Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor


    







Etiketa

Forumi TeologjikForumi TeologjikKisha katolike (Moderator: Ami)Sakramenti i marteses.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Sakramenti i marteses.  (E lexuar 1108 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« më: 20-11-2007, 00:03:08 »
Citojeni

Kurora e martesës


Kurora e martesës është një ndër shtatë sakramentet e Kishës. Jezu Krishti e themeloi jo vetëm për shëlbim personal të njeriut, por sikur edhe urdhërin e Shenjt për dobi të mbarë bashkësisë së besimtarëve, për më tepër: për dobi të mbarë shoqërisë njerëzore, sepse familja, e cila themelohet me kurorë të martesës, është qeliza themelore e shoqërisë njerëzore dhe i shërben ripërtritjes dhe rritjes së mbarë njerëzimit. Kurora e martesës si institucion ekziston që prej krijimit të njeriut. Zoti e krijoi njeriun si mashkull e femër dhe bashëshortëve të parë (Adamit dhe Evës) u dha urdhër: “Lindni fëmijë e shumohuni, mbusheni tokën dhe sundojeni atë!” (Zan.1,27-28). Ndërkaq, para Krishtit bashkimi i burrit dhe i gruas ishte vetëm një kontratë njerëzore. Kështu është edhe sot jashtë krishterimit. Këtë kontratë Krishti e Shenjtroi dhe e lartësoi në nder të sakramentit, kështu që çdo martesë e vlefshme e krishterë është edhe sakrament, burim i hirit dhe i bekimit të Zotit.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 20-11-2007, 00:04:10 »
Citojeni

Cilësitë kryesore të martesës së krishterë

1) Në Kishën e Krishtit mund të martohen vetëm një burrë dhe vetëm një grua. Një burrë, pra, s’mund të marrë disa gra sikurse lejon p.sh. ligji i fesë islame (atje ku nuk e kufizon ligji shtetëror); as gruaja nuk mund të jetë grua e disa burrave (sikurse ndodhë ndër do fise të Indisë, ku gruaja e vëllait të madh shërben si grua e të gjithë vëllezërve derisa të martohen edhe ata). Sjellja e tillë do të ishte drejtpërdrejt kundër fesë së krishterë. Këtu dëshirojmë të qesim edhe një vërejtje serioze. Në popullin tonë shpeshherë diskutohet se cila fe është e vërtetë. Përgjigja më e shkurtër do të ishte kjo: Feja e vërtëtë është ajo që adhuron një Hyj, (Zot, Perendi) të vetëm dhe jeton sipas vullnetit të tij hyjnorë. Vullnetin e vet Zoti na e tregoi në Shkrimin Shenjt. Shkrimi Shenjt na thotë se Zoti e krijoi njeriun si një çift bashkëshortor: Një mashkull dhe një femër - një burrë e një grua. Nëse dikush nuk i beson Biblës, le ta shikojë ligjin natyrorë. (Çdo besimtarë beson se krejt natyra është prej Zotit). Statistika na thotë se gjithkund në botë lindën afërsisht i njëjti numër djem dhe vajza. D.m.th. se edhe ligji natyrorë tregon Vullnetin e Zotit që në kurorë të shejtë të martesës të bashkohen vetëm një burrë e një grua. Prandaj: Feja që lejon poligaminë, nuk është fe e vërtetë!
2) E dyta karakteristikë e martesës së krishterë ësthë kjo: martesa e krishterë është e pazgjidhshme. Kjo është pasojë e sakramentit që nuk shlyhet kurrë derisa bashkshortët janë gjallë. Kur të vdesë gruaja, burri është i lirë të martohet përsëri. Nëse burri vdes i pari, gruaja është e lirë për martesë. Ata me kurorë të martesës lidhen deri në vdekje. Atë lidhje nuk mund ta zgjidhin as ata vetë, as kurrnjë njeri, por vetëm vdekja. Edhe nëse ndarja fizike bëhet e domosdoshme (nëse një prej bashkshortëve shkon në burg, në llogor, në interrnim, nëse çmendet, ose përndryshe jeta e përbashkët bëhet e pamundshme), lidhja e tyre shpirtërore nuk këputet dhe nuk mund të martohen me tjetër kënd derisa bashkshortin e kanë të gjallë. Pse?
Edhe ky është Vullneti i Zotit. Pasi e ka përshkruar krijimin e Evës, Bibla thotë: “Njeriu do ta lërë babanë dhe nënën e vet e do të bashkohet me gruan e vet dhe këta dy do të bëhen një trup i vetëm” (Zan. 2,24). Këtë tekst përsërit edhe Jezu Krishti kur e ndalon ndarjen bashkshortëve. Ai mësimin e vet e përfundon kështu: burri e gruaja “nuk janë më dy, por një trup i vetëm. Prandaj çka bashkoi Hyji, njeriu të mos guxojë ta ndajë” (Mk. 10,8-9). Këtë besnikëri deri tek vdekja Zoti e lypë para së gjithash për të mirën e vetë bashkshortëve, pastaj për të mirën e fëmijëve të tyre dhe më në fund edhe për të mirën e mbarë shoqërisë. Sepse çdo popull që nuk e ka martesën në rregull, ngadalë–ngadalë zhduket nga toka.

E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 20-11-2007, 00:05:46 »
Citojeni

Kushtet për vlefshmëri të kurorës

1- Ligjshmëria
Kushti i parë që kurora e martesës të jetë e vlefshme është ligjshmëria: që kurora – të përputhet me ligjin hyjnor, natyror dhe kishtar.
Kurorëzimi në shumë mënyra mund të bëhet i paligjshëm. P.sh. nëse dikush provon të martohet nën emrin e huaj, dhe kështu ta mashtrojë partnerin, kurorëzimi i tij do të ishte i paligjshëm dhe njëkohësisht i pavlefshëm. Para Zotit kurora e pavlefshme nuk ekziston aspak. Vetëm para njerëzve gjyqi kishtar duhet të shpallë se cili kurorëzim ishte i pavlefshëm, që ana e mashtruar të jetë e lirë për martesë të re. Në mënyrë të paligjshme do të provonte të martohet edhe ai që nuk është i gjendjes së lirë për martesë: njerëzit e martuar, derisa e kanë bashkëshortin e gjallë. Janë edhe shumë pengesa të tjera për martesë: mosha e mitur, paaftësia për jetë bashkëshortore, dallim feje, afërisa nga gjaku, grabitja, vrasja e bashkshortit etj.

2- Liria morale
Liria është dhuratë e paçmueshme, të cilën Zoti ua ka dhënë të gjithë njerëzve. Vlera e çdo pune të mirë varet nga liria. Prandaj Kisha dëshiron në çdo mënyrë ta sigurojë lirinë e kandidatëve për martesë, sepse dashuri me zor (me dhunë) s’ka, e martesa pa dashuri nuk do të kishte elementin kryesor që i lidh bashkëshortët dhe që i bën të lumtur. Për këtë arsye pyetja kryesore në hetimet e famullitarit për martesë është pyetje për liri. Martesa për hatër (për dëshirë) të babës, nënës, vëllait, dajës ose kujtdo qoftë, nëse nuk pranohet me liri të plotë, do të ishte e pavlefshme! Bukur është nëse djali apo vajza janë një mendimi me prindin e vet, por nëse nuk janë, fjala e fundit është e atyre që martohen, e jo e atyre që “pinë kafe”.

