Zeri i KrishtereKrishterimi - Christianity Kisha katolike (Moderator: Ami)Diçka ne lidhje me rrefimin.
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Diçka ne lidhje me rrefimin.  (E lexuar 423 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Ami
100% katolike, 100% shqiptare
Moderator


Karma: -1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 846



Shiko profilin WWW
« më: 15-11-2007, 13:18:33 »

Pse duhet të Rrëfehemi?
Sepse çdo i krishtere, pas Pagezimit, ben mekate.

Kush mendon se eshte pa mekat?
Ose eshte nje genjeshtar ose eshte i verber. "Por nëse themi: »Ne nuk kemi mëkat«, gënjejmë vetveten dhe e vërteta nuk është në ne" (1 Gjn 1, 8).

A nuk mjafton te kerkojme falje Zotit per mekatet, duke mos shkuar ne Rrefim?
Secili prej nesh mundet dhe duhet te kerkoj falje Hyjit ne çdo çast, ne veçanti pas çdo mekati te madh dhe para se te shkojme te flejme, pra ne mbremje, po ashtu edhe ne fillim te Meshes Shenjte.
Eshte Hyji, i cili na shlyen mekatet, edhe mekatet e medha, kur te penduar ne zemer afrohemi sakramentit te Rrefimit, te cilin e ka themeluar Biri i tij Jezu Krishti. Hyji na tregon rrugen, se ne ç'menyre na e dhuron faljen e Tij. Eshte e qarte se mekati nuk falet nese nuk ka pendese personale, por Hyji e ka lidhur faljen e mekateve me urdherin meshtarak ose kur nuk eshte e mundur te shkojme e te rrefehemi te Prifti (per rrethana e arsye te ndryshme: semundje, raste lufte...) atehere mund t'i drejtohemi Atij dreteperdrejte.

Cili eshte raporti ndermjet kremtimit te Sakramentit te Rrefimit dhe jetes se perditshme?
Kremtimi i Ritit sakramental te Pendeses eshte ngushte i lidhur me jeten e perditshme. Duke u rrefyer, zotohesh, para bashkesise dhe para Zotit, te kthehesh e te ecesh ne zgjedhjen e krishtere, te veprosh sikur Jezu Krishti per te qene ne gezim te plote me Hyjin dhe vellezerit qe te rrethojne.
“U latë, u shenjtëruat dhe fituat shfajësimin në saje të Emrit të Jezu Krishtit Zot dhe të Shpirtit të Hyjit tonë” (1 Kor 6,11). Pra ecni ne jeten e re: “Vullneti i Hyjit është ky: shenjtërimi juaj - të ruheni nga fëlligështia” (1 Sel 4,3).
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Kombi apo feja?
  • Dot kombi
  • 19 (59%)
  • -
  • Dot feja
  • 13 (40%)
  • -
  • Numri total i votave: 32
  • Shiko temen

* Sponsor