Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikKosova SotKosova Drejt PavarsiseTë kujtojmë përse Kosova duhet të jetë e pavarur


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Të kujtojmë përse Kosova duhet të jetë e pavarur  (E lexuar 67 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« më: 12-02-2008, 13:13:41 »
Citojeni

Uilliam Uolker: Kam përshtypjen se bota i ka harruar ato ngjarje të kobshme

Artikulli i djeshëm i "Reuters" kujton Raçakun, fshatin ku u masakruan nga forcat serbe 44 civilë shqiptarë. Dhe këtë e bën përmes fjalëve të Uilliam Uolker, diplomati amerikan i dërguar në Kosovë me misionin e monitorimit të terrorit serb.

"Kam përshtypjen se bota i ka harruar ato ngjarje të kobshme", tha diplomati për "Reuters", pas kthimit në faqen e një kodre ku pa me sytë e tij një copëz të terrorit që qe ushtruar dhe ushtrohej ndaj kosovarëve.

"Sigurisht që Raçaku nuk qe një rast i veçuar. Diçka e ngjashme po ndodhte në gjithë territorin kosovar", vazhdoi diplomati, i cili drejtoi Misionin e Verifikimit që duhej të monitoronte nëse Slobodan Milosheviçi do ta mbante premtimin për ndërprerjen e krimeve të luftës.

"Ndryshimi në rastin e Raçakut ishte se arritëm në vendngjarje përpara se trupat jugosllave të arrinin të fshihnin provat dhe të sajonin një histori të besueshme dhe për më tepër t‘ia servirnin gjithë botës atë histori - gjë vërtet qesharake", tha gjatë intervistës.

Gjatë konfliktit të viteve 1998-‘99 u vranë më shumë se dhjetë mijë kosovarë civilë. Rreth 800 mijë të tjerë u larguan apo u zbuan nga trojet e veta përmes terrorit të vrasjeve dhe masakrave. Uolker e përmend me shqetësim faktin që revizionistët e historisë i injorojnë këto fakte e shifra kur vjen fjala te kërkesat e kosovarëve për pavarësi nga xhelatët e dikurshëm. Gjithsesi, duhet përmendur se Përëndimi nuk e sheh më as si mundësi të largët kërkesën që kosovarët të vazhdojnë të jetojnë nën Serbinë.

Të vrarët, pleq e fëmijë

Artikulli i "Reuters" kthehet në kohë dhe pikërisht më 15 janar të vitit 1999, kur një komandant serb raportoi se 15 guerrilas kosovarë u vranë gjatë një përplasjeje të armatosur në Raçak, pa asnjë humbje në njerëz nga ana e forcave serbe. Por ajo që panë me sy monitoruesit ndërkombëtarë qe një skenë krejt e ndryshme. Pranë 44 varreve të mbuluar nga bora, Uolker risjell në kujtesë se si ditën e nesërme të këtij njoftimi i ishte dashur të ecte nëpër shtratin e një përroi të mbushur me trupa pa jetë pleqsh e djemsh të vegjël, të gjithë të bërë shoshë nga plumbat, madje disa edhe të gjymtuar.

"Më duhet ende të takoj ndonjë njeri që ishte me mua në këtë kodër atë ditë dhe nuk arriti në të njëjtin përfundim me mua - që këta njerëz qenë nxjerrë nga shtëpitë nën forcën e armëve, ndërkohë që vetë qenë të paarmatosur dhe u ekzekutuan". "Qenë veshur me ato rroba me të cilat punonin nëpër ara, çizme të mëdha dhe rroba që mbajnë rëndom fshatarët".

Kur Uolkeri e denoncoi vrasjen si masakër, makina propagandistike e Milosheviçit doli me versionin e saj të ngjarjeve, i cili sipas diplomatit ishte veç një shfajësim qesharak: "Thanë se unë isha agjent i CIA-s dhe se kisha ardhur këtu në mes të natës dhe u kisha ndërruar veshjet trupave pa jetë".

Shumë pak njerëz jashtë Serbisë e gëlltitën këtë mashtrim të paturp. Raçaku do të ishte edhe pika e kthesës për planet e Milosheviçit. Nën kërcënimet e NATO-s, Serbia u detyrua të pranonte të negocionte me kosovarët në Rambuje një muaj më pas.

Uolkeri beson se sikur Milosheviçi të mos kishte refuzuar pakësimin e pranisë ushtarake në Kosovë, të kërkuar me forcë nga Përëndimi "sot nuk do të ishim këtu duke folur për pavarësinë". "Krahina ende do të qe në ndonjë farë mënyre pjesë e Jugosllavisë... Sikur Milosheviçi të kish pranuar të bënte lëshime veç kundrejt pak kërkesave të kosovarëve... tani do të flisnin shumë ndryshe për të ardhmen e vendit".

"Pas asaj që pashë me sy gjatë 6-7 muajve të qëndrimit në Kosovë, nuk mund ta marr me mend sesi kosovarët mund të pranojnë ndonjë shkallë varësie nga Beogradi", përfundoi diplomati.

G.Shqip
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |