Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Kosova, me 6 shkurt e pavarur  (E lexuar 167 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« më: 24-01-2008, 14:56:42 »
Citojeni

Kosova, me 6 shkurt e pavarur

Kosova me 6 shkurt do të shpalle pavarësinë. Lajmin e publikoi dje Radio Kosova, duke iu referuar burimeve te afërta me kabinetin e Hashim Thacit. Sipas tyre, vendimi vjen ne bashkerendim me Uashingtonin dhe Brukselin. Ne baze te informacionit te marrë, me 6 shkurt deklarata për pavaresi do të miratohet nga Parlamenti i Kosoves, pas se cilës do të pasoje njohja nga shtetet tjera. Ndërkaq, burime diplomatike për agjencine e lajmeve "Beta" thonë se, një opsion për Kosovën do të mund te jetë qe Parlamenti ne Prishtinë me pare te aprovoje "deklaraten për synimin" e shpalljes se pavarësisë, ndërsa vendimi për pavaresi te shtyhet për me vonë.

Hashim Thaci dje ka qëndruar ne Bruksel për bisedime me zyrtare te lartë te Bashkimit Evropian dhe NATO-s. Ai sqaroi se Kosova është gati, e bashkuar dhe e përgatitur për statusin. "Ne do ta shpallim pavarësinë sa me shpejt qe te jetë e mundur. Çdo gjë do ta bëjmë ne bashkëpunim dhe ne bashkerendim me partneret tanë ne Uashington dhe Bruksel dhe mendoj se ky vendim është i domosdoshem", siguroi Thaci. Ne Bruksel, Kryeministri po zhvillon takime me komisionerin për zgjerimin e BE-se, Olli Rehn, shefin e politikes se jashtme, Havier Solana, sekretarin e Pergjithshem te NATO-s, Jap de Hop Shefer, dhe diplomatin holandez, Peter Feith. Ky i fundit është zgjedhur për te kryesuar misionin e Bashkimit Evropian ne Kosovë.

Sakaq, dje, duke folur ne Forumin Ekonomik Boteror ne Davos te Zvicres, Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha tha se pavarësia e Kosoves do të jetë e koordinuar, si kusht qenesor për paqen dhe stabilitetin ne rajon. "Unë jam i bindur se ata qe kanë frikë nga reagimet e Serbise apo sjelljen e saj, do ta kuptojnë se kjo do të jetë ndihma me e mirë edhe për Serbine, sepse do ta beje atë te shkeputet sa me shpejt nga e kaluara e saj kolonialiste", shtoi shefi i qeverisë se Tiranës. Ed.Ku

Koha Jone
E identifikuar

Dalber
Future Diktator
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 24-01-2008, 17:56:42 »
Citojeni

Hej ishalla dhente Zoti ta bëjnë po do e kthej Stmabollin permbys zgerdhihet zgerdhihet
E identifikuar

Krenar me injorancë time
Jo mendjemadh me hipokrizinë e tjetrit

dalber@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 29-01-2008, 11:03:25 »
Citojeni

BE: Kosova do e shpalle pavarësinë ne mes te Shkurtit

Prej 6 deri me 18 shkurt Bashkimi Evropian do t’i hape dritën e gjelber dergimit te Misionit te tij qe do të perbehet nga 1800 police dhe gjykates. Sipas burimeve te BE thuhet se periudha e pavarësisë se mbikeqyrur do të mund te zgjase 5 deri ne 10 vjet. Version multimedial i këtij lajmi

Pavaresia e Kosoves mund te shpallet ne gjysmen e pare te shkurtit. Burimet brenda BE se bëjnë te ditur për kalendarin e zhvillimeve për Kosovën deri ne qershor te këtij viti. Me 3 Shkurt kosovaret do të presin ruandin e dytë te zgjedhjeve presidenciale ne Serbi para se te ndermarrin ndonjë hap drejt pavarësisë. Siç bëjnë te ditur agjenci te lajmeve kosovare, burime te BE se theksojne se me 8 shkurt Kuvendi i Kosoves do të mbaje seancen lidhur me pavarësinë.
Disa diplomate evropian thonë se nëse ne Serbi fiton ultranacionalisti Nikolic pavarësia e Kosoves do të shpallet me këtë date, ose ne këtë date ne Kuvendin e Kosoves mund te bëhet e ditur qe se shpejti te shpallet pavarësia. Prej 6 deri me 18 shkurt Bashkimi Evropian do t’i hape dritën e gjelber dergimit te Misionit te tij qe do të perbehet nga 1800 police dhe gjykates. Ekziston mundësia qe te dergohet edhe misioni civil qe do të zevendesonte UNMIK- un, qe ka nisur se pergatituri qe ne fillim te këtij viti dhe këtij misioni do t'i duheshin katër muaj për t'u vendosur i plotë. Bashkimi Evropian beson se Ban Ki Mun do të jape miratimin për zëvendësim te UNMIK- ut.
Me 18 shkurt ministrat e jashtem te BE se takohen ne Bruksel. Pavaresia e Kosovë mund te shpallet me 15 shkurt ne mënyrë qe ne këtë takim ministrat e jashtem te tregojnë nëse e njohin pavarësinë e Kosoves. Sipas burimeve te BE thuhet se periudha e pavarësisë se mbikeqyrur do të mund te zgjase 5 deri ne 10 vjet.
Nga 27 vendet e BE, ato qe janë shprehur kundër pavarësisë se njeanshme janë Spanja, Rumania dhe sidomos Qipro. Balkanweb
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |