Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator
Karma: -1
offline
Gjinia: 
Postime: 846
|
 |
« Përgjigju #1 më: 24-02-2008, 11:34:14 » |
|
UDHA E KRYQIT:
Lutja hyrëse Në emër të Atiti e të Birit e të Shpirtit Shejt. Amen
O i miri dhe i dashuri Jezu Krisht, për dashurinë që kemi për Ty duam t’i përcjellim me mend mundimet dhe vdekjen tënde në mal te Kalvarit. Ki dhimbë për në, mëkataret e shkretë, mëkatet e të cilëve kanë qenë shkaku i mundimeve dhe vdekjes sate. Këtë përkushti po e paraqesim për nderim të emrit tënd, për nevojat tona shpirtërore, për freskim të shpirtrave të purgatorit, si dhe për nevojat e Kishës shenjtë.
Rrinte Zoja tui lotue afer krygjet, tui shikjue Krishtin pezull kryqëzue.
Nana e dashtun, t’lus pa pra Varrët e Birit tand pa da Gjurmë në zemër me m’i ba.
TË NDALURIT I
Jezu Krishtin e gjykojnë për vdekje
V. T'adhuroim, o Krisht,e të bekojmë R. Pse me kryqin tën të shejtë e shpërbleve botën mbarë.
Jezu Krishti, vetë pafajësija, gjykohet për vdekje. E përse? Që ti shpërblejë padrejtësitë, gabimet dhe fajet tona dhe që të na shlyejë gjykimin për ferr.
Lutja: O i dashuri Jezu Krisht, për mundimet që hoqe duke pranuar gjykimin e vdekjes së parrugë, na e shlyej dhe në gjykimin e dënimit të amshuar që kemi merituar me mëkate tona. Amen
Lavdi Atit, e Birit e Shpirtit Shejt! - Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. AMEN Mëshirë, o Zot, për ne. - mëshir për ne.
Heshta zemren prej trishtimit, prej ezgjetit, prej idhnimit, Zoj’s pëshkue ia kishte shqimit.
Nana e dashtun, ...........
TË NDALURIT II
Jezu Krishti është ngarkuar me kryq
V. T'adhuroim, o Krisht,e të bekojmë R. Pse me kryqin tën të shejtë e shpërbleve botën mbarë.
Jezu Krishti merr kryqin në krah dhe bashkë me kryq edhe të gjitha mëkatet e njerëzimit, për të cilat ka për të vdekur në mal të Kalvarit.
Lutja: Jezu Krisht, Shëlbuesi ynë, ti po e merr kryqin prej dashurisë që ke për ne. E ne fatzezët ende jemi duke mëkatnuar. Dëshirojmë me gjithë zemër të rrëfehemi dhe të pajtohemi me ty.Amen
Lavdi Atit ,e Birit e Shpirtit Shejt! - Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. AMEN Mëshirë, o Zot, për ne. - mëshir për ne.
Oh sa n’vaj e sa n’ankim kje n’atë ças pasë nji g’zim Nana e Krishtit veç bekim.
Nana e dashtun, ...........
TË NDALURIT III
Jezu Krishti bie të parën herë nën kryq
V. T'adhuroim, o Krisht,e të bekojmë R. Pse me kryqin tën të shejtë e shpërbleve botën mbarë.
Sa të rënda janë mëkatet tona, kur nën barrën e tyre rrëzohet Ai, që gjithçka mban me të pushtetshmen dorën e vet. E përse Jezu Krishti rrëzohet? Që të na çojë ne prej llomit të mëkateve.
Lutja: Jezu Krisht i dashur, mëkatet tona bërën që të bijsh për dhe. Po të lutemi na jep lot t’i qajmë me gjithë zemër, na jep fuqi që të japim besën dhe mos të biem më kurrë në to.Amen
Lavdi Atit ,e Birit e Shpirtit Shejt! - Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. AMEN Mëshirë, o Zot, për ne. - mëshir për ne.
Kjate e dnete e dhimbshmja Nanë, Mundue Krishtin për gjithë anë, pa mujtë kush nji ndihmë me i dhanë.
Nana e dashtun, ...........
TË NDALURIT IV
Jezu Krishti hasë në Nënen e vet
V. T'adhuroim, o Krisht,e të bekojmë
R. Pse me kryqin tën të shejtë e shpërbleve botën mbarë.
Jezu Krishti i gjykuar për vdekje, me kurorë ferrash në krye, me kryq në krahë, i rrahur prej mizorëve, hasë në Nënen e vet,Zojën e bekuar. Sa dhembje të madhe do të kenë sprovuar këto dy zemra të pastra dhe të dashura!
Lutja: Jezu Krisht i dashur, për dhembjen që sprovovekur u hase në Nënen tënde, bën që edhe ne të kuptojmë rëndësinë e vuajtjeve. O Zojë, të jesh Ti Nëna jonë dhe bën të kthehemi kah Zoti dhe t’i mbajmë urdhërimet e tija.Amen
Lavdi Atit ,e Birit e Shpirtit Shejt! - Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. AMEN Mëshirë, o Zot, për ne. - mëshir për ne.
Tue këqyrë Nanën e Tenzot afër Krishtit me varrë plot Nuk asht njeri që s’derdhë lot.
Nana e dashtun, ...........
TË NDALURIT V
Jezu Krishti ndimuar prej Cireneut
V. T'adhuroim, o Krisht,e të bekojmë
R. Pse me kryqin tën të shejtë e shpërbleve botën mbarë.
Jezu Krishti aq fort është lodhur, sa nuk është më i zoti të bajë kryqin, por lypset që t’ia bajë njëfarë Simoni prej Cirenet. Gjithkush i ndihmon Jezu Krishtit, kur i ndihmon të afërmit që ka nevojë.
Lutja: Jezu Krisht i dashur, e dimë se duke mos u ndihmuar skamnorëve, nuk të kemi ndihmuar ty në bartjen e kryqit. Na ndihmo që tash e tutje të duam gjithkënd për dashurinë tënde, e veçanterisht të vobektit dhe të mjerët.Amen
Lavdi Atit ,e Birit e Shpirtit Shejt! - Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. AMEN Mëshirë, o Zot, për ne. - mëshir për ne.
Kush sheh Zojen n’at ezgjet gadi dekun për djalë të vet, pa dnesue, jo, nuk jet.
Nana e dashtun, ...........
TË NDALURIT VI
Veronika iashinë fytyrën Jezu Krishtit
V. T'adhuroim, o Krisht,e të bekojmë
R. Pse me kryqin tën të shejtë e shpërbleve botën mbarë.
Jezu Krishti i lodhur dhe i mbetur i ngjitet malit të Kalvarit. Fytyra e tij është mbuluar me djersë, gjak dhe pluhur. Në mes të gjithë atyre që ngiheshin në mundime të Krishtit, u gjet një grua trimëreshë, e cila, pa marredhe frikë prej salvuesash, i afrohet Jezu Krishtit dhe ia fshiu fytyrën e tij.
Lutja: E madhe qe trimëria dhe e flaktë dashuria e së lumës Veronikë për ty, o i dashuri Jezu Krisht! Bën, po te lutemi, që edhe ne të trimërohemi kah shpirti dhe pa marre t’i kryejmë të gjitha urdhërimet tua.Amen
Lavdi Atit ,e Birit e Shpirtit Shejt! - Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. AMEN Mëshirë, o Zot, për ne. - mëshir për ne.
Mkatet tona me i resitë, e pa Krishtin gjith molitë prej së rrahnash t’asaj ditë.
Nana e dashtun, ...........
TË NDALURIT VII
Jezu Krishti bie të dytën here nën kryq
V. T'adhuroim, o Krisht,e të bekojmë
R. Pse me kryqin tën të shejtë e shpërbleve botën mbarë.
Jezu Krishti bie për së dyti nën kryq, që të na çojë ne prej mëkatit. I dhembin varrat, por më fort papendimi ynë dhe madhështia bëjnë që të lodhet. Përule madhështinë dhe krenarinë tënde, o njeri, dhe bëhu zemërbutë e i përvuajtur.
Lutja: Jezu Krisht i dashur, ti përsëri po rrëzohesh nën barrën e kryqit, që të na çojsh prej mëkateve. Na e shëndrit mendjen të kuptojmë sa e keqe e madhe është mëkati dhe të ruhemi gjithmonë prej tij.Amen
Lavdi Atit ,e Birit e Shpirtit Shejt! - Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. AMEN
Mëshirë, o Zot, për ne. - mëshir për ne.
N’mal t’kalvarit kur e lëshoi vehten n’kryq, e bukur mbaroi, Krishtin pau e dhimbshmja Zojë
Nana e dashtun, ...........
TË NDALURIT VIII
Jezu Krishti ngushllon gratë
V. T'adhuroim, o Krisht,e të bekojmë
R. Pse me kryqin tën të shejtë e shpërbleve botën mbarë.
Gratë e përshpirtshme të Jeruzalemit, kur panë Jezu Krishtin ashtu të vuajtur, filluan të qajnë. Krishti u tha: Bijat e Jeruzalemit, mos më qani mua, por qani veten dhe fëmijët tuaj! Edhe ne na thotë Krishti: Qani veten dhe mëkatet tuaja.
Lutja: Jezu Krisht i dashur, që më fort do t’i qajë mëkatet e mia se sa dhembjet tua, më ndihmo të pendohem përnjëmend me gjithë zemër dhe të rrëfehem mirë,kështu që të pajtohem me ty njëherë e përgjithmonë.Amen
Lavdi Atit ,e Birit e Shpirtit Shejt! - Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. AMEN Mëshirë, o Zot, për ne. - mëshir për ne.
Deh ti Nana me dashtni dhimben tande ban ta ndi sa t’jetoj n’ket shekull të zi.
Nana e dashtun, ...........
TË NDALURIT IX
Jezu Krishti bie të tretën here nën kryq
V. T'adhuroim, o Krisht,e të bekojmë
R. Pse me kryqin tën të shejtë e shpërbleve botën mbarë.
Për së treti Krishti po rrëzohet nën kryq dhe përsëri çohet të kryejë veprën shpërblimtare të veten. Duaje edhe ti kryqin, sepse në të është shpëtimi dhe jeta.
Lutja: Jezu Krisht i dashur, po të lutemi për mundimet tua, mos na lër në mëkate tona, por bën që të kuptojmë rëndësinë e vdekjes sate, dhe me ndihën tënde të shëlbojmë shpirtin tonë.Amen
Lavdi Atit ,e Birit e Shpirtit Shejt! - Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. AMEN Mëshirë, o Zot, për ne. - mëshir për ne.
Tui t’u lutë gjithmonë po shkoj, ban qi Krishtin ta adhuroj, Hirin tand kurr mos ta lëshoj.
Nana e dashtun, ...........
TË NDALURIT X
Jezu Krishtin e zhveshin
V. T'adhuroim, o Krisht,e të bekojmë
R. Pse me kryqin tën të shejtë e shpërbleve botën mbarë.
Jezu Krishti si doli në Kalvar, salvuesat e zhdeshen. Ç’mjerim! I zhveshur faqe munduesave rri Krishti, Zot e njeri. E persë Që te shpërblejë mëkatet e krenarisë dhe të grykësisë sonë.
Lutja: Jezu Krisht i dashur, sa me shumë vuan ti për mëkatet tona. Të zhveshën, qe të shpaguajsh krenarinë, dhe të dhanë te pish tëmth dhe uthull për të shpërblyer grykësinë tonë; bën, po të lutemi, që edhe ne të zhveshemi prej krenarisë sonë dhe të jemi të matur në ushqim dhe në pije.Amen.
Lavdi Atit ,e Birit e Shpirtit Shejt! - Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. AMEN Mëshirë, o Zot, për ne. - mëshir për ne.
Nana e dashtun, të lus pa pra Varrët e t’Birit tand pa da, Gjurma në zemër me m’i ba.
Nana e dashtun, ...........
TË NDALURIT XI
Jezu Krishtin e gozhdoinë në Kryq
V. T'adhuroim, o Krisht,e të bekojmë
R. Pse me kryqin tën të shejtë e shpërbleve botën mbarë.
Të mendojmë se si gozhdët e rrahura me çekiq i shporojnë duar dhe këmbë Jazu Krishtit dhe ngueken thellë në dru! Sa dhembje e madhe do të ketë qenë! E pra ai veproi vetëm mireë. Mendo atëherë çka do te meritoshe ti?
Lutja: Jezu Krisht, e si mundemi ne të shikojmë të mbërthyer në rrepta meritojmë për mëkatet e gjeritanishme. O Jezus, na jep fatin që të pendohemi me gjithë zemër.Amen
Lavdi Atit ,e Birit e Shpirtit Shejt! - Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. AMEN Mëshirë, o Zot, për ne. - mëshir për ne.
Ti pjestar m’ban përgjithmonë n’at mundim që për faj tonë, hoq mbi kryq Shëlbuesi jonë
Nana e dashtun, ...........
TË NDALURIT XII
Jezu Krishti vdes në kryq
V. T'adhuroim, o Krisht,e të bekojmë
R. Pse me kryqin tën të shejtë e shpërbleve botën mbarë.
Në dhembje të pamasë Jezu Krishti qëndron i mbërthyer në kryq, e salvuesat nuk pushojnë duke e poshtëruar dhe duke e përqeshur. Megjithatë ai nuk i nëm, por lutet për ta: "Fali, o Atë, se nuk dinë ç’bëjnë!" A i falë ti armiqtë tu? Jezusi, pas tri orë mundimesh të rënda, si bërtiti me zë të madh, dha shpirt. E përse gjithkëta? Për të na shëlbuar ne, që po endemi dita ditës larg tij.
Lutja: Jezu Krisht i dashur, ti vdiqe në mundime shumë të rënda dhe përsëri na shtrinë dorën e pajtimit tënd? Po, o Jezus, e për këtë punë po biem në të dy gjunjët para kryqit tënd dhe me tërë fuqinë e shpirtit, të penduar, po të lutemi: Ki mëshirë për ne, e mos lejo që të ndahemi prej teje.Amen
Lavdi Atit ,e Birit e Shpirtit Shejt ! - Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. AMEN Mëshirë, o Zot, për ne. - mëshir për ne.
Afer krygj’s t’Birit t’Tenzot, m’ban, O Zojë, me derdhun lot, Dersa t’kemi jetë e mot.
Nana e dashtun, ...........
TË NDALURIT XIII
Jezu Krishtin e ulin prej kryqit
V. T'adhuroim, o Krisht,e të bekojmë
R. Pse me kryqin tën të shejtë e shpërbleve botën mbarë.
Jezu Krishtin e ulën prej kryqit dhe e vurën në prehën të Nënës së vet, Zojës së bekuar. Kush mund të kuptojë krejtësisht dhembjen e Nënës, e cila ka në prehën trupin e vdekur të vetmit djalë?
Lutja: O Zojë, Nënë tejet e dhembshur, për dhembjen të madhe të zemrës sate dhe varrët e Birit tënd, na nxjerr hirin t’i qajmë me lot mëkatet tona dhe të kthememi kah Zoti ynë. Bën, o Zojë të vdesim në hirin shejtnues dhe të shëlbohemi.Amen
Lavdi Atit ,e Birit e Shpirtit Shejt! - Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. AMEN Mëshirë, o Zot, për ne. - mëshir për ne.
Afer krygjet tue gjimue, afer tejet tue lotue. Kish të kjajë unë pa pushue.
Nana e dashtun, ...........
TË NDALURIT XIV
Jezu Krishtin e varrosin
V. T'adhuroim, o Krisht,e të bekojmë
R. Pse me kryqin tën të shejtë e shpërbleve botën mbarë.
Jozefi prej Arimatejet dhe Nikodemi i dhanë nderimin e fundit trupit të Jezu Krishtit, duke e varrosur në një varr te ri, ku deri atëherë nuk ishte varrosur askush. Por, korpi i Krishtit nuk ndenji gjatë në varr, sepse të tretën ditë Jezusi bashkoi shpirtin dhe korpin: lumturisht është ngjallur duke dëshmuar kështu hyjninë e vet.
Lutja: Jezu Krisht i dashur, fitues i vdekjes e dhënës i jetës: po të adhurojmë porsi Zot, Bir i amshuar i Atit të amshueshëm. Ti po na thua: "Ejani tek unë ju, që jeni të lodhur dhe të mbetur prej barrës së mëkateve, dhe unë kam për t’ua kthyer shëndetin, paqen dhe jetën me gëzime." Ja, pra, ne po vijmë, dhe mos lejo që të ndahemi më kurrë prej tejet. Amen.
Lavdi Atit ,e Birit e Shpirtit Shejt! - Si ka qenë në fillim ashtu tash e përgjithmonë e jetës. AMEN
Mëshirë, o Zot, për ne. - mëshir për ne.
O Zojë virgjin, Nanë e dlirë, lute Zotin të ketë mëshirë: Ti shelbim prej si na nxier.
Nana e dashtun, t’lus pa pra Varrët e Birit tand pa da Gjurmë në zemër me m’i ba.
Lutja perfundimtare:
O i dashuri Jezu Krisht, po të falemi nderës për hire që na ke dhënë me këtë përkushti. Pranoje, pra, në nderim të mundimeve të tua, për shpërblim të mëkateve tona dhe për freskim të shpirtrave të Purgatorit. Mos lejo, o Jezu Krisht, që gjaku i derdhur yti të shkojë për ne kot, por na jep hiret tua, që pas kësaj jete të vijmë për të gëzuar në amshim. AMEN
|