Lamino
Moderator
Karma: 0
offline
Postime: 61
|
 |
« më: 15-12-2006, 02:39:29 » |
|
Interviste me Nexhmedin Saqipin, kryetar i PDK-se me seli ne Bujanoc dhene te perditshmes "Lajm"
***************************
Nexhmedin Saqipi, kryetar i PDK-së
Autonomia është minimum i kërkesave të shqiptareve të Kosovës Lindore Autonomia e Pavarur e Kosovës Lindore, është autonomi e të gjithë qytetarëve që jetojnë në këto hapësira pa dallime të përkatësive nacionale, kulturore, racore e fetare. Kjo Autonomi do të jetë një urë lidhëse midis Prishtinës dhe Beogradit, por do të jetë e pavarur në qëndrime dhe vendime. Të dyja këto qendra kanë të drejtë të interesohen për zhvillimet politike dhe ekonomike në Kosovën Lindore, por jo edhe të bien vendime pa pëlqimin e tyre thotë Nexhmedin Saqipi.
MUSA SABEDINI Gjilan, Bujanoc, 8 dhjetor
Nexhmedin Saqipi është bërë emër i njohur në skenën politike të Kosovës Lindore. Ai edhe kur ka qenë kryetar i Bashkësisë Islame në këtë rajon ka pasur një qasje më të moderuar dhe shpesh ka shprehur opinione të guximshme rreth zhvillimeve të atjeshme. Në një intervistë për “Lajm” fletë për ideon që ka lansuar rreth Autonomisë për Shqiptarët në Luginën e Preshevës. “Lajm”: Zotëri Saqipi, këtyre ditëve, keni lansuar idenë e njëfarë Autonomie për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Çfarë në fakt përbën kjo Autonomi dhe cili është misioni i saj?
Saqipi: Ideja për Autonominë e Shqiptarëve të Kosovës Lindore, është e kahershme. Kjo Autonomi i ka rrënjët te Referendumi i 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, në të cilin populli e shprehu vullnetin e vet politik, të cilin vullnet ne sot po kërkojmë ta realizojmë. Kërkesat për Autonomi, kanë gjetur mbështetje edhe në Platformat politike shqiptare, të dala nga Lufta e UÇPMB-së dhe nga delegacionet për zgjidhjen e krizës në këtë rajon. Autonomia përbën një varg ligjesh dhe vendimesh me të cilat do të rregullohet statusi politik i shqiptarëve dhe banorëve të tjerë që jetojnë në këto komuna.
“Lajm”: Ju përmendi shpesh termin Kosova Lindore në vend të Luginës së Preshevës. Pse?
Saqipi : Rajoni ynë, për dallim, nga viset e tjera, përballet me emërtime të shumta dhe kontraverze. Për një kohë të gjatë është përdorur sllogani komunist Serbi Jugore, i cili term sot për shqiptarët është i papranueshëm. Në kohën e Trupit Koordinues, ky term u zgjerua në Serbi Jugore Qendrore, term i cili edhe më shumë i iritoi shqiptarët. Gjatë konflikteve të armatosura dhe pas arritjes së marrëveshjes paqësore lindi termi Luginë e Preshevës, i cili po përdoret me të madhe nga shqiptarët, besa edhe nga ndërkombëtarët. Shumë më herët është përdorur edhe termi Kosova Lindore, term ky që nuk pranohet nga Beogradi zyrtar dhe është alergjik për ndërkombëtarët. Mirëpo, ky term i ka rrënjët te Referendumi i 1 e 2 mars 1992, kur populli u deklarua politikisht për Autonomi politiko-territoriale me të drejtë bashkimi Kosovës.
“Lajm” : Autonomia që predikoni Ju, do të jetë në kuadër të Serbisë, apo me Kosovën?
Saqipi : Autonomia e Pavarur e Kosovës Lindore, është autonomi e të gjithë qytetarëve që jetojnë në këto hapësira pa dallime përkatësie nacionale, kulturore, racore e fetare. Kjo Autonomi do të jetë një urë lidhëse midis Prishtinës dhe Beogradit, por do të jetë e pavarur në qëndrime dhe vendime. Të dyja këto qendra kanë të drejtë të interesohen për zhvillimet politike dhe ekonomike në këtë rajon, por jo edhe të bien vendime pa pëlqimin e tyre. Krerët e Autonomisë do ta intensifikojnë aktivitetin e projektit për integrime rajonale Mikroregjioni: Preshevë, Gjilan, Kumanovë. Ky trekëndësh i ndihmon shumë avancimit të Autonomisë e cila do t’i lidh natyrshëm Kosovën-Serbinë dhe Maqedonin. Ky trekëndësh do të jetë joshës për investitorët ndërkombëtarë për shkak të autostradës të njohur si Korridori i 10-të, pastaj hekurudha, të cilat lidhin vendin tonë me Azinë dhe Evropën.
“Lajm”: Sa do të gjeni mbështetje nga subjektet politike të tjera rreth kësaj iniciative?
Saqipi: Ne së shpejti do t’ua dërgojmë me shkrim subjekteve politike dhe organizatave joqeveritare për të marrë informacione më të shumta rreth kësaj ideje. Besojmë se do t’na përkrahin në këtë rrugë sepse është interesi ynë qytetarë dhe kombëtar. Do t’i pranojmë edhe vërejtjet rreth hartimit të dokumentit kryesor për shpalljen e Autonomisë. Me një debat publik do t’i shpalosim të gjitha detajet rreth Autonomisë dhe kërkojmë ndihmën e të gjithëve.
“Lajm”: Po, qytetarët serbë dhe të tjerët, të këtyre komunave si do të jetë reagimi i tyre për këto procese?
Saqipi: Qytetarët e Krahinës Autonome të Kosovës Lindore, do të njoftohen imtësisht rreth rolit dhe rëndësisë që ka kjo autonomi për ta. Të gjithë banorët e Autonomisë, pra edhe ata serbë do të jenë të barabartë. Askush nuk guxon të jetë i fyer, apo i nënçmuar pse është shqiptar, serb, rom etj. Qytetari serb do të jetoj më mirë në Bujanoc se sa në Leskovc apo Graçanicë e Mitrovicë. Rajoni ynë ka resurse të bollshme ekonomike dhe njerëzore për të krijuar kushte më të mira jetësore. Ngritja e kualitetit të jetës së qytetarëve është prioriteti i Autonomisë së ardhshme të banorëve të Kosovës Lindore, një statusi special, i cili do të krijonte kushte për një zonë të lirë tregtare dhe për një ambient të qetë dhe stabil për të gjithë. Kam besim të plot tek qytetarët e Kosovës Lindore, mandej janë çastet e fundit ku ne do ta ndërtojmë një shtëpi të madhe për të gjith qytetarët që t’ i sigurojmë dhe t’i prosperojmë dhe të njihemi në Evropë si njerëz që kemi flijuar për proceset demokratike dhe paqësore. Nëse nuk do ta realizojmë këtë Autonomi, nuk do të ketë perspektivë në këto troje, sepse edhe shumë vite do të jemi element eksperimenti politik, nuk do të ketë perspektivë as për të rinjtë shqiptarë e as për të rinjtë serbë. Ky vend duhet të zbukurohet dhe të prosperoj me qytetarët e tyre dhe me njerëzit që kanë lindur jetojnë dhe do të vdesin në tokën e tyre. Pra , kjo autonomi do të jetë shtëpia më e sigurt për qytetarët e Kosovës Lindore
“Lajm”: PDK doli me qëndrim kundër zgjedhjeve parlamentare të Serbisë. Si e komentoni një qëndrim të tillë dhe sa ai po përkrahet nga partitë e tjera që veprojnë në këtë rajon?
Saqipi: Elektorati shqiptar i Kosovës Lindore i tha me një “Jo” të madhe, referendumit kushtetues të Serbisë, kështu do të veprojë edhe me zgjedhjet parlamentare të Serbisë. Ai, nuk vepron me dy karta si disa nga partitë politike, të cilat dje i thanë jo referendumit e sot pranojnë të dalin në zgjedhje. Çfarë paradoksi.! Nuk votohet Kushtetuta, ndërsa dilet në zgjedhje, të rregulluara nga po kjo Kushtetutë. Këto parti politike nuk po ecin me një hap me popullin dhe dalëngadalë kanë filluar ta humbin atë. Kanë filluar ta humbin sepse janë verbëruar nga interesat partiake për të fituar sa më shumë pushtet “fiktiv” të servuar nga Beogradi zyrtar. PDK, apelon për një kujdesje ndaj këtyre veprimeve, të cilat po e zbehin dhe dhe po e shtrembërojnë imazhin e Kosovës Lindore, e cila ka ditur të qëndrojë vërtikalisht edhe nëpër periudha më të rënda se këto të sodit. PDK, fton elektoratin të mos u bindet disa partive politike për të dalë në zgjedhje parlamentare sepse do të bie ndesh votës së tyre kundërkushtetutës së Serbisë. PDK, reagon ashpër ndaj obstruksioneve të disa partive politike shqiptare, që po bëjnë me Beogradin dhe Prishtinë, për ta hutuar elektoratin rreth zgjedhjeve parlamentare të Serbisë.
“Lajm”: Zotëri Saqipi, si e shihni ardhmërinë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës?
Saqipi: PDK, fton spektrin politik shqiptar të Kosovës Lindore t’i bashkohet për realizimin e iniciativës për t’i vënë themelet Autonomisë së rajonit tonë, konform vullnetit politik të shprehur në Referendimin e 1 dhe 2 mars, të vitit 1992. Ardhmëria e shqiptarëve të këtij rajoni është në një Autonomi evropiane, me të gjitha standardet, të cilat hapin horizonte të reja për një të ardhme të sigurt dhe me perspektivë.
|