Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor


    







Etiketa



Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Kush ishte Kozmai?  (E lexuar 5395 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
PetritKola


Shiko profilin WWW
« më: 02-04-2007, 15:25:54 »
Citojeni

SHERBIMET SEKRETE TE VENEDIKUT

Sun Çu, me traktatin "Arti i luftës", vepër e shkruar dymijë e pesëqind vjet më parë, ushtroi një ndikim të madh në politikanët dhe ushtarakët e Lindjes dhe më vonë të Përëndimit. Në këtë vepër, autori i sipërpërmendur, rolin e spiunëve në kohë lufte e paraqet kështu: "Në fakt, spiunët janë elementi më i rëndësishëm në luftë, sepse prej tyre varet suksesi i veprimeve ushtarake, shkathtësia e lëvizjeve të ushtrisë" (Sun Çu, "Arti i luftës" nën kujdesin e Aleksandër Kornelit, Napoli 1988, f.135).

Tomson dhe Padovek pohojnë: "Spiunazhi dhe korrupsioni kanë luajtur në historinë e botës një rol tejet më të rëndësishëm se sa besohet në përgjithësi", ndërsa Alem thekson: "Spiunazhi nuk e ndryshon rrënjësisht rrjedhën e historisë, por ndodh që ndërron thellësisht ngjarjet". (I. P. Alem, "Spiunazh dhe kundërspiunazh", ESI, Napoli 1984 (botime franceze, shtypi universitar i Francës, Paris, 1980, f. 12-13).

Duhet vënë në dukje se veshja e klerikut, siç thekson Bely, favorizon anonimatin dhe fshin origjinën shoqërore dhe gjeografike të tij. Citojmë dy paragrafë të marrë nga libri "Shërbimet e fshehta të Venedikut", ku flitet për Kozma Etolianin:

"Xhovani Momiti, thënë ndryshe Palatino, një ish-berber nga Napoli, pasi kaloi pak kohë në Moskë, Petersburg dhe Vjenë, arriti të bëhet agjent sekret i admiralit rus, Orlov. Ai kërkon t‘i bindë nënshtetasit venedikas për kryengritje dhe organizon emigrimin e gjashtëqind familjeve venedikase për t‘u vendosur në Akuilea. Agjentë të ndryshëm sekretë venedikas, midis të cilëve vetë Xhakomo Kazanova, e ndjekin deri më 9 qershor 1777, ditë në të cilën proveditori i përgjithshëm i detit porosit oficerin Franko Xonxa që t‘i shkaktojë vdekjen në atë mënyrë që ajo të duket e rastësishme. Mendohet se do ta gjejë në ishullin e Qefalonisë gjatë predikimeve të misionarit grek Kozma, që do t‘i flasë si Mesia i ri një turme prej pesëmbëdhjetëmijë fanatikësh që e ndjekin nga fshati në fshat. Projekti është edhe më ambicioz: të eliminojë në një kohë dhe këtë havale, "profet fals", që bredh duke nxitur nënshtetasit grekë të shpërngulen në Akuiela, por qoftë Palatini, edhe Kozmai, dyshojnë se ndiqen nga agjentët sekretë venedikas dhe ndërmjet viteve 1777 dhe 1779 u shpëtojnë atentateve të ndryshme". (Paolo Preto, "I servizi segreti di Venezia", Milano, 2004, fq.341).

Vijojmë më tej: "Në marsin e vitit 1779, fanatiku klerik Kozma predikoi si një Mesia i ri kreu mrekulli dhe shpërndau një broshurë në greqisht mbi privilegjet që u jepeshin nga Maria Tereza atyre që emigronin në trojet austriake" (Paolo Preto, vep. E cituar).

Duhet vënë në dukje se këto shpërngulje bëheshin në favor të Rusisë. Më 1788 na bëhet e ditur se në të njëjtin libër procedohet arqimandriti i Pastroviçit, Sava Xhiubisa, dhe bashkëpunëtorët e tij për mashtrim të nënshtetasve venedikas në favor të Rusisë.


Vlen të përmendet se Shën Kozmai, si më parë ashtu edhe në vitin 1775, ishte i pajisur me ferman të Sulltan Hamidit I. Po ashtu, edhe Sinodi i Shenjtë e kishte zgjedhur inspektor të Përgjithshëm të shkollave greke. Ai ishte lidhur edhe me Rusinë, armike tradicionale e vendit tonë, e cila në atë kohë donte të krijonte perandorinë bizantine. Po kështu, Katerina II, careshë e Rusisë, i mësonte nipit të saj gjuhën greke. Shën Kozmai, së bashku me spiunin e rusëve, Palatino, punonin për Rusinë. Ndërkohë, atentatet e Republikës së Shën Markut kundër jetës së tyre vijonin. Venediku e ka quajtur havale dhe fals shenjtor Kozma Etolianin, ndërsa akademiku grek, Sakelariu, e quan "një nga figurat më të ndritura, që punoi për përgatitjen e rilindjes greke", ("Epirus, 4000 years of greek history and civilisation", Athens 1997). Shën Kozmai në të vërtetë punoi për helenizimin e Shqipërisë së Jugut, duke filluar që nga Kruja dhe Kavaja (e cila për të qe greke). Pikësynimi i Shën Kozmait përkonte me dëshirat e Katerinës II të Rusisë (1729-1796) e quajtur nga Volteri "Semiramizi i Veriut". Të kjo perandoreshë mbizotëronte ëndrra e saj e përhershme e pushtimit të ish-Perandorisë Bizantine (Perandorisë Osmane). Ajo përkrahej nga favoriti i saj i mëparshëm, Orlovi, dhe më pas nga Patëmkini (1739-1791), reformues i ushtrisë dhe krijues i flotës ruse të Detit të Zi. Citojmë një dokument të asaj kohe: "Më 4 korrik 1780, Jozefi II i shkruante Maria Terezës që nga Shën Petersburgu, rreth një vit pas vrasjes së Kozma Etolianit: "Për sa u përket turqve, është më se e sigurt që ajo (Katerina II. - Sh. D.) do me çdo kusht që projekti i rimëkëmbjes së Perandorisë së Lindjes të realizohet. Ky projekt kthehet dhe rikthehet në kokën e saj, sepse i ka pushtuar trurin. Këtë vendim kjo careshë e ngroh dhe e ringroh për ta çelur përherë në shpirtin e saj. Ajo, në çdo çast shfaq zgjidhje për ndarjen e Turqisë" (Arneth. Josef II und Katherina von Russland, Vien 1869, Nr.1558, f.263).

Kozma Etoliani është i lidhur me Xhovani Momitin, i lidhur me Rusët dhe që të dy kanë veprim të përbashkët, siç dëshmohet në fq.34 dhe 50 të librit "Shërbimet sekrete të Venedikut". Ai u shërben në të njëjtën kohë të dy aleatëve të asaj kohe, Rusisë dhe Austrisë, që donin t‘i rimëkëmbin republikat e vjetra greke dhe më vonë këto dy perandori nënshkruan dhe një traktat. Me të drejtë, studiuesi Pëllumb Xhufi, Shën Kozmain e quan antishqiptar. Duke qenë i tillë, këshilli bashkiak i Tiranës, përpara se ta zgjidhte A. Janullatosin qytetar nderi të Tiranës, duhej t‘i kërkonte atij që të mohonte e të dënonte veprimtarinë e antishqiptarit Shën Kozma, si kusht për dhënien e titullit "qytetar nderi i Tiranës", propozuar nga kryebashkiaku Edi Rama, sepse Kozma Etoliani kërkonte që popullsia e Epirit (Shqipëria e Poshtme) të kthehej nga shqiptare në greke. Enciklopedia e madhe greke, "Pirsos", vëll. II, fq. 915 shkruan: "Kozma Etoliani ra dëshmor më 24 gusht 1779", por dyshimet për vrasjen e tij bien mbi Republikën e Shën Markut, e cila shumë herë zhdukte dokumentet, pasi vriste kundërshtarët e saj".

Në kontekstin e veprimtarisë së madhe antishqiptare të këtij prelati të kishës greke, është i padrejtë edhe organizimi në vendin tonë i kampingjeve të 24 gushtit për nder të Shën Kozmait, apostullit të helenizmit. Vlen të përmendet se 24 gushti i vitit 1996, në të cilin u mblodhën me joshje alla greke të rinj ortodoksë nga mjaft qytete, që nga Saranda deri në Shkodër, në një kamping afër kishës së Shën Kozmait në Kolkondas, ishin ftuar edhe të rinj nga Greqia. Ftesat ishin dërguar deri në Finlandë nga kisha ortodokse dhe At Kalevi. "Këto kampingje ortodokse, thekson Janullatosi në fjalimin e tij, janë punishte shpirtërore" (kupto: punishte shpirtërore për të shkatërruar kombin shqiptar, Sh.D.). Ndërkaq, gazeta "Ngjallja" i mban iso kur shkruan në gusht të vitit 1996, "mbi gjithçka kumbon fuqishëm falënderimi për Përëndinë, në Shenjtërinë Hyjlindëse Mari dhe ‘Shën‘ Kozmain.

Duhen vënë në dukje fjalët e ish-Metropolitit të Drinopolisit, Sebastianos, për Shën Kozmanë, i cili ndërmjet të tjerash thotë: "Kisha dhe kombi ynë po nderojnë sot kujtimin e Shën Kozmait të Etolisë, sepse ai ishte jo vetëm një misionar, por edhe super helen."
E identifikuar

Porosit e serbit dhe grekut për te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarët janë realizuar me fanatizëm nga veglat e tyre shqiptare.

http://vErtEt.blogspot.com/
Kristofor

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 09-09-2008, 17:50:07 »
Citojeni

Nëse do ta njihje vërtetë jetën dhe misionin e shen Kozmait nuk do kishe folur ne këtë mënyrë.Ekziston një libër ne Kishen Ortodokse dhe aty ke për te mësuar kush ishte ky shenjtor.
E identifikuar
Kristofor

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 01-10-2008, 16:06:49 »
Citojeni

Kristofori ka te drejtë. Shumë pak e njohin shen Kozmai dhe e paragjykojne pa tedrejte këtë shenjtor. Bemat e tij, jeta dhe veprimtaria kishin një domethënie te rëndësishme dhe është nder për ortodokset shqiptare qe kanë një shenjtor te tillë.
E identifikuar
Kristofor

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 01-10-2008, 16:08:35 »
Citojeni

Mua me duket madje absurde si mund të flasësh keq për një personalitet te krishterimit, për famen dhe rolin e tij ne mbajtjen gjallë te besimit orthodoks ne viset shqiptare.
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |