KosovaRepublika e KosovesKosova Lindore (Moderator: Lamino)Zhvillime te ndryshme!
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Zhvillime te ndryshme!  (E lexuar 744 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Muslimanja
E Lumtur!
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 610


Shiko profilin WWW
« më: 29-10-2005, 14:09:57 »

Lugina e Preshevës kërkon status special
    
Lugina e Preshevës duhet të ketë status special dhe ato të drejta që i kërkojnë serbët në Kosovë duhet t'i gëzojnë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, thotë Nagip Arifi, prefekt i Bujanocit.

Prefekti i Bujanocit dhe njëherësh nënkryetar i Trupit Koordinues i qeverisë serbe për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nagip Arifi , në shenjë pakënaqësie të punës së këtij organi qeveritar, ka kërkuar që rajoni i Luginës së Preshevës duhet të ketë status special dhe thekson se ato të drejta që i kërkojnë serbët në Kosovë duhet t'i gëzojnë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës.

RTKlive.com
E identifikuar

Ke medituar për një ditë kur do të të llogariten veprat ashtu siç llogaritë sot fitimet dhe humbjet?
I s l a m  do të thotë  Pa q ë !
Outime
TRUTHOUT
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 929


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 01-11-2005, 16:33:40 »

Tensionohet gjendja e sigurisë në Karadakun e Preshevës       

Ditëve të fundit, në Karadakun e Preshevës, situata e sigurisë është në tensionim e sipër. Zeçirja Rashiti - kryetar i Bashkësis Lokale në Caravajkë, për situatën e krijuar fajëson pjesëtarët e forcave serbe të sigurisë të cilat, që nga viti 2001, janë dislokuar në këtë rajon. Rashiti thotë se për tensionimin e situatës ka njoftuar organet e vetadministrimit lokal, si dhe përfaqësuesit e subjekteve politike që veprojnë në Komunën e Preshevës.

Kryetari i BL të Caravajkës ka ftuar organet përgjegjëse të sigurisë për parandalimin e tensionimit të mëtejmë të gjendjes në këtë zonë. Në Karadakun e Preshevës, pas përfundimit të konfliktit të armatosur mes forcave serbe të sigurisë dhe ishpjestarëve të UçPMB-së, në vitin 2001, është kthyer një numër simbolik i banorëve shqiptarë nga qendrat e ndryshme ku ata ishin strehuar.

E identifikuar

Outime
TRUTHOUT
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 929


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 01-11-2005, 16:34:31 »

Lëvizja e Progresit Demokratik
Rr e Kosovës, nr.54
17520 Bujanoc


"Domosdoshmëria e pjesëmarrjes së përfaqësuesve të shqiptarëve të Luginës së Preshevës në bisedimet e Prishtinës me Beogradin"


 
         Lëvizja e Progresit Demokratik, ka mbështetur dhe mbështet dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit, si formën më të përshtatshme për zgjidhjen e kontesteve problemore, tashmë të hapura mes këtyre dy vendeve.

         Faktorët relevantë ndërkombëtarë, janë të rezervuar sa i përket favorizimeve, të opcioneve midis palëve që do të ulen në tryezën e bisedimeve, duke mos përjashtuar vullnetin politik të popullit, i cili është gjeneratori kryesor i zgjidhjes së qëndrueshme dhe të drejtë  të statusit të tij politik.

        Në këtë drejtim nuk duhet të anashkalohet edhe verdikti i popullit të Luginës së Preshevës, i cili para 13 vjetësh, pikërisht më 1 dhe 2 mars të vitit 1992, u deklarua për "Autonomi politiko-territoriale me të drejtë bashkimi Kosovës" dhe Marrëveshjes së paqes në Konçul, të arritur më 20 maj 2001, pas përfundimit të luftës në këtë rajon.  Është krejtësisht e palogjikshme nëse serbët e Kosovës si minoritar, të marrin pjesë në bisedime, e të lihet anësh vullneti politik i përfaqësuesve legjitimë të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit.

        LPD, mban të njëjtin qëndrim si më parë, sa i përket proceseve dialoguese, të cilat nuk bën të ndodhin pa pjesëmarrjen aktive të shqiptarëve të Luginës, të cilët janë të gatshëm dhe të dinjitetshëm për të kontribuar dhe vendosur për fatin e statusit të tyre politik.  Beogradi edhe pas 15 vjetësh, kur filloi jeta pluraliste në Serbi, vazhdon me dorën e fortë sa i përket përmbushjes së kërkesave llegjitime të shqiptarëve për ta përdorur shlirëshmë dhe me ligj çështjen e simboleve, dygjuhësisë, arsimimit, integrimit dhe decentralizimit.

        Duke i pasur të gjitha këto parasysh, LPD, kërkon nga faktorët relevantë vendorë dhe ndërkombëtarë, t'i hapin sytë dhe të jenë të kujdesshëm sa i përket këtyre proceseve, shumë të rëndësishme për problemet e etnive  Kosovën – Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.  Mospjesëmarrja e përfaqësuesve legjitimë shqiptarëve të Luginës në bisedime, jo vetëm që do të jetë një pengesë për përmirësimin e gjendjes politike, por përkundrazi ndikon në destabilizimin e rajonit në tërësi.
Është e drejtë e popullit të Luginës së Preshevës, të interesohet, të dijë dhe të vendos për fatin e saj politik, në tryezën e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

        Lëvizja e Progresit Demokratik, përshëndet unitetin e faktorëve shqiptarë rreth Ekipi negociator, për të hyrë seriozisht në bisedimet midis Prishtinës dhe Beogradit.


 
NGA KRYESIA E LPD-së
Jonuz Musliu – kryetar
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • A do të pranonit këtë flamur? (Kuq i mbyllet)
  • Dot Po
  • 29 (48%)
  • -
  • Dot Jo
  • 26 (43%)
  • -
  • Dot Po-Jo
  • 5 (8%)
  • -
  • Numri total i votave: 59
  • Shiko temen

* Sponsor