Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator
Karma: -1
offline
Gjinia: 
Postime: 846
|
 |
« më: 22-03-2008, 21:24:07 » |
|
Pse e kërkoni të Gjallin ndër të vdekur? Ai s’është këtu! U ngjall! Lk 24, 5b. 6a)
“Është Ringjall, ashtu siç ka thënë!” Ky është lajmi që Engjëlli iu bën grave, që kishin shkuar herët në mengjes te varri. Është një lajm mahnitës, është premtimi i Zotit, që realizohet për mbarë amshimin: Jezusi në të vërtetë është ringjall e nuk vdes më! Ai me të vërtetë është i Gjalli, i Ringjalluri në mesin tonë, brenda nesh; nuk është një hije, nuk është një fantazmë, por është i gjallë dhe i vërtetë: është shenjë e vërtetë e Hyjit të vërtetë, është fuqia e tij e dashurisë!
Jezusi i Ringjallur është edhe shenjë e njeriut, i fitores së tij mbi vdekjen, i një fitore që gjithmonë ka endërruar dhe asnjëherë nuk e ka arrit; Ai është provë se historia njerëzore nuk është dorëzuar absurditetit, por që zbulon nje kuptim në Jezu Krishtin. Ati do të ndezë në natën e historisë Qiriun e Pashkëve, me qëllim që të ecën e të njoh agimin e një ditë te re, ditë që s’do të shoh kurrë perëndimin. Është kjo dritë që nuk përfundon, ky zjarr që nuk konsumohet; s’do të mund të fitoi errësira, por drita e Zotit dhe fjala e fundit s’do të jetë djallit, por buzëqeshja e bekuar e Atit.
Jezu Krishti në të vërtetë është ringjallë, Ai është i gjallë mes nesh! Ky lajmërim ka kaluar shekuj dhe ka mbërri deri te ne, të mbushur me gëzim, sepse na bën të kuptojmë se vdekja është vetëm realitet i parafundit. Fjala e fundit e shqiptuar nga vet Zotit na thotë: “Ti nuk do të vdesesh kurrë më!”.
Ia thotë Birit të tij të dashur, na thotë edhe çdo njërit prej nesh: “Ti je biri im, dhe unë dua që ti të jetosh, biri im; të dua të lumtur e të gjallë. Jeto e jeto për gjithmonë!”.
Pashkët e krishtera janë në lidhje të ngushtë me Pashkët hebraike, në të cilat festohet çlirimi i hebrenjve nga Egjipti prej Moisiut. Fjala Pashkë në te vertete do të thote kalim: për hebrenjte është kalimi nga roberia në liri, ndersa për të krishterët nga vdekja trupore në Jetën e Re, në Jezu Krishtin e ringjallur.
Pashkët janë një udhëtim i gjatë që kalon nëpër disa faza të cilat kanë një përputhje simbolike me fazën përkatëse nga jeta e Krishtit, e që kanë për qëllim të na pergatisin për festën më të madhe në fund të Javës së Madhe - pra në Ditën e Ringjalljes.
Që nga e Mërkura e Përhime, në kishën katolike ane e mbanë botës së krishterë, filloi përgatitja për festën më të madhe të vitit - Festën e Ringjalljes së Jezu Krishtit - Pashkët.
Pashkët janë festa (e kremtja) më e madhe e kalendarit liturgjik te Kishës Katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë Ringjalljen e Jezusit të Nazaretit, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.
Vdekja e Ringjallja e Krishtit dhe kungimi që janë themeluar në darkën e fundit ndriçohet në ringjalljen! Krishti nuk është i vetmi person i vrarë në kryq dhe aq më pak i vetmi person që ka ngrënë bukë dhe verë me miqtë. Darka bënë të kuptosh që sakrifica e kryqit është dëshiruar nga vet Krishti, pranuar lirisht dhe me një qëllim të qartë (shpëtimi, bashkësia) dhe kryqi është realizimi konkret i atij gjesti profetik, prandaj darka nuk është vetëm një simbol i një riti: buka dhe vera jane Trupi i tij dhe Gjaku i tij. Por oferta e bukës dhe e verës (ftesa për të ngrënë) tregojnë dhe ringjalljen sepse buka paraqitet si bukë e gjallë, si bukë e jetës, sipas përcaktimit të vet Jezusit. Pra i njëjti arsyetim vlen edhe për ringjalljen: po mos të ishte me të vërtetë kështu, buka e vera do te ishin shenja të zbrazëta, pra të një nostalgjie, të një ëndrre e të një iluzioni.
Meqë Krishti është gjithmonë gjallë mes nesh, ne festojmë këtë pashkë duke ditur që sot, gjaku i qengjit është shpëtimi ynë. Çdo Meshë e festuar çdo të diel (por edhe çdo ditë) është kujtim e realizim i Pashkëve, prandaj Pashka është festa jo vetëm kryesore, por themelore, në kuptimin se është themeli i të gjitha festave.
Ditën e Ngjalljes nga vdekja, Jezu Krishti ka dalë para apostujve dhe fjalët e para përshëndetëse kanë qënë “Paqja me ju”. Dhe fill pasi që ua tregon duart dhe kraharorin me plagët e gozhdave dhe të heshtës. Ai ua tregoi plagët që ishin shkaktuar prej të tjerëve. Me këtë gjë Jezusi na mëson se paqja varet jo prej shkaktuesit të dhunës por prej durimit të viktimës. Paqja nuk arrihet me luftë. Sikur t’u varte paqja nga lufta, inati, dhuna, njeriu do të kishte zgjidhur këtë problem që nga fillimi. Paqja vjen atëherë kur ne, duke i përngjarë Jezu Krishtit, marrim kryqin tonë edhe ecim pas tij. Pashkët theksojnë triumfin e Krishtit ndaj dhunës së mëkatit, duke rezistuar të keqen me mëshirë e paqe, Ai shkatërron edhe vdekjen duke fituar për ne jetën. Pas Ngjalljes, Krishti qëndroi dyzet ditë me dishepujt e vet. Gjatë kësaj kohe i mësonte ata për Kishën dhe Sakramentet. Porosia e fundit e Jezusit, para se është ngritur në qiell ishte për misionin e tyre të paqes. “Shkoni e bëni nxënës të mi të gjithë popujt duke i pagëzuar në Emër të Atit e të Birit e të Shpirtit të Shenjt.” Jezu Krishti me mundimet, vdekjen në kryq, të ngjallurit prej së vdekuri e të ngriturit e lumtur në qiell, vërteton se Zoti ne na do. Ai na ka krijuar për të qenë të gëzueshëm në jetë. Dhe deri që të gjejmë këtë gëzim ne nuk kemi paqe. Gëzimi ynë është bashkimi me Zotin. Këtë gjë ne mund të arrijmë vetëm nëpërmjet Mbretit të Gëzimit e të Paqes, Jezu Krishtit. Duke i përngjarë Atij, me sjelljet tona të përditshme mundemi të qëndrojmë afër Zotit në këtë jetë. Kur Zoti do të thërret prej kësaj jete, duhet të jemi të përgatitur për tu bashkuar me Të. Të Ngjiturit e Krishtit në qiell është bashkimi i lumtur për amshim me Atin. Qëllimi i fundit i yni është që nëpër fitoren e Tij të mundemi edhe ne të arrijmë këtë lumturi të amshuar. Apostujt e Krishtit kanë qënë të bindur për gëzimet e amshuara dhe me fe të gjallë kanë dëshmuar Krishtin me fjalë e me vepra deri në vdekje. Për këtë arsye pasi të ngriturit në qiell, Zoti dërgon Shpirtin e Shenjt mbi apostuj për ti përforcuar edhe më tëpër. Shpirti Shenjt me arsye vjen mbi apostuj si gjuhë zjarri. Zjarri na jep dritë e ngrohtësi sikur dielli, që janë të nevojshme për njeriun për të mos jetuar në terr dhe të mos ngrihet nga të ftohtit. Shpirti Shenjt na jep dritën e fesë. Nëpër të ne mund ta njohim të Vërtetën dhe ta duam Atë. Gjithashtu Ai na jep nxehtësinë e zjarrit të ndezur në zemrat tona për dashurinë e Zotit. Ne duhet ta duam Zotin dhe të afërmin tonë sikur veten për të pasur fenë e gjallë. Me këtë gjë Ai na jep fuqinë që të qëndrojmë besnikë Krishtit pa marrë parasysh vështirsitë e jetës sonë. Mos të kishte ardhur Shpirti Shenjt mbi ta, apostujt do të kishin mbetur të ligësht. Kurrë nuk do ta kishin patur guximin për të shpallur në çdo vend Krishtin Zot e t’i pagëzonin njerëzit në Emër të Atit e të Birit dhe të Shpirtit Shenjt. Kurrë nuk do të kishin qënë të bindur për gëzimet e amshuara. Nuk do të kishin patur qëndrueshmërinë në fe të gjallë deri në vdekje. Sikur apostujt, edhe ne kemi marrë të njëjtin Shpirt Shenjt. Le ti lutemi Atij të na mbushë jetën tonë me dhuratat e fesë, shpresës e dashurisë. Të mundohemi t’i përngjajmë sa më shumë Apostujve të Krishtit e një ditë të gëzojmë lumturinë e Parajsës me ta e me të gjithë shenjtërit në prani të Zotit për amshim.
T´ia dhurojmë Jezu Krishtit gjithë besimin dhe zemrat tona, t´ia hapim atij zemrat! Ai, i ringjalluri, i cili jeton përgjithmonë, dëshiron që t´na përmbush me paqën e vet pashkore. Këtë paqë të Pashkëve mund ta mbartim në mbarë botën, që të gjithë njerëzit ta kenë jetën dhe kështu jetën në bashkim me Zotin.
Mbretëresha e qiellës, gëzoju, alleluja, Pse ai që meritove me bajtë, alleluja. U ngjall si pat thanë, alleluja, Lute për ne Tenzonë, alleluja. Gëzoju e ngushlloju Virgjra Mari, alleluja, Pse u ngjall Zoti ynë përnjëmend, alleluuja.
Të lutemi: O Zot, që nëpër të ngjallurit e Birit tënd Jezu Krishtit u denjove me e ngushllue botën, ban që, nëpër Nanën e tij, Virgjëren Mari, të fitojmë ngushllimet e jetës së përhershme. Për të njëjtin Krisht Zotin tonë. Amen.
|