Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Kisha Ortodokse Shqiptare  (E lexuar 1248 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Admin


Karma: 36
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 11172



Shiko profilin WWW
« më: 17-01-2007, 16:58:28 »

Ortodoksët shqiptarë, të udhëhequr nga kanoni kryesor "Kishë e lirë në shtet të lirë", kërkojnë që të gjitha ritualet fetare të bëhen në gjuhën shqipe, në gjuhën amtare.

Dëshira e ortodoksëve shqiptarë për të pasur një Kishë të pavarur është e hershme. Atë e morën me vete ata që mërguan jashtë atdheut, në Amerikë, Rumani, Bullgari, Egjipt, ku gjetën truall të përshtatshëm shenjat e gjallërimit. Me shpalljen e pavarësisë 1912 dhe me formimin dhe konsolidimin e shtetit të pavarur shqiptar më 1920 (Kongresi i Lushnjës), kjo dëshirë erdhi duke u gjallëruar, forcuar dhe mori trajta më konkrete. Ortodoksët shqiptarë, të udhëhequr nga kanoni kryesor "Kishë e lirë në shtet të lirë", kërkojnë që të gjitha ritualet fetare të bëhen në gjuhën shqipe, në gjuhën amtare. Organizimin shpirtëror në bazë të kanoneve të shenjta, zyrtarizimin dhe miratimin e tij është e nevojshme ta bëjë në radhë të parë shteti. Këtë nismë e mori Kostë Paftali, prefekti i Durrësit. Ai njoftoi telegrafisht prefekturat në vitin 1922 për domosdoshmërinë e organizimit të një tubimi për këtë qëllim të rëndësishëm. Çdo prefekturë do të zgjidhte nga dy delegatë, midis tyre kishte edhe klerikë shumë të njohur, si Arqimandrit Visarion Xhuvani, Arkimandrit Agathangjel Çamçja, Ikonom Vasil Marku, Papa Harallambi, Papa Josifi, etj.

Qeveria shqiptare u tregua mjaft e interesuar për çështjen shpirtërore dhe fetare të popullit të saj. Ajo i dërgoi një qarkore prefekturave dhe nënprefekturave për të mbështetur zgjedhjen e njerëzve atdhetarë, të cilët do të përkrahnin idenë e një kishe autoqefale shqiptare. Kundërshtarët e autoqefalisë së kishës ortodokse shqiptare përhapën gënjeshtra sikur organizatore e mbledhjes së Kongresit të Parë Kishtar të Beratit ishte qeveria. Ahmet Zogu, atëherë Ministër i Brendshëm, i hodhi poshtë këto shpifje. Kongresi kishtar ortodoks e shpalli autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare duke u mbështetur në kanonet apostolike dhe të sinodeve të lidhura shpirtërisht, dogmatikisht dhe apostolikisht me Kishën e madhe të Krishtit, me Patriarkanën e Stambollit. Ky Kongres plotësoi aspiratat e ortodoksëve shqiptarë sepse vendosi përfundimisht të drejtën e ligjshme të shqiptarëve ortodoksë për përdorimin e gjuhës shqipe në kishë. Me vendimin Nr. 807 të datës 18 shtator 1922 Këshilli i Ministrave bëri njohjen zyrtare shtetërore të vendimeve të Kongresit të Beratit dhe i miratoi ato plotësisht sepse ishin mbështetur në parimin e pavarësisë së shtetit shqiptar( A.Q.Sh. fondi 251,dosja 1254, viti 1922).

Me shume: http://sq.wikipedia.org/wiki/Kisha_Ortodokse_Shqiptare
E identifikuar

Blog: 0lti.com

eMail: kontakt@0lti.com

MSN: olti@msn.com
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Kujt besimi i perkisni?
  • Dot Muslimane
  • 39 (72%)
  • -
  • Dot Katolike
  • 5 (9%)
  • -
  • Dot Ortodokse
  • 4 (7%)
  • -
  • Dot Protestante/Ungjillore
  • 1 (1%)
  • -
  • Dot Të Krishtere jashtë sistemit fetar
  • 2 (3%)
  • -
  • Dot Ateiste
  • 3 (5%)
  • -
  • Numri total i votave: 54
  • Shiko temen

* Sponsor