Ami e ke lexuar gjë ne Bibel qe Jezui te bënte kryqin ose te paktën ndonjë varg nga Bibla ku thuhet qe duhet te bëni kryqin?
Duket shume qarte se nuk keni asnje informacion ne lidhje me fene e krishtere.
Kur bejme shenjen e kryqit themi:
NE EMER TE ATIT TE BIRIT E TE SHPIRTIT SHENJTE. Pra levdojme atin, birin dhe shpirtin e shenjte. E si mund te bente shenjen e kryqit Jezusi? Keshtu i bie qe ai te levdonte veten!! (birin)
Po te shtoj dicka ne lidhje me kryqin:
Kryqi eshte shenje e shelbimit, dhe ne shelbim eshte e perbere premtimi i Ringjalljes dhe fillimi i nje jete te re.
Jezu Krishti ne kryq ka shfaqur ne teresi dashurine e Hyjit, qe ka per boten, per njeriun.
Shelbimi i Birit te Hyjit ne kryq, ka burimin e amshueshem te dashurise. Eshte dashuria e Atit qe dergon Birin e tij; ai ofron Birin e tij per shelbimin e botes. Ne te njejten kohe eshte dashuria e Birit qe nuk "gjykon" boten, por flijon vetveten per dashuri ndaj Atit dhe per shelbimin e botes. Duke ia dhuruar vetveten Atit nepermjet sakrifices se kryqit, ai ofron njekohesisht vetveten: çdo njeriu dhe mbare njerezimit.
Kryqi permban ne vetvete misterin e shelbimit, sepse ne kryq dashuria shfaqet.
"Jezu Krishti, edhe pse me natyrë Hyj, barazinë e vet me Të nuk e çmoi si një visar që s’mundet pa të, por ia mohoi vetvetes e mori natyrën e shërbëtorit dhe u bë i ngjashëm me njerëz dhe, për kah pamja e jashtme, dukej vetëm njeri.
E përuli vetveten duke u bërë i dëgjueshëm deri në vdekje, mu deri në vdekjen në kryq. Prandaj edhe Hyji e lartësoi tesve dhe i dha emrin që është mbi çdo emër që në Emër të Jezusit të përkulet çdo gju i atyre që janë në qiell, në tokë e në nëntokë dhe çdo gjuhë të dëshmojë: ‘Jezu Krishti është Zot!’
Në nder të Hyjit Atë. (Fil 2, 6-11).
Ne te adhurojme e te bekojme, o Jezu Krisht, sepse me Kryqin tend ke shelbuar mbare boten.Te pershendes