Zeri i KrishtereKrishterimi - Christianity Kisha katolike (Moderator: Ami)Perse ndryshon data e festes se Pashkes dhe disa festave te tjera?.
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Perse ndryshon data e festes se Pashkes dhe disa festave te tjera?.  (E lexuar 1146 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« më: 24-11-2007, 09:57:02 »

Pse data e Pashkëve nuk është fikse?
Të krishterët e lashtë, Ringjalljen e kanë kremtuar ditën e dielë. Më pas, Kisha vendosi që të kremtojnë Pashkët një herë në vit, por shumë rryma fetaro-teologjke diskutuan rreth fiksimit të datës. Kundërshtimet patën fund vetëm me Koncilin e Nicesë në vitin 325 pas Kr., që i besuan Kishës së Aleksandrisë detyrën për të caktuar çdo vit datën e Pashkëve.

Si llogaritet sot festa e Pashkëve?
Duke u nisur nga normat e Koncilit të Nicesë, festa e Pashkëve duhej te jetë të dielën pas hënës së parë të plotë të pranëverës, sot data llogaritet në mënyrë shkencore, duke u bazuar sipas ekuinoksit pranveror dhe të hënës së plotë. Pra data e Pashkëve është përfshirë mes 22 marsit dhe 25 prillit.

Duhet të cekim se data e Pashkëve ortodoks nuk përputhet me atë katolike, sepse Kisha ortodokse përdor për llogaritje kalendarin julian. Sidoqë të jetë Pashkët ortodokse, janë një javë pas Pashkëve katolike.
Pashket e krishtera janë ne lidhje te ngushte me Pashket hebraike, ne te cilat festohet çlirimi i hebrejve nga Egjipti prej Moisiut. Fjala Pashkë ne te vertete do te thote kalim: për hebrenjte është kalimi nga roberia ne liri ndersa për te krishteret nga vdekja trupore dhe frymore ne Jeten e Re te Amshuar.

E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 24-11-2007, 09:58:36 »

Levizja e dates për festa te tjera.

Pastaj festat e Shelbumit dhe Rreshajet na perkujtojne se çfarë ka ndodhur pas katerdhjete ose pesedhjete ditëve pas Ringjalljes se Krishtit, edhe këto festa ndryshojnë datat çdo vit.

Edhe festat e Trinise Shenjtë, Korpi Krishtit (Corpus Domini) dhe Zemra e Krishtit ndryshojnë nga viti ne vit, sepse festohen menjehere pas se dieles se pare te Rreshajeve.

Edhe fillimi i Kreshemeve ndryshon nga viti ne vit, duke llogaritur 40 ditë para Pashkeve. Meqenëse te dielave nuk agjërohet, dhe për te ruajtur numrin e plotë katerdhjete për agjërim kreshmor, andaj anticipohet fillimi i Kreshmeve te merkuren (thënë ndryshe edhe e Merkurja e Perhime).

Dhe meqenëse karnevalet llogariten nga e merkurja e perhimte, edhe data e saj ndryshon nga viti ne vit.

E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Kujt besimi i perkisni?
  • Dot Muslimane
  • 39 (72%)
  • -
  • Dot Katolike
  • 5 (9%)
  • -
  • Dot Ortodokse
  • 4 (7%)
  • -
  • Dot Protestante/Ungjillore
  • 1 (1%)
  • -
  • Dot Të Krishtere jashtë sistemit fetar
  • 2 (3%)
  • -
  • Dot Ateiste
  • 3 (5%)
  • -
  • Numri total i votave: 54
  • Shiko temen

* Sponsor