Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikKosova SotKosova Drejt PavarsiseDeklaratë për shtyp- Forumi Musliman i Kosovës


Faqe: [1] 2   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Deklaratë për shtyp- Forumi Musliman i Kosovës  (E lexuar 1547 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Aida
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« më: 07-02-2007, 23:56:12 »
Citojeni

FORUMI MUSLIMAN I KOSOVËS

Deklaratë për shtyp

Forumi Musliman i Kosovës në këto çaste historike të Kosovës me vëmendje është duke përcjellur zhvillimet aktuale politike rreth përcaktimit të statusit politik të Kosovës. Shpalosja e planit Ahtisari lidhur me propozimin e bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhjen e statusit të Kosovës në vend se të na qetësojë, ai na zhgënjeu pa masë me propozimin e tij që nuk i përfill qartë interesat tona kombëtare e fetare.
Forumi Musliman i Kosovës e ndien veten të obligueshëm që të prononcohet me këtë deklaratë për shtyp nëpërmes së cilës njofton opinionin e gjerë kombëtar dhe ndërkombëtar me disa dispozitat e marrëveshjes që bien ndesh me aspektin e drejtës ndërkombëtare dhe parimit të vetëvendosjes së popujve. Sa për ilustrim do të cekim disa dispozita me sa vijon:
- Kosova do të jetë shoqëri shumetnike. Po si mundet vetëm Kosova të jetë shumetnike, shtetet janë ose kombëtare ose qytetare, populli shqiptar në Kosovë përbën 90% të popullatës së gjithëmbarshme. Nuk janë shumetnik as Maqedonia me 55% maqedonas dhe 45% komunitete tjera, Mali i Zi me 45% malazias e 55% komunitete tjera, e mos të flasim për Serbinë, Kroacinë e Slloveninë. Apo si shembull për krahasim është marrë vetëm se BeH si multietnike me 50% boshnjak, 33% serbe dhe 17% kroat.
.- Kosova do të ketë simbolet shumetnike. Do të thotë neve 90% shqiptarëve të Kosovës do të na dizajnohet dhe përcaktohet një flamur shumetnik, sikurse që është dizajnuar në BeH nga faktori ndërkombëtar.
- Kosova nuk do të ketë fe zyrtare. Po çdo shtet ka fenë e vetë zyrtare, si bën veç Kosovës të mohohet kjo e drejtë. Kosova me popullsinë e vet 98% myslimane ka fenë e vet Islame në përdorim, krahas saj përdoret edhe feja krishtere me të dy ritet e saja katolike dhe ortodokse.
-Gjuhët zyrtare të Kosovës do të jenë gjuha shqipe dhe serbe. Po si mund të jetë gjuhë zyrtare në tërë Kosovën gjuha serbe e komunitetit serb me vetëm 5%, në ato komuna ku janë shumicë serb preferohet që të jetë zyrtare, por jo edhe në ato komuna ku fare nuk ka serb. Sa për ilustrim shqiptarët që përbëjnë 25-30% të popullatës në Maqedoni, gjuha shqipe është zyrtare në ato komuna me më shumë se 20% shqiptarë që gravitojnë në komuna përkatëse.
- Për dy mandatet zgjedhore Kuvendi i Kosovës do të ketë 20 ulëse të rezervuara për përfaqësim të komuniteteve të cilat nuk janë shumicë në Kosovë, çdo ulëse e fituar në Kuvend nëpërmjet zgjedhjeve do të jenë ulëse shtesë përveç ulëseve të rezervuar. Kjo do të thotë 10% të komuniteteve do të kenë 35 ulëse në Parlamentin e Kosovës, që do të thotë gati 1/3 e deputetëve në Parlament. A ka ndodh kjo dikund në botë? Sa për ilustrim qe sapo kanë përfunduar zgjedhjet në Serbi në të cilin 10% të popullatës së përgjithshme përbëjnë komunitetet, vetëm 8 deputet të komuniteteve kanë fituar ulëse në Parlamentin serb prej 250 deputetëve(3 hungarez, 2 boshnjak, 2 romë dhe 1 shqiptar) që do të thotë gjithsejtë 3,2% të saj.
-Me këtë marrëveshje formohen 5 komuna të reja: Mitrovica Veriore, Graqanica, Kllokoti, Parteshi, Ranillugu si dhe Novobërda përjetoi një zgjerim marramendës territorial, të cilat së bashku me 5 komunat ekzistuese serbe më parë, përbëjnë më shumë se 25% të territorit të Kosovës e cila de jure do të jetë në Kosovë por de fakto pushteti qendror do të ketë aspak kontroll. A thua bashkësia ndërkombëtare si në rastin e Bosnjës pas gjenocidit të kryer mbi boshnjakët, serbët i shpërbleu me krijimin e Republikës Serbe në 49% të terrorit të saj, ndërsa në Kosovë pas krimeve të kryera mbi shqiptarët, serbët i shpërblen me entitetin apo autonominë serbe në 25% të territorit të Kosovës, edhe pse janë vetëm 5% të popullatës serbe në Kosovë.
-Shkollat me mësim në gjuhën serbe do të mësojnë sipas plan programeve të hartuara nga Ministria e Arsimit të Serbisë, Mitrovica Veriore do të ketë përgjegjësi ekskluzive për Universitetin në gjuhën serbe, të gjitha komunat serbe në Kosovë do të përzgjedhin komandantët e stacioneve policore lokale, komunat serbe do të kenë të drejtën e krijimit të asociacioneve të komunave serbe në Kosovë dhe si të tillë të drejtën e bashkëpunimit me komunat dhe institucionet shtetërore serbe, që paraqet anashkalim total i pushtetit qendror të Kosovës.
-Do të krijohen 45 zona mbrojtëse përreth kishave dhe manastireve, për 23 manastire dhe kisha, është cekur se do të kenë zonat mbrojtëse prej 50 gjer në 100 metra në perimetër, ndërsa për 22 manastire dhe kisha, zonat e mbrojtura janë përcaktuar me hartat e bashkangjitura pa cekur distancën e zonës mbrojtëse, që nënkupton se mund të shkojë edhe në kilometra hapësire mbrojtëse.
-TMK-ja në vend se të transformohet në ushtrinë e Kosovës, ajo do të shpërbëhet, dhe në vend të saj do të formohet Forca e Sigurisë së Kosovës(FSK)- së me 2500 pjesëtar aktiv dhe 800 rezervist, të pajisur vetëm me armatim të lehtë, pa pasur drejtë posedimi të armatimit të rëndë. FSK-ja do të jetë përgjegjëse për t’u përgjigjur krizave, shkatërrimit të mjeteve shpërthyese dhe mbrojtjen civile.
-Përfaqësuesi civil ndërkombëtar(PCN) do të mbikëqyri dhe do të zbatojë këtë marrëveshje dhe do të jetë autoriteti përfundimtar i cili ka të drejtë të ndërmarrë për të anuluar vendime apo ligje të miratuara nga Kuvendi i Kosovës, si dhe të largojë apo sanksionojë çdo zyrtar publik në Kosovë i cili nuk zbaton këtë marrëveshje. Mandati i PCN-së do të skadojë atëherë kur Grupi Drejtues Ndërkombëtar do të konstatojë se Kosova i ka përmbushur kushtet e parapara me këtë marrëveshje. Kësaj i thonë vazhdim i prezencës ndërkombëtare, por tani në vend të UNMIK-ut i cili administroi plot 8 vjet me Kosovën, EUMIK-u i cili do të administrojë edhe 15 vjet me rrallë Kosovën.
Forumi Musliman i Kosovës është i mendimit se plani i Ahtisarit është i papranueshëm si i tillë sepse ofron zgjidhje që nuk korrespondon me vullnetin e popullit të Kosovës, që në mënyrë të lirë të vendos vetë për fatin e tij, nëpërmjet referendumit të organizuar nga Kombet e Bashkuara, siç është organizuar dhe pranuar së fundi pavarësia e Malit të Zi, apo ende është në fuqi vlerësimi i Badinterit i cili vetëm në rastin e Kosovës ia pamundëson një gjë të tillë.

Kryetari i Forumit Musliman të Kosovës
Fuad Ramiqi
P r i sh t i n ë
07.02.2007

E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
kreksi
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 08-02-2007, 10:20:22 »
Citojeni

Po u que ne këmbë edhe turqia e te kërkoje mbrojtje te xhamijave tyrbeve e teqeve, ku s'do afrohet as një shqiptar ne 100 metra, atëherë kosova edhe kështu e vogël qe është, do mbetet me te vërtetë sa një gogel !!!

Me ato shenja nga pakoja e Ahtisarit vështirë qe do të gjeje as shtepin e tyre shqiptari i mjerë, me ato rregulla, me ato viza e udhezime, vetëm nëse shendrrohemi ne lakuriqa !!!

Udhen e kemi te humbur ne oborrin tonë....
E identifikuar

- S'pyet asnjëri se ç'bëri atdheu për ty, por ç'ke bër ti për atëdheun!
J.F.K
Scard
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 08-02-2007, 21:36:30 »
Citojeni

Citojeni
Kosova nuk do të ketë fe zyrtare. Po çdo shtet ka fenë e vetë zyrtare, si bën veç Kosovës të mohohet kjo e drejtë. Kosova me popullsinë e vet 98% myslimane ka fenë e vet Islame në përdorim, krahas saj përdoret edhe feja krishtere me të dy ritet e saja katolike dhe ortodokse.

Kosova nuk duhet te këtë fe zyrtare, sepse shqiptarët janë një komb me shumë besime.
Kosova duhet te jetë një shtet laik ku shteti dhe feja te jenë te pavarura ne punën e tyre.
Asnje shtet modern ne Europen moderne nuk ka fe zyrtare!
Krejt ato çështjet tjera qe shtrohen aty janë ne rregull, ndërsa kjo e fesë është një thike pas shpine për Kosovën.




E identifikuar

PetritKola

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 08-02-2007, 22:18:44 »
Citojeni

Scard,
Greqia është ne BE dhe praktikisht ajo është shteti helen. Direktivat startegjike te asimilimit te shqiptareve i perpilon ajo dhe i ve ne zbatim Athina Zyrtare ne bashkpunim me qeverit shqiptare ne Tiranë.
Pra dua te them se, c'mund te presësh nga europa qe ka ne plan asimilimin dhe zhdukjen e shqiptareve.
E identifikuar

Porosit e serbit dhe grekut për te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarët janë realizuar me fanatizëm nga veglat e tyre shqiptare.

http://vErtEt.blogspot.com/
sorelina

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 14-02-2007, 21:34:55 »
Citojeni


Pra dua te them se, c'mund te presësh nga europa qe ka ne plan asimilimin dhe zhdukjen e shqiptareve.
Nuk do arrij kurrë.
E identifikuar

Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont...
Bekimi
Strateg
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 14-02-2007, 22:52:38 »
Citojeni

Po u que ne këmbë edhe turqia e te kërkoje mbrojtje te xhamijave tyrbeve e teqeve, ku s'do afrohet as një shqiptar ne 100 metra, atëherë kosova edhe kështu e vogël qe është, do mbetet me te vërtetë sa një gogel !!!


I nderuar më vjen për te qeshur me postimin tënd. Xhamite ne Kosovë dhe kudo ne viset shqiptare, janë te shqiptareve dhe vetëm te shqiptareve... Je shumë naiv nëse atë qe ke thënë e mendon me te vërtetë. luj syun
E identifikuar

Të dua Nene




bekimi@zeriyt.com
Sirio00
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 12-04-2007, 03:12:16 »
Citojeni

Çdo shtet ka fenë e vet zyrtare???!!!
Ky është absurditet. paskan ngelur shumë prapa këta zoterinjte ne Kosovë qe shkruajnë gjëra te tilla.
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, është streha e fundit e te gjithë BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Çdo popull meriton qeverisjen qe tashmë ka.
W. Curcill
IZ
الله اكبر

Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 13-04-2007, 02:52:19 »
Citojeni

Mos u brengos Sirio00 se Kosova jo qe do ta ket fen zyrtare po se shpejti do ta ket edhe nji parti ISLAME e perber prej njerzve me te shquar t vendit  mos më keq do t ket edhe ni revulucion ISLAM mbar Shqiptar.
E identifikuar

أشهد أن لا إله إلاَّ الله و أشهد أن  محمد رسول الله
Sirio00
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 13-04-2007, 03:09:25 »
Citojeni

ooo IZ, parti mund edhe te këtë, por si motra e saj ne Shqipëri do të marri 0,00000001% te votave dhe sa për revolucion vetëm mendjet tuaja te mbrapshta prej fondamentalistesh mund ta ravijezojne një ide te tillë. Normal qe kjo nuk do të mund të ndodhë dhe Shqipëria e Kosova do të integrohet ne Evropen e bashkuar dhe jo ne Arabine e Bashkuar.
MOS HARRO se kombi shqiptar ka tre fe dhe si i tillë i ka mbijetuar historisë dhe kurrfare revolucioni nuk mund te këtë.
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, është streha e fundit e te gjithë BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Çdo popull meriton qeverisjen qe tashmë ka.
W. Curcill
IZ
الله اكبر

Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 13-04-2007, 07:53:38 »
Citojeni

o Sirio00  Sot sa i përket aspektit fetar n Kosov ka ni rrikthin t madhe në fe sidomos nga te rinjët tan,   nëse vjen ti ne Kosov dhe shkon n ndonji univerzitet ne biblotek apo n qfardo vendi ku mirret dituria, do ta shikosh se këto vende dominohen nga t rinjt Musilman Selefi.

Unë t kuptoj ty se njeri jam edhe unë po realitei është realitet apo siç i thojm është e shkruar.
 Pra sot vendet ku ipet dituria jan Musliman prej ati vendi do t burojn nesër politikant ton, e jo prej atyre vendeve ku pihet duhani droga alkoholi edhe veprohen gjana t pa moralshme si p.sh prostitucioni

Kurse sa i përket partis Islame n Ksovo nuk po krijohet për shkak procesit t pavarsis t Kosoves duke e pas parasysh hipokrizin qe mbretnon te nderkombtaret, po prap se prap nuk mund t thuash se do t ket zero vota duke pas nën konsiderat ato qe i thash ma nalt sa i përket Islamit n Kosov.


E identifikuar

أشهد أن لا إله إلاَّ الله و أشهد أن  محمد رسول الله
Sirio00
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 16-04-2007, 07:22:01 »
Citojeni

Aha, po pritet qe qyteterimi dhe demokracia te vijnë nga sahara, keq e keni punën.
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, është streha e fundit e te gjithë BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Çdo popull meriton qeverisjen qe tashmë ka.
W. Curcill
Zeri Im

Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 17-04-2007, 09:31:20 »
Citojeni

Aha, po pritet qe qyteterimi dhe demokracia te vijnë nga sahara, keq e keni punën.

Mirë e kanë punun ne Avganistan dhe Irak qetetaret e atjeshem,se i ka ardhur qytetrimi nga perëndimi zgerdhihet 
E identifikuar
albnobody
100 % SHQIPTAR=100 % ENVERIST
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 17-04-2007, 14:41:40 »
Citojeni

o Sirio00  Sot sa i përket aspektit fetar n Kosov ka ni rrikthin t madhe në fe sidomos nga te rinjët tan,   nëse vjen ti ne Kosov dhe shkon n ndonji univerzitet ne biblotek apo n qfardo vendi ku mirret dituria, do ta shikosh se këto vende dominohen nga t rinjt Musilman Selefi.

Unë t kuptoj ty se njeri jam edhe unë po realitei është realitet apo siç i thojm është e shkruar.
 Pra sot vendet ku ipet dituria jan Musliman prej ati vendi do t burojn nesër politikant ton, e jo prej atyre vendeve ku pihet duhani droga alkoholi edhe veprohen gjana t pa moralshme si p.sh prostitucioni

Kurse sa i përket partis Islame n Ksovo nuk po krijohet për shkak procesit t pavarsis t Kosovës duke e pas parasysh hipokrizin qe mbretnon te nderkombtaret, po prap se prap nuk mund t thuash se do t ket zero vota duke pas nën konsiderat ato qe i thash ma nalt sa i përket Islamit n Kosov.



Bota e sotme e besimit Dobiçist me tera forcat peiqet qe popujt e besimit islamist ti detyroje te kethehen prapa për dymije vjet dhe te konvertohen apo rikonvertohen ne Dobiçizem!Dobiçizmi Lavirizmi është feja e pare por jo edhe me perparimtarja.
Njerezimi i sotëm qe po konvertohen  Islamizem përditë e me shumë,sidomos ne botën jo islame këta po perfillin keshillat,kerkesat dhe dëshirën e Vatikaanizmit-Dobiçizmit=Lavirizmit!Këta duke u konvertuar ne Islmizem veç e kanë filluar ecjen prapa për ne Dobiçizem=Lavirizem.E keqja është qe këta s`mund te kercejne nga shkalla e shtatë(shek.i 7-te ...Lindja e Islamizmit) ne atë te parën kur nga Roma u formua Dobiçizem=Lavirizmi si fe!
Nëse njeriun,kafshen por edhe ujin s`e lejon te ecën përpara,ai do kethehet prapa me te njëjtin hap me te cilin ka ecur përpara.
Kur ne kohën e sotme e tërë bota inteletuale po përpiqet qe te formoje një fe te re te perbashket për tërë njerezimin,këto kafshet tona po konvertohen ne Dobiçizem=Lavirizem dhe Islamizem ,fe këto te konsumuara dhe devalvuara për niveln e zhvillimit te teknikes dhe intelektit njerezor.Bile Dobiçizmi është 65 % me qesharak  se pasuesi i tij.
Nëse këtu lejohet përdorimi i ligjeve te Fizikes,marshimi i njerezimit tatepjetes do ecën shum shpejte dhe do shkoje me tutje se Dobiçizem=Lavirizmi Romako=Vatikanian...Ne Mitraizem dhe Paganizem!
Nëse Bota rotullohet ne bosht dhe rri ne një vend apo rrugë te caktuar përherë,atëherë edhe ecja prapa e feve nuk duhet te jetë shqetesuese...
Mendimi im është ai i Pakices (Intelektualeve te botës)qe bota njerëzore duhet te rotullohet përpara,me hapa aq te shpejte varesisht nga zhvillimi i saj intelektual.Rotulli mi prapa sjelle dhunë!
E identifikuar

Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historisë,te pavdekshmit,Kryeprofetit ENVER HOXHA
Bekimi
Strateg
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #13 më: 17-04-2007, 20:47:39 »
Citojeni

Albnobody, me thënë te drejtën, asnjë llaf nuk te kuptova.
E identifikuar

Të dua Nene




bekimi@zeriyt.com
IZ
الله اكبر

Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 20-04-2007, 17:20:40 »
Citojeni

Ti albnobody me sa duket pasne probleme t mdhaja, asnji njeri normal nuk i shkon mendja t thot ksi gjanash duke pas parasysh forcën absolute e ajo forc është forca e ALLAHUT.

Po krejt kjo çka thua ose vepron është e kuptushme se ather ferri do t mbetet pa lëndën djegëse e cila lënd jan njerzit pa besimtar.
E identifikuar

أشهد أن لا إله إلاَّ الله و أشهد أن  محمد رسول الله
Faqe: [1] 2   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |