KosovaRepublika e KosovesKosova Lindore (Moderator: Lamino)Lajme nga Kosova Lindore
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Lajme nga Kosova Lindore  (E lexuar 1163 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
KL
KOSOVA LINDORE
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 41


Shiko profilin WWW
« më: 03-05-2006, 11:49:56 »

Lëvizja e Progresit Demokratik
Rr e Kosovës, nr.54
17520 Bujanoc
Data: 03.05.2006


Konferencë për shtyp

Grupi Punues i Lëvizjes së Progresit Demokratik, dje, ka marrë qëndrim që në zgjedhjet e 4 qershorit të këtij viti, pavarësisht nga reagimi i subjekteve politike, ku edhe LPD ka vënë firmën e mllefit të saj, ajo përkundrazi do t'i bëjë të gjitha përgatitjet e duhura për t'u futur në garat zgjedhore.

LPD në takimin e zgjeruar me kryetarët e nëndegëve, dhe këshilltarët komunalë të këtij subjekti, ka paraqitur propozimin për prefekt të komunës së Bujanocit, liderin e saj zotëri Jonuz Musliun.

Kandidatura e prefektit të komunës së Bujanocit do të verifikohet në Kuvendin e Parë Zgjedhor të LPD-së, e cila do të bëhet të dielen e 7 majit të këtij viti, në Shtëpinë e  Kulturës në Bujanoc.

Lëvizja e Progresit Demokratik, është licencuar para disa muajve dhe në garat zgjedhore të 2006-it nuk do të hyjë në kualicion me asnjë nga partitë simotra të kësaj komune . Ajo do t'i provoj forcat vet e bindur se në këto gara do të dalë fitimtare. LPD angazhohet për t'i shtuar sukseset në krahasim me zgjedhjet e vitit të kaluar që për parlamentet lokale siguroi 13 këshilltarë në Buanoc dhe Preshevë.

Në zgjedhjet e kaluar LPD në mungesë licencimi është paraqitur para elektoratit si Grupim i Qyteraëve, ndërsa kësaj radhe ajo do të jetë partner i barabartë me subjketet e tjera, për të zhvilluar në këto komuna fushatë zgjedhore të qetë, të ndershme dhe demokratike.

NGA GRUPI PUNUES I LPD-së

Burimi:  © 1997-2006 Presheva.com
E identifikuar

U BASHKOFTE KOSOVA LINDORE ME KOSOVEN MEME, E KOSOVA MEME ME SHQIPERINE MEME!
KL
KOSOVA LINDORE
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 41


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 03-05-2006, 11:57:09 »

Destani: BDL nuk do t'i bojkotojë zgjedhjet lokale

Vranjë,  27 prill (presheva.com) – Kryetari i Bashkimit Demokratik të Luginës (BDL), Skender Destani ka deklaruar se subjekti i tij politik nuk do t'i bojkotojë zgjedhjet lokale.  "Nuk do t'i bojkotojmë zgjedhjet në asnjë mënyrë, qoftë edhe po qe se grupet e tjera politike vendosin t'i bojkotojnë ato", ka thënë kreu i BDL-së në një prononcim për radio "OK". Ai ka shtuar se fillimi i qershorit për zhvillimin e zgjedhjeve lokale është i hershëm, meqë në këtë rast votuesit nga bota e jashtme nuk do të mund ta shfrytëzonin të drejtën e tyre për të votuar. "Ndonëse është respektuar procedura ligjore nga ana e Kuvendit Republikan, të gjitha partitë politike shqiptare kërkojnë shtyrjen e zgjedhjeve në dobi të interesit të përgjithshëm", ka pohuar kryetari i BDL-së, Skender Destani.
   
   
E identifikuar

U BASHKOFTE KOSOVA LINDORE ME KOSOVEN MEME, E KOSOVA MEME ME SHQIPERINE MEME!
KL
KOSOVA LINDORE
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 41


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 03-05-2006, 11:58:18 »

Reagim ndaj këshillit nismëtar të Partisë Demokratike Kombëtare

Për hire të informimit objektiv të opinionit jemi të detyruar që të regojmë ndaj një shkrimi të paraqiutur ditë më parë nga Këshilli Inicues i Partisë Demokratike Kombetare (PDK) në të cilën njoftohet opinioni së ndër antatarët e këtij këshilli jemi edhe ne: Shpend Ramadani - Stomatolog dhe Xhevdet Dulaj - prof.i Artit figurativ.

Regaimi ynë pikërisht bazohet në këtë fakt sepse ne as që jemi konsultuar për një gjë të tillë, për inicimin e ketij subjekti politik, as që jemi dakorduar apo edhe as që ndonjehere kemi menduar për një gjë të tillë.

Duke dashur te njoftojm opinionin në menyre objektive, jemi të detyruar të reagojm në keto lloj dezinformatash të cilat e keqpërdorin autoritetin tonë dhe karakterin tonë.
Qe të dy, ne jemi persona apolitik dhe të tillë dëshirojmë të mbesim, duke mos dashtur që të ngjyrosemi me as një subjekt politik, e aq më pak me PDK-ne, për të cilën kemi degjuar nga mjetet e informimit se është në themelim e sipër.
Me keqardhje dhe me indinjat të thellë shprehim reagimin tonë, duke apeluar që jo vetem emrat tane po asnje emër i kujt do qoftë të mos keqpërdoret në menyrat e tilla të cilat sigurisht se përcillen me pasojat e ndryshme.
Duke i uruar cdo subjketi politik suksese në ushtrimin e aktivitetit politik, dhe korrektësi në kete sferë, deshirojmë që mos të nëpërkëmben emrat e askujt për interese karieriste e aq me pak politike.

Dr Stomatolog Shpend Ramadani
Mr Xhevdet Dulaj
E identifikuar

U BASHKOFTE KOSOVA LINDORE ME KOSOVEN MEME, E KOSOVA MEME ME SHQIPERINE MEME!
KL
KOSOVA LINDORE
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 41


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #3 më: 03-05-2006, 11:59:33 »

Dega e LPD-së në Preshevë shndërrohet në Lëvizje Kombëtare Shqiptare

Preshevë, 29 prill (presheva.com) – Dega e Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD) në Preshevë është shkëputur edhe zyrtarisht të shtunën nga LPD-ja për ta themeluar një subjekt të veçantë politik. Gjatë një mbledhje të organizuar në Preshevë, dega e deritanishme e LPD-së në Preshevë ka inicuar themelimin e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare (LKSH).

"Arsyeja themelore e nevojës së shkëputjes nga LPD-ja dhe themelimit të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare është për shkak se dega e LPD-së në Bujanoc ka injoruar çdo mundësi bashkëpunimi dhe bashkëveprimi derisa edhe ka pranuar të kyçet në Trupin Koordinues, edhe pse kishim marrë vendim bashkërisht për mospërfshirje në të", ka qartësuar arsyen e themelimit të partisë së re politike, Orhan Rexhepi, lider i ish-degës së LPD-së në Preshevë dhe tanimë bartës i LKSH-së. LKSH-ja është partia e gjashtë politike që i tubon shqiptarët e Luginës së Preshevës.
E identifikuar

U BASHKOFTE KOSOVA LINDORE ME KOSOVEN MEME, E KOSOVA MEME ME SHQIPERINE MEME!
KL
KOSOVA LINDORE
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 41


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #4 më: 03-05-2006, 12:00:24 »

Radikalët serb kandidojnë Svetislav Stojmenoviqin për kryetar të Komunës së Bujanocit

Vranjë, 29 prill (presheva.com) – Partia Radikale Serbe (SRS) ka paralajmëruar kandidimin e Svetislav Stojmenoviqit për kryetar të Komunës së Bujanocit. Radikalët e kanë promovuar kandidatin e tyre gjatë mitingut i cili është mbajtur të premten në Vranjë, ka njoftuar të shtunën ›AVP". Nga ana tjetër, siç ka mësuar ›presheva.com", gjatë takimit të tyre të fundit të përbashkët, partitë e tjera politike serbe të cilat veprojnë në Bujanoc nuk kanë arritur ende që t'i unifikojnë qëndrimet e tyre lidhur me hartimin e një liste të përbashkët për këshilltarë komunalë dhe kandidimin e një kandidati konsensual për postin e njeriut të parë të Bujanocit.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Serbisë, Predrag Markoviqi ka shpallur zgjedhjet për këshilltarë komunalë dhe kryetar të Komunës në Luginën e Preshevës për 4 qershor të vitit 2006. Derisa në Medvegjë dhe Bujanoc janë caktuar zgjedhje për kryetar të Komunës dhe këshilltarë komunalë; në Preshevë ato janë caktuar vetëm për kryetar të Komunës, meqë përbërja e tanishme e Kuvendit Komunal është zgjedhur më vitin 2004.
E identifikuar

U BASHKOFTE KOSOVA LINDORE ME KOSOVEN MEME, E KOSOVA MEME ME SHQIPERINE MEME!
KL
KOSOVA LINDORE
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 41


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #5 më: 03-05-2006, 12:01:02 »

Partia Demokratike Shqiptare kandidon Ragmi Mustafën për kryetar të Komunës së Preshevës

Preshevë, 29 prill (presheva.com) – Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) do ta kandidojë Ragmi Mustafën për kryetar të Komunës së Preshevës në zgjedhjet lokale. "Kryesia e partisë ka vendosur që ta kandidojë Ragmi Mustafën për postin e kryetarit të Komunës së Preshevës", ka bërë të ditur të shtunën për "presheva.com" një zyrtar i lartë i PDSH-së.

Ragmi Mustafa është kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare dhe kryetar i Kuvendit Komunal të Preshevës. Aktualisht ai e ushtron gjithashtu funksionin e ushtruesit të detyrës së kryetarit të Komunës së Preshevës, si pasojë e revokimit të kryetarit të Komunës gjatë nëntorit të vitit të kaluar. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Serbisë, Predrag Markoviqi ka shpallur zgjedhjet për këshilltarë komunalë dhe kryetar të Komunës në Luginën e Preshevës për 4 qershor të vitit 2006. Derisa në Medvegjë dhe Bujanoc janë caktuar zgjedhje për kryetar të Komunës dhe këshilltarë komunalë; në Preshevë ato janë caktuar vetëm për kryetar të Komunës, meqë përbërja e tanishme e Kuvendit Komunal është zgjedhur më vitin 2004.
E identifikuar

U BASHKOFTE KOSOVA LINDORE ME KOSOVEN MEME, E KOSOVA MEME ME SHQIPERINE MEME!
Lamino
Moderator


Karma: 0
offline offline

Postime: 61


Shiko profilin
« Përgjigju #6 më: 27-05-2006, 20:28:25 »

Reagim ndaj këshillit nismëtar të Partisë Demokratike Kombëtare

Për hirë të informimit objektiv të opinionit jemi të detyruar që të regojmë ndaj një shkrimi të paraqiutur ditë më parë nga Këshilli Inicues i Partisë Demokratike Kombëtare (PDK) në të cilën njoftohet opinioni së ndër antatarët e këtij këshilli jemi edhe ne: Shpend Ramadani - Stomatolog dhe Xhevdet Dulaj - prof.i Artit figurativ.

Regaimi ynë pikërisht bazohet në këtë fakt sepse ne as që jemi konsultuar për një gjë të tillë, për inicimin e këtij subjekti politik, as që jemi dakorduar apo edhe as që ndonjëherë kemi menduar për një gjë të tillë.

Duke dashur te njoftojm opinionin në mënyrë objektive, jemi të detyruar të reagojm në këto lloj dezinformatash të cilat e keqpërdorin autoritetin tonë dhe karakterin tonë.
Qe të dy, ne jemi persona apolitik dhe të tillë dëshirojmë të mbesim, duke mos dashtur që të ngjyrosemi me as një subjekt politik, e aq më pak me PDK-ne, për të cilën kemi dëgjuar nga mjetet e informimit se është në themelim e sipër.
Me keqardhje dhe me indinjat të thellë shprehim reagimin tonë, duke apeluar që jo vetëm emrat tanë po asnjë emër i kujt do qoftë të mos keqpërdoret në mënyrat e tilla të cilat sigurisht se përcillen me pasojat e ndryshme.
Duke i uruar çdo subjketi politik suksese në ushtrimin e aktivitetit politik, dhe korrektësi në këtë sferë, deshirojmë që mos të nëpërkëmben emrat e askujt për interese karieriste e aq më pak politike.

Dr Stomatolog Shpend Ramadani
Mr Xhevdet Dulaj

Këta dy me lutje e me mund të madh kërkuan që të radhiten me anëtarët e kryesisë se PDK-së. Por së shpejti u zbuluan se janë spiunë të UDB-së, kërkuam përgjegjesi nga ta dhe nga frika për të mos u zbuluar dhanë këtë deklaratë, sa për ti hudh pluhër syve opinionit, por populli po i njifka me rrenjë, e nuk kan ku fshehen- njofton qendra për informim e PDK-së në Bujanoc.
E identifikuar
Irfan
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 27


Shiko profilin WWW
« Përgjigju #7 më: 02-06-2006, 05:02:45 »

R E A G I M

lidhur me emisionin parazgjedhor të kandidatit për kryetar Komune z. Ragmi Mustafa, e që aktualisht është U.D i kryetarit të komunës dhe kryetar i Kuvendit Komunal


Në emisionin parazgjedhor të TV Presheva kandidati Ragmi Mustafa në vend që të paraqesë programin e tij zgjedhor apo eventualisht të prezantoj përparësitë që mendon se i ka në krahasim me kundër kandidatin e tij, ai edhe kësaj radhe u mor me mua, edhe pse është e njohur se PVD nuk ka paraqitur kandidat për zgjedhjet e 4 qershorit dhe nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje jokomplete dhe të imponuara nga pushteti serb.
Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit lidhur me akuzat që u paraqitën në këtë emision, dua të sqaroj se ndërtimi i shkollave në Zhunicë dhe Bukuroc janë të parapar në programet investive të Komunës së Preshevës në tri vitet e fundit.
Gjatë vitit 2005 janë siguruar nga Trupi Koordinues 6.000.000,00 din. për shkollën e Bukurocës dhe 2.000.000,00 din. për shkollën e Zhunicës. Ndërsa me rebalans të Buxhetit republikan kanë qenë të parapara 12.000.000, 00 din. Për shkollën e Zhunicës dhe 8.000.000,00 din për shkollën e Bukurocës.
Meqë Programi Investiv i CHF-së për këto 2 bashkësi lokale kishte përfunduar në vitin 2004 ishte e pamundur që të sigurohet pjesmarrja e njohur e CHF-së prej 50%. Mirëpo meqë këshillat e CHF-së në Zhunicë dhe Bukuroc kanë pasur një aktivitet të dendur, strukturat e CHF-së e shprehën gatishmërinë që të ndihmojnë por me një pjesmarrje shumë më të vogël edhe ate për Zhunicë me 50.000,00 dollar dhe për Bukuroc me 10.000,00 dollarë në fazën përfundimtare kryesisht me pajisje përkatëse shkollore.
Kështuqë edhe kërkesat që ju kanë bërë Trupit Koordinues por edhe në planin financiar të tyre pjesën dërmuese të mjeteve është e paraparë ta plotësojë buxheti Republikan.
Andaj është e paqartë përse kontestohen këto dy projekte të rëndësishme nga kandidati Ragmi Mustafa e posaçërishtë është e paqartë përse nuk po fillon ndërtimi i objektit të shkollës në Bukuroc. Po aq joserioze është edhe fakti që me 6 muaj vonesë U.D i kryetarit të komunës e konteston validitetin e nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e kësaj shkolle kur tanimë janë krejtësisht të qarta afatet ligjore për këtë çështje.



KRYETARI I PVD-së

Riza HALIMI
 
 
E identifikuar

Belive in one God....
Hymni kombëtar
Rreth flamurit të përbashkuar,
Me një dëshirë dhe një qëllim,
Të gjithë Atij duke iu betuar,
Të lidhim besën për shpëtim.
Prej lufte veç ai largohet
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Si do të jetë?
  • Dot Krahinë Autonome e Kosovës
  • 8 (57%)
  • -
  • Dot Krahinë Autonome e Sërbisë
  • 1 (7%)
  • -
  • Dot Konfederat me Sërbinë
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Krahinë nën monitorim ndërkombëtar
  • 5 (35%)
  • -
  • Numri total i votave: 14
  • Shiko temen

* Sponsor