Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikKosova Sot (Moderator: xhavo)DECENTRALIZIMI_STANDARD I OBLIGUSHEM VETEM PER SHQIPTARET NE BALLKAN


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: DECENTRALIZIMI_STANDARD I OBLIGUSHEM VETEM PER SHQIPTARET NE BALLKAN  (E lexuar 328 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
arbias
Urime pavarsija
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« më: 16-05-2006, 08:11:14 »
Citojeni

DECENTRALIZIMI - STANDARD  I OBLIGUESHËM VETËM  PËR SHQIPTARËT NË BALLKAN?!
   
   
 
 


Prof. Dr. Mehdi HYSENI
 
Në etapën vendimtare  historike, kur Kosova i plotëson të gjitha kushtet juridiko-politike dhe ligjore sipas së drejtës ndërkombëtare, që të njihet si shtet i pavarur sovran në Ballkan, UNMIK-u, Qeveria mulate  e Kosovës dhe Serbia kanë rënë në ujdi të përbashkët, që në Kosovë, së pari të fillojë  zbatimi i procesit të decentralizimit, ashtu, siç është sanksionuar paraprakisht ky "institut juridik" në dokumentet ligjore të Qeverisë dhe të Parlamentit të Republikës së Serbisë për Kosovën, sipas të cilave "Kosova parashikohet  pjesë integrale e territorit etnik dhe administrativ të Serbisë".  Pse Serbia e ndihmuar nga UNMIK-u dhe  nga  Bashkimi Evropian (BE) nuk po  zgjedh mjete dhe forma për të decentralizuar Kosovën  në favor të  së "drejtës së autorësisë" koloniale të Serbisë dhe të Malit të Zi, nuk është kurrfarë novus-i, duke qenë se sipas kushtetutës në fuqi të Republikës së Serbisë dhe të Kartës kushtetuese të Unionit të SMZ-së, "Kosova është pjesë e Serbisë, përkatësisht e SMZ-së".
 
 Mirëpo, habit fakti se si qeveria dhe politika zyrtare e Kosovës (para se të zgjidhej statusi përfundimtar i Kosovës) janë pajtuar me politikën zyrtare të qeverisë së Serbisë, të UNMIK-ut dhe të BE-së, që të zbatohet procesi i decentralizimit të imponuar në territorin e Kosovës, në emër dhe, për hirë të "mbrojtjes" së të drejtave dhe lirive të minoritetit serbomalazez në Kosovë,"mbrojtje" kjo, e cila  Serbisë i garanton  statusin e mëtejmë të sovranitetit kolonial mbi Kosovën shqiptare.  Bashkëpjesëmarrja e qeverisë së Kosovës në hartimin, në mbështetjen, në miratmin dhe në zbatimin e drafteve të saj "piloteske" të decentralizimit, sipas alfabetit=brumit serbomalazez dhe evro-ndërkombëtar: "A, B, C" të analfabetëve politikë shqiptarë të qeverisë mulate të Kosovës, justifikon  dhe legjitimon të drejtën historike dhe juridike kolonialiste  të Serbisë, përkatësisht të Unionit të SMZ-së mbi Kosovën si "pjesë integrale e tyre", ashtu siç parashikojnë: kushtetuta, plani, rezoluta, deklarata për Kosovën, të miratuara nga Kuvendi dhe Qeveria e Serbisë "demokratike" me të cilën, fatkeqësisht, qeveria e sotme e Kosovës ka gjetur gjuhë të përbashkët  dhe interesa komplementare për të zbatuar decentralizimin si "proces ligjor-historik" serbomadh në kurriz të ricopëtimit të territorit etnik shqiptar të Kosovës.
 
 
(1) Ricopëtimi i Kosovës sipas "drafteve juridike" të politikës centralizuese-kolonialiste të Serbisë
 
Bazënisje për të hapur "portën e ndryrë" të negociatave me politikën zyrtare të qeverisë së Kosovës, Kisha Ortodokse Serbe së bashku me qeverinë serbe të Beogradit me kohë ka sonduar terrenin (duke e bojkotuar dhe akuzuar UNMIK-un qe gjashtë vjet radhazi/1999-2005/, se kinëse së bashku me palën shqiptare janë fajtorët kryesorë për "mohimin" e të drejtave dhe lirive të serbëve në Kosovë) politiko-propagandistik dhe diplomatik para bashkësisë ndërkombëtare, duke nxjerrë tre akte kryesore ligjore për "shpëtimin" e minoritetit serb në Kosovë, përkatësisht për rikthimin e Kosovës në sovranitetin e vjetër kolonial të Serbisë: (I) "Deklarata për Kosovën, e miratuar nga Kuvendi i Republikës së Serbisë, më 27 gusht 2003".
 
Në pikët 8 dhe 10 të konkluzioneve të kësaj Deklarate, thuhet: " Për statusin e Kosovës nuk mund të fillohet kurrfarë debatimi, përderisa të mos plotësohen  standardet për jetën mulitetnike dhe të mos zbatohet decentralizimi i Kosovës në përputhje me dispozitat e Rezolutës 1244 të KS të Kombeve të Bashkuara (10.VI.1999), me rekomandimet e "Projektrezolutës për autonominë speciale të Kosovës" së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (24.06.2003), me dispozitat e Marrëveshjes tekniko-ushtarake për Kosovën (9.VI.1999), si dhe me Dokumentin e përbashkët për bashkëpunimin e RFJ-së me UNMIK-un (5.XI.2001), që të gjitha këto akte normative-juridike dhe politike, ndër të tjera, parashikojnë (dy pika kyç): (1) Kthimin e  të shpërngulurëve serbomalazezë dhe, (2)  fillimin e zbatimit të procesit të decentralizimit të Kosovës, si mekanizëm i garancisë së statusit kolektiv dhe të drejtave kolektive të bashkësisë nacionale serbe në Kosovë". (Burimi:"SG RS ,br.36, 23. 08. 2003); (II) "Rezoluta për Kosovën"(26.04.2004), e hartuar  dhe e miratuar nga Kuvendi Popullor i Repubikës së Serbisë, sipas Nenit 73 pika 2 (qëndrim-kërkesa nën /a/), thuhet: "Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë dhe e Bashkësisë Shtetërore Serbia dhe Mali I Zi".(Burimi: SG RS,br.26.26.03.2004); (III)  Në "Planin për zgjidhjen politike të situatës së tanishme në Kosovë" (29.IV.2004), i hartuar dhe i miratuar nga Kuvendi Popullor i Republikës së Serbisë, sipas Nenit 73 pika 2 të Kushtetutës së Republikës së Serbisë, thuhet se: "Kosova është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë dhe e Bashkësisë Shtetërore Serbia dhe Mali i Zi".(Burimi:SG RS, br.33, 29.04.2004).
 
Duhet të nënvizojmë se të gjitha këto dokumente me peshë ligjore dhe politike, të miratuara nga qeveria dhe kuvendi i Serbisë për Kosovën përbëjnë bazën e platformës poltiike kolonialiste  të Serbisë, përkatësisht të Unionit të SMZ-së, që përmes institucionit decentralizim, të dekompozojnë territorin etnik shqiptar të Kosovës në pjesë të veçanta të enklavave  të minoritetit serb (pa marrë parasysh sesa do të jetë numri i krijimit të komunave serbomalazeze në truallin etnik shqiptar të Kosovës). Një copëtim i këtillë i territorit  etnik të Kosovës, e parashikon edhe kjo "klauzolë" e Planit të Serbisë për Kosovën: " Plani i propozuar  duhet  të  caktojë parimet, suazat  dhe institucionet  e autonomisë territoriale  për  komunitetin serb dhe  komunitetet e tjera joshqiptare.
 
Ky Plan nuk do të rrezikonte  tërësinë territoriale të Krahinës, as të drejtat ligjore të komunitetit etnik shqiptar. Parimi  i  "autonomisë brenda autonomisë" nuk  Ã«shtë heqje dorë nga  parimi i ndërtimit të  shoqërisë multietnike e multikulturore të Krahinës, por përkundrazi, është  e vetmja mënyrë e realizimit të këtyre parimeve. (Po aty, "Palni i Serbisë për Kosovën",nr.33.29.04.2004). Ja, pra edhe  ky paragraf i "Planit të Serbisë për Kosovën" haptazi nxjerrë në shesh  synimin e fundit të politikës serbomadhe  të Beogradit ndaj neokolonizimit të territorit të Kosovës, duke kërkuar  krijimin dhe  njohjen e "autonomisë  territoriale dhe politike  serbe" në kuadrin e autonomisë territoriale e  gjeopolitike shqiptare të Kosovës. Për më tepër,  përmbajtja e këtij paragrafi: "autonomi brenda autonomisë" si para opinionit të brendshëm, ashtu edhe para atij ndërkombëtar, pretendon që "ligjërisht" përmes  zbatimit të "standardit ndërkombëtar" të decentralizimit të justifikojë të "drejtën e autorësisë" koloniale dhe neokoloniale serbe të  Beogradit mbi Kosovën  indigjene të Shqipërisë Etnike.
 
Mirëpo, pavarësisht nga interpretimi serb i "parimit": "autonomi brenda autonomisë", kjo "formulë"   e vjetër e kolonialzimit dhe e militarizmit serbomadh, juridikisht as ligjërisht nuk ka kurrfarë baze të vlefshme që të zbatohet në praktikë, edhe pse është shprehur në frymën e floskulës politiko-propgandistike të Beogradit zyrtar, i cili edhe pa prezencën e ish-kryetarit të Serbisë gjenocidale (diktatorit), Slobodan Milosheviq, po  orvatet që këtë ta jusitifikojë para OKB-së, OSBE-së, BE-së etj. si "parim me bazë ligjore-juridike" për krijimin e një Kosovë " të re multietnike dhe multikulturore", në përputhje me "standardet ndërkombëtare", por vetëm në kuadrin e jurisdikskionit territorial dhe shtetëror të sovranitetit kolonial të Serbisë, përkatësisht të Unionit të SMZ-së. Pavarësisht se kjo "formulë" serbomadhe për ricopëtimin dhe rikolonizimin e mëtejmë të Kosovës ( përmes decentralizimit, ashtu siç parashikojnë të tre dokumentet e theksuara të qeverisë dhe të kuvendit të Serbisë, se  "Kosova është pjesë e Serbisë, përkatësisht e SMZ-së") ka gjetur mbështetje direkte nga ana e disa faktorëve të bashkësisë ndërkombëtare (UNMIK, OSBE, BE), qeveria as populli shqiptar i Kosovës në asnjë mënyrë nuk duhet ta pranojnë zbatimin e një "formule" të tillë, sepse është  me bazament të kolonializmit dhe të imperializmit të  vjetër dhe të ri  të Serbisë së madhe në kurriz të përthithjes së territorit të Kosovës dhe të territoreve të tjera të Shqipërisë Etnike.
 
 
2. Së pari, decentralizimi i Serbisë, i  Malit të Zi, i Greqisë dhe i Maqedonisë e  pastaj decentralizimi  i Kosovës !
 
Shumë thjesht, meqë  procesi i decentralizimit qenka "parim juridik ndërkombëtar" për zgjidhjen e konflikteve koloniale dhe ndëretnike në dimensione ndërkombëtare, atëherë edhe politika shqiptare në të gjitha hapësirat e Shqipërisë Etnike,  nuk  do të kishte asnjë arsye pse të mos e pranonte zbatimin e këtij mekanizimi ligjor për zgjidhjen graduale të çështjes koloniale shqiptare në Ballkan. Natyrisht, këtë "formulë shpëtimtare" si  politika shqiptare, ashtu edhe i gjithë kombi shqiptar në rajonin ballkanik, duhet ta kenë pranuar vetëm me këtë kusht reciprociteti: - Së pari, decentralizimi i SMZ-së, i Maqedonisë dhe i Greqisë, pastaj i Kosovës, përkatësisht i Shqipërisë Etnike.
 
Vërtet, po qe se  përfaqësuesit kompetentë të BE-së,  të OKB-së, të OSBE-së etj. (sipas marrëveshjeve dhe ligjeve të tyre të miratuara në favor të integrimit, të rajonizimit dhe të decentralzimit të Evropës, së këndjemi edhe të Ballkanit) konsiderojnë se decentralizimi është instrument i pashmangshëm ligjor dhe universal demokratik për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe të konflikteve ndëretnike rajonale dhe ndërajonale në Evropë, atëherë, patjetër, ata, duhet të  revidojnë "itinerarin" e zbatimit të decentralizimit, të cilin e kanë filluar në Kosovë, si mbështetje direkte të planeve dhe  të ligjeve rikolonizuese të Serbisë.
 
Për të  mos rënë viktimë të politikës ditore shqiptare, të politikës pushtuese  kolonialiste të Serbisë, si  dhe të mbështetësve të tyre evro-ndërkombëtarë (BE, OKB, OSBE etj.), se me zbatimin e "formulës së decentralizimit" në Kosovë në llogari të "mbrojtjes" së të drejtave elemenatre të minoritetit serbomalazez, do të arrihej "pajtimi, siguria, paqja dhe stabiliteti jo vetëm në Kosovë si bashkësi multietnike, por në tërë rajonin ballkanik",  shqiptarët e Kosovës dhe të të gjithave treva të tjera të Shqipërisë Etnike, të kolonizuar nga serbosllavët, njëzërit dhe pa vonuar, duhet të kërkojnë nga bashkësia ndërkombëtare, që procesin e decentralizimit  universal, (BE-ja, OKB-ja dhe OSBE-ja), së pari ta fillojnë në Serbi, në Mali të Zi, në Maqedoni dhe në Greqi, (jo në Kosovës, as në Shqipëri) ku të drejtat dhe liritë e minoriteteve josllave: të shqiptarëve, të hungarezëve, të  myslimanëve dhe të kroatëve janë nën çdo minimum të standardit të respektimit dhe të përligjjes së tyre sipas marrëveshjeve dhe konventave ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të minoriteteve.
 
(A) Duke qenë se, veç problemit kolonial të Kosovës, Serbia dhe Mali i Zi po ballafaqohen edhe me problemet e pazgjidhura shekullore të minoriteteve (shqiptare, kroate, myslimane dhe hungareze etj.) në "Luginën e Preshevës" (Preshevë, Bujanoc, Medvegjë etj.), ku shumcia dërrmuese e popullatës është shqiptare, ku sipas së drejtës së tyre historike (sepse Anamorava është pjesë integrale e Shqipërisë Etnike) dhe të  së drejtës ndërkombëtare dhe asaj evropiane, kanë plotësisht të drejtë ligjore në realizimin e kërkesës së autonomisë së tyre  territoriale, politike dhe kulturore (gjithësesi më shumë) sesa po kërkon Serbia me planet, me rezolutat, me kushtetutat dhe me deklaratat e saj për minoritetin e saj serbomalazez në Kosovë, ku  identiteti i përgjithshëm i tyre nuk mund të krahasohet me identitetin e shqiptarëve të Anamoravës, sepse minoriteti serbo-malazez në Kosovë ka statusin e kolonizatorit në tokë të huaj, që nga viti 1912 e deri më sot, kurse shqiptarët në Preshevë, në Bujanoc, në Medvegjë etj., që nga viti 1876 kanë statusin  e kolonizuar vassal nën Serbi, edhe pse ata janë në tokën e tyre indigjene të Shqipërisë Etnike.
 
Pra, në rastin konkret, tërheqja e një paralelizimi mes minoritetit kolonizues serbomalazez në Kosovën shqiptare dhe minoritet shqiptar, të kolonizuar nën Serbi, historikisht, ligjërisht dhe juridikisht nuk është i barasvlershëm në asnjë segment të pozitës së tyre, kur është fjala për  realizimin e të drejtave dhe të kërkesave të tyre për autonominë e tyre territoriale dhe politike. Edhe sipas parimit të decentralizimit, pala shqiptare në Anamoravë, e gëzon të drejtën e autonomisë së plotë brenda kufijve ekzistues artificialë administrativë të Serbisë,  kurse pala e minoritet serbomalazez në Kosovë nuk e gëzon një të drejtë të tillë, sepse është minoritet në përqindje 10%, kurse shqiptarët në trekëndshin e theksuar të Anamoravës përbëjnë shumicën dërrmuese të popullsisë rreth 90%, si dhe janë në tokën e tyre stërgjyshore, kurse 10% serbomalzez është element ardhacak-pjellë e politikës pushtuese barbarike të Serbisë dhe të Malit të Zi, i cili nuk gëzon asnjë të drejtë, që të realizojë ndonjë "autonomi mbi autonomi" (sipas planeve dhe drafteve "ligjore" dhe "demokratike", të miratuara të Serbisë, sipas të cilave "Kosova është pjesë e Serbisë+Malit të Zi) në kurriz të copëtiomit të ndonjë pjesë të territorit të Kosovës shqiptare.
 
Shikuar realisht dhe drejtësisht gjendja e përgjithshme e shqiptarëve të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës  së kolonizuar  dhe të terrorizuar nga sundimi kolonial shekullor serb, së pari, kërkon zbatimin urgjent të procesit të decentralizimit dhe të rajonizimit të Serbisë, e jo  të Kosovës në asnjë mënyrë, sepse nuk ekziston asnjë arsye humane, as ligjore, që Kosova në emër të "decentralzimit universal", të ricopëtohet në favor të enklavave dhe të eksklavave serbomnalazeze kolonizuese, duke iu njohur autonominë e tyre të plotë territoriale dhe politike (autonomi mbi autonomi-shtet mbi shtet) me institucionet e tyre përkatëse të pushtetit shtetëror si pandan të pushtettit shtetëror shqiptar në Kosovë.
 
(B) Gjithashtu, do të ishte amorale, jodemokratike dhe joligjore, që Bashkimi Evropian (BE) si dhe të gjitha instancat e tij vepruese, të angazhohen në përfundmin e marrëveshjeve  të ndryshme me Unionin e SMZ-së, që ky shtet  me hipotekë të paamnistueshme gjenocidale (1990-1999) kundër kroatëve, myslimanëve boshnjakë dhe shqiptarëve, në një të ardhme të afërt të aderojë në "familjen" e BE-së, si dhe, ç'është edhe më e keqe dhe më fatale  ta decentralizojë-ricopëtojë rajonin e Kosovës shqiptare në favor të sundimit kolonial të Serbisë, para se të jetë decentralizuar në kuptimin politik dhe territorial vetë Serbia dhe Mali i Zi, duke iu njohur dhe garantuar ligjërisht (sipas rregullave dhe normave ndërkombëtare) autonominë e plotë shqiptarëve në "Luginën e Preshevës" (Anamoravës, historikisht pjesë e natyrshme e territorit të Shqipërisë Etnike); myslimanëve boshnjakë (me prejardhje shqiptare, por të asimiluar me dhunë dhe me terror gjenocid nga sundimet e deristome kolonialiste serbomalazeze) në "Novi Pazar" (Tregu i Ri), që territorialisht i përket Kosovës, përkatësisht Shqipërisë Etnike; shqiptarëve  në Mal të Zi; kroatëve në Vojvodinë etj.
 
Me një fjalë, para se të jetë rrubullakësuar procesi i dcentralizimit dhe i rajonizimit të Serbisë dhe të Malit të Zi në favor të minoriteteve të theksuara shqiptare, kroate, myslimane etj., shqiptarët nuk do të duhej të  pranonin asnjë lloj decentralizimi në Kosovë (pavarësisht nga planet grabitçare kolonilaiste të Serbisë dhe të Malit të Zi, si dhe të ultimatumeve e diktateve të BE-së, OSBE-së dhe të OKB-së, që në rastin konkret të decentralizimit të Kosovës sheshazi e favorizojnë "formulën" e vjetër me përmbajtje serbomadhe: "Kosovë multietnike-decentralizuese" nën jurisdiksionin  e deritashëm kolonial të Serbisë), sepse ky virus, ia shtuquajtur "parim juridiko-demokratik", i legalziuar dhe i mbështetur nga BE-ja, nga  Serbia  dhe Kisha Ortodokse Serbe e Boris Tadiqit, e Vojislav Koshtunicës, e  Nebojsha çoviqit, e vladika Artmeijes, si dhe nga qeveria mulate e Bajram Kosumit, ka për qëllim jo vetëm ricopëtimin e territorit të Kosovës, por edhe të territorit të  Veriut dhe të Jugut të Shqipërisë së sotme (50%) të pavarur ngase atje sipas "parimit decentralizues" të BE-së, të Unionit të SMZ-së, të Greqisë dhe të Maqedonisë, minorteti serbomalazez dhe greko-maqedon, tanimë kanë përgatitur "draftet piloteske" "A, B, C", që të zbatohen edhe në enklavat dhe në eksklavat e tyre në rajonet e theksuara të Shqipërisë, duke marrë për bazë rastin drastik dhe iracional të "decentralizimit" të Kosovës.
 
(C) Nëse, vërtet,  fenomeni i decentralizimit është "insitut juridik"dhe "demokratik" ndërkombëtar, me peshë detyruese të zbatimit të tij për zgjidhjen e problemeve ndëretnike në Ballkan, dhe më gjerë, atëherë pse ky parim të zbatohet në mënyrë selektive dhe të njëanshme vetëm ndaj shqiptarëve, pikësë pari në Kosovën, e cila që nga 10 qershori 1999 nodhet nën protektoratin juridik dhe administraiv ndërkombëtar, kur dihet, se në kuptimin e cilësisë së subjektivitetit juridik ndërkombëtar Kosova ende nuk ka atributet elementare, as përkatëse të shtetit demokratik apo të centralizuar, sepse de jure ende është koloni-"pjesë intgerale e territorit të SMZ-së",sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
 
Pra, sipas kësaj logjike të politikës dhe të "drejtësisë" ndërkombëtare, si OKB-ja, BE-ja, ashtu edhe OSBE-ja, së pari, ligjërisht janë të obliguara të zgjidhin problemin kolonial të shumicës dërrmuese (mbi 90% shqiptarë me histori dhe me cilësinë autoktone të vazhdimësisë natyrore gjeopolitike dhe tradicionale të Shqipërisë Etnike), e si hap të dytë,  me t'u krijuar Kosova si shtet i pavarur dhe sovran, sikurse shtetet e tjera në Ballkan, Serbia (kuptohet sipas ligjeve dhe standardeve ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e minoriteteve) ka të drejtë, që të interesohet për mbrojtjen dhe liritë e të drejtave të pakicës serbomalazeze, si fundërrinë e mbetur e sistemit kolonialist serbomadh.
 
Ndryshe, siç ka filluar tani Serbia me ricopëtimin e Kosovës përmes "decentralizimit evro-ndërkombëtar" (mjerisht, të mbështetur verbërisht, antikombëtarisht, andiligjërisht dhe antidemokratikisht edhe nga Qeveria mulate e Kosovës, e cila pa dyshim se, do të mbajë përgjegjësi të paamnistueshme para historisë dhe popullit të kolonizuar të Kosovës, po qe se realizohet "decentralizimi" i Kosovës sipas planeve  kolonialiste të "shoferëve demokratë" të Serbisë së madhe dhe të "pilotëve stinorë" të Bashkimit Evropian(BE) dhe të OKB-së.
 
Derisa nuk është bërë vonë, qeveria e Kosovës dhe të gjitha strukturat e saj përcjellëse, do të ishte  potez racional politik, kombëtar dhe demokratik, që sa më parë të jetë e mundur, të anulojnë çdo vendim të gabuar dhe proserb, që ka për qëllim decentralizimin-ricopëtimin e Kosovës në favor të krijimit të autonomisë territoriale dhe politike të minoritetit kolon serbomalazez, ashtu siç po kërkon Beogradi dhe aleatëtët e tij mbështetës evro-ndërkombëtarë (BE-ja, OKB-ja dhe OSBE-ja), dhe në vend të zbatimit të të ashtuquajturave "drafte piloteske" (serbo-ervropiane) në Kosovë, së pari, në mënyrë ligjotre dhe demokratike, të marrin pëlqimin  shumicës dërrmuese të popullit shqiptar në Kosovë, duke  kërkuar, që ai në mënyrë të vullnetshme dhe demokratike, të deklarohet përmes institutit  të Referendumit, pajtohet apo nuk pajtohet me zbatimin e procesit të "decentralziimit"  dhe të rajonizimit të Kosovës, i cili do të ishte në dobi të njohjes së krijimit të autonomisë territoriale dhe politike të pakicës serbomalazeze, e jo të krijimit të asnjë bashkësie multietnike, as demokratike, siç propagandojnë në mënyrën më bizare antiligjoire, antidemokratike dhe antishqiptare makroplanet "piloteske" të politikës pushtuese kolonialiste të Beogradit dhe të mbështetësve të tyre evro-ndërkombëtarë.
 
Prandaj, duke marrë për bazë realitetet e krijuara në Kosovë, si dhe të drejtën historike dhe të  vetëvendosjes (si kushte dhe kategroi të pashmangshme morale, ligjgore dhe demokratike) së Kosovës së kolonizuar, qeveria e Kosovës, "topin" e procesit të decentralzimit, së pari, duhet ta rishkelmojë drejt në "portën" kryesore të Beogradit, i cili, patjetër, duhet ta ketë kusht të domosdoshëm  si për hyrjen e Serbisë në negociata me Kosovën, ashtu edhe për kandidaturën e saj për të hyrë në Bashkimin Evropian(BE). Pa plotësimin e këtyre dy kushteve:
 
Së pari (1), pa decentralizimin dhe rajonizimin e Serbisë (procese këto që nënkuptojnë shkëputjen e vazhdimësisë historike dhe politike nga Serbia gjenocidale dhe kolonialiste e Slobodan Milosheviqit, si dhe e pasardhësëve të tij, si antitezë e domosdoshme e demokratizimit të Serbisë, si kusht për krijimin e stabilitetit dhe të sigurisë në rajon), të mos fillohet asnjë lloj decentralizimi në Kosovë dhe, së dyti (2), pa njohjen e pavarësisë dhe të së drjetës së vetëvendosjes së Kosovës, Bashkimi Evropian (BE) nuk ka asnjë bazë të vlefshme ligjore, as morale, që ta ketë pranuar në radhët e "familjes " intgeruese si anëtar të tij me të drejta dhe detyrime të barabarta as sot e as nesër, sepse SMZ-ja, së pari, duhet të "shkundet" ndërkombëtarisht (ashtu, sikurse Gjermania nazifashiste e Hitlerit dhe e bashkëpunëtorëve të tij kriminelë, më 1945 në Procein historik gjykues të Nyrnbergut) nga hipoteka e saj gjenocidale dhe kolonialiste shekullore dhe e sotme (1990-1999), e pastaj, si shtet i ri demokratik dhe i decentralizuar, t'i hapen dyert edhe në BE, OKB,OSBE, NATO..., etj. Ndryshe, problemi kolonial i shqiptarëve në Ballkan, do të mbetet i pazgjidhur dhe me rreziqe të mëdha dhe të paparashikuara si për paqen,  për qëndrueshmërinë, ashtu edhe për sigurinë e bashkëpunimin në rajon.  
E identifikuar

Lirin nuk u a solla un atè e gjeta mes jush !
Donik

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 10-06-2006, 08:43:34 »
Citojeni

Prof.Dr.Mehdi Hyseni,Hysamedin Ferraj,Abdi Baleta,Esat Stavileci,Regjep Elezaj,Muhamet Pirraku,Sabri Selmani,Regjep Kastrati,Regjep Elezaj,Megjid Yjesi etj ,janë grupi më i spikatur i dijetarëve, intelektualëve dhe nacionalistëve shqiptar mbarkombëtar.

Shkrimet e tyre janë të një karakteri të lartë të vizionaritetit dhe të njohjes së thellë të politikës,diplomacisë,jurispodencës, sociopolitikës , historisë dhe të histografisë shqiptare mbarkombëtare dhe të asaj ndërkombëtare.

Angazhimi i tyre permanent ka qenë ,është dhe mbatet vetëdijësimi i shqiptarëve kudo që janë për pengimin e serbizimit të Kosovës dhe helenizimit të Shqipërisë.Të njejtit njëherit bëjnë luftë të pa kompromis për vetëdijësimin e shqiptarëve për arrijtjen sa më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës dhe krijimin e shqipërisë etnike.

Ky grup i intelektualëve dallohet prej intelektualëve të tjerë abstrakt ( intelektualëve modern)sepse bëjnë pjesë në grupin e intelektualëve demokrat nacionalista.

Këtyre intelektualëve u kanë  inate vetëm ata intelektual dhe qytetar të thjeshtë të cilët favorizojnë politikat sllave e helene në trojet etnike shqiptare.

Sinqerisht:Doniku
E identifikuar
Donik

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 10-06-2006, 08:46:58 »
Citojeni

KOSOVA NË SHTRATIN E VDEKJES


Shkruan:
Sabri SELMANI


Në artikujt e mëparmë kam paraçitur pikpamjet e mija lidhur me procesin e negociatave ku njera nga temat e radhës në mes dy grupeve negociatore do të jetë edhe decentralizimi.Dece ntralizim në Kosovë nuk mund të ket pa njohjen e shtetit të Kosovës për arsye të shumta e njera ndër to është edhe ajo se : duhet të dihet se kush bënë decentralizimin.Dec entralizim mund të bëjë vetëm shteti në njësitë administrative të vetat apo në njësit e veta që gjenden nënë sovranitetin e atij shteti.Në rastin e Kosovës decentralizim nënkupton kantonizim,çë do të thot coptim të njësive teritoriale të saja.Pra kjo nënkupton se decentralizimin e bënë shteti Serbo/Malazez në trojet etnike shqiptare.Vet procesi i decentralizimit është propozuar,amandamentuar,nga vet kuvendi i serbisë e është përkrahur nga ndërkombëtarët dhe vendorët,pa përfillur dhe analizuar sa duhet pasojat negative të vet këtij procesi fashizoid.Nëse procesi i decentralizimit/kantonizimit/realizohet në tërsi,atëhere pa u hamendur mund t`iu garantoi se kosova në mbarim të vitit 2006, do të shtrihet në SHTRATIN E VDEKJESË, çë do të thotë se:Kosova do të mbetet koloni e Serbisë me një të drejtë të njohjes së një autonomie,mbrenda së cilës do të ket apo krijohen edhe miniautonomi të lidhura me urat lidhëse komunale të të gjitha nuansave:juridike,politike,ekonomike etj.Pra Kosova me këtë proces të decentralizimit/kantonizimit/mbetet një autonomi mbrenda së cilës do të ketë edhe miniautonomi tjera.Pra Kosova në këtë mënyrë do të humb njëher e përgjithmonë njësinë e vet teritoriale të përcaktuar me kushtetutën e vitit 1974.Pra të jem më i kjartë, me këtë mënyrë të rikonolizimit serb shqiptarëve të Kosovës do t`iu tretën andrrat e kamotshme për liri,pavarësi dhe bashkim kombëtar.
Sa për ilustrim po e paraqes një shkrim të huazuar nga http://www.albaner net,me titull:PLANI I"NEGOCIATAVE"MË PAK SE MË
1974
Nëse gjer tani ke pasu
dyshime rretth mendermethanë "negociatave" me Serbinë, tashti mund ta flesh mendjen – pse ta vrash mendjen kot, kur mund ta dish të vërtetën. Lëvizja Vetëvendosje! ka arritur ta shti në dorë planin sekret të qeverisë kukull të Unmikistanit për copëtim etnik e cenim të tërësisë territoriale të Kosovës, i cili – lexo, e mbetu pa mend! – do të jetë platformë e palës shqiptare (!) në mendermethanë "negociatat" me Serbinë.
Ajo që kemi në dorë është pak më e zezë se që ia ka marrë mendja publikut shqiptar, madje edhe kundërshtarëve më të flaktë të "negociatave". Në planin sekret parashihet një "reformë" largvajtëse të pushtetit vendor, përfshirë ribërjen e hartës komunale, shpikjen e komunave të reja minoritare, ndërlidhjen e tyre të posaçme, diskriminimin ligjor kundër shumicës shqiptare në të gjitha lëmitë kyçe, si dhe mekanizma të paluajtshëm kushtetutarë për veto absolute të Beogradit ndaj të gjitha vendimeve të ardhshme të Kosovës. Ky rirregullim i Kosovës, komplet konform kërkesave serbe, i ofrohet Serbisë në shkëmbim të pranimit formal të një "pavarësie", e cila, pra, do t'u jepte shqiptarëve më pak autonomi se kushtetuta jugosllave e vitit 1974!
"Plaforma për pushtetin lokal në Kosovë" mban datën 15 janar 2006 dhe mban mbishkrimin "Sekret zyrtar. Ai është një dokument 6-faqësh i ndarë në 6 krerë e 36 pika, autenticitetin e të cilit Lëvizja Vetëvendosje! e ka konfirmuar nga dy burime të pavarura prej shoshoit.
Që në kreun e parë, atë për caqet e "reformës", e në mënyrë konsekuente gjer në fund të dokumentit, qeveria kukull e Unmikistanit shkel me të dy këmbët mbi konceptin modern të shoqërisë civile, që i trajton të drejtat dhe obligimet e qytetarëve pavarësisht prej etnicitetit. Në vend të tyre, plani mbështetet pothuajse i tëri mbi konceptin e të drejtave komunitare të etnive. Meqë tërë "reforma" e pushtetit komunal është menduar të bazohet mbi këto ide, e komunat mendohet të kenë mëvetësi largvajtëse, del se identifikimi dhe seleksionimi etnik i qytetarëve do të jetë kriteri kyç për punësim, banim, planifikim urban e shfrytëzim të tokës, arsim, shëndetësi, rregullim të infrastrukturës, lëshim të lejeve për biznese, polici, gjyqësi – me emër, në të gjitha ato 33 lëmi që është menduar t'u lihen në dorë komunave.
Sa për shembull:
§ 1 pika 1.3 që e ligjëson parimin e kolektivizmit dhe identifikimin e seleksionimin etnik të qytetarëve:
"Reforma e pushtetit lokal... do ta afirmojë respektin për identitetin etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar të komuniteteve..."
§ 2 pika 2.2 që e kthen këtë parim në bazë të rregullimit administrativ të Kosovës:
"Organizimi i ardhshëm territorial i Kosovës vëmendje të veçantë do t'i kushtojë interesave të veçanta të komuniteteve pakicë... Do të krijohet një numër shtesë edhe i komunave shumetnike me shumicë lokale nga pjesëtarë të komuniteteve pakicë."
§ 3 pika 3.2 që e ligjëson diskriminimin e shumicës shqiptare në fushat kyçe të jetës:
"Deri në arritjen e një niveli të akorduar [?] të përfaqësimit të minoriteteve, do të vazhdojë zbatimi i afrimeve afirmative dhe diskriminimit pozitiv, që synon punësimin e anëtarëve të komuniteteve të nënpërfaqësuara."
§ 4 pika 4:1 që e saktëson veton e Beogradit ndaj të gjitha vendimeve të ardhshme të Kosovës:
"Të gjitha ligjet e lartpërmendura... do të miratohen vetëm duke përfshirë shumicën e Anëtarëve të Kuvendit nga komunitetet pakicë."
Vazhdojnë dy pikat e kombinuara, që e saktësojnë pozitën e Kosovës si koloni të Beogradit:
§ 4 pika 2:"Aktet normative komunale që ndikojnë drejtpërdrejt në kulturën, përdorimin e gjuhës, arsimin, dokumentet personale dhe përdorimin e simboleve do të jenë subjekt i "klauzolës së interesit vital" që synon parandalimin e mbivotimit të komunitetit pakicë..."
§ 4 pika 4:3:
"Gjuha serbe dhe alfabeti do të vazhdojë të mbetet një gjuhë zyrtare në tërë territorin e Kosovës dhe në të gjitha nivelet administrative e gjyqësore."
§ 5 pika 5:1 që e ligjëson krijimin "etnitetit serb" përbrenda Kosovës:
"Komunat do të kenë të drejtën tëbashkëpunojnë dhe të krijkojnë partneritet me komunat tjera të Kosovës, që të kryhen detyra të interesit të përbashkët..."
Pra, "kosovaristët" kërkojnë ano Domini 2006 më pak për Kosovën se sa që ofronte kushtetuta jugosllave e diktatorit Tito nga vitit 1974. Për dallim prej planit të qeveritarëve kukull të Unmikistanit, kushtetuta e vitit 1974 – së paku sy e faqe botës! – e vërente dallimin zhvillimor mes Kosovës dhe viseve tjera të federatës dhe i identifikonte shqiptarët si palë që kërkonte përkrahje. Ajo nuk sajonte komuna të shpifura për hirë të pakicës serbe dhe, për më tepër, ia kufizonte ca Beogradit të drejtën e vetos absolute ndaj çdo vendimi në Kosovë. ç'është më e rëndësishmja, kushtetuta jugosllave e 1974 nuk e sajonte një "entitet serb" përbrenda Kosovës, të afirmuar ligjërisht, e të gatshëm për shkëputje qysh në rastin e parë.
Ia vlen të shtohet se ky "plan" i marionetave të Unmikistanit, ndonëse abdikon komplet prej parimit qytetar dhe i kthehet atij komunitar etnik, nuk i përmend fare paralelet e natyrshme mes komunitetit serb në Kosovë dhe atij shqiptar në Luginën e Preshevës. Në këtë pikë – dhe vetëm në këtë pikë! – vleka si duket parimi i qytetarisë në Kosovë.
Dikush mund të pyetet, athua pse Unmikistani kryen atentat mbi parimin modern të qytetarisë liberale, për ta promovuar diskursin e vjetëruar komunitar me identifikim e seleksionim etnik të qytetarëve.
Kur do ta zbardhësh një krim, duhet kërkuar së pari motivin. Kush fiton, e kush humbet, nga zgjidhja e propozuar prej lakejve të Unmikistanit? Respektimi i qytetarisë liberale në këtë kohë e hapësirë i shkon natyrshëm më shumë për shtati ideologjisë demokratike shqiptare, që synon vetëvendosje. Ndërsa zgjidhjet e moçme komunitare i shkojnë natyrshëm për shtati nacionalizmit primitiv serb. Motivi i vetëm i Unmikistanit është pra t'ua garantojë nacionalistëve serbë dominancën mbi kombin shqiptar, duke e vrarë zgjidhjen që herdokur do t'i hapte udhë vetëvendosjes në Kosovë e raporteve të reja të forcës në Siujdhesën Ilirike.
Sikur proijësit shqiptarë, Rugova i ndjerë, Thaçi, Kosumi, Daci & Co. ta kishin patur mendjekthjelltësinë dhe forcën e vullnetit që e kërkon ky moment historik, një plan kobzi si ky as nuk do të konceptohej, pa lëre më të shkruhej në letër. Me këso mbrojtësish, ç'u duhet shqiptarëve armiku...

Kiel-Gjermani

Marrë nga një faqe tjetër interneti,
Sinqerisht Donik
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |