Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Diçka për mëkatin.  (E lexuar 597 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« më: 18-11-2007, 14:54:23 »

Mekati

Mekati është vepër e keqe që e bën njeriu me vullnet të lirë dhe me vetëdije.

Mëkat është shkelje e urdhrit të Zotit, apo të Kishës, si edhe veprim kundër ndërgjegjes personale.

Bagëtia nuk mund të bëjë mëkat – sepse nuk ka as arsye (mend), as vullnet të lirë.

Fëmija i vogël, që ende nuk ka arritur deri te përdorimi i arsyes, si edhe njeriu i çmendur dhe i pavetëdijshëm (p. sh. në gjumë) – nuk mund të bëjë mëkat – sepse nuk di çka bën dhe nuk zgjedh mëkatin me liri.

Mekati i rrjedhshem (mekati i trasheguar, faji i trasheguar): Fjala eshte per mekatin qe rendon marredheniet e njerezimit me Zotin qe ne zanafille. Çdo qenie njerezore eshte "nje trashegimtar" i ketij faji. "Keshtu qe, nga mekati i rrjedhshem, nje natyre humane del e dobesuar ne fuqite e veta, e nenshtruar ndaj padijes, vuajtjes dhe sundimit te vdekjes dhe e prirur kah mekati"
E identifikuar

Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 18-11-2007, 14:54:50 »

Llojet e mëkateve

Mëkatin e trashëguar ("rrjedhshëm", "origjinal", "burimor") – të trashëguar prej të parëve, që nga Adami dhe Eva, e deri te prindërit tanë; dhe mëkatin personal – që e kemi bërë vetë.

(Mëkati i trashëguar falet vetëm në pagëzim, kurse mëkati personal në pagëzim dhe në rrëfim.)

Mëkate personale mund t’i bëjmë – me mendime, me fjalë, me vepra dhe me lëshime detyrash.

Mëkatet mund të jenë të mëdha, apo të vogla (të rënda, apo të lehta).

Mëkati i madh (i rëndë) e ndërpret lidhjen tonë miqësore me Zotin, kurse mëkati i vogël nuk e këput lidhjen me Zotin, por e dobëson dhe na e zvogëlon hirin shenjtërues.

Kushtet që diçka të mund të llogaritet si mëkat i madh (apo "mortar", mëkat "për vdekje" – dmth. për vdekje shpirtërore), për të cilin njeriu meriton dënimin e amshuar në ferr, janë këto:

a) që të jetë fjala për punë të madhe;
b) që mëkatari të jetë plotësisht i vetëdijshëm se bën mëkat të madh;
c) që mëkatari me vullnet plotësisht të lirë vendoset për mëkat.

Të gjitha mëkatet na falen në Sakramentin e Pagëzimit.

Për të shlyer mëkatin e madh, të bërë pas pagëzimit, është i domosdoshëm sakramenti i Rrëfimit, kurse mëkatet e vogla falen edhe në bazë të veprave të mira, pendesave dhe sakrificave.

Kushti për faljen e çfarëdo mëkati është pendimi i sinqertë dhe besimi se Zoti është Atë i mirë dhe i mëshirshëm, i gatshëm të na i falë fajet tona.
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Cilit besim i perkisni ?
  • Dot Ateiste
  • 5 (14%)
  • -
  • Dot Musliman (Praktikues)
  • 13 (38%)
  • -
  • Dot Musliman (Jo Praktikues)
  • 6 (17%)
  • -
  • Dot Bektashinj
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Katolike (Praktikues)
  • 4 (11%)
  • -
  • Dot Katolike (Jo Praktikues)
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Ortodokse (Praktikues)
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Ortodokse (Jo Praktikues)
  • 1 (2%)
  • -
  • Dot Protestante (Praktikues)
  • 1 (2%)
  • -
  • Dot Protestante (Jo Praktikues)
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Deshmitare te Jehovait
  • 0 (0%)
  • -
  • Dot Tjeter...
  • 4 (11%)
  • -
  • Numri total i votave: 34
  • Shiko temen

* Sponsor