KosovaRepublika e KosovesKosova Lindore (Moderator: Lamino)SPASTRIMI ETNIK I KOSOVËS LINDORE
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: SPASTRIMI ETNIK I KOSOVËS LINDORE  (E lexuar 928 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« më: 25-04-2006, 19:29:54 »

SPASTRIMI ETNIK I KOSOVËS LINDORE

 
Nga Shoqata VATRTA - Mbarimi i luftës në Kosovë dhe tërheqja e forcave serbe të cilat kishin bërë gjenocid në Kosovë, për shqiptarët e brezit kufitar administrativ Kosovë-Serbi ishte edhe një tragjedi në vazhdën e shumë tragjedive të mëparshme, sepse këto forca kriminale serbe të larguara nga Kosova filluan kërcënimin, dhunën, terrorin e bashkë me të edhe pastrimin etnik. Nga 23 deri më 27 qershor 1999 e tërë popullata e Malësisë së Bujanocit u ndoq nga vatrat e tyre shekullore. I njëjti fat e ndoqi edhe Karadakun e Preshevës, edhe pse në përmasa më të vogla.
Gjatë luftës së UçPMB-së këto territore mbroheshin dhe kontrolloheshin nga ushtarët shqiptarë, mirëpo pas marrëveshjes së Konçulit me të cilën u bë demilitarizimi i UçPMB-së, forca të shumta të ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe u vendosën nëpër vendbanimet shqiptare dhe kështu pamundësuan kthimin dhe jetën e shqiptarëve në ato pjesë.
Në bazë të statistikës së Këshillit të të dëbuarve në Gjilan, i cili ka vepruar nga viti 1999-2002, kanë qenë të regjistruar 12643 banorë të ndjekur nga Kosova Lindore e që janë vendosur në komunën e Gjilanit.
Ndërsa sipas të dhënave të Entit Statistikor në Beograd të vitit 1991 në tri komuna të Kosovës Lindore kanë jetuar 75725 shqiptarë, kurse sipas atij të vitit 2002 jetojnë 59952 shqiptarë, pra 15773 më pak.
Sipas të dhënave me të cilat disponojnë këto tri komuna, thuhet se në vitin 1999 janë ndjekur- shpërngulur rreth 7000 banorë shqiptarë e që janë vendosur në qendra të ndryshme të Kosovës. Për të përforcuar këtë të dhënë dhe për të treguar gjenocidin mbi shqiptarët në Kosovën Lindore tregon edhe e dhëna se para lufte shkolla fillore " Skënderbeu" në Zarbicë numëronte mbi 600 nxënës, kurse sot në gjashtë fshatra janë gjithsej gjashtë nxënës.
Shoqata "Vatra"është duke bërë një statistikë të përgjithshme për të shpërngulurit dhe të dëbuarit e Kosovës Lindore e që janë të vendosur në komunën e Gjilanit, statistikë të cilën ende nuk e kemi përfunduar, mirëpo sa për ilustrim më poshtë po japim pasqyrën e pesë fshatrave, evidentimi i të cilave është bërë mbi 90 %.
Duke u nisur nga gjendja faktike e fshatrave të Malësisë së Bujanocit: Ramabuqë, Novosellë, Suharrën, Priboc si dhe fshati Zarbicë, ( fshati më i madh i Malësisë, e që nuk është përfshi në të dhënat e mësipërme, pasi që ende nuk është kryer evidentimi) janë gjithsej 16 shtëpi ( një pjesë e tyre qëndrojnë vetëm gjatë stinës së verës) shihet qartë se është bërë pastrim etnik. Fshatrat: Muhoc, Bilinicë, Breznicë, Maltërnoc, si dhe shumë të tjera duke përfshi edhe vetë qytetin e Bujanocit së bashku me Karadakun e Preshevës, pësuan, pothuajse, të njëjtën fatkeqësi.
Në vend se të bëhej një diskriminim pozitiv, si te rastet tjera, për këta qytetarë të ndjekur nga shtëpitë dhe vatrat e tyre, mjerisht, nga institucionet e komunave të ndryshme të Kosovës ku jemi vendosur, nga institucionet e komunave të Kosovës Lindore, e po ashtu edhe nga vetë ndërkombëtarët bëhet thjeshtë diskriminim.
Të mbetur rrugëve, u detyruan që atë kapital fare të vogël ta fusin në ndërtimin e ndonjë kulmi për strehim. Mirëpo, këtë mundësi, mjerisht, nuk e kishin të gjithë dhe një pjesë jo e vogël edhe sot e kësaj dite bredhin nga bodrumi në bodrum duke paguar qira.
Arsimtarët, studentët pensionistët, fëmijët si dhe kategoritë tjera i sheh në çdo rrugë duke kërkuar punë krahu. Askush nuk e di numrin e tyre. Të pastrehë, të papunë, të paregjistruar ( as këtu e as atje), bredhin poshtë e lartë me të vetmen shpresë se një ditë edhe për këta qytetarë të harruar për gjashtë vite (vite jo të rëndomta) do të bëhet më mirë. Ardhja jonë këtu edhe më shumë e ka përkeqësuar gjendjen e popullatës edhe ashtu të mjerueshme. Institucionet e komunave ku jemi vendosur, Qeveria e Kosovës si dhe institucionet prej nga kemi ardhur, në vend që të kërkojnë krijimin e kushteve për kthim dhe të lirohen nga kjo barrë, kanë zgjedhur heshtjen dhe harresën.
Të kërkohet kthimi i të ndjekurve, siç kërkojnë disa, pa tërheqjen e ushtrisë dhe xhandarmërisë, nga e cila edhe u ndoqën, është absurd. Së pari duhet të tërhiqen këto forca nga vendbanimet tona, të rregullohet infrastruktura, të kompensohen dëmet e pastaj të kthehen ata që dëshirojnë të kthehen. Shqiptarët e Kosovës Lindore të ndjekur në vitin 1999 me të drejtë pyesin: a jemi edhe ne njerëz?!
 
23/04/2006 14:15

Start
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
Lamino
Moderator


Karma: 0
offline offline

Postime: 61


Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 29-06-2006, 04:15:54 »

                                  Fate njerëzish

Nga 23 deri më 26 qershor 1999 tërësisht u zbrazën fshatrat e Malësisë së Bujanocit.

Me rastin e shtatë vjetorit të ndjekjes së qytetarëve të Malësisë së Bujanocit dhe qytetarëve tjerë shqiptarë të brezit kufitar adiminstrativ Kosovë – Serbi.
Përsëritje e historisë nga viti 1878


Forcat ushtarako – policore dhe paramilitare serbe pas largimit  nga territori administrativ i Kosovës u përqendruan përsëri në territoret e banuara më shqiptarë, gjegjësisht në Kosovën Lindore me një koncentrim të theksuar në Malësinë e Bujanocit, pasi që kjo Malësi është vend mjaft strategjik.
   Të mllefosur për humbjen e luftës në Kosovë nga Ushtria çlirimtare e Kosovës dhe nga Aleanca Veriatlantike, filluan maltretimin e popullit shqiptar të pambrojtur të kësaj ane. Këto mbeturina  të errëta serbe, filluan të hakmerren për  humbjen e pamenduar në Kosovë duke kaluar në një fazë të ekstremizmit edhe  më të madh. Pa kurrfarë shkaku filluan të rrahin gra, fëmijë pleq e të shkatërrojnë shtëpi dhe pasuri të patundshme të këtyre banorëve të kësaj ane të vendosur denbabaden në trojet e veta.  
   Këta banorë të pambrojtur nga askush, të frikësuar për eliminim masiv dhe për humbjen e më të dashurve të tyre-fëmijëve, të rrahur e të gjakosur dhe nën krismat e pushkëve të paramilitarëve serbë, me lot në sy dhe mall të madh për ato vende stërgjyshore, me pak plaçka e disa edhe pa to,  lëshojnë trojet stërgjyshore dhe si nomadë të Saharës (veç pa deve) gjejnë strehim dhe vendosen ashtu si munden në Kosovë, kryesisht te të afërmit e tyre, me shpresë se një ditë do të kthehen përsëri në vatrat e tyre.
   Por, deri më tash, jo që janë pakësuar forcat ushtarake dhe policore, por edhe janë rritur dhe sofistikuar edhe më shumë, gjë që deri më tani kanë pamundësuar të kthehen në shtëpitë e tyre banorët e Malësisë së Bujanocit.
   Pasi u gjetën ashtu si mundën, kryesisht në Gjilan, filluan edhe një jetë të vështirë. Së pari se e lanë vendlindjen, së dyti jetuan dhe po jetojnë nga kujdesi dhe ndihmat që u japin të afërmit e tyre, së  treti nuk kanë shtëpi,  nuk kanë punë, nuk kanë mjete as të paguajnë qiranë e shtëpisë ku banojnë etj. etj. Megjithëkëtë ata vazhdojnë të jetojnë, sepse shpresa për një të ardhme më të mirë, lufta e vazhdueshme me jetën dhe të papriturat e tjera nuk i ka ligështuar asnjëherë, sepse janë pjesëtarë të atij populli që vuajti shumë, e që shpesh gjatë historisë ishte buzë shfarosjes, por në momentin e fundit si një Ante u  ngritën përsëri. Edhe kësaj here do të mbijetojnë, do t'i përballojnë kësaj të keqe duke bërë jetë Sizifi dhe, do të ngrihen, duke mos harruar kurrë ato troje të begata ilire-dardane.


                                     *****

Jeta migjeniane e banorëve të Kosovës Lindore  në shekullin 21 refleksion i ndjekjes dhe përbuzjes

   Të dhemb shpirti dhe të kujtohet  koha e Migjenit kur e sheh tregun e krahut të punës në Gjilan.
Për çdo mëngjes e gati tërë ditën tregu i krahut të punës përballë teatrit të qytetit në Gjilan, mu në qendër të qytetit dhe te udhëkryqi i  rrugës që të çon për Prishtinë sheh njerëzit (qytetarët) e dëbuar të Malësisë së Bujanocit duke pritur ndonjë "zotëri" që t'i thërrasë të punojnë. Por, më kot, nuk i thërret askush, rrallë ndonjë  qëllon "të shitet"- thonë ata.
  Kur është verë e kanë më lehtë, rrinë e presin e së paku  nuk kanë të ftohtë, rrinë grupe-grupe dhe bisedojnë mes veti. Ndonjë rri i vetmuar në një qoshe pret dhe shikon diku larg. Kur t'i shikosh, janë disi të zymtë dhe të nxirë në fytyrë. Të këtillë janë  nga vuajtja, nga frika se nuk do të punojnë sot e në mbrëmje nuk kanë çka tu çojnë fëmijëve në shtëpi, ndoshta edhe nga malli për vendlindjen që e kanë lënë të shkretë, duke ëndërruar se një ditë do të kthehen. Dimrit e kanë më vështirë, sepse pritjen për ndonjë punë ua vështirëson edhe acari. Shpesh ndezin zjarr për tu ngrohur nga letrat që i hedhin shitoret aty afër, dhe të kujtojnë…….
Po të futesh në mesin e tyre do të dëgjosh ngjarje e rrëfime të trishtueshme për kohën e sotshme, për shekullin 21. Dëgjon se si "gazda" i shtëpisë me qira i ka dëbuar në mes të dimrit se nuk kanë pasur para që  të paguajnë qiranë, se si "gazda"  që e ka marrë të punoj dike e ka poshtëruar dhe e ka  fyer duke i thënë se nuk po punon, se nuk qenke i fortë, se duhet ta bësh edhe këtë punë (jashtë marrëveshjes); dëgjon se si fëmijët iu janë sëmurë e nuk kanë pasur barëra t'i blejnë, se spitali u ka kërkuar para për mjekimin e tyre e kanë mbetur pa i dërguar fare në spital, se nuk kanë mundur të rregullojnë ndonjë ndihmë sociale në asnjë komunë, as në Gjilan e as në Bujanoc; se kur kërkojnë punë në komunë nuk mund të vinë në radhë fare, se janë të komunës tjetër e nuk kanë të njohshëm, injorohen e anashkalohen e shumë gjëra tjera tmerruese.
Ja se ç'na tha një banorë i një fshati të Malësisë së Bujanocit: "Pasi na përzunë forcat paramilitare serbe nga fshati, erdha në Gjilan. Lamë çdo gjë  që kishim, po nuk kishim edhe ndonjë gjë që ia vlente. Mezi gjeta një banesë pa para. Por si të jetoja ishte brenga ime. Edhe pse jam i sëmurë jam i detyruar të punoj. Ne po gëzohemi kur po gjejmë ndonjë punë por në këtë gjendje në të cilën po jetojmë edhe punë s'ka. Para disa ditësh më sëmurën dy fëmijët. Arrita disi njërin ta dërgojë në Prishtinë, sepse në Gjilan nuk kishte mundësi të shërohet. Atje qëndroi gati tre muaj, por çfarë hairi; në spital dhe, nuk kishte barna. Nga miqtë dhe me hua  mezi i sigurova paratë për t'i blerë disa barna. Më në fund u detyrova ta kthej në shtëpi. Fëmija tjetër gjithashtu më sëmurë, s'dija se çka t'i bëja. Kërkova ndihmë nga komuna, por edhe ata disi më injoruan. Mezi më shpëtuan fëmijët kësaj radhe".
I afrohem një motokultivatori, në karrigen e të cilit tërë ditën rri i ulur një njeri, e që gjithmonë duket i  menduar. Është  pak i kërrusur, me  një kapelë në kokë e cila e mbron nga dielli përcëllues i verës së Gjilanit. Në këtë vend, në "Udhëkryqin e rrugës së Prishtinës" ( kështu i themi ne banorët e Gjilanit), e shohë për çdo ditë në të njëjtin vend dhe më duket  se nuk punon asnjëherë.
Në bisedë më të mësojë se, është nga një fshat i Malësisë së Bujanocit, i cili së bashku me banorët tjerë është dëbuar nga policia dhe ushtria serbe në vitin 1999. Ankohet se nuk ka punë edhe pse, prej shokëve, del i pari për çdo ditë në këtë vend të mallkuar. "Kemi dal të  kërkojmë punë këtu. Jemi  bërë shumë hallexhinj, por, si  po e sheh punë nuk ka hiç, e fëmijët  po kërkojnë bukë! Ore nuk po interesohet askush për ne, le që u dëbuam nga trojet tona nga qeveria serbe, po edhe këtu e edhe të komunës tonë-Bujanocit na kanë harruar fare"- shton ai.
Në hekurat e një rrethoje është mbështetur një punëtor, i tëri  i mbuluar me pluhur çimentoje, dëgjohet një rënkim që i del nga fundi i stomakut. Ka ulur kokën dhe mundohet ta ndezë një cigare me gishtërinjtë tërë çimento. O mik  i them, a shumë qenke lodhur a?. – "Lodhur e këputur, e shikon si jam bërë. Është punë e rëndë dhe te disa njerëz nuk bënë të punosh".
"Jam me qira, nuk po mundem ta paguaj as qiranë e banesës, e ndoshta "gazda" do të më largoj, po s'kam ku të shkoj. Në vendlindjen time s'kam ku të kthehem. Policia dhe ushtria serbe sillen vërdallë për çdo ditë, frikësohem se do t'i maltretojnë fëmijët se për vete nuk e kam dert, pastaj atje, edhe shtëpia më është rrënuar dhe ka dal filli si i thonë. Komuna e Bujanocit nuk na ndihmoj sa e si duhet, këtu na shikojnë me një sy përbuzës, nuk  na ka mbetur vend askund. Edhe punë privat nuk ka, edhe kur gjejmë ndonjë punë, ato janë të rënda, ngarkim – shkarkim, ( si në sistemin skllavopronar) ja shihe si jam bërë unë, nuk mund të jetojmë kështu gjatë. Puna e rëndë dhe pluhuri ma kanë shkatërruar gati shëndetin, nganjëherë po them: më mirë i vdekur se kështu tërë jetën".  
Halle  të tilla dhe plot probleme tjera kanë banorët e dëbuar nga Malësia e Bujanocit të cilët duke mbetur në mëshirën e fatit janë bërë sikur personazhet e Migjenit të viteve 20-30 të shekullit të kaluar. Këta qytetarë të ndershëm që jetën donë ta shijojnë nga puna dhe djersa e tyre, kanë mbetur në harresë të pushteteve të dy komunave, Gjilan dhe Bujanoc, të pushtetit ku janë vendosur përkohësisht dhe pushtetit ku i kanë lënë tokat e baballarëve. Megjithatë në sytë e tyre vërehet se nuk e kanë humbur shpresën dhe janë mjaft optimist për të ardhmen, se një ditë do të bëhet mirë, së paku për fëmijët e tyre.

                                              Nga Shoqata " VATRA " Ismet Tafili
E identifikuar
Lamino
Moderator


Karma: 0
offline offline

Postime: 61


Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 29-06-2006, 04:23:01 »

Malësia e Bujanocit

                  LËNDINA E TRISHTIMIT DHE E ANKTHIT

Viti 1999, fundi i muajit  qershor
Banorët shqiptarë të Kosovës Lindore, posaçërisht të Malësisë së Bujanocit, përfundimin e luftës në Kosovë e pritën me gëzim, sepse mendonin se me çlirimin e Kosovës do të fitojë edhe Kosova Lindore territor i banuar me shqiptarë i ndarë padrejtësisht nga trungu i saj. Kishin besim të madh në drejtësinë. Këtë besim e mbështetnin në mundin dhe ndihmën që kishin dhënë për Kosovën. Përveç bijve të vet që kishin dërguar në Kosovë për të luftuar kundër agresorit serb, ata kishin ndihmuar edhe në forma të ndryshme si: duke dhënë para, ndihmë në ushqim, veshmbathje etj.
Por, ky gëzim, kjo shpresë u shua shpejt, sepse, të tërbuar me humbjen në Kosovë dhe të detyruar të largoheshin pas 12 qershorit 1999, forcat kriminele serbe u vendosën në trojet e banuara me shqiptarë, në Kosovën Lindore dhe nën narkozën e humbjes filluan maltretimin, frikësimin, rrahjen, dhunimin e deri te kërcënimi me vrasje. Këto metoda antinjerëzore filluan t'i përdorin mbi tërë popullatën: gratë, pleqtë, plakat, fëmijët, të rinjtë, pra, mbi gjithçka që ishte shqiptare. Theksi i maltretimeve ishte përqendruar në fshatrat e Malësisë së Bujanocit, gjegjësisht te banorët e fshatrave Suharrën, Novoselë, Zarbicë, Priboc, Ramabuqë, Qarr, Gjergjec etj.
Banorët e këtyre fshatrave ballafaqoheshin edhe më herët me probleme të shumta të pazgjidhura si: mosinteresimi i pushtetit që të investojë në këtë rajon, me mos mundësinë e sigurimit të kushteve elementare, të prodhimit të dobët të produkteve bujqësore, pasi që tokë pjellore ka fare pak (edhe pse banorët punonin dimër e verë pa u ndalur dhe mezi siguronin bukën për disa muaj), shërbimi mjekësor nuk ishte as në nivelin minimal, artikujt e ndryshëm ushqimor që nuk prodhoheshin aty, duhej të bliheshin në qytetin e Vrajës, Bujanocit dhe Gjilanit. Pra, këtyre vështirësive të shumta dhe të mëdha, iu shtuan edhe një mal tjetër maltretimesh fizike e psikike nga ana e policëve dhe ushtarëve serbë të ikur nga Kosova, duke e përkeqësuar kështu edhe më shumë gjendjen edhe ashtu të padurueshme të këtyre malësorëve. Mirëpo, edhe pse të varfër dhe duke jetuar me gjysmë shpirti ata ishin të vendosur që deri në momentin e fundit ta ruajnë familjen dhe të mos i  lëshojnë shtëpitë.
Megjithatë, edhe pse ishin të lidhur fort për tokën e vet, të pambrojtur, të poshtëruar, të kërcënuar, të rrahur e të frikësuar për humbjen e fëmijëve, ata u detyruan ta lënë vendin dhe atë pak pasuri që e kishin krijuar me dekada, e të marrin Udhën e Madhe duke u bërë refugjatë  në tokë të vetë.
   Ishte trishtuese kur shihje ato ditë karvanë refugjatësh duke ikur. Nuk kam mundur të imagjinoj kurrë se një ditë do të shoh diçka të tillë, se një ditë do të përsëritet historia. Për skena të këtilla unë kam lexuar nga historia dhe nuk kam mundur të besoj se në kohët tona moderne do të përsëriten skena të njëjta ashtu siç kanë ndodhur në prag të Kongresit të Berlinit të vitit 1878. Të gjithë e dimë, janë shkruar edhe libra të shumtë nga shqiptarët po edhe nga të huajt, se pushteti i atëhershëm serb mbi shqiptarët përdori  dhunë të paparë duke vrarë e masakruar, duke i lënë rrugëve të ngrijnë në acarin e dimrit edhe fëmijët me të vetmin qëllim, që  Kongresi i Berlinit të dalë para aktit të kryer, duke thënë se aty nuk ka banorë shqiptarë dhe se ajo tokë është  dhe i takon Serbisë. Me këto metoda atëherë u bë një pastrim etnik i trojeve shqiptare dhe pothuajse me të njëjtat metoda edhe në vitin 1999 u dëbuan shqiptarët nga Malësia e Bujanocit e më gjerë. Pra, në kohën moderne u  përsërit mesjeta!?  
   çdo banorë i fshatrave të Malësisë së Bujanocit ka nga një histori në vete të dhimbshme nga ndjekjet e fundit, por maltretimet më të mëdha i përjetuan qytetarët e fshatit Suharrën. Në mes të tjerash ata rrëfejnë se, keqtrajtimet kanë filluar nga ky fshat për shumë arsye.  Por ndër arsyet kryesore është se fshati gjendet  më afër Vrajës, dhe dy: për të marrë shembull banorët e fshatrave tjerë që sa më parë të largohen nga trojet e veta etj. etj.
   Fillimisht si alibi për t'i rrahur qytetarët e pafajshëm, grupet ushtarako–policore kishin shpikur se diku në këto fshatra kishte rënë një pilot i aviacionit të NATO-së dhe këta fshatarë e kishin strehuar dhe nuk donin të tregonin se ku është.
   Pra, maltretimet kishin filluar më herët, para largimit të forcave ushtarako-policore serbe nga Kosova, por kulmin e arritën atëherë kur të detyruar nga UçK-ja dhe NATO u largohen nga Kosova. Të mllefosur nga kjo humbje filluan ta shfryjnë inatin mbi popullatën e pambrojtur shqiptare të Malësisë së Bujanocit dhe të brezit tjetër kufitar administrativ Kosovë-Serbi.
Duarthatë dhe të pambrojtur nga askush, edhe pse populli nuk dëshironte t'i lë varret e të parëve, nënë kërcënimet e armëve dhe duke i rrahur, u detyrën më në fund të lënë gjithçka që kishin dhe të vendosen në Kosovë, kryesisht në Gjilan, Dardanë e gjetiu. Eksodi i qytetarëve ndodhi në gjysmën e dytë të qershorit të vitit 1999, gjegjësisht nga data 23 -26 qershor, pra brenda tri –katër ditëve mijëra banorë u ndoqën pa kurrfarë faji, dhe sot  e kësaj dite mbetën rrugëve duke kërkuar dhe shpresuar që të kthehen në vatrat e tyre. Por, po mbushen  shtatë vite e askush: as qeveria e Serbisë, as e  Kosovës e as ndërkombëtarët nuk krijuan kushte që të kthehen këta qytetarë në shtëpitë dhe pronat e tyre.





                                 ************
                             A është ferri ndryshe?


Ishte 20 prilli 1999, ora 13.00. Një grup paramilitarësh, ushtarësh dhe policësh (afër 80) me një egërsi të shfrenuar duke shtënë me armë e duke lëshuar zëra të pa artikuluar karpatian hynë në lagjen tonë, lagje më skajore e fshatit Suharrën, fillon rrëfimin një banor i Malësisë së Bujanocit ( R.R. ), në mesin e të cilëve ishte maltretuar dhe rrahur në sytë e familjes dhe të bashkëfshatarëve.
Ata filluan të plaçkitin, të rrahin të gjithë ata që i takonin përjashta, por në të njëjtën kohë i nxirrnin të gjithë meshkujt nga shtëpitë. Në grupe të vogla dhe të mëdha i  dërguan në një lëndinë aty afër lagjes duke kërkuar prej tyre të tregojnë se ku e kanë fshehur "pilotin amerikan ", i cili sipas tyre kishte rënë  ditë më parë në fshat.
Më tej ai vazhdon: Atë ditë pasi kishin rrahur fqinjin M. dhe vëllain tim N. që i  kishin hasur në fushë, erdhën në shtëpinë time dhe mu kërcënuan: "nëse nuk e gjeni pilotin do t'u vrasim të gjithëve". Pasi më lanë mua dhe vëllain, vendosën një roje para shtëpisë, u shpërndanë në grupe më të vogla nëpër shtëpitë e lagjes duke demoluar, plaçkitur, rrahur dhe çka jo tjetër. Pashë duke  rrahur plakun 70 vjeçar , N. T., pastaj të rinjtë A., S., I., S.,  etj. Pasi plaçkitën gjërat që ishin me vlerë, të gjithëve na kanë nxjerrë nga shtëpitë duke na rrahur. Disave na kanë lidhur e disave na kanë urdhëruar t'ua bartim plaçkat që i morën nëpër shtëpitë tona.
 Më pas, ashtu siç ishim me duar të lidhura, të gjithëve na kanë rreshtuar në lëndinën mbi fshat  duke na kërcënuar se do t'u vrasim të gjithëve nëse nuk tregoni se ku është piloti. Në mesin e paramilitarëve njihja në rom (M. ) i cili më parë kishte qenë polic i rregullt në Vrajë. Ai në atë moment u tregonte paramilitarëve tjerë: se këta janë të gjithë terroristë, këta po u dërgojnë ndihma terroristëve në Kosovë, dhe pa i rrahur mirë nuk tregojnë se ku është piloti. Por, ne nuk kishim çka të tregonim pasi nuk kishim parë asgjë, dhe ai pilot nuk ekzistonte fare (edhe ata e dinin se nuk ka pilot), por e përdornin si pretekst për të na rrahur. Në këtë situatë ankthi, ata u ndanë në tri grupe, përafërsisht nga 20-30 veta. Grupi i parë shkoi në drejtim të fshatit Zarbicë; i dyti në Novoselë, ndërsa i treti qëndroi aty për ta vazhduar me ne. Pas një kohe, grupi që kishte shkuar në Novoselë është kthyer me dy persona të lidhur. Ashtu siç ishim ne, të lidhur  dhe në shënjestër të automatikëve të tyre, na kanë thënë se pilotët i gjetëm dhe pasi deri tash ju nuk treguat për ta, ne tash do t'u vrasim të gjithëve. Të bindur se vërtetë ata ishin, unë nga kureshtja që t'i shoh se si duken ata, edhe pse e kisha automatikun në qafë, jam kthyer dhe i kam parë, por ç'të shohë! Ata ishin dy fshatarë nga Novosela- I. dhe L. SH. Dy vëllezër  nga Novosela, të cilët i kishin lidhur. I vetëdijshëm se, ndoshta, edhe do të më vrasin i kam thënë S.: "Këta qenkan I. dhe L. dhe i paskan sjell këtu për t'i rrahur bashkë me ne".
Në atë moment ushtari që më ruante mua më tha se, tash do të të vrasim dhe kurrë më nuk do ta kthesh kokën prapa, ndërsa romi, M.,  me disa të tjerë,  I.-në dhe L-në. i kanë qitur para nesh, duke u thënë, në fillim me fjalë lajkatare e duke u premtuar edhe shpërblim, që të tregojnë se ku është piloti. Pasi ata nuk dinin asgjë, M. kishte filluar t'i rrah me një dru që e kishte gjetur aty afër. Në ndërkohë njëri prej tyre, (fshatarëve) nuk kishte mundur të durojë drurin, paraqitet kinse e ka parë, por paramilitari duke e ditur se nuk ka pilot, kishte vazhduar ta rrahë duke i thënë:" pse po gënjen- se pilot nuk ka". Duke pritur në ankth, disa paramilitarë më janë drejtuar mua  duke më thënë se t'i do të vish me ne për të na treguar rrugën për Kikë ( një kodër në Suharrën ku ishin stacionuar forcat serbe ). Ashtu të lidhur më kanë futur në një bagazh të një  automjeti. Pasi kemi arritur në vendin ku ishin përqendruar ushtarë dhe policë të tjerë, njëri prej tyre i ka thënë M.: Nëse nuk tregon ky se ku është piloti merre e preje në atë trup (cung) të drurit (aty afër ishte një dru i shkurtuar, i tëri i larë me gjak). Katër persona më kanë rrëzuar në tokë duke ma vënë kokën në atë dru. M. e ka nxjerr thikën  dhe më ka thënë: "tash do të pres nëse nuk tregon". Ashtu me fytyrë për tokë u kam thënë se nuk di asgjë. Të egërsuar, kanë filluar të më godasin me grushte e shqelma  deri sa janë lodhur.
Duke  e ditur M. se nuk kam çka të tregojë, duke e parë se më kanë rrahur mjaft më është afruar ngadalë dhe më ka thënë: " shko e na sill qengja e po të lirojmë". Ashtu i dërrmuar, së bashku me të, jam kthyer në fshat  te një bashkëfshatar, ku i kemi marrë tre qengja (pasi unë nuk kisha) dhe ua kemi dërguar kriminelëve. Pas kësaj na kanë liruar të gjithëve duke na porositur që të mos largohemi nga shtëpitë, se përsëri do të vijmë  që t'ju dërgojmë në Shqipëri ose në fabrikën e tjegullave në Crep, ku do t'iu djegim të gjithëve. Ne, të rrahur e të frikësuar jemi kthyer në shtëpitë tona- thotë R. R.

                                            Nga Shoqata "VATRA"  Ismet Tafili
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Pavarsi Institucionale per Kosoven?
  • Dot Po
  • 13 (92%)
  • -
  • Dot Jo
  • 1 (7%)
  • -
  • Dot Nuk e Di
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 14
  • Shiko temen

* Sponsor