Faqe: 1 2 3 4 5 6 [7]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: KORÇA  (E lexuar 10064 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Dalber
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin
« Përgjigju #90 më: 20-12-2006, 21:10:16 »

eshte i menderosur ai beko zgerdhihet zgerdhihet
sja ka kush adresene sakte, po me duket se eshte stambollak durrsjan pe korce qesh me te madhe qesh me te madhe
E identifikuar

Krenar me injorance time
Jo mendjemadh me hipokrizine e tjetrit

dalber@zeriyt.com
Vogelushja Korcare
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #91 më: 20-12-2006, 23:54:45 »

hejjjjjjjjjjjjjjjjj jjjjj jo ketu te tema e korces fjale te tilla ju zgerdhihet hajde dilni te gjithe se ju morra me fshese  zgerdhihet ne cilin lokal jeni pire keshtu?  zgerdhihet
E identifikuar

Nuk mund te jesh i drejte nese nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
SwEeTNeSs
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #92 më: 01-01-2007, 01:30:03 »

Gezuar Vitin e Ri ju te Korces. Sidomos Nertili edhe Lepulusja.



puthje



E identifikuar

Take the time to listen, to what people have to say
And don't forget to smile; it could brighten someone's day
Berni
Gjinia: Mashkull
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #93 më: 07-01-2007, 16:11:07 »

Korçë, s’mbahet mend prej kohësh një Vit i Ri pa dëborë


Dëbora nuk zbriti në Korçë gjatë ndërrimit të viteve. Qyteti i serenatave mbeti i zymtë për festat e fundvitit të kaluar, me baltë dhe qiell gri.

Ndryshe nga muaji nëntor, dhjetori mbërriti më i qetë, më i thatë, por sërish i ftohtë. 1 janari solli pak erë me dëborë në qytetin juglindor të vendit, që nuk arriti as të prekte tokën, sepse u shpërbë sa hap e mbyll sytë. Ndryshe nga qyteti, fshatrat dhe malet rreth e rrotull ndërruan ngjyrën në të bardhë. Autoritetet paralajmëruan që të merren masa paraprake dhe bënë gati kripën dhe skorjet në rast ngricash, por qielli tregon të tjera shenja. Edhe java që lamë pas nuk ua ktheu gëzimin fëmijëve, që as vitin e kaluar dhe as në prag të Vitit të Ri nuk luajtën as edhe një ditë me topa bore. Sipas sinoptikanëve, edhe java e re nuk do të vijë ndryshe, do të jetë madje me dy gradë celsius ngritje dhe me elementë të qëndrueshëm.

***
Më shumë se dy dekada kanë kaluar qëkurse është vënë re një fenomen i tillë. Viti i Ri 2007 erdhi pa zbardhëtinë karakteristike të stinës, nuk solli as njeriun e borës dhe as të ftohtin e acartë. Të vetmit që e ndjenë atmosferën festive me dëborë ishin zonat rurale përreth qarkut juglindor. Ulja e temperaturave dy muaj më parë i vuri në gatishmëri për një dimër të vështirë. Kjo në fakt është kambana e alarmit për këtë dimër, që në të gjithë vendin ka qenë i thatë dhe jo shumë i ftohtë. Nuk është aspak një gjë e mirë. Të paktën kështu e kanë cilësuar korçarët. Më të vjetrit kujtojnë se dimra të tillë janë plot me sëmundje. “Nuk është mirë kështu ... janë shenja të këqija këto, janë të shkruara. Dimër të tillë më mirë të mos e kesh”, thotë Qirjakoja, një ish-oficer 63-vjeçar. Qirjakos nuk i kujtohet që kur nuk ka ndodhur të mos shohë borë në mes të dimrit. “Ka kaluar shumë kohë që kur nuk mbaj mend të ketë rënë dëborë për Vit të Ri. Ka bërë vaki që nëntori të mos ketë qenë i ftohtë, por dhjetori dhe sidomos janari kanë qenë të bardhë. Që më 6 dhjetor mbaj mend që qyteti gdhihet i mbuluar nga bora. Madje, kështu i thonë të gjithë, “vjen Shën Nikolli me mjekër të bardhë”, thotë Qirjakoja. Festat kishtare janë po aq tradicionale, sa edhe bora në këtë qytet, prandaj janë bërë të pandara nga njëra-tjetra. Por të vjetrit këtë dimër e shohin të dyzuar. “E kanë thënë të parët. Po prishet dynjaja. Kush e di se si do i vejë halli botës”, thotë xha Gaqoja. Ka parë aq shumë në jetë, po në moshën 78-vjeçare dimër të tillë s’mban mend që kur nuk i kanë zënë sytë. Po përsëri shprehet i kënaqur. “Më mirë që s’ra dëborë e madhe, se po ra ne këtu izolohemi dhe s’dimë ku të vemi”, thotë ai dhe kujton se shtatë vjet më parë dëbora solli mjaft probleme në gjitha rajonin. Sinoptikanët e kanë quajtur këtë dimër të thatë dhe jo shumë të ftohtë, si rrallëherë në Shqipëri. “Herë pas herë në zonën mesdhetare shfaqen dimra të tillë jo shumë të ftohtë dhe jo shumë të lagët. Elementë të tillë janë karakteristikë dhe ripërsëriten një herë në 15, ose 20 vjet”, thotë sinoptikania Elvira Qilimi, duke shtuar se dhjetorë dhe janarë si ky i sivjetshmi, të çuditshëm për stinën, janë parë edhe gjatë dekadave të mëparshme.

***
Po kaq të zhgënjyer mbetën edhe emigrantët, të cilët erdhën për pushime. Ata u larguan pa asnjë kujtim të bardhë. “Zakonisht, mbaj mend që bëja foto te “Katedralja” dhe kur kthehesha në Athinë u tregoja fqinjëve sa borë kishte rënë. Këtë vit fotot do të jenë pa ngjyrën e bardhë. Shyqyr thuaj për ne jabanxhinjtë, që s’do kemi probleme në kalimin e kufirit”, thotë Jani, që prej 10 vjetësh jeton dhe punon në shtetin fqinj. Por edhe të tjerë të përmalluar të shpërndarë në anët e botës e kanë parë qytetin e tyre të lindjes po kaq të trishtuar, po kaq të largët. “Mbaj mend Korçën kur dilnim nga parku, ishte çdo gjë e bardhë. Shtëpitë dukeshin si ishuj të veckël dhe vetëm çatitë u dukeshin. Ka ca vite që s’po mban i njëjti mot. Sa do të desha t’u tregoja shokëve ca borë në foto, e ta merrja me vete si kujtim. Ja këtyre gjërave u gëzohemi ne”, thotë Vasjani, një student në Itali. Një tjetër student në Holandë, Aureli, tregon se ky dimër është më i butë se në qytetin ku po studion. “Do t’u tregoj holandezëve që këtu pashë pak diell në gjithë këtë të ftohtë, ndryshe nga qyteti ku jam aktualisht. Atje shikon vetëm qiell gri. Mua më shumë se për çdo gjë më merr malli për rrugët e qytetit dhe për pamjen e Korçës nga lart”, thotë ai. Por borën e bardhë në rrugët e qytetit do ta kërkojë në faqet e internetit, në fotot e dy tre viteve më parë, që janë bërë pjesë e albumit të familjes. Tradita e kalimit të festave në familje edhe këtë vit i mblodhi korçarët në vendlindje. Më shumë se 4 mijë emigrantë kaluan nga dogana e Kapshticës ditët e para të janarit dhe në vazhdim.

***
Në një pikë të gjithëve u mbeti shija e keqe. Pas festës së 31 dhjetorit kufizimet e dritave sollën atë atmosferë për të cilën asnjëri prej tyre nuk do të donte të kthehej më në Shqipëri. “U mblodhëm pranë zjarrit dhe poqëm gështenja. Që të nesërmen na i hoqën dritat. Vetëm për këtë gjë as që i vlen të kthehesh këtu”, thotë Jani. Sipas tij, gjëja më e mirë është që në Korçë është siguruar furnizimi me ujë 24 orë, por problemi i dritave nuk lë asnjë kujtim të mirë në sytë e njerëzve që përcjellin imazhin e vendit tonë jashtë trojeve. Në kushtet e një dimri kaq të thatë, pa reshje dhe pa dëborë, zor se mund të shpresojë ndonjë shqiptar se do të përmirësohet situata e furnizimit me energji elektrike. Do mbahet mend 2007, ky dimër që nuk solli bardhësi në qytetin e Korçës dhe kush e di se kur do të këndohen sërish vargje si “dëbora zbardhi malet dhe fushat tatëpjetë”... Korçarët do të kujtojnë me njëri – tjetrin dhe do të thonë “na ishte njëherë dëbora...”.

Brikena Demiras GazetaPanorama
E identifikuar

Elegance
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #94 më: 09-01-2007, 07:53:37 »

Përshëndetje për te gjithë, veçanërisht për vajzat dhe djemtë korcare.   pafshim



Pershendetje gjithashtu Alvara. Shume gje e mire te pershendesim njeri-tjetrin, pavaresisht nga jemi me Origjine. Ajo qe na bashkon eshte SHQIPERIA. buzeqeshje
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Vogelushja Korcare
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #95 më: 26-04-2007, 04:46:44 »

Elegance,me iku truri  merzitje


* korca040xk1.jpg (181.04 KB, 800x528 - E shikuar 39 Herë.)
E identifikuar

Nuk mund te jesh i drejte nese nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
Vogelushja Korcare
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #96 më: 26-04-2007, 04:48:23 »

Pashket ne Korce,perballe katedrales se qytetit.



* dsc01368gh4.jpg (143.71 KB, 800x600 - E shikuar 30 Herë.)

* dsc01371ej8.jpg (142.45 KB, 800x600 - E shikuar 34 Herë.)
E identifikuar

Nuk mund te jesh i drejte nese nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
Vogelushja Korcare
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #97 më: 26-04-2007, 04:52:06 »

Sa bukur behen Pashket ne Korce  dashuri me shikim te pare dua


* dsc01372on9.jpg (143.95 KB, 800x600 - E shikuar 39 Herë.)

* dsc01377or6.jpg (132.48 KB, 800x573 - E shikuar 36 Herë.)

* dsc01379tr8.jpg (143.55 KB, 800x512 - E shikuar 31 Herë.)

* dsc01380ty7.jpg (137.57 KB, 800x600 - E shikuar 41 Herë.)
E identifikuar

Nuk mund te jesh i drejte nese nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
Vogelushja Korcare
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #98 më: 26-04-2007, 04:53:17 »

o Zot o Zot sa bukur me vjen turp me vjen turp


* korca4zw1.jpg (372.33 KB, 1000x667 - E shikuar 35 Herë.)
E identifikuar

Nuk mund te jesh i drejte nese nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
Vogelushja Korcare
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #99 më: 26-04-2007, 04:55:55 »

Mbameni se vdiqa  zgerdhihet merzitje merzitje


* korca3wv6.jpg (420.61 KB, 1383x798 - E shikuar 36 Herë.)

* pashka10fv0.jpg (46.2 KB, 473x600 - E shikuar 27 Herë.)

* pashka11ak5.jpg (81.09 KB, 573x600 - E shikuar 49 Herë.)
E identifikuar

Nuk mund te jesh i drejte nese nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
Vogelushja Korcare
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #100 më: 26-04-2007, 05:03:12 »

Pashka 2007,sa bukur  buzeqeshje


* pashka8sg1.jpg (51.76 KB, 475x600 - E shikuar 44 Herë.)

* pashka7nm8.jpg (98.41 KB, 800x489 - E shikuar 38 Herë.)

* pashka6me1.jpg (114.16 KB, 800x533 - E shikuar 32 Herë.)

* pashka5ym7.jpg (128.61 KB, 800x556 - E shikuar 36 Herë.)

* pashka4um5.jpg (118.07 KB, 800x534 - E shikuar 37 Herë.)
E identifikuar

Nuk mund te jesh i drejte nese nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
Vogelushja Korcare
Gjinia: Femër
Shiko profilin
« Përgjigju #101 më: 26-04-2007, 05:11:36 »

Sa bukur qenka bere pazari i ri,si mallet ketej  buzeqeshje


* korca0431zr1.jpg (169.45 KB, 800x600 - E shikuar 38 Herë.)
E identifikuar

Nuk mund te jesh i drejte nese nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
Faqe: 1 2 3 4 5 6 [7]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • Votoni edhe ju
  • Dot Tirana
  • 80 (17%)
  • -
  • Dot Prishtina
  • 54 (12%)
  • -
  • Dot Struga
  • 19 (4%)
  • -
  • Dot Elbasasni
  • 32 (7%)
  • -
  • Dot Vlora
  • 35 (7%)
  • -
  • Dot Shkodra
  • 35 (7%)
  • -
  • Dot Durresi
  • 21 (4%)
  • -
  • Dot Korca
  • 26 (5%)
  • -
  • Dot Saranda
  • 31 (6%)
  • -
  • Dot Lezha
  • 6 (1%)
  • -
  • Dot Shkupi
  • 17 (3%)
  • -
  • Dot Ulqini
  • 11 (2%)
  • -
  • Dot Prizreni
  • 26 (5%)
  • -
  • Dot Pogradeci
  • 11 (2%)
  • -
  • Dot Berati
  • 20 (4%)
  • -
  • Dot Tetova
  • 7 (1%)
  • -
  • Dot Kaçaniku
  • 10 (2%)
  • -
  • Dot Gjakova
  • 8 (1%)
  • -
  • Dot Janina
  • 1 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 433
  • Shiko temen