Zeri i KrishtereKrishterimi - Christianity Kisha katolike (Moderator: Ami)Domethenia e shenjes se kryqit.
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Domethenia e shenjes se kryqit.  (E lexuar 1318 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« më: 15-01-2008, 13:07:09 »

Vuajtja – vertetim feje dhe dashurie.

- Jezusi bart Kryqin: per ne! Ketu edhe gjendet thelbi i fese sone: Jezusi per ne eshte misheruar njeri, per ne ka vuajtur dhe ka vdekur ne kryq, per ne edhe eshte ngjallur. Ky eshte besimi yne, besimi i mbare Kishes, qysh prej kohes apostolike.
Dikush flijohet per atdhe – heronjte, dikush per ideale – Sokrati, dikush per bamiresi – Nene Tereza, dikush per familje dhe per femije – prinderit, por askush nuk flijohet per armiqte e vet (Krah.: Rom, 5.7). Kete e beri vetem Jezusi, i derguari i Atit, neper Shpirtin Shenjt. Ai na paraqet para Atit dhe per ne, dhe se bashku me ne thote: Po, o Ate! Po-ja e tij eshte e shkruar me dashuri – gjak, e vulosur me ngadhenjim – ngjallje, si siguri e shelbimit tone.
Edhe zoja Mari ishte pjesemarrese ne keto ngjarje te shelbimit. Ajo qysh ne fillim i pat thene engjellit po, per t’u misheruar Jezu Krishti ne kraharorin e saj virgjeror, dhe mbeti besnike deri ne fund. Ajo nuk iu ka kundershtuar Atit te gjithepushtetshem, pse e kishte lejuar gjithe kete vuajtje, as njerezve qe e mundoni. Vuan, percjell, hesht, ve cdo gje ne dore te Zotit, beson, shpreson, pret...
Jezusi e barti kryqin, u rrezua tri here nen kryq, por nuk u ndal, me fuqite e fundit e vazhdoi rrugimin deri ne Kalvar. Pesha e kryqit, mund te matet dhe bartet vetem me dashuri.

- Jezusi vdes ne kryq: kjo eshte fshehtesi e madhe e fese sone, Biri i Zotit eshte kryqezuar ne mes te dy Cubave, vuan pa mase dhe vdes ne kryq ! gjithcka duket se ka mbaruar me nje pesim e pashoq! Jezusin duket e kane harruar te gjithe, i vetmuar dhe i tradhtuar, prej Atit, prej nxenesve, apostujve, popullit, sepse ishte njesuar me mekatin dhe mekataret. Me fjalet e tija: "Gjithcka u krye!" (Gjn 19,30), sikurse deshironte t’i drejtohej Atit qiellor per t’i thene: misionin tim per te cilin erdha ne bote e kreva me besnikeri dhe dashuri deri ne fund.
Dhembja: "Hyji im, Hyji im! Perse hoqe dore prej meje!" (Mt. 27, 46), por mbi te gjitha dashuria, dorezimi ne duar te atit : "O Ate, ne duar tua po e dorezoj shpirtin tim" (Lk. 23, 46).
Aty lindi edhe Kisha, ndermjetesusja ne mes te Zotit dhe njerezimit, prej zemres se shporuar, nga e cila "rrodhi gjak dhe uje" (Gjn. 19, 34).
Shenjat e mundimit ne lutjen e rruzares na paraqesin mundimin e Jezusit dhe te Marise si burim shelbimi, por edhe si frymezim per jeten tone. Kur dikush e do dike apo dicka, atehere vertet eshte ne gjendje te flijohet shume, pa mase, sepse e madhe dhe e paskaj eshte edhe dashuria. Te kujtojme nje shembull nga jeta e perditshme: nenen dhe femijen, qe ne na duket tejet e zakonshme dhe natyrore. Si mund ajo te rrije dite e nate te rrije zgjuar prane femijes kur eshte i semure apo ka ndonje problem, te sakrifikoje shume gjera nga jeta e vet per femijen e vet? Pergjigja eshte shume e thjeshte, njekohesisht e thelle dhe bindese: mundem sepse e dua!

Ti perkujtojme se bashku tri porosite e Jezu Krishtit nga kryqi:
- Jezusi nuk mendon per veti, por mbi te gjitha per ne dhe nxenesit e tij, per Zonjen Mari dhe nga kryqi ate na zbulon dhe dhuron si Nenen tone (Krah.: gjn. 19, 25-27).
- Zemra e tij e dashur nuk mendon vetem per Nenen Mari, per shelbimin tone, por edhe te armiqve te tij. "Fali, o Ate, se nuk e dine se c’bejne!" (Lk. 23, 34). Ai lutet pra, edhe per te keqinjte, duke i mbrojtur para Atit edhe ata, duke ua falur te gjitha fyerjet, sharjet, rrahjet, mundimet. Ky eshte mesim per ne, por edhe qortim, ftese dhe frymezim qe te veprojme po ashtu.
Qysh me pare se qe thene: "Duaje te afermin tend e urreje armikun tend". E une po ju them: "Duani armiqte tuaj, lutuni per ata qe ju salvojne, per t’u bere bijte e Atit tuaj qe eshte ne qiell, sepse Ai ben te linde dielli i tij mbi te keqinj e te mire e te bjere shi per te drejtit e per te padrejtit... Jini, pra, te perkryer sic eshte i perkryer edhe Ati juaj qe eshte ne qiell!" (Mt. 5, 43 – 48).
Tani kete e vulosi edhe me jete, me gjak, me dashuri, duke deshmuar dhe mesuar se dashuria dhe falja jane "armet" dhe shtyllat e mesimit te tij, te krishterizimit.
- Per te deshmuar se asgje s’ka vetem per vete, por per ne dhe per shelbimin tone, Jezusi na dhuroi edhe zemren e vet te madhe, dashuri plote, duke derdhur edhe piken e fundit te gjakut si deshmi kujdesi, dashurie, faljeje, miqesie, pajtimi, shelbimi. Ungjilltari shkruan keshtu: "Erdhen, pra, ushtaret e te parit e te dytit qe ishin te kryqezuar me te ua thuen kercinjte. Kur erdhen tek Jezusi, si pane se kishte vdekur, nuk ia thyen kercinjte, por njeri prej ushtareve me heshte ia shporoi kraharorin, dhe menjehere rrodhi gjak e uje" (Gjn. 19, 32 – 34).
Gjaku dhe uji simbolizojne lindjen e Kishes, sidomos pagezimin dhe Eukaristine, kungimin, pranine e tij nder ne dhe per ne, ne trajte te bukes dhe veres.

Kjo eshte dashuria e Zotit per ne!

Kjo eshte kryevepra e shelbimit!

E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 15-01-2008, 13:09:42 »


Kryqi pra eshte shenje e shelbimit, dhe ne shelbim eshte e perbere premtimi i Ringjalljes dhe fillimi i nje jete te re.
Jezu Krishti ne kryq ka shfaqur ne teresi dashurine e Hyjit, qe ka per boten, per njeriun.

Shelbimi i Birit te Hyjit ne kryq, ka burimin e amshueshem te dashurise. Eshte dashuria e Atit qe dergon Birin e tij; ai ofron Birin e tij per shelbimin e botes. Ne te njejten kohe eshte dashuria e Birit qe nuk "gjykon" boten, por flijon vetveten per dashuri ndaj Atit dhe per shelbimin e botes. Duke ia dhuruar vetveten Atit nepermjet sakrifices se kryqit, ai ofron njekohesisht vetveten: çdo njeriu dhe mbare njerezimit.

Kryqi permban ne vetvete misterin e shelbimit, sepse ne kryq dashuria shfaqet.

"Jezu Krishti, edhe pse me natyrë Hyj, barazinë e vet me Të nuk e çmoi si një visar që s’mundet pa të, por ia mohoi vetvetes e mori natyrën e shërbëtorit dhe u bë i ngjashëm me njerëz dhe, për kah pamja e jashtme, dukej vetëm njeri.
E përuli vetveten duke u bërë i dëgjueshëm deri në vdekje, mu deri në vdekjen në kryq. Prandaj edhe Hyji e lartësoi tesve dhe i dha emrin që është mbi çdo emër që në Emër të Jezusit të përkulet çdo gju i atyre që janë në qiell, në tokë e në nëntokë dhe çdo gjuhë të dëshmojë: ‘Jezu Krishti është Zot!’
Në nder të Hyjit Atë.
(Fil 2, 6-11).

Ne te adhurojme e te bekojme, o Jezu Krisht, sepse me Kryqin tend ke shelbuar mbare boten.
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 15-01-2008, 13:10:46 »

Kush ka veshe, le te degjoje (ne rastin konkret, kush ka sy le te lexoje)
e kush ka mend, le te kuptoje.
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Kombi apo feja?
  • Dot kombi
  • 19 (59%)
  • -
  • Dot feja
  • 13 (40%)
  • -
  • Numri total i votave: 32
  • Shiko temen

* Sponsor