3- Kurorëzimi publik
Edhe pse sakramentin e kurorës e ndajnë vetë bashkshortët – ndërsa të gjithë të tjerët janë vetëm dëshmitarë (dëshmitar është edhe meshtari që e bekon kurorën!), prapëseprapë kurrnjë kurorë nuk është e vlefshme para Kishës nëse nuk është vënë publikisht, në formë të cilën e ka caktuar Kisha. Kurorëzimi kishtar bëhet në kishë, para meshtarit ose diakonit dhe para dy dëshmitarëve, rregullisht gjatë Meshës. Në raste të jashtëzakonshme, kur kurrësesi nuk është e mundshme që të arrihet brenda një muaji ditë deri te meshtari, Kisha pranon ligjshmërinë e kurorëzimit edhe para vetëm dy dëshmitarëve – kuptohet, nëse bashkëshortët i premtojnë njëri–tjetrit se do të jetojnë sipas ligjit të Zotit e të Kishës: në dashuri dhe besnikëri deri në vdekje. Në bazë të kësaj norme Kisha i ka shpallur të ligjshme dhe të vlefshme të gjitha kurorat në Shqipëri, nga koha e ndalimit të fesë, prej vitit 1967-1991, sepse populli ishte e pamundshme t’i kryejë detyrat fetare. Prandaj, kurora e tyre, edhe pse s’është vënë në kishë para meshtarit, nuk është e pavlefshme dhe nuk mund të zgjidhet pa vendim të gjyqit kishtar. Nëse kandidatët për martesë nuk patën pengesa, e nëse kanë dhënë pëlqimin e vet për martesë të krishterë, para se paku dy dëshmitarëve, martesa e tyre është e vlefshme edhe para Kishës.
Faleminderit Zotit, nevojë për martesë të tillë te na më nuk ka. Por ekzistonte dikur në ende të ndryshme të botës, p.sh. në Japoni, pasi u përjashtuam misionarët e krishterë; në Kinë në kohë të “Revolucionit kulturorë”, si edhe në do vende të tjera ku s’ka liri fetare, apo ku është mungesë e madhe e meshtarëve.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 20-11-2007, 00:07:18 »
Citojeni

Liturgjia e sakramentit të Kurorës së Martesës

Konçili i II i Vatikanit në ritin e përtërirë, kërkon që kremtimi i këtij sakramenti të bëhet në Meshë. Kremtimi i këtij sakramenti bëhet në këtë mënyrë:
1) Pritja e çiftit
2) Mesha
3) Liturgjia e fjalës - Pretku dhe lutja e besimtarëve është e drejtuar të rinjve që do të lidhin kurorë. Pas liturgjisë së fjalës vjen Riti i martesës që përbëhet prej:

a) Fjala e meshtarit
b) Tre pyetje që i bën meshtari – a e kanë zgjedhë njëri-tjetrin me liri?
c) Bsnikëri
d) Lindjen dhe edukimin e fëmijëve.

1) Pelqimi i martesës - Bekimi dhe dhënia e unazave si shenjë e besnikërisë.
2) Përfundimi - Bekimi i nuses dhe i dhëndërrit. Lutja e Krishtit dhe bekimi përfundimtar: vet Riti i martesës bëhet pas predikimit.
E identifikuar

erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 22-11-2007, 22:35:06 »
Citojeni

Ami me kenaqe vërtetë me këto shkrime  Perqafim
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 22-11-2007, 23:41:34 »
Citojeni

Faleminerit Erlehta.
Është kenaqesi e imja qe te pasuroj sado pak këtë pjesë te forumit, qe ishte pothuaj bosh.

Të uroj gjithë te mirat Perqafim Perqafim
E identifikuar

SiL
« Përgjigjja #6 më: 09-06-2008, 13:56:38 »
Citojeni

Mirëdita!!

Sono una ragazza italiana che si sposerà a Luglio con un ragazzo albanese.
Volevo chiederle se è possibile  trovare la traduzione in albanese della celebrazione cattolica del matrimonio misto.

Faleminderit!
Silvana

mail:kikukiku@hotmail.it
E identifikuar
Progres
Ironic&Sarcastic
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 09-06-2008, 13:58:45 »
Citojeni

Silvana ma dai tu sai parlare albanese perche fai come un italiana perqeshje
Tu hai deto Faleminderit
Ti aiuto io ti mango mio indirizzo via MP
E identifikuar

Laberi moj Laberi s'ka si ty moj s'ka si ty ti për vete je e ashper je e lare ne flori
Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #8 më: 30-07-2008, 11:06:05 »
Citojeni

RITI I MARTESES NE KISHEN KATOLIKE

Fillon Mesha si normalisht, mandej ndërsa te gjithë qendrojne ne këmbë, përfshirë edhe dhendri dhe nusja, meshtari me këto apo me fjale tjera, u drejtohet dhendrit dhe nuses:

Fort te dashur, keni ardhur ne këtë shtepi te Zotit qe dashuria e juaj te vuloset prej Zotit me vulen e shenjtë para mbareshtuesit te Kishes dhe para bashkësisë. Këtë dashuri Krishti e bekon me begati. Ai i pasuron dhe i forcon ata qe i ka shuguruar me Pagezim me një sakrament te veçantë qe njeri-tjetrit t'ia ruaje besnikerine e perhershme dhe t'i marrë mbi vete detyrat e tjera te marteses.
Prandaj para Kishes po ju pyes për qëllimin tuaj:


Atëherë meshtari i pyet mbi lirine, besnikerine dhe gatishmerine t'i pranojnë dhe t'i edukojne fëmijët.

N. dhe N. a keni ardhur këtu pa shterngim qe me liri te plotë te veni kurore?
A jeni te gatshëm qe gjatë tërë jetës suaj ne martese ta doni dhe ta nderoni njëri-tjetrin?


Sejcili perj te fejuarve përgjigjet:

PO

Pyetja qe vijon mund te lihet nëse atë e kërkojnë rrethanat, (p. sh. nëse janë te shtyre ne moshe ata qe kurorezohen).

A jeni te gatshëm t'i pranoni prej Hyjit me dashuri fëmijët dhe t'i edukoni sipas Ligjit te Krishtit dhe te Kishes se tij?

Sejcili perj te fejuarve përgjigjet:

PO

Pelqimi

Meshtari grish nusen dhe dhendrin te japin pëlqimin:

Pra, pasi keni vendosur te lidhni kuroren e shenjtë te  Marteses, jepjani njeri-tjetrit doren e djathte dhe para Hyjit e para Kishes se tij shprehni pëlqimin tuaj.

Të kurorezueshmit i japin njeri-tjetrit doren e djathte.

Dhendri thotë:

Unë, N. po të marr ty N. për gruan time dhe po të premtoj se do ta ruaj besnikerine ne te mira dhe ne te vështira, ne shëndet te mirë dhe ne semundje. Do te dua dhe do të te nderoj ne të gjitha ditet e jetës sime.

Nusja thotë:

Unë, N. po të marr ty N. për burrin tim dhe po të premtoj se do të ruaj besnikerine ne te mira dhe ne te vështira, ne shëndet te mirë dhe ne semundje. Do te dua dhe do të nderoj ne të gjitha ditet ejetes sime.

Nëse për arsye baritore, duket me e përshtatshme, meshtari mund ta kërkoje pëlqimin me anë te pyetjeve:

Dhe së pari pyet thendrin :

N. a po e merr N. për gruan tënde dhe a i premton se do të ruash besnikerine ne te mira e ne te vështira, ne shëndet te
mirë dhe ne semundje, se do ta duash dhe do ta nderosh ne të gjitha ditet e jetës sate?


Dhendri përgjigjet

Dua

Menjehere meshtari pyet edhe nusen:

N. a po e merr N. për burrin tënd dhe a i premton se do të ruash besnikerine ne te mira e ne te vështira, ne shëndet te mirë dhe ne semundje, se do ta duash dhe do ta nderosh ne të gjitha ditet e jetës sate?

Nusja përgjigjet

Dua

Atëherë meshtari qe merr pëlqimin thotë:

Pelqimin tuaj qe e deftuat para Kishes, Zoti e pranofte me miresine e vet dhe e ndikofte ne ju bekimin e vet.
ÇKA HYJI BASHKON, NJERIU TE MOS E NDAJE.


P. Amen.

Bekimi dhe dorezimi i unazave

Meshtari:
Zoti + i bekofte këto unaza qe do t'ia jepni njeri-tjetrit ne shenjë te dashurisë dhe te besnikerise.

P. Amen.

Dhendri, unazen e caktuar për nusen, ia ve nuses ne gishtin e unazes dhe thotë:

N., merre këtë unaze ne shenjë te dashurisë sime dhe te besnikerise sime. Ne emër te Atit e te Birit e te Shpirtit Shenjt.

Kështu edhe nusja, unazen e caktuar për dhendrin, ia ve burrit ne gishtin e unazes dhe thotë:

N., merre këtë unaze ne shenjë te dashurisë sime dhe te besnikerise sime. Ne emër te Atit e te Birit e te Shpirtit Shenjt.

Menjehere thuhet Urata e gjithembarshme ose Urata e besimtareve dhe vazhdimi i Meshes dhe sherbeses euharistike.
Të gjitha bëhen sipas rendit te meshes përveç kësaj çka vijon:
(Ne kohën e Kushtimit, dhendri dhe nusja mund ta sjellin ne elter, nëse është e përshtatshme, buken dhe veren)

Si te jetë thënë Ati Yne, meshtari ne këmbë, i kthyer drejt dhendrit dhe nuses, me duar te bashkuara, thotë:

Vëllezër dhe motra, me pervujteri t'i lutemi Zotit t'i bekoje këtë nuse dhe këtë burrë, te cilët u martuan ne Krishtin. Ai qe i
bashkoi ne këtë lidhje te shenjtë (me sakramentin e Korpit e te Gjakut te Krishtit) le t'i beje përherë te perkueshem ne
dashuri.


Dhe në fund bëhet mbyllja e meshes si zakonisht
E identifikuar

Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 03-08-2008, 22:36:07 »
Citojeni

Përshëndetje ami! E lexova me knaqesi shkrimin tuaj për ritin martesor qe është i njëjtë me atë ortodoks.Nuk di nëse e lexuar një shkrimin tim për dasmat shqipetare, ku jam shprehur se pjesa me e rëndësishme e një martese është ceremonia fetare.Betimi para Hyjit dhe marrja e Bekimit-themel i një lidhje martesore te qendrueshme.Ne atë teme më erdhi keq qe te rijte janë te prirur për për te shijuar momentin festiv"Dasmen"alla shqipetareshe me kenge jevgjish pa e perfillur ceremonine e lidhjes qe është kuptimi i asaj qe kërkojnë te festojne..Pershende teje Mbretereshe e Forumit!
E identifikuar
Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #10 më: 04-08-2008, 14:10:29 »
Citojeni

Përshëndetje Anesti,
Fillimisht te falenderoj për "titullin" qe me ke vënë  buzeqeshje(me bërë te skuqem, se nuk mendoj se e meritoj gjithë atë vleresim buzeqeshje).

Në lidhje me mendimin tënd për martesen ne Kishe: Jam totalisht dakord me ty, janë shumë te vërteta ato qe thua, por megjithëse te rinjtë duhet te zgjedhin vete rrugën e tyre dhe mënyrën se si do kryejne ritin e marteses, por ka te beje edhe edukata e familjes. Pra nëse është një familje besimtare, me siguri qe cifti do veje kurore sipas ritit fetar te cilit i perkasin.
Ne përgjithësi të gjitha çiftet qe unë njoh te cilat janë martuar ne Kishe, janë familje me baza te forta, kanë harmoni mes njeri - tjetrit, respekt e dashuri për njerit tjetrin dhe rrisin fëmijë shumë te edukuar.
Të them te drejtën është një emocion i papare momenti i ceremonise ne Kishe, është pjesa dasmes qe unë personalisht e kam përjetuar më me emocion se çdo gjë tjetër. Është diçka e mrekullueshme sidomos betimi qe cifti i bën njeri - tjetrit para Altarit.
Edhe para një jave ku isha e ftuar ne një ceremoni dasme ne Kishe (ku mora edhe pjesen qe kam postuar me sipër te ceremonise martesore), dhe te te them te drejtën u emocionova shumë.
Gjithsesi me kenaqesi kam vënë re qe ceremonite martesore ne Kishe sa vine e shtohen, dhe kjo është gjë e mrekullueshme.


Të përshëndes edhe një here e te uroj gjithë te mirat
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |