSIA KA NGATRRURA OSE REDAKTORI DISA PERSONA EMRA E MBIEMRA TJETER PER TJETER HAJDE MERRE VESH???
pOR PO SQAROJ SE sALI mANI DHE JO NIMANI KA LIRUAR SHTEPIN.aLI nIMANI KA QENE PATRIOT I SHQUAR QE ESHT NGARKAUR PER SIGURIMIN E RRUGES NGA GJAKOVA NE mALSI.
dR.mAXHUN nIMAN KA MBARUAR STUDIMET NE PADOVA TE ITALISE PER SHKENCAT POLITIKE, DHE KA NENSHKRUR REZOLUTEN KA QENE ANTAR I KSHILLIT KOSOVE KA PUNUAR PERPARA NE KOSOVE,ME EMIN DURAKUN E TEFIK CANGEN  DJalSHKODRAN QE VUNI PASURIN E SHOQERISE FIRMES NE DISPOZICION TE KSHILLIT.sHABAN pACI NUK ESHT pACI (me as une nuk eshkraj dote gernemen e katert te alfabetit shqip)
disa demagog thone qe nuk pati zgjerim ne Trojet tjera??????
PO A QEXHEVDET DODA KOMANDANT BRIGADE PERFAQSUSE NGA SHQIPTARET E mAQEDONISE.eDHE nEXHAT AGOLLI KA QENE I FTUR POR DO SHKONTE ME bEDRI pEJNIN NE NJE TAKIM NE bULLGARI.dHE DERGUEnFJAL QE JEMI DAKORD POR PER ARSYE SHERBIMI NUK MIND TE ASISTOJM.
nGA SHQIPTARET NDEN MAL TE ZI THEKSOjmSE PERVEc PAKICAVE ISHIN 4 SHQIPTAR.
mEHMET DERMAN GJONBALAJ SHUME I SQUET,I SHKATHT INTELIGJENT I PREGATITUR,POR PSE BENTE HOKA ME REGJIMIN E PSOI.
BeJTO SHAHMANI FAMILJE PATRIOTIKE
zYMET HLILI BLIDEMAJ jJERINA EMER I NJE KODRE AFER FSHATIT.NJERI I QENET I SQUET E PUNTOR I HESHTUR.
sADIK SHABANI BIRE I ATYRE KRAHINAVE QE DRETONTE BATALIONIN PRLT REXHEPI,.
NE QOFT SE AUTORIT I DUHEN BASHKPUNTORET E PERKRAHSIT E KSHILLIT KOSOVES PERVEC SA THAME NE PJESEN E PARE SHTOJM:
RRUSTEM AVDYLI VOJVODA,MUSTAF ADULLAHI.ALI KONDI KUaderKRYESOR BATALIONI SHKODRES,zYMER HLIL BALIDEMJ,ISUF ZYMER DEDUSHAJ,PLAV GUCIA ISHT SEKRETAR -PERKTHYES,PLAGOS GJAT LUFTES.NE BRIGADEN E XXV.SHPEND ZEQIR DEGA I CILI NGA VJESHTA E 43 ISHTE PERGJEGJES TERRENI NE mALSI POR PER TE MOS I DHENE NGJYRA PARTIAKE KONFERENCES NUK KA QENE ANTAR POR GJITHSHKA ESHT DITUR E NDIHMUAR AQE SA KA DITUR E KA MUNDUR..sALI IMANI ALI NIMANI, SHABAN ZENELI,SHABAN NIMANI,REXHEP SHPENDI, MEHMET RAM DOLLAPI ME MEDRESA TE MBARUAR,FASLI AHMETI,HOXH DUSHA,ZEQ HYSEN ME DJEME,HASAN ISUFI,BAJARAM LUSHI,SADIK ZENUNI,ZMAJL ZYMRI ,XHEMAL BUBRRECI,BAJRAM HAZIRI,SELIM BRAHA,ZENEL TAHIRI,BRHIM UKA,BAJRAM UK PACI,HASAN HAXHIA,ALI SHABANI,DELI QERIMI,ZEF AVDIA ,COL QERIMI, SHPEND REXHA ,ISUF CUJA,ZENEL ADEMI,MAL SADIKU ,RAM SADIK NEZIRAJ,TAHIR MALA,ALI BRAHA,ENVER DAJCI,RXHEP VALBONA,ARIF MULIKA,SHEBAN E ADEM DOCI,NJERIU I MIRE DERVISH LUZHA-REXHEP TARCUKU, MUJ SOKOLI ETJ.
sHQIPTAR TE KOSOVE gjat lutes fundit jan shpergul 900.000 deri nje miljon dhe jo 600.000
NUK JAM ASPAK DAKORD ME SIPERFAQEN 80.000 KM.KATRORE MBASI VET RUST NE ENCIKLPEDIN E TYRE THONE 950000KM.katror
pROF.NEOL MALCOM AKADEMIKET KRISTO FRASHERI E REXHEP QOSJA,PROF.AHMET GASHI THONE MBI 200,OOO KM.KATRORE BILE pROF MALCOM THOTE 5 VILAJETE SHKODER,KOSOV, MANASTIR, SELANIK, JANIN.
nUK DO TE HYJE NE RASTET QE AUTORI QUAN SECESIONIZMIN NE VEND TE PRECEDENTIT.
I TAKON NJE TEM TJETER.
Iliria e shrire ne shtratin e Lumit Danum ketj adriatikut e ne mesdhe.
Studimet do ta vertetojn kush jan ILIRET,Dardanet,Arberi nder shekuj nga Lashtesia e sot.
Ju si studjes e te tjeret me pare te me vonshen besojdo sqarioni ate cka thone Dijetare duke perfshi te madhin Dhimiter Pilika,e dallandyshet e tanishme ILIRE>
Theksoj se Konferenca e bujanit vlsohet nga sentor e kongres men amerikan.
Ajo ka baza shkencore historike politike diplomatike te Karta e atlatikur char Atlatic nenshkruar me 9-14 41.
Populli Shqiptar i Kosoves ka te drej me shume se sa 50 perqind e shtetve te botes te jete Shtet sovran e i PAVARUR>.
Prandaj asnje lekundje nuk do kete por vetem ne rrugen e dret gure gure e ne Europ dhe NATO.
Fatbardh Doci
Sientific Colloborator
New York
31 May 08
E identifikuar
fATBARDH dOCI
« Përgjigju #3 më: 31-05-2008, 22:59:10 »

REDAKISE
SA KEQ ME ERDHI UNE BERE GJITH ATO KORIGJIME E PLOTSIME .
jU PRGJIGJENI "nJE GABIM ESHT KRIJUAR"
sA  ME DUKET PERGJIGJE PA PERGJEGJSI.
pOR KJO KA RAST QE SHKATON POLEMIKA E DISKUTIME TE PA NEVOJSHME.
uNE KUR E LEOVA KONSTATOVA DISA MI PLOTSOVA DHE BERA DISA KORIGJIME.
pO QE SE JU KN BOTUAR PJEEN E PRA GABIMI DHE PRGJEGJSIA ESHT E JUJA .
NE QOFTE SE ESHT BOTUAR KESHTU ESHT E RREGULL.
   IN MEMORY SHENIM NR 2-
E identifikuar
Fatbardh Doci
« Përgjigju #4 më: 31-05-2008, 23:25:53 »


konstatove se gjithshka e korigjuar ishte lene e pa permirsuar dhe nuk ishte pasqyruar korigjimi
Keshtu e kane me sa duke
Esht krijuar nje gabim????
Por mbaj mend se
bera

In Memory
shtojva Nr.2

Sali Mani,
Ali Nimani duhetshkrun keshtu korigjohen.
Te shtohen tek Mehmet Rama familje patriotike e shquar,
te shtohen Isuf eJekup Musa,Ram Alushi,

Rexhep shpendi,te behet ProfRexhep Shpendi mesus i merituar.
si dhe

gure ne gure e dore per dore e ne EUROP E NATO
Kur ta printoj ndofta i kuptoj me mire se nuk mbahen mend
E identifikuar
fTABARDH
« Përgjigju #5 më: 06-06-2008, 01:53:59 »

Vazhdon shtojca per Konferencen e  BujaniT
Pe pjesmarrjen e masave ne konferencen e Bujanit esht veshtir te thuhet kush nuk ka qene sepse per cdo shtepi minimumi ka qen nje personEdhe ata ne nje form ose ne nje tjeter kane kontribuar.
Nje rast per dijen:kshilli rrethi kishte bere planin e shperndarjes delegatve dhe cetave shoqrues e te ftuarve.
Por populli kerkoj qe ti merrnin vete ,me perjashtim te zonave te largta ,shperndarja u be sipse deshires.
Kjo ishte nje feste e madhe per lmalsin e cila shprete ndjenjat e Gjith Popullit te Kosoves.
Por krahas Dervish Luzhes "Njeriu i Mire"Rexhep Tarcuku nga Luzha kishte dhe Hoxhallar te tjer te prire nga WSyl(Ademi) Hoxha i Krasniqes.Dervish Ahmeti`Sheh Shabani, Rev.Dervish Ram Cela,Musa Efendia (Gjakova)Hasan e Shaban Alia (bile nje nate me pare nje grup i kosoves ka bere mbledhje ne shtepin e tyre per ceshtjen e Konferences),Sadik Arifi`familjet e madh te Bubrrec alis,Zmajl hasanit,vllaznia malaj. Pponar etj etj.
kontribute ne gatim e sherbim kane dhene dhe grate sidomos te familjeve Docve e Mulosmanaj etj.
Ushimet i kishin sjell edhe shtabi(Kryesisht shpenzimet e Tefik Canges) si dhe grate qe do sherbenin te cilat gatuan bashkrisht.
Nje kapitull meritojn delegatet qe u pushkatuan gjat lufte dhe atyre qe u asgjesuen.eleminuen nga sherbimi UDB Jugosllave.
Fatbardh Doci
New york
5 qershor 08
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • Kush mendoni se do te fitoj Big Brother ALBANIA 4 ?
  • Dot Marieli
  • 1 (50%)
  • -
  • Dot Ergysi
  • 1 (50%)
  • -
  • Dot Ogreni
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Ermela
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 2
  • Shiko temen