Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor


    







Etiketa

Forumi TeologjikForumi TeologjikKisha katolike (Moderator: Ami)Java e madhe e Pashkes.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Java e madhe e Pashkes.  (E lexuar 461 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« më: 16-03-2008, 11:13:39 »
Citojeni

JAVA E MADHE

E Diela e Larit (E diela e Luleve)

Emri i vjetër i kësaj të diele në liturgji ishte <<dominica de passione Domini>> (shek.IV-V). Më vonë ajo quhet <<Dominica palmarum>> ose <<Dominica in palmis>>. Kjo është ruajtur deri në ditët tona, kështuqë, me reformën e Koncilit të II të Vatikanit këto dy shprehje përmblidhen në një: <<Dominica in palmis de passione Domini>> - E diela e Larit e Mundimeve të Krishtit.
Në vendet ku nuk kishte palma kjo e diel është quajtur sipas lulës që është përdorë në vend të tyre, p.sh.. <<Pascha florum>> ose <<Pascha floridum>>. (Emri i siujdhesës amerikane Florida ka këtë prejardhje. Gjatë një ekspedite mornarët e panë këtë siujdhesë në këtë të diel dhe e quajtën po me këtë emër).
Liturgjia e kësaj ditë ndahet në dy pjesë. Bekimi i rrembave që vazhdon me proçesion dhe përkujtimi kremtor i Mundimeve dhe vdekjes së Krishtit. Duke përkujtuar hyrjen mesianike në Jeruzalem (Mt 21, 1-10; Mk 11, 1-11; Lk 19, 28-38; Gjn 12, 12-19), si dhe Mundimet e Krishtit gjatë Javës së madhe, duhet të tentojmë që edhe më intenzivisht të përgatitemi për Ringjalljen e Krishtit, i cili me Ringjalljen e vet do ti jep kuptim jetës sonë.


Treditëshi i Shenjtë

Festën e Pashkëve në fillim Kisha e ka festuar vetëm një ditë edhe atë natën në mes të Shtunës së madhe dhe të dielës së Pashkëve. Më vonë (gjatë shek. IV) zhvillohet “Treditëshi shenjtë i Zotërisë së kryqëzuar, varrosur dhe ringjallur”. Kremtimi liturgjik i këtyre tri ditëve fillon në mbrëmjen e të Enjtes së madhe deri të dielën e Pashkëve.

E Enjta e Madhe

Të Enjten e madhe kremtohet Mesha e darkës së Mbramë që duhet të jetë e vetmja atë ditë (duke mos përfshi këtu Meshën e shugurimit të vajrave e kremtuar prej ipeshkvit). Me Këtë meshë është e ndërlidhur tradita e larjës së këmbëve (traditë e ashtuquajtur mandatum – urdhër). Me këtë gjest shprehet çartë porosia e Krishtit që u jep apostujve, të jenë gjithmonë në shërbim të besimtarëve. Gjatë kësaj meshe shugurohen hostjet për të Premtën e madhe të cilat vendosen në një tabernakull (në kapellë ose të përgatitur për këtë rast në ndonjë vend të përshtatshëm në kishë) ku mundë të bëhet adhurimi para të Shenjtërueshmit Sakrament (Varrit shenjt). Më pas vazhdon zbulimi i lterit kryesor si shenjë zie e mbarë Kishës, si dhe duke marrë parasysh se të Premtën e madhe dhe të Shtunën e madhe nuk ka meshë por përkujtohen Mundimet dhe vdekja e Krishtit. Po përmendi këtu edhe traditën se kur thuhet Lavdia bien kumbonat të cilat pushojnë e nuk bien më deri në Lavdinë e Vigjiljes së Pashkëve.

E Premtja e Madhe

Liturgjia e të Premtës së madhe sot përmbanë tri pjesë: Shërbesën e fjalës; Adhurimin e Kryqit dhe kungimin.
Kjo ditë për të krishterët në gjithë botën është ditë agjërimi. Kisha porositë që ky agjërim të mbahet deri në Vigjiljen e Pashkëve. Që në fillim të riteve të kësaj ditë meshtari shtrihet para lterit, besimtarët bien në gjunjë dhe të gjithë për pak kohë luten në heshtje. Në shërbesën e fjalës vëmendja është e përqëndruar në leximin e Mundimeve të Krishtit.
“Kryqi, dru dhimbjesh e vuajtjesh, lter gjaku e flije zen vendin e parë në ritet fetare”… Kështu, “me adhurimin e Kryqit besimtarët ndjekin shpirtërisht tragjedinë e Golgotës, të paraqitun aq gjallë e aq thekshëm në Ungjillin e shën Gjonit” (Meshari i të kremteve, At D. Gjëçaj, Romë 1966).
Pas leximit të Mundimeve të Krishtit mbahet një homeli e shkurtër dhe vazhdohet me lutjet e gjithëmbarshme. Më pas bëhet adhurimi i Kryqit për të përfunduar me pjesën e tretë që është kungimi.
Sot, më mirë se kurrë, e kuptojmë se të kungohesh me korpin e Krishtit d. t. th. të marrësh pjesë në flijen e tij – të dijsh t`i pranosh edhe vuajtjet nga dashuria për të afërmin.

E Shtuna e Madhe

Në këtë ditë nuk ka kremtim të euharistisë e as të shërbesës së fjalës, por me mendje e zemër lutemi duke përkujtuar Krishtin në varr i cili pret momentin e ngjalljes së vet të lavdishme.

Vigjilja e Pashkëve e natës së shenjtë

Vigjilja e Pashkëve sot përmbanë këto katër pjesë:
1) Shërbesa e dritës: Bashkësia gjendet afër qiriut të Pashkëve që është simbol i Krishtit, dritës së botës.
2) Shërbesa e fjalës: Kur mendojmë mbi veprat e mrekullueshme të cilat që nga fillimi Zoti i ka bërë në popullin e vet.
3) Shërbesa e pagëzimit: Sakrament ky përmes të cilit kemi kaluar nga vdekja në jetë. Bëhet përsëritja e premtimeve të pagëzimit, dhe
4) Shërbesa eukaristike: Populli i Zotit i rilindur me pagëzim paraqet flijen në Përkujtim të Krishtit, si shenjë falënderimi dhe ushqehet me korpin e Krishtit të ngjallur.

Shën Augustini për këtë natë shkruan kështu: Nata e Pashkëve është “Nata shenjtë, nata nënë e të gjitha netëve të krishtërimit”.
Në shërbesën e dritës të kësaj nate duhet të veçohen momentet si p.sh.. bekimi i zjarrit që është shenjë e jetës që shndritë dhe ngrohë. Më pas në qiriun e Pashkëve meshtari gdhendë një kryq. Mbi të vihet shkronja greke Alfa ndërsa nën të shkronja Omega. Në katër anët e kryqit vihen katër numrat e vitit vijues, pastaj mundë të vihen pesë kokrrat e kemit poashtu në formë kryqi.
Prej zjarrit të bekuar ndizet qiriu i Pashkëve që simbolizon Krishtin e Ngjallur.
Pasi të jemi nisur drejt kishës, në hyrje të saj të gjithë ndezin qirinjtë që bartin në dorë nga qiriu i Pashkëve (Populli i Zotit udhëton në këtë botë i shndritur me dritën e Krishtit). Atëherë xhakoni, ose nëse ai nuk është, meshtari duke e lartësuar qiriun e Pashkëve këndon në hyrje të kishës, në mes dhe te lteri: Drita e Krishtit, në çka të gjithë përgjigjen: Falënderojmë Hyjin.
Pasi të vihet qiriu në shandan këndohet himni i qiriut të Pashkëve. Ky himn përmbanë pesë tema: 1) Ngjallja është krijim i ri; b) Dalja; Qiriu si udhëtregues i popullit (Dalja nga Egjipti); c) Qiriu është dritëza e Kishës e cila pret të Fejuarin e vet; d) Domethënja e paraqitjes së dritës dhe karakteri flijues i Pashkëve; dhe e) Simbolika e bletëve.
Pasi të ketë përfunduar himni të gjithë fikin qirinjtë dhe ulen, vazhdon shërbesa e fjalës.
Për shërbesën e fjalës janë të paraparë shtatë lexime prej Besëlidhjes së Vjetër dhe dy prej Besëlidhjes së Re. Leximet e BV mundë të reduktohen në më së paku dy por asnjëherë nuk guxon të lihet leximi mbi daljen prej Egjiptit (Leximi i tretë).
Pas leximit të fundit të BV dhe lutjes meshtari këndon Lavdi… Vijon lutja dhe leximi i letrës nga BR. Kur ky përfundon solemnisht pas shtatë javësh këndohet Aleluja. Vazhdon Ungjilli dhe homelija.
Në shërbesën e pagëzimit nëse ka katekumen (të rritur për pagëzim) bëhet paraqitja e tyre si dhe e nunave, e nëse nuk ka asnjë për pagëzim ftohet bashkësia në lutje dhe bëhet bekimi i ujit. Nuk thohen as litanitë, ndërsa bëhet përsëritja e premtimeve të pagëzimit. Nuk thuhet Besojma.
Shërbesa euharistike është shërbesa kulminante e këtij kremtimi me të cilën shprehet kuptimi themelor i saj: Me Krishtin kalojmë nga vdekja në jetë.
Mesha vazhdon si rëndomtë me prefacion dhe lutjet e përshtatshme të kësaj të Kremte.

KOHA E PASHKËVE

Koha e Pashkëve zgjatë 50 ditë. Fillon me Vigjiljen e Pashkëve dhe përfundon me të dielën e Rrëshajëve. Gjatë kësaj kohe përkujtojmë ngadhënjimin e Krishtit mbi vdekjen. Është kjo kohë gëzimi, pra, për të kënduar edhe ne “Alelujen” e liturgjisë duhet të ringjallemi shpirtërisht me Krishtin duke filluar një jetë të re hiri.

Ta lusim Krishtin e Ringjallur, i cili me ngritjen e vet në qiell ditën e Shëlbuemit (40 ditë pas Pashkëve), dhe me dërgimin e Shpirtit Shenjt (10 ditë pas të ngriturit në qiell-dita e Rrëshajëve), edhe ne të na shndritë me dritën e vet dhe të na përforcoj me Shpirtin Shenjt duke ndezur në zemrat tona dashurinë hyjnore që të përparojmë gjithnjë e më tepër në virtyte dhe vepra të mira.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 16-03-2008, 11:20:35 »
Citojeni

Si ta jetojmë Javën e Madhe?

Me të Dielën e Larit filloi edhe Java e Madhe që do të përfundojë Natën e Pashkëve. Është periudha liturgjike më e fortë e gjithë vitit. Me ne kardinali Arinze, prefekt i Kongregatës për Kultin Hyjnor dhe Disiplinën e Sakramenteve.

Hirësi, me ç’shpirt duhet ta jetojmë Javën e Madhe?
Me shpirtin e fesë, të adhurimit dhe të dashurisë për Jezusin që dha jetën për ne. Me shpirtin e falënderimit për Hyjin Atë, për Birin e Shpirtin Shenjt, sepse Jezusi Shëlbues është shprehje e Mëshirës së Hyjit që nuk e la njerëzimin në gjendjen e mëkatit të rrjedhshëm, por na çoi Shpëtimtarin.

Triditshja e Mundimeve, Vdekjes dhe Ngjalljes së Zotit është në qendër të Vitit Liturgjik…
Pa dyshim. Kush nuk e merr vesh rëndësinë e misterit të Pashkëve, kush nuk e kupton se kremtimi i tij është kulmi i veprës së shpërblimit tonë, përmes Mundimeve, Vdekjes e Ngjalljes së Jezusit, kush nuk e shikon këtë, nuk e kupton ç’është feja e krishterë. Sigurisht, është mister…. Nuk mund të pretendojmë t’i kuptojmë të gjitha, gjithsesi Zoti pret nga ne një farë përgjigjeje për këtë ngjarje të pashembullt e të papërsëritshme.

Po ndoshta mund të ketë shumë të krishterë që nuk e jetojnë misterin e këtij solemniteti si qendër të fesë së tyre…
Për fat të keq, disa të krishterë nuk e jetojnë. Por ka shumë të tjerë që bëjnë ç’është e mundur për ta jetuar misterin të cilin e kremtojmë. Gjëja e parë që duhet bërë, është të marrësh pjesë në kremtimet e Javës së Madhe, të shkosh me kohë në Kishë, të kesh me vete rendorin e Meshës, në mënyrë që t’i ndjekësh mirë të gjitha leximet; të reflektosh, të lutesh e të besosh në hirin e Hyjit që vepron në ne. Kjo është gjëja e parë që duhet bërë. Është e nevojshme të studiohet edhe Katekizmi i Kishës Katolike, për të kuptuar mirë gjithçka kremtojmë.

Ç’do të thotë të vdesësh me Krishtin, për t’u ngjallur së bashku me Të?
Kremtimet e Javës së madhe vënë theksin mbi pendimin, mbi pagëzimin: kush beson, kush pendohet për mëkatet e veta, e pranon Krishtin, pagëzohet e fiton jetën e re që ia jep Jezusi. Ja pse është e nevojshme të përsëriten premtimet e bëra në pagëzim. E pastaj , nata e Pashkëve është nata më solemne, më solemne nga të gjitha netët festive, me marrjen e sakramentit të pagëzimit për të krishterët e rinj, me krezmimin e Eukaristinë e Shenjtnueshme.

Feja e krishterë nuk është fe që hymnizon dhimbjen: atëherë, si mund ta pajtojmë dhimbjen e Kryqit me gëzimin e Ringjalljes?
Në se vdekja e Jezusit mbi kryq do të ishte fundi i të gjithave, feja e krishterë do të ishte fe e dhimbjes; por Kryqi nuk është fundi i të gjithave, sepse Jezusi u ngjall në të tretën ditë, siç pati premtuar e si qe parathënë në Besëlidhjen e Vjetër. Atëhere nga Kryqi buron jeta: ashtu si djalli e gënjeu njerëzimin përmes Adamit. Kryqi i Jezu Krishit është burim jetë. Prandaj ne jemi ndjekës të Jezusit Shëlbues, Jezusit të Ngjallur, Jezusit që jep jetë. E prandaj krishterimi është fe e jetës, fe e gëzimit në Krishtin e Ngjallur: është fe e jetës: jetë e hirit në këtë botë, jetë e kundrimit të Hyjit ashtu si është, në botën që do të vijë.
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